Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka pranon se ka përdorur tre mbiemra

    Emri:  auto_irena_shata_gjoka1709570656.jpg

Shikime: 1128

Madhësia:  38.5 KB

    Drejtuesja e Gjykatës së Posaçme, gjyqtarja Irena Gjoka ka pranuar se ka përdorur tre mbiemrat e saj, atë Shpata, që familja e saj e ka pasur më herë, Maneku, që është edhe mbiemri para martesës së dytë dhe Gjoka që është mbiemri që mban tani.

    Këtë gjë gjyqtarja që gjykon kreun e opozitës, Sali Berisha, e ka pranuar në vetëdeklarimin e saj të dorëzuar në organet e vettingut.

    Në këtë mënyrë provohen edhe të gjitha akuzat e bëra nga kryetari i PD-së, Sali Berisha se gjyqtarja ka konflikt interesi sepse Irena Maneku është shkarkuar në vitin 1996, kur Berisha ka qenë drejtuesi i KLD-së, Këshili i Lartë i Drejtësisë.

    Ndërkohë që mbiemrin Shpata, gjyqtarja e ka përdorur kur ka shkuar në Greqi në vitin 2018 dhe këtë e ka konfirmuar sot gazeta më e madhe greke, Ta Nea.

    “Historia e Irena Shpatës, e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970 është e lidhur dhe me një ngjarje. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë”.

    Irena Shpata është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false, me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

    Emri:  auto_11709570664.jpg

Shikime: 1119

Madhësia:  26.7 KB

    Emri:  auto_21709570666.jpg

Shikime: 1126

Madhësia:  29.5 KB

    Emri:  auto_31709570667.jpg

Shikime: 1111

Madhësia:  27.4 KB

    Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A. T. Kakavias duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

    Deri atëherë, minoritarët grekë të Shqipërisë merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë, ndërsa të parët mund të merrnin një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Irena Shpata rezultoi se kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga i ashtuquajturi Vorio-Epir.

    Irena Shpata dhe më pas me mbiemrat Maneku dhe Gjoka, pas dy martesave, është edhe gjyqtarja që ka në dorë masën e sigurisë për kryeartin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është lënë para muajsh në masën e arrestit shtëpiak.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, Irena Gjoka. Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, Berisha ka hedhur dyshime se gjyqtarja është dëbuar nga një shtet i huaj, e për pasojë ka pasur një mbiemër tjetër.

    Përpara qytetarëve që ishin mbledhur poshtë shtëpisë së tij, Berisha pretendon se Irena Gjoka ka përdorur edhe mbiemrin “Spata”. Për këtë i është drejtuar me pyetje publike, e ndërsa nuk i ka kursyer as etiketimet si “hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral”.

    Gjyqtarja e Posaçme i ka deklaruar të tre mbiemrat në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar më 24 prill 2016.

    Ajo thotë se mbiemrin Shpata e ka të vajzërisë, ndërsa më pas ka marrë mbiemrin e burrit të parë, Maneku dhe këtë aktualin, Gjoka, e ka nga martesa pasuese.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpia Sali Berishën, është arrestuar më parë në Greqi

    Mediat greke: Irena Shpata-Gjoka-Maneku është arrestuar në Greqi për falsifikim dhe është dëbuar për 12 vite

    Emri:  auto_auto_Irena_Gjoka17090174641709558168.jpg

Shikime: 1091

Madhësia:  36.5 KB

    Gazeta me e madhe greke "Ta Nea" dhe gazetat e tjera në vendin fqinj i kanë kushtuar artikuj historisë me shkeljen e ligjit të gjyqtares së GJKKO.

    Media greke in.gr i ka kushtuar një artikull te gjatë të vërtetave të gjyqtares politike Irena Gjoka.

    Gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, në maj 2023, Fredi Beleri është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.

    Një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së.

    Krahas lojës diplomatike në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia jonë e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerisin.

    Gjyqtarja

    Historia e Irena Shpatës e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka.

    Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë.

    Arrestimi

    Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

    Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.

    Falsifikim

    Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavije duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

    Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi.

    Gruaja në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t'u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri.

    Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.

    Hyrja në gjykatën e korrupsionit

    Në vitin 2019 Irena Shpata -Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrupsion GJKKO. Gjykata që po gjykon aktualisht Belerisin.

    Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj.

    Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e pushoi nga puna.

    Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull.

    Paragjykimi

    Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit.

    Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleris.

    Vlen të kujtojmë se gjykimi i Fredi Belerisit është caktuar të vazhdojë të martën, më 5 mars, me deklarimin e tij dhe përfundimin e procesit.

    in.gr
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-03-2024 më 14:24

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka

    Komsionerja Publike e vlerëson konfirmimin e gjyqtares Irena Gjoka të pambështetur në gjendjen e akteve dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e tyre. Gjoka deklaroi se institucioni Komisionerëve Publikë ka mbajtur standard të dyfishtë në ankimin në rastin e saj krahasuar me subjektet e tjerë dhe këmbënguli se ka provuar ligjshmërinë e burimeve të pasurisë e meriton konfirmimin.

    Nga Edmond Hoxhaj 10:56 | 27/05/2022

    Emri:  Gjyqtarja-Irena-Gjoka-majtas-ne-KPA--1536x1074.jpg

Shikime: 1127

Madhësia:  49.5 KB

    Komisionerja publike Irena Nino u qëndroi shkaqeve të ankimit gjatë parashtrimeve të paraqitura të enjten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke kërkuar shkarkimin e saj për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe për mungesë burimesh në krijimin e tyre. Sipas Ninos, vendimarrja e Komisionit për konfirmimin e Gjokës nuk mbështetet në gjendjen e akteve në dosjen e hetimit administrativ dhe duhet ndryshuar.

    Gjyqtarja Gjoka i kundërshtoi të gjithë shkaqet e ankimit duke e konsideruar qëndrimin e Ninos si një standart të dyfishtë krahasuar me atë të mbajtur për subjekte të tjerë rivlerësimi, për të cilët ajo deklaroi se ishin gjendur në situata të ngjashme, por nuk ishin ankimuar prej isntitucionit të Komisionerëve Publikë. Gjoka këmbënguli se ajo kishte provuar se kishte burime të ligjshme për krijimin e pasurive që zotëron dhe pasaktësitë në deklarime i cilësoi si gabime njerëzore për shkak të mënyrës së interpretimit të ligjit.

    Kryetarja e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në shkurt të vitit 2020. Pasaktësitë, mospërputhjet dhe një balancë e vogël negative në analizën financiare të KPK-së, nuk u vlerësuan penalizuese. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Vendimi për Gjokën u ankimua nga ish-Komisioneri Publik Dariel Sina për probleme në kriterin e pasurisë.

    Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prej dhjetorit 2019, Gjoka është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin të Organizuar në Tiranë.

    Komisionerja Nino parashtroi një listë të gjatë shkaqesh në të cilat ajo identifikoi probleme, që u kundërshtuan të gjitha prej Gjokës dhe përfaqësueses së saj ligjore, avokates Romina Zano gjatë seancës publike që vijoi për rreth pesë orë.

    Në deklaratën “veting”, Gjoka ka shënuar si burime për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2005 për çmimin 45 mijë e 885 euro, kursimet nga pagat ndër vite dhe një hua në shumën 2 milionë lekë.

    Ndërsa në vitin 2005 ka deklaruar si burime tërheqjen e një depozite 93 mijë lekë; të një depozite në shumën 800 mijë lekë; të një depozite tjetër në vlerën 4000 USD dhe 15 mijë euro kursime të vitit 2005.

    KPK ka konstatuar deklarim të ndryshëm të burimeve të krijimit të kësaj pasurie. Nga verifikimi i depozitave të deklaruara si burim në 2005-ën ka rezultuar llogaria 93 mijë lekë nuk konfirmohet në emër të subjektit; se në depozitën 800 mijë lekë është shtuar në vijim dhe në 2004-ën është tërhequr shuma 1 milion e 254 mijë lekë dhe një vit më vonë është depozituar vlera 1.7 milionë lekë.

    Megjithëse ka rezultuar se shuma e tërhequr nuk është deklaruar si gjendje cash, Komisioni ka konsideruar bindëse shpjegimet e subjektit se kjo ka ndodhur për shkak të interpretimit të gabuar të ligjit nga ana e saj, pasi ka menduar se përderisa kishte deklaruar depozitën 800 mijë lekë në 2003-in dhe ishin kryer transaksione në bankë, e kishte gjykuar se ato kishin lënë gjurmë dhe kishte pasqyruar vetëm shtesën në 2005-ën. Po ashtu, Komisioni ka krijuar bindjen se mosdeklarimi i shtesës në vitin 2004 nuk përbën mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit.

    Komisionerja Nino konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar saktë kursimet cash në vitin 2004 dhe si rrjedhojë nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme krijimi i shumës 1.7 milionë lekë.

    Po ashtu, u vërejt se ka mospërputhje për kursimet nga paga në vlerën 15 mijë euro të deklaruara nga subjekti në 2005-ën. Komisioni ka arsyetuar se Gjoka në kohë të ndryshme ka deklaruar burimin e apartamentit në mënyra të ndryshme, por mospërputhjet janë konsideruar si përpjekje të subjektit për të qenë më e detajuar.

    Sipas komisioneres Nino, burimi i apartamentit nuk është pasqyruar saktësisht dhe plotësisht në deklaratën “veting”, pasi nuk është shënuar vlera 15 mijë euro. Po ashtu, komisionerja vlerëson se të ardhurat nga pagat e gjyqtares Gjoka nuk mbulojnë kursimin e deklaruar në shumën 15 mijë euro.

    Shuma 4000 USD e deklaruar si burim nga subjekti përfaqëson pjesën e saj takuese në një depozitë në vlerën 23 mijë USD. Gjoka ka shpjeguar se në këtë depozitë në emër të saj të krijuar me të ardhurat nga pagat, janë edhe kursimet e familjarëve të saj, prindërve pensionistë dhe të vëllezërve në emigracion.

    Nino konstatoi se subjekti ka dhënë deklarime kontradiktore lidhur me burimin e kësaj depozite, pasi gjatë hetimit administrativ ka deklaruar se është krijuar me pagat e saj prej vitit 1993, ndërsa në 2004-ën ka deklaruar se vetëm shuma 4000 USD është krijuar nga pagat e saj. Gjoka ka shpjeguar se ajo ka jetuar me prindërit që zotëronin të ardhura nga ekonomia familjare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe kështu ka mundur të kursejë pagën e saj.

    Për të provuar të ardhurat e ekonomisë së përbashkët familjare, subjekti ka paraqitur dokumentacion për të ardhurat nga pensionet e prindërve; të ardhurat e përfituara nga qiradhënia e pronave; dhe raporte vlerësimi për të ardhura nga ullishtja.

    Ndryshe nga Komisioni që ka vlerësuar se subjekti ka pasur burime për krijimin e depozitës dhe se mospërputhjet nuk mund të sjellin penalizim, Nino vlerëson se të ardhurat e gjyqtares Gjoka deri në vitin 2002 kur është çelur depozita janë në shumën afro 2.5 milionë lekë dhe nuk i mbulojnë dot kursimet e saj në sistemin bankar në vlerën 4.3 milionë lekë.

    Sipas komisioneres, edhe nëse do të konsideroheshin të ardhurat nga ekonomia familjare ato prapë nuk e justifikonin dot krijimin e kursimeve, pasi vëllai kishte blerë dhe një apartament në shumën 1.8 milion lekë në vitin 2001.

    Nino deklaroi se vetëm investimi në këtë pasuri dhe kursimet e depozituara në sistemin bankar janë ndjeshëm më të larta se vlera e të ardhurave të dokumentuara.

    Komisionerja vëren se Komisioni ka përfshirë në analizë të ardhurat e prindërve të subjektit nga ullishtja për periudhën 1994-2005, duke u mbështetur në akt ekspertimi privat dhe në deklarata të thjeshta, të disa shtetasve. Sipas Ninos, këto të ardhura të pretenduara nuk bazohen në dokumentacion justifikues.

    Po ashtu, Nino vlerëson ndryshe nga Komisioni dhe për mundësinë e vëllait të subjektit për krijimin e kursimeve në shumën 2 milionë lekë për dhënien e huasë, me burime nga emigracioni dhe shfrytëzimi i ullishtes – vlerësuar në mënyrë të ngjashme.

    Në përfundim, Komisionerja Nino vërejti se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti gjatë hetimit në Komision nuk mund të konsiderohet justifikues për ligjshmërinë e burimit të të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Tiranë dhe çmon se Gjoka ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe se ka mungesë burimesh të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

    Gjyqtarja Irena Gjoka e cilësoi të pabazuar ankimin. Ajo theksoi se gjitha pasuria e saj e krijuar gjatë gjithë karrierës profesionale si gjyqtare prej tre dekadash përbëhet nga një apartament banimi 71 m2, një automjet dhe një garazh me sipërfaqe 28 m2.

    Lidhur me konstatimin për llogarinë në shumën 93 mijë lekë, Gjoka deklaroi se gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar dokumentacion, pasi ka qenë llogari e hapur në ish-Bankën e Kursimeve Fier, aktualisht “Raiffeisen Bank”, që e ka informuar se dokumentacioni i depozitave nuk është i plotë dhe nuk mund të gjendet.

    Për burimin tjetër për blerjen e apartamentit, depozitën 800 mijë lekë, subjekti vërejti se as komisionerja nuk ka konstatuar pamundësi financiare për krijimin e kësaj vlere. Ajo sqaroi se shtesa ishte krijuar prej pagës së saj dhe theksoi se transaksionet bankare janë transparente dhe të gjurmueshme. Ajo këmbënguli se mosdeklarimi i shtesës së kursimeve në rubrikën e duhur nuk mund të përbëjë shkak për deklarim të pamjaftueshëm.

    Gjoka shpjegoi se e kishte tërhequr shumën në vitin 2004 për të kryer pagesën, por pasi shoqëria ndërtuese kishte qenë me vonesë në punime, e kishte depozituar sërish së bashku me shtesat në vlerën totale 1.7 milion lekë dhe e kishte tërhequr më vonë për kryerjen e pagesës së apartamentit. Gjoka deklaroi se ishte e provuar se kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj vlere, pasi vetë Komisionerja nuk ngrinte pretendime për shumën 800 mijë lekë me të cilën ishte çelur depozita, ndërsa për shtesat kishte pasur burime të ligjshme nga pagat.

    Për një shumë 15 mijë USD, Gjoka deklaroi se nuk e kishte pasqyruar si burim në deklaratën “veting”. Sipas saj, vlera 15 mijë USD përfaqëson depozitën 1.7 milion lekë.

    “Mospërputhja midis deklarimeve nuk ka ardhur si pasojë e qëllimit për të fshehur apo për të deklaruar në mënyrë të pasaktë këtë pasuri. Unë jam është përpjekur për të detajuar burimin e kësaj pasurie”, deklaroi Gjoka dhe solli në vëmendje jurispudencën e Kolegjit ku sipas saj pasaktësitë në deklarimet periodike të pashoqëruara me pamjaftueshmëri nuk përbëjnë shkak për penalizim.

    Gjoka e kundërshtoi edhe konstatimin se të ardhurat e saj dhe të familjes janë më të vogla se kursimet në depozita bankare. Ajo konstatoi se Komisioni ka përcaktuar vlerë tjetër të ardhurash nga ato të komisioneres dhe e cilësoi të paqartë arsyen pse ishte zvogëluar shuma.

    Subjekti deklaroi se ka jetuar me prindërit dhe se nga ekonomia e përbashkët mbuloheshin shpenzimet e jetesës duke i dhënë mundësi kursimin e pagës. Po ashtu, Gjoka kërkoi që të mos përfshihej në analizë shpenzimi për blerjen e apartamentit nga vëllai, pasi nuk kishte jetuar aty dhe se ai nuk mund të konsiderohet person i lidhur. Sipas subjektit, ajo ka detyrim për të provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave për pasuritë e krijuara në funksion të apartamentit që ka blerë në Tiranë, dhe jo të pasurive të tjera që nuk ka shërbyer si burim.

    Gjoka dhe avokatja Romina Zano u ndalën gjatë në analizën e të ardhurave të deklaruara si të përfituara nga i ati prej tokës bujqësore dhe veçanërisht ullishtes. Ato deklaruan se babai i subjektit zotëron 25 rrënjë ullinj shekullorë dhe 100 rrënjë ullinj të rinj, që i kanë siguruar të ardhura të konsiderueshme në vite. Si prova për këto të ardhura u cituan disa akte vlerësimi, deklarata noteriale dhe dokumente nga disa institucione.

    Në parashtrime ato vërejtën se institucioni i Komisionerëve Publikë, nuk ka paraqitur ankim ndaj disa vendimeve të KPK-së në lidhje me të ardhurat nga toka bujqësore të prindërve të subjekteve të tjerë. Gjoka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga ullishtja dhe buqjësia.

    Gjoka këmbënguli se kishte vërtetuar se kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e depozitës 23 mijë USD, pasi shpenzimet ishin mbuluar nga ekonomia familjare.

    Subjekti argumentoi ngjashëm dhe për të ardhurat e vëllait që i ka dhënë hua nga ullishtja dhe nga emigracioni, duke këmbëngulur se ai kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për kursimin e vlerës 2 milionë lekë.

    Mosdeklarimin e pjesës takuese të një apartament në qytetin e Patosit të përfituar nga familja e origjinës nëpërmjet privatizimit në vitin 1993, Gjoka e cilësoi si një pakujdesi. Ajo e quajti të pabazuar qëndrimin e komisioneres se gjendet në kushtet e situatës së deklarimit të pamjaftueshëm në këtë rast, pasi pjesën takuese e kishte përfituar për shkak të ligjit dhe se nuk kishte pasur asgjë për të fshehur.

    Për një apartament të blerë nga bashkëshorti në Tiranë në vitin 2001 për çmimin 1.4 milionë lekë janë deklaruar si burim të ardhurat nga pagat dhe dhënia me qira e një objekti. Gjoka sqaroi se kjo pasuri ishte krijuar nga bashkëshorti para se të lidhnin martesë dhe se ai kishte pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kësaj pasurie.

    Komisionerja Nino deklaroi se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, pasi ka paraqitur deklarata noteriale që referojnë në mënyrë kontradiktore shlyerjen e detyrimeve tatimore për të ardhurat nga qiraja të përfituara prej bashkëshortit, duke mos i vlerësuar si burime financiare të ligjshme.

    Ndryshe nga Komisioni, Nino paraqiti analiza të ndryshme dhe për burimet e krijimit të dy garazheve me sipërfaqe 14 m2 secili në Tiranë. Komisioni ka konstatuar deklarime të pasakta të gjendjes cash në vite, por është bindur nga deklarata veting dhe nga shpjegimet gjatë hetimit administrativ dhe nuk ka konkluduar probleme për krijimin e këtyre pasurive.

    Komisionerja Nino e konsideroi të pambështetur në gjendjen e akteve konkluzionin e KPK-së, duke argumentuar se subjekti dhe personat e lidhur me të kanë detyrimin te deklarojnë saktësisht dhe plotësisht ndryshimet në pasuri dhe detyrimet.

    Gjoka deklaroi se bashkëshorti ka deklaruar satësisht blerjen e dy garazheve, si dhe burimin e krijimit të tyre. Ajo theksoi se nga analiza rezulton se kanë pasur mundësi finanicare për krijimin e këtyre dy pasurive.

    Gjoka kundërshtoi si të pabazuara edhe konstatimet e Komisioneres për mungesë burimesh për blerjen e dy automjeteve, si për mosdeklarimin e gjendjeve që kanë shërbyer për një transaksion 12 mijë euro të kryer nga bashkëshorti në vitin 2007.

    Komisionerja konstaton paqartësi për dy hua të marra nga bashkëshorti i subjektit dhe për mënyrën e kthimit të tyre. Nino vërejti se deklaratat noteriale të paraqitura nga subjekti janë realizuar pas deklaratës “veting” dhe mbeten në nivel deklarativ.

    Gjyqtarja Gjoka theksoi se kishte provuar me dokumentacion mundësinë financiare për dhënien e huave. Sipas saj huatë ishin dhënë brenda një harku kohor të shkurtër dhe nuk kanë asnjë ndikim në analizën financiare apo në procesin e saj të rivlerësimit.

    Në përfundim ajo kërkoi të riçelet hetimi gjyqësor, të mos pranohet ankimi dhe të lihet në fuqi konfirmimi në detyrë.

    Kolegji vendosi të administrojë 28 prova të reja të dorëzuara nga subjekti dhe mbylli shqyrtimin gjyqësor. Seanca u shty më datë 31 maj, në orën 14:00, për ti dhënë kohë palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, si dhe që komisionerja Nino të paraqesë qëndrim lidhur me provat e reja të dorëzuara prej gjyqtares Gjoka.


    BIRN

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Faktohet mashtrimi i dytë në Vetting i shërbëtores së Ramës, Irenës me 3 mbiemra: A do të marrë masa ndaj saj 'Drejtësia e Re'?

    Irena me tre mbiemra, gjyqtarja e GJKKO ka mashtruar organet e Vettingut të paktën në dy raste të faktuara.

    Rasti i parë është shkarkimi i saj nga detyra në vitin 1996 nga Sali Berisha, President i Republikës, njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Nga formualari i deklarimit në vetting, Irena me tre mbiemra nuk e ka përmendur këtë fakt, gjë që sipas ligjit shqiptar përbën kundravajtje ligjore.

    Irena Gjoka-Maneku-Shpata iu kërkuar dorëheqja nga çështja ndaj liderit të opozitësh shqiptare, Sali Berisha, nga avokatët e tij, pasi është qartësish në konflik inters, por sigurisht Edi Rama nuk e la shërbëtoren e tij në GJKKO të largohet.

    Edi Rama i ngarkoi shërbëtores së tij në Drjetësinë e Re dy nga çështjet e tij personale që t’ia zgjidhte dhe ajo vijon të qëndrojë stoike në shkelje të ligjit, Kushtetutës dhe t’i shërbejë politikisht besnikërisht padronit të saj.

    Edi Ramës i duhet lideri opozitës në burg, pasi kërkon ta shmangë domosdoshmërisht ballafaqimin me të në zgjedhje.

    Dhe me urdhër politik, edhe pse ka më shumë se tre vite hetime ndaj tij dhe nuk është gjendur asnjë provë e asnjë fakt, nuk është ngritur dot asnjë akuzë zyrtare, shërbëtorja politike e Ramës vijon të mbajë në arrest politik Sali Berishën.

    Të njëjtën gjë Irena me tre mbiemra po bën edhe ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, duke e mbajtur në burg për t’i lënë dorë të lirë Edi Ramës të grabisë pronat e Himarës me strategjikët e tij.

    Një tjetër shkelje shumë e rëndë për integritetin e saj të munguar dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë është fakti i zbuluar së fundi nga gazeta prestigjoze greke, “Protothema”, e cila ka publikuar dy ditë më parë dokumentet e dëbimit të Irena Gjoka-Maneku-Shpata nga Greqia dhe ndalimi i saj për të hyrë në Zonën Shengen për shkak të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

    Edhe ky fakt është fshehur nga Irena Gjoka-Maneku-Shpata në Vetting. Në formular ajo deklaron se nuk është dënuar e as dëbuar asnjëherë nga një vend tjetër për shkelje të ligjit apo dëbim me 10 vite, siç është rasti në Greqi.

    Emri:  auto_441954572_10229397178807490_8823306235598463136_n1715032046.jpg

Shikime: 1079

Madhësia:  40.8 KB

    Emri:  auto_441469251_10229397179007495_8594537082359180643_n1715032045.jpg

Shikime: 1080

Madhësia:  65.8 KB

    Publikimi i këtij fakti nga media greke tregon për të disatën herë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri jo vetëm që është i kapur nga Edi Rama, por në krye të tij janë vendosur njerëz shkelës të ligjit e të kompromentuar me qëllim që të shantazhohen lehtë nga kryeministri.

    Emri:  auto_9eaceeee-5ea3-481e-9750-1e1f3d87befb-768x5321715032045.jpg

Shikime: 1078

Madhësia:  25.0 KB

    Pas këtyre fakteve ulëritëse, pyetja për institucionet e drejtësisë së re është:

    Kur do t’i analizoni faktet e bëra publike ndaj elementëve të sistemit që kanë shkelur ligjin duke gënjyer në Vetting?

    A do të merren masa ndaj gjyqtares me tre mbiemra, apo ajo ende nuk i ka kryer të gjitha shërbimet ndaj Edi Ramës?

    Po institucionet e huaja që monitorojnë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, a kanë ndonjë koment për këto fakte?


    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Botohet vendimi i dëbimit nga Greqia i gjyqtares me tre mbiemra, Irena Maneku-Gjoka-Shpata

    Nga Basir Çollaku

    Ka tentuar dy herë të hyjë në Greqi me vizë false. Ka përdorur tre mbiemra. Gjykata e ka marrë vendim për dëbim dhe nongrata në Shengen. Por drejtësia në Shqipëri e zgjedh Manekun Irena, të dënojë Fredi Belerin sipas porosisë së Ramës dhe ngjashëm të mbajë në arrest paligjshmërisht liderin e opozitës Sali Berisha. Gjithashtu ka Fatmir Mediun, Jamarbër Malltezin. Të gjitha porosi partie. Ndërkohë, institucionet kontrolluese heshtin. Nuk marrin dosjen në Greqi. Zonja gjyqtare vijon fasonerinë.

    Çfarë shkruan media greke që boton vendimin.

    Në faqen 16 të gazetës shkrimi.

    Gazeta e madhe greke Proto Thema, ka botuar dy ditë ma parë një artikull të detajuar me titull:

    Në listën e nongratave të Shengen, gjyqtarja që dënoi Belerin

    Shohim datën e publicitetit, fakte ose elementë, që përfshijnë një nga anëtarët e treshes gjykuese të Fredi Belerit, e cila u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, dhe u dëbua nga zona Shengen. Ky fakt përbën edhe arsye për ta përjashrur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Pra vërtetohet se një prej gjykatësve që dënoi Belerin, varej nga qeveria, e cila sigurisht ishte në dijeni të së shkuarës së saj.

    Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, vendim të cilin ne po e botojmë, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

    Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku.

    Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

    Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

    Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

    Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore.

    Irena Gjoka me gjithë historikun e saj të ‘pasur’ ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, si nënkryetare me funksionet e kryetares. Duke mbajtur këtë pozicion që nuk do e merrte pa mbështetjen e qeverisë, asaj iu ngarkua gjykimi i çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dënimin e të cilit e kishte paralajmëruar Edi Rama.

    Emri:  auto_441954572_10229397178807490_8823306235598463136_n1715019788.jpg

Shikime: 1091

Madhësia:  40.8 KB

    Emri:  auto_441469251_10229397179007495_8594537082359180643_n1715019791.jpg

Shikime: 1092

Madhësia:  65.8 KB

    Emri:  auto_auto_9eaceeee-5ea3-481e-9750-1e1f3d87befb-768x53217150320451715068545.jpg

Shikime: 1092

Madhësia:  24.9 KB

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Prokuroria nisi sot verifikim të thelluar për Irena Gjokën/ Gjyqtarja rrezikon shkarkimin dhe dënim 1-4 vjet burg

    Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar mesditën e sotme procedurën për verifikimin e thelluar për gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka.

    Burime nga institucioni i Akuzës konfirmuan se vetëm ditën e sotme kanë marrë në dispozicion materialet paraprake nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe menjëherë kanë nisur procedurat ligjore.

    Një ndër hapat kryesorë është dërgimi i letër-porosinë pranë autoriteteve greke, për t’u informuar zyrtarisht për vendimin e gjykatës së Janinës për ndalimin e gjyqtares Irena Gjoka (Mane) që të hyjë për 10 vite në zonën Shengen, pasi përdori pasaportë të falsifikuar si vorio-epirote.

    Ky zhvillim nga Prokuroria e Përgjithshme i jep fund bllokimit gati 4-mujor që Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri për verifikimin e të shkuarës problematike të gjyqtares së posaçme.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, në media u publikuan të dhëna, të cilat tregonin se Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia në vitin 2002, pasi kishte përdorur dokumenta false. Kjo e dhënë nuk ishte deklaruar prej saj në formularin e Dekriminalizimit.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i vlerësoi këto të dhëna, por zgjodhi të merrte në mbrojtje gjyqtaren e posaçme.

    Në 8 Prill të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme mori një kërkesë nga Partia Demokratike për të kryer verifikime të thelluara mbi formularin e Dekriminalizimit të gjyqtares Gjoka.

    Në bazë të kësaj kërkese, në 19 Prill, Prokuroria i drejtohet institucionit të emërtesës së gjyqtares, pra Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të kryer një verifikim paraprak dhe për të dorëzuar pranë institucionit të Akuzës formularët origjinalë të Irena Gjokës, me qëllim investigimin pranë autoriteteve greke.

    Bazuar në ligjin për Dekriminalizimin, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte afat 5 ditë për të kthyer përgjigje.

    Por, kaluan shumë 5-ditësha dhe KLGJ nuk e përmbushi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

    Pak ditë më parë, gazeta greke “Protothema” publikoi vendimin e gjykatës greke, që vendosi ndalimin e Irena Gjoka (Manekut) për të hyrë në zonën Shengen për 10 vjet.

    Ky zhvillim duket se i dha fund mbrojtjes që KLGJ po i bënte Irena Gjokës dhe e detyroi t’i kthente përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme dhe, në këtë mënyrë, t’i hapte rrugën verifikimit të thelluar për Dekriminalizimin e gjyqtares.

    Në rast se Prokuroria e Përgjithshme konfirmon zyrtarisht vendimin e dëbimit të Irena Gjokës, ajo jo vetëm rrezikon vendin e punës, por do të përballet edhe me proces gjyqësor për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”. Kjo vepër penale parashikon dënim nga 1 deri në 4 vjet burgim.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Regjisori Rama mbrojti Irenën me tre mbiemra, Malltezi: Si dështuan Vetingu, KLGJ, PP dhe SPAK në rastin Gjoka

    Emri:  auto_sd5dgs1749126083.jpg

Shikime: 720

Madhësia:  43.2 KB

    Nga Jamarbër Malltezi/

    Si dështuan Vetingu, KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK në rastin Irena Gjoka.

    Si regjisori Edi Rama mbrojti Irena Gjokën në çdo rast.

    26 Tetor 2023: Kërkesë e avokatëve të Berishës për dorëheqje për konflikt interesi meqë ishte shkarkuar nga KLD në 1996 (por Irena nuk pranoi se ju tha a keni dokument për këtë gjë).

    Nëntor 2023: KLGJ i dha avokatëve të Berishës vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në 1996, por 3 javë më pas ju tërhoq veshi dhe deputetëve të PD që i kërkuan dokumentin KLGJ ju përgjigj se nuk kam asnjë informacion!

    Dhjetor 2023: Kërkesë e avokatëve të Berishës për dorëheqje për konflikt interesi meqë ishte shkarkuar nga KLD në 1996 bashkëngjitur me vendimin e KLD (por nuk pranoi pasi tha se ai ishte vendim kolegjial).

    Dhjetor 2023 thirrje SPAK të zbatojë ligjin dhe të veprojë si për të tjerët kur gënjejnë në formular dhe nuk ka paraqit shkarkimin.

    03 Mars 2024: Gazeta greke Ta Nea boton shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia.

    Mediat e PS në kor fjalën e Idajet Beqirit dhe Frrok Çupit që ky është shkrim i porositur nga Tirana.

    04 Mars 2024: KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që t‘a hetonte.

    Mediat e Edi Ramës shpikin një letër nga policia që nuk është e vërtetë lajmi për Irena Gjokën

    04-05 Maj 2024 (shtunë - diel e pashkës) gazeta Proto Thema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës.

    07 Maj 2024 Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar.

    14 muaj hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja që i çon sipas qejfit.

    02 Maj 2025 Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për 2 dëbimet e Irenës por edhe vendimin penal të formës së prerë.

    05 Maj 2025 Berisha e bën publik dokumentin me vulë apostile para dyerve të SPAK.

    05 Maj 2025 Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në intervistë me BIRN.

    06 Maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kish lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia (pra bie alibia që nuk kishte dijeni)

    08 Maj 2025 Berisha kërkon KLGJ shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës.

    Maj-Qershor 2025: Ndonëse ligji detyron KLGJ të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, vijon loja e kungulleshkës: KLGJ kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të shprehet, Prokuroria fshihet pas asaj që ia nis Ministrisë së Drejtësisë dhe ministria nuk jep përgjigje.

    Pra del se Irena Gjoka:

    (1) Është dëbuar 2 herë nga Greqia dhe ne 2003 ka lëshuar prokurë për ta luftuar (këtë e ka fshehur),

    (2) Ka dënim penal të formës së prerë të konvertuar me pas,

    (3) Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto, por edhe

    (4) Ka gënjyer në veting për të justifikuar nja 60 milion lekë të paligjshme duke paraqitur një kinse kontratë të 1996 mes burrit dhe vëllezërve të saj dhe duke përmendur në atë kontratë të 1996 nenet 801-825 të Kodit Civil që janë sot në fuqi ndërsa në 1996 Kodi Civil i botuar në Fletoren Zyrtare kishte veç 254 nene!

    Irena Gjoka = fytyra e drejtësisë së re me regjisor Edi Ramën.

    Emri:  auto_502670868_10162240037973190_4344404500372643731_n1749126176.jpg

Shikime: 721

Madhësia:  53.8 KB

    Emri:  Screenshot 2025-06-05 at 2.37.40 PM.jpg

Shikime: 721

Madhësia:  63.4 KB

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Berisha: Irena me 5 mbiemra ka lidhje familjare me Lindën! Padia e saj ndaj meje u nxit nga Edi Rama dhe Altin Troplini

    VIDEO

    Në dalje të SPAK, Sali Berisha ka deklaruar se padia e ngritur ndaj tij nga gjyqtarja Irena Gjoka është e nxitur politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Berisha pretendon se gjyqtarja, të cilën e etiketon si “Irena me 5 mbiemra”, ka lidhje familjare me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, dhe se veprimet e saj janë pjesë e një skenari të dirigjuar nga pushteti për ta goditur politikisht.

    Berisha: Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit.

    Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse...

    Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë...

    Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.

    Pyetje i kam bërë unë asaj.

    Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën.

    Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.
    Pra, ua them unë këtu, prisni...

    A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?
    Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.

    Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    VIDEO/ Çollaku: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali, që nuk e ka deklaruar. Vetingu ka rënë

    Gazetari Basir Çollaku gjatë bisedës në ‘Task Force’ në SYRI TV ka deklaruar se, gjyqtarja Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale, por këtë herë në Itali.

    Sipas Çollakut, ndërkohë që asaj i ndalohej të udhëtonte drejt BE-së, për shkak të vendimit të gjykatës greke, që i ndalonte lëvizjen, ajo ka shkuar në Milano në vitin 2004 dhe ka lindur djalin.

    Çollaku u shpreh se, për këtë vepër penale ekzistojnë prova të qarta.

    ‘Unë shoh diçka tjetër. Ne kemi shkuar në binarët e IrenSistemit.

    Çfarë është IrenSistemi. Kemi marrë një njeri me mediokritet të theksuar, me probleme në të shkuarën që kanë të bëjnë me telashe e veprës penale. Mosdeklarime, mashtrime, gënjeshtra të cilat janë provuar tashmë, si ajo e Greqisë, është dhe ajo e Italisë.

    Gjatë regjimit kur ajo nuk duhej të dilte në vendet e BE-së, kishte regjim ndalimi nga vendimi i dëbimit të marrë nga drejtësia greke, ka qenë në Itali ku ka lindur dhe djalin në 2004, pas 2002.

    Pra ka dhe një vepër tjetër të padeklaruar, por të konsumuar si shkelje.

    E kemi nxjerrë dhe certefikatën e lindjes në Milano. Ka qenë në detyrë në Gjykatën e Fierit në atë kohë.

    Por çfarë ka provuar çështja Irena?

    Unë them ka rrëzuar reformën. Ka shembur vetingun. Pse? Të treja kriteret e rivlerësimit të subjektit të gjykatësit, si janë kriteret profesionale, morale dhe pasurore, sepse ka probleme janë rrëzuar nga vetingu publik.

    Dhe vetingu publik ka shembur versionet e KPK-së dhe KPA-së dhe tregon edhe pafuqinë për të vepruar të ILD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme të cilës i duhen dy vite për të marrë një shkresë në Greqi.

    Për mua këta duhet të jenë në ndjekje penale për mos veprim’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.


    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykatësja që mban në arrest shtëpie Sali Berishën është arrestuar më parë në Greqi

    Demaskohet më tej Irena me 3 mbiemra/ Kalaja: Gjyqtarja e GJKKO aludime se është në përgjimet e Sky Ecc, SPAK ta verifikojë!

    VIDEO

    Teksa lideri demokrat Sali Berisha ka demaskuar gjyqtaren me tre mbiemra, Irena Gjoka pas kallëzimit të kësaj të fundit në SPAK, kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.

    E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Kalaja tha se kallëzimi ka ardhur pas një prove që tashmë është bërë publike në shumë media, mbi një marrëveshje të bërë mes gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka dhe ish ligjvënësit socialist, Alket Hysni, për të amnistuar disa prej të personave të përfshirë në dosjen e incineratorëve, ku del edhe emri i Mirel Mërtirit.

    Sipas Kalasë, nëse ky ‘thashethem’ apo e vërtetë do t’i shërbente interesit publik, SPAK do të duhej ta kishte hetuar, e jo të vijonte të përdorej nga pushteti në mënyrë të verbër siç edhe po ndodh.

    Kalaja tha se aludimet janë që Irena Gjoka, në cilësinë e gjyqtares së GJKKO, rezulton të ketë dalë në përgjimet e Sky Ecc, gjë që mbetet në dorën e Prokurorisë së Posaçme ta verifikojë nëse qëndron ky aludim ose jo.

    Është një kallëzim penal që Irena me tre mbiemra ka bërë ndaj Argita Malltezit, për një pyetje që Malltezi ka bërë në një nga emisionet tv. Kjo është një provë që se di vëtëm Malletzi e Berisha, ështyë provë e bërë publike në shumë media, kur flitet për një marrëveshje mes Irenës dhe Alket Hysenit, kjo marrëveshje ka qenë për të amnistuar një nga personat e incineratorëve, që i përket një pjesë edhe Mirel Mërtirit.

    Po të rakordojmë faktet, masat e arrestit janë marrë nga po kjo gjyqtare. Ky thashetheme apo e vertëte do të ishte që për interes publik dhe të SPAK, që vijon t’i shërbejë pushtetit në mënyrë të verbër të dilej me një vendim nëse është e vërtetë. Nuk amniston dot veprat penale të Irenës, por edhe vëtë Dumani s’i amniston me gjithë dëshirën që ka pasur deri më sot. Ashtu siç i listoi Berisha, Irena ka vepra shumë të rënda penale. Që me shkarkimin e saj më ‘96, e cila në mënyrë antiligjore duke mos u deklaruar nga Irena, jo vetëm, në formularët e ILDKPI por edhe në veting.

    Një pjesë shumë e madhe e problematikave të ngritura nga ne, është pasuria e Irenës, jo më kot është përzgjedhur kjo gjyqtare në sulm ndaj Merishës e Malltezit, duke sulmuar në këtë formë ajo mund të amnistojë veprat penale jo vetëm disa individëve, por të godasë opozitën shqiptare dhe pluralizmin e demokracinë. Është proces fars, për të mbyllur problematikat e sipërpërmendura. Kallëzimet penale të Berishës e Malltezit ndaj kësaj gjyqtareje, SPAK s’i regjistron, ku qëndron problemi?! Kur gjyqtarja bën kallëzim, nis menjëherë hetimi. Çdo denoncim është bërë me fakte e prova nga PD. është e vetmja gjyqtare qëe aludohet së është pjesë e përgjimeve Sky Ecc. S’është detyra jonë si opozitë të zbardhim të vërtetën. Ne bëjmë denoncimin, dhe SPAK t’u japë përgjigje e të tregojë realitetin se ku ndodhet hetimi për Irenën me 3 mbiemra.

    Është një vepër penale që po fshihet nga SPAK, duhet ta zbardhë këtë pyetje. Në këtë dosjen e incineratorëve që flitet se janë sekuestruar telefona, përflitet se është një video e tillë. Sa kohë ne s’e kemi telefonin, atëherë lind detyra e SPAK ta hetojë këtë çështje, jo duke u përdorur si mashë për të mbuluar krimet e Irena Gjokës, por si instrument drejtësie për të zbardhur të vërtetën.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-01-2025, 15:01
  2. Një ditë e Sali Berishës në arrest shtëpie
    Nga Akuamarini në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2024, 09:42
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2022, 21:41
  4. Përgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  5. Policia shqiptare mban ne arrest austriaket
    Nga krokodili_73 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 11:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •