Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

    Berisha e kishte akuzuar bandën se punonte për PS në zgjedhje: “Kontrollonin portin e Durrësit Visin e Pojës e lanë të ikte”

    Emri:  troplini.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  40.9 KB

    Anfimafia italiane dhe autoritetet shqiptare kanë shpallur mbi 50 arreste (29 në Shqipëri dhe 22 na Itali) ndaj një prej grupeve të narkotrafikut që kryeprokuroi i SPAK Altin Dumani e konsideroi si një ndër më të rrezikshmet dhe kryesoret në vend.

    Hetimi i zhvilluar me emrin e koduar “Ura” është zhvilluar mes Durrësit vlorës Tiranës dhe rajonit të Pulias në Itali gjatë periudhës 2020-2025, njoftuan në një konferencë të të përbashkët për shtyp, prokurorët e SPAK, atë të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

    Në qendër të tij ka qenë ajo që njihet si Banda e Troplinëve, të cillën lideri i opozitës Sali Berisha e ka akuzuar disa herë kohët e fundit si aleatëve të socialistëve për zgjedhjet në qarkun e Durrësit. Mes mandateve të arrestit bie në sy edhe ai për Elvis Doçin, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili njhet më këtë emër të dytë për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin. Por ai i ka shpëtuar arrestimit duke rritur dyshimet se është njoftuar paraprakishtë për atë që do të ndodhte, në bazë të lidhjeve që ka me majat e pushtetit dhe direkt me atë që Arben Ahmetaj e etiketonte si “koordinatori i Edi Ramës me bandat”. Pikpyetja tjetër që është ngritur në mediat pranë opozitës ka të bëjë me faktin se kjo goditje ndodhi menjëherë pas përfundimit ttë zgjedhjeve.

    Të dyja këto hipoteza janë hedhur poshtë formalisht nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe nga Drejtori i Policisë, Ilir Proda. I pari tha se hetimi pesëvjeçar “nuk ka lidhje me zgjedhjet”, ndërsa i dyti se policia ishte njoftuar vetëm një ditë më parë për kryerejen e opoeracionit. Por menjëherë pas fjalëve të tyre Sali Berisha e lidhi arratisjen e Pojës me mrëdhëniet që ai ka lart në qeveri. Sipas Berishës, “porti i Durrësit është shndërruar në një pikë kryesore të hyrjes së kokainës në Europë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të plotë të portit nga grupi i Troplinëve, me mbështetje të nivelit të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën” tha ai duke shtuar: “prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.

    Ndaj u njoftua të ikë Elvis Doçi.

    “Hetimet kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës”, theksoi gjatë konferencës për shtyp prokurori Vladimir Mara. Sipas tij për të zbuluar këtë rrjet janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.

    Interesant është gjithëashtu edhe fakti se zbardhja e kësaj skeme provon edhe njëherë akuzat se pastrimi i parave të krimit bëhet në Shqipëri.

    Prokurorët vërejtën se janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro. Pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove.

    Sipas prokurorëve italianë që kanë hetuar këtë çështje, janë dokumentuar me pamje flimike rastet e transportit të parave nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autovusëve të linjave të transportit të udhëtarëve.

    Duke ndjekur paranë autoritetet kanë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri: Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion Juxhin Drazhi, Portslade e Elvis Doçit, i njohur si Visi Pojës, Dubai Inn e Nexhmedin Danaj, dhe një stacion televiziv privat Vlora Cable e Nexhmedin Danaj, në Vlorë.

    Interesante është se gjatë operacionit të përbashkët u ekzekutuan vetëm 40 masa sigurimi, ndërsa të tjerët “nuk u gjendën”, por SPAK nuk ngriti dyshime për ndonjë dekonspirim të mundshëm lidhur me dështimin e ndalimit të disa prej personave nën hetim.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA: Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

    Emri:  Vlora-Kabllor.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  40.5 KB

    Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e një televizioni në qytetin e Vlorës.

    Euroneës Albania mëson se kemi të bëjmë me një platformë televizive kabllore lokale në qytetin e Vlorës, e njohur si Vlora Cable, në pronësi të Nexhmedin Danaj

    Sipas hetimeve, kjo platformë është dyshuar se është financuar dhe ndërtuar me fonde të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije se në Vlorë janë arrestuar dy persona, përfshirë edhe djalin e pronarit të kompanisë kabllore që operonte këtë platformë televizive.

    Përveç kësaj, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tre restorante në Durrës, një bar-kafe dhe gjashtë shoqëri tregtare të tjera, të cilat gjithashtu dyshohet të jenë pjesë e rrjetit të pasurive të ndërtuara me para të pista.

    Ndër shoqëritë e vendosura nën sekuestro janë:

    Marquez, në pronësi të Ervin Zeqirit
    Felix Vinum, e Adi Çobës
    Majestic Konstruksion, e Juxhin Drazhit
    Portslade, e Elvis Docit (i njohur si Visi i Pojës)
    Dubai Inn, e Nexhmedin Danajt
    Vlora Cable, gjithashtu në pronësi të Nexhmedin Danajt
    Një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit
    Ky operacion, që u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve, ndërsa 40 prej tyre janë ekzekutuar. Sekuestrimi i platformës televizive kabllore në Vlorë tregon se grupet kriminale përdorin edhe biznese mediatike për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

    Prokurori i çështjes nga radhët e SPAK, Vladimir Mara theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Ai theksoi se në total janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali, prej të cilave 40 janë ekzekutuar deri më tani, duke përfshirë edhe arrestime ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe një avokati që dyshohen për përfshirje në këtë rrjet kriminal.

    “Ky operacion është një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të kokainës dhe heroinës dhe pasuron luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri dhe rajon,” tha Mara

    Kryeprokurori i Barit, Giuseppe Rossi, vuri në dukje se falë analizave dhe bashkëpunimit me SPAK është dokumentuar një cikël i plotë i trafikimit me vlerë afro 5 milionë euro.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Goditja e rrjetit të kokainës, Euronews siguron emrat e shqiptarëve të përfshirë

    Emri:  okaine.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  21.5 KB

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

    Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

    Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier.

    Euronews Albania, duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm. Ata janë:

    Gertin Aliu
    Adi Çoba
    Ervis Deti
    Agron Ganaj
    Nuredin Kiptiu
    Arsen Leskaj
    Erigels Presi
    Leonard Shakaj
    Zenit Shtraza
    Genci Telollari
    Redi Tusha
    Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
    Ekil Nderjaku
    Indrit Tafili

    Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Gjenden çanta me para, pamjet nga goditja e rrjetit italo-shqiptar të kokainës

    Emri:  MixCollage-21-May-2025-10-32-AM-8989.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  86.3 KB

    Antimafia italiane ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, që ka çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar italo-shqiptar të trafikut të kokainës.

    Operacioni, i koduar “URA”, çoi në lëshimin e 52 urdhër-arresteve në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Durrësin, Vlorën dhe Fierin, por dhe në territorin italian.

    Pamjet e shpërndara nga autoritetet italiane tregojnë momente të sekuestrimit të sasive të mëdha të kokainës, shumave të konsiderueshme të parave në cash, si dhe arrestimin e disa prej të dyshuarve. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë disa milionë euro, përfshirë asete të luajtshme dhe të paluajtshme në të dy vendet.

    Në këtë aksion të gjerë janë angazhuar forcat e policisë shqiptare, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe përfaqësues të Drejtorisë Investigative Antimafia të Italisë (DIA). Hetimet janë ndjekur nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

    Sipas mediave italiane, në listën e të dyshuarve përfshihen edhe punonjës policie, avokatë dhe persona me të kaluar kriminale. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe shpërdorim detyre.

    Burime konfidenciale bëjnë me dije se ndër emrat më të njohur për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, një figurë e njohur për drejtësinë shqiptare. Vitin e kaluar, gjatë një kontrolli në banesën e tij, u sekuestruan rreth 3 milionë euro në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, është lëshuar urdhër-arrest edhe për Ligor Çombashin, administrator i një kompanie udhëtimi, si dhe për një avokat në Durrës.

    Detaje të mëtejshme për këtë operacion do të bëhen publike në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në orën 11:30, me pjesëmarrjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, Kryeprokurorit të Barit Roberto Rossi, Drejtorit të Antimafias Italiane Gjeneral Michele Carbone, si dhe përfaqësuesit të Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani.

    Operacioni “URA” është zhvilluar me mbështetjen e Interpol, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Policisë së Shtetit, dhe nën koordinimin e Eurojust, Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, Prokurorisë së Barit, dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm në Tiranë.

    Ky aksion është pjesë e një hetimi të përbashkët të nisur prej muajsh mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, që ka për synim çmontimin e organizatave kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimet kanë zbuluar një strukturë të konsoliduar trafiku, që lidhte Ballkanin me Puglinë dhe më tej me vendet e Evropës Veriore.



    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Prokurori Carbone: Grupi kriminal kontakte nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut

    Emri:  IMG_0399-640x375.png

Shikime: 57

Madhësia:  170.4 KB

    Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bashkëpunimin mesa autoriteve italiane me ato shqiptarë për finalizimin e operacionit “Ura” ku u lëshuan 52 udhërarreste. Carbone tha se grupi kriminal kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.

    Ai theksoi se ky rast ka të bëjë me krimin ndërkombëtarë për lëndër narkotive. Prokurori shtoi se lidhjet e grupit kriminal ishin nga Evropa e Veriut deri në Amerikën e Jugut dhe në Ballkan. Sipas tij ky operacion u realizua me sukses nga ouna dhe bashkëpunimi i autoriteteve.

    “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.

    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan,” tha ai.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Dumani nga SPAK: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

    Emri:  IMG_0394-640x375.jpeg

Shikime: 63

Madhësia:  41.4 KB

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e bandës së drogës Itali-Shqipëri, nga ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.

    Dumani sqaron se me anë të hetimeve të kryera, është goditur grupi më i fuqishëm në Shqipëri për trafikun ndërkombëtar të drogës.

    “Jemi këtu nga ambientet e SPAK të bëjmë publike rezultate e hetimit të përbashkët mes SPAK dhe autoritetve italiane, përkatësisht Prokurorisë së Barit.

    Ky operacion përfaqëson një hap tjetër në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar. Nënvizoj se është arritur të jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilin ka dyshime se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogërave më të forta dhe në pastrimin e parave.

    Kjo është dëshmi kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë me profesionalizëm dhe përkushtim.

    Mirënjohjes BKH-së, Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë italianë për kontributin e tyre”, tha Altin Dumani.

    Lapsi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë

    Emri:  IMG_0404-640x375.png

Shikime: 54

Madhësia:  68.9 KB

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura” që po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet ndërsa janë zbuluae detaje se si anëtarë e këtij grupi kriminal i drejtoheshin njëri-tjetrit.

    Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim. Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”.

    Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe me pseudonimet “Gelsi”, “Seriali” ose “Miki”. ‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile.

    Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

    Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Nuredin Dumani ndihmoi në goditjen e organizatës së Xhevdet Troplinit

    Emri:  1200-630-1655046328x78png-198-1140x570.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  30.4 KB

    Janë publikuar një pjesë nga dosja e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

    Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

    Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 28 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numëri total i urdhër-arresteve është 52.

    Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”.

    Emri:  auto_-640-0-b60399d296c0bb58c4ac95b4588e80bf_11747833410.jpg

Shikime: 54

Madhësia:  40.1 KB

    “Organizata, me bazë në qytetet italiane si Bari, Brindisi, Leçe dhe Mola di Bari, kishte ndarë funksionet mes pjesëtarëve të saj, përfshirë transportimin, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun italian. Përfitimet ekonomike që burojnë nga aktivitetet e paligjshme dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri”

    Një element kyç në zbardhjen e aktivitetit të kësaj organizate kriminale ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, një person i njohur për lidhjet e tij në botën e krimit në Shqipëri.

    Dumani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale në të cilat ka qenë i përfshirë, përfshirë dhe lidhjet me grupin e Troplinit.

    Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë ndikuar në përforcimin e akuzave kundër disa prej të dyshuarve.

    Ndër personat e tjerë të përfshirë në dosjen italiane Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për role të ndryshme brenda organizatës kriminale.

    Operacioni mbulon një periudhë kohore nga viti 2016 deri në qershor të vitit 2022 dhe përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar

    Emri:  800-0-46a229a6271f3707ef061c6eabdcf99d-750x375.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  23.2 KB

    Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë finalizuar një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, hetime të nisura që prej vitit 2021.

    Konkretisht janë lëshuar 51 masa “arrest me burg” dhe 1 urdhër ndalimi, nga këto 29 masa sigurie janë lëshuar nga shteti shqiptar dhe 22 të tjera në Itali. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë personazhe të njohur të botës së krimit, biznesmenë si dhe eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit.

    Masa “arrest me burg” është lëshuar për ish-efektivimin e forcave Renea, Altin Morina tashmë i arrestuar në kuadër të një tjetër operacioni. Sipas asaj që deklaroi dhe prokurori i çështjes ditën e sotme në konferencë për shtyp, në dosjen hetimore ka të dhëna se efektivi i policisë ka bashkëpunuar me personazhe të kësaj organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

    “Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve shtetërorë që në vijim do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pas dy punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre në një pozicion të rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me pjesëtarë të organizatave kriminale, në një tjetër rast kemi pasur një rast korrupsioni në policisë e Portit të Durrësit”, tha prokurori Vladimir Mara.

    Altin Morina është arrestuar fillimisht më 14 mars të vitit 2023 teksa u kap në flagrancë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet teksa me vete në automjet kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

    Lidhur me këtë operacion, Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

    Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

    Morina u arrestua për herë të dytë më 3 prill të këtij viti teksa ishte shpallur në kërkim që prej datës 17 maj 2024, i akuzuar si bashkëpunëtor me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

    Lapsi
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK godet Bandën e Troplinëve që kontrollonte trafikun e kokainës e portin e Durrësit

    Antimafia: Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës - Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

    Pas disa vitesh hetimet autoritetet italiane kanë goditur një nga rrjetet më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të dograve me bazë në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se drejtuesi i kësaj organizate është Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin Poja, një emër jo i panjohur dhe për autoritetet shqiptare. Por ndryshe nga pala italiane, policia shqiptare i ka lënë dorë të lirë Troplinit, madje ai është akuzuar nga kreu i PD, Sali Berisha se ka punuar në fushatë për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Sipas hetimeve të anti-mafias italiane, Troplini e kontrollonte trafikun e drogës nëpërmjet nipit të tij Elvis Doci dhe njerëzve të tij të afërt.

    Autoritetet italiane nuk kanë asnjë dyshim se Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

    60-vjeçari shqiptar ka ngritur në dekadën e fundit një perandori biznesi në zonën e Hamallajt të Durrësit dhe ai nuk është prekur aspak nga policia dhe institucionet ligjzbatuese të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama.

    Mes Pojës dhe eksponentëve të Partisë Socialiste të Edi Ramës ka dyshime të forta se ekziston një marrëdhënie okulte, ku policia i siguron paprekshmëri, në këmbim të sigurimit të votave për Partinë Socialiste në pushtet.

    Në një vendim arrestimesh, të miratuar në Shkurt 2025 nga Gjykata e Barit dhe që u ekzekutua pjesërisht vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri dhe Itali, emri i Xhevdet Troplinit përmendet si kreu i organizatës kriminale.

    Antimafia e Barit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK deklaruan se kanë pasur nën hetim disa shtetas shqiptarë dhe italianë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal.

    Mes tyre përmenden dy personazhe, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nip i Xhevdet Troplinit dhe Adi Çoba, një shqiptar rezident në Itali dhe me biznese në Durrës.

    Në fashikujt e Antimafias së Barit thuhet ndër të tjera: “….Kanë dalë në pah marrëdhënie të tjera të rëndësishme për financimin e ngarkesave me heroinë dhe kokainë që do të importoheshin në Itali midis Adi Çoba dhe shtetasit shqiptar Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojës, një anëtar kryesor i grupit të kryesuar nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, të cilët merren me trafik ndërkombëtar të drogës, me operacione në Gjermani, Itali dhe Shqipëri”.

    Në dosje e gjykatës italiane thuhet gjithashtu se raportet kriminale mes Elvis Doçit ose Visit të Pojës dhe Adi Çobës për llogari të organizatës së Xhevdet Troplinit janë përmendur para prokurorëve të SPAK-ut në Shqipëri edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Grupi kriminal i Pojës është akuzuar publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në 11 Maj 2025, duke blerë vota apo duke intimiduar qytetarët e Durrësit, në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

    Vendimi i gjykatës së Barit është miratuar në 21 Shkurt 2025. Por ai u zbatua vetëm këtë të mërkurë, rreth dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

    Syri

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sekuestrohen 600 kg kanabis në një kamion në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-04-2014, 16:03
  2. Përurohet terminali i ri në Portin e Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 17:06
  3. Tmerr ne portin e Durresit
    Nga Mr Zeid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:42
  4. Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 09:05
  5. Vidhet anija ukrainase në portin e Durrësit
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •