Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë

    NJOFTIM

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga dt. 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me një delegacion, do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

    Delegacioni do të përbëhet nga Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Hirësi Nikolla; i Beratit, Hirësi Asti; Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, njëkohësisht Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë; Protopresviter Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkihieratik i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës; Kryedhjakoni Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

    Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që kryejnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nisin nga Patriarkana Ekumenike, e cila mban vendin e parë të nderit, dhe vijojnë në të gjitha Kishat Orthodhokse.

    Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

    Zyra e Shtypit
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
    Tiranë, 11 qershor 2025


    Pritja zyrtare e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës

    Emri:  Pritja-zyrtare-e-Fortlumturise-se-Tij-Kryepiskopit-Joan-ne-Patriarkanen-Ekumenike-te-Kostandinop.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  92.3 KB

    Mbërritja e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Kostandinopojë.

    Mbërritja e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Kostandinopojë.

    Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në orën 15:00, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Në zonën VIP të aeroportit, Kryepiskopi Joan dhe delegacioni që e shoqëron u pritën me nderime nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Sillivrisë, z. Maksim dhe nga Nënsekretari i Sinodit të Hirshëm dhe të Shenjtë të Patriarkanës së Kostantinopojës, dhjakon Oikoumenios. Në pritje mori pjesë gjithashtu edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, z. Armand Shandro, duke shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare për këtë vizitë të rëndësishme kishtare.

    Pas mbërritjes, delegacioni u zhvendos dhe u akomodua në hotelin “Grand Hyatt Istanbul”, ku do të vijojnë qëndrimin në kuadër të vizitës zyrtare.

    Vizita e Kryepiskopit Joan në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës përbën një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkishtare dhe për dialogun vëllazëror brenda Kishës Orthodhokse.

    Emri:  505607435_1035862071968478_2864946558057108935_n.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  45.4 KB

    Emri:  506247183_1035862135301805_7616789366107484032_n.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  35.7 KB

    Emri:  506227725_1035862191968466_6128921951545827481_n.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  39.6 KB

    Emri:  506687229_1035862068635145_5723815729878587212_n.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  23.9 KB

    Emri:  505433011_1035862131968472_7239322910795482496_n.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  57.1 KB

    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2025 më 18:47

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë

    Dhoksologjia Në Patriarkanën Ekumenike, Me Rastin E Vizitës Paqësore Të Kryepiskopit Joan (14.06.2025)


  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë

    Pritja e Kryepiskopit Joan nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome.

    Fjalët e rastit të mbajtura nga Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij, Vartholomeu dhe Kryepiskopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, në ceremoninë e pritjes së Kryepiskopit Joan dhe delegacionit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Patriarkanën Ekumenike. 14.06.2025


  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë

    Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit Joan drejtuar Patriarkut Ekumenik z. Vartholome


  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë

    Foto Album nga pritja zyrtare e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.

    Pritja zyrtare e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës

    Të shtunën, më 14 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.

    Në orën 10:30, Kryepiskopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi.

    Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepiskopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.

    Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.

    Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu. Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepiskopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.

    Emri:  505911116_1036534525234566_318459615079839976_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  63.8 KB

    Emri:  506714992_1036534668567885_6144568710414697129_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  79.6 KB

    Emri:  506032262_1036534318567920_6454213894568455925_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  93.0 KB

    Emri:  506605147_1036535065234512_5761151049165687032_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  75.8 KB

    Emri:  506042601_1036534711901214_9038752667064817303_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  70.4 KB

    Emri:  506800278_1036534835234535_6970351540646033859_n.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  64.2 KB

    Emri:  506042605_1036535231901162_6804234882359585444_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  82.7 KB

    Emri:  506038280_1036534758567876_1121748177915801307_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  82.7 KB

    Emri:  505922981_1036534365234582_2892646867940201637_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  70.5 KB

    Emri:  505746228_1036534928567859_9161415517934553893_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  79.5 KB

    Emri:  506808131_1036535138567838_2480020523155005262_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  82.5 KB

    Emri:  505808860_1036534628567889_6117685666439695615_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  55.9 KB

    Emri:  505988803_1036535198567832_2015372677464358035_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  80.1 KB

    Emri:  506079219_1036534888567863_2929870252796200398_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  58.6 KB

    Emri:  506891368_1036534875234531_6266576340652603939_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  73.6 KB

    Emri:  506030187_1036534685234550_9008458859182679548_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  59.6 KB

    Emri:  506678587_1036534648567887_8428607685656589626_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  48.6 KB

    Emri:  506949181_1036534385234580_7690083693688518918_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  70.1 KB

    Emri:  506032010_1036534308567921_7034719489986976707_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  71.9 KB

    Emri:  505433011_1035862131968472_7239322910795482496_n.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  57.1 KB

    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2025 më 18:41

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton Patriarkanën Ekumenike në Kostandinopojë


  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (16-06-2025)

Tema të Ngjashme

  1. Fortlumturia e Tij Kryepeshkop Kristofor Kisi [1890 - 1958]
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-05-2025, 12:22
  2. Kambana nga Kisha e Shen Sofise ne Kostandinopoje (Stamboll)
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2014, 10:02
  3. Ardhja e Shen Stefanit ne Kostandinopoje (Stamboll)
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2013, 11:11
  4. Rusi: Ndëron jetë Patriku i Moskës, Fortlumturia Aleksi II
    Nga arbereshi_niko në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 08:28
  5. Marrëdhëniet ekumenike me Luteranët
    Nga eVerteta në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 17:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •