Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Sali Berisha: Nuk pranojmë zgjedhjet, kërkojmë hetim ndërkombëtar e qeveri teknike

    Berisha: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla, askush nuk mund të na imponohet që t’i pranojmë ato

    Emri:  berisha-676x450.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  31.9 KB

    VIDEO

    Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja nuk do të pranojë zgjedhje të tilla si ato të vitit 2025, duke theksuar se askush nuk mund t’i imponojë forcës opozitare që të pranojë një proces zgjedhor të manipuluar.

    Sipas Berishës, zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe Shqipëria është nën angazhimin e dokumenteve ndërkombëtare, siç është Dokumenti i Kopenhagenit, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Ai ka kritikuar ashpër përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të ndikuar në procesin zgjedhor dhe ka theksuar se këto përpjekje do të dështojnë.

    Fjala e plotë:

    Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.
    Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.
    Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar.
    Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.
    Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë.
    Sukses nuk do ketë!
    Kjo është përgjigjja.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Nuk pranojmë zgjedhjet, nuk ishin zgjedhje por farsë e orkestruar nga Edi Rama

    “Patronazhistët dhe grupet kriminale cenuan zgjedhjet”, PD “fut në lojë” kompaninë e lobimit dhe çon në SHBA pretendimet për 11 Majin: Kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike!

    Emri:  pd-Berisha-11-maji-SHBA.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  33.6 KB

    Partia Demokratike ka dërguar në SHBA një raport me shkeljet e pretenduara, sipas saj, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. PD përmend, në dokumentin që tanimë ndodhet në duart e kompanisë së lobimit, përfshirjen e grupeve kriminale në fushatë dhe patronazhistët. Dokumenti që mban datën 16 maj i është dërguar kompanisë së saj lobuese në Amerikë, Continental Strategy dhe regjistruar pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

    Në Elbasan, PD përmend Suel Çelën, një personazh i trafikut të drogës dhe kreu i një grupi kriminal.

    Në Qarkun e Lezhës, PD denoncon një person të quajtur Vincent Tuku, ndërsa në Shkodër Safet dhe Behar Bajrin dhe në Vorë anëtarë të fisit Xhabafti.

    “Zgjedhjet e 11 majit përfaqësojnë majën e kapjes së shtetit nga forcat kriminale dhe autokratike, me implikime të thella për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë dhe për stabilitetin e rajonit”, thuhet në raportin e PD.

    Emri:  Screenshot_123-1.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  58.7 KB

    PD përmend si cenim të zgjedhjeve edhe bonusin e pensionistëve nga i cili përfituan 760 mijë të moshuar, dhënien e licencave të kanabisit, punësimet para zgjedhjeve (10 mijë të punësuar), aktivitetet publike për qëllime propagandistike si Giro d’Italia për të cilën qeveria pagoi 7 mln euro.

    Gjithashtu, shqetësim për demokratët është edhe sistemi i partonazhimit.

    Në raportin e PD thuhet se “sistemi i “patronazhit” i Partisë Socialiste, një kujtim i kohës së vjetër komuniste, u rivendos dhe u zgjerua në çdo qendër votimi, ku qytetarët monitoroheshin, kontrolloheshin dhe ushtroheshin presion bazuar në përkatësinë politike”. “Zyrtarë të lartë dhe nëpunës civilë ishin pjesë e kësaj skeme, duke keqpërdorur të dhënat personale dhe duke ushtruar presion mbi çdo votues që ata duhej të kontrollonin për të dhënë votat e familjes së tyre në këmbim të shërbimeve publike. Çdo nëpunës publik kishte detyrimin të siguronte 20 vota në vend dhe diasporë dhe të paraqiste numrat e kontaktit të këtyre votuesve, si dhe fotografinë e votës në ditën e zgjedhjeve”.

    Emri:  Screenshot_126-1.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  72.3 KB

    Gjithashtu, opozita pretendon se “në zgjedhjet e 11 majit u mobilizua edhe ish-Policia Sekrete Komuniste”. “Për herë të parë, dy zëvendësdrejtorë të Shërbimit Informativ Shtetëror mobilizuan agjentë të pensionuar nga ish-Sigurimi (policia sekrete e epokës komuniste), duke përdorur frikën dhe shtrëngimin që të kujtojnë të kaluarën totalitare të Shqipërisë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.

    PD përmend si faktorë të humbjes së saj edhe mediat që siç pretendon opozita kontrollohen nga qeveria, por edhe censura në rrjetet sociale ku përmendet mbyllja e aplikacionit TikTok para nisjes së fushatës zgjedhore.

    Konkluzionet e PD

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u karakterizuan nga abuzime sistemike që kompromentuan legjitimitetin e tyre. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore, i administratës publike dhe ndërhyrjet kriminale, kontrolli i medias, shtrembërimet ligjore, pengimi i aktiviteteve të opozitës dhe mosveprimi i agjencive të zbatimit të ligjit dëmtuan kolektivisht procesin demokratik.

    Emri:  Screenshot_127-1.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  59.9 KB

    Këto gjetje përputhen me vëzhgimet nga organet ndërkombëtare të monitorimit, përfshirë OSBE/ODIHR-in, të cilat nxorën në pah shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike, frikësimin e votuesve dhe paragjykimin e medias.

    Ngritja e një hetimi ndërkombëtar për zgjedhjet.

    Formimi i një qeverie teknike (kujdestare) për të votuar mbi axhendën e integrimit në BE dhe për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Liria e Medias: Promovimi i pluralizmit të medias dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes për të siguruar që qytetarët të kenë qasje në informacion të larmishëm dhe të paanshëm.

    Mbikëqyrja Ndërkombëtare: Inkurajimi i angazhimit të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare për të monitoruar dhe mbështetur proceset demokratike në Shqipëri.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Nuk pranojmë zgjedhjet, kërkojmë hetim ndërkombëtar e qeveri teknike

    Berisha: Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Rama po paguan shuma të mëdha për të ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet, por nuk do ia dalë

    VIDEO

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi fitore farsë festën e PS për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.

    Berisha gjithashtu paralajmëroi se Rama po shpenzon shuma të mëdha për të influencuar raportin ndërkombëtar mbi zgjedhjet. Por, sipas tij, përpjekjet do të dështojnë dhe raporti do të reflektojë të vërtetën e situatës.

    Kreu i PD Sali Berisha: Ky takim ishte festë e farsës elektorale. Ky takim me narko-deputetë të tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme në Shqipëri e në rajon. Në takim, Rama iu tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK.

    Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Nuk pranojmë zgjedhjet, kërkojmë hetim ndërkombëtar e qeveri teknike

    Berisha denoncon me pamje: Xhabaftët terrorizuan votuesit për votat në Vorë! Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi

    VIDEO

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar procesin zgjedhor si të manipuluar nga banda kriminale.

    Ai u shpreh se persona me akreditime false janë futur në qendrat e votimit në Vorë, ndërsa i cilësoi ata si pjesë e një grupi të organizuar, që përfaqëson interesat e mazhorancës. Berisha përmendi me emra individë që, sipas tij, kanë qenë aktivë në veprimtari kriminale për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.

    Ai akuzoi edhe figura qeveritare, përfshirë Belinda Ballukun, për bashkëpunim me këto individë.

    Berisha foli për prani të bandave të armatosura pranë qendrave të votimit në Lushnje, që kanë ushtruar presion ndaj votuesve. Sipas Berishës, Albana Vokshi dhe gazetarë të guximshëm kanë zbuluar dhe denoncuar këto shkelje.

    “Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi,” theksoi ai.

    FJALA E BERISHËS:

    Këtu do shihni fytyrën e Blendi Gonxhes.
    Ja, ky Xhabafti, përfaqësues i organizatës...
    Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë.
    Se janë një bandë këta, nja tre-katër janë Xhabaftë, pastaj kanë të tjerët rreth tyre.
    Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme.
    A e patë akreditimin atij?
    Tjetër, banda e tërë në oborr.
    Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet...
    Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve.
    Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve.
    Bandat e armatosura kanë dërguar Shytët në afërsi të qendrave të votimit në Lushnje.
    Mercenarë të marrë nga veriu apo nga Kosova, kush e merr vesh se çfarë ishin, pasi kanë futur në listë një vajzë që është e zgjedhura e tyre, pastaj kanë punuar për Ceno Klosin, Koreshin, Klodian Lahjen.
    Aktiv në krim, Julian Sula apo Juliani i Pashakos, i njohur për krimet e tij.
    Po kështu, Arben Qimja, Belinda Balluku e shpall në kërkim në mënyrë që ta detyrojë kur të ishte në kërkim të punojë për kandidatët e PS.
    Renato Salihi apo Renato Çami, ai punoi intensivisht për Ceno Klosin dhe Klodian Lahjen.
    Këto ishin pra... sepse këto janë të filmuara, kurse banda e Shytëve, e armatosur në afërsi të qendrave të votimit duke terrorizuar votuesit.
    Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi.
    Askush nuk mund ta fshehë.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Nuk pranojmë zgjedhjet, kërkojmë hetim ndërkombëtar e qeveri teknike

    Berisha: Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve

    VIDEO

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shorehur në konferencën me gazetarët se për largimin e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, që është qeveri teknike dhe përsëritja e zgjedhjeve.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite.

    Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale.

    Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

    Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.

    Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

    Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2024, 11:29
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2024, 23:25
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2023, 22:47
  4. PD: Në zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36
  5. A Do Te Kete Qeveri Teknike
    Nga alumni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-07-2002, 20:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •