Akademik Vasil S. Tole: Ajdin Asllan Leskoviku, promovuesi i parė nė nivel ndėrkombėtar i mjeshtrit Petro Luka Halkias (1934-2025)
Nga Vasil Tole
18 Qershor, 2025
Ndarja nga jeta e mjeshtrit tė gėrnetės epirote Petro Luka Lalkias, na shtyri qė tė paraqesim njė detaj shumė domethėnės tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke nisur nga jeta e mjeshtrit Petro. Nė autobiografinė e tij, ndėr tė tjera ai thotė: … pas dasmės, nė fillim tė viteve ’50, u ktheva pėrsėri nė Athinė. Nxora kėngė tė tjera dhe pati shume bujė. Pastaj mora njė letėr nga Amerika me ftesė tė shkoja atje pėr tė incizuar njė long play.
Dymbėdhjetė kėngė, gjashtė nga njėra anė e gjashtė nga tjetra. Mė ofronin biletat dhe 1000 dollarė – shumė para. Kėshtu shkova nė Amerikė pak para vitit 1960 – pata kohė tė takoj edhe Kennedyn!
Lind pyetja, se kush e ftoi nė Amerikė mjeshtrin e ri Petro, djalin e klarinetistit tė madh Pericles “Klis” Halkias, nip i kėngėtarit, lautarit dhe daullxhiut me dajre Lazaros Harisiades dhe vėllain e violinistit Achilleas Halkias, pra cila qe shtėpia diskografike qė do tė promovonte mjeshtrin dhe regjistrimet e tij?
Familja e muziktarėve Halkias erdhi nė Nju Jork rreth vitit 1960 ku babai dhe xhaxhai i tij u vendosėn pėrgjithmonė aty, ndėrsa Petroloukas dhe i vėllai Achilleas qėndruan pėr afro 20 vjet. Pikėrisht nė Amerikė ai dhe familja regjistruan muzikė pranė shtėpisė diskografike BALKAN MUSIC RECORDS e themeluar dhe e drejtuar nga muziktari dhe patrioti i madh shqiptar, Ajdin Asllan Leskoviku. Disku LP I prodhuar nė vitet 1960, nga Balkan Record Company shėnon edhe promovimin e parė ndėrkombėtar tė Petro Lukės si mjeshtėr dhe tė muzikės popullore epirote tė interpretuar prej tij dhe familjes.
Po cili qe Ajdin Asllan Leskoviku?
Ai kishte lindur nė Leskovik me 12 mars 1895 nė familjen e madhe muzikore tė Asllan Leskovikut, themeluesit tė sazeve tė Shqipėrisė sė Jugut dhe vėlla i Selim Leskovikut, mjeshtrit unik tė sazeve tė Leskovikut pėr tė cilėt kam botuar librin “Sazet e Selim, Hafize dhe Ajdin Leskovikut”-2017. Studimet i pati kryer nė shkollėn turke dhe greke tė vendlindjes, pasi nuk kishte shkollė shqipe. Mėsimet shqip dhe ndjenjat atdhetare, siē shprehet nė shėnimet e veta biografike, Ajdini i mori prej prindėrve, tė cilėt i pėrcollėn ndjenjat kombėtare dhe dashurinė pėr gjuhėn shqipe. Ndėrkohė qė mėsimet e gjuhės shqipe ai i mori prej patriotit Stefan K. Postenani.
Pas Luftės Ballkanike, Ajdin Asllani dhe familja e tij u vendos nė Stamboll tė Turqisė. Prindėrit, pasi u sistemuan nė Stamboll, vendosėn qė ta shkollonin tė birin. Dėshira e tij ishte muzika, prandaj prindėrit e regjistruan nė shkollėn e muzikės, e cila i jepte pėrveē njohurive teorike edhe mundėsi praktikimi. Djali kishte talent dhe prindėrit e mbėshtetėn. Mė 1915 Ajdini, qė tashmė ishte 20-vjeēar e la Turqinė dhe shkoi nė Bukuresht tė Rumanisė, ku emigracioni shqiptar ishte mė i madh nė numėr, tepėr i organizuar dhe vendimtar pėr formėsimin e ēėshtjes kombėtare sė bashku me komunitetin shqiptar nė Turqi dhe Egjipt. Ajdini edhe nė Bukuresht vijoi studimet pėr muzikė. Nė shėnimet e veta ai shkruan se: … nė Bukuresht punoja nė variete pėr tė nxjerrė harxhet dhe pėr tė plotėsuar praktikėn pėr tė cilėn kisha aq shumė nevojė. Nė Bukuresht Ajdinit i dhanė kurajė dhe e ndihmuan shumė shqiptarėt, por ai veēon ndihmėn qė i dhanė “Vėllazėria korēare”, Peēo Korēa dhe Themistokli Bozhani. Ajdini dėgjon se Banda Kombėtare qė kishte krijuar “Vatra” nė SHBA, sė bashku me vullnetarėt e stėrvitur nė Amerikė, po shkonin nė Shqipėri. Mori rrugėn dhe shkoi nė Shqipėri dhe iu bashkėngjit bandės. Kėtė moment, vetė Ajdini e pėrshkruan kėshtu: “… mė 1920, kur banda ‘Vatra’ shkoi nė Shqipėri bashkė me vullnetarėt, me zjarrėsinė qė kisha pėr kombėsinė t’onė dhe pėr vendlindjen time vajta nė Shqipėri, ku pa humbur kohė mora pjesė nė bandėn ‘Vatra’, qė nė atė kohė u emrua Banda Presidenciale.” Ajdin Asllani qėndroi nė radhėt e bandės “Vatra” deri nė vitin 1926, moment kur merr rrugėn e gjatė pėr t’u kthyer nė Amerikė ku qėndroi pėr gjithė jetėn. Aty kompozoi edhe himnin e federatės “Vatra” me poezi tė Refo Caparit (1844–1944).
Pėr mė shumė se 25 vjet nė Nju-Jork, pas hapjes sė njė kafe-restoranti, ai arriti qė tė krijonte dhe tė aktivizonte sazet dhe kompaninė e vet tregtare me tė cilėn prodhonte dhe tregtonte pllaka muzikore nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėt e tjera tė Ballkanit. Kompaninė e tij e kishte pagėzuar me emrin “Balkan Phonograph Record Co”. Ėshtė e vėrtetuar se ai ishte mjeshtėr nė shumė instrumente, si: Klarinetė, Oud, llautė, lauto, ishte njėkohėsisht instruktor dhe pronar i pavarur. Me mjaft vlerė janė edhe transkriptimet qė ai u ka bėrė kėngėve dhe valleve popullore, njė pjesė tė tė cilave e popullarizoi pėrmes botimeve qė bėnte pėr publikun. Dikur, ai ka pasur edhe njė dyqan tė njohur, qė tregtonte pllaka me muzikė ballkanike. Dyqani ishte nė 42 Rivington nė anėn e ulėt dhe me pas, pėrfundimisht u vendos nė “27 street”, mes avenusė sė 7-tė dhe tė 8-tė. Prodhimet e tij shėnoheshin me iniciale dhe etiketat: “Mi-Re-Rekord Shqiptare” dhe “Balkan Phonograph Record Co”.
Fatkeqėsisht Ajdini nuk la pasardhės. Ai ishte njė shuminterpretues qė kishte lėnė gjurmė nė jetėn muzikore tė emigrantėve nga shumė vende tė Ballkanit, ndėr ta edhe tė familjes muzikore Halkias, nga Janina, Greqi pėr tė cilėt publikoi njė disk me 12 numura muzikore popullore nė vitin 1960.
Nė fotot shoqėruese gjejmė Ajdin Asllan Leskovikun me Llautė sė bashku me mjeshtrin Petro Lluka dhe familjarėt e tij si dhe Asllan Leskovikun nė materialet promovuese tė Balkan Phonograph Records.
Gazeta Telegraf
Krijoni Kontakt