LA BOCCA DELLA VERITĄ (GOJA E SE VERTETES )
Ka ngjyre blu. Kryqet e saj kane te njejten shije, lulet me tete cepa veshin tone te verdha, kurse gjethet gjethet nuk arrij ti shpjegoj dot. Nuk ka vend per to aty ku hiri i duhanit fundoset me koken poshte, e i perkulur nuk ngre dot shqisat lart, per te pare tymit qe tretet ne ajer pa te keq. Rri e shikoj mbajtesen e cigares kurse mendja e bllokuar, degjon kercitjet e cakmakut prapa meje. Dua te them dicka qe askush te mos e degjoje. Kjo gje eshte e mundur, por tani nderroj mendje pa te keq e cuditem me tekat e mia. Jam bere shume i ndjeshem me boten qe me rrethon anash. I kryqezoj te gjitha instiketet e mia drejt nje vendi ku askush nuk mund te gjykoje per keq dhe pres. E di qe eshte nje lodhje dhe stermundim, por nuk kam cte bej tjeter. Natyra ime me imponon te gjykoj dicka te madhe e plot vlera, qe duhet te permbyse ato qe kane ekzistuar me pare, per te qene ne vije me kataklizmen e botes. Jam sensitiv. Kjo eshte pak a shume cka mund tiu them tani. I njoh gjerat e turbullta nga larg, e kur ngaterrohem mes tyre njerezit me bejne per te marre. E sheh ate aty afer,-pyesin kur une duke qendruar ne vend, iu shtroj nen kembe te ardhmen time. Tremben prej meje. Gjykojne te qeshin ose te qajne vetem kur jane larg, ne enderr, naten, me koken e fundosur nen jastekun qe iu merr frymen mendimeve te pakta por te lira qe ata mund te kene. I gjykoj keq te tjeret une. Por edhe ata bejne te njeten gje me mua. Jemi rivale, une kunder botes per mua, kurse ata kunder botes per vete. E ckuptim ka atehere rivaliteti i dy universeve paralele?
Ka,-them e jetoj duke menduar te nejjtin pohim gjithmone. Une i kam zili, sic mund te me kene te gjithe zili mua. Mbreme kam dashur me gjithe shpirt te vras dike. Por kjo seshte here e pare qe ndodh, prandaj nuk ndodhi asgje. Asgje, kurse une u njeva keq, e djerset veshen ballin tim me rrudha uji te mpiksura qe me rrenduan trurin. Lotet e mi rrodhen te kuq, kurse une po ndiqja te panjohurin, qe ecte i dehur, i qete, ngadale, pa e care koken per te tjeret e duke pritur te tjeret te mendoheshin per te.
U pengua, e krenaria e tij rreshkiti ne asfalt duke bere copash shkujdesjen e tij. U ngrit menjehere, kurse mua me ra ne sy per keq gjithe dukja e tij. Kerkonte te ishte i qete, i lumtur, si une dikur kur gjithcka e mendoja te lidhur vijash nga shinat e tokes mbi toke. Do doja te me shihte, te kuptonte qe dikush po e ndiqte dhe kishte zbuluar parodine e tij. Por nuk ndodhi asgje nga keto, vec qafes qe duke i kercetitur, beri rrotullimin 360 grade pa arritur te perceptoje vemendjen mbi veten, per te rinisur rrugen kush e di se ku.
-Nuk te them asgje per veten time,-kembenguli per te shumten here njeriu pas shpines sime. E di qe shpesh, mungesa e vemendjes me koken e drejtuar para, ben te mundur arritjen e thikes tek ty. Kete here dua te mos jem indiferent, zeri i tij eshte nuk eshte i lodhur si gjithmone, por kercet, ka nje gjalleri te cuditshme, mua me tremb ky fakt e kthehem per ta pare ne sy. Edhe syte e atij qe ndan te njejten dhome me mua jane ndryshe sot. Nuk flas, por telepatia jone na con diku mes tokes e qiellit, duke pritur mohimin e vetes se tij.
Dicka ka per te ndodhur, dreqin, them e kete here nuk kam frike nga maja e celikut, qe mund te ngulet ne mishin tim duke shkaktuar dhimbje. E di qe eshte e mete, por dhimbja me tremb me teper se hici.
-Nuk te them dot gje,-belbezon me zerin qe dridhet, si folklori i te panjohurit qe skam per ta njohur dot kurre. Ndiej meshire, dhe e di qe jam hipokrit.
-Pse,-pyes per here te pare pas shume kohesh, dhe e ndiej qe kjo mund te jete kthesa e nje raporti qe mes nesh nuk ka ekzistuar kurre.
-Jam i lodhur,-dhe perkul koken mbi gjoksin e dobet, qe kercet tre here duke mos me lene te degjoj cbehet brenda tij.
-Ti me do mua?-e pyes me nje ze te forte, qe imponon nje pergjigje qe ate do e lere te kenaqur.
-Mua sme do njeri,-degjoj te flase duke u kapur pas heshjes se vet. Te dy qendrojme te huaj, ndihemi ne faj per posterat e ngjitur ne dhomen dyshe; duke e quajtur gei, i bej bisht instiktit te tij per te me folur rreth vajzes qe do. Sepse ate e dua dhe une. -Apo jo?- kembengul, me dyshimin mos ky njeri i habitshem pergjon mendimet e mia.
Por tani nuk ndodhet me ne dhome. I fshehur jashte saj, qendron ne qoshkun ku nuk e gjen dot njeri, e pertyp me neveri ndjenjat per nje bote, qe edhe ajo do i mbetet e panjohur deri sa te vdese.
Hyn me vrap ne dhome e me ve para kutine e akullores qe i pashe dikur.
-E paske akoma,-e i kenaqur e quaj kete dicka te embel e te bukur.
-PO, peshperit. Sot ben shume nxehte.
Por dielli qe permbyset i zjarrte mbi shpirtrat tane, arrin ti vere shkendijat fijes qe na mban lidhur me token. E une avulloj. Te gjithe presin te njeten gje por kjo nuk ndodh me te tere. Dhe shoku i dhomes qe me sheh me vemendje trembet,e me kerkon mos ngjitem me lart. Por dritarja e hapur nuk eshte ajo e Piter Panit, e Ai nuk eshte Uendi qe mua do me bente te kthehesha. E le diku, e mes meje e tij krijohet hapsira e ajrit, ku nen fleksjet e oksigjenit, shoh doren e tij te zgjatur, me nje luge, ku uji i verdhe ka formen e nje akulloreje, qe nisi te shkrinte prej kohesh
& & &
Hello...
Sot ndihem prapė sikur s'ke qenė kurrė, sikur je produkt i "trurit tė lodhur e tė vrarė" (macbeth). Mė thuaj nganjėherė, sa pėr tė qenė e sigurt: a je prej vėrteti? E dija shumė mirė qė ti ishe afėr. Ndoshta kam shumė besim tek shqisa e gjashtė e s'ėshtė as gjė e bukur tė pranoj haptas qė besoj tek ca "shenja tė ēuditshme" qė tė tjerėt as qė i vėnė re.
Dreqi e mori! kėtu bėhet aq zhurmė sa gati-gati po filloj tė mendoj me zė tė lartė, se po mė ngatėrrohen tė gjitha idetė (jo se mė parė i kisha tė qarta).
O Dio, kėshtu ndihem nė njė lloj pozite.. Dreqi e mori, pse nuk isha marrė me kėtė dreq adrese qė mė parė e tani tė ishe ti i pari duke mė shkruar, nė kėtė dreq lloj pozite qė s'di nga t'ia filloj...
O.K.! Bėji ti pyetjet, ma jep ti temėn, mė thuaj ti cilėn zonė tė kėtij "truri tė lodhur e tė vrarė" tė ēkodoj pėr tė nisur njė "bisedė" pėr tė qenė se i bėra lėmsh tė gjitha dhe....uau! Ndihen e ēliruar nga tė gjitha pėrgjegjėsitė. I ke ti tani.
E vetmja gjė qė mė sjell vazhdimisht njė prehje shpirtėror sa herė qė tė mendoj ėshtė se ekziston njė gjuhė qė unė e di aq mirė e qė mund ta flas vetėm me ty. Nuk ka nevojė as pėr shumė fjalė. Ne dimė tė kuptohemi nė njė kod tė veēantė qė jo tė gjithė munden.
Qe jo te gjithe munden!!! Qe jo te gjithe
Ti je endrra ime, ajo qe une kisha per sa kohe gjumi ende i qete, udhetonte mbi fytyren time e i jepte buzeqeshjen e engjellit me pushime ne parajse. Ti ke rendesi per mua. Une jetoj e mendoj per ty, i bej vetes trajtimin e nje njeriu qe orientohet rreth teje si koka e luleshqerres pas mengjesit qe i lag trupin e thate. Tani une ndihem keq. Ose mire, nuk e di, nuk arrij ti jap dot shpjegim mungeses se njeriut qe se kam pasur dot kurre. E megjithate fut ne rrethin tim diametrat qe shpojne qendren, e si korda te tendosura vendosin ne ekuiliber te tjeret. E ata ecin pa frike, duke patur besim te cmendur tek une, qe i nxit te mbajne ne duar shkopin e ekuilibrit e te vazhdojne me tej.
-Nuk jeni akrobate,dua tiu them duke menduar per kllounet qe besojne pas meje, e prape i le te vazhdojne, ecin me jeten e tyre ne duart e mia drejt humneres qe as une nuk e di sa e thelle eshte.
Te kujtohet shoku im i dhomes? Ai nuk eshte harruar akoma per mua. Qesh si i cmendur tani, e fryma i mbahet vetem per tu clodhur me heshtjen e marrezine e vet. Te marre jane te gjithe tashme. Ti je larg, ke ikur, ke vdekur, dhe as vete nuk e di si tentoj te perdorur epitetin vdekje, per nje emer qe ska perse mos shkruhet me kapitale hieroglifesh.
Nuk mbizoteroj me ne kete mizeri frymesh. I pervecem jam per veten time. Dua te kujtoj, e gjithmone me kujtohet njeriu qe rreshket, e shoku i dhomes me lodhjen qe se le dot te flase. E ku jane kujtimet e mia. Ato jane tek ty, dreqin, booooooooooooooooo!!!
Dua tiu shpejgoj te gjitheve ate qe eshte e kodifikuar vetem per mua. Fjalekalimi eshte me numra, e 666, vec yllit te botes nen toke, me thote me teper se cilesite e ferrit dantesk. Ti je ylli im, dicka qe une e ndjek me istiktin per te tu vene pas, dhe degjoni te gjithe sa mendime mund te perpunoje vemendja e perqendruar mbi njerezit e kesaj bote.
Jam duke ndjekur Adrianon e mendoj. Ndalemi, qeshim pak pa u marrre vesh ne gjuhet tona, e vazhdojne te ecim. Derisa arrijme tek GOJA E SE VERTETES. Istikti im trembet, e vrapon si lepur i prape deri ne rruazat e shtylles sime. Goma qe nuk i le te ferkohen rruazat me njera-tjetren bie ere te djegur, une behem keq e klithma qe ulerij eshte me gjithe mend e tille. Kam frike e dhimbje, kurse guida ime, ti qe kerkon te me shpjegosh dicka me heshtjen e mungesen tende, nuk je me.
-Ketu eshte fund-fillimi i botes dhe rruges tende,-me peshperit Adrianoja, i dashuri i shokut tim te dhomes. E Une nen nenqeshjen e tij djallezore, rrembehem nga historia qe me tregon, teksa ben me gisht mermeret ku e skalitura goje e hapur, e zeze, e thelle, Goja e se Vertetes, pret qe une te fut doren, te them dicka, e duke genjyer kockat e mia te shkermoqen ne mbylljen e nofullave te saj.
-Vetem njehere, aq ke te drejte, peshperit Adrianoja, duke me lene kohen e mendimit te asaj cka une duhet te them per te pasur ose jo doren time te majte.
-Nuk te duket dhe ty absurde,-i them i habitur me kete zakon te cuditshem te italianeve. Kam harruar se menduari edhe per ty, para kuriozitetit qe me ngjalli ajo Goje!
-Cazzo, pse i merr te gjitha tek a cift,-nxehet miku im. Tani ska me frike nga une, nga origjina ime, e me kercenon si nje te afermin e vet pa e zgjatur me shume. Eshte miku im, ai qe i ndiej nevojen, njeriu qe mund te zevendesoje me se miri edhe ty, e dashura ime, qe je larg e nuk me behesh dot syri qe do me coje te shoh tre dimensionet e globit.
-Eshte shume i mire Adrianoja. Racizmi i tij eshte historia e kombeve, nuk me tregon rruget e ferrit per te arritur purgatorin me destinacion parajsen. Gjithcka e ben nga istikti i vullnetit per tu treguar i mire me mua. E nuk kerkon asgje per kete.
-Ec dreqin,-thote,-e verteta jote duhet te jete nje deshire qe me gjithe shpirt duhet ta mendosh e ta thuash me ze te larte, ne gjuhen time, qe ta degjoj e kuptoj dhe une.
Rri i keputur, si femija qe habitet me lojen e re, me mikun e rri, e enderron tekat e veta, para mekanizmit statuje qe deperton thelle.
Me fal, e dashur, mendoj, duke e ditur qe kete here duhet te te harroj ty, per te kujtuar dicka tjeter qe e quaj te rendesishme tashme. Shikoj per te fundmen here Adrianon, para se legjenda te behet buje, e buja realitet, i buzeqesh ketij miku qe rastesia ma dha te jete i vetmi e me i miri qe kam, per tua prezantuar juve, e duke perplasur qerpiket, ne pritje te erresires, zgjat doren si i verber ne gojen qe eshte e hapur, vrime, e thelle, e them:
-Adrianoja Nuk eshte miku im! I dashur armik, ti duhet te vdesesh, syzet e tua duhet te shkelen nga kembet e lypsave te nates, e kufoma jote duhet te behet copash nga nekrofilet qe duhet te te fusin ne shtrat te prishur!
Ulerij!!! Klith, ndihem i lire e qesh, kurse doren e shtyj akoma me tej derisa gjej mermerin, ku pas tij nuk ec dot me.
I hap syte menjehere dhe shoh gojen qe eshte e mbyllur. Nje frike e brishte me hyn ne trup, kurse Adrianoja, i lemerisur, ndodhet duke vrapuar qoshkave te Romes. Eshte pa syze, e kete e mesoj nga kercitja e xhamave qe shkel pa dashje nen kembe.
-Ishte shaka!-klith i lodhur, i merzitur me kete jete ku cdo gje ecen mbrapsht. Adrianoja nuk mori vesh asgje, kurse murosja e gojes me ngjan me Rozafen dhe gjoksin e saj epshor.
Skam cte bej, serish vetem, bota e madhe pret te me vdese pak nga pak. Une, njeriu qe mendon e beson me pak se te tjeret ne mrekullite, ulem pertoke i dorezuar, e them:
-Dreqin, sikur te dija qe vertet ishte keshtu,-pa guxuar me tej te peshperit emrin tend.
Maj, ben nxehte, e i perkulur shoh ambulancat qe vrapojne si te dehura para meje, i bindur qe ne njeren prej tyre do jete kufoma e njeriut, qe une i doja vdekjen me pak se kushdo tjeter!!!
Krijoni Kontakt