Kaluan 147 vjet kur nė Prizren u mbajt pėr herė tė parė Lidhja e shqiptarėve nga tė gjitha trojet e okupuara nga turqit, megjithatė pėr popullatat jo shqiptare ballkanike, shqiptarėt nuk shiheshin si popullatė e pushtuar por si popullatė qė sė bashku mė boshnjakėt shiheshin si bashkėpushtues.
Sipas historisė, Abdyl Frashėri- njė nga figurat kryesore tė asaj kohė qė mbrojti shqiptarizmin, krijoi dhe organizoi qė nė muajin maj 1878, njė Komitet nė Stamboll nė tė cilin morėn pjese Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashėri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri, Ali Ibra etj. Ky komitet lėshoi njė Proklamatė qė nė Maj 1878 nga Stambolli pra 3 javė para fillimit tė Lidhjes sė Prizrenit mė 10 qershor nė tė cilėn Proklamata pėrfundonte: Ne dėshirojmė nxehtėsisht tė jetojmė nė paqe me tė gjithė fqinjėt tanė, Malin e Zi dhe Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk kėrkojmė, nuk dėshirojmė asgjė prej tyre, por jemi krejtėsisht tė vendosur tė mbajmė me kėmbėngulje ēdo gjė qė ėshtė jona. Tu lihet pra shqiptarėve, toka shqiptare! Shqetėsimi qė pushtoi shqiptarėt pėr fatin e atdheut, u shpreh me njė lumė protestash, qė shpėrthyen gjatė muajve prill e maj 1878 nga tė katėr anėt e vendit kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit.
Pavarėsisht nga interpretimet, shtėpia nė tė cilėn u mblodhėn nė Prizren nėn drejtimin e njė kryetari honorifik qė ishte dhe delegati mė i moshuar, Iljaz pashė Dibra (Qoku), me 10 qershor vazhduan punimet. Me 18 qershor 1878, fillimisht 47 bejlerėt kryesorė firmosėn Kahrarname -nė (nė njė kohė kur Kongresi i Berlinit filloi punimet me 13 qershor 1878); megjithatė ajo Kahrarname-ja e famshme ishte ne fakt tėrėsisht antishqiptare dhe totalisht nė favor tė Sulltanit dhe Perandorisė Turke, tė mundur e tė dėrrmuar dhe nėnshkroi armėpushim nė janar 1878 kurse nė 3 Marsit 1878 u firmos traktati i Shėn Stefanit. Me kėtė traktat, Turqisė iu hoq pėrfundimisht Ballkani. Aktet e para tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm ishin: njė peticion pėr ēėshtjen shqiptare, dėrguar Kongresit tė Berlinit, njė peticion, dėrguar Portės sė Lartė, Kahrarnam-ja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdhėresa). Tė dyja peticionet u miratuan mė 15 qershor 1878. Ato u pajisėn me nėnshkrimet e disa mijėra pėrfaqėsuesve tė popullsisė shqiptare nė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Me anėn e tyre kėrkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke qė tė mos i jepnin shteteve tė huaja asnjė pėllėmbė tokė nga atdheu i tyre. Edhe nė kėto dokumente tė Kuvendit tė Lidhjes shprehej vendosmėria e pėrfaqėsuesve shqiptarė pėr tė luftuar deri te njeriu i fundit pėr tė kundėrshtuar ēdo vendim qė do tė cenonte tėrėsinė territoriale tė atdheut. Veē kėsaj, nė peticionin qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtrohej edhe kėrkesa pėr tė bashkuar tė gjitha trojet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm shqiptar ose, siē thuhet nė peticion, nė njė vilajet tė bashkuar (Tevhidi vilajet) me njė kuvend tė bashkuar nė krye dhe me administratė, buxhet e ushtri tė veēantė, pra tė pajisur me autonomi administrative e kulturore. Por ky program i autonomisė (krijimi i vilajetit tė bashkuar me autonomi administrative) nuk u pėrfshi nė tė dy dokumentet e tjera qė u miratuan nga Kuvendi, mė 17 qershor 1878, nė Kahrarname-nė dhe nė Talimatin.
Traktati i Shėn Stefanit, nė fakt i futi drithėrimat klasės drejtuese shqiptare dhe boshnjake tė konvertuar tashmė nė myslimanė dhe i nxiti liderėt e tyre tė organizojnė mbrojtjen e tokave nė tė cilėn ata banonin. Interesant ėshtė fakti qė nė fillim nuk kishte asnjė katolik nė mes Komitetit Shqiptar tė Stambollit (http://en.Wikipedia.org/Wiki/Prizren_League). Qė nga Neni 1 i Kahrarname-sė thuhej se qėllimi ishte tė ruheshin integriteti territorial i perandorisė turke nė Ballkan, Sulltanin dhe ligjin e Shariah-ut , kurse neni 6 i saj theksonte luftėn e armatosur pėr tė mbrojtur kėto territore, dhe mos lejimin e Bullgarisė qė tė marrė territoret, dhe nėse Serbia dhe Mali i Zi nuk i lėshon territoret myslimanė atėhere do tė dėrgohen akinxhinjtė (bashibozukėt) pėr tua marrė . Por nė Kahrarname nuk u tha asgjė as pėr shkollat shqipe, as pėr bashkimin e popullit shqiptar nė njė vilajet dhe autonominė e shqiptarėve (ashtu si e propozoi Pashko Vasa). Porta e lartė e pėrkrahu fillimisht Lidhjen e Prizrenit dhe Kahrarname-nė por ushtroi presion qė ata tė jenė mė shumė otomanė se sa shqiptarė. Lidhja ishte sipas Kahrarname-sė njė lidhje kryesisht fetare dhe e bazuar nė solidaritetin fetar islam (Komiteti i Myslimanėve tė vėrtetė). Megjithatė Abdyl Frashėri pas Kahrarname-sė insistoi qė Lidhja e Prizrenit tė fokusohej kryesisht nė autonominė e Shqipėrisė dhe nė krijimin e njė identiteti shqiptar. Nė fakt u krijuan dy rryma ajo e radikalėve qė pėrkrahte identitetin otoman dhe solidaritetin fetar islam, kurse tjetra ajo e moderuar e kryesuar nga Abdyl Farshėri dhe e pėrkrahur nga Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Abedin pashė Dinoja, Mahmud pashė Biēaku, Omer pashė Vrioni. Kėshtu Abdyl Frashėri organizoi njė takim tė dytė vetėm me shqiptarėt po gjatė kohės sė mbajtjes sė Lidhjes sė Prizrenit.
Kongresi i Berlinit injoroi Memorandumin e Lidhjes madje Otto Bismark deklaroi se kombi shqiptar nuk ekziston por ekziston vetėm si nocion gjeografik; megjithatė mė vonė pasi u takua mė disa delegatė shqiptarė qė shkuan pėr ta takuar Bismarku deklaroi se ai ishte gabuar duke thėnė se Shqipėria ishte vetėm njė `nocion gjeografik` http://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit. Prania e gjithė kėtyre bejlerėve shqiptarė nė Lidhjen e Prizrenit qofshin tė bashkuar nė grupin konservator, qofshin tė bashkuar nė grupin moderator, tregon se klasa sunduese shqiptare ishte e konvertuar nė myslimanė thjeshtė pėr tė ruajtur pronat por dhe pėr tė marrė pozitat, ofiqet dhe gradat nė kėmbim tė ndėrrimit tė fesė pėr hir gjithashtu dhe tė mbijetesės.
Ky lėshim substancial ndaj pushtuesit turk krijoi pėshtjellimin e madh pas humbjes sė luftės nga perandoria turke me Rusinė; kėtė nuk e kishin parashikuar klasa sunduese shqiptare, e cila sundonte dhe edhe popujt e tjerė tė krishterė tė Ballkanit si `dora e fortė` e Sulltanit. Kjo krijoi paradoksin e 1878: tė nevojės sė njė shteti dhe identiteti shqiptar jashtė atij turk dhe urrejtjes qė ishte krijuar ndaj kėsaj klase sunduese shqiptare nga ana e popujve tė krishterė tė Ballkanit, tė cilėt nuk kishin besim mė tek drejtuesit shqiptarė qė tashti kėrkonin tė mbijetonin pėrsėri duke i kthyer krahėt dhe duke kthyer timonin e politikės sė tyre mbijetuese nė 180 gradė. Nėse popujt e krishterė tė Ballkanit ashtu dhe populli shqiptar qoftė edhe ai i konvertuar nė fenė islame e shikonte me gėzim shpartallimin e Turqisė duke i krijuar dhe atij shpresa tė mėdha qė tė hiqte zgjedhėn 450-vjeēare, klasa drejtuese shqiptare shumica pro-turke po dėshpėrohej dhe vuri kujėn pėr humbjen e Turqisė, dhe kjo shkaktoi miratimin me 60 firma bejlerėsh shqiptare e boshnjakė tė Kahrarname-sė, nė tė cilėn nuk flitej as pėr Shqipėri, as pėr kryeqytet tė Shqipėrisė, as pėr pavarėsi, as pėr shkolla shqipe, as pėr reforma.
Atėhere del pyetja: Ēfarė i solli Shqipėrisė Lidhja e Prizrenit?
Vetėm nxiti shqiptarizmin dhe konfiguroi identitetin shqiptar tė cilin e pėrkrahu fuqimisht njė pjesė e klasės drejtuese por mė tepėr intelektuale myslimane dhe ortodokse, e cila u zhvillua dhe u pėrsos me anė tė rilindėsve shqiptarė qė mė nė fund arriti tė krijojė njė Shqipėri (tė cunguar) pikėrisht pėr faj tė klasės drejtuese servile shqiptare proturke,
Krijoi njė mosbesim tė thellė tek fqinjėt kristianė ballkanas (por sigurisht edhe tek anėtarėt e Kongresit tė Berlinit) pėr shkak se po ata bejlerė e pashallarė shqiptarė qė i shėrbenin Perandorisė turke deri para humbjes sė luftės dolėn papritur si `anti-turq` por thjesht pėr tė ruajtur privilegjet dhe tokat duke i u servilosur vendeve perėndimore dhe Rusisė,
Automatikisht pa dashje copėtoi tokat shqiptare tė cilat identifikoheshin si toka tė Perandorisė turke nga Rusia, vendet perėndimore dhe fqinjėt ballkanas.
Abdyl Frashėri si i pari dhe i vetmi shqiptar qė e kuptoi rrezikun u pėrpoq, dhe pavarėsisht se nuk arriti tė fuste nė Kahrarname problemin shqiptar, ai me 1 nėntor 1878, arriti tė pėrfaqėsojė Toskėrinė nė Asamblenė e Parė nė Dibėr dhe adaptoi njė Rezolutė e cila i kėrkonte zyrtarisht Portės sė Lartė krijimin e njė vilajeti tė bashkuar tė Shqipėrisė. Abdyl Frashėri ishte organizatori kryesor i Takimit tė Prevezės nė janar 1879 takim i cili do tė parandalonte dhėnien e Ēamėrisė Greqisė; megjithatė Abdyl Frashėri ėshtė i pari drejtues shqiptar qė u takua me Stefanos Skoloudis Emisari sekret i Greqisė me shqiptarėt tė cilit i kėrkoi pėr tė formuar njė koalicion ushtarak shqiptaro-grek (qė mė 1877) kundėr perandorisė otomane (por Skouloudis nuk e pranoi idenė e njė Shqipėrie tė pavarur).
Nė pėrfundim mund tė kujtoj se pavarėsisht se Lidhja e Prizrenit ėshtė njė ngjarje historike e cila zgjoi popullin shqiptar pėr tu ēliruar nga zgjedha turke, por dhe shqetėsoi pa masė pronarėt e konvertuar shqiptar ė pra bejlerėt shqiptarė tė cilat kishin tradhtuar mė nė fund Turqinė por para kėsaj kishin tradhtuar shumė herė popullin e tyre duke e hequr pėr hunde kėtė popullatė tė vuajtur e tė ndarė nė tre komunitete religjioze por qė pėr nga varfėria ishin njolloi tė vuajtur.
priftipirro@hotmail.com
Shėnim
Stefanos/Stephanos Skoloudis ishte kryeministėr i Greqisė
Krijoni Kontakt