Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Berisha: Përgjimet që kanë ardhur tregojnë për darkat dhe drekat që shtronte Edi Rama me Pojën dhe Ergys Agasin me verërat 30-40 mijë euro shishja

    Emri:  auto_e9c96c02-863d-4bfc-bed3-c30084a22e161748000072.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  26.2 KB

    Kreu i PD, Sali Berisha i rikthehet temave të përgjimeve që kanë nxjerrë në pah lidhjet e thella mes qeverisë dhe grupeve kriminale, duke përmendur drekat dhe darkat luksoze të organizuara nga Edi Rama me figura të njohura si Poja dhe Ergys Agasi, ku çmimi i verërave arrinte deri në 30-40 mijë euro për shishe.

    Berisha shpjegon se, pavarësisht denoncimeve të opozitës dhe zbulimeve ndërkombëtare, regjimi aktual përdor çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet dhe për të ruajtur pushtetin, duke përfshirë dhuratat, faljet e gjobave dhe kontrollin e medias, si dhe lidhjet me krimin e organizuar.

    Ai thekson se opozita ka bërë detyrën e saj duke siguruar njohjen ndërkombëtare të farsës elektorale, por përballë këtij “shteti-krim” nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën në krye.

    Pjesë nga deklarata:

    Isa, jo vetëm pas farsës, por në çdo kohë dhe në çdo moment, unë kam vetëdijen time se jashtë teorisë së gabimit nuk del askush.
    Dhe të jeni të bindur ju, se PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, pa diskutim që do bëjë të gjithë diskutimet e brendshme për të gjittë problematikat, defektet, të metat, gabimet, etj.
    Vetëm një gjë, do t’i marrim me hierarkinë e vlerave dhe koncepteve.
    Farsa nuk fitohet nga opozita.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 milionë euro gjoba.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon do qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon do qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabis për t’u mbjellë, të cilat në vetvete përbëjnë një potencial të tmerrshëm blerës në katër anët e vendit. Një rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk mund të arrestojë as Elvis Doçin dhe as Suel Çelën. Por opozita i ka denoncuar me zë dhe figurë në mënyrën më të fuqishme.
    Opozita e ka bërë punën e vet duke garantuar një rezolutë ndërkombëtare të paprecedent, që i shpall këto zgjedhje farsë pa u zhvilluar.
    Duke zhvilluar një hearing të paprecedent në Parlamentin Europian në mes të fushatës zgjedhore.
    Por opozita farsën nuk mund ta fitojë.
    Opozita fiton zgjedhjet.
    Opozita duhet të gjykohet nëse fiton apo jo zgjedhjet.
    Kurse farsat jo, farsat janë piramidë mashtrimi e qeverisë.
    Mjafton të lexosh kapitullin për median, është kapitulli më i trishtuar. Kur shkruhet për autocensurën, ai është një fatalitet për vendin.
    Këtë e imponon regjimi. Njeriu nuk e do autocensurën, por ajo imponohet nga regjimi.
    Këtu është një strukturë e përbashkët shtet-krim, janë një këta.
    Tani më thotë se ato përgjimet që kanë ardhur, tregojnë për darkat dhe drekat që Edi Rama shtronte me Pojën dhe Ergys Agasin me verërat 30-40 mijë euro shishja.
    Pse ti kujton se do i marrësh vesh ndonjëherë nga Altin Dumani këto?
    Kurrë.
    I pastroi ai ato.
    I cili u faktua se çfarë është.
    Si të mos i arrestonte ai ata kur i solli Italia?
    Nuk i arrestoi sepse ishte gjenerali elektoral i krimit.
    Ja pra, po bëjmë një punë, por njerëzit nuk duhet të mashtrohen.
    Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

    Syri

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Nga Kili, 932 kg kokainë mes midhjeve në Itali/ Biseda në “SKY” e policit që çoi në zbulimin e grupit të “Visit të Pojës”

    Një sasi prej 932 kilogram kokainë që vinte nga Kili në Itali përmes një konteineri me midhje të ngrira, mësohet të jetë identifikuar nga SPAK, si një ngarkesë që i përkiste klanit të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës.

    Ngarkesa ishte në 800 blloqe, të futura brenda 37 thasëve, sasi kjo që sipas prokurorisë, nëse do ishte prerë deri në 4 herë nga trafikantët dhe të hidhej në treg, do sillte të ardhura ekonomike deri në 186 milion euro.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se kjo sasi e madhe kokaine, është kapur në një kontejnier me midhje të ngrira, në 2 nëntor 2020 nga zyrtarët e Agjensisë Doganore të “Gioia Tauro”, së bashku me ushtarët e komandës Provinciale të “Reggio Calabria” dhe Drejtorinë Antimafia të Qarkut.

    Që nga periudha vitit 2020 deri në 5 nëntor 2024, SPAK dhe prokuroria italiane, nuk kanë pasur dijeni se kujt i përkiste kjo sasi e madhe kokaine, që u kap në Itali.

    Në 2024 oficerët e BKH-së, përmes leximit të bisedave në aplikacionin “Sky”, kanë mësuar rreth përmbajtjes së tyre, ku flitej për kapjen e një sasie të madhe droge në 2 nëntor 2020.

    Në lidhje me këtë ngjarje SPAK ka kërkuar nga autoritet italiane në 5 nëntor 2024, që ti venë në dispozicion aktet hetimore që janë plotësuar në rastin e ndjekjes së hetimeve për kapjen e 932 kg kokainë në “Gioia Tauro”.

    Letërporosinë e dërguar në Itali, SPAK e mbështet pikërisht në informacionet e përftuara nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”.

    Personi që flet në “Sky” për sasinë 932 kg drogë është pikërisht një punonjës policie Orgest Molla, i cili dyshohet se vepron nën urdhërat e grupit të Troplinëve.

    Punonjësi i policisë Orgest Molla flet me Sueld Elezin dhe i dërgon një foto në “Sky”, ku një media italiane kishte raportuar kapjen kapjen e 932 kg kokainë në “Regio Calabria”.

    Ata flasin në mënyrë të koduar, ku pakove të drogës i referohen me emrin “Bukë”.

    Dërgimi i fotos dhe biseda në “Sky” mes dy protagonistëve është realizuar 8 ditë me vonesë nga kapja e kokainës, pra në 10 nëntor 2020.

    Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

    Molla: Prandaj na duhen lekët shpejt vëlla...a kupton...

    Elezi: Vlla, a do z’bresësh prap, për këtë italjonin tim...

    Molla: Hahhaha, pos a ju duhen? T’ju a ruaj...se ka shumë kërkesa dhe nuk kemi shumë mall. Se na u kapën dhe ato 932 bukë, a e pe o vëlla.

    Elezi: Do të sjell 3 bukë?

    Molla: Vëlla ehee..., për atë thu ti, po ato i ke ti, ti kam ndarë veç...por thashë se do prapë.

    Elezi: Ok...vëlla.

    Molla: Sa doni t’ju ruaj shoku...?

    Nisur nga kjo bisedë e zhvilluar mes dy personave të mësipërm SPAK ka krijuar dyshimin se grupi i Troplinëve është organizatori i transportit të 932 kg kokainë nga Kili në Itali, ku dhe më pas e shpërndanin tek blerësit shqiptarë dhe italianë.

    Sipas SPAK, Orges Molla së bashku me Sueld Elezin dhe persona të tjerë të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, janë angazhuar intesivisht të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga vendet e Origjinës në Kili drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    ORA NEWS

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    PËRGJIMET E BANDËS “POJA”/ Drogë edhe nga Turqia, roli i Çobës! Ja biseda mes Mollës dhe Elezit…

    Dosja hetimore ndaj Troplinëve, zbulon se si funksiononte organizata kriminale e goditur nga operacioni “Ura”, si ndaheshin rolet dhe cilat ishin pengesat që hasnin trafikantët e drogës. Adi Çoba, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit) komunikojnë intensivisht në SKY ECC.

    Në një episod provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. “Visi i Pojës” më 5 gusht 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari.

    Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasi n Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.

    “Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them është në Gjermani, shoh 8 copë, i kemi bashkë, 4+4. pasnesër do të vijë ke ty. jepi shoferit paratë çfarë ke mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera dhe vendos një shenjë ose të paktën një oborr privat përveç garazhit"- i shkruan “Visi i Pojës” Adi Çobës

    Tjetër episod tregon përfshirjen e shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi i SKY ECC si furnizuesi dhe organizatori i transportit

    Më 25 tetor 2020, Orges Molla komunikon me përdoruesin me Sueld Elezin për një dërgesë prej 2 kilogramësh heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s.

    Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët: “me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”

    Një ditë më pas, shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet dhe Molla tensionohet

    “Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: “Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa një person i paidentifikuar si furnizuesi kryesor.

    Pjesë nga përgjimet:

    Sualed Elezi: Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë... S’dimë ça me thonë.

    Orges Molla: Të mor vesh, vëlla... Të mor vesh.

    Sualed Elezi: Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.

    Orges Molla: Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?

    Sualed Elezi: Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri? Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.

    Orges Molla: Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.

    Sualed Elezi: Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha...” Po i thashë: “E mora vesh.

    Orges Molla: Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.

    Sualed Elezi: Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.

    Orges Molla: Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore. Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”

    Sualed Elezi: Makina a ka qenë në vend?

    Orges Molla: O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.

    Sualed Elezi: Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.

    Orges Molla: Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht.

    Sualed Elezi: Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.

    Orges Molla: Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.

    Sualed Elezi: Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.

    Orges Molla: Se jeta vazhdon. Po për shoferin... se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.

    Sualed Elezi: Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit... (dërgon foto). Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj

    Orges Molla: S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.

    Sualed Elezi: S’po i shkojnë mesazhet fare mo.

    Orges Molla: As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem

    Sualed Elezi: Boo, mer vëlla...

    Orges Molla:
Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.

    Sualed Elezi: S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.

    Orges Molla: E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës..

    Sualed Elezi: A të rrijmë dhe pak?

    Orges Molla: Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.

    Sualed Elezi: Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?

    Orges Molla: Çfarë të thotë, bo tym ai... mërzit shumë, vëlla

    Sualed Elezi: Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?

    Orges Molla: Jo mo vëlla, jo...

    Sualed Elezi: Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo...

    Orges Molla: Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.

    Sualed Elezi: Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.

    Orges Molla: Thjesht na ndodhi një problem... ne.

    Sualed Elezi: E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku...

    Orges Molla: S’ka... Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet...

    Sualed Elezi: Presim të përgjigjet, vëlla. E vëlla, asi lajm...

    ORA NEWS

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    URA/Euronews siguron dosjen e SPAK: Ndërhyrja në polici për të shpëtuar Mond Çekiçin

    Emri:  MixCollage-23-May-2025-11-38-AM-3478.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  51.2 KB

    Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të operacionit të koduar “URA”, ku ndër të tjera zbardhet një episod i rëndë i dyshuar për tentativë ndërhyrjeje në laboratorin e Policisë Shkencore për të manipuluar prova.

    Sipas dosjes së SPAK, më datë 24 shtator 2020, përdoruesi i pajisjes me PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, zhvillon një bisedë përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC me një tjetër përdorues, i identifikuar me PIN DFEFF, ende i paidentifikuar nga autoritetet.

    Në bisedën e dokumentuar, flitet për një përpjekje për të kontaktuar me punonjësin e policisë Altin Morina, i cili pretendohet se kishte lidhje me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, me qëllimin për të ndërhyrë në analizën balistike të një arme të sekuestruar, për të “prishur gjilpërën”.

    Përgjimet e publikuara në dosje janë si më poshtë:

    DFEF3F – “O shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..”

    SPNNS9 – “Kur e kan nalu sot…”

    DFEF3F – “po vlla sot….”

    SPNNS9 – “Ja i shkr sa tpergj…”

    DFEF3F – “ok shok….”

    Sipas të dhënave hetimore, personi i përmendur me nofkën “Çeke” dyshohet të jetë Mond Çekiçi, i cili në atë kohë ndodhej nën hetim për armëmbajtje pa leje dhe më pas u ekzekutua në mars të vitit 2021 në një atentat mafioz në Durrës.

    Gjithashtu, në një bisedë tjetër në Sky ECC, përdoruesit diskutojnë mundësinë për të ndërhyrë përmes kontakteve në polici, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për Çekiçin:

    Kodi – “0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…”

    Kodi2 – “kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…”

    Kodi – “Mond Cekici..”

    Kodi2 – “ne tiran e kan kap apo durres …”

    Kodi – “Ktu ne dr…”

    Kodi2 – “ok.”

    Euronews

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Dy ndere për Visin e Pojës/ Si u shpërblye trafikanti që ndihmoi PS në Durrës

    Emri:  Altin-Dumani-Edi-Rama-1140x570.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  35.6 KB

    Visi i Pojës, favori i dyfishtë i shtetit: hotel me firmën e Ramës dhe kohë për të ikur nga SPAK-u
    Dosja e antimafias italiane për operacionin “Ura” nxorri në dritë një emër tjetër të bandave shqiptare të kokainës, shumë i përfolur në Durrës: Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” për shkak të xhaxhait të tij, Xhevdet Troplini një biznesmen i madh në zonën e Sukthit dhe i arestuar më parë për trafik droge.

    Sipas autoriteteve italiane Visi i Pojës rezulton të jetë një njeri kyç në trafikun e kokainës drejt Italisë dhe drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal me rrjet në Shqipëri, Itali, Gjermani dhe deri në Amerikën e Jugut.

    I dënuar më herët në Itali, me kompani ndërtimi dhe lokale në emër të vetin e të tjerëve, Visi i Pojës përmendej shpesh në dosje hetimore, por fytyra e tij ishte e panjohur për opinionin publik shqiptar. Ishte falë përgjimeve të SKY ECC që antimafia italiane jo vetëm zbuloi trafikun e kokainës nga Shqipëria por ekspozoi edhe lidhjet që një nga bandat më famëkeqe të Durrësit kanë me pushtetin ekzkekutiv dhe me gjyqësorin shqiptar.

    Të dyja këto lidhje janë përfolur vazhdimisht si një shkëmbim favoresh në terrenin e vështirë të mbledhjes së votave në Durrës, ku Elvis Doçi “Visi i Pojës” ishte një nga garantët e Partisë Socialiste dhe në shkëmbim u favorizua jo vetëm në biznesin e tij, por edhe në problemet që i dolën me drejtësinë italiane.

    Leja e KKT për hotelin “Rock of Kavaja”

    Emri:  auto_666666666661747991704.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  42.3 KB

    Atje ku antimafia italiane zbulon fenomenet e jashtëligjshme kriminale, qeveria shqiptare sheh “potencial turistik”. Më konkretisht, me paratë e fituara nga trafiku i kokainës, Elvis Doçi kishte arritur të merrte leje për një kompleks turistik me firmën direkte të kryeministrit Edi Rama. Në shkurt 2024, pra një vit para zgjedhjeve parlamentare, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, i firmos Doçit lejen për të ndërduar një hotel 10-katësh buzë detit. Dokumentet të nxjerra nga QKB tregojnë se kompania, “Eldemar Construction” në pronësi të Elvis Doçit është e lidhur me të dënuar të tjerë për trafik droge si Denis Tafili e Gëzim Hasa, të cilët kanë mbajtur poste si administratorë të firmës.

    Brenda pak muajsh, pas miratimit të lejes, Visi themelon “Rock of Kavaja” dhe transferon 60% të saj te kompania CFO PHARMA. Brenda 72 orëve, kompania rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 2.3 milionë euro, përmes tokës që Visi kishte futur pa dokumentim të qartë financiar. Më tej, në lojë hyn edhe brandi prestigjioz “Pullman” i grupit Accor, që sipas vetë Ramës – në intervistën e tij për “France Soir” – erdhi në Shqipëri falë mikut të tij, Nicolas Sarkozy.

    Emri:  Kryeministri-Edi-Rama-gjate-intervistes-per-France-Noir-.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  21.0 KB

    “Po, Accor ka disa kontrata këtu me shumë investitorë. Ata kanë ardhur në Shqipëri para 4 vitesh, kjo falë Nikolas Sarkozi, që është pjesë e bordit të projekteve që janë zbatuar. Ai erdhi bashkë me Carla Bruni, bashkëshorten e tij, për një vizitë dy-ditore. Carla dha një koncert këtu, e gjithashtu udhëtuam së bashku me helikopter, ku edhe mundën të shihnin vendin. Gjëja e parë që më tha kur helikopteri u ul në tokë, është që ne po qëndronim mbi një minierë ari. Kur u kthye në Francë, ai nxiti vizitën e parë të grupit Accor në Shqipëri. Në fakt, ata e pohuan që nuk e kishin menduar ndonjëherë operimin e tyre këtu, por gjatë vizitës u mahnitën, e sot kanë disa kontrata këtu”, deklaroi Rama për median franceze duke komentuar biznesin e Visit të Pojës.

    Zvarritja e SPAK pas urdhër-arrestit të gjykatës

    Përballë kësaj skeme të qartë pastrimi të parave të drogës, roli i SPAK-ut ngriti pikëpyetje të shumta për zvarritjen e operacionit të Ervis Doçit pas zgjedhjeve të 11 Majit. Madje në konferencën për mediat që mbajti me prokurorët e Antimafias, Altin Dumani u pyet nga gazetarët se përse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

    “Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet” u shpreh ai, duke shpjeguar se me prokurorët italianë veprohej si skuadër “Edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri-tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit”.

    Por edhe pas kësaj përgjigjeje, pikëpyetjet mbeten, pasi dosja e italianëve me urdhër-arrestet përkatëse ishte firmosur në fillim të muajit shkurt, ndërsa policia shqiptare ishte vënë në lëvizje në mesin e muajit maj.

    Emri:  dosja-e-italianeve-1536x1072.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  41.5 KB

    Përveç kësaj dokumentet tregojnë se urdhër-arrestet për të dyshuarit, mes tyre edhe për Elvis Doçin, ishin firmosur nga Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që më 30 prill, por SPAK vendosi të veprojë vetëm pas 11 majit, kur zgjedhjet vendore kishin mbaruar. Faksimile më poshtë:

    Emri:  auto_11747988672-e1748001455701.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  47.1 KB

    Ndërkaq, personazhi kryesor i dosjes, Visi i Pojës, kishte pasur plot dy javë të largohej. Dhe siç ndodh zakonisht në Shqipëri, ai u zhduk pa gjurmë duke përfituar nga koha që i fali kreu i SPAK, Altin Dumani. Në këtë situatë, pyetjet që shtrohen shkojnë përtej përgjigjeve klishe. Çfarë e ndaloi Altin Dumanin ta zbatonte urdhrin e gjykatës që më 30 prill? Kush e favorizoi Visin e Pojës, gjatë kohës që gjykatësi kishte firmosur një urdhër-arresti? Përse duhej lënë i lirë ai deri në 11 Maj?

    Opozita deri më tani e ka konsideruar zvarritjen e arrestimit të Visit si një akt të paramenduar politik. Njeriu që furnizonte me kokainë jugun e Italisë duhej lënë i lirë për të mbajtur premtimet e 11 Majit në Durrës, ku Partia Socialiste nxorri me vota rekord dy deputetë deri më sot të panjohur për publikun. Ky është rasti tipik kur trafikantët e drogës dhe bandat e Durrësit gjejnë aleatët e tyre në politikë. Mjafton të shohësh kush e ka firmosur lejen e hotelit luksoz dhe kush e shtyn arrestimin e kërkuar nga partnerët përtej Adriatikut.

    Lapsi.al

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Ekskluzive/ Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’? Flet Drejtori antimafias italiane: SPAK mori kohë për përkthimin e dosjes dhe pati...

    VIDEO

    Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin 'Ura' të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve.

    “Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht" tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

    Carbone u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

    Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t'i dhënë fitoren Ramës.

    Syri

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale e ndikuar rëndë nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës.

    Berisha akuzoi qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Edi Rama për lidhje të drejtpërdrejta me përfaqësues të botës kriminale, duke përmendur rastin e Arkend Ballës, të cilin e cilësoi si përfaqësues të kartelit famëkeq “Troplini” dhe si kandidatin më të votuar në qarkun e Durrësit, me mbi 5200 vota më shumë se vetë Rama.

    Pjesë nga deklarata:

    Farsa elektorale e 11 Majit 2025, kishte si njërin nga tiparet më kardinale, rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

    Është bërë i njohur, i famshëm përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Europë, pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të portit të Durrësit.

    Përfaqësuesi i këtij karteli dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.

    Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit.

    Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel.

    Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve.

    Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni.

    Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa.

    Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.

    Pra, Arkendi me 5200 vota më shumë se Edi Rama në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2021, ishte i punësuari i Nisatelit.

    Prej majit të vitit 2018, ortak i vetëm i Nisatel është shtetasi Sadrit Danaj, një personazh i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga PD për kryerjen e veprave penale në kohën kur u emërua kryetar qarku në Vlorë nga Edi Rama.

    Sadriti është vëllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj.

    Nexhmedin Danaj pas një hetimi 5-vjeçar të Antimafias Italiane është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim me shtetasin Elvis Doçi apo Visi i Pojës.
    Pra, Danajt janë pjesë kryesore e kartelit Troplini.

    Syri

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    PLUG/ Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

    VIDEO

    Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep presimat për të një ardhme të mirë, madje edhe akademike. Por ylli në ngjitje, ndryshe nga sa pamë në CV e tij dhe në jetën parlamentare, surprizoi opinionin publik në zgjedhjet e 11 majit, madje theu edhe çdo rregull të garave demokratike. Një punonjës universiteti, i panjohur për publikun, me një aktivitet online me 3 mijë miq në rrjete sociale, pa dal thuajse asnjëherë në media, shënoi rekord historik, duke tejkaluar në vota çdo politikan të 35 viteve pluralizëm.

    Në këtë moment prozhektorët u kthyen nga ai, e duket se situata nuk është kaq rozë. Të gjitha të dhënat, tregojnë se pas tij qëndronte një prej grupeve më të rrezikshme kriminale të qytetit të Durrësit.

    Lideri i opozitës Sali Berisha ishte i parë që denoncoi lidhjet e Arkend Ballës me Visin e Pojës, apo organizatën e Troplinëve. Dhe në këtë rast, të dhënat janë identike si në rastin e Jurgis Çyrbjes, ku përgjimet zbuluan se ishin grupet kriminale që e futën në listë, madje i diktuan Edi Ramës edhe renditjen në listë. Por këtë herë, kjo organizatë kriminale, ishte e bindur për suksesin e saj, ndaj dhe një personazh si Arkend Balla, mund ta nxirrnin më të votuarin në qytetin bregdetar.

    Le të ndalemi te faktet, që tregojnë për lidhjet e deputetit më të votuar të Durrësit me organizatën e Troplinëve apo Visin e Pojës.

    Ndërsa në CV e tij, Arkend Balla deklaron se ka punuar vetëm në universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ai ka fshehur një tjetër eksperiencë të tijën, e cila është e detyruar për shkak të të ardhurave të deklarohet në formularin e pasurisë. Në deklaratën e Pasurisë, Arkend Balla deklaron se se nga qershori i vitit 2021 deri ne datën 05.08.2023, kur mori mandatin e deputetit, ka qënë i punësuar ne kompaninë NISATEL.

    Nuk dihen arsyet se përse deputeti më i votuar në Shqipëri fsheh punësimin e tij, por nga të dhënat e zbuluara për këtë kompani, mund të mësojmë edhe shkakun e vëertetë. Për lidhjet e errëta mes krimit dhe politikës, që në zgjedhjet e 11 Majit u panë më shumë se kurrë më parë.

    Kompania NISATEL një ndër ortakët themelues ka Sadrit Danaj i cili sot e zotëron 100% të aksioneve, si pronar i vetëm. Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. Për periudhën 2015-2025 ka përfituar rreth 900.000 euro pagesa nga instutcione shtetërore në qarkun Vlore, Durrës, Fier dhe Tiranë. NISATEL është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitet e ka në Vlorë dhe kjo na bëri të hulumtojmë dhe më shumë për të gjetur lidhjen sesi Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për të punuar pranë saj.

    Që prej majit të vitit 2018 ortak i vetëm i kësaj kompanie është shtetasi Sadrit Danaj, një personazh i denoncuar dhe më herët nga Partia Demokratike për kryerjen e veprave të rënda penale, në kohën kur Edi Rama e emëroi në krye të Qarkut Vlorë.

    Ndërsa Edi Rama, e emëronte në një prej institucioneve më të rëndësishme, lidhjet e tij kriminale do të qëndronin të fshehta deri kur Antimafia Italiane do të zbarkonte në Shqipëri për të goditur organizatën mafioze të Visit të Pojës, ku të përfshirë në trafikun e drogës do të rezultonin edhe Danajt e Vlorës.

    Sadrit Danaj është vëllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj. Po le të ndalemi fillimisht te një prej vëllezërve të punëdhënësit të Arkend Ballës. Nexhmedin Danaj, një prej vëllezërve të kompanive të internetit ku punonte edhe Arkend Balla, është një emër i përfolur edhe më parë në media, për trafik droge e pastrim parash. Kohë më parë, u raportua se ai sëbashku me Algerta Fejzulla kishin ngritur një perandori të pastrimit të parave të drogës, nëpërmjet komopanive në emër të tyre. Dyshohet që Danaj lëvizte paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

    Sipas raportimeve në media, referuar autoriteteve spanjolle, Nexhmedin Danaj dhe Algerta Fejzulla janë çifti vlonjat protagonist i një grupi kriminal në Spanjë, i cili ka qarkulluar të paktën 65 milionë euro, produkt i trafikut të kokainës.

    Grupi kriminal me 27 anëtarë u godit nga policia spanjolle dhe Europol në shtator të vitit 2023. Autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arrestuar 27 persona, në disa provinca si Madrit, Malaga, Seville, Valencia dhe Barcelonë, pjesë e grupit, i cili kishte pastruar të paktën 65 milionë euro me metodën “Haëala”.

    Ndërkohë vëllai tjetër Nexhmedin Danaj, pas një hetimi 5 vjecar të Antimafias Italiane është akuzuar për Trafik Ndërkombëtar Droge në bashkëpunim me shtetasin Elvis Doçi (Visi i Pojës). Këtij shtetasi i janë sekuestruar dhe disa kompani përfshirë dhe TV Kabllor Vlora Cable. Kjo kompani ditën e bërjes publike të masave të arrestit ka kaluar nëpronësi të vëllait tjetër Vexhi Danaj, kjo për të shmangur sekuestrimin.

    Por pikërisht kjo manovër ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi favorizimin nga ana e SPAK, në favor të Nexhedin Danajt dhe bizneseve të tij. Vetëm një ditë pas Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar disa kompani të anëtarëve të organizatës kriminale të Visit të Pojës, Nexhmedin Danaj, i shiti vëllait të tij, Vexhiut, 30 përqind të aksioneve. Kontrata e nënshkruar jashtë zyrës noteriale thotë që shitja e aksioneve është kryer në datën 1 Maj 2025 dhe vlera e saj është 30 mijë lekë të reja.

    Ndërkohë, dokumenti është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 22 Maj dhe prej këtij momenti ai merr vlerë ligjore. Ky transaksion, si rregull, nuk duhej të regjistrohej, pasi, siç deklaroi SPAK-u një ditë më parë, kompania ishte vendosur nën sekuestro, gjë e cila presupozon se ndalohet ndryshimi i pronarëve. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Prokuroria e Posaçme nuk dorëzoi asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve të Nexhmedin Danajt, në kuadër të operacionit “Ura”.

    Gjithashtu, nga një vëzhgim i “Syri Televizion” disa ditë pas urdhërit të sekuestrimeve, në regjistrin e kompanive private, rezultoi se, të paktën për 3 ditë pas bërjes së lajmit publik, asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk u vendos nën sekuestro, duke ngritur dyshime për vonesa të pajustifikuara ose, në rastin më të keq, për mos-bllokimin e tyre.

    Ndërsa një prej Vëllezërve Danaj u arrestua nga Anti-Mafia italiane për bashkëpunim me Troplinët në trafikun e drogës dhe vëllai tjetër 2 vite më parë ishte arrestuar nga Autoritetet Spanjolle për përfshirje në organizatë trafiku droge dhe pastrimin e 65 Milionë eurove, për Edi Ramën, duket se këto ishin të dhëna të mjaftueshme për ti gostitur me leje ndërtimi, e për më tepër për SPAK këto kompani e investime janë të padukshme.

    Në skenë del vëllai tjetër, që po ashtu duhet të ishte vënë nën hetim nga SPAK për transasksionin e shitjes së kompanisë së internetit dhe Televizionit, me akuzën e manovrave për fshehjen e pasurisë.

    Nga një hulumtim i thjesht në qendrën kombëtare të Biznesit, hulumtim ky i shmangur nga SPAK, rezulton se Vexhi Danaj është pronar i disa bizneseve, ndër to edhe dy kompani që nuk janë bërë publike deri më sot. 2B&U COMPANY e themeluar në vitin 2017 ka si përonar të saj Vexhi Danaj, dhe si adresë apo të dhëna kontaktesh ka pikërisht ato të kompanisë Vlora Cable, kompania e sekuestruar nga SPAK, duke faktuar edhe njëherë lidhjet mes kompanive të vëllezërve Danaj.

    Kësaj kompanie në dhjetor të vitit 2024, Edi Rama në cilësin e drejtuesit të KKT-së I ka miratuar një leje ndërtimi për hotel në Radhimë: “Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë polifuksionale me dy korpuse me funksion banim, hotel dhe shërbime me 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “2b&u Company” sh.p.k.

    Pra më konkretisht, personazhet që Antimafia italiane dhe Autoritetet Spanjolle i akuzon për trafik droge dhe pastrim parash në Shqipëri, Edi Rama u jep leje ndërtimi hotelesh në bregdet, e për më tepër, SPAK nuk i sheh. Por jo vetëm këtë kompani, në emër të Vexhi Danajt është regjistruar edhe kompania “Gerard Krom” e cila është pajisur me leje shfrytëzimi nga Damian Gjiknuri për nxjerrje minerali krom në Bashkinë Klos. Lidhja kriminale e vëllezërve Danaj me bandën e Troplinëve është e faktuar tashmë nga Antimafia Italiane, e lidhjen e durrsakut Arkend Balla me vlonjatët Danaj, e konfirmon edhe vetë deputeti që është paguar prej tyre.

    Syri

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    PLUG/ Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

    VIDEO

    Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të njëjtën linjë. Leja për hotelin në Radhimë, nuk është e vetmja e firmosur nga Edi Rama. Duket se kontributi këtyre organizatave kriminale në zgjedhje është shpërblyer edhe me leje të tjera. Më flagrantja është ajo që Edi Rama i firmosi në bregdetin e Golemit, kompanisë së Visit të Pojës.

    Drejtësia italiane arriti të identifikonte kompanitë ku Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, pastronte paratë nga aktiviteti I trafikut të Kokainës, e këto informacione iu përcollën edhe SPAK për të kryer më pas edhe hetimet që i takonin palës shqiptare për sekuestrimin e këtyre aseteve kriminale. Në një prej episodeve të zbardhura në dosjen Italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadrës së përbashkët të investigimit SPAK-Antimafia, kanë verifikuar me autoritetet gjyqësore shqiptare në kuadër të hetimeve të pasurive të familjes Troplini, në periudhën 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Doçit I është skeutesurar autmojeti i blinduar Audi A8, që ishte në pronësi të kompanisë Eldemar Constrution, srl.

    Në dosjen italiane, e shpërndarë për mediat, Antimafia evidentonte me emra personat e arrestuar dhe kompanitë ku pastroheshin paratë, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi për palën shqiptare. Sa i përketë hetimeve të kryera nga SPAK, ky instituicion shpërndau një njoftim për mediat me mungesë të theksuar transparence ku nuk jepeshin as emrat e personave të arrestuar apo në kërkim apo emrat e kompanive që u sekuestruan. Syri Tv arriti të sigurojë në mënyrë konfidenciale emrat e kompanive të sekuestruara ku rezultojnë shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

    Por nga një investigim i kryer më tej nga gaztearët e Syri Tv, rezulton se SPAK ka hezituar të sekuestrojë të gjitha kompanitë e regjistruara në emrër të Elvis Doçit, e një ndër to është edhe Eldemar Constrution, për llogri të së cilës ishte regjistruar edhe automjeti Audi A8 i blinduar, i sekuestruar gjatë hetimeve të mëparshme për familjen Troplini. Kjo kompani, e themeluar në vitin 2010, rezulton një prej kompanive kryesore të Elvis Doçit, alias Visi i Pojës, që ka përfituar jo vetëm fone publike, kryesisht nga fondet e rindërtimit, por ka marrë edhe leje ndërtimit drejtëpërsëdrejti me firmë të Edi Ramës në shkur të vitit 2024. E kjo kompani ëshët amnistuar nga SPAK.

    Po çfarë ka ndodhur me këtë kompani të amnistuar nga SPAK dhe lejen e ndërtimit për hotel me 10 kate pranë Shkëmbit të Kavajës?

    Sipas dokumentacionit të bërë publik në QKB, në korrik të vitit 2024 themelohet kompania Rock of Kavaja, me objekt aktiviteti hoteleri turizëm, me aksioner të vetëm Eldemar të Visit të Pojës. Pas themelimit, në nëntor të vitit 2024, Visi I Pojës, shet 60 % të aksioneve kompanisë CFO PHARMA. Tre ditë më pas, kompania me një akt të jashtëligjshëm, rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 225 milionë lekë ose 2. 3 milionë euro.

    Në 12 nëntor Asambleja e ortakëve vendos që të miratojnë rritjen e kapitalit në natyre, pra me vlerën e tokës ku do të ndërtohet hoteli, ku kompania CFO PHARMA, do të kryej investimin në 100 % të vlerës, kurse Visi i Pojës do të përfitojë 40 % pasi kontribon vetëm me tokën.

    Kujtojmë që vetëm pak kohë pas këtij angazhimi, në mars të 2025, breshëri automatiku u qëlluan mbi kompaninë farmacetotike, që tashmë Iu fut edhe sektorit të ndërtimit dhe hotelerisë. Po sipas këtij vendimi, kompania e Visit të Pojës ka lidhur kontrat bashkëpunimi me brandin ndërkombëtar AKOR (Pullman).

    Rezulton se Eldemar Construtions e ka marrë tokën në datën 26 janar, të vitit 2024, pa raporte të qarta financiare nga shtetasi Luan Kasa, ku në marrëveshjet e shitblerjes theksohet “Kontratë me rezervë”, çka ngrenë dyshimet se pagesa 2. 3 milionë euro nuk është kryer.

    Brenda 2 muajve nga marrja e tokës, Edi Rama i firmos Visit të Pojës, lejen e ndërtimit për hotelin 10 katësh në buzë të detit. Pra e thënë me thjeshtë, Visi i Pojës, ka vetëm idenë, merr tokën pa lekë, Edi Rama i firmos lejen e ndërtimit, në lojë hynë CFO PHARMA që garanton qarkullimin e parave, për të mbuluar të gjithë operacionin futet në lojë një brand ndërkombëtar. I gjithë ky operacion financiar, miliona euro e me firma të dyshimta të kryeministrit EdI Rama, çuditërisht nuk shihet nga SPAK, e këto kompani nuk vihen nën skeuestro.

    Nuk besoj se ka nevojë për komente të mëtejshme për të faktuar lidhjet dhe interesat financiare dhe politike mes krimit dhe politikës. Trafiku i drogës dhe pastrimi I parave identifikohet nga partnerët e huaj. Në Shqipëri, një anonim si Arkend Balla del më i votuari në zgjedhjet e 11 majit. e më pas zbulohet se pas tij qëndrojnë dy familje dhe një organizatë e fuqishme krimimenale, që pasi sjellin në Shqipëri paratë e drogës, Edi Rama u firmos leje që ti pastrojnë! E qershia mbi tortë, SPAK-u, heroi i fëmijëve tanë, në vend që ti sekuestroj, i legalizon! Natën e mirë!

    Syri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Sekuestrohen 600 kg kanabis në një kamion në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-04-2014, 16:03
  2. Përurohet terminali i ri në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 17:06
  3. Tmerr ne portin e Durresit
    Nga Mr Zeid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:42
  4. Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 09:05
  5. Vidhet anija ukrainase në portin e Durrësit
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •