Farsa elektorale e 11-Majit: Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk uron Ramën
Për herë të parë në shumë vite, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë vonon më shumë se 10 ditë prononcimin për zgjedhjet në Shqipëri, dhe në rastin e parë të një reagimi publik, Ambasada nuk përmend asnjë moment partinë fituese, nuk përmend kryeministrin, shtetin shqiptar, standardet demokratike, punën e KQZ, por uron vetëm popullin dhe jo ata që pretendojnë se janë fituesit. Madje në mesazhin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk uron as parlamentin e ri të dalë nga kjo farsë elektorale.
Në një postim të shkurtër në rrjetin social, Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shmang plotësisht urimin për Edi Ramën dhe mjaftohet me një urim për popullin shqiptar.
Vonesa dhe reagimi i ndryshëm nga çdo herë më parë le të kuptohet se farsa elektorale e 11-Majit nuk ka kaluar pa rënë në sy të aleatit kryesor të Shqipërisë.
Më poshtë urimi i Ambasadës së SHBA-ve:
"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë."
Ndërkohë ja një urim për zgjedhjet në Shqipëri nga e njëjta ambasadë vetëm 4 vite më parë:
Syri
Krijoni Kontakt