Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Berisha: Përgjimet që kanë ardhur tregojnë për darkat dhe drekat që shtronte Edi Rama me Pojën dhe Ergys Agasin me verërat 30-40 mijë euro shishja

    Emri:  auto_e9c96c02-863d-4bfc-bed3-c30084a22e161748000072.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  26.2 KB

    Kreu i PD, Sali Berisha i rikthehet temave të përgjimeve që kanë nxjerrë në pah lidhjet e thella mes qeverisë dhe grupeve kriminale, duke përmendur drekat dhe darkat luksoze të organizuara nga Edi Rama me figura të njohura si Poja dhe Ergys Agasi, ku çmimi i verërave arrinte deri në 30-40 mijë euro për shishe.

    Berisha shpjegon se, pavarësisht denoncimeve të opozitës dhe zbulimeve ndërkombëtare, regjimi aktual përdor çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet dhe për të ruajtur pushtetin, duke përfshirë dhuratat, faljet e gjobave dhe kontrollin e medias, si dhe lidhjet me krimin e organizuar.

    Ai thekson se opozita ka bërë detyrën e saj duke siguruar njohjen ndërkombëtare të farsës elektorale, por përballë këtij “shteti-krim” nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën në krye.

    Pjesë nga deklarata:

    Isa, jo vetëm pas farsës, por në çdo kohë dhe në çdo moment, unë kam vetëdijen time se jashtë teorisë së gabimit nuk del askush.
    Dhe të jeni të bindur ju, se PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, pa diskutim që do bëjë të gjithë diskutimet e brendshme për të gjittë problematikat, defektet, të metat, gabimet, etj.
    Vetëm një gjë, do t’i marrim me hierarkinë e vlerave dhe koncepteve.
    Farsa nuk fitohet nga opozita.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 milionë euro gjoba.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon do qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk e ndalon do qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabis për t’u mbjellë, të cilat në vetvete përbëjnë një potencial të tmerrshëm blerës në katër anët e vendit. Një rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro.
    Çfarë do që të bëjë opozita, opozita nuk mund të arrestojë as Elvis Doçin dhe as Suel Çelën. Por opozita i ka denoncuar me zë dhe figurë në mënyrën më të fuqishme.
    Opozita e ka bërë punën e vet duke garantuar një rezolutë ndërkombëtare të paprecedent, që i shpall këto zgjedhje farsë pa u zhvilluar.
    Duke zhvilluar një hearing të paprecedent në Parlamentin Europian në mes të fushatës zgjedhore.
    Por opozita farsën nuk mund ta fitojë.
    Opozita fiton zgjedhjet.
    Opozita duhet të gjykohet nëse fiton apo jo zgjedhjet.
    Kurse farsat jo, farsat janë piramidë mashtrimi e qeverisë.
    Mjafton të lexosh kapitullin për median, është kapitulli më i trishtuar. Kur shkruhet për autocensurën, ai është një fatalitet për vendin.
    Këtë e imponon regjimi. Njeriu nuk e do autocensurën, por ajo imponohet nga regjimi.
    Këtu është një strukturë e përbashkët shtet-krim, janë një këta.
    Tani më thotë se ato përgjimet që kanë ardhur, tregojnë për darkat dhe drekat që Edi Rama shtronte me Pojën dhe Ergys Agasin me verërat 30-40 mijë euro shishja.
    Pse ti kujton se do i marrësh vesh ndonjëherë nga Altin Dumani këto?
    Kurrë.
    I pastroi ai ato.
    I cili u faktua se çfarë është.
    Si të mos i arrestonte ai ata kur i solli Italia?
    Nuk i arrestoi sepse ishte gjenerali elektoral i krimit.
    Ja pra, po bëjmë një punë, por njerëzit nuk duhet të mashtrohen.
    Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

    Syri

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Nga Kili, 932 kg kokainë mes midhjeve në Itali/ Biseda në “SKY” e policit që çoi në zbulimin e grupit të “Visit të Pojës”

    Një sasi prej 932 kilogram kokainë që vinte nga Kili në Itali përmes një konteineri me midhje të ngrira, mësohet të jetë identifikuar nga SPAK, si një ngarkesë që i përkiste klanit të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës.

    Ngarkesa ishte në 800 blloqe, të futura brenda 37 thasëve, sasi kjo që sipas prokurorisë, nëse do ishte prerë deri në 4 herë nga trafikantët dhe të hidhej në treg, do sillte të ardhura ekonomike deri në 186 milion euro.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se kjo sasi e madhe kokaine, është kapur në një kontejnier me midhje të ngrira, në 2 nëntor 2020 nga zyrtarët e Agjensisë Doganore të “Gioia Tauro”, së bashku me ushtarët e komandës Provinciale të “Reggio Calabria” dhe Drejtorinë Antimafia të Qarkut.

    Që nga periudha vitit 2020 deri në 5 nëntor 2024, SPAK dhe prokuroria italiane, nuk kanë pasur dijeni se kujt i përkiste kjo sasi e madhe kokaine, që u kap në Itali.

    Në 2024 oficerët e BKH-së, përmes leximit të bisedave në aplikacionin “Sky”, kanë mësuar rreth përmbajtjes së tyre, ku flitej për kapjen e një sasie të madhe droge në 2 nëntor 2020.

    Në lidhje me këtë ngjarje SPAK ka kërkuar nga autoritet italiane në 5 nëntor 2024, që ti venë në dispozicion aktet hetimore që janë plotësuar në rastin e ndjekjes së hetimeve për kapjen e 932 kg kokainë në “Gioia Tauro”.

    Letërporosinë e dërguar në Itali, SPAK e mbështet pikërisht në informacionet e përftuara nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”.

    Personi që flet në “Sky” për sasinë 932 kg drogë është pikërisht një punonjës policie Orgest Molla, i cili dyshohet se vepron nën urdhërat e grupit të Troplinëve.

    Punonjësi i policisë Orgest Molla flet me Sueld Elezin dhe i dërgon një foto në “Sky”, ku një media italiane kishte raportuar kapjen kapjen e 932 kg kokainë në “Regio Calabria”.

    Ata flasin në mënyrë të koduar, ku pakove të drogës i referohen me emrin “Bukë”.

    Dërgimi i fotos dhe biseda në “Sky” mes dy protagonistëve është realizuar 8 ditë me vonesë nga kapja e kokainës, pra në 10 nëntor 2020.

    Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

    Molla: Prandaj na duhen lekët shpejt vëlla...a kupton...

    Elezi: Vlla, a do z’bresësh prap, për këtë italjonin tim...

    Molla: Hahhaha, pos a ju duhen? T’ju a ruaj...se ka shumë kërkesa dhe nuk kemi shumë mall. Se na u kapën dhe ato 932 bukë, a e pe o vëlla.

    Elezi: Do të sjell 3 bukë?

    Molla: Vëlla ehee..., për atë thu ti, po ato i ke ti, ti kam ndarë veç...por thashë se do prapë.

    Elezi: Ok...vëlla.

    Molla: Sa doni t’ju ruaj shoku...?

    Nisur nga kjo bisedë e zhvilluar mes dy personave të mësipërm SPAK ka krijuar dyshimin se grupi i Troplinëve është organizatori i transportit të 932 kg kokainë nga Kili në Itali, ku dhe më pas e shpërndanin tek blerësit shqiptarë dhe italianë.

    Sipas SPAK, Orges Molla së bashku me Sueld Elezin dhe persona të tjerë të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, janë angazhuar intesivisht të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga vendet e Origjinës në Kili drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    ORA NEWS

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    PËRGJIMET E BANDËS “POJA”/ Drogë edhe nga Turqia, roli i Çobës! Ja biseda mes Mollës dhe Elezit…

    Dosja hetimore ndaj Troplinëve, zbulon se si funksiononte organizata kriminale e goditur nga operacioni “Ura”, si ndaheshin rolet dhe cilat ishin pengesat që hasnin trafikantët e drogës. Adi Çoba, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit) komunikojnë intensivisht në SKY ECC.

    Në një episod provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. “Visi i Pojës” më 5 gusht 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari.

    Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasi n Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.

    “Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them është në Gjermani, shoh 8 copë, i kemi bashkë, 4+4. pasnesër do të vijë ke ty. jepi shoferit paratë çfarë ke mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera dhe vendos një shenjë ose të paktën një oborr privat përveç garazhit"- i shkruan “Visi i Pojës” Adi Çobës

    Tjetër episod tregon përfshirjen e shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi i SKY ECC si furnizuesi dhe organizatori i transportit

    Më 25 tetor 2020, Orges Molla komunikon me përdoruesin me Sueld Elezin për një dërgesë prej 2 kilogramësh heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s.

    Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët: “me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”

    Një ditë më pas, shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet dhe Molla tensionohet

    “Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: “Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa një person i paidentifikuar si furnizuesi kryesor.

    Pjesë nga përgjimet:

    Sualed Elezi: Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë... S’dimë ça me thonë.

    Orges Molla: Të mor vesh, vëlla... Të mor vesh.

    Sualed Elezi: Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.

    Orges Molla: Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?

    Sualed Elezi: Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri? Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.

    Orges Molla: Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.

    Sualed Elezi: Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha...” Po i thashë: “E mora vesh.

    Orges Molla: Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.

    Sualed Elezi: Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.

    Orges Molla: Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore. Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”

    Sualed Elezi: Makina a ka qenë në vend?

    Orges Molla: O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.

    Sualed Elezi: Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.

    Orges Molla: Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht.

    Sualed Elezi: Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.

    Orges Molla: Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.

    Sualed Elezi: Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.

    Orges Molla: Se jeta vazhdon. Po për shoferin... se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.

    Sualed Elezi: Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit... (dërgon foto). Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj

    Orges Molla: S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.

    Sualed Elezi: S’po i shkojnë mesazhet fare mo.

    Orges Molla: As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem

    Sualed Elezi: Boo, mer vëlla...

    Orges Molla:
Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.

    Sualed Elezi: S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.

    Orges Molla: E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës..

    Sualed Elezi: A të rrijmë dhe pak?

    Orges Molla: Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.

    Sualed Elezi: Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?

    Orges Molla: Çfarë të thotë, bo tym ai... mërzit shumë, vëlla

    Sualed Elezi: Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?

    Orges Molla: Jo mo vëlla, jo...

    Sualed Elezi: Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo...

    Orges Molla: Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.

    Sualed Elezi: Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.

    Orges Molla: Thjesht na ndodhi një problem... ne.

    Sualed Elezi: E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku...

    Orges Molla: S’ka... Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet...

    Sualed Elezi: Presim të përgjigjet, vëlla. E vëlla, asi lajm...

    ORA NEWS

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    URA/Euronews siguron dosjen e SPAK: Ndërhyrja në polici për të shpëtuar Mond Çekiçin

    Emri:  MixCollage-23-May-2025-11-38-AM-3478.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  51.2 KB

    Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të operacionit të koduar “URA”, ku ndër të tjera zbardhet një episod i rëndë i dyshuar për tentativë ndërhyrjeje në laboratorin e Policisë Shkencore për të manipuluar prova.

    Sipas dosjes së SPAK, më datë 24 shtator 2020, përdoruesi i pajisjes me PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, zhvillon një bisedë përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC me një tjetër përdorues, i identifikuar me PIN DFEFF, ende i paidentifikuar nga autoritetet.

    Në bisedën e dokumentuar, flitet për një përpjekje për të kontaktuar me punonjësin e policisë Altin Morina, i cili pretendohet se kishte lidhje me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, me qëllimin për të ndërhyrë në analizën balistike të një arme të sekuestruar, për të “prishur gjilpërën”.

    Përgjimet e publikuara në dosje janë si më poshtë:

    DFEF3F – “O shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..”

    SPNNS9 – “Kur e kan nalu sot…”

    DFEF3F – “po vlla sot….”

    SPNNS9 – “Ja i shkr sa tpergj…”

    DFEF3F – “ok shok….”

    Sipas të dhënave hetimore, personi i përmendur me nofkën “Çeke” dyshohet të jetë Mond Çekiçi, i cili në atë kohë ndodhej nën hetim për armëmbajtje pa leje dhe më pas u ekzekutua në mars të vitit 2021 në një atentat mafioz në Durrës.

    Gjithashtu, në një bisedë tjetër në Sky ECC, përdoruesit diskutojnë mundësinë për të ndërhyrë përmes kontakteve në polici, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për Çekiçin:

    Kodi – “0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…”

    Kodi2 – “kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…”

    Kodi – “Mond Cekici..”

    Kodi2 – “ne tiran e kan kap apo durres …”

    Kodi – “Ktu ne dr…”

    Kodi2 – “ok.”

    Euronews

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Dy ndere për Visin e Pojës/ Si u shpërblye trafikanti që ndihmoi PS në Durrës

    Emri:  Altin-Dumani-Edi-Rama-1140x570.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  35.6 KB

    Visi i Pojës, favori i dyfishtë i shtetit: hotel me firmën e Ramës dhe kohë për të ikur nga SPAK-u
    Dosja e antimafias italiane për operacionin “Ura” nxorri në dritë një emër tjetër të bandave shqiptare të kokainës, shumë i përfolur në Durrës: Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” për shkak të xhaxhait të tij, Xhevdet Troplini një biznesmen i madh në zonën e Sukthit dhe i arestuar më parë për trafik droge.

    Sipas autoriteteve italiane Visi i Pojës rezulton të jetë një njeri kyç në trafikun e kokainës drejt Italisë dhe drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal me rrjet në Shqipëri, Itali, Gjermani dhe deri në Amerikën e Jugut.

    I dënuar më herët në Itali, me kompani ndërtimi dhe lokale në emër të vetin e të tjerëve, Visi i Pojës përmendej shpesh në dosje hetimore, por fytyra e tij ishte e panjohur për opinionin publik shqiptar. Ishte falë përgjimeve të SKY ECC që antimafia italiane jo vetëm zbuloi trafikun e kokainës nga Shqipëria por ekspozoi edhe lidhjet që një nga bandat më famëkeqe të Durrësit kanë me pushtetin ekzkekutiv dhe me gjyqësorin shqiptar.

    Të dyja këto lidhje janë përfolur vazhdimisht si një shkëmbim favoresh në terrenin e vështirë të mbledhjes së votave në Durrës, ku Elvis Doçi “Visi i Pojës” ishte një nga garantët e Partisë Socialiste dhe në shkëmbim u favorizua jo vetëm në biznesin e tij, por edhe në problemet që i dolën me drejtësinë italiane.

    Leja e KKT për hotelin “Rock of Kavaja”

    Emri:  auto_666666666661747991704.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  42.3 KB

    Atje ku antimafia italiane zbulon fenomenet e jashtëligjshme kriminale, qeveria shqiptare sheh “potencial turistik”. Më konkretisht, me paratë e fituara nga trafiku i kokainës, Elvis Doçi kishte arritur të merrte leje për një kompleks turistik me firmën direkte të kryeministrit Edi Rama. Në shkurt 2024, pra një vit para zgjedhjeve parlamentare, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, i firmos Doçit lejen për të ndërduar një hotel 10-katësh buzë detit. Dokumentet të nxjerra nga QKB tregojnë se kompania, “Eldemar Construction” në pronësi të Elvis Doçit është e lidhur me të dënuar të tjerë për trafik droge si Denis Tafili e Gëzim Hasa, të cilët kanë mbajtur poste si administratorë të firmës.

    Brenda pak muajsh, pas miratimit të lejes, Visi themelon “Rock of Kavaja” dhe transferon 60% të saj te kompania CFO PHARMA. Brenda 72 orëve, kompania rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 2.3 milionë euro, përmes tokës që Visi kishte futur pa dokumentim të qartë financiar. Më tej, në lojë hyn edhe brandi prestigjioz “Pullman” i grupit Accor, që sipas vetë Ramës – në intervistën e tij për “France Soir” – erdhi në Shqipëri falë mikut të tij, Nicolas Sarkozy.

    Emri:  Kryeministri-Edi-Rama-gjate-intervistes-per-France-Noir-.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  21.0 KB

    “Po, Accor ka disa kontrata këtu me shumë investitorë. Ata kanë ardhur në Shqipëri para 4 vitesh, kjo falë Nikolas Sarkozi, që është pjesë e bordit të projekteve që janë zbatuar. Ai erdhi bashkë me Carla Bruni, bashkëshorten e tij, për një vizitë dy-ditore. Carla dha një koncert këtu, e gjithashtu udhëtuam së bashku me helikopter, ku edhe mundën të shihnin vendin. Gjëja e parë që më tha kur helikopteri u ul në tokë, është që ne po qëndronim mbi një minierë ari. Kur u kthye në Francë, ai nxiti vizitën e parë të grupit Accor në Shqipëri. Në fakt, ata e pohuan që nuk e kishin menduar ndonjëherë operimin e tyre këtu, por gjatë vizitës u mahnitën, e sot kanë disa kontrata këtu”, deklaroi Rama për median franceze duke komentuar biznesin e Visit të Pojës.

    Zvarritja e SPAK pas urdhër-arrestit të gjykatës

    Përballë kësaj skeme të qartë pastrimi të parave të drogës, roli i SPAK-ut ngriti pikëpyetje të shumta për zvarritjen e operacionit të Ervis Doçit pas zgjedhjeve të 11 Majit. Madje në konferencën për mediat që mbajti me prokurorët e Antimafias, Altin Dumani u pyet nga gazetarët se përse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

    “Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet” u shpreh ai, duke shpjeguar se me prokurorët italianë veprohej si skuadër “Edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri-tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit”.

    Por edhe pas kësaj përgjigjeje, pikëpyetjet mbeten, pasi dosja e italianëve me urdhër-arrestet përkatëse ishte firmosur në fillim të muajit shkurt, ndërsa policia shqiptare ishte vënë në lëvizje në mesin e muajit maj.

    Emri:  dosja-e-italianeve-1536x1072.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  41.5 KB

    Përveç kësaj dokumentet tregojnë se urdhër-arrestet për të dyshuarit, mes tyre edhe për Elvis Doçin, ishin firmosur nga Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që më 30 prill, por SPAK vendosi të veprojë vetëm pas 11 majit, kur zgjedhjet vendore kishin mbaruar. Faksimile më poshtë:

    Emri:  auto_11747988672-e1748001455701.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  47.1 KB

    Ndërkaq, personazhi kryesor i dosjes, Visi i Pojës, kishte pasur plot dy javë të largohej. Dhe siç ndodh zakonisht në Shqipëri, ai u zhduk pa gjurmë duke përfituar nga koha që i fali kreu i SPAK, Altin Dumani. Në këtë situatë, pyetjet që shtrohen shkojnë përtej përgjigjeve klishe. Çfarë e ndaloi Altin Dumanin ta zbatonte urdhrin e gjykatës që më 30 prill? Kush e favorizoi Visin e Pojës, gjatë kohës që gjykatësi kishte firmosur një urdhër-arresti? Përse duhej lënë i lirë ai deri në 11 Maj?

    Opozita deri më tani e ka konsideruar zvarritjen e arrestimit të Visit si një akt të paramenduar politik. Njeriu që furnizonte me kokainë jugun e Italisë duhej lënë i lirë për të mbajtur premtimet e 11 Majit në Durrës, ku Partia Socialiste nxorri me vota rekord dy deputetë deri më sot të panjohur për publikun. Ky është rasti tipik kur trafikantët e drogës dhe bandat e Durrësit gjejnë aleatët e tyre në politikë. Mjafton të shohësh kush e ka firmosur lejen e hotelit luksoz dhe kush e shtyn arrestimin e kërkuar nga partnerët përtej Adriatikut.

    Lapsi.al

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Ekskluzive/ Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’? Flet Drejtori antimafias italiane: SPAK mori kohë për përkthimin e dosjes dhe pati...

    VIDEO

    Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin 'Ura' të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve.

    “Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht" tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

    Carbone u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

    Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t'i dhënë fitoren Ramës.

    Syri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Sekuestrohen 600 kg kanabis në një kamion në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-04-2014, 16:03
  2. Përurohet terminali i ri në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 17:06
  3. Tmerr ne portin e Durresit
    Nga Mr Zeid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:42
  4. Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 09:05
  5. Vidhet anija ukrainase në portin e Durrësit
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •