Cfare eshte WinXP ?
Yo forumxhinj si ja keni cuar? Une mire per vete..nejse, sot doja tju thoja nja dy fjale.
Kohet e fundit kam patur "kenaqesine" e madhe (LoL) te ushtrohem pak mbi Win XP, sa per ti hedhur nje sy me nga afer ketij sistemi te ri dhe kaq te perfolur. Te them te drejten i bukur eshte, s'kam c'te them... grafika te merr ne qafe. Megjithate kam hasur po aq probleme te bezdishme sa nuk tregohet. Shumica e problemeve paten te bejne me programet te ndryshme qe nuk punojne normalisht. Disa prej tyre punojne me ngadale se ne platforma te tjera (???) dhe, cudia me e madhe, ne nja dy vende kemi vene re ulje te cuditshme te performances se P 4 (gje qe me ka shtyre te nderroj mendje mbi AMD , sidomos pasi i hodha nje sy Athlon XP 3000+). Nejse, Microsoft thote se performanca e vertete do te shikohet ne gjeneraten e re te programeve, keshtu qe nuk po e ve ne diskutim fjalen e tyre. Te mos shperndahem kot... sic thashe XP-ja na ben cudira me cpp-te, degjeneron ndonjehere nga dita ne dite e shume gjera te tjera me te cilet ju perdoruesit e tij mund te jeni hasur para meje. Ca thone se jane probleme crackesh etj, por jo, kam disa shembuj qe te bejne te nderrosh mendim. Kam miq te mij te huaj ose shoke jashte qe kane shpenzuar mijera dollare ne programe e paketa te rregullta qe kane probleme identike. Madje njeri me tha qe sapo te kthehej do te kerkonte demshperblim nga Micrsofti. Ehhh nejse, keto jane "gjera qe ndodhin"...varja .
Por problemi me i madh per mendimin tim e dini cili eshte? Eshte ai qe nuk duket...ja te tregoj dicka qe mund tju duket idiotsi :
Heren e pare qe u ula perpara XP-se mu duk sikur kisha perballe dicka te "FTOHTE". As grafika dhe asgje tjeter nuk bejne qe te linde ajo qe quhet "feeling" me sistemin. Vetja mu duk sikur rrija perpara dickaje mekanike (ku e ku larg nga softi) qe te shikon me mendjemadhesi. XP te shikon nepermjet ekranit ftohte, dhe thelle thelle shkulet se qeshuri me USER-IN qe ka perballe, sepse per mua ky sistem ju le vetem kaq, nje user te thjeshte. Ka dicka si tip gardhi ndermjet jush qe nuk mund ta shikoni, mundni vetem ta ndjeni.
Dhe pasi u mendova ca mbi kete ne mendje mu ndricua evidenca e thjeshte e ketyre ndjenjave. XP DISI ME NDRYSHE NGA SISTEMET E TJERA ESHTE NJE TROJAN "FULL FEATURED" . ESHTE NJE SPIUN NE JETEN TUAJ ME TE DREJTA TE PLOTA READ & WRITE. XP MUND TE JETE KONCEPTUAR DHE DIZENJUAR VETEM NGA SHERBIMET SEKRETE DHE ATO ORGANIZMA QE JANE MBI SHTETET DHE KUSHTETUTAT; QE JU SHIKOJNE E DEGJOJNE EDHE ATO QE BISEDONI E JO ME ATO QE SHKRUANI .
Kur legjendaret e CDC (Cult of the Dead Cow) apo te tjere shperndane ne rrjet trojanet e pare, per pak e shemben perandorine e informatikes. Sic e pranuan edhe vete ata mund ti kishin bere trojanet e tyre 100 here me te fuqishem, por qellimi i atehershem ishte thjesht demostrativ. Si mendoni, kush ua mbajti doren, ose c'ka eshte akoma me e rendesishme : Ku jane ata tani? Pse nuk ka ekzistuar kurre "Sistemi i Sigurte" ? Mendohuni dhe pergjigjet vijne. Ju kujtoni se ata do te ndertonin tashme nje mjet komunikimi apo perpunimi te informacionit qe nuk jane ne gjendje te kontrollojne? Kujtoni se si u arrestua dhe u gjykua per "prodhim dhe shperndarje arme ne dem te sigurise kombetare" krijuesi i enkriptimit PGP (Pretty Good Privacy), nderkohe qe tani dalin "update" te vazhdueshme me algoritme "me te fuqishme" e te "pathyeshme" te ketij programi.
Ok, tani do thoni qe Intruderit i paska ikur mendja ose ka filluar 'mallin' , aq me teper qe une nuk mund te provoj asgje nga ato qe thashe. Kjo ishte vetem nje tip ndjesie...por... a nuk jane keto gjerat te cilave u besojme me shume?
Une nuk eshte se shquhem si ndonje paranojak, por po filloj te kem respekt per keta te fundit...LoL.
Perfundimisht, ajo qe shikojme me sy eshte gjithmone ajo qe na serviret, mendja ka te drejten te shkoje pertej. Une ju keshilloj qe kur te nderroni breket qe ketej e tutje ti hidhni nje carcaf persiper kompjuterit tuaj LoL.
Bye.. F-I
meqe ra fjala jepni ndonje mendim o burrat e dheut
Krijoni Kontakt