Anti Rreth-Katror
Emisioni i njė tv kombėtar privat si Rrethi katror, mund tė krijojė iluzine tė gabuara dhe frikėra tė pabazza pėr popullatėn. Fjala “rrethi-katror” nuk ka asnjė bazė apo logjikė matematikore apo shkencore. Kėto janė dy figura gjeometrike krejtėsisht tė ndryshme.
Pa dashje ose me dashje kjo fjale absurde qė karakterizon emisionin `Rrethi-Katror` tregon nė fakt absurditetin e emisionit.
Argumenti se emisioni ka shumė pėrkrahės dhe ka arritur 1 miliard klikime mund te tregojė edhe njė herė dėshirėn e shqiptarėve brėnda dhe jashtė vėndit pėr tė dėgjuar por edhe pėr tė kaluar kohėn me gomarllėqe tė dhėna nga individė qė mund tė pėrkufizohen me emrin e tregimit pėr fėmijė `Din Paku dhe shokėt e tij`.
Dėshira pėr tė dėgjuar teori konspirative tregon shqepėtsimin e njerzve tė zakonshėm pėr tė ardhmen dhe dėshirėn pėr tė gjetur njė zgjidhje qė ju pėlqen. Prandaj, shprehja “rrethi katror” pėrdoret nė mėnyrė figurative pėr tė pėrshkruar diēka tė pamundur ose absurde, por jo si term shkencor apo matematikor.
Njė nga protagonistėt e kėtij emisioni ėshtė Alfred Cako, individ qė ka lexuar aq shumė sidomos teori konspirative, sa qė ėshtė arkivi qė ka nė kokė e ka konfuzionuar dhe siē thonė tironsit e vjetėr ` i ka dalė zari nga gropa`.
Alfred Cako ėshtė njė komentator shqiptar i njohur pėr pėrhapjen e teorive konspirative, ndoashta ashtu siē ēdo shqiptar qė dėshėron tė ngelet nė histori (ndoshta se shqiptarėt pėr shkak tė kryelartėsisė dhe budallallėkut. janė dėnuar nga Zotit qė tė rrinė tė pėrēarė dhe pa shtet tė stabilizuar dhe me disa fe antagoniste brėnda popullatės).
Ai ka bėrė deklarata tė shumta qė kundėrshtojnė faktet shkencore dhe historike tė pranuara gjerėsisht.
Ka thėnė se Toka ėshtė e sheshtė dhe nuk ka gravitet, duke pretenduar se Isaac Neėton ishte mason dhe ka mashtruar njerėzit pėr forcat gravitacionale.
Ka deklaruar se trupat qiellorė janė thjesht drita brenda njė “kupole” qė mbulon Tokėn.
Gjatė pandemisė COVID-19, ka qenė kundėr vaksinave, duke pretenduar se ato janė pjesė e njė agjende globale pėr tė kontrolluar dhe reduktuar popullsinė.
Ka lidhur konfliktin Izrael-Hamas me “Iluminatin”, duke pretenduar se ky grup synon tė zvogėlojė popullsinė dhe tė krijojė njė rend tė ri botėror, gjė qė janė mė tepėr iluzione dhe pėr frikėsim tė popujve nga supozime tė portaleve dhe Individėve tė paguar nga qarqet perėndimore ku z. Cako i merr pėr tė vėrteta dhe na i nxjerr nė njė tv kombėtar privat.
Pretendimet e Alfred Cakos janė konsideruar tė pabazuara dhe janė hedhur poshtė nga komuniteti shkencor dhe organizata tė ndryshme tė verifikimit tė fakteve: p.sh., toka nuk ėshtė e sheshtė siē deklamon Cako sepse nė fotot nga hapėsira ka mijėra foto dhe video tė Tokės tė bėra nga astronautė dhe satelitė, ku Toka duket qartė si njė sferė. Kėto imazhe janė publikuar nga agjenci tė ndryshme hapėsinore si NASA, ESA. apo Hija e Tokės, gjatė eklipsit tė Hėnės, Toka krijon njė hije tė rrumbullakėt mbi Hėnė. Vetėm njė trup sferik mund tė krijojė njė hije tė tillė nė ēdo pozicion; apo Anijet qė “zhduken” nė horizont-kur njė anije largohet nga bregu, ajo fillimisht zhduket nga poshtė lart. Kjo ndodh sepse Toka ėshtė e lakuar dhe jo e sheshtė; Rrugėt ajrore ndėrkombėtare-Avionėt ndjekin rrugė tė lakuara (lakore tė mėdha), qė janė mė tė shkurtra nė njė sipėrfaqe sferike. Nėse Toka do tė ishte e sheshtė, kėto rrugė nuk do tė kishin kuptim; Njė argument tjetėr se toka ėshtė e rrumbullakėt tregohet me ndryshimet e yjeve nė hemisfera tė ndryshme. Nė hemisferėn veriore dhe jugore, yjet dhe konstelacionet duken ndryshe. Kjo ėshtė e mundur vetėm nėse Toka ėshtė sferike.
Problemi i Gravietit qė e deformon z. Cako. Graviteti tėrheq gjithēka drejt qendrės sė Tokės. Nėse Toka do tė ishte e sheshtė, graviteti do tė tėrhiqte objektet nė mėnyrė tė ndryshme nė skajet e saj, gjė qė nuk ndodh.
Argumentet e z. Cako pėr Teoritė konspirative. Nuk ekziston asnjė provė konkrete, e dokumentuar dhe e verifikuar nga burime tė pavarura qė tregon se ekziston njė “Deep State” global qė kontrollon botėn, apo qė familja Rothschild drejton qeveritė dhe ekonominė botėrore. Kėto janė thjesht pretendime pa bazė sepse:
-Familja Rothschild ėshtė njė familje bankierėsh, jo “sundues tė botės”
Familja Rothschild ka qenė e njohur pėr aktivitetin e saj bankar nė shekujt XIX dhe XX, por sot ata nuk kanė ndikimin qė u atribuohet nė teori konspirative. Pasuritė e tyre janė shumė mė tė vogla se ato tė kompanive dhe individėve tė tjerė tė njohur sot (si Elon Musk, Jeff Bezos, etj.).
-Ekonomia dhe politika janė shumė tė ndėrlikuara pėr t’u kontrolluar nga njė grup i vetėm
Ekonomia botėrore dhe politika ndėrkombėtare janė tė ndėrlikuara, me shumė aktorė, shtete, kompani dhe organizata qė ndikojnė nė vendimmarrje. Nuk ėshtė e mundur qė njė familje apo njė grup i vogėl njerėzish tė kontrollojė gjithēka.
-Transparenca dhe media e lirė. Nė botėn moderne, ekzistojnė media tė pavarura, organizata ndėrkombėtare, hetime gazetareske dhe institucione qė monitorojnė pushtetin dhe ekspozojnė abuzimet. Nėse do tė kishte njė “Deep State” tė tillė, do tė kishte dalė nė dritė pėrmes kėtyre kanaleve.
Nė fakt sot Teoritė konspirative pėrdoren pėr tė manipuluar opinionin public botėror por dhe shqiptar.
Pėrsa i pėrket Problemit tė drejtimit global tė Botės ēifutėt pėr tė cilėt insiston z. Cako.
Shpesh, kėto teori pėrhapen pėr tė krijuar frikė, pėr tė manipuluar njerėzit ose pėr tė shmangur vėmendjen nga problemet reale. Ato nuk bazohen nė fakte, por nė spekulime dhe keqinformim. Ideja se grupet ēifute tė pasura drejtojnė SHBA-nė ėshtė njė mit konspirativ, pa asnjė bazė reale. SHBA ėshtė njė shoqėri e hapur dhe e larmishme, ku shumė faktorė ndikojnė nė politikė dhe ekonomi.
Kėto teori janė pėrdorur historikisht pėr tė justifikuar diskriminimin dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Ato nuk bazohen nė fakte, por nė paragjykime dhe keqinformim sepse Hebrenjtė janė njė nga shumė komunitete nė SHBA. Komuniteti hebre nė SHBA ėshtė i integruar dhe kontribuon nė fusha tė ndryshme si ēdo komunitet tjetėr. Ka individė tė suksesshėm hebrenj nė politikė, biznes, shkencė, art, etj., por kjo nuk do tė thotė se ata kontrollojnė vendin.
Jo, nuk ka asnjė provė tė besueshme qė grupet ēifute tė pasura drejtojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nga ana politike apo financiare. Kjo ėshtė njė teori konspirative qė ėshtė pėrdorur shpesh pėr tė pėrhapur paragjykime dhe urrejtje ndaj komunitetit hebre.
Nė pėrfundim mund tė them se ky emission mė tepėr ka mbetur njė emission spekulativo-anektodik se sa njė emission serioz pėr njė television kombėtar, sepse , ėshtė mė mirė tė vendosėsh disa kllounė qė tė na bėjnė pėr tė qeshur sesa tė parashkruhet si njė emission serioz qė na bėn tė kuptojmė fatin e Shqipėrisė, fqinjėve dhe tė botės.
Mesa kemi parė deri mė sot kllounet nėse marrin pushtetin ata e fusin kombin nė luftė, prandaj le ti mbajmė ata nė rolin e kukllave pėr kalamajtė e vegjėl.

Prof. Pirro Prifti