Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Fjeti nė Zotin motra Argjiro Kondojorgji

    Fjeti nė Zotin motra Argjiro Kondojorgji

    Emri:  WhatsApp-Image-2025-07-30-at-5.22.23-PM.jpeg

Shikime: 14

Madhėsia:  23.4 KB

    Me hidhėrim tė thellė njoftojmė pėr fjetjen nė Zotin tė sė nderuarės znj. Argjiro Kondojorgji sot, mė 5 gusht 2025, nė orėn 9:20 tė mėngjesit, nė prag tė sė kremtes sė Metamorfozės sė Shpėtimtarit.

    Motra Argjiro ishte bashkėpunėtore besnike e Kryepiskopit tė ndjerė tė Tiranės dhe tė Gjithė Shqipėrisė, Fortlumturisė sė Tij, Anastasit, qė nė punėn e tij misionare nė Afrikė dhe mė pas nė Shqipėri. Ajo ndėrroi jetė nė moshėn e shkuar 103-vjeēare, e rrethuar nga njerėzit e saj tė dashur.
    Shėrbesa e Varrimit, e cila do tė kryhet nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Joani, do tė kryhet tė enjten, mė 7 gusht, nė orėn 12:00 nė Kishėn e Manastirit tė Ri tė Shėn Vlashit dhe trupi i saj do tė prehet nė Skitin e Miroprurėseve tė Shenjta, sipas dėshirės sė shprehur nga ajo vetė.

    I pėrjetshėm qoftė kujtimi i saj!

    ***
    Argjiro Kondojorgji: Heroina e padukshme e Hierapostullimit Orthodhoks

    Argjiro Kondojorgji lindi mė 22 shtator 1922 nė Tinos. Ishte fėmija i tretė i njė familjeje me tre vajza dhe dy djem. Ajo u rrit me besim tė thellė nga tezja e saj Ana, e cila pėrkujdesej pėr tė. Studioi nė shkollėn e Romanokatolike nė Tinos, ku u dallua pėr mprehtėsinė e saj. Humbja e nėnės nė moshėn 15 vjeē e forcoi edhe mė tej nxitjen pėr kėrkim mė tė thellė tė jetės shpirtėrore. Gjatė viteve tė pushtimit shėrbeu si vullnetare duke ndihmuar tė plagosurit e anijes sė torpedos “Eli” dhe mė vonė shėrbeu edhe si pėrkthyese me pushtuesit italianė, duke shfaqur guxim dhe patriotizėm tė thellė. Pas luftės punoi pėr 19 vjet nė Bankėn e Greqisė, por dėshira e zjarrtė pėr Misionin e Jashtėm e bėri tė braktiste pozicionin e saj tė sigurt nė punė nė moshėn 37-vjeēare, kur dėgjoi thirrjen hierapostolike tė teologut -asokohe laik- Anastas Jannullatos.

    Argjiro Kondojorgji ishte bashkėpunėtorja mė e ngushtė dhe me vlera e misionarit arkimandrit Anastas Jannullatos, qė nė fillimet e veprės sė tij misionare. Kontributi i saj nė zhvillimin e Hierapostullimit tė jashtėm Orthodhoks nė Afrikėn Lindore ishte vendimtar dhe i shumanshėm. Ajo organizoi me metodikė arkivin dhe sekretariatin e qendrės hierapostolike nė Athinė, shtypi pa u lodhur tekste, studime dhe korrespondencė, mori pjesė aktive nė shkrimin dhe redaktimin e revistės “Panda ta Ethni”, si dhe ndihmoi nė pėrkthimin e teksteve nė gjuhė tė huaja.

    Aftėsia e saj pėr tė organizuar, klasifikuar dhe menaxhuar vėllime tė madha informacionesh dhe dokumentesh ishte e pakrahasueshme. Nė tė njėjtėn kohė, ajo kontribuoi ndjeshėm nė organizimin e hierapostullimit nė Afrikė, duke mbajtur kontakte me misionarėt dhe duke u kujdesur pėr nevojat e tyre. Pėrkushtimi dhe puna e saj e palodhur u bėnė shumė tė njohura ndėr ata qė e njihnin.Nė vitin 1991, kur Episopi i atėhershėm i Andrusės Anastasi u zgjodh Kryepiskop i Tiranės dhe i Gjithė Shqipėrisė, Argjiro Kondojorgji e ndoqi pas qė nga momenti i parė nė misionin e tij tė ri dhe i qėndroi pranė nė tė gjitha vėshtirėsitė. Megjithėse nė moshėn gati 70-vjeēare, ajo nuk hezitoi tė vinte nė Shqipėri, e shkatėrruar nga ateizmi, pėr tė vazhduar shėrbesėn e saj.

    Kėshtu, nisi studimet nė Universitetin e Tiranės pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe dhe u mor me pėrkushtim me organizimin nga e para tė Sekretariatit tė Kryepiskopatės sė Shenjtė tė Tiranės. Kontributi i saj nė mbėshtetjen sekretariale dhe funksionimin e zyrės sė Kryepiskopit ishte mjaft i rėndėsishėm. Pėr mė shumė se tre dekada nė vendin tonė, punoi nė heshtje dhe pa u lodhur, duke kontribuar me vendosmėri nga ana e saj nė rindėrtimin e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė.

    Argjiro Kondojorgji ishte shumė mė tepėr sesa njė sekretare e thjeshtė. Ajo ishte “kujtesa” i Kryepeshkopit, bashkėpunėtorja qė sillte rezultate nė nisma tė ndryshme, e pėrkushtuar deri nė fund. Njė “dhjakoneshė” e Kishės sė Krishtit, me vetėmohim, jetė asketike dhe pėrulėsi. Kujtimi i saj do tė mbetet i gjallė nė zemrat e tė gjithė atyre qė patėn bekimin ta njihnin dhe tė bashkėpunonin me tė.

    KOASH
    “Tė lumur qė tani janė ata qė vdesin mė Zotin… qė tė prehen nga mundimet e tyre; edhe veprat e tyre i ndjekin pas” (Zb. 14:13).

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fjeti nė Zotin motra Argjiro Kondojorgji


Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2025, 00:36
  2. Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 08-04-2025, 16:46
  3. Fjeti mė Zotin Hirėsia e Tij, Kryepeshkopi Nikon
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2019, 11:53
  4. Fjeti mė Zotin atė Spiridhon Simandiri
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:34
  5. Argjiro - Legjenda e Gjirokastrės
    Nga BruNe EmBeL nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-06-2003, 15:47

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •