Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Divorci. Ndėrsa ofron dashuri dhe mėshirė pėr divorcet, Kisha Orthodhokse brengoset nga tragjedia dhe dhimbja qė shkaktojnė ato. Meqėnėse martesa kuptohet si mister, qė kryhet me hirin e Perėndisė dhe ėshtė e qėndrueshme, Kisha nuk bie dakort me divorcin ligjėrisht, por me dhembshuri. Pas kėshillave tė pėrshtatshme baritore, divorci mund tė lejohet kur mundėsitė pėr riafrim kanė shteruar. Nė qoftė se bėhet njė rimartesė, shėrbesa pėr njė martesė tė dytė pėrfshin lutje pendimi pėr divorcin e mėparshėm, duke kėrkuar faljen dhe mbrojtjen e Perėndisė pėr bashkimin e ri. Klerikėt qė divorcohen mund tė shkėputen nga grigjėrimi aktiv pėr njė kohė dhe nuk lejohen tė martohen nė qoftė se do tė qendrojnė nė mision.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Seksi para martesės. Besimi i krishterė orthodhoks mban tė patundur doktrinėn biblike se merrėdhėniet seksuale janė tė rezervuara pėr martesėn. Seksi ėshtė dhuratė e Perėndisė, kėnaqėsia e tė cilit duhet tė jetohet vetėm brenda martesės. Shtrati i martesės duhet tė ruhet "i pastėr dhe i papėrlyer" (Hebrenjve 13:4) dhe burrat dhe gratė janė thirrur tė mbeten beqarė jashtė martese. Seksualiteti ynė, si shumė gjėra tė tjera pėr ne qeniet njerėzore, ndikon nė marrėdhėniet tona me Perėndinė, vetveten dhe tė tjerėt. Ai mund tė pėrdoret si mjet lavdėrimi pėr Perėndinė dhe plotėsimit tė imazhit tė Tij tek ne, por ai mund tė shndėrrohet nė mėnyrė abuzive nė njė instrument mėkati, duke na shkaktuar dėme tė mėdha neve dhe tė tjerėve. Shėn Pavli shkruan: "A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia dhe de nuk i pėrkitni vetvetes? Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra nė trupin tuaj..." (I Korintasve 6:19,20).

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeta e tė krishterėve qė ndryshon nga ajo e botės tjetėr

    Sigurisht tė krishterėt nuk dallohen nga njerėzit e tjerė as sipas vendit, as sipas gjuhės, as sipas zakoneve. Sepse as nė qytete mė vete banojnė, as dialekt tė veēantė pėrdorin, as jetė tipike tė veēantė ndjekin. Sigurisht as ndonjė doktrinė tė tillė kanė gjetur tė shpikur me pėrpjekje tė shumta tė njerėzve, as paraqesin ndonjė dogmė njerėzore (siē bėjnė mėsuesit paganė tė filozofisė). Duke banuar nė qytete pagane dhe barbare, atje, ku ėshtė ndodhur secili dhe duke ndjekur zakonet e vendit nė veshje, nė ushqim dhe nė jetesėn tjetėr, ata paraqesin njė gjendje tė admirueshme e me tė vėrtetė tė habitshme tė jetesės sė tyre. Banojnė nė viset e tyre tė lindjes, po si mėrgimtarė marrin pjesė si qytetarė nė ēdo gjė dhe durojnė ēdo gjė si tė huaj; ēdo vend i huaj ėshtė dhe atdhe i tyre dhe atdheu i tyre ėshtė si i huaj. Martohen si tė gjithė, lindin fėmijė, por nuk i hedhin ato qė lindin. Shtrojnė trapezė tė pėrbashkėt, po jo tė bollshme. Kanė Trupin, por nuk rrojnė sipas trupit. Jetojnė mbi tokė, po rrojnė nė qiejt. U binden ligjeve nė fuqi dhe me jetesėn e tyre i mposhtin ligjet, kanė dashuri pėr tė gjithė dhe nga tė gjithė pėrndiqen, Nuk pėrfillen dhe dėnohen, vdesin dhe ringjallen. Rrojnė nė varfėri dhe pasurojnė shumė tė tjerė. Pėr ēdo gjė ndjejnė mungesė dhe ēdo gjė e kanė me bollėk. Pėrēmohen dhe me pėrēmimet lavdėrohen. Blasfemohen dhe drejtėsohen. I fyejnė dhe ata bekojnė. I shajnė dhe ata nderojnė. Bėjnė tė mira dhe dėnohen si keqbėrės. Kur dėnohen, ata gėzohen me bindjen se ringjallen. Nga judenjtė luftohen si tė njė race tė huaj dhe nga paganėt pėrndiqen. Ata qė i urrejnė, nuk janė nė gjendje tė thonė shkakun e armiqėsisė.

    Shkurtimisht, siē ėshtė shpirti nė trup, kėshtu janė tė krishterėt nė botė. Shpirti ėshtė i shpėrndarė nė tė gjitha pjesėt e trupit, dhe tė krishterėt nė tė gjitha qytetet e botės. Shpirti vėrtet banon nė trup, po nuk rrjedh nga trupi. Edhe tė krishterėt, banojnė nė botė, por nuk janė prej botės. Shpirti i padukshėm ruhet nė trupin e dukshėm. Edhe tė krishterėt, ndonėse nė dukje gjenden nė kėtė botė, por shpresėtaria e tyre qėndron e padukshme. E urren dhe e lufton shpirtin trupi, ndonėse nuk i bėn ndonjė padrejtėsi, sepse ai e pengon tė jepet pas dėfrimeve. I urren edhe bota, tė krishterėt, pa i bėrė asaj asnjė padrejtėsi, po vetėm sepse janė kundėr dėfrimeve. Shpirti ka dashuri pėr trupin qė urren dhe pėr pjesėt e tij dhe tė krishterėt kanė dashuri pėr ata qė i urrejnė. Shpirti qėndron i mbyllur nė trup, po ai e mban trupin; edhe tė krishterėt, ndonėse qėndrojnė nė kėtė botė si nė burg, po ata e mbajnė botėn. Shpirti i pavdekshėm banon nė njė tendė tė vdekshme; dhe tė krishterėt jetojnė si mėrgimtarė nė gjėrat qė janė tė prishėshme duke pritur mosprishmėrinė qė ėshtė nė qiejt. Shpirti, i munduar nga ndalimi i ushqimeve dhe i pijeve, pėrmirėsohet, edhe tė krishterėt, qė dėnohen pėrditė, shtohen edhe mė tepėr. Nė njė rregull tė tillė i vendosi kėta Perėndia, kėshtu qė nuk u lejohet qė ta braktisin.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Misteret - Shenja tė dukshme tė Hirit Hyjnor

    Fjala Mister vjen nga greqishtja "mystirion", qė ėshtė forma e pėrbėrė e foljes "myo", qė do tė thotė tė mbyllėsh sytė, me qėllim qė t'i mbrosh ato nga njė vizion i jashtėzakonshėm i Hyjnisė apo nga ngjarje tė tjera tė mbinatyshme. Nė ritualin orthodhoks ato pėrbėjnė njė numėr ceremonish, tė themeluara nga Krishti - disa prej tyre drejtpėrdrejtė si Pagėzimi dhe Kungimi dhe tė tjerat indirekt, nėpėrmjet Apostujve, tė cilėt i themeluan nė bazė tė fjalėve dhe veprave tė Mėsuesit tė tyre dhe nėn udhėheqjen e Shpirtit tė Shenjtė. Kėto ceremoni janė tė nevojshme dhe janė gjithashtu shenja tė prekshme tė Hirit Hyjnor, i cili vepron nė mėnyrė tė padukshme me anė tė njė energjie mbinatyrale, nė shpirtet e besimtarėve tė sinqertė e tė devotshėm, duke i rigjeneruaar ata nė njė jetė tė re nė Krishtin. Termi "mister" pėrdoret gjithashtu pėr tė treguar vullnetin e Perėndisė, i cili ėshtė jashtė ēdo kuptimi tė mendjes njerėzore, si dhe pėr tė vėrteta tė tjera, p.sh. dogma e Trinitetit, e cila nuk mund tė shpjegohet nė mėnyrė racionale. Meqėnėse ato janė themeluar nga vetė Krishti - drejtpėrdrejtė apo indirekt, si mjete tė transmetimit tė hirit ato janė tė domosdoshme pėr tė pėrjetuar njė jetė me Krishtin nė Shpirtin e Shenjtė. Por duhet kuptuar qė energjia e Shpirtit tė Shenjtė nuk ėshtė e mbyllur vetėm nė kėto ceremoni. Ajo mund tė veprojė edhe jashtė mistereve, por pėrsa i pėrket dy mistereve, Pagėzimit si akt inicimi dhe Kungimit si akt pėrjetimi me Krishtin, kėto dy ceremoni janė tė vetmet rrugė pėr marrjen e Hirit.

    Misteret janė shenja tė dukshme tė Hirit Hyjnor dhe si tė tilla ato kanė dy aspekte, atė tė brendshėm. Pjesa mė e madhe e mistereve pėrdor gjėra materiale si enė tė Frymės. Duke bėrė kėshtu Kisha nė fakt ėshtė frymėzuar nga Trupėzimi i Zotit i cili u bė mish pėr shpėtimin tonė. Kėshtu qė mund tė themi qė Jisu Krishti ėshtė misteri i parė i pranisė sė Perėndisė nė botė. Kisha vetė ėshtė njė mister duke e bėrė reale praninė e Trinisė nė botė sot. I tėrė universi ėshtė njė mister, njė lloj "shkurreje e zjarrtė kozmike, mbushur me zjarrin hyjnor dhe prapė i padjegur", siē thotė peshkopi Kallistos Ware. Duke ditur qė ne kemi njė trup si edhe njė shpirt, Perėndia nuk e komunikon jetėn e Tij vetėm nė mėnyrė tė padukshme. Ai na jep hirin e Tij nėpėrmjet simbolit tė disa shenjave materiale: kėshtu, duke parė ujė ne njohim qė diēka lahet dhe duke parė bukė ne njohim qė jemi ushqyer. Do vijė dita kur nuk do tė jetė mė e nevojshme pėr tė pėrdorur shenja materiale, sepse atėherė ne do e shohim Atė ballė pėr ballė dhe do tė marrim pjesė nė Tė nė ditėt pa netė tė mbretėrisė sė Tij. Nėpėrmjet pėrdorimit tė gjėrave materiale nė misteret, natyra merr pjesė nė shpėtimin e njeriut. Buka, uji, vera etj, bėhen mbartės tė fuqisė tė Perėndisė. Natyra dhe Fryma bashkohen nė Shpėtimin. Shėn Joan Gojarti na thotė tė shohim tej shenjave materiale: "Kur ju vini nė misterin e Pagėzimit sytė e mishit shohin ujė, por sytė e besės shohin Frymėn. Ato sy shohin trupin qė u pagėzua, sytė e tjerė shohin njeriun e vjetėr qė u varros. Sytė e mishit shohin mishin qė u la, por sytė e frymės shohin shpirtin qė u pastrua. Sytė e trupit qė del nga uji, sytė e frymės shohin njeriun e ri qė po del duke ndriēuar nga pastrimi i ri...".

    Nė misteret e Kishės Orthodhokse Hyjnia "pushon" sė qeni transhendent Ai vjen e banon nė tempull dhe kisha bėhet kėshtu "qiell nė tokė", sipas thėnies klasike orthodhokse.

    Sipas shėn Nikolla Kabasilas misteret pėrbėjnė jetėn tonė nė Krishtin. Ne nuk mund tė jemi tė krishterė tė vėrtetė nėse i shohim ato thjesht si rituale mekanike. Qėllimi i vėrtetė i tyre ėshtė tė nisin tek besimtari jetėn e Krishtit. Nėpėrmjet mistereve Perėndia sjell jetėn e Tij tek ne dhe mbretėria e Tij bėhet e arritshme. Misteret nuk janė "makina shpėtimi", as rituale magjike qė punojnė automatikisht, por ato janė takime personale me Krishtin nė besė. At Xhorxh (Gjergj) Florofski shkruan: "Kulmi i Misterit (Kungatės) ėshtė nė Praninė e Krishtit... dhe nė takimin personal tė besimtarėve me Zotin e tyre tė Gjallė, si pjesėmarrės nė "Darkėn e Tij Mistike". Realiteti mė i lartė i kėtij takimi theksohet me forcė nė shėrbesėn pėr pėrgatitjen e Kungimit. Pėrgatitja nė kėtė mister ėshtė personale dhe intime... theksi personal nė tė gjitha lutjet ėshtė mbizotėrues. Ky takim personal i besimtarėve me Krishtin ėshtė thelbi i jetės sė devotshme orthodhokse".

    Gjithashtu duhet dalluar "efikasiteti" i Misterit (kjo do tė thotė qė ai nė vetvete ėshtė njė fuqi autentike hirdhėnės) prej "efektshmėrisė" sė Misterit (qė do tė thotė se sa ėshtė pranuar kjo fuqi hirėdhėnėse nga ai qė ka marrė Misterin). Misteret janė "mėnyra qė veprojė nė mėnyrė tė pagabueshmė me anė tė hirit mbi ata qė vinė tek ato" siē thuhet tek letra e Patrikėve tė Lindjes. Por frytshmėria e tyre tek besnikėt - fuqia e tyre rinovuese dhe shpėtimtare - varet se sa denjėsisht afrohen ata tek misteri. Njė afrim i padenjė mund tė shkaktojė jo drejtėsim por dėnim. Hiri nuk ndėrhyn nė lirinė e njeriut, nuk vepron mbi atė nė mėnyrė tė pakundėshtueshme. Shpesh herė njerėzit nuk marrin nga misteret atė qė ato mund tė japin, dhe kjo ndodh ngaqė zemrat e tyre nuk janė tė hapura pėr tė pranuar e marrė hirin, ose ata nuk e ruajnė dhuratėn e Perėndisė qė kanė marrė mė parė. Pėr kėtė arsye, ndodh qė njerėz qė janė tė pagėzuar jo vetėm qė nuk i pėrmbushin betimet e bėra nga ata apo nga nunėt e tyre gjatė pagėzimit dhe qė tashmė janė zhveshur nga hiri qė kishin marrė, por shpesh pėr humbjen e tyre shpirtėrore, ata bėhen armiq tė Zotit, mohues, tė pabesė dhe "apostatė".

    Jeta e brendshme e kishės ėshtė mistike (ose sakramentale). Kjo nuk pėrputhet mė me historinė e Kishės, e cila na tregon neve vetėm faktet e jashtme tė jetės sė saj, dhe sidomos konfliktin me jetėn dhe pasionet e botės. Jeta e brendshme e Kishės ėshtė bashkėveprimi mistik i Krishtit si kokė, me Kishėn si Trupi i Tij, nė Shpirtin e Shenjtė me anė tė njė lidhjeje tė fortė reciproke. Ky ėshtė njė mister i madh, por unė e them kėtė pėr Krishtin dhe Kishėn. (Efes. 5:32) Prandaj kur Apostujt e quanin veten "Kujdestarė tė mistereve tė Perėndisė" (I Kor. 4:1) ata kishin ndėr mend forma tė ndryshme tė kujdestarive dhe shėrbesave tė tyre si p. sh. 1) predikimi, 2) pagėzimi i atyre qė besonin, 3) zbritjen e Shpirtit tė Shenjtė nėpėrmjet dorėzimit (hirotonisė), 4) forcimin e unitetit tė besnikėve me Krishtin nėpėpmjet misterit tė Kungimit. Kėshtu pra, aktiviteti i Apostujve ishte plot me elemente mistike. Ndėr to vendi qėndror ose kulminant zihej nga ritet e shenjta. Prandaj ėshtė e natyrshme qė nė jetėn e kishės seritė e veēanta dhe mė tė rėndėsishme tė shėrbesave hirėdhėnėse, seritė e riteve tė shenjta, gradualisht u quajtėn "mistere". Shėn Ignati Hyjmbartėsi, njė nxėnės i Apostujve, shkruan nė lidhje me dhiakonet qė ata janė gjithashtu "shėrbėtorė tė mistereve tė Krishtit". Kėto fjalė tė shėn Ignatit e pėrmbysin thėnien e protestantėve qė nė kishėn e vjetėr koncepti i "mistereve" ose "sakramenteve" nuk pėrdorej pėr ritet e shenjta tė Kishės. Ritet e shenjta tė quajtura "mistere", janė ashtu siē ishin majat e njė vargmali tė gjatė tė pėrbėrė nga ritet dhe lutjet e Shėrbesave Hyjnore. Tek misteret, lutjet dhe bekimet nė njė formė apo tjetėr bashkohen sė bashku. Fjalėt e bekimeve tė shoqėruar nga veprimet e jashtme tė shenjta janė ashtu siē ishin, enėt shpirtėrore me anė tė sė cilave hiri Shpirtit tė Shenjtė merret dhe jepet tek anėtarėt e kishės qė janė besimtarė tė sinqertė. Si pėrkufizim mund tė themi. Njė mister ėshtė njė akt i shenjtėruar i cili nėn njė veprim tė jashtėm komunikon nė shpirtin e besimtarit hirin e padukshėm tė Perėndisė.

    Qė njė mister tė jetė teologjikisht i vlefshėm dhe kishėtarisht kanonik, ai duhet tė kryhet nga njė prift i dorėzuar kanonikisht dhe qė ėshtė nė kungim me kishėn. Kjo do tė thotė qė njė mister i kryer jashtė kishės nga njė prift heretik apo skizmatik, kishėtarisht nuk ėshtė i pranuar. Duhet tė theksojmė qė peshkopi apo prifti nuk janė kryerėsit kryesorė tė mistereve, por vetėm instrumente tė nevojshėm, nėpėrmjet tė cilėve Kryeprifti (Jisu Krishti) i kryen ato. Shėn Joan Gojarti thotė: "Ati, Biri, dhe Shpirti i Shenjtė i kryen ato gjatė kohės qė prifti flet apo shtrin dorėn". Kėshtu qė, jeta personale e priftit ose denjėsia e tij apo padenjėsia e tij nuk influencojnė shenjtėrimin dhe fuqinė e misterit. Besohet qė Perėndia vepron madje edhe nėpėpmjet klerikėve tė padenjė. Kjo do tė thotė qė efektet e misterit, d.m.th., efektshmėria e tij, nuk dėmtohet nga njė celebrues i padenjė. I vetmi kusht i duhur nga ana e celebruesit qė tė jetė misteri i vlefshėm, ėshtė qė ai duhet ta kryejė atė sipas porosive tė kishės. Pėr kėtė arsye qysh prej fillimit, celebruesit tė njė misteri i kėrkohej tė vishte njė lloj uniforme (veshjet priftėrore) me anė tė sė cilave ai ndahet nga jeta e tij dhe pregatitet pėr tė kryer misterin, si instrument i Hyjnisė. Eshtė e panevojshme tė thuhet qė celebruesi i njė misteri duhet tė jetė njė pjesėmarrės i sinqertė i besės qė qėndron nėn misteret orthodhokse. Kjo gjithashtu do tė thotė qė misteret e kryera jashtė kishės nuk janė tė vlefshme.

    Kisha orthodhokse numėron ndėrmjet mistereve sa mė poshtė: 1) Pagėzimi, 2) Mirosja, 3) Kungimi, 4) Pendimi, 5) Dorėzimi, 6) Martesa, 7) Efqelia. Por megjithatė, ne duhet tė kuptojmė qė tradicionalisht Kisha Orthodhokse kurrė nuk e ka kufizuar numrin e mistereve vetėm tek shtatė. Numri shtatė nuk ka rėndėsi absolute dogmatike nė teologjinė orthodhokse, por pėrdoret pėr pėrshtatshmėrinė e tij. Eshtė mė tepėr simbolik dhe pėrdoret pėr tė treguar pėrsosmėrinė e hirit. P.sh. dhuratat e Shpirtit janė 7 (Isaia 11:2-4). Tė vendosėsh njė kufizim nė numrin e mistereve do tė thotė ti shohėsh ato nga njė perspektivė shumė e ngushtė. Nėse njė mister gjendet kudo ku hiri i Perėndisė ndėrmjetėson tek njeriu nėpėrmjet materies, atėhere nuk ka numėr tė kufizuar tė Mistereve. Kėshtu qė tėrė krijesa bėhet njė mister, njė theofani, nėpėrmjet tė cilės ne shohim Perėndinė. At Tomas Hopko pėrkufizon:
    "Tradicinalisht Kisha Orthodhokse e kupton ēdo gjė qė ėshtė nė Kishė si mistike. E gjithė jeta bėhet njė mister nė Krishtin i cili e mbush vetė jetėn me Frymėn e Perėndisė".

    Mistere tė tjera tė pėrmendur nga teologė orthodhoksė janė dhe Tonsura murgėrore, Shėrbesa e varrimit, Bekimi i Ujit, Shenjtėrimi i Kishės, Bekimi i bukės, vajit, verės, frutave, shtėpive etj. Lipsanet e Shenjtėve, Ikonat, tė cilat nuk janė vetėm njė imazh i botės hyjnore, por gjithashtu janė prania e saj nė tokė, Dhembshuria qė sipas Shėn Joan Gojartit ėshtė njė mister: "Dhembshuria ėshtė njė mister... sepse misteret tona janė pėrmbi tė gjitha dashuria dhe dhembshuria e Zotit pėr njerėzimin, mund tė numėrohen edhe shėrbesa tė tjera tė Kishės si mistere".

    Numri i Mistereve nuk pėrcaktohet nga Dhiata e Re, as nga Etėrit e Kishės. Por gjatė jetės sė Kishės gradualisht u pėrcaktuan shtatė. Koha kur i pėrcaktuan pėrfundimisht misteret si shtatė ishte fundi i shek XIII.

    Si pėrfundim mund ta pėrkufizojmė kėshtu esencėn e ēdo misteri nga tė shtatėt: "Nė Pagėzim njeriu lind mistikėrisht nė jetėn shpirtėrore. Nė Mirosje ai merr hirin i cili e rrit atė shpirtėrisht dhe e forcon. Nė Kungim ai ushqehet shpirtėrisht. Nė Pendim ai shėrohet nga sėmundjet shpirtėrore (mėkatet). Nė Dorėzim ai merr hirin shpirtėrisht pėr tė rigjeneruar dhe ushqyer tė tjerėt me anė tė mėsimit, lutjeve dhe Mistereve. Nė Martesė ai merr hir i cili shenjtėron martesėn dhe lindjen e rritjen e fėmijėve. Nė Efqeli ai shėrohet nga sėmundjet e trupit me anė tė shėrimit tė sėmundjeve shpirtėrore.

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Pagėzimi

    Misteri i pagėzimit, ėshtė njė nga shtatė misteret e Kishės sė Shenjtė Orthodhokse. Gjatė kėtij riti tė lashtė, njė fėmijė i Zotit (i rritur apo foshnje) ndriēohet ose lind pėrsėri, por kėsaj here nė mėnyrė shpirtėrore nė Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai ėshtė larė mistikisht prej mėkatit dhe merr njė jetė tė re hiri. Pagėzimi ėshtė dorėzimi shpirtėror tek Krishti, Drita e Botės (Joani 1:9).

    Ēdo pagėzim ėshtė njė besėlidhje, ėshtė njė dhiatė ndėrmjet Zotit dhe njeriut. Zoti premton tė jetė Ati ynė, dhe ne premtojmė tė jemi bijtė e tij. Edhe nė tė kaluarėn Perėndia ka bėrė Dhiatė me Noen, Abrahamin, Moisiun dhe me tė tjerė. Nėpėrmjet pagėzimit Zoti afrohet dhe dėshiron tė bėjė njė besėlidhje me ēdo person qė vjen nė botė. Pagėzimi kėrkon njė pėrgjigje personale nga i pagėzuari i rritur dhe nga foshnja kur ai tė rritet. Ai nuk ėshtė njė ritual magjik, qė hap automatikisht dyert e qiellit. Pa njė pranim personal pagėzimi mbetet vetėm njė "formė", njė rit pa kuptim. Hiri qė Perėndia dhuron gjatė misterit duhet ta gjejė tė hapur zemrėn e besimtarit, qė tė mund tė hyjė e tė japė fryte. E theksojmė pėrsėri, qė Hiri i Perėndisė nuk i bėn dhunė vullnetit tė lirė tė njeriut; varet nga ne ta pranojmė apo ta refuzojmė atė dhuratė. Si qenie tė lira, ne jemi tė pėrgjegjshėm pėr veprimet tona dhe pėr kėtė arėsye ne do tė gjykohemi.

    Kisha Orthodhokse praktikon pagėzimin e foshnjave pa pritur moshėn e arsyetimit, si njė shenjė tė dashurisė sė Perėndisė ndaj njeriut qysh prej lindjes sė tij. Etėrit e Kishės kėmbėngulin pėr pagėzimin e foshnjave. Shėn Grigor Teologu, duke ju drejtuar nėnave tė krishtera thotė: "A keni njė fėmijė? Mos i lini kohė demit tė rritet. Le tė shenjtėrohet ai nė foshnjėri dhe qysh nga fėmijėria t'i kushtohet Frymės. Apo mos i trembeni vulės nga shkaku i dobėsisė sė natyrės, si ata zemėrdobėtit dhe besėpakėt? Por Ana, madje edhe para se lindte Samueli, ia premtoi atė Zotit, dhe menjėherė mbas lindjes e pėrkushtoi atė pėr rrobėn e shenjtė, pa patur frikė nga dobėsia njerėzore, por duke besuar nė Perėndinė". Tė pretendosh qė dikush duhet tė arrijė moshėn e pjekurisė dhe tė arsyetimit dhe fillimisht tė besojė para se tė pagėzohet (siē arsyetojnė shumė grupe protestante), do tė thotė tė bėsh Hirin e Perėndisė, nė njė farė mėnyre, tė varur nga inteligjenca e njeriut. Kėtu duhet tė theksojmė qė nunėt kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe para Perėndisė. Nunėsia nuk duhet tė merret me mendjelehtėsi. Ēdo nun do pėrgjigjet para "gjykatores sė trembshme tė Krishtit", pėr humbjen e shpirtit tė tė pagėzuarit nga shkaku i indiferencės apo neglizhencės sė nunit.

    Shpjegimi i Misterit. Veprimet e shumta tė kryera gjatė misterit tė pagėzimit nė Kishėn Orthodhokse nuk janė forma tė zbrazura pa kuptim. Krishterimi ėshtė jetė. Ēdo veprim nė misterin e pagėzimit shpreh se ēfarė po bėn aktualisht Krishti nėpėrmjet kėtij misteri.

    Shenja e Kryqit. Prifti bėn shenjėn e kryqit mbi trupin e atij qė po pagėzohet. Kjo pėrsėritet disa herė gjatė misterit. Kryqi ėshtė shenjė e fitores dhe qė u jep arratinė demonėve. Nė tė kaluarėn skllevėrve u vihej njė shenjė, siē edhe bagėtive sot, pėr tė treguar se kujt i pėrkasin. Shenja e kryqit tregon qė ne i pėrkasim Krishtit.

    Vėnia e emrit. Qysh nga momenti qė fėmija vjen nė kishė vihet theksi nė individualitetin e tij. I jepet njė emėr nga i cili ai dallohet nga fėmijėt e tjerė tė Zotit. Kjo shpreh besimin tonė qė fėmija ka dinjitetin e tij personal para Zotit dhe Kishės. Krishterimi ėshtė pėr unitet dhe jo pėr uniformitet. Kisha nuk ėshtė njė grumbull qeniesh anonime, njė turmė, por ėshtė bashkimi i individėve tė lirė, pa dėmtuar personaliten e askujt. Ēdo njeri ėshtė njė individualitet i papėrsėritshėm. Perėndia nuk bėn kopje as ka krijuar robotė, por person, tė cilėt kanė individualitetin e tyre dhe vullnetin e tyre tė lirė pėr njė dialog personal apo kolektiv me Perėndinė.

    Kazani i pagėzimit, ėshtė "Barku Hyjnor" nga i cili ne rilindim shpirtėrisht si fėmijė tė Perėndisė. Gjithashtu, simbolizon dhe tipifikon arkėn e Noes, dashurinė, faljen, dhe pajtimin e Zotit me njeriun, duke i dhuruar shpėtimin nėpėrmjet Jisu Krishtit.

    Nuni, nėpėrmjet veprimit tė Shpirtit tė Shenjtė nuni bėhet nė pagėzim "At Shpirtėror", sepse Shpirti ėshtė mbi mishin. Kėshtu, nunėt bėhen mė tė afėrt me fėmijėn e pagėzuar se sa prindėrit e tij natyralė. Nunėt nė pagėzim bėhen garantė tek Krishti, qė femija do tė rritet dhe edukohet nė besimin e krishterė orthohoks. Pėr kėtė, ata janė pėrgjegjės para Perėndisė. Kisha preferon njė nun dhe njė nune pėr ēdo shpirt tė pagėzuar. Por, megjithatė edhe njė nun orthodhoks ėshtė mjaft pėr njė djalė dhe njė nune orthodhokse pėr njė vajzė.

    Egzorcizmat, lutjet e para, janė njė formė e shkurtėr, por e veēantė egzorcizmash, bėrė pėr tė "pėrzėnė ēdo frymė tė ligė dhe tė ndyrė qė fshihet dhe ka bėrė fole" nė zemrėn e atij qė do tė pagėzohet. Pastaj, duke u kthyer me fytyrė nga "Perėndimi", qė pėrfaqėson errėsirėn, injorancėn dhe tė keqen, nuni mohon Satanain, Princin e errėsirės, "dhe gjithė engjėjt e tij, dhe gjithė veprat e tij, dhe gjithė shėrbimet e tij, dhe gjithė krenarinė e tij".

    Bashkimi me Krishtin. Mbas mohimit tė Satanait tė gjithė kthehen me fytyrė nga "Lindja", burimi i dritės, diturisė dhe mirėsisė dhe nuni pohon publikisht bashkimin e tij me Krishtin. Diellin tonė tė Dritės dhe tė Diturisė, i cili vjen tek ne nga "Lindja e tė Lartave"!

    Besorja. Mbas pohimit tė bashkimit me Krishtin thuhet Besorja, si simbol i besės pėr tė krishterėt orthodhoksė. Duke thėnė nuni Besoren rrėfen besėn e vėrtetė nė Zotin Krisht.

    Heqja e rrobave. Nga tė gjithė krijesat e Zotit, vetėm njeriu vesh rroba, si shenjė e natyrės sė tij tė rėnė dhe mėkatare. Prandaj heqja e rrobave tė katikumenit (atij qė do tė pranohet nė familjen e Krishtit) ėshtė simbol i zhveshjes sė njeriut tė vjetėr (Adamit) dhe jetės sė tij mėkatare (Rom. 6:4, 6), si dhe heqjes sė fletėve tė fikut (Gjen. 3:7), ėshtė simbol i heqjes sė petkut tonė tė mjerimit dhe pėrgatitjes pėr t'u veshur me petkun e lavdisė (Gjen. 2:25).

    Lyerja me Vajin e Shenjtė. Vaji i Shenjtė ėshtė vaj ulliri i pastėr e i bekuar dhe ėshtė pėrdorur kryesisht nė lidhje me shėrimin Hyjnor dhe me Shenjtėrimin. Eshtė shenja e dukshme e hirit dhe shėrimit tė trupit dhe shpirtit; restaurimi i shėndetit dhe falja e mėkateve (Mark. 6:13, 16:18; Jakovi 5:4). Ky vaj gėzimi ėshtė dhurata e Shpirtit tė Shenjtė dhe simbolizon mėshirėn e Perėndisė. "Ju keni tė lyer prej Shenjtit, dhe i dini tė gjitha... dhe tė lyerėt qė muartė nga Ai mbetet ndėr ju! (Joani 2:20, 27)

    Uji i Shenjtė ose Uji i Bekuar. Nga Uji i Bekuar vijnė shumė tė mira. Uji i Pagėzimit ėshtė ujė i pastėr i bekuar dhe qė pėrdoret kryesisht pėr qėllim bekimi, pastrimi, shėndeti dhe shenjtėrimi. Ata qė zhyten nė Ujin e Shenjtėruar me besė fitojnė pastrimin dhe shenjtėrimin e shpirtit dhe trupit, shėrim nga vuajtja, faljen e mėkateve dhe ēdo gjė qė duhet pėr shpėtimin dhe jetėn e pasosur. Nėse njeriu nuk lind prej uji dhe prej Fryme, ai s'mund tė hyjė nė Mbretėri tė Perėndisė! (Joani 3:5)

    Zhytja e triherėshme. Zhytja nė ujė konsiderohet nga Kisha njė porosi e vetė Krishtit. Bėhet tri herė (1) "Nė emėr tė Atit, (2) dhe tė Birit, (3) dhe tė Shpirtit tė Shenjtė!" (Mat. 28:19). Zhytja e trefishtė simbolizon varrimin e treditshėm tė Krishtit, dhe siē Krishti u ngjall nga tė vdekurit ashtu edhe i porsapagėzuari ngjallet nė jetėn e re. (Rom 6:4, 11).

    Misteri i Mirosjes sė Shenjtė, ėshtė forma mė e lartė e vėrtetimit pėr atė qė ėshtė pranuar nė Besimin e Krishterė Orthodhoks. Personi i porsapagėzuar lyhet me Miron e Shenjtė (Njė pėrzierje vaj ulliri me erėra dhe parfume) ... e cila ėshtė "Vula e Dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė". Nė thirrje prifti lyen me miro personin qė po miroset dhe nunėt pėrgjigjen "Vula"!

    Qethja. Mbas Mirosjes, prifti pret tri tufa tė vogla flokėsh nga koka e porsa tė pagėzuarit, si shenjė e mirėnjohjes pėr bekimet e bollshme qė janė marrė nėpėrmjet Misterit tė Pagėzimit. Mirosja dhe Kungata e Shenjtė janė dhurate dhe sakrifice pėr jetėn e re nė Krishtin, qė sapo ka filluar.

    Veshja e re, qė tradicionalisht ėshtė gjithmonė e bardhė dhe qė shpreh pastėrtinė e shpirtit tė porsapagėzuar, simbolizon jetėn e re dhe tė panjollėshme qė merret nėpėrmjet pagėzimit. Eshtė njė zakon i lashtė i cili shpreh transformimin e madh tė atyre shpirtrave qė janė veshur me Krishtin: "Sa u pagėzuat me Krishtin u veshėt (Gal 3:26-27). Kungimi ėshtė marrja e Trupit tė vėrtetė dhe tė panjollshėm dhe Gjakut tė ēmuar tė Krishtit nė formėn e bukės dhe tė verės. I porsapagėzuari dhe i porsamirosuri merr kungimin e tij tė parė dhe prej kėsaj kohe ai bėhet njė anėtar i plotė i Kishės sė Shenjtė Orthodhokse dhe ėshtė njė me Krishtin, dhe nėpėrmjet Krishtit ėshtė bėrė pjesėmarrės nė jetėn e pasosur.

    Eshtė zakon qė nunėt e sjellin fėmijėn e pagėzuar nė Meshėn Hyjnore pėr tre tė Diela radhazi mbas pagėzimit, pėr tė marrė Kungimin e Shenjtė.

    Qirinjtė. Simbolizojė Dritėn e pėrjetshme tė Krishtit dhe i kujtojnė tė porsapagėzurit qė duke filluar prej tani ai duhet tė pėrpiqet tė shkėlqejė nė virtut dhe pastėrti me vepra tė mira. Qirinjtė e ndezur tregojnė besėn tonė nė ndriēimin qė ajo bėn nėpėrmjet kėtij Misteri nė shpirtin e porsa tė pagėzuarit. Pra personi i pagėzuar bėhet fėmijė i dritės... duke kaluar nga errėsira nė dritė (Thes. 5:5).

    Procesioni rreth Altarit. Nunėt dhe i porsapagėzuari, duke mbajtur qirinjtė ndezur nė duar, vijnė rrotull Altarit tri herė, nė nderim tė Shėn Trinisė. Pėr mė tepėr, ky procesion paraqet ecjen para tė porsapagėzuarit me Krishtin: pėr tė treguar qė fjalėt dhe Rruga e jetės sė Krishtit do tė jenė udhėrrefyes pėr jetėn e pėrditshme.

    Leximet nga Shkrimi i Shenjtė. Leximi nga Apostulli ėshtė letra e Shėn Pavlit dėrguar Rom. 6:3-11, ku shpjegohet nė mėnyrė tė qartė dhe tė saktė kuptimi i Pagėzimit nė dritė e Krishtit tė Ngjallur. Leximi i Ungjillit ėshtė nga Mat. 28:16-21, i cili lidh autoritetin qė i ėshtė dhėnė Jisuit "nė qiell dhe nė dhe", me urdhėrin e madh tė Krishtit dhėnė nxėnėsve tė tij. Nė kėtė urdhėr Krishti vetė ka diktuar formulėn pėr pagėzim: "Nė emėr tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Mirosja

    Misteri i Mirosjes kryhet menjėherė mbas atij tė Pagėzimit, mbledhur tė dy nė tė njėjtin rit. Kryerėsi i misterit, peshkopi apo prifti lyen me Miron e Shenjtė tė porsapagėzuarin, duke bėrė shenjėn e Kryqit nė vetull dhe nė sytė, nė hundė, nė buzė, nė tė dy veshėt, nė kraharor dhe nė duart e kėmbėt; dhe nė ēdo lyerje thotė: "Vula e dhuratės tė Shpirtit tė Shenjtė". Ky mister kryhet gjithashtu tek ata qė vinė nga komunitetet heretike dhe duan tė bashkohen me Kishėn. Fjalėt qė shoqėrojnė misterin "Vula e dhuratės tė Shpirtit tė Shenjtė" tregon rėndėsinė dhe efektin e saj. Ėshtė a) akti kulmor i tė Qenurit i Bashkuar me Kishėn, konfirmimi apo vula e bashkimit; dhe b) Vula e Fuqive Hirdhėnėse tė cilat janė dhuruar pėr forcimin dhe rritjen nė jetėn shpirtėrore.

    Shėn Qipriani shkruan, "Ata qė janė pagėzuar nė Kishė janė vulosur nga Vula e Zotit sipas shembullit tė pagėzuar, tė cilėt u pranuan nga Pjetri dhe Joani nėpėrmjet vėnies sė duarve dhe lutjeve (Veprat 8:14-17)... Ajo qė atyre ju mungonte u plotėsua nga Pjetri dhe Joani... Kėshtu ėshtė edhe me ne... Ata janė bėrė tė pėrsosur nga vula e Zotit. "Etėr tė tjerė tė Kishės e quajnė mirosjen "Vulė", "Vulė shpirtėrorė", "Vulė e jetės sė pasosur", "Konfirmim", "Pėrsosje", "Kulmim", etj.

    Shėn Efraim Siriani shkruan: "Me anė tė vulės sė Shpirtit tė Shenjtė vulosen tė gjitha portat brenda shpirtit tuaj, me anė tė vulės sė lyerjes vulosen tėrė pjesėt e trupit tuaj". Shėn Vasili i Madh pyet: "Si do tė luftojė engjėlli juaj pėr ju, si do t'ju ruajė nga armiku, nėse ai nuk do tė njohė vulėn?... Apo nuk e dini qė engjėlli vrau tė parėlindurin nė shtėpitė e atyre qė nuk ishin vulosur? Njė thesar i pavulosur vidhet lehtė, njė dele e pavulosur mund tė merret lehtė nga tė tjerėt". Ky mister ėshtė quajtur gjithashtu "dhuratė e Shpirtit", "mister i Shpirtit", "simbol i Shpirtit", etj.

    Misteri i Mirosjes shenjtėron organet e ndijimit, d.m.th., tė parėt, tė dėgjuarit, tė prekurit, shijimin dhe nuhatjen. Vula e Shpirtit tė Shenjtė ėshtė "firma" e Perėndisė nė krijesėn e Tij tė re. Ashtu si njė artist mbasi pėrfundon njė tabllo tė bukur vė nėnshkrimin e tij nė tė, ashtu edhe Perėndia na vulos, vė nėnshkrimin e Tij mbi ne mbas pagėzimit pėr tė treguar qė ne jemi krijesa e Tij e re.

    Si shtesė pėr tė plotėsuar pagėzimin dhe pėr tė na pregatitur ne pėr luftėn shpirtėrore, shėn Qirili i Jeruzalemit i shton njė tjetėr dimension Mirosjes, atė tė zgjimit tė ndijimeve shpirtėrore: "Sė pari ju jeni lyer nė ballė, pėr t'u ēliruar nga turpi qė njeriu i parė solli mbas mėkatit, pėr t'u ēliruar krejtėsisht qė tė mund tė bėheni tė aftė tė sodisni lavdinė e Perėndisė me ballė lart, si nė njė pasqyrė, pastaj jeni lyer nė veshėt pėr tė dėgjuar misteret hyjnore; pastaj hunda pėr tė nuhatur parfumin hyjnor dhe qė tė mund tė thoni: Ne jemi aroma e dashur e Krishtit. "Por Mirosja jo vetėm plotėson Pagėzimin, na pregatit pėr luftėn shpirtėrore dhe na zgjon ndijimet shpirtėrore; ajo ėshtė gjithashtu njė thirrje pėr t'i shėrbyer Zotit tonė. Vula ėshtė gjithashtu njė shenjė e rekrutimit nė ushtrinė e Tij.

    Etėrit e shenjtė tė Kishės e lidhin fjalėn "krishterė" me fjalėn "krezmim" (mirosja). Chrisma dhe Christos nė greqisht do tė thonė "lyerje" dhe "i lyeri". Shėn Qirili insiston qė vetėm lyerja e brendėshme me Shpirtin e Shenjtė mund tė na bėjė ne tė krishterė. Sepse kur Shpirti i Shenjtė "derdhet" mbi shpirtet tona ne bėhemi "Krishtėra" (tė lyer) me tė vėrtetė. Ai vazhdon, "Ai (Jisui) u zhyt nė lumin Jordan dhe mbasi lėshoi aromėn e hyjnisė sė Tij nė ujėrat, Ai u ngrit prej tyre dhe Shpirti i Shenjtė ndriēoi mbi tė... Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe me ju, mbasi dilni nga kazani i pagėzimit ju jepet miro (lyerja), tipi i asaj qė ishte lyer Krishti, qė ėshtė Shpirti i Shenjtė". Nė pagėzim Zoti vjen tė pastrojė njeriun nga mėkati fillestar dhe nga skllavėria e Satanait. Pastaj fillon aspekti pozitiv i shpėtimit nėpėrmjte Mirosjes sė Shenjtė. Ena e larė dhe e pastraar nga pagėzimi mbushet me praninė e Shpirtit tė Shenjtė dhe bėhet njė krijesė e re, (2 Kor. 5:7) dhe njė tempull i Shpirtit tė Shenjtė. Kėshtu Mirosja plotėson dhe perfeksionon pagėzimin. Shėn Ambrozi thotė: "Nė kėtė mister ju merrni vulėn e Shpirtit tė Shenjtė pėr tė Plotėsur dhe Perfeksionuar punėn e nisur tek ju kur lindėt pėrsėri nė kazanin e pagėzimit".

    Ditėn e Rushajeve Kisha u lye pėr misionin e saj hyjnor ndėr njerėzit, d.m.th., tė vazhdonte nė botė shėrbesėn shėruese, predikuese dhe shenjtėruese tė Krishtit. Atė ditė Shpirti i Shenjtė erdhi e banoi tek apostujt, duke i mbushur ata me fuqinė dhe diturinė e Perėndisė, dhe duke i bėrė tė aftė tė predikonin Krishtin me guxim. Ajo qė i ndodhi Krishtit nė Theofani dhe Kishės ditėn e Rushajeve, ndodh nė jetėn e ēdo pjesėtari tė trupit me anė tė Mirosjes qė bėhet mbas pagėzimit. Pagėzimi dhe Mirosja nuk janė tė ndara nė Kishėn Orthodhokse sepse njėri ėshtė pagėzim me Ujė dhe tjetri pagėzim me Frymė. "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po tė them, nė mos lindte njeriu prej Uji e Fryme, s'mund tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė". (Joan 3:5) Tė dy pagėzimet qėndrojnė sė bashku. Nėpėrmjet misterit tė Mirosjes ne pagėzohemi me Shpitin e Shenjtė siē Krishti nė Theofani dhe Kisha nė Rushajet. Theodori i Mopsuestias shkruan: "Sapo ju ngriheni nga uji ju jepet njė rrobė e pastėr dhe e bardhė. Eshtė njė shenjė e jetės sė re qė ju do jetoni si bij tė ngjalljes... Pastaj ju shkoni tek peshkopi pėr tė marrė vulėn pėrfundimtare e cila plotėson dhe pėrsos inicimin tuaj dhe ju fuqizon me dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė. Kėshtu qė ju ndiqni shembullin e Vetė Jesuit, i Cili u pagėzua nė Jordan qė ta bėnte pagėzimin njė burim shenjtėrimi pėr ne. Kur Ai u ngrit nga ujėrat Shpirti i Shenjtė zbriti dhe qėndroi nė tė nė formėn e pėllumbit". Porsa ne dalim nga uji i pagėzimit, i njėjti Shpirt i Shenjtė zbret mbi ne nėpėrmjet misterit tė Mirosjes. Shėn Qirili i Jeruzalemit thotė: "Kur uji lan trupin, Shpirti i Shenjtė vė vulėn e tij mbi shpirt, qė me zemrat tona tė pastruara shpirtėrisht dhe me trupet tona tė larė tė mund t'i afrohemi Perėndisė. Ti pra, qė po zbret nė ujė, mos mendo vetėm thjesht pėr ujin, por me anė tė veprimit tė Shpirtit tė Shenjtė po merr shpėtimin tėnd: sepse pa ato tė dyja, ujin dhe frymėn ju nuk mund tė bėheni i pėrsosur".

    Mirosja ėshtė pjesėmarrja nė lyerjen e Krishtit nga Fryma mbas Pagėzimit tė Tij. Ashtu si nė pagėzim ne marrim pjesė nė vdekjen dhe ngjalljen e Jisuit, kėshtu nė Mirosje ne marrim pjesė nė lyerjen e Krishtit nga Shpirti i Shenjtė. I tėrė ėshtė lyer, vulosur e shenjtėruar si njė tempull, d.m.th., sytė, hunda, buzėt, veshėt, kraharori, duart e kėmbėt. Ashtu siē Kungimi ėshtė Darka e fundit personale, edhe Mirosja ėshtė Rushaja personale: ardhja personale tek njeriu e Personit tė tretė tė Hyjnisė, Shpirtit tė Shejtė, siē erdhi tek Apostujt ditėn e Rushajave (ditėn e Pentekostisė). Peshkop Kalistos Ware shkruan: Ēfarė ndodhi tek tė krishterėt e parė ditėn e Rushajave, ndodh gjithashtu tek secili nga ne nė Mirosjen... I porsa pagėzuari, fėmijė apo i rritur shėnohet nga prifti me Miron e Shenjtė nė ballė, sy, hundė, gojė, veshė, kraharor, duar e kėmbė duke thėnė: "Vula e dhuratave tė Shpirtit tė Shenjtė". Kjo ėshtė pėr secilin nga ne njė Rushaje personale: Shpirti, i Cili zbriti tek apostujt nė mėnyrė tė dukshme nė gjuhėra zjarri, zbret mbi ne nė mėnyrė tė padukshme, por jo me mė pak fuqi e realitet. Secili bėhet njė "I lyer" njė "Krisht", sipas ngjashmėrisė sė Jisuit, Mesias".

    Mirosja ėshtė misteri me anė tė sė cilit ne jemi "dorėzuar" (hirotonisur) nė bashkėsinė e besnikėve. Ashtu siē kandidati pėr priftėri merr Shpirtitn e Shenjtė nėpėrmjet dorėzimit pėr ta ndihmuar atė pėr tė kryer detyrat e shėrbimit tė tij, ashtu edhe ēdo i krishterė orthodhoks i pagėzuar "dorėzohet" nė Trupin e Krishtit nėpėrmjet Misterit tė Mirosjes. Mirosja na jep fuqinė dhe hirin pėr t'u bėrė nxėnės tė Jisuit nė botėn e sotme, pėr tė ndėrtuar sė bashku mbretėrinė e Perėndisė dhe pėr tė qenė pjesėmarrės tė pėrgjegjshėm nė jetėn e Kishės.

    Shėn Ambrozi shkruan,"... Lyerja (Mirosja) mbas pagėzimit ju shenjtėron ju qė tė jeni pjesėmarrės nė priftėrinė e besnikėve. I tėrė trupi i Kishės ėshtė lyer pėr tė kryer njė funksion priftėror, pėr tė afruar njė sakrificė shpirtėrore lavdėrimi, ashtu siē shėn Pjetri na thotė nė letrėn e tij tė parė. "Po ju jeni njė racė e zgjedhur, njė priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtėruar", llaus qė fitoj Perėndia, qė tė rrėfeni mirėsitė e atit, qė u thirri juve nga errėsira nė dritėn e tij tė mrekullueshme" (I Pjetr. 2:9)... Tė gjithė ju... jeni lyer nga Shpirti i Shenjtė pėr tė marrė pjesė nė mbretėrinė e Perėndisė si edhe nė priftėrinė e besnikėve.

    Miro qė pėrdoret nė misterin e Mirosjes pėrbėhet nga vaj ulliri pėrzier me ballsame tė ēmuara dhe parfume. Nė fakt receta pėr pėrgatitjen jepet nė librin e Eksodit (Eks. 30:22-25). Me kėtė vaj tė parfumuar Moisiu leu vėllanė tij Aaronin nė priftėrinė e lartė sipas urdhėrit tė Perėndisė. Pėrpara lyerjes Aaroni u la nė ujė. Me kėtė vaj tė krishterėt janė lyer si njė "popull mbretėror". Aroma e Miros paraqet aromėn e Frymės qė mbush tė gjitha gjėrat. Shėn Qirili i Jerusalemit shkruan: "Mos mendoni qė MIRO ėshtė diēka e zakonshme. Ashtu si buka e Meshės mbas invokimit tė Shpirtit tė Shenjtė, nuk ėshtė mė bukė e zakonshme, por trupi i Krishtit. Kėshtu edhe Miro e Shenjtė nuk ėshtė mė e zakonshme... mbas epiklesis, por HIR i Krishtit, bėrė i efektshėm nga Shpirti i Shenjtė, me anė tė pranisė sė hyjnisė sė Tij".

    Mbas shenjtėrimit nga patrikėt apo kryepiskopėt e kishave tė ndryshme autoqefale tė Enjten e Madhe tė ēdo viti, miro dėrgohet nėpėr enoritė lokale pėr t'u pėrdorur mbas pagėzimit nga priftėrinjtė. Shenjtėrimi i Miros duhet tė bėhet nga njė peshkop. Shenjtėria e veēantė e miros si enė e pranisė sė Shpirtit tė Shenjtė, shihet edhe nė faktin qė ajo mbahet tėrė vitin nė altarin e shenjtė sė bashku me Kungatėn.

    Njė gjė tjetėr qė dallon miron nga vajėrat e tjerė pėrdorur nė adhurimin orthodhoks, si shtesė pėr bekimin sakramental, ėshtė fakti qė ajo ėshė parfumuar me bimė aromatike.

    Nė Perėndim, ndarja e Mirosjes nga Pagėzimi ndodhi rreth shekullit XIII. Ajo kryhet nė moshėn 7 vjeē dhe bėhet vetėm nga peshkopi dhe vetėm nė vetull, ndėrsa nė kishėn e Lindjes lyerja me miro bėhet nė vetull, sy, veshė etj.
    Pėrveēse nė misterin e mirosjes, miro ėshtė pėrdorur gjithashtu edhe nė disa raste tė jashtėzakonshme. Kėshtu nė shenjtėrimin e njė kishe lyhen me miro altari i shenjtė ku do tė kryhet Misteri i Trupit dhe Gjakut tė Shenjtė tė Kishtit si dhe muret e Kishės. Nė tė kaluarėn nė njė rit tė veēantė lyheshin me miro kur kurorėzoheshim perandorėt apo mbretėrit orthodhoksė.

    Si pėrfundim do tė donim tė shtonim qė pyetjes sė Shėn Pavlit drejtuar Efesianėve: "A e morrėt Shpirtin e Shenjtė" tė mos i pėrgjigjemi me njė po formale, por t'i drejtojme vetes disa pyetje tė tjera. Ēfarė kam bėrė unė me dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė? A e kam mbajtur pastėr tempullin? A e ndjej unė praninė e Shpirtit nė jetėn time? A pėrpiqem unė ta ushqej e ta zhvilloj farėn e Shpirtit? Le t'i pėrgjigjet personalisht ēdo i mirosur kėtyre pyetjeve.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Kungata Hyjnore

    Kungata Hyjnore ėshtė quajtur si Misteri i mistereve; i cili i pėrshkon tėrė misteret e tjerė. Kungata ėshtė misteri nė tė cilin buka dhe vera e blatuar ndryshohen prej Shpirtit tė Shenjtė nė trupin e vėrtetė dhe Gjakun e vėrtetė tė Zotit tonė Jisu Krisht. Nė ēdo mister tjetėr ne thėrresim bekimet e Perėndisė nė disa elemente materiale, qė ato tė shenjtėrohen. Ky element mund tė jetė ujė, vaj apo diēka tjetėr. Vetėm nė Kungatėn Hyjnore ne thėrrasim bekimin e Perėndisė mbi elementet materiale tė bukės dhe verės dhe i kėrkojmė Atij qė jo vetėm t'i shenjtėrojė, por t'i ndryshojė nė gjakun dhe trupin e Jisu Krishtit. Kėshtu qė, kur ne marrim Kungatėn, ne marrim vetė Krishtin, bėjmė njė bashkim intim me Tė dhe me jetėn e pėrjetshme. Aq i madh ėshtė ky mister, sa qė ne nuk mund ta shprehim dot, por vetėm falenderojmė Zotin. E falenderojmė pėr kėtė dhuratė; sa qė edhe Kungata e Shenjtė quhet Eukaristia, qė do tė thotė Falenderim. Ky mister, sė bashku me pagėzimin, janė themeluar nga vetė Zoti dhe janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin. Pa kėto dy mistere ne nuk hymė dot nė Mbretėrinė dhe nuk kemi Jetė. Zoti tha qė po te mos lindim prej uji dhe fryme (pagėzimi,) nuk do tė hyjmė nė Mbretėrinė e Perėndisė, por edhe nėse nuk ushqehemi, ēfarė lindi nga pagėzimi nuk do tė rrojė. "Me tė vėrtetė po ju them: po tė mos hani trupin e Birit tė njeriut, dhe po tė mos pini gjakun e Tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj". (Joan. 6:53). Me pagėzimin lindim nė jetėn shpirtėrore, por me Kungatėn ushqehemi. Lindja ėshtė vetėm njė herė por ushqimi duhet i vazhdueshėm.

    Ky mister pėrbėhet nga dy momente tė veēanta: 1) ndryshimi apo trasformimi i bukės dhe i verės nė Gjakun dhe Trupin e Zotit, dhe 2) kungimi me gjakun dhe trupin e Krishtit. Kungata ėshtė njė mister i pakaluar, nė atė ēfarė ajo ėshtė dhe nė atė se ēfarė ajo kryen e pėrmbush. Nė Ungjillin sipas Matheut (26:26-28), tregohet qė Jisui nė Darkėn Mistike, mori bukėn, dhe si e bekoi, e theu, e ua dha nxėnėsve duke thėnė: "Merrni e hani: ky ėshtė Trupi im". Pastaj mori potirin, edhe se u fal nderse, ua dha atyre, duke thėnė: "Pini tė gjithė prej kėtij, sepse ky ėshtė Gjaku im...". E njėjta gjė tregohet edhe nė Ungjillin sipas Markut (14), si edhe nė atė tė Lukės (22). Fjalėt e Shpėtimtarit nė Darkėn Mistike: "Ky ėshtė Trupi im, qė thyhet pėr ju, ky ėshtė gjaku im i Dhiatės sė Re, qė derdhet pėr shumė pėr ndjesėn e mėkateve", janė krejtėsisht tė qarta, dhe nuk lejojnė interpretime tė tjera, pėrveēse atij direkt, d.m.th., qė nxėnėsve iu ishte dhėnė Trupi dhe Gjaku i vėrtetė i Krishtit. Dhe kjo ėshtė plotėsisht nė harmoni me premtimin e dhėnė nga Shpėtimtari nė kapitullin e gjashtė tė Ungjillit tė Joanit, lidhur me Trupin dhe Gjakun e tij.


    Ēfarė ėshtė kungata?

    Kungata ėshtė njė takim personal me Krishtin e Gjallė. Kungimi ėshtė dhoma nusėrore e shpirtit tonė, ku ai takohet me Dhėndėrin Hyjnor. Ashtu siē Mirosja ėshtė njė Rushaje (Pentekosti) personale, ashtu edhe Kungimi ėshtė njė Darkė Mistike personale. Ne jetojmė dhe marrim atė qė jetuan dhe morėn nxėnėsit nė dhomėn e sipėrme nė Jeruzalem, kur Zoti ynė hėngri bashkė me ta Pashkėn. Shėn Qirili i Jerasalemit thotė: "Krishti dha tek fėmijėt e dhomės nusėrore gėzimin e Trupit dhe tė Gjakut tė tij". Njė tjetėr nga Etėrit e kishės, Theodoreti, shkruan: "Nė ngrėnien e elementėve tė Dhėndėrit dhe nė pirjen e gjakut tė tij, ne kryejmė njė bashkim martesor". Shėn Ambrozi thotė qė kur Trupi i Krishtit prek buzėt e besimtarit, kjo ėshtė me tė vėrtetė njė puthje dhėnė shpirtit nga Krishti. Kungata ėshtė Eskaton Omega, qė ndėrhyn nė histrori, ėshtė shijimi i tė ardhmes, qielli i pranishėm nė tokė. Krishterimi ėshtė mė tepėr se dogmė apo doktrinė. Eshtė Krishti vetė qė jeton ndėr ne.

    Ėshtė mė tepėr se simbol

    Kisha gjithmonė i ka besuar fjalėt: "Ky ėshtė Trupi im... ", nė kuptimin direkt tė tyre dhe jo si simbol. DIKAKIA, njė nga dokumentet mė tė vjetėr tė krishtėrimit, deklaron qė buka e vera janė tė shenjta; ato janė ushqimi dhe pija shpirtėrore qė japin jetėn e pėrjetėshme. Shėn Ignati shkruan qė: "Kungata ėshtė mishi i Shpėtimtarit Jisu Kjisht, i cili pėsoi pėr mėkatet tona, dhe qė Ati nė mirėsinė e tij e ngriti pėrsėri". Ai e quan Kungatėn njė ilaē pėr pėrjetėsinė (farmakon athanasias), njė antidot kundėr vdekjes. Kur Jisui foli ato fjalė, ai kishte ndėr mend pikėrisht ato qė tha. Buka dhe vera qė ne marrrim nė kungim janė realisht dhe jo simbolikisht, Trupi dhe Gjaku i tij. Sepse nė tė Jisui tha: "Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim, edhe gjaku im me tė vėrtetė pėr tė pirė. Ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet tek unė, edhe unė tek ai" (Joan 6:55-56).

    Shėn Joan Gojarti shkruan: "Ēfarė ėshtė nė potir ėshtė e njėjta me atė qė doli nga ija e Krishtit. Ēfarė ėshte buka? Trupi i Krishtit". ...buka qė unė do ju jap ėshtė mishi im, tė cilin unė do ta jap pėr jetėn e botės" (Joan 6:51). Kėshtu, kur njė orthodhoks merr kungatėn, ai merr Trupin dhe Gjakun e vėrtetė tė Jisuit, tė njėjtin trup qė eci nė detin e Galilesė dhe qetėsoi stuhinė, tė njėjtin trup qė me vėnien e duarve shėroi tė verbėrin, tė njėjtin trup qė u kryqėzua nė Golgotha pėr mėkatet tona, tė njėjtin trup qė u ugjall dhe ndonėse porta ishte mbyllur, ai hyri brenda; tė njėjtin trup qė u ngjit nė qiell dhe qėndron nė tė djathtė tė Atit, tė njėjtin trup qė do tė vijė tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit.


    Pėrgatitja pėr kungim

    Agjėrimi. Kur flasim pėr kungimin pėmjėherė do na vijė ndėr mend agjėrimi. Kaq i ngatėrruar dhe i keqkuptuar ėshtė problemi i agjėrimit, sa qė shpesh edhe priftėrinjtė nuk janė tė njė mendje, ēfarė ka mėsuar njėri nuk mėson tjetri. Ne nuk mund nė kėtė artikull tė shkurtėr tė sqarojmė gjithēka rreth agjerimit, por do mundohemi tė sqarojmė gjėrat kryesore. Agjėrimi ėshtė njė disiplinė shpirtėrore qė ka pėr qėllim tė vlerėsojė pjesėmarrjen tonė nė Kungim, dhe nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė shihet si njė shfajėsim pėr tė qėndruar larg potirit. Fillimisht duhet tė theksojmė qė agjėrimi nuk ėshtė njė disiplinė qė kufizon vetėm ushqimin. Tė agjėrosh nuk do tė thotė vetėm tė mos hash, por edhe tė mos gėnjesh, tė mos vjedhėsh, tė mos shpifėsh, tė mos kurvėrosh etj. Shpesh dėgjon tė krishterė orthodhoksė qė tė thonė se kanė agjėruar tė Mėrkurėn dhe tė Premten duan tė kungohen tė Dielėn. Nė fakt agjėrimi tė Mėrkurė dhe tė Premte nuk lidhet me Kungatėn. Kisha e kėrkon kėtė agjėrim edhe nėse ti nuk kungohesh. Disa tė tjerė gjejnė justifikim pėr tė mos kunguar ngaqė nuk kanė agjėruar tėrė javėn, apo nuk kanė mbajtur njė kreshmė tė gjatė. Nuk ka ndonjė kanun qė tė vendosi ndonjė kusht pėr marjen e kungimit. Shėn Nikodhim Ajoriti thotė: " Nga kanunet nuk urdhėrohet mbajtja e ndonjė kreshme para marrjes sė kungatės". Ėshtė e vėrtetė qė agjėrimi na lartėson pėr kungatėn, por megjithė agjėrimin ne kurrė nuk jemi tė denjė pėr atė. Kungata ėshtė njė dhuratė, ne e marrim jo sepse jemi tė denjė, por nga mirėsia e Zotit. Takimi me Zotin gjithmonė duhet paraprirė nga njė pėrgatitje, ashtu siē paraprihet ēdo takim i rėndėsishėm. Kisha kėrkon nga besnikėt qė ata tė kenė mbajtur agjėrimin pėr kungatėn. Por ēfarė ėshtė agjėrimi pėr kungatėn? Nėse lexojmė Letrėn e Parė tė Pavlit drejtuar Korinthianėve shohim qė ishte zakoni tė hahej nė shtėpi para se tė shkonin nė kishė pėr kungim. Kjo tregon qė nuk kishte agjėrim pėrpara, -tė paktėm nė atė ditė. Mbas disa vitesh Kisha zhvilloi agjėrimin pėr kungatėn, qė ishte agjėrimi komplet nga ushqimi dhe pija nė mėngjezin para marrjes sė Kungatės. Teologu orthodhoks Timothy Ware shkruan: "Orhodhoksia insiston nė njė agjėrim strikt pėrpara kungimit, asgjė nuk mund tė hahet apo tė pihet mbas zgjimit nė mėngjez". Pra nėse ju mbani agjėrimin e Kungatės dhe nuk keni ndonjė problem moral qė mund t'ju mbajė larg Potirit, atėherė ju jeni i detyruar tė mermi Krishtin i cili blatohet nė Meshė. Tėrė qėllimi i Meshės Hyjnore ėshtė pikėrisht Kungimi, Takimi me Zotin. Nė kėtė kuptim ėshtė parė pėrgatitja pėrpara, si njė pėrpjekje pėr t'u denjėsuar. Mendimi qė nuk kungohem ngaqė nuk kam mbajtur njė kreshmė tė gjatė nuk qėndron. Ne nuk duhet ta shmangim kungimin kur ne mendojmė qė jemi tė padenjė e mėkatarė. Pikėrisht pse jemi tė padenjė e mėkatarė ne kemi nevojė pėr tė. Duhet ta marrim pėr shėrimin e shpirtit dhe t'i afrohemi Potirit me "frikė Perėndie, shprese dhe dhashuri".


    Rrėfimi

    Edhe rrėfimi duhet parė nė idenė e njė pėrgatitjeje pėrpara marjes sė Kungimit. Kisha nuk e ndalon atė qė do tė rrėfehet para ēdo kungimi. Por duhet patur parasysh qė rrėfimi para kungimit nuk ėshtė njė kusht i domosdoshėm. Asnjė mister nuk ėshtė i varur nga njė mister tjetėr, por ato janė tė ndėrthurur me njėri-tjetrin. Rrėfimi para takimit me Zotin ėshtė parė nė idenė e shprehur nga vetė Zoti, qė kur vjen tė flijosh nė altar dhe nėse ke ndonjė gjė kundėr vėllait, shko nė filiim pajtohu me tė, pastaj eja e flijo. Rrėfimi ėshtė njė pajtim, vendos njė paqe nė shpirt dhe na ndihmon ta takojmė me gėzim Zotin. Prandaj edhe rrėfimi nuk duhet tė jetė njė justifikim pėr t'u mos u kunguar. Ai duhet tė na lartėsojė pėr kungimin dhe jo tė na largojė.

    Shpeshėsia e Kungimit

    Nė veprat e Apostujve shohim qė tė krishterėt e Jeruzalemit mblidheshin sė bashku me Apostujt pėr tė celebruar Misterin e Meshės Hyjnore (Vep. 2:42-47). Nė vargjet 46-47, thuhet: "Edhe pėrdita ishin duke pritur me njė zemėr nė Hieroret, e thyenin bukė nėpėr ēdo shtėpi, e hanin me gėzim e me kthjelltėsi zemre, duke lavdėruar Perėndinė, e duke patur hir para gjithė popullit. Edhe Zoti shtonte pėrdita ndė kishat ata qė shpėtonin". Pra tė krishterėt e Jerusalemit sė bashku me Apostujt kungoheshin pėrditė. Konfesori Job thotė: "Po tė jetė e mundur edhe pėrditė lejohet kungimi, pėr priftėrinjtė dhe pėr laikėt, pėr burrat e pėr gratė, pėr femijėt dhe pėr pleqtė". Shėn Vasili i madh shkruan, "Eshtė mirė dhe e dobishme tė marrėsh kungimin ēdo ditė, sepse vetė Krishti thotė qartė "ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim ka jetė tė pėrjetėshme" (Joan. 6:54). Sepse kush ėshtė ai qė dyshon se pjesėmarrja e vazhdueshme nė jetė nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse tė shtosh jetėn? Unė vetė kungohem katėr herė nė javė: tė dielėn, tė mėrkurėn, tė premten dhe tė shtunėn, por edhe nė ditė tė tjera ka ndonjė pėrkujtim tė ndonjė shenjti". Shėn Ambrozi, peshkop i shquar i Milanos duke kritikuar ata qė nuk kungoheshin shpesh thotė: "Duhet tė bėjmė njė jetė tė tillė, qė tė jemi nė gjendje tė kungohemi pėrditė". Kanunet e Kishės urdhėronin qė nėse dikush nuk e merrte kungatėn pėr tre tė diela rresht, pa ndonjė arsye, ai duhet tė ēkishėrohej. Kėtė mendim kishin tė tėrė Etėrit e Kishės dhe kjo ishte praktika e Kishės. Por pėr fat tė keq, nga disa arsye tė caktuara historike, nė Kishė filloi njė praktikė e gabuar nė lidhje me kungimin. Gjatė pushtimit turk, meqėnėse mundėsitė ishin tė kufizuara filloi praktika e kungimit vetėm katėr herė nė vit; mbas katėr kreshmave tė mėdha. Pėr kungim kisha kėrkon vetėm respektimin e agjėrimeve qė ajo ka caktuar dhe jo Kreshma tė posaēme. Shėn Nikodhim Ajoriti mori inisiativėn pėr tė rifilluar pėrsėri kungimin e shpeshtė nė malin Athos dhe nė Kishėn Orthodhokse nė pėrgjithėsi. Nė vitin 1783 ai shkroi njė broshurė "Rreth kungimit tė shpeshtė". Ndonėse ai u kritikua nga disa, njė dekret zyrtar i Sinodit tė Konstandinopojės (gusht 1819) e pranoi parimin e tij qė ēdo besnik duhet tė merrte kungimin nė ēdo meshė. Tani ky ėshtė njė kanun zyrtar i kishės. Tė marrėsh kungimin tre-katėr herė nė vit nuk ėshtė ndonjė gjė e keqe, por tė ushqehesh ēdo ditė ėshtė shumė mė mirė. Sa mė afėr dhe sa mė shpesh ta takosh Zotin aq mė mirė ėshtė dhe aq mė shumė shpirti ėshtė i ndritshėm dhe i forcuar.


    Rėndėsia e kungimit

    Pėr tė theksuar rėndėsinė e Kungimit po pėrsėrisim pėrsėri fjalėt e Zotit: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė, po ju them juve, nė mos hėngėrshi mishin e tė Birit tė njeriut, edhe nė mos pifshi gjakun e tij, s'keni jetė nė veten tuaj. Ai qė ha mishin tim, dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ngjall nė ditėt e pastajme" (Joan 6:53-54). Kungimi nuk ėshtė diēka sipas dėshirės. Eshtė njė nevojė e domosdoshme pėr shpėtimin siē ėshtė besa, pendimi, rrėfimi dhe pagėzimi. Duke folur pėr Kungatėn Nikolla Kabasila thotė: "Ajo ėshtė pėrmbushja e tė gjitha mistereve dhe jo vetėm njė prej tyre... Tė gjitha pėrpjekjet njerėzore arrijnė nė qėllimin final. Sepse nė kėtė mister ne arrimė Zotin Vetė, dhe Zoti Vetė ėshė bėrė njė me ne, nė mė tė pėrkryerin e tė gjitha bashkimeve... Ky ėshtė misteri final, mė larg se ai nuk ėshtė e mundur tė shkohet dhe asgjė nuk mund t'i shtohet". Po e pėrfundojmė me njė pjesė nga Filokalia. Njė njeri i shenjtė i cili kishte fuqi mbi demonėt, i pyet njėherė frymėrat e liga: "Kush janė gjėrat qė ju keni mė shumė frikė tek tė krishterėt? Ata i pėrgjigjen: "Me tė vėrtetė ju zotėroni tre gjėra tė mėdha: E para ėshtė ajo qė ju varni nė qafė, e dyta ėshtė ajo qė ju laheni nė Kishė dhe e treta ajo qė merrni nė Kishė". Ai i pyet pėrsėri: "Nga kėto cilėn keni mė shumė frikė?" Ata u pėrgjigjėn: "Nėse ju ruani mirė atė qė merrni nė Kishė (Kungatėn), asnjė nga ne nuk mund t'ju dėmtojė". Tre gjėrave iu trembeshin demonėt, Kryqit, Pagėzimit dhe Kungimit, por mė shumė i trembeshin ruajtjes sė pastėr tė Kungatės Hyjnore.

    (Pjesa e Ungjillit)

    "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them se po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetėn e amėshuar; dhe unė do ta ngjall nė ditėn e fundit".

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Martesa

    Qellimi i Familjes sė krishterė: Familja, siē dihet nga tė gjithė, pėrbėn bėrthamėn themelore tė shoqėrisė. Kėshtu qė nė Kishėn militante tė Krishtit ėshtė njė njėsi bazė e trupit tė Kishės. Prandaj, nė shkrimet e Apostullit familja e krishterė ėshtė quajtur nė vetvete njė "Kishė". "Pėrshėndet Prishilėn dhe Akuilėn, bashkėpunėtorėt e mi nė Jisu Krishtin... si dhe kishės qė ėshtė nė shtėpinė e tyre (Rom. 16:3, 5); "Pėrshėndetni Nimfėn edhe Kishėn qė ėshtė nė shtėpi t'ati" (Kol. 4:15). Nga kėto kuptohet se ēfarė kujdesi i madh i duhet dhėnė familjes nga pikėpamja e kishės, kėshtu qė familja tė pėrmbushė qėllimin e tė qėnurit njė "kishė" e vogėl, siē shprehet shėn Joan Gojarti.
    Gjithashtu ėshtė edhe njė rrugė tjetėr jete personale, e cila ėshtė e bekuar nė kristianizmin: virgjėria ose celibati. Celibati pėr hir tė Krishtit ka krijuar njė lloj tjetėr tė njėsisė sociale tė krishterė: murgėrinė. Kisha e vendos atė mbi jetėn e martuar, dhe me tė vėrtetė ka qenė nė historinė e Kishės njė element drejtues dhe udhėheqės, njė mbėshtjeje e Kishės nė realizimin e shkallėve mė tė larta tė ligjit moral tė Ungjillit.

    Por, jo tė gjithė mund tė marrin mbi vete benė e virgjėrisė nė emėr tė Krishtit dhe tė Kishės. Prandaj, Kisha e bekon gjithashtu jetėn martesore, pėr hir tė atyre qėllimeve tė larta dhe tė vėshtira qė janė vėnė para familjes sė krishterė, dhe ky bekim ėshtė njohur si Mister.

    Shkrimi i Shenjtė dhe historia njerėzore fillon dhe mbaron me njė martesė. Adami me Evėn bashkohen nė martesė, nė Parajsė, para Rėnies, duke e treguar martesėn si njė pjesė e planit tė pėrjetshėm tė Perėndisė pėr njerėzimin nė mes tė krijimit (Gjenez. 2:22-25). Historia mbyllet me martesėn e Nuses me Qengjin (Zbul. 19:7-9), martesa tokėsore e pėrmbushur nė qiell, duke treguar natyrėn e pėrjetshėm tė misterit.

    Martesa si Institucion Hyjnor: Qė martesa ka bekimin e Zotit, kjo thuhet shumė herė nė Shkrimin e Shenjtė. Nė Gjenezėn 1:27-28 shkruhet: "Keshtu Perėndia e krijoi njeriun simbas shėmbėllimit tė tij, simbas shėmbėllimit tė Perėndisė e krijoi atė, mashkull dhe femėr i krijoi ata. Dhe Perėndia i bekoi dhe iu tha: shtohuni e shumėzohuni e mbushni dheun".

    Shpėtimtari vete, duke komanduar qė besnikėria duhet tė ruhet nė martese dhe duke ndaluar divorcin, pėrmend fjalėt e librit tė Gjenezės 2:24 "Prandaj njeriu do tė lerė atin dhe nėnėn edhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe tė dy do tė jenė njė mish", pastaj shton "Atė pra qė Perėndia e bashkoi njeriu tė mos e ndajė". Kėto fjalė tė Zotit e tregojnė qartė dinjitetin moral tė martesės. Zoti Jisu Krisht e shenjtėroi martesėn me anė tė Pranisė sė tij nė Kana tė Galilesė, ku dhe kreu mrekullinė e tij tė parė.

    Apostull Pavli e krahason karakterin mistik tė Kishės me martesėn: "Ju burrat doni gratė tuaja, sikundėr edhe Krishti deshi Kishėn, dhe dha veten e tij pėr atė", - dhe mė tej thotė - "Prandaj, njeriu do e lerė atin dhe nėnėn e tij, dhe do bashkohet me gruan e tij, edhe do tė jenė tė dy njė mish. Ky ėshtė njė mister i madh, po flas nė lidhje me Krishtin dhe Kishėn" (Efes. 5:25, 31-32).

    Martesa nuk ėshtė thjesht njė rregullim social dhe civil. Ajo nė kishė kryhet nė praninė e Perėndisė, para altarit tė tij tė shenjtė. Eshtė njė martese e "shenjte", njė mister. Kėshtu qė tė krishterėt orthodhoksė qė nuk janė tė martuar nė Kishė, duhet ta shenjtėrojnė bashkimin e tyre nė Krishtin, nėpėrmjet Misterit tė Martesės nė Kishėn Orthodhoksė. Ndryshe, ata nuk janė nė rregull me Kishėn e tyre dhe nuk mund tė marrin Kungatėn e Shenjtė dhe Misteret e tjera tė Kishės. Njė orthodhoks i devotshėm nuk mund ta pėrjashtojė Krishtin nga njė pjesė kaq e rėndėsishme e jetės, siē ėshtė martesa. "Nėse Zoti nuk e ndėrton shtėpinė, ata qė ndėrtojnė, mundohen mė kot", thotė Psalmisti.

    Nė Kishėn e vjetėr martesa shihej si njė mister. Tertuliani, duke shkruar nė shek II, na thotė qė njė ēift i krishterė qė dėshiron tė martohet, mbasi merr njė ēertifikatė civile, vjen nė Kishė tė Dielėn pėr tė marrė Kungimin dhe bekimin e peshkopit apo tė priftit. Kėshtu qė marrėveshja civile bėhet njė mister. Mbas bekimit, emrat e tyre - na thotė Tertuliani - "shkruhen nė qiell", dhe jo nė "regjistrin" qeveritar. Shėn Ignati (100) thotė: "Ata qė duan tė martohen duhet tė bashkohen me dijėn e peshkopit, kėshtu qė martesa tė bėhet sipas Zotit dhe jo nga dėshira njerėzore".

    Fakti qė martesa me Kishėn e shekujve tė parė kryhej (siē sot Dorėzimet) gjatė Meshės, tregon kuptimin e lartė dhe tė thellė tė martesės sė krishterė. Martesa nė Kishėn Orthodhokse nuk ėshtė thjesht njė marrėveshje midis njė burri dhe gruaje pėr tė jetuar bashkė, as "kryhet" nga ēifti vetė me klerikun dhe bashkėsinė si dėshmitarė. Bashkimi i tyre - bazuar nė vullnetin e lirė - bėhet njė Mister, sepse ata bashkohen si tė krishterė orthodhoksė, tė cilėt janė anėtare tė Komunitetit Eukaristik, duke ndarė sė bashku Trupin dhe Gjakun e Krishtit dhe duke marrė hirin e Perėndisė, pėr bashkimin e tyre me anė tė pjesėmarrjes sė tėrė Kishės nė personin e peshkopit apo priftit dhe nė praninė e popullit tė Perėndisė.

    Divorci: Kisha vetėm nė raste tė jashtėzakoshme e njeh prishjen e martesės, vetėm kur ajo ndyhet nga kurvėria, ose prishet nga shkaqet e jetesės (p. sh. largimi pa fjalė i njėrit nga bashkėshortėt). Martesa e dytė mbas vdekjes sė njėrit lejohet nga Kisha, por nė lutjet pėr ata qė martohen pėr sė dyti, kėrkohet falja pėr mėkatin e martesės sė dytė. Ai qė martohet dy herė nuk mund tė dorėzohet prift. Edhe njė martesė e tretė tolerohet, por vetėm si njė e keqe mė e vogėl, pėr tė Shmangur njė tė keqe mė tė madhe - njė jetė imorale, siē e shpjegon Shėn Vasili i Madh.

    Ceremonia: Ceremonia e martesės nė Kishėn Orthodhokse ėshtė e pasur nė ritual dhe nė simbolizėm. Ēdo akt ka kuptimin e veēantė. Ajo pėrbėhet nga dy shėrbesa, atė tė fejesės dhe atė tė kurorėzimit, tė bashkuara nė njė.

    Unazat: Ato bekohen nga prifti, i cili i merr nė duart e tij dhe duke bėrė kryqin mbi to thotė: "Shėrbėtori i Perėndisė... fejohet me shėrbėtoren e Perėndisė... nė emėr tė Atit Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė".

    Pastaj kumbari ua shkėmben unazat tri herė. Unazat janė simbol i fejesės prej kohėsh shumė tė lashta. Shkėmbimi do tė thotė qė nė jetėn martesore dobėsia e njėrit do tė kompesohet nga forca e tjetrit, papėrsosmėria e njėrit nga pėrsosmėria e tjetrit. Nga vetvetja, tė porsatėfejuarit janė tė paplotėsuar; sė bashku ata plotėsohen. Kėshtu shkėmbimi tregon qė bashkarisht do tė plotėsojnė vazhdimisht njėri-tjetrin. Secili do tė pasurohet nga bashkimi.

    Qirinjtė: Shėrbesa e kurorėzimit fillon pėrnjėherė mbas asaj tė Fejesės. Dhėndri dhe nusja gjatė tėrė shėrbesės mbajnė qirinj. Qirijtė janė si llambadhat e pesė virgjėreshave tė menēura tė Ungjillit, tė cilat, ngaqė kishin mjaft vaj, mundėn ta pritnin dhėndrin, Krishtin, kur erdhi nė mes tė natės. Qirinjtė simbolizojnė dėshiren shpirtėrore tė ēiftit pėr tė pritur Krishtin, i cili i bekon ata nėpėrmjet kėtij misteri.

    Bashkimi i Duarve: Dora e djathtė e nuses dhe dhėndėrit janė tė bashkuara kur prifti lexon lutjen qė i kėrkon Perėndisė tė "bashkojė kėta shėrbėtorėt e tu, bashkoj ata nė njė mendje dhe njė mish". Duart e bashkuara qė mbahen gjatė tėrė shėrbesės simbolizonjė "bėrjen njė" tė ēiftit.

    Kurorėzimi: Pjesa kryesore e ritit tė Misterit tė Martesės ėshtė vendosja e kurorave nė kokat e dhėndrit dhe nuses me fjalėt "shėrbėtori i Perėndisė (aksh) vė nė kurorė me shėrbėtoren e Perėndisė (askh), nė emėrin e Atit Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Amin". Kurorat janė shenja tė lavdisė dhe nderimit me tė cilat Perėndia Kurorėzon ēiftin gjatė misterit. Dhėndri dhe nusja kurorėzohen si mbreti dhe mbretėresha e mbretėrisė sė tyre tė vogėl, shtėpisė, nė tė cilėn ata do tė mbretėrojnė me drejtėsi, dituri, integritet dhe dashuri.

    Disa e interpretojnė pėrdorimin e kurorave nė ceremoninė orthodhokse tė martesės si referim tek kurorat e martirėve, ngaqė ēdo martesė e vėrtetė pėrfshin - vetė sakrifikime tė pallogaritshme nga tė dy anėt. Nė proēesionin kėndohet njė tropar pėr martirėt e shenjtė, ku pėrmendet kurorėzimi i tyre.

    Kupa e Pėrbashkėt: Mbas kurorėzimit lexohet Apostulli dhe Ungjilli. Pjesa e Ungjillit ėshtė martesa nė Kana tė Galilesė, tė cilėn Krishti e bekoi me pjesėmarrjen e tij. Atje ai ktheu ujin nė verė dhe ju dha nga ajo tė porsamartuarave. Nė kujtim tė kėtij bekimi, i jepet verė ēiftit. Kjo ėshtė "kupa e pėbashkėt" e jetės, qė tregon ndarjen reciproke tė gėzimit dhe hidhėrimit, modeli i nje jetė nė harmoni. Pirja e verės nga kjo kupė e pėrbashkėt i tregon ēiftit qė prej kėtij momenti ata do pjesėtojnė sė bashku gjithēka nė jetė, gėzimet e hidhėrimet, dhe do mbajnė "barėn e njėri-tjetrit" Kupa e pėrbashkėt ėshtė njė mbetje e Kungatės. Nė kishėn e vjetėr ēifti e merrte kungatėn pikėrisht nė kėtė pikė. Kungata ishte vula e martesės. Sot ēifti e merr kungatėn tė dielėn para martesės.

    Procesioni: Prifti i prin dhėndrit dhe nuses nė njė procesion rreth tavolinės ku ėshtė vendosur Ungjilli dhe Kryqi, njeri qė pėrmban fjalėn e Perėndisė, tjetri simbol i shpėtimit tonė me anė tė Jisuit. Ēifti po bėn hapat e para si tė martuar, dhe Kisha nė personin e priftit, i udhėheq nė rrugėn qė duhet ecur. Procesioni ėshtė rruga e jetės sė krishterė, ėshtė njė orbitė e pėrsosur rreth qendrės sė jetės, Jisu Krishtit, Zotit tonė.

    Gjatė procesionit, kėndohet njė himn pėr martirėt e shenjtė, duke i kujtuar tė porsamartuarit pėr dashurinė dhe sakrificat qė duhet tė kenė e tė bėjnė pėr njėri-tjetrin. Fillimisht, ky ishte njė procesion pėr nė shtėpinė e ēiftit, ku prifti iu hiqte kurorat me njė lutje tė veēantė.

    Bekimi: Pastaj prifti e bekon dhėndrin, duke e krahasuar me Abrahamin, Isakun, Jakovin dhe nusen me Sarėn, Rebekėn dhe Rekelėn; duke i treguar ēiftit qė martesa bekohet nga Perėndia, i cili ėshtė i vetmi qė jep hir, paqe e shėndet dhe ėshtė Perėndia, qė gjatė gjitė historisė njerėzore, ka madhėruar, bekuar dhe shenjtėruar martesėn.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Pendimi

    Misteri i Pendimit (Rrėfimit) ėshtė njė rit i shenjtė hirdhėnės nė tė cilin, mbasi besimtari afron pendesėn e mėkateve tė tij, falja e mėkateve dhurohet nga mėshira e Perėndisė nėpėrmjet ndėrmjetėsisė tė njė prifti tė kishės, sipas premtimit tė Shpėtimtarit. Nė kėtė Mister kurohet dhimbja shpirtėrore, pastrohen papastėrtitė e shpirtit dhe i krishteri mbasi ka marrė faljen e mėkateve, bėhet pėrsėri i pafajshėm dhe i shenjtėruar, ashtu siē doli nga ujėrat e Pagėzimit. pėr kėtė arsye Misteri i Pendimit ėshtė quajtur njė "ilaē shpirtėror". Mėkatet tė cilat zhysin njė njeri poshtė, tė cilat ja errėsojnė mendjen, zemrėn dhe ndėrgjegjen dhe e verbojnė vizionin e tij shpirtėror duke e bėrė tė pafuqishėm vullnetin e tij shpirtėror duke e bėrė tė pafuqishėm vullnetin e tij tė krishterė - asgjėsohen nė Pendim dhe lidhja e gjailė me Kishėn dhe Zotin Perėndi restaurohet pėrsėri. Pėr tė kuptuar Misterin e Pendimit duhet kuptuar ēfarė ėshtė mėkati.

    Mėkati: Mėkati nė teologjinė orthodhokse nuk ėshtė parė nė perspektivėn legalistike. Mėkati nuk ėshtė thjesht njė shkelje e njė rregulli apo urdhėri; dhe nga kjo shkelje Zoti ėshtė ofenduar, kėshtu qė duhet bėrė diēka pėr tė zbutur Zotin. Mėkati ėshtė parė si njė largim nga Zoti, i vetmi burim i ēdo jete, dhe ėshtė vetė mėkatari qė dėmtohet nga kryerja e mėkatit. Eshtė vetė njeriu qė largohet nga drita dhe nuk mund mė tė shohė qartė. Mėkati ėshtė parė si humbja e rrugės sė drejtė, prandaj pendimi nuk ėshtė njė lloj pagese e gjobės dhe je i larė. Njeriu do jetė gjithmonė nė errėsirė nėse nuk e gjen pėrsėri rrugėn, nėse nuk e vendos lidhjen me burimin e jetės. Me mėkatin e Adamit erdhi vdekja, mė tepėr sepse Adami vetė e ndau veten nga Zoti, se sa ai dėnim i Zotit. Duke u ndarė nga Zoti ne nuk mund tė kemi jetė, kėshtu duke mėkatuar jemi ne vetė qė dėnojmė vetveten. Duke u nisur nga kjo perspektivė Kisha e Lindjes e ka parė pendimin jo vetėm si njė ritual legalistik, por si njė pėrpjekje e besimtarit pėr tė gjetur rrugėn e humbur dhe pėr tė rivendosur lidhjen e prishur me Perėndinė. Nė gjuhėt e vjetra mėkati ka kuptimin e humbjes sė rrugės, e mos goditjes nė shenjė dhe pendimi ka kuptimin e kthimit nė rrugėn e vėrtetė, e ndryshimit tė mendjes.

    Riti: Misteri i Pendimit pėrbėhet nga dy veprime themelore: 1) rrėfimi i mėkateve nga personi i penduar para priftit; dhe 2) lutja e faljes dhe e zgjidhjes sė mėkateve e thėnė nga prifti. Ky mister ėshtė quajtur gjithashtu Misteri i Rrėfimit (ndonėse rrėfimi i mėkateve pėrbėn vetėm pjesėn e parė tė tij), dhe kjo tregon rėndėsinė e zbulimit tė sinqertė tė fajeve dhe mėkateve.

    Rrėfimi - qė thuhet me zė - ėshtė shprehje e Pendimit tė Brendshėm, rezultat dhe tregues i tij. Dhe ēfarė ėshtė pendimi? Pendimi nuk ėshtė vetėm Ndėrgjegjėsimi pėr mėkatin ose thjesht njė Njohje e vetvetes si i padenjė, nuk ėshtė as njė Keqardhje (ndonėse tė gjithė kėto aspekte pėrfshihen nė pendimin). Ai ėshtė mė tepėr njė akt i njė dėshire pėr ndreqje, njė vendim, njė dėshirė e fortė pėr t'u bėrė ballė tė gjitha prirjeve tė liga; dhe kjo gjendje e shpirtit ėshtė e bashkuar me njė lutje pėr ndihmėn e Zotit nė kėtė betejė kundėr prirjeve tė liga. Njė pendim me gjithė zemėr dhe i sinqertė ėshtė i nevojshėm qė efektet e kėtij Misteri mos tė shtrihen vetėm nė Heqjen e mėkateve, por qė tė mund tė hyjė nė shpirtin e hapur Shėrimi hirdhėnės i cili nuk e lejon shpirtin tė zhytet pėrsėri nė llumin e mėkatit.

    Thėnia me zė tė lartė e mėkateve dhe rėnia para atit shpirtėror - rrefimi i mėkateve tregon qė me anė tė tij ėshtė mundur a) krenaria burimi kryesor i tė gjitha mėkateve, dhe b) dekurajimi dhe humbja e shpresės pėr ndreqjen dhe shpėtimin. Tregimi i mėkatit e afron njerium pranė momentit tė hedhjes sė kėtij mėkati larg vetes. Ata qė do i afrohen kėtij Misteri duhet tė pėrgatiten pėr tė; me lutje, agjėrime dhe me shqyrtim tė thellė tė vetvetes, me qėllim pėr tė zbuluar dhe njohur mėkatet. Mėshira e Perėndisė vjen tė takojė tė krishterin e penduar, nėpėrrnjet buzėve tė atit shpirtėror, duke treguar qė Ati Qiellor i pranon tė tėrė ata qė vinė tek Ai, ashtu siē bėri me djalin plangprishės dhe me publikanin e penduar.

    Dy llojet e rrėfimeve: Ne kemi dy lloje rrėfimesh: privat dhe sakramental (bėrė me prift). Ndėrsa kisha Romane Katolike kėrkon tė mbahet vetėm tek rrėfimi sakramental, Protestantėt vetėm tek rrėfimi privat nėpėrmjet lutjes. Kisha Orthodhokse, duke djekur mėnyrėn apostolike, i shmanget tė dy ekstremeve. Ajo beson qė falja hyjnore mund tė merret si nga lutja private ashtu edhe nga Misteri. Nė rastet e mėkateve tė rėnda, rrėfimit nėpėrmjet lutjes private mund t'i shtohet rrėfimi sakramental. Nė rastet e pasigurisė se kush quhet njė mėkat i rėndė mund tė konsultohet njė prift. Rrėfimi sakramental para njė prifti, qoftė edhe pėr faje tė lehta, kėrkohet nė kishėn orthodhokse tė paktėn njė herė nė vit.

    Rrėfimi i pėrditshėm: Rrėfimi nuk ėshtė diēka qė duhet bėrė vetėm nė disa raste tė rralla. Meqėnėse ne mėkatojmė pėrditė ne kemi nevojė tė pendohemi dhe tė rrėfehemi pėrdite. Vetem nėse ne sinqerisht do i rrėfejmė mėkatet tona tek Zoti ynė Jisu, pėrditė nėpėrmjet lutjeve private, atėherė ne do tė kuptojmė nevojėn pėr rrėfimin sakramental. Njėra tė ēon tek tjetra. Vetė Jisui na mėson ta pėrdorim lutjen private si njė mjet rrėfimi kur Ai na mėsoi tė lutemi: "Falnai fajet tona...". Shėn Agustini shkruan: "Pagėzimi ėshtė pėr tė gjitha mėkatet. Pėr mėkatet e lehta, tė cilave nuk mund t'i shpėtojmė, ėshtė lutja. Cila lutje? "Falnai fajet". Vetėm njė herė ne jemi larė nė pagėzim; por ne lahemi pėrditė nėpėrmjet lutjes. "Rrėfimi i pėrditshėm nėpėrmjet lutjes ėshtė pjesė e traditės orthodhokse nėpėrmjet pėrdorimit tė Lutjes sė Jisuit": Zoti Jisu Krisht, Biri i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin. "Shėn Joan Gojarti shkruan: "Ja, ne kemi pesė rrugė pendimi. E para, njohja s mėkateve tona; e dyta, falja e mėkateve tė afėrmėve tanė, e treta, nėpėrmjet lutjes; e katėrta, nėpėrmjet lėmoshave dhe dhembshurisė; e pesta pėrunjėsia. Mos vononi, por bėjini kėto rrugė ēdo ditė".

    Kėshtu, pendimi dhe rrėfimi duhet nė ēdo rast tė paraprinė marrjen e Krishtit nė Kungim. Por kjo nuk do tė thotė qė duhet njė rrėfim sakramental (misteri i rrėfimit) para ēdo kungimi. Kėto dy Mistere, Pendimi dhe Kungimi, nuk janė tė lidhur sė bashku nė atė mėnyrė qė dikush duhet patjetėr tė kalojė nė Misterin e Pendimit para se tė marrė kungimin. Por duhet njė pendim i pėrditshėm dhe njė rrėfim i pėrditshėm nėpėrmjet lutjes private. Duhet patur gjithmonė parasysh qė nė kishėn orthodhokse janė praktikuar dy lloj rrėfimesh; rrėfimi privat dhe rrėfimi nėpėrmjet priftit. Falja mund tė merret nga Zoti nga tė dy rrugėt. Nė mėnyrė periodike, sidomos nė Kreshmėt e mėdha, i krishteri orthodhoks qė merr rregullisht kungimin duhet tė bėjė rrėfimin sakramental pėr ekzaminim tė vetvetes, falje tė mėkateve dhe pėr drejtim shpirtėror nga ati i tij shpirtėror. Sepse Misteri i Pendimit nė Kishėn Orthodhokse nuk ėshtė vetėm pėr falje por edhe pėr drejtim shpirtėror.

    Pse para njė prifti? Nė kishėn e vjetėr tė krishterėt i rrėfenin mėkatet e tyre haptazi, para gjithė kishės, njeri tek tjetri, pėrfshirė peshkopėt dhe priftėrinjtė. Pėr arsye tė rritjes sė kishės, rrėfimi publik ndryshoi. Por prifti i famullisė paraqet jo vetėm Zotin por gjithė anėtarėt e kishės. Kėshtu nėpėrmjet Misterit i penduari pajtohet jo vetėm me Zotin por me gjithė anėtarėt e kishės, nėpėrmjet priftit. Prifti nuk ėshtė si njė gjykatės por si njė dėshmitar pėr sinqeritetin e tė penduarit. Pėr kėtė arsye nė praktikėn orthodhokse prifti nuk qėndron pėrballė tė penduarit, por tė dy sė bashku janė pėrballė ikonės sė Krishtit. Dhe prifti nuk thotė, "Unė tė fal...", por "Perėndia tė ndjeftė".

    Njė "pagėzim i ri" dhe teologjia e lotėve: Misteri i Pendimit ėshtė "njė Pagėzim i ri ". Ai ėshtė quajtur gjithashtu Misteri Pagezimit tė Dytė, meqėnėse ai fal tė gjitha fajet e bėra mbas pagėzimit. Jo ēdo mėkat kėrkon nevojėn dhe domosdoshmėrinė e faljes sakramentale meqė ne kurrė nuk jemi krejtėsisht pa mėkat. Kisha e ka parė si tė nevojshėm pendimin sakramental pėr mėkate tė rėnda siē: vrasje, mohim feje, apostasi, kurvėri, dhe pėr ato mėkate mosbindje qė na ndajnė ne nga Perėndia dhe nga dashuria e vėllezėrve tanė.

    Nė kishėn orthodhokse gjindet edhe teologjia e lotėve. Ashtu siē nė pagėzim mėkatet janė larė nga uji, nė pendim ato janė larė nga lotėt e pendimit. Shėn Simeoni Teologu i Ri i quan ato (lotėt), "Pagėzimi i Shpirtit Shenjtė", dhe thotė qė mėkatet e kryera mbas pagėzimit nuk mund tė falen pa lotėt. Shėn Joani i Shkallės (klimaku) shkruan: "Mė i madh edhe se pagėzimi vetė ėshtė cezma e lotėve mbas pagėzimit, ndonėse ėshtė e guximshme tė thuhet. Sepse pagėzimi ishte larja e mėkateve qė ishin tek ne mė parė, por mėkatet e bėra pas pagėzimit lahen nga lotėt. Sepse pagėzimi ėshtė bėrė nė foshnjėri, tė gjithė ne e kemi ndyrė atė, por ne e pastrojmė pėrsėri me anė tė lotėve. Dhe nėse Perėndia nė dashurinė e Tij pėr njerėzimin nuk do tė na kishte dhėnė lotėt, atėherė shumė pak do tė mund tė shpėtonin".

    Themelimi i Misterit: Zoti e themeloi Misterin e Pendimit mbas Ngjalljes sė Tij, kur ju shfaq nxėnėsve tė Tij dhe ju tha: "Paqe mbi ju... Dhe si tha kėtė, fryu mbi ta dhe ju tha: merrni Frymėn e Shenjtė. Atyre qė do ua falni fajet, u janė falur dhe atyre qė do jua mbani u janė mbajtur" (Joan 20:21-23). Pėr mė tepėr, edhe para kėsaj, Krishti dy herė premtoi pėr kėtė Mister. Herėn e parė Ai i tha apostullit Pjetėr, kur ai nė emėr tė gjithė Apostujve e rrėfeu Atė, Bir i Perėndisė: "Edhe do tė jap kyēet e Mbretėrisė sė qiejve, dhe ēfarėdo tė lidhėsh nė tokė do jetė i lidhur nė qiell dhe ēfarėdo tė zgjidhėsh nė tokė do jetė i zgjidhur nė qiell" (Mat. 16:19). Herėn e dytė Ai i tha tė gjithė apostujve (Mat. 18:17-18).

    Priftėrinjtė janė vetėm instrumenta tė dukshėm nė kryerjen e Misterit, i cili kryhet nė mėnyrė tė padukshme nėpėrmjet tyre nga Perėndia vetė. Shėn Joan Gojarti, duke patur nė mendje themelimin Hyjnor tė autoritetit tė priftėrinjve pėr tė lidhur dhe zgjidhur, thotė: "Priftėrinjtė dekretojnė poshtė, Perėndia konfirmon lart, dhe Zotėria bie dakort me mendimet e shėrbėtorėve tė tij". Prifti ėshtė kėtu instrument i mėshirės sė Perėndisė dhe i zgjidh mėkatet jo nga autoriteti i tij, por nė emrin e Shėn Trinisė. Efektet e padukshme tė hirit nė Misterin e pendimit shtrihen nė tė gjitha veprat e njerėzve, dhe nuk ka mėkat qė s'mund t'u falet njerėzve nėse ata pendohen sinqerisht. "S'kam ardhur tė thėrres tė drejtė, por fajtorė nė pendim" (Mat. 9:13), thotė Shpėtimtari, dhe ndonėse faji i Pjetrit ishte i madh, Ai e fali atė kur u pendua sinqerisht. Dihet qė Apostulli Pjetri thirri nė pendim madje edhe judejtė qė kryqėzuan Mesian e vėrtetė (Vepr. 2:38), dhe mė vonė Simon magjistarin, atin e gjithė heretikėve (Vepr. 8:22); Apostull Pavli i jep ndjesėn atij qė kishte bėrė incest por qė ishte penduar, duke e lėnė pėrkohėsisht jashtė kungimit.

    Nga ana tjetėr, ėshtė e rėndėsishme tė kihet ndėr mend qė falja e mėkateve nė Misterin ėshtė njė akt mėshire, dhe jo njė dhimbushuri irracionale. I jepet njeriut pėr pėrfitim shpirtėror, pėr ndėrtim dhe jo pėr shkatėrrim (II Kor. 10:8). Nga kjo bie njė pėrgjegjėsi e madhe mbi atė qė kryen Misterin.

    Shkrimi i Shenjtė flet pėr rastet kur mėkatet nuk falen. Nė fjalėn e Zotit pėrmendet blasfemia kundėr Shpirtit Shenjtė, qė nuk do t'u falet njerėzve as nė kėtė jetė dhe as nė atė qė do tė vijė (Mat. 12:31-32). Gjithashtu flitet pėr fajin pėr vdekje, pėr faljen e tė cilit as nuk rekomandohet pėr t'u lutur (I Joan 5:16).

    Nė tė gjitha kėto raste, arsyeja pėrse kėto mėkate nuk mund tė falen ėshtė tek mėkatarėt vetė, dhe jo tek dėshira e Zotit; ose mė mirė ėshtė tek mungesa e pendimit. Si mund tė falet njė mėkat nga hiri i Shpirtit tė Shenjtė, kur villet blasfemi kundėr vetė kėtij hiri? Por edhe kėto mėkate, nėse mėkatari pendohet sinqerisht dhe vajton mbi mėkatet e tij, do t'i falen. "Sepse - thotė Shėn Joan Gojarti pėr mėkatin e blasfemisė kundėr Shpirtit Shenjtė - edhe ky faj do u falet atyre qė pendohen" (Homelite nė Ungjillin e Mattheut). Pėr mė tepėr Etėrit e Sinodit 7-tė Ekumenik flasin pėr mundėsinė e faljes sė fajeve pėr vdekje: "Faji pėr vdekje ėshtė, qė kur dikush mbasi mėkaton nuk e ndreq vetveten... Nė tė tillė Zoti Jisu nuk banon, pėrdėrisa ata tė pėrulin vetveten dhe tė shėrohen nga rėnia nė mėkat. Eshtė mirė pėr ta t'i afrohen Zotit me zemėr tė thyer dhe t'i kėrkojnė Atij faljen e kėtij mėkati... Sepse Zoti qėndron afėr atyre qė e kanė zemrėn e thyer (Psalmi 33:18).

    Leja dhe madje Kėrkesa direkte pėr pėrsėritjen e Misterit tė Pendimit, ėshtė e qartė nga fjalėt e Ungjillit: Mė tepėr Gėzim do tė jetė nė qiell pėr ēdo fajtor qė pendohet, se sa pėr nėntėdhjetė e nėntė tė drejtė, tė cilėt s'kanė nevojė pėr pendim. (Lluk. 15:7) Gjithashtu nė zbulesėn ne lexojmė: "Shkruaj engjėllit tė kishės sė Efesit... Unė do tė vij shpejt tek ti dhe do ta luaj kandilin tėnd nėse nuk pendohesh (Zbul. 2:1, 5).

    Epitimia: Me "epitimia" duhet kuptuar njė ndalesė apo njė dėnim (II Kor. 2:6), qė caktohet sipas kanuneve tė kishės nga prifti, si njė mjek shpirtėror, pėr disa tė krishterė tė penduar me qėllim pėr tė kuruar sėmundjet e tyre morale. Dėnime tė tilla p.sh, janė: njė agjėrim i veēantė, lutje pendimi tė shoqėruara me njė numėr tė caktuar metanish, ndalimi pėr tė marrė kungatė pėrkohėsisht; dhe tė tjera. Kėto nuk jepen pėr tė gjithė, por vetėm pėr disa tė cilėt ati shpirtėror e sheh tė domosdoshėm njė trajtim shpirtėror. Ashtu siē mjeku qė jep medikamente tė hidhura ose vendos pėr ndėrhyrje kirurgjikale tė dhimbshme, jo pėr tė dėnuar tė sėmurin por pėr ta shpėtuar, ashtu edhe mjeku shpirtėror i jep kėto "medikamente" jo nė karakterin e dėnimit por tė kurimit.

    Po e mbyllim me fjalėt qė prifti i thotė tė penduarit ne ritin Rus: "Ja biri im, Krishti ėshtė kėtu i padukshėm dhe dėgjon rrėfimin tėnd; prandaj mos u ndruaj dhe mos tė vijė turp, as mos u tremb, dhe mos fshih asgjė tek mua; por tregomė githēka qė ke bėrė pa ngurrim, dhe kėshtu ju do tė keni ndjesėn prej Zotit Jisu Krisht. Shiko Ikonėn e tij tė shenjtė pėrpara nesh; dhe unė jam vetėm njė dėshmitar, duke dhėnė dėshmi para tij pėr gjithēka qė ju do mė thoni mua. Por nėse ju mė fshihni diēka, ju do tė bėni njė mėkat mė tė madh. Ki kujdes atėherė, qė tė mos largoheni i pashėruar nga mjeku".


    Etėrit e Kishės pėr pendimin

    "Sa mė sinqerisht t'i rrėfejmė mėkatet tona, aq mė shumė do tė qetėsohet shpirti ynė mbas. Sepse mėkatet janė gjarpėrinj tė fshehur, qė e brejnė zemrėn e njeriut dhe kurrė nuk i japin atij qetėsi, ato janė gjemba tė mprehtė qė vazhdimisht e coptojnė shpirtin, ato janė errėsirė shpirtėrore".

    Shėn Joani i Kronshtadit


    "Ėshtė veēori e engjėjve qė tė mos bien, dhe madje siē thotė dikush, ėshtė krejtėsisht e pamundur pėr ta tė bien. Eshtė veēori e njerėzve tė bien, dhe tė ngrihen pėrsėri sa herė qė bien. Por ėshtė veēori e demonėve dhe e demoneve vetėm, qė tė mos ngrihen mbasi kanė rėnė".

    Shėn Joani i Shkallės


    "Pendimi (metania) ėshtė i dobishėm nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjithė njerėzit, pėr mėkatarėt si dhe pėr tė drejtėt, qė po kėrkojnė shpėtimin. Nuk ka kufi tek pėrsosja, sepse edhe pėrsosja e mė tė pėrsosurit nuk ėshtė gjė veēse mospėrsosja. Prandaj, deri nė momentin e vdekjes, as koha dhe as veprat e pėrsosjes nuk
    mund tė jenė kurrė tė plota."

    Shėn Isaku i Sirisė


    "Bėj diēka qė mundesh qė tė mos biesh; sepse atleti i fortė nuk duhet tė bjerė. Por nėse ju rrėzoheni, ngrihuni pėrsėri menjėherė dhe vazhdoni garėn. Edhe nėse ju rrėzoheni njėmijė herė... ngrihuni pėrsėri ēdo herė, dhe vazhdojeni ta bėni kėtė deri nė ditėn e vdekjes suaj. Sepse ėshtė shkruar, "nėse njė njeri i drejtė do tė rrėzohet shtatė herė" qė do tė thotė vazhdimisht gjatė jetės sė tij - shtatė herė do tė ngrihet pėrsėri".

    Shėn Joani i Karpathos


    Tė mėkatosh ėshtė njerėzore, tė pendohesh ėshtė hyjnore.

    Anonim

    Asnjė mėkat nuk ėshtė aq i madh sa tė mposhtė zemėrgjerėsinė e Zotit. Edhe nėse dikush ėshtė njė kurvar ose njė kurorėshkelės... fuqia e dhuratės dhe dashuria e Zotit janė aq tė mėdha sa t'i zhdukin kėto mėkate dhe tė bėjnė mėkatarin tė shkėlqejė mė shumė se rrezet ediellit...

    Vetė Krishti duke ju drejtuar tėrė rracės njerėzore tha: "Ejani tek mua, tė gjithė ju tė ngarkuarit dhe tė munduarit, dhe unė do ju jap pushim...".

    "Dhe shih se kė Ai thėrret! Ata qė kanė kaluar jetėn e tyre nė thyerjen e ligjit, ata qė janė tė ngarkuar me mėkatet e tyre, ata tė cilėt nuk mund mė tė ngrenė kokat e tyre, ata qė janė mbuluar me turp, ata qė s'mund mė tė flasin. Dhe pėrse i thėrret ata? Jo pėr t'u kėrkuar llogari, as pėr t'iu bėrė gjyq. Por pėrse? Ti lirojė ata nga dhimbjet e tyre, t'ju heqė barrėn e rėndė. Kush mund tė jetė njė barrė mė e rėndė se mėkati?... Unė do ju jap shlodhje juve qė jeni mbytur nga mėkati, thotė Ai, dhe juve qė jeni kėrrusur nga barra e rėndė; Unė do ju jap ju ndenjėsen e mėkateve tuaja. Vetėm ejani tek mua!"

    Shėn Joan Gojarti

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Misteri i Priftėrisė

    Tė gjithė anėtarėt e kishės sė Krishtit pėrbėjnė njė grigjė tė vetme tė Perėndisė. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara gjykimit tė Tij. Por, ashtu siē pjesėt e trupit kanė funksione tė ndryshme nė jetėn e organizmit, ashtu edhe nė kishė ekzistojnė shėrbesa tė ndryshme dhe gjithashtu ka hierarki. Hierarkia u themelua nga Zoti Jisu Krisht. "Edhe Ai dha ca tė jenė apostuj, e ca profetėr, ca ungjillorė, e ca barinj e mėsonjės, pėr ndreqien e shenjtorėve, pėr punėn e shėrbesės pėr ndėrtesėn e trupit tė Krishtit..." (Efes. 4:11-12).

    Askush nė Kishė nuk mund ta marrė mbi vete shėrbesėn hierarkike, por vetėm ai qė ėshtė thirrur dhe ėshtė vendosur rregullisht, nėpėrmjet Misterit tė Dorėzimit (hirotonisė) "Edhe asnjė nuk e merr kėtė nder prej vetes sė tij, por ai qė thėrritėt nga Perėndia, si Aaroni" (Heb 5:4). Sado e lartė tė jetė shkalla e jetės sė tij morale, ansnjė nuk mund tė kryejė shėrbesėn hierarkike pa njė konsakrim tė veēantė. Kėshtu qė, nuk ėshtė e mundur tė vihet njė paralele ndėrmjet shkallės sė nivelit tė moralit dhe shkallės sė nivelit tė tij nė hierarki.

    Por, shėrbesa hierarkike nė kishė dhe veēanėrisht ajo e peshkopėve dhe priftėrinjve, ėshtė njė shėrbesė e veēantė, e jashtėzakonshme, ėshtė njė shėrbesė hiri. Ata ruajnė gjigjėn e Perėndisė, shembullin mė tė lartė tė sė cilės e dha Zoti gjatė shėrbesės sė Tij tokėsore. "Unė jam bariu i mirė dhe njoh delet e mia dhe njihem prej tė miave. Bariu i mirė jep jetėn pėr dhentė ". (Joan 10;14;ll) Kleri qėndron nė lutje para Zotit jo vetėm pėr veten, por pėr tė gjithė popullin. Ai udhėheq shpirtat e njerėzve nė shtegun e shpėtimit. Ai ėshtė udhėheqėsi e jo sundimtari. Pėr kėtė arsye kleri orthodhoks qėndron me fytyrė nga altari, duke drejtuar popullin nė lutje drejt Zotit. Ai nė emėr tė tė gjithė popullit blaton Theroren e Pagjakshme nė Meshėn Hyjnore. Dhe nėse nė ēdo gjė tė mirė ne kėrkojmė bekimin e ndihmėn e Perėndisė, a mund tė imagjinohet tė hysh nė kėtė shėrbesė tė lartė dhe me shumė pėrgjegjėsi pastorale - hyrja ėshtė pėr gjithė jetėn - pa thirur hirin e Perėndisė, i cili bekon kėtė punė, i cili bashkėvepron me tė dhe forcon bariun e ardhshėm? Ky bekim ndodh me tė vėrtetė. Ai zbret mbi atė qė afrohet me njė dridhje tė shenjtė nė marrjen e dhuratės sė shėrbesės sė shenjtė nė Misterin e Priftėrisė, nėpėrmjet vėnies sė dorės mbi kokė nga njė episkop, i cili mbart nė vetvehte, me anė tė vazhdimėsisė hirin e priftėrisė, shqėruar nga lutja e gjithė bashkėsisė sė klerit dhe popullit, tė cilėt janė tė pranishėm nė shėrbesėn Hyjnore. Ndryshe quhet dhe Misteri i Dorėzimit (Hirotonia).

    Shkrimi i Shenjtė jep indikacione tė qarta dhe tė drejta, qė vendosja nė rangun e priftėrisė ėshtė komunikim i njė hiri tė veēantė - dhuratė e dhėnė mistikėrisht, pa tė cilėn kjo shėrbesė nuk mund tė jetė e pėrmbushur.

    Dorėzimi nė Kishėn e vjetėr: Nė veprat e apostujve tregohet qė kur apostujt, tė cilėt vepronin githnjė sipas mėsimeve tė Krishtit dhe frymėzimit tė Shpirtit tė Shenjtė, e panė tė nevojshme tė kishin dhiakonė nė kishė, pėr tė shėrbyer nė tryezat - fillimisht nė tryeza tė zakonshme dhe pastaj nė tryezėn e Zotit - me qėllim qė tė lehtėsoheshin pak nga punėt, ata zgjodhėn shtatė njerėz tė sprovuar dhe tė mbushur me Shpirt tė Shenjtė. Dhe, pasi ata u zgjodhėn dhe u sollėn para tyre, apostujt, mbasi u lutėn, vunė duart mbi ta (Vep 6; 2-6). Kėtu, me njė qartėsi tė madhe dallohen dy veprime; zgjedhja e disa personave pėr shėrbesėn e dhiakonisė dhe vėnia e duarve mbi ata, e shoqėruar me lutje. Zgjedhja ėshtė diēka thjesht njerėzore, ndėrsa vėnia e duarve ėshtė njė veprim i shenjtė, i bėrė posaēėrisht pėr kėtė qėllim dhe njė akt i Hirit Hyjnor.

    Nė tė njėjtin libėr, ne gjejmė qė vėnia e duarve, si njė akt i shenjtė, bėhej pėr dorėzimin e presbiterėve nė kishėn e parė. Duke folur se si apostujt Pavli e Barnava shkuan duke predikuar Ungjillin nė qytetet e Azisė sė Vogėl - Derbe, Listra, Ikonium dhe Antioki, duke e rritur nė to numrin e tė krishterėve, autori i librit, Apostulli i shenjtė Lluka, na informon: "Edhe si u urdhėruan atyre me tė vunė duart (hirotonisantes), pleq (presviterus) nė ēdo kishė, edhe u falėn me agjėrime, i lanė tek Zoti qė i kishin besuar. (Vepr 14;23) Kėtu, vėnia e duarve ėshtė paraqitur nga njėra anė si njė akt i shenjtė i njohur nga tė gjithė, me anė tė sė cilės presbiterėt dorėzoheshin (hirotoniseshin) pėr njėrėn apo tjetrėn kishė dhe nga ana tjetėr si njė akt i shenjtė, i cili kishte njė rėndėsi tė veēantė, siē edhe shihet nga fakti qė u krye nga vetė apostujt Pavli e Barnava. Eshtė e qartė qė ky dorėzim nuk ishte thjesht njė rit apo njė shenjė, por ishte komunikimi i njė dhurate tė veēantė, i hirit tė Shpirtit tė Shenjtė. Kėtė e thekson mė shumė Apostull Pavli nė bashkėbisedimin e lamtumirės me presbiterėt e kishės sė Efesit. Sė fundi, nė letrat e tij drejtuar Timotheut, ne kemi njė indikacion tė qartė dhe direkt pėr dorėzimin, si njė veprim i shenjtė hirdhėnės, nėpėrmjet tė cilit peshkopėt ishin caktuar.

    Kėshtu, nė letrėn e parė drejtuar Timotheut, i cili ishte episkopi i kishės sė Efesit, apostulli shkruan: "Mos ji i pakujdesur pėr dhuratėn qė ėshtė tek ti, e cila t'u dha me anė profetie, me tė vėnit e duarve tė pleqėsisė mbi ty" (II Tim 4; 14). Nė letrėn tjetėr drejtuar atij, ai shkruan: "Unė po tė kujtoj ty tė ngjallėsh pėrsėri dhuratėn e Perėndisė, e cila ėshtė tek ti, me anė tė tė vėnit tė duarve tė mia mbi ty" (2 Tim 1 ;6). Duke i bashkuar kėto dy pjesė, ne shohim qė Timotheu ishte dorėzuar nė priftėri nga apostulli Pavli, ose ēfarė ėshtė e njėjta gjė, nga njė pleqėsi klerikėsh, e kryesuar nga apostulli Pavli. Dhe kėshtu, nėn kėtė akt tė shenjtė ishte komunikuar tek Timotheu dhurata e Perėndisė dhe kjo dhuratė mbetej tek ai pėrgjithmonė, si njė trashėgim. Atij i kėrkohet vetėm njė gjė, tė mos neglizhojė, por ta mbajė tė gjallė atė. Pra, kėtu, tė vėnit e duarve nuk do tė thotė gjė tjetėr, pėrveēse dorėzimin episkopal.

    "Zgjedhja dhe Dorėzimi" nė kishėn e vjetėr: Nga ēfarė u tha me sipėr, del si pėrfundim i sigurt, qė apostujt, me anė tė autoritetit tė Krishtit, themeluan tri shkallė hierarkike dhe pėr ngritjen nė atė shkallė tė personave tė zgjedhur u themelua dorėzimi, i cili komunikon tek ata hirin e Perėndisė qė ėshtė i domosdoshėn pėr kryerjen e shėrbesės sė tyre. Kuptohet qė vazhduesit e apostujve, peshkopėt, duhet tė pėrmbushnin saktėsisht ēfarė ishte dekretuar nga apostujt, d. m. th. dorėzimin nėpėrmjet vėnies sė duarve.

    Ndonėse nė kishėn e vjetėr dorėzimi nė priftėri ndodhte pas njė zgjedhjeje tė pėrgjithshme, me pėlqimin e komunitetit * kishtar apo tė kishės lokale, ky dorėzim, nė vetvehte, ishte njė akt i ndarė dhe i dalluar nga pėlqimi apo zgjedhja dhe kryhej nga persona tė barabartė nė autoritet me apostujt, dhe tė cilėt ishin vazhduesit e tyre; peshkopėt. Kėshtu ka mbetur deri nė ditėt tona. Ndėr dėshmitė e vjetra mund tė pėrmendim shėn Ireneun e Lionit (Shek 2), Tertulianin, Klimintin e Aleksandrisė etj. Misteri i Dorėzimit ka vazhdimėsinė apostolike dhe ēdo klerik merr hirin e dhėnė nga Perėndia me anė tė vėnies sė duarve. Kjo dhėnie ka vazhduar pa ndėrprerje, nėpėrmjet vazhduesve tė apostujve, peshkopėve. Krishti dorėzoi apostujt e parė. Pastaj ata dorėzuan tė tjerė si peshkope, si priftėrinj, si dhiakonė. Kėshtu vazhdimėsia shkon direkt tek apostujt. Kjo vazhdimėsi quhet:

    Vazhdimėsia apostolike: Kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse mban njė lidhje historike tė pandėrprerė dhe direkte me kishėn e themeluar nga Krishti dhe Apostujt. Kjo garanton vazhdimėsinė e pandėprerė tė kishės nė origjinė, si dhe nė doktrinėn me apostujt e parė.

    Protestantėt nuk e pranojnė priftėrinė si njė "mister". Pastorėt e tyre vetėm zgjidhen e caktohen nga populli, por nuk marrin asnjė lloj konsakrimi tė veēantė dhe nė kėtė kuptim ata nuk dallohen nga anėtarėt e zakonshėm tė komuniteteve tė tyre.

    Cilėsitė pėr kandidatėt pėr priftėri: Njė nga cilėsitė kryesore dhe tė domosdoshme pėr njė kandidat pėr priftėri ėshtė qė ai duhet tė kėtė njė thirrje (vokacion) tė brendshme pėr kėtė detyrė tė lartė. Ai duhet tė kuptojė rėndėsinė e detyrės dhe pėrgjegjėsinė e madhe qė do tė kėtė pėrpara Perėndisė dhe Kishės. Priftėria ėshtė njė shėrbesė dashurie dhe sakrifice. Ajo kėrkon njė dashuri tė madhe pėr Perėndinė, kishėn dhe pėr gjithė popullin. T'i shėrbesh Perėndisė ėshtė detyra mė e lartė, por dhe me mė pėrgjegjėsi nga tė gjitha. Altari ėshtė njė zjarr dhe me kėtė zjarr nuk mund tė luhet. Kush do bėhet i denjė tė veshė rrobat e priftėrisė, do tė veshė rrobat e "bardha". Por rrobat e "bardha" duan kujdes, sepse edhe bėhen shpejt pis. Prandaj, para se dikush tė vendosė tė ndjekė rrugėn e priftėrisė, duhet tė sigurohet ai vetė nė ėshtė thirrur nga Perėndia. Dhe kjo thirrje e brendshme sanksionohet nga populli i mbledhur nė dorėzim, qė i pėrgjigjet i denjė (aksios). Kėshtu, thirrja e brendshme sanksionohet kėtu zyrtarisht nga Trupi i Krishtit, Kisha e mbledhur nė Eukaristi (Kungatė). Dhe thirrja e padukshme bėhet e dukshme nė priftėrinė e Krishtit. Cilėsi tė tjera qė kėrkohen pėr priftėrinė janė: 1) Ata duhet tė jenė tė krishterė orthodhoksė meshkuj, jo sapo tė kthyer nė besėn orthodhokse (gjė qė do tė thotė tė kenė njė farė kohe qė janė kthyer. Por kjo nuk kėrkon, siē thotė disa, qė duhen disa breza. Kėrkohet vetėm qė kandidatėt tė jenė provuar pėr njė kohė tė gjatė se janė orthodhoksė tė sinqertė), me njė besė tė paqortueshme dhe me njė karakter tė lartė moral; 2) Duhet tė jenė tė mėsuar nė Shkrimin e Shenjtė dhe nė tė Drejtėn Kanonike; 3) Duhet tė jenė tė shėndetshėm trupėrisht dhe pa gjymtime fizike, tė cilat mund tė pengojnė kryerjen e shėrbesave; 4) Kandidatėt pėr dhiakonė tė jenė mbi 25 vjeē, pėr prift mbi 30 dhe pėr episkop mbi 35 vjeē ose sipas nevojave tė kishės. 5) Duhet tė jenė tė martuar ose tė pamartuar pėr dhiakonatėn ose priftėrinė dhe tė pamartuar ose tė ve pėr episkopatėn, meqėnėse asnjė nuk mund tė martohet pas dorėzimit dhe peshkopi duhet tė jetė celibat; 6) Duhet tė jenė tė martuar vetėm njė herė dhe jo me njė grua tė ve apo tė divorcuar.

    Shėrbesa e dorėzimit: Misteri i dorėzimit kryhet nga njė peshkop, meqėnėse vetėm ai e zotėron priftėrinė nė plotėsinė e saj dhe mund t'ua japė atė tė tjerėve. Dorėzimi kryhet gjithmonė gjatė liturgjisė. Tė dy misteret janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin, meqėnėse qėllimi i misterit tė Urdhrave tė Shenjtė, (Dorėzimit) ėshtė tė japė shėrbyes pėr Eukaristinė (Kungatėn). Njė vend i veēantė nė Meshėn Hyjnore ėshtė caktuar pėr dorėzimon e secilit nga tre urdhrat e priftėrisė. Meqėnėse dhiakoni nuk mund tė kryejė misteret, por vetėm ndihmon nė kryerjen e tyre, ai dorėzohet pas shenjtėrimit tė Dhuratave tė Shenjta, pėr tė treguar qė funksioni i tij parėsor do tė jetė ndihma pėr kryerjen e Meshės. Meqėnėse njė prift kryen misteret, ai dorėzohet pas Hyrjes sė Madhe, kėshtu qė ai merr pjesė nė shenjtėrimin e Dhuratave. Dhe meqėnėse funksioni primar i episkopit ėshtė tė predikojė dhe tė mėsojė, ai dorėzohet nė Himnin Trishenjtor, pėr ta pėrgatitur atė tė predikojė pas leximit tė Ungjillit.

    Ēfarė ėshtė prifti: Si njė delegat i peshkopit, prifti orthodhoks ėshtė prania sakramentale e Krishtit Kryepriftit dhe Bariut tė Mirė, nė mes tė popullit tė Perėndisė. At Schmemmann, teolog i dėgjuar orthodhoks, shkruan: "Ai (prifti) ėshtė nė liturgji ikonė e dukshme e Krishtit - Krishtit i Cili si Njeri qėndron para Perėndisė, duke bashkuar dhe paraqitur nė Vetvehte tė gjithė ne dhe si Perėndi na jep ne dhuratat hyjnore tė faljes, hirin e Shpirtit tė Shenjtė, ushqimin e pavdekėsisė... Nuk mund tė ketė as liturgji, as adhurim e falje tė kishės pa priftin, sepse ėshtė pikėrisht detyra e tij tė ndryshojė komunitetin njerėzor e tokėsor nė Kishėn e Perėndisė, duke e bėrė tė pėrhershme nė tė shėrbesėn ndėrmjetuese tė Krishtit".

    Si njė shėrbėtor i Krishtit, prifti duhet tė jetė njė udhėheqės e jo njė sundonjės, njė model dhe jo njė legjislator. Sundimi dhe legjislacioni i takojnė vetėm Zotit.

    Priftėrinjtė nuk janė engjėj, por njerėz. Dhe qė tė mund t'i pėrgjigjen thirrjes sė shenjtėrisė, ata duhet, sipas fjalėve tė Shėn Grigor Theologut, "nė fillim tė shenjtėrojnė vetėn, pastaj tė shenjtėrojnė tė tjerėt". Shėn Joan Gojarti thotė qė prifti ėshtė lėnė tė bjerė nė mėkate nga Provania e Perėndisė, qė tė mos i gjykojė ashpėr tė tjerėt. Ai shton qė njerėzit dhe jo engjėjt u zgjodhėn pėr priftėrinė, sepse ėngjėjt janė tė pėrsosur dhe duke mos njohur tė keqen dhe tundimin, ata nuk mund tė kuptojnė mėkatarin dhe duke qenė mė tė ashpėr se duhet, do ta shkatėrojnė atė.

    Duke qenė shumė mė poshtė se engjėjt, priftėrinjtė janė thirrur pėr njė shėrbesė tė lartė dhe pėr engjėjt. Pėr kėtė thoshte Shėn Kozmai se, nėse takon nė rrugė njė prift dhe njė engjėll, nė fillim pėrshėndet priftin, pastaj engjėllin. Ky nderim sjell dhe shumė pėrgjegjėsi. Nė ditėn e gjyqit priftėrinjtė do tė gjykohen mė ashpėr se laikėt, sepse atyre u ėshtė dhėnė shumė. Dhe sipas fjalėve tė Zotit: "Kujt i ėshtė dhėnė shumė, do t'i kėrkohet shumė". Ashtu siē zgjedhja e Izraelit qė nuk ishte njė zgjedhje privilegji, por pėrgjegjėsie, edhe zgjedhja e priftėrisė ėshtė njė zgjedhje pėrgjegjėsie. Tė gjithė priftėrinjtė duhet tė kenė parasysh sa ashpėr u gjykua Izraeli.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •