Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Berisha: Po të mos ishte Antimafia Italiane, Elvis Doçi do ishte duke pirë verë Romanee Conti me Edi Ramën! Altin Dumani bllokoi operacionin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me tone të ashpra zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndërkombëtare dhe ndërhyrjen e strukturave të drejtësisë në çështje të ndjeshme kriminale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

    Gjatë një deklarate, Berisha theksoi rolin kyç të Antimafias Italiane në zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive kriminale që, sipas tij, janë mbështetur dhe mbrojtur nga vetë qeveria shqiptare.

    Ai sulmoi drejtpërdrejt prokurorin Altin Dumani, duke e akuzuar se ka bllokuar qëllimisht një operacion të përbashkët me Antimafian për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, dhe se e ka mashtruar palën italiane për të mbrojtur eksponentë të lidhur me pushtetin.

    Berisha shtoi se në mungesë të ndërhyrjes së autoriteteve italiane, persona të përfshirë në afera të rënda kriminale do të ishin sot duke festuar në luks së bashku me kryeministrin Rama. Sipas tij, kjo është një tjetër provë e kapjes së drejtësisë dhe e përfshirjes së shtetit në manipulimin e proceseve zgjedhore.

    Pjesë nga deklarata:

    E kam përgëzuar dhe prapë e përgëzoj sot Antimafian Italiane.
    Se po të mos qe Antimafia Italiane, Elvis Doçi dhe gjithë ajo kompani do ishin duke pirë verë Romanee Conti me Edi Ramën.
    Ta keni të qartë këtë.
    Sot, po, sepse Altin Doçi, Poja i Skapit, deklaroi dje se e kishim vendosur me Antimafien Italiane që të mos i arrestonim në kohën kur ata kërkuan, çka tregoi se ai ka mashtruar Antimafien vetëm e vetëm që kryekrimineli i Durrësit, Ergys Agasi me bandën e tij nga Edi Rama, të kryenin operacionin elektoral që kryen.
    Dje, Altin Doçi zhveshi veten lakuriq para shqiptarëve.
    Po në qoftë se ishte qëllimi i Antimafies Italiane shtyrja, nuk nxirrte lajmërimin e gjykatës Antimafia Italiane.
    Ai nxori vendimet, ai solli vendimet dhe ky në emër të Edi Ramës i kërkoi leje se meqë kemi një operacion tani... të mos i arrestojmë se na duhen për votat.
    Ata natyrisht kanë thënë mbikëqyreni dhe ata u thanë mirupafshim pasi mbaroi misioni.
    Nuk ka gjë më të turpshme.
    Sot në vend të tij duhet të ishte Altin Dumani.
    Duhet të ishte Altin Dumani në vend të Pojës sepse tregoi se ka bllokuar operacionin dhe natyrisht ai do marrë një dekoratë nga Edi Rama për përmbushjen e mirë të misionit që i bëri.

    Syri

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Ekskluzive/ Zbulohen bisedat e Vis Pojës për të shpëtuar kushëririn nga arrestimi: Ta mbyllim me shef policie në Tiranë...

    Emri:  auto_sg55dg51747922632.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  38.7 KB

    Në dosjen e antimafias italiane Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës, i cili është akuzuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një prej krerëve të organizatave kriminale në Shqipëri, që po blinte vota e kërcënonte qytetarët në Durrës, në favor të Partisë Socialiste - del në përgjime ku tenton të përdorë ndikimin e tij në policinë e Tiranës.

    Në dosjen që Syri disponon zbulohet një episod si Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës ndërhyn në polici për të mos u arrestuar Indrit Tafili, edhe ky një prej anëtarëve të grupit kriminal që ai e identifikon dhe si kushëri.

    Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shtator 2020. Tafili ishte kapur në Vorë duke ngarë makinën i dehur dhe Vis Poja kërkon të ndërhyjë në policinë e Tiranës për të mos e arrestuar.

    I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë në operacionin ‘Ura” e ndërmarrë dje ( më 21 maj 2025) njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali. Pyetja që lind është vallë a u lajmërua për urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij? Për këtë do ta tregojnë hetimet në vijim ndërkohë Syri po sjell një episod të përgjuar në Sky ECC ku Visi i Pojës ka influencë për të ndikuar te zyrtarë policie. Një tjetër provë të e skemave të kapjes së policisë nga krimi i organizuar.

    A kemi ndonjë shef në Tiranë që e mbyll pa letra?

    Biseda e Elvis Doçit, i njohur dhe si Visi i Pojës me një person të tretë ende të njohur është bërë më 24. 09.2020

    Në këtë rast, Elvis Doçi i referohej bashkëbiseduesit të tij duke i thënë se kushëriri i tij, të cilin e identifikonte si Indrit Tafili, pas një aksidenti ishte ndaluar nga policia në Vorë, sepse kishte rezultuar në gjendje të dehur me një normë alkooli prej 0.53 mg/l, që kalon kufirin e lejuar. Duke pasur frikë se mund të arrestohej, ai pyeste nëse kishte ndonjë mundësi ndërhyrjeje pranë zyrtari të policisë së Tiranës për të shmangur ndalimin:

    “Vëlla (...) je aty? (...) kushëriri im ka bërë një aksident në Vorë (...) dhe e kanë futur brenda se alkooli i ka dalë 0.53 (...) kemi ndonjë mundësi? (...) e kanë mbajtur për shkak të alkoolit (...) se po pret disa letra nga Italia këto ditë dhe prandaj s’dua të futet brenda (...) në VORË (...) ka ndodhur para dy orësh, akoma s’i kanë bërë letrat (...) çështja është nëse mundemi (...) para se të bëhen letrat (...) se ndryshe do dalë para gjykatës brenda 72 orëve (...) INDRIT TAFILI (...) në rregull vëlla (...) ideja ishte nëse kishim ndonjë shef (të policisë) në Tiranë që “mbyllte punën pa bërë letrat”.

    Në një bisedë tjetër në SKY ECC Indriti tregon për aksidentin që kishte bërë në Vorë

    “Kam bërë një aksident në Vorë (…) dhe më ka dalë testi i alkoolit 0.53 (…) këto kurvat nuk të lënë (…) kamioni më mbylli rrugën (…) makina nuk ecte më (…) u ça goma (…) shpëtova sepse devijova (…) përndryshe do përplaseshim kokë më kokë (…) do kishte shkuar keq (…) ai qelbaniku më mbylli rrugën”

    Në lidhje me këtë, verifikime të mëtejshme janë kryer nga Skuadra Hetimore e Përbashkët dhe është bërë e mundur marrja e procesverbalit të konstatimit të lëshuar nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës ndaj shtetasit shqiptar TAFILI Indrit , nga i cili rezulton se më 24.09.2020, ai është kontrolluar teksa drejtonte automjetin AUDI me targë AA507YN dhe, pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultoi pozitiv me një nivel prej 0.53 mg/l.

    Ky episod ngre pyetje serioze të cilat hetuesit duhet të japin përgjigje:

    Kush ishte zyrtari i policisë në Tiranë që Visi i Pojës kontaktoi me Sky Ecc? A është hetuar ky rast? Pse ngjarja nuk u bë publike asokohe? Kush janë lidhjet e Elvis Doçi me strukturat shtetërore në Tiranë?

    Emri:  auto_indrit1747922683.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  72.0 KB

    Emri:  auto_hes1747922640.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  67.7 KB

    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Skandal/ Italianët e hetonin, Edi Rama i firmoste leje ndërtimi Visit të Pojës! SPAK nuk i sekuestron kompaninë

    SYRI TV

    Elvis Doçi, alias Visi i Pojës pastronte para në ndërtim me firmë direkt të Edi Ramës. Syri Tv zbulon të dhëna skandaloze, ku organizata mafioze, teksa hetohej nga Italia pajisej në mënyrë të dyshimet me leje ndërtimi për hotel 10 katësh në bregdet pranë Shkëmbit të Kavajës. Situata bëhet edhe më skandaloze, pasi SPAK nuk ka hetuar dhe as sekuestruar kompaninë kryesore të Visit të Pojës, me të cilën përfitonte edhe fonde publike dhe merrte leje ndërtimi nga Edi Rama.

    Antimafia italiane goditi një prej organizatave mafioze shqiptare të trafikut të Kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ku paratë përfundonin në Shqipëri.

    Janë të paktën 30 raste të transportit të parave më autobus drejt Shqipërisë, ku më pas këto para pastroheshin.

    Drejtësia italiane ka arritur që të identifikojë edhe kompanitë ku Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, pastronte paratë nga aktiviteti i trafikut të kokainës, e këto informacione iu përcollën edhe SPAK për të kryer më pas edhe hetimet që i takonin palës shqiptare për sekuestrimin e këtyre aseteve kriminale.

    Në një prej episodeve të zbardhura në dosjen Italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadrës së përbashkët të investigimit SPAK-Antimafia, kanë verifikuar me autoritetet gjyqësore shqiptare në kuadër të hetimeve të pasurive të familjes Troplini, në periudhën 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Doçit i është sekuestruar automjeti i blinduar Audi A8, që ishte në pronësi të kompanisë Eldemar Constrution, SRL.

    Në dosjen italiane, e shpërndarë për mediat, Antimafia evidentonte me emra personat e arrestuar dhe kompanitë ku pastroheshin paratë, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi për palën shqiptare.

    Sa i përket hetimeve të kryera nga SPAK, ky institucion shpërndau një njoftim për mediat me mungesë të theksuar transparence ku nuk jepeshin as emrat e personave të arrestuar apo në kërkim apo emrat e kompanive që u sekuestruan.

    Kompanitë e sekuestruara

    Syri Tv arriti të sigurojë në mënyrë konfidenciale emrat e kompanive të sekuestruara ku rezultojnë shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

    Nuk sekuestrohet kompania e Vis Pojes

    Por nga një investigim i kryer më tej nga gazetarët e Syri Tv, rezulton se SPAK ka hezituar të sekuestrojë të gjitha kompanitë e regjistruara në emër të Elvis Doçit, e një ndër to është edhe Eldemar Constrution, për llogari të së cilës ishte regjistruar edhe automjeti Audi A8 i blinduar, i sekuestruar gjatë hetimeve të mëparshme për familjen Troplini.

    Kjo kompani, e themeluar në vitin 2010, rezulton një prej kompanive kryesore të Elvis Doçit, alias Visi i Pojës, që ka përfituar jo vetëm fone publike, kryesisht nga fondet e rindërtimit, por ka marrë edhe leje ndërtimi drejtëpërsëdrejti me firmë të Edi Ramës në shkurt të vitit 2024.

    E kjo kompani është amnistuar nga SPAK.

    Po çfarë ka ndodhur me këtë kompani të amnistuar nga SPAK dhe lejen e ndërtimit për hotel me 10 kate pranë Shkëmbit të Kavajës?

    Sipas dokumentacionit të bërë publik në QKB, në korrik të vitit 2024 themelohet kompania Rock of Kavaja, me objekt aktiviteti hoteleri turizëm, me aksioner të vetëm Eldemar të Visit të Pojës.

    Pas themelimit, në nëntor të vitit 2024, Visi i Pojës, shet 60 % të aksioneve kompanisë CFO PHARMA. Tre ditë më pas, kompania me një akt të jashtëligjshëm, rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 225 milionë lekë ose 2. 3 milionë euro.

    Në 12 nëntor Asambleja e ortakëve vendos që të miratojnë rritjen e kapitalit në natyre, pra me vlerën e tokës ku do të ndërtohet hoteli, ku kompania CFO PHARMA, do të kryej investimin në 100 % të vlerës, kurse Visi i Pojës do të përfitojë 40 % pasi kontribuon vetëm me tokën.

    Kujtojmë që vetëm pak kohë pas këtij angazhimi, në mars të 2025, breshëri automatiku u qëlluan mbi kompaninë farmaceutike, që tashmë Iu fut edhe sektorit të ndërtimit dhe hotelerisë. Po sipas këtij vendimi, kompania e Visit të Pojës ka lidhur kontratë bashkëpunimi me brandin ndërkombëtar AÇOR (Pullman).

    Rezulton se Eldemar Construtions e ka marrë tokën në datën 26 janar, të vitit 2024, pa raporte të qarta financiare nga shtetasi Luan Kasa, ku në marrëveshjet e shitblerjes theksohet “Kontratë me rezervë”, çka ngrenë dyshimet se pagesa 2. 3 milionë euro nuk është kryer.

    Brenda 2 muajve nga marrja e tokës, Edi Rama i firmos Visit të Pojës, lejen e ndërtimit për hotelin 10 katësh në buzë të detit.

    Si pastrohen parate?


    Pra e thënë me thjeshtë, Visi i Pojës, ka vetëm idenë, merr tokën pa lekë, Edi Rama i firmos lejen e ndërtimit, në lojë hynë CFO PHARMA që garanton qarkullimin e parave, për të mbuluar të gjithë operacionin futet në lojë një brand ndërkombëtar.

    I gjithë ky operacion financiar, miliona euro e me firma të dyshimta të kryeministrit EdiI Rama, çuditërisht nuk shihet nga SPAK, e këto kompani nuk vihen nën sekuestro.

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Investigimi tronditës: ‘Lumenj’ droge nga Shqipëria drejt Italisë me traget, heroina fshihej te personat e moshuar

    Emri:  auto_heroina1747907287.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  26.2 KB

    Nga Chiara Spagnolo, La Repubblica

    Lumenj heroine pushtojnë Barin, duke ardhur nga Shqipëria. Dhe lumenj parash fryjnë llogaritë e atyre që menaxhojnë një trafik shumë më fitimprurës se ai i kokainës, sepse substanca bazë përzihet – madje edhe me ilaçe dhe detergjent – duke u shumëfishuar deri në pesë herë. Operacioni “Ura” i DIA-s tregoi se tregu i heroinës është më i lulëzuar se kurrë dhe se qendra nervore e trafikut është lagjja Madonnella, sot qendër e zhvillimit turistik dhe jetës së natës.

    Në një kompani termohidraulike ngjitur me një shkollë fillore në atë zonë punonte Massimo, i përshkruar nga penduari Domenico Milella si 'i papritur', që shërbente si lidhje mes shqiptarëve dhe klanit Palermiti të Japigias. Bëhet fjalë për Massimiliano Fiore, 48 vjeç, i cili përfundoi në burg së bashku me tetë persona të tjerë nga Pulia (Andrea Nicola Buonsante, Cesare Gilberti, Luisa Mazzuti, Giovanni Montedoro, Francesco Patisso, Annalisa Ronghi, Giovanni Signorile dhe Angelo Zanzarelli). Arrest shtëpie është caktuar për Francesca Caputi dhe detyrim paraqitjeje në polici për Serafina Palazzo dhe Domenico De Tullio.

    Urdhrat italianë të arrestit — me akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike — janë firmosur nga gjykatësi hetues Francesco Vittorio Rinaldi, me kërkesë të prokurorëve Ettore Cardinali dhe Daniela Chimienti dhe prokurorit të posaçëm Francesco Giannella. Janë kryer edhe 40 arrestime në Shqipëri, duke qenë se hetimet janë zhvilluar paralelisht në të dy vendet falë Njësisë Hetimore të përbashkët të krijuar mes DIA-s italiane dhe Policisë shqiptare. Jo rastësisht, prokurori Roberto Rossi e quajti këtë një 'bashkëpunim të përkryer'.

    Ajo që të bën përshtypje nga hetimi janë shifrat e lëvizjes së parave: gjatë një kontrolli në një banesë, agjentët e DIA-s (të drejtuar nga koloneli Roberto Di Mascio) gjetën 42 mijë euro. Më parë, në Durrës ishin sekuestruar 3 milionë euro cash: shkëmbimet e dokumentuara gjatë hetimeve kapnin vlerën e 4.5 milionë eurove, ndërsa xhiroja e vlerësuar për dy vjet arrinte në 7 milionë euro.

    Ajo që e ka rritur kaq shumë përfitimin është zgjedhja për t’u fokusuar te heroina, e cila deri pesë vite më parë dukej sikur ishte zhdukur nga skena në Pulia, pasi Japigia në vitet ’80 dhe ’90 kishte qenë tregu më i madh në jug të Italisë. Sipas dëshmisë së Milellës, i pari që e riktheu heroinën ishte Gianni Di Cosimo (i cili kishte ikur në Shqipëri si i arratisur). Më pas erdhi 'Enrico', pra Erigels Presi, 37-vjeçari shqiptar që nga banesa e tij në Poggiofranco menaxhonte gjithë trafikun e heroinës, me miratimin e Eugenio Palermiti, të cilit i mjaftonte që grupi të mos merrej me shitjen e kokainës dhe të mos shkelte në lagjet e kontrolluara nga klani Strisciuglio.

    Sipas Prokurorisë Antimafia (DDA), hallka lidhëse mes të huajve dhe klaneve nga Bari ishte pikërisht Fiore — aktiv si në shkëmbimet e mallrave, ashtu edhe në organizimin e trafikut. Nëpërmjet përgjimeve, hetuesit dëgjuan disa herë përgatitjen e 'paneteve' të drogës për t’u rishitur. Dhe kuptuan se momenti më i rëndësishëm ishte ai i përzierjes, ku përdoreshin substanca të ndryshme për t’u përzier me heroinën e pastër në një pajisje Bimby, ku lënda ngrohej dhe përzihej. Për peshimin, përdoreshin peshore shumë të sakta — në një përgjim flitet për 'një peshore për diamantë që kam paguar 250 euro'.

    Rezultati ndryshonte në varësi të shkallës së përzierjes, por në përgjithësi cilësia ishte e mirë, ndryshe nga ajo e njohur si 'banania e çelur, jo e mirë', që qarkullonte në fund të vitit 2021. Cilësia më e mirë dukej se ishte 'karamelja', me të cilën nga një kilogram mund të nxirrje pesë.

    Duke pasur parasysh se një kilogram heroinë blihej nga grupi për 4 deri në 6 mijë euro (kundrejt çmimit prej 35 deri 39 mijë euro për kokainën), është e lehtë të kuptohet si shumëfishoheshin fitimet pasi droga përzihej dhe zmadhohej.

    Një tjetër element që e karakterizonte grupin si një strukturë sipërmarrëse ishte ndarja e detyrave dhe përdorimi i personave “të padyshueshëm” si korrierë dhe magazinierë. Andrea Buonsante, për shembull, nga pronar bari përfundoi i akuzuar për trafik droge, pasi kishte vënë në dispozicion kamionin e tij me kosh ngritës për transportin e drogës. “Për këtë punë i jepnim 150 euro për çdo udhëtim”, shpjegonte një shqiptar. Giovanni Montedoro, nga ana tjetër, mendohet se e kishte kthyer shtëpinë e tij në Noicattaro në një bazë të errët. Kur u arrestua, bashkëpunëtorët e tij u shqetësuan sepse, duke mos qenë profesionist, kishin frikë se mund të rrëfente gjithçka.

    Lënda narkotike mbërrinte në Bari me tragete nga Shqipëria, e fshehur tek persona të moshuar që udhëtonin në kabina ose në karrocat e invalidëve. Ndërsa paratë ktheheshin në Shqipëri të fshehura në autobusët që nisen çdo ditë nga porti i Pulias. Për të lëvizur aty, siç thoshte dikush, 'duhet të kesh ndihmë'.

    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Paradoksi që zbuloi Antimafia Italiane/ Durrësi nën kontrollin e “organizatës së kokainës”, por nuk kapet asnjë gram drogë

    Emri:  auto_kokaina1747902311.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  52.1 KB

    Boldnews.al

    Në tre vitet e fundit, në Portin e Durrësit, një prej pikave kryesore hyrëse të lëndëve narkotike të forta nuk është kapur asnjë gram heroinë ose kokainë, megjithëse “qyteti kontrollohet tërësisht nga organizata kriminale e Xhevdet Troplinit-Pojës”, siç ka deklaruar bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, para prokurorëve të SPAK-ut, në Shqipëri.

    Kjo situatë, në dukje paradoksale, nuk është konsideruar aspak reale nga ekspertë të kriminalitetit dhe eksponentët të opozitës.

    Një oficer i anti-drogës në Durrës, deklaroi më herët për “Boldnews.al” në kushte anonimati se trafikantët nuk sjellin drogën në Port, por e blejnë apo shkëmbejnë në mes të detit. Sipas tij, kjo për faktin se punonjësit e Policisë së Portit më të madh në vend janë pedantë dhe korrekt në zbatimin e ligjit.

    Megjithatë, ky oficer u detyrua të buzëqeshte hidhur, kur “Boldnews.al” i kujtoi se ishte një zyrtar policie, i cili nxori një kontenier nga Porti i Durrësit, e shkarkoi ngarkesën e dyshuar kokainë në një magazinë në Shkozet dhe më tej e ktheu sërish bosh.

    Prej vitesh, qytetarët në Durrës, por edhe institucionet ligjzbatuese, e konsiderojnë Xhevdet Troplinin si një personazh kyç në botën e nëntokës. Megjithatë, deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë shpallur ndonjë hetim ndaj tij.

    Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike në opozitës, shprehet i bindur se Xhevdet Troplini është i paprekshëm nga Policia e drejtuar nga qeveria e majtë të Edi Ramës, pasi banda e tij mbledh vota për Partinë Socialiste në pushtet.

    Berisha e theksoi një fakt të tillë edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku akuzoi Troplinët se ishin të angazhuar për sigurimin e sa më shumë votave për partinë e Ramës.

    Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga zgjedhjet e shumë-kontestuara prej opozitës, Prokuroria e Posaçme Shqiptare (SPAK) dhe Drejtoria e Antimafias në Bari, njoftuan rezultatet e një hetimi, të emërtuar “Ura” dhe të nisur rreth 5 vjet më parë në Itali, kundër një organizate kriminale italo-shqiptarë, e përfshirë në trafikun e lëndëve të forta nga Amerika Latine drejt Europës.

    Në shkurt 2025, Gjykata e Barit kishte lëshuar një numër të lartë urdhër-arrestesh, rreth 50 të tillë, për shtetas shqiptarë e italianë. Hetimet ishin bazuar kryesisht në komunikimet në platformat e koduara Sky, të cilat u zbërthyen në vitin 2020 nga autoritetet franceze dhe belge.

    Një pjesë e personave nuk kanë arritur të arrestohen në Shqipëri. Mes atyre që mungon në listën e arrestit spikat emri i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Troplinit.

    Troplini “kontrollon Durrësin”

    Në dosjen prej mbi 1300 faqesh të gjykatës së Barit janë paraqitur të paktën 30 episode të trafikut të narkotikëve, ku janë përfshirë personat e dyshuar. Mes qindra faqeve, hetuesit italianë të Antimafias kanë cituar edhe disa deklarime të dhëna nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, para prokurorëve të SPAK-ut, në Shqipëri.

    Dumani, i cili ka treguar për shumë histori kriminale në vendin tonë, pas arrestimit të tij, në mars 2022 në dyshimet e kryerjes së disa vrasjeve dhe krimeve të tjera të rënda, ka deklaruar se “organizata kriminale e Xhevdet Troplinit kontrollon të gjithë qytetin e Durrësit”.

    Ai ka deklaruar se e njeh shumë mirë nipin e Troplinit, Elvis Doçin i njohur edhe si Visi i Pojës. “Ai (Visi) është një negociator shumë i mirë në trafikun e heroinës dhe kokainës”, citohet Nuredin Dumani në vendimin e gjykatës së Barit, e siguruar e plotë nga “Boldnews.al”.

    Dumani tregon se “organizata kriminale e Troplinit hyri në treg në vitin 2010 dhe tashmë ajo kontrollon të gjithë qytetin”, i dyti për nga rëndësia ekonomiko-tregtare në Shqipëri, pas kryeqytetit Tiranë.

    “Organizata e Xhevdet Troplinit, Pojës, hyri fuqishëm në treg në vitin 2010. Tashmë, ata kontrollojnë të gjithë Durrësin”, vijojnë më tej deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Nuredin Dumani ka deklaruar gjithashtu se organizata e Xhevdet Troplinit (Pojës) ka veprimtari në Itali dhe Gjermani. “Në Hamburg ka aktivitet të shpërndarë thuajse të gjithë qytetin. Po flas për trafikun e kokainës. Ndërsa në Itali ka pasur mundësi të operojë në zonën e Kalabrisë. Organizata e Pojës e merr kokainën në Kolumbi”, është shprehur ai për prokurorët e SPAK-ut.

    U ndërhy me vonesë?

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme shqiptare, Altin Dumani, mohoi që operacioni, i miratuar nga gjykata e Barit që në shkurt të këtij viti, u vonua me të paktën tre muaj, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në vendin tonë. “E vendosim ne se kur duhet bërë ndërhyrja”, – deklaroi ai, duke shtuar se “operacioni kishte nevojë për koordinim mes dy shteteve, pasi do të ndërhyhej njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali”.

    Në një konferencë mediatike të zhvilluar në Tiranë, përfaqësuesit e dy autoriteteve hetimore, SPAK-ut shqiptar dhe Drejtorisë së Antimafias italiane, u treguan shumë bujarë në vlerësimet për njëri-tjetrin.

    Në mes të vlerësimeve, prokurorët e çështjes dhanë disa detaje të përgjithshme mbi rezultatet e operacionit-rreth 40 të arrestuar në Shqipëri e Itali, afro 5 milionë euro të sekuestruara organizatës kriminale gjatë të gjithë periudhës hetimore, si edhe sekuestrimi i disa shoqërive e lokale në vendin tonë.

    Megjithatë, shprehjet plot sheqer të prokurorëve të të dy vendeve, sërish ka disa gjëra që duket se çalojn në të gjithë këtë histori.

    Organizata kriminale, megjithëse me bazë të rëndësishme operative në Shqipëri, ka humbur ngarkesa lënde narkotike vetëm në Itali.

    Në portin e Durrësit, i cili, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, “kontrollohet nga kjo organizatë kriminale trafikimi”, prej më së paku tre vitesh nuk është zbuluar asnjë ngarkesë kokaine ose heroine.

    Deklarimet e Dumanit për aktivitetin e grupit të Troplinit besohet se janë dhënë të paktën dy vjet më parë. Deri më tani, përveç një episodi kontrolli nga SPAK, ku në shtëpinë e Elvis Doçit (Visit të Pojës) u raportua se u gjetën rreth 3 milionë euro, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të rëndësishëm hetimor.

    Ata kanë vijuar aktivitetet e tyre tregtare të pashqetësuar, deri në mesin e kësaj jave, kur Gjykata e Posaçme ka miratuar sekuestrimin e disa shoqërive tregtare dhe lokaleve luksoze në pronësi të anëtarëve të bandës së dyshuar në qytetin e Durrësit, pranë zonës së Currilave dhe në bregun e Hamallajt.

    Në operacionin simultan të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali mes datave 20 dhe 21 Maj 2025 janë arrestuar disa prej të dyshuarve, megjithëse nuk raportohet për ndalimin e atyre që konsiderohen si kokat e organizatës së dyshuar kriminale në Shqipëri.

    Boldnews.al

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Dalin FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

    Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit.

    Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

    Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

    Duke iu referuar dosjes hetimore, janë publikuar emrat dhe fotot e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm, të cilët janë:

    Gertin Aliu
    Adi Çoba
    Ervis Deti
    Agron Ganaj
    Nuredin Kiptiu
    Arsen Leskaj
    Erigels Presi
    Leonard Shakaj
    Zenit Shtraza
    Genci Telollari
    Redi Tusha
    Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
    Ekil Nderjaku
    Indrit Tafili

    MË POSHTË FOTOT E DISA PREJ TYRE TË PUBLIKUARA NË DOSJEN ITALIANE

    Emri:  -640-0-0-450-1747859521x59e375ad-cd83-4cc7-9e03-532d91acbe58-394-1747899299.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  30.6 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859521xa0330806-d1ab-4abb-a137-7690d5e1f505-768-1747899298.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  35.2 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859520xdb0ad84c-a759-4f7d-813f-a45070861b33-732-1747899297.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  23.6 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859515x31b688b2-d075-4b68-96d4-f289a20b3e72-614-1747899297.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  25.3 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859514x15ae78cb-4035-432e-8944-497907f00435-233-1747899297.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  8.9 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859514xfc063b6e-6d85-4af3-b5e3-d3554e8eae3e-496-1747899296.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  33.8 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859513xf9204240-080e-4ea8-958e-5a7b1d47f42b-354-1747899295.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  50.5 KB

    Emri:  -640-0-0-450-1747859512xe30b0c27-8373-4537-b1bc-f0820af9af6a-525-1747899295.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  45.0 KB

    Emri:  -640-0-32de5195f9427e39b75c2eac901479e4.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  30.7 KB

    ORA NEWS

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Banda e Troplinëve kontrollonte Portin e Durrësit! 3 mijë € për të kaluar pa kontroll - Si 'Vis Poja' ndërmjetësoi kalimin e Edison Gjokut të deportuar!

    Emri:  auto_10453dd4-399e-4e21-9d58-52d3932ed3ba1748013190.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  55.8 KB

    Porti i Durrësit, simboli i lidhjes së Shqipërisë me Perëndimin, po rezulton se mund të shndërrohet në një portë të hapur për trafikimin ndërkombëtar. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të neglizhencës, por për shkak të bashkëpunimit aktiv të punonjësve të shtetit me krimin e organizu
    Autoritetet italiane nuk kanë asnjë dyshim se Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Ndërkohë dosja e operacionit “Ura’ nxjerr në pah lidhjet e këtij grupi me policinë dhe grupi i tij kishte kontrollin jo vetëm të Durrësit por dhe portin porta kryesore e Shqipërisë drejt Europës. Ndryshe nga pala italiane, policia shqiptare i ka lënë dorë të lirë Troplinit, madje ai është akuzuar nga kreu i PD, Sali Berisha se ka punuar në fushatë për të siguruar vota për Partinë Socialiste.

    Një skemë e mirëorganizuar që vërteton si ‘porti i Durrësit shndërrohej në një portë të hapur për grupin e Troplinit që kontrollonte trafikun e drogës nëpërmjet nipit të tij Elvis Doci dhe njerëzve të tij të afërt është dokumentuar në dosjen e operacionit të koduar “URA”
    Tre vitë më parë Edison Cukaj (alias Gjoka), pjesë e grupit kriminal i i deportuar më parë nga zona Schengen mundi të kalojë lehtë portin e Durrësit me një pasaportë të dyshimtë, pa asnjë ndalesë provë se siguria kufitare në port ishte farsë.
    Edison Cukaj mundi të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në Portin e Durrësit më 15 qershor 2022, por u kap vetëm një ditë më vonë në portin e Barit, pasi autoritetet italiane zbuluan se dokumentacioni i Edison Gjokës ishte i parregullt. Hetimi zbuloi gjithashtu se ndaj tij ekzistonte një ekspuls trevjeçar në zonën Schengen i lëshuar nga Sllovenia në vitin 2019.

    Kalimi në port dhe roli i kontrollorit Naim Behluli

    Sipas dosjes hetimore, më 14.06.2022, Ervis Deti takohet me shtetasin Bexhed Mema në një lokal në Durrës. Ky i fundit dyshohet si organizatori i kalimit kufitar për Edisonin, ndërsa roli i Vis Pojës ishte ai i ndërmjetësit mes palëve.
    Një ditë më pas, më 15.06.2022, rreth orës 18:40, Edison Gjoka shihet në një automjet tip Audi A8 me targa AB458DH, së bashku me Visin. Ata frekuentojnë lokalin "Xh…" pranë stacionit të trenit në Durrës, ku janë takuar me Bexhed Memën dhe dy persona të tjerë të paidentifikuar. Rreth orës 19:00, një nga këta persona i dorëzon Edisonit një pasaportë.
    “ne qoftese nuk kalon do i maresh lekt mrapsht?...”
    Më pas, Gjoka viziton agjencinë e udhëtimit "E…", ndërsa grupi ndalon te piceria “P..”.
    Aty lihet një shumë parash, që më vonë vërtetohet të jetë 3 mijë euro, të cilat i dorëzohen përmes një personi të quajtur Arni, sipas porosisë së “Lokut”.

    Udhëzimet telefonike për të hyrë në port

    Përmes një sërë përgjimesh telefonike, dokumentohet se Edison Gjoka udhëhiqet hap pas hapi nga një bashkëpunëtor për të kaluar nëpërmjet sportelit të kontrollorit Naim Behluli – një punonjës i Policisë Kufitare i caktuar në shërbim atë natë. Komunikimet përfshijnë udhëzime të drejtpërdrejta si:
    “Ke Naimi thuji atit”, “cun i ri bjond”, “maje telefonin hap, hajde.” “...po pra djathtas, djathtas, si e kishte ai, Naim? … thuji ke Naimi.”
    Gjoka kalon në sportelin e Naim Behlulit dhe nuk përballet me asnjë pengesë përkundër faktit se ishte subjekt i një ndalese të mëparshme në zonën Schengen. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë e konfirmojnë këtë kalim pa kontroll të rregullt dokumentacioni.
    Edisoni: kalova, po sa kalova ktu...
    686- mbarove?...
    Edisoni - po ktu po...
    686 - a marove komplet?...
    Edisoni- po po, tu prit jam ne rradh...
    686 - po pra, ishe ke ai shoku e?...
    Edisoni - po po, po mer kalova un si jo...
    686 - rrug te mbare e plak...
    Edisoni - hajde faleminderit..
    686 - hajd hajd.
    Edhe Pamjet filmike e konfirmojnë kalimin pa pengesë të Edisonit.

    3 mijë euro

    Nga përgjimet e siguruara nga Prokuroria, rezulton se për kalimin e Edison Gjokës në port është paguar shuma prej 3,000 euro, të cilat janë dorëzuar në picerinë “Piccolo”.
    Në një prej komunikimeve të përgjuara të datës 16.06.2022 thuhet:
    “Loku 3 mijë euro, i ka mor Arni kaq, ska na i gjo...”
    Në një tjetër bisedë përmendet se Edison “i ka dorëzuar edhe çelësat e makinës dhe mjetin një personi të identifikuar nga Loku”, çka tregon për një skemë të mirëkoordinuar për të fshehur gjurmët dhe shmangur çdo hetim të mundshëm në kohë reale.
    Pas kalimit në territorin italian përmes Portit të Barit, autoritetet italiane zbuluan se dokumentacioni i Edison Gjokës ishte i parregullt. Ai u ndalua dhe më pas u deportua në Shqipëri. Gjithashtu se ndaj tij ekzistonte një ekspuls trevjeçar në zonën Schengen i lëshuar nga Sllovenia në vitin 2019.

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka krijuar një dyshim të arsyeshëm se veprimtaria e paligjshme është zhvilluar në bashkëpunim mes shtetasve Ervis Deti, Edison Gjoka, Serxho Shkodra, kontrollorit të kufirit Naim Behluli dhe të tjerë personave që kanë marrë pjesë në këtë trafikim, përfshirë ata që kanë dorëzuar pasaportën dhe kanë pranuar pagesën në piceri.
    “Më datë 15.06.2022, Ervis Deti ka zhvilluar një takim me shtetasin Edison Cukaj alias Gjoka. Takimi i tyre u bë i mundur nëpërmjet ndërmjetësimit të shtetasit Serxhio Shkodra. Nga përgjimet e komunikimeve telefonike rezulton se Edisoni ka njohje me Serxhon dhe se ky i fundit i kishte premtuar se Visi do ta lidhte me një person tjetër për ta ndihmuar të kalonte kufirin e Shqipërisë në drejtim të Italisë, kundrejt vlerës së 3 (tre) mijë euro. Personi që do ti siguronte lidhjen me inspektorin e policisë kufitare në Portin e Durrësit do të ishte Bexhed Mema. Më konkretisht, nga vëzhgimet në ambiente publike ka rezultuar se Visi, Bexhed Mema dhe dy persona të tjerë që shoqëronin këtë të fundit, janë parë duke i dhënë një pasaportë Edisonit. Më pas Visi dhe Edisoni kanë shkuar në picerinë "Piccolo" që ndodhet në rrugën "Iljaz Reka", Durrës ku do të linin shumën prej 3 (tre) mijë eurove si garanci në rast se do kalonte në Itali pa patur probleme” thuhet në dosje.
    Në një njoftim zyrtar, Prokuroria nënvizon se hetimet për këtë episod janë ende në vijim dhe pritet që ndaj të përfshirëve të ngrihen akuza për kalim të paligjshëm të kufirit, korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve publikë, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
    Ky rast ngre alarme serioze për sigurinë kombëtare dhe integritetin e strukturave tona kufitare.
    Si është e mundur që një shtetas i deportuar më parë nga Italia të kalojë pa asnjë problem nëpërmjet sistemit TIMS.

    Emri:  auto_11748013016.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  62.5 KB

    Emri:  auto_21748013016.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  66.2 KB

    Emri:  auto_31748013018.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  61.2 KB

    Emri:  auto_41748013018.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  58.6 KB

    Syri

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Show i SPAK me sekuestrot, TV në Vlorë ndryshon pronësi - Kompanitë 'Poja', ende të pabllokuara

    Një ditë pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e kompanive të anëtarëve të grupit kriminal të Xhevdet Troplinit, një prej tyre, konkretisht Televizioni Privat në Vlorë në pronësi të vëllezërve Danaj ka ndryshuar pronësinë. Nexhmedin Danaj i ka shitur vëllait të tij Vexhiut 30% të aksioneve. Të dhënat zyrtare tregojnë se SPAK nuk ka dorëzuar ende asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve teksa nga vëzhgim i “Syri Televizion” në regjistrin e kompanive private, rezulton se, të deri tani asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk është vendosur ende nën sekuestro.

    Vetëm një ditë pas Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar disa kompani të anëtarëve të organizatës kriminale të Xhevdet Troplinit, Pojës, njëra prej tyre, televizioni privat “Vlora Cable” në pronësi të vëllezërve Danaj ka ndryshuar pronësinë pa asnjë shqetësim. Nexhmedin Danaj, i arrestuar më parë në Spanjë nën dyshimet se kishte pastruar rreth 65 milionë euro të siguruara nga trafiku i kokainës, ka vendosur t’i shesë vëllait të tij, Vexhiut, 30 përqind të aksioneve. Kontrata e nënshkruar jashtë zyrës noteriale thotë që shitja e aksioneve është kryer në datën 1 Maj 2025 dhe vlera e saj është 30 mijë lekë të reja.

    Ndërkohë, dokumenti është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 22 Maj dhe prej këtij momenti ai merr vlerë ligjore. Ky transaksion, si rregull, nuk duhej të regjistrohej, pasi, siç deklaroi SPAK-u një ditë më parë, kompania ishte vendosur nën sekuestro, gjë e cila presupozon se ndalohet ndryshimi i pronarëve. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Prokuroria e Posaçme nuk ka dorëzuar ende asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve të Nexhmedin Danajt, në kuadër të operacionit “Ura”.

    Gjithashtu, nga një vëzhgim i “Syri Televizion” në regjistrin e kompanive private, rezulton se, të paktën deri paraditen e kësaj të premteje, asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk është vendosur ende nën sekuestro, duke ngritur dyshime për vonesa të pajustifikuara ose, në rastin më të keq, për mos-bllokimin e tyre. Nexhmedin Danaj, vëllai i ish-kryetarit socialist të Qarkut të Vlorë, Sidrit Danaj, dyshohet si pjesë e grupit kriminal “Poja”, të drejtuar nga Xhevdet Troplini.

    Të mërkurën e kësaj jave, në 21 Maj, Prokuroria Anti-mafia e Barit dhe Prokuroria Speciale në Tiranë organizuan një event, në të cilën prezantuan në mënyrë të përgjithshme rezultatet e operacionit “Ura”, bazuar në një hetim të nisur prej disa vitesh nga autoritetet italiane. Sipas të dhënave të gjykatës italiane, rezulton se grupi i Troplinit, përfshirë edhe nipin e tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, janë përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

    I penduari i drejtësisë shqiptare, Nuredin Dumani, ka deklaruar për hetuesit italianë se grupi i Troplinit kontrollon të gjithë qytetin e Durrësit.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzuar organizatën e Xhevdet Troplinit se është përfshirë në fushatën elektorale të 11 Majit për të siguruar vota në mënyrë kriminale për Partinë Socialiste të Edi Ramës. Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama ka miratuar leje ndërtimi për hotel në bregdet për kompaninë e Visit të Pojës vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

    Syri

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    'Në Durrës askush s'i prek!' Si e kontrollonin tregun e kokainës dhe heroinës 'Visi i Pojës' dhe Adi Çoba

    Dosja hetimore ndaj Troplinëve, siguruar nga Syri Tv, zbulon si funksiononte organizata kriminale e goditur nga operacioni “Ura”, si ndaheshin rolet dhe cilat ishin pengesat që hasnin trafikantët e drogës. Adi Çoba, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit) komunikojnë intensivisht në SKY ECC. Në dosje thuhet se droga shitet në Durrës dhe askush nuk e prek sepse janë njerëzit e tyre.

    Sot në GJKKO kanë dalë për masë sigurie 12 persona të arrestuar në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni por ende nuk dihet emrat e tyre.

    Pjesë nga dosja

    Siç u përmënd, të dhënat për aktivitetin kriminal të grupit të organizuar që i atribuohen shtetasit me nofkën "Visi i Pojës" rezultonin veçanërisht domethënëse në lidhje me atribuimin e rrethanës rënduese të transnacionalitetit të grupit të strukturuar kriminale që synon trafikun e drogës të drejtuar dhe promovuar nga Adi Coba.

    Ky i fundit, në fakt, është në gjendje të menaxhojë marrëdhëniet nga Shqipëria me grupe të tjera kriminale që veprojnë në shtete të shumta, duke e lejuar atë të furnizojë, në mënyrë të qëndrueshme ndër vite, bashkëpunëtorët me qëndrim në Itali me lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë. Nga veprimtaria hetimore rezultonte se ai po shfrytëzonte kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.

    Në këtë kuptim, fjalët e Erigels Presi ishin të qarta, i përgjuar (Progresivi n. 1315 R.P.T. 1672/21 i datës 28.10.2021) gjatë takimit në Durrës me Gertin Aliu, i zhvilluar më 28.10.2021, gjatë të cilit rezultoi se Adi Coba, duke vepruar si ndërmjetës, ka mundur të menaxhojë trafikun e tij të drogës aktivitete duke vepruar si ndërmjetës me grupet kriminale të cilët, për shkak të aftësisë financiare, kanë mundur t'i furnizojnë me sasi të mëdha lënde narkotike.

    Kështu u shpreh Erigels Presi në veçanti në lidhje me marrëdhëniet midis Adi Coba ("i shëndoshi") dhe grupit të organizuar ("ata") me të cilin ai bënte biznes.:

    "Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet keshtu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI-sh.i.p.) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi, është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës"...

    PRESI: Ky (ADI - ndr.) këtu në Durrës është bërë kurve... në çfare kuptimi... ky është me ata...
    GERTI: Ata bolin (ADI - ship) nuk e llogarisin fare...
    PRESI: Po por i duhet...
    GERTI: mire, mire...
    PRESI-ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai sillet si burrë. Kupton
    GERTI?...
    GERTI: dakord vlla po ai nuk e llogarit fare sepse është super potent...
    PRESI: po por ama e ka. E ka keshtu siç kishte atë që vdiq, GAZIN, të kujtohet GAZI?...
    GERTI: po...PRESI: GAZI ishte me Bazholi. pakup...
    GERTI: pakup...PRESI: GAZI e BAZHOLI.
    GAZI ka punuar me qorrin me Xhani-n, me atë legenin që është në burg këtu (në Shqipëri-ship) ai në Madonella. E mbani mend në lagjen atje në Madonella...GERTI: po, po...

    PRESI: GAZI-N nuk e njihja, ma tregoi boli. (ADI -ship.) më tha rahmetliu (GAZI-ship.) kishte një golf gri me të kuqe. E pyeta dhe ai (ADI) ky punonte me qorrin zbriste mallin. GAZI ishte i lidhur me këta tamam siç është ky tani. D.m.th. jepte punën, kaq GERTI.... pra kontaktet, puna vazhdonte dhe cdo gjë ishte në rregull. Tani edhe boli bën këtë punë, është në kontakt me ta. Boli me këtë sillet në menyrë serjoze, lërë ti si sillet me ne. Tani është bërë kurvë, domethënë është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo?...

    GERTI: Ia jepte ky miku im, ky Ervini ia jepte....

    PRESI: Bravo... GERTI: a jepte ky (Ervin) Visit...

    PRESI: Tani degjo...

    GERTI: Shiko unë kam qënë një herë dhe Ervini e di si i tha këtijë?
    Ky tha <është një që don 20, 25 por ai është në Spanjë. > e pakup... i tha ja ky muhabet është shumë i thjeshtë.

    Të bardhën ia jepte ky (Ervin-sh.i.p.). Visi sigurisht e merr atë (furnizohet) edhe në vende të tjera por për shembull në Itali...
    PRESI: Ja këtë doja të shpjegoja.
    Ai (ADI -ed) rri me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër nëse kanë, të bardhën. Ke parasyshë? Tani ky (ADI-sh.i.p.) duke qënë me ta vepron si ndërmjetës.

    Për shembull nëse ti je GERTI me ta je i mbështetur domosdo GERTI sepse ti nuk je më vetëm dhe kur paraqitesh, nuk je më vetem Bazholi d.m.th. vetë që je k....

    E kupton? Tani për shembull unë them

    Ky (ADI-sh.i.p.) nuk del nga shtëpia për të shkuar dhe kontaktuar, ky është brokeri, ky flet sepse është i aftë të flasë dhe të bëjë.
    E kupton? Ky shkon tek dikush dhe e pyet <
    E kupton? Këtë e bën, krijon kontakte dhe Visi i bën të mundur të kapë 200 per kg, 500 per kg. E kupton se çfarë bën ai?
    Ndonjëherë Visi ka ata të vetët dhe ky i thotë atyre E kupton cfarë bën ky tani? Gjëja e dytë, tani ky i ka dyert e hapura.
    E shet në Durazzo dhe askush nuk e prek se i ka njerëzit e tijë, rri me ta!...". E lenë. Merr të bardhën e thyen se tani me tha
    <> dhe e shet me 31 kilogramin e sjell edhe siper me 35, dmth në Itali.

    E kupton se çfarë bën?

    Tha <> dhe i thash <> tha: i thash Ke parasyshe? Ai u përgjigj Unë bëra sikur nuk kuptova. Nejse ky hiqet sikur fiton shumë por nuk fiton shumë. Ky tani është me atë dhe fiton 500, 1000, e di ku fiton shumë ky, ke ajo që merr vetë. >.

    E kupton? Pastaj vjen e bën diçka atje, ia fut atij italianit. Ke unë. Sepse më pyeti

    GERTI: (qesh)...

    PRESI: nuk ia thashë. I thash I kam lekët për atë kupron?...
    GERTI: (qesh)..
    .PRESI: i thash .GERTI: po ti ke konsumuar se ke ardhur këtu...

    PRESI: ishalla ti kisha leket...
    GERTI: mirë, mirë.

    Referenca të tjera të ngjashme për grupin e strukturuar kriminal që i atribuohen shtetasit me nofkën "Visi i Pojës" dhe marrëdhënies ekzistuese mes këtij dhe Adi Coba, u zbuluan me rastin e një bisede të mëtejshme, të përgjuar (Progresivi n. 2594 R.P.T. 1675/21 i datës 16.01.2022) në ambientin brenda makinës OPEL Astra të monitoruar.

    Këtë herë ndërmjet Erigels Presi dhe Zenit Shtraza, më datë 16.01.2022, me rastin e dorëzimit nga ky i fundit i 500 gram heroinë e pastër e transportuar nga Shqipëria. Me këtë rast, duke i përsëritur bashkëbiseduesit se tashmë dihej se Adi Coba i drejtohej Visit të Pojës dhe organizatës së tij për gjetjen dhe blerjen e lëndëve narkotike, PRESI shprehte vlerësimin e tij edhe për ata që ishin pjesë e saj, aq sa i vlerësonte ata si "djem të jashtëzakonshëm", që dalloheshin për kapacitetin e tyre të lartë ekonomik:

    "Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...) Pastaj BAZHOLI (Adi-ship...) i kanë ndodhur nja dy gjëra të rënda. Po të kishte qenë dikush tjetër... unë atyre i jap dorën se po të kishin qënë të tjerë do të më kishin zhdukur mua dhe BAZHOLI nga faqja e dheut".

    Emri:  auto_331748003030.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  68.8 KB

    Emri:  auto_341748003033.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  72.3 KB

    Dosja u sigurua nga gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2025 më 12:08

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    150 mijë euro në muaj për sigurinë: Xhevdet Troplini paguante ‘gardistë’ për të ruajtur veten, familjen dhe gjithë lagjen

    Emri:  auto_150_mije_euro1748006814.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  39.3 KB

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me bandën e Xhevdet Troplinit dhe rrjetit të narkotrafikut në Durrës, referuar dosjes së siguruar nga Syri.

    Kjo bandë jo vetëm që kontrollonte drogën në Durrës, por madje kishte nën kontroll edhe të gjithë qytetin.

    Nga hetimet e realizuara nga antimafia italiane për llogari të procedimit penal mbi narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, del në pah dëshmia e një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Ky i fundit ka dhënë më shumë detaje mbi Elvis Doçin, i njohur në botën e narkotrafikut me nofkën ‘Visi i Pojës’, që rezulton të jetë edhe nipi i Xhevdet Troplinit.

    Sikur të mos mjaftonte bashkëpunimi, nga dosja hetimore rezulton se Xhevdet Troplini për të garantuar jetën e tij dhe të familjes, si dhe të gjithë lagjes ku jetonte, paguante 150 persona si ‘gardistë’ për ta ruajtur, një vlerë monetare që në total kapte shifrën e 150 mijë eurove në muaj.

    Pjesë nga dëshmia:

    Bashkëpunëtori: "Grupi i Xhevdet TROPLINI-t në vitet e fundit është bërë grupi kriminal më i madh, të paktën në Durrës."

    Oficeri gjyqësor: Për?

    Bashkëpunëtori: "Për trafikun e kokainës dhe heroinës e pastaj për vrasjet. Jo vrasjet me pagesë."

    (...)

    DOK. CHIMIENTI: Përpara thatë se ai ishte një negociator i madh i heroinës nga 2010 deri në 2013. Pse deri në 2013? Pastaj çfarë ka bërë?

    Bashkëpunëtori: "Pastaj në 2013 ka lënë heroinën dhe ka filluar me kokainën sepse nuk kishte shumë vlerë." Vetëm kokainë por edhe heroinë?

    DOK. CHIMIENTI: "Jo, jo për heroinën unë nuk kam dëgjuar më po për kokainën po. Me ton."

    Bashkëpunëtori: Bën pjesë në grupin e TROPLINI-t. "Po. Është numri dy."

    Prokurori: Si e quajnë VISIN?

    Bashkëpunëtori: "Kusho (italisht Kushuri sh.i.p.) me nofkën."

    Prokurori: Visi?

    Bashkëpunëtori: "Po Visi. Miri më thonte <

    Prokurori: E kur thonte këtë e kishte fjalën për Visi?

    "Visi, Visi gjthmonë Visi."

    Prokurori italian: Okay. Po në grupin e TROPLINI-T ai bënte... Ju keni thënë se grupi i TROPLINI-t është bërë një nga grupet me të medha të heroinës dhe kokainës ne Durrës.

    Bashkëpunëtori: "Edhe më shumë po të paktën flas për Durrësin sepse aty jam i sigurtë."

    "Con tutta l'attività criminale."

    Prokurori italian: Ti ke pasur mardhenie direkte me Visin?

    Bashkëpunëtori: "Po kam pasur."

    Prokurori italian Në Chat?

    Bashkëpunëtori: "Jo, me Chat jo. Personalisht."

    (...)

    BASHKËPUNËTORI: "Sì. Xhevdet TROPLINI." Doktor me XH në fillim për ne.

    P.SH. DOK. CARDINALI: Vetëm ai është Poja?

    BASHKËPUNËTORI: "Vetem ai."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Kur ju thonit Poja! Poja Per ju ishte Xhevdeti.

    BASHKËPUNËTORI: "Po, gjithmonë për Xhevdet TROPLINI-n"

    P.SH. DOK. CARDINALI: Kur ju shkruanit Visi i Pojës ishte KUSHO?

    BASHKËPUNËTORI: "Po, Kusho është Visi."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Që është...

    BASHKËPUNËTORI:Që është Doçi Elvis.

    P.SH. DOK. CARDINALI: domethënë Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the se dhe Miri bën pjesë.

    BASHKËPUNËTORI:"Po. Keta janë tre më të rëndësishmit e grupit." The që ishte një grup që kishte armë. "Po me sasi të medha!"

    P.SH. DOK. CARDINALI: Është një grup që vepronte, prej sa kohësh vepronte?

    BASHKËPUNËTORI:"Ai hyri në tregti i fortë, i fortë që nga viti 2010 e në vazhdim. Domethënë u bënë të fortë sepse kanë punuar edhe më parë."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Kishte një zonë që kontrollonte ky grup?

    BASHKËPUNËTORI: "Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më parë jo."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Sa persona kishte në disponueshmëri ky grup?

    BASHKËPUNËTORI:"Miri më tha një herë se vetëm njerëzit që paguheshin për sigurinë e tyre, për lagjen dhe për familjen, paguante 150 mijë euro në muaj.

    P.SH. DOK. CARDINALI: " Sa persona?

    BASHKËPUNËTORI:" "Nuk mund të them numrin e saktë sepse ishin shumë! Paga minimale që duhet t'i paguhet një personi për sigurinë varion nga 500 deri në 1000 euro."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Nëse pagonte 150 mije euro, të paktën 150 persona?

    BASHKËPUNËTORI: "Po."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Këta ishin ata që ishin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

    BASHKËPUNËTORI:"Dëgjo, ata që paguheshin ishin ata per te cilet ai nuk kishte nevojë për gjëra të tjera pasi, ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këto janë rritur shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. I cili ishte këtu në Shqipëri, e është edhe tani ne xhiro."

    P.SH. DOK. CARDINALI:Po jashtë Shqipërisë kishte njerëz të tjerë?

    BASHKËPUNËTORI: "Shumë."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Në evropë?

    BASHKËPUNËTORI: "Në Gjermani, Itali. Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Po e kanë mundur me forcë?

    BASHKËPUNËTORI: "Jo, ata nuk e kanë atë fuqi, jo."

    P.SH. DOK. CARDINALI:Pyet nëse e kanë përdorur?

    BASHKËPUNËTORI:"Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por dua të them me të tjerët që nuk kam dëgjuar kurrë për të. Nuk kishte nevojë për forcë, se uli çmimin dhe doli në treg."

    P.SH. DOK. CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

    BASHKËPUNËTORI: "Po, më tha se në Itali kishte mundësi ta fuste në zonën e Kalabrisë. Arrinte nga Kolumbia dhe u shkarkonte atje."

    Emri:  auto_OKKK1748001687.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  54.6 KB

    Emri:  auto_1111748000262.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  56.8 KB

    Referencat për veprimtarinë e grupit kriminal të cilit i përket shtetasit Elvis Doci në trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës, pasqyronin atë që kishte rezultuar gjatë hetimeve në lidhje me figurën e personit të ashtuquajtur "Visi i Pojės", i cili përveç se ishte përgjegjës për sjelljen në lidhje me shitjen e 8 kilogramëve kokainë në favor të grupit që i atribuohet Adi Çobës, është përmendur disa herë gjatë disa bisedave të përgjuara mes të dyshuarve, si një kontakt i rëndësishëm në Shqipëri për një grup të organizuar dhe që vepronte në disa shtete, në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

    Një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Visit të Pojës, Adi Çoba, dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe furnizohej nga grupi i Elvis Doçit.

    Pjesë nga dosja:

    "kështu vëlla për të bardhën në mbrëmje do të shoh kushëririn tim për të ditur çfarë ka ndërmend të bëjë me të bardhën (...) vëlla për mua... unë tashmë mund të konfirmoj për të bardhën që mundë ta marrësh (...) vëlla çmimin që vendos ti për mua është në rregull sepse tregu sot është ai, biles sot non ka fare... ajo që është në xhiro thotë që nuk është i mirë."

    Duke konfirmuar atë që Zanzarelli vuri re në lidhje me vështirësinë në gjetjen e lëndëve narkotike të cilësisë së mirë, Adi Coba shpjegonte se, në atë periudhë, në Holandë ishte e lehtë të gjeje kokainë të prerë me cilësi të dobët, duke i dërguar sërish dy fotografitë të cilat në vend të kësaj portretizonin bllokun me "ERKING" "kallëp" që do t'ia kishte dhënë:

    “E di vlla se e di si funksionon në Hollandë marrin 7 kilogramë, bëjnë 10 dhe i shesin, por një që kupton e sheh që nuk bën."

    Pasi merrte fotografitë e kokainës, Zanzarelli shprehte vlerësimin e tij:

    "ohhohho nena ime cfare copash, si tha shoku aah si akull ah ah ah".

    Në këto rrethana, Adi Coba shkëmbente disa mesazhe me trafikantin e drogës që përdorte kodin PIN C3289B, të cilat dokumentonin pa mëdyshje rrethanën e kryerjes së furnizimit me kokainë falë kontributit të dhënë nga një grup i organizuar kriminal që i atribuohet përdoruesit të PIN C3289B. Në veçanti, dilte se shtetasi Elvis Doci përdoruesi i C3289B ishte nga ana e tij në kontakt me një furnizues me qendër në Gjermani, nga i cili mori 8 kilogramë kokainë atë ditë (3 gusht 2020), e cila më pas do te dërgohej në Itali. Dy ditë më vonë, më 5 gusht 2020 në vijim, i kryer nga një korrier në bordin e një makine ("shoferi").

    Më pas ata do të duhej t'ia dorëzonin paratë këtij të fundit si pagesë të pjesshme të së njëjtës. Në fakt, kjo është ajo që Elvis Doci i shkruante Adi Coba, duke filluar nga ora 17:08 e datës 3.8.2020, i cili duke dhënë udhëzime për mënyrën e dorëzimit të parave dhe në lidhje me vendndodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, këshillonte gjetjen e një vendi të përshtatshëm me një oborr dhe jo një garazh:

    "Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (...) është në Gjermani, shoh (...) 8 copë, i kemi bashkë (...) 4 + 4 (...) pasnesër do të vijë ke ty (...) jepi shoferit paratë çfarë ke (...) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (...) dhe vendos një shenjë (...) ose të paktën një oborr privat (...) përveç garazhit".

    Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë në fjalë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si "Visi i Pojës", përdorues i PIN-it C3289B, i cili nga ana tjetër, për shkak të përkatësisë së tij në një grup të organizuar kriminal, mundi ta gjente atë dhe të organizonte dërgimin e lëndës narkotike nga Gjermania në Itali.

    Emri:  auto_381748000251.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  70.4 KB

    Emri:  auto_381748004469.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  57.0 KB

    Emri:  auto_391748004469.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  52.3 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2025 më 12:07

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sekuestrohen 600 kg kanabis në një kamion në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-04-2014, 16:03
  2. Përurohet terminali i ri në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 17:06
  3. Tmerr ne portin e Durresit
    Nga Mr Zeid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:42
  4. Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 09:05
  5. Vidhet anija ukrainase në portin e Durrësit
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •