Është interesant fakti se si Veton Surroi në një shkrim titulluar `Analiza/ Profesor Pëllumb Pilinci dhe Nikollë Xhufka, dy profetëdhe një film`` (https://top-channel.tv/.../analiza-profesor-pellumb.../), vjell vrer kundër Peshkopit Nikolla Xhufka I cili është aktualisht drejtues I Kishës Orthodokse Autoqefale shqiptare në Kosovë. Sigurisht duke mos kuptuar dhe ditur jo vetëm problemet teknike religjioxe por madje edhe historinë e Shqiptarëve të Kosovës që para vitit 1703 quheshin Arbër dhe Epirotë (në pjesën e Maedonisë) , po godet pa të drejtë edhe formimin e një Kishe shqiptare Orthodokse në Kosovë e cila aktualisht është e mirëpritur.
Ashtu sic shkruan z. Nikolla Xhufka në përgjigjen e tij se ``I them Veton Surroit te lexoje thjesht Tomosin qe e shpall KOASh-in Autoqefal, per te kuptuar qe KOASh-i e ka te ndaluar te emeroje peshkope jashte territorit te shtetit shqiptar.
Shqiptaret ortodokse jashte shtetit shqiptar jane nen juridiksionin e Patriarkanes Ekumenike, pasi KOASH-ii e ka te ndaluar ti baritoje ata, shih psh peshkopaten shqiptare te Amerikes.
Habitem se si Veton Surroi ben kompetentin dhe tregon thjesht injorancen e tij te thelle ne ceshtjet kanonike ortodokse. Shkrimi i tij ka gafa shume me te renda teologjike, po nuk jemi te detyruar t’i bejme leksione falas Surroit, pervecse nese konvertohet ne ortodoks.
Nderkaq e keshillojme vellazerisht ate dhe gjithe joortodokset e tjere qe kane filluar nje fushate denigruese kunder nesh, te rrine me afer Zotit dhe fese se tyre dhe ta kursejne veten nga gafat e renda kur futen ne ujera te panjohura`` (https://www.facebook.com/pirrop).
Mesa duket problem që ka ngritur Veton Surroi për të ashtuqujaturit dy Profetët, për njërin nuk e ka keq, kur bëhet fjalë për z Pilinci sepse ai me paraqitjen e vet që vetëm një jo normal mund ta evidentojë sepse sot na paska dale nje hero tjeter i budallallekut politik shqiptar-cmimin e madh te cmendurise politike e merr trimi i cartun – vete z. Pilinci.
Përsa i përket veprimit shumë patriotic dhe shume professional klerikal të Peshkopit Nikolla Xhufka, z. Veton KA gabuar porse gabimi I tij sjell disa pasoja që ai nuk I ka parashikuar. Perse?
Sepse akuzat dhe qëndrimi negative I tij ndaj krijimit të një Kishee Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kosove ose e kane zanafillnë nga padija dhe këtu nuk mund të them se z. Veton sipolitikan shqiptar, si analist e si gazetar nuk e njhe problemin e religjioneve në Kosovë. Ai duhet ta dijë shumë mirë se si Komuniteti mysliman merr donacione dhe financohet nga arabët dhe Turqia por nuk bën zë, apo se si kisha katolike në Kosovë në punën e saj në kthimin në identitet të një pjese të shqiptarëve nga myslimanë në katolikë, merr donacione nga Vatikani, por ngre zërin për inisiativen e Një Kleriku trim dhe patriot I cili pa asnjë donacion nga të huajt madje me asnjë përkrahje nga KOASH I Shqipërisë ka ngritur një Kishë auroqefalë prthodokse shqiptare në Kosovë pikërisht për të afruar shqiptarët e Kosovës me një nga fetë më të vjetra në Arbëri dhe Epir dhe në Kosovë, duke harruar se lufta e vitit 1389 u bë nga koalicioni orthodox shqiptaro-serb ku muarën pjesë edhe fisniket orthodoksë shqiptarë si Dhimitër Jonima, Pal Kastrioti, Gjergj 2 Balsha, Teodor Muzaka, Millosh Kopili (iç). Pra arbërit dhe Epirottët e atëhershëm luftuan kundër hordhi ve osmane pra, edhe popullata e asaj kohe arbër &epirote e kishte fenë e ritit lindor, po ashtu si disa qytete bregdetare të asaj kohe të Arbërisë dhe Epirit kishin fenë aktolike dhe orthodokse me të dyja kishat. Është e vëretë se një pjesë e arbërve të asja kohë të Kosovës sidomos në qytetet bregdetare kishin edhe fenë katolike por edhe orthodokse së bashku, kryeisht lëkundje sipas interesave politke herë më Bizantin e herë me Romën.
Pas pushtimit Osman pjesa arbër që mbeti dhe nuk u largua ose u islamizuar ose I u afrua kishës serbe dhe u quajtën shkie. Ata kishin kisha t e tyre në Kosovë të cilat sot I kanë serbët. Ata patën edhe Shënjtoren e parë shqiptare kunatën e Skënderbeut Shën Angjelina Arianiti e cila përkujtohet sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri me dt. 30 korrik.
Pushtimi serb i Kosovës pas 1878 e deri më sot me çlirimin e Kosovës në 2008 , la një urrejtje të fortë anti serbe dhe anti orthodokse serbe. Kjo urrejtje në Kosovë me të drejtë reflekton mizoritë e kaluara dhe rolin e kishës serbe kundër shqiptrëve myslimanë. Sigurisht Orthodoksia shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me oerthodoksinë serbe e cila është e politizuar kurse orthodoksia shqiptare nuk merret molitike.
Për pasojë edhe shqiptarët orthodoksë që kanë ngelur në Kosovë madje edhe kripto-orthodoksët shqiptarë kanë të drejtë të falën në një kishë të tyre ashtu si serbët. Për këtë qëllim z. Veton Surroi nuk duhet dhe nuk mund të pengojë të drejtën e Peshkopit patriot Nikolla Xhufka për të afruar në kishën shqiptare orthodokse në Kosovë komunitetin e ndrojtur dhe të frikësuar shqiptar. Çdo bashkesi e krishtere orthodokse qe flet te njejten gjuhe ka te drejtë të shpallë autoqefalinë. E ka dhe neni 34 i Kostandinopojes. Edhe Kosova ka te drejten te kete nje kishe orthodokse autoqefale.
Veton Surroi nuk është i pari që shan dhe mallkon Peshkopin e respektuar Nikolla Xhufka, ka plot shqiptarë orthodoksë kryesisht ggrekagfonë që janë plot urrejtje njëlloj si z. Veton. Ky është edhe Gjergji Kosta apo disa të tjerë por jane vetem urrejtje personale ndaj z. Nikolla Xhufka , sepse Peshkopi Nikolla Xhufka eshte i shuguruar si klerik. Kush te doje le te shohe dokumentacionin. Jane vetem disa grekafonë dhe disa inatcinj të komunitetit orthodoks shqiptar që nuk shohin dot përtej injorancës së tyre. Peshkop Nikolla Xhufka ka bërë një akt të dobishem klerikal dhe patriotik per shqiptaret orthodokse te Kosovës sepse kishat orthodokse në Kosovë kanë qënë dikur të arber&epirotëve të Kosovës përfshi dhe Manastirin e Deçanit. Urrejtja nuk ka vend në besimtaret e krishterë.
Së fundmi mund ta përmbledhe me sentencën:
Përse Veton Surroi kunder nje kishe shqiptare orthodokse ne Kosovë? Mesa duket Veton Suroi ose nuk njeh doktrinen orthodokse ose po ben rolin e armiqve te orthodoksise shqiptare ( që I quan sikur të jenë serbë?!!!).
Perse Veton Suroi nuk thotë asnjë fjale per klerin mysliman qe merr para nga Turqia apo perse nuk flet per katoliket qe marrin donacione nga Vatikani - por ngrihet kunder orthodoksise shqiptare te Kosoves? Mesa duket Veton Surroi po përsërit ndoshta pa dashje urrejtjen e klerit grek kunder Fan Nolit kur ai shpalli Autoqefaline shqiptare qe ne 1914 ne kishen e Shen Spiridonit Durres ku predikoi per here te pare shqip.
Shpresoj që z. Veton të kuptojë se afrimi i shqiptarëve të Kosovës pranë Kishës prthodks shqiptare ka domethënie positive njëlloj si afrimi I shqiptarëve afër kishave katolike në Kosovë. Nuk ka përse të bëjë dallim. Madje kështu mund të rikujtohet se dikur shqiptttërt e Kosovës nuk ishin vetëm myslimanë apo katolikë sepse sipas Censusit të Kosovës të vitit 2023 kishte dhe orthodokse shqiptarë ~ 0.25%.

Prof. Pirro Prifti
Priftipirro2017@gmail.com