Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Hajduti i votave nxjerr kokën: Rama nuk lejon kandidatët socialistë të kërkojnë rinumërimin e votave

    Vjedhja e votave, Rama kërcënon deputetët: 'Mos kërkoni rinumërim të votave'

    Emri:  Screenshot 2025-05-20 at 12.11.02 PM.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  32.5 KB

    VIDEO

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dhe kërcënuar sërish deputetët socialistë që denoncuan vjedhjen e votave nga kolegët e tyre. Pas Julinda Dhames, edhe Blerina Gjylameti shfaqi publikisht ankesën për vjedhjen e votave nga Partia e saj. Por pas shtimit të zërave për vjedhje, ka ardhur sërish ndërhyrja e Edi Ramës, i cili për herë të dytë ka paralajmëruar ata që të heqin dorë nga kërkesat për hapjen e kutive, që mund të sillnin demaskimin e procesit dhe humbjen e fytyrës.

    Pas akuzave të radhës të kandidatëve të Partisë Socialiste për vjedhje votash, Kryeministri Edi Rama është angazhuar sërish për të bërë presion që të heqin dorë nga demaskimi i zgjedhjeve. Ka qenë deputetja Blerina Gjylameti, që ka akuzuar për manipulimin e votave të saj preferenciale nga kolegët socialistë, duke kërkuar edhe hapjen e kutive për verifikimin e votave. Por pas ankesës së Gjylametit, më herët të Julinda Dhames dhe deputetëve të tjerë që nuk morën dot mandatin, ka ardhur sërish kërcënimi i prerë nga Edi Rama në grupin e zgjedhjeve të Partisë Socialiste. Me anë të një mesazhi, Rama paralajmëronte se askush nuk do të mund t’i humbte fytyrën atij dhe PS-së me demaskimin e procesit të 11 majit.

    "Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale! Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi, do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën… E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi."

    Ndërsa kandidatja Julinda Dhame u tërhoq që në paralajmërimin e parë të Kryeministrit Edi Rama, sot Blerina Gjylameti ka konfirmuar gjithashtu se është tërhequr nga kërkesa e saj për të hapur kutitë, por duke i dërguar edhe një mesazh Ramës.

    Blerina Gjylameti: "Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë. Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona."

    Më herët ka qenë kandidatja Julinda Dhame dhe kandidatë të tjerë që ngritën dyshime se kandidatë të caktuar socialistë po vidhnin votat. Madje një prej akuzave për vjedhje votash mes socialistëve solli edhe konflikt fizik në KZAZ-në e Kashrit, ku pati edhe persona të armatosur, që më pas u arrestuan nga Policia.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-05-2025 më 12:11

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hajduti i votave nxjerr kokën: Rama nuk lejon kandidatët socialistë të kërkojnë rinumërimin e v

    Blerina Gjylameti i rrezikon farsën zgjedhore, Rama kërkesë urgjente kandidatëve të tij të pakënaqur me votat

    Emri:  auto_s6dggd51747685333.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  30.2 KB

    Pas kërkesës së kandidates për deputete të PS në zgjedhjet e 11 majit, Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar i shqetësuar kryeministri Edi Rama.

    Mesa duket kjo kërkesë e Gjylametit për të parë pamjet e numërimit të votave ka vendosur në alarm Ramën duke i rrezikuar zbardhjen e sa më shumë fakteve për farsën zgjedhore të 11 majit të dirigjuar drejtëpërdrejtë të kryeministrit, pasi ky i fundit i ka kërkuar kandidatëve të tjerë të pakënaqur nga votat, që të mos ndiqet kjo rrugë.

    Sipas A2, Rama u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.

    Kujtojmë se Gjylameti e ka humbur mandatin e deputetes në një garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, ku kjo e fundit siguroi rreth 100 vota më shumë.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hajduti i votave nxjerr kokën: Rama nuk lejon kandidatët socialistë të kërkojnë rinumërimin e v

    Pas "urdhrit" të Ramës, "humbësit" nga PS-ja tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ-ja

    Tre kandidatët socialistë në zgjedhjet e 11 majit, Blerina Gjylameti , Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini, kanë tërhequr ankimimin e tyre në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkuan administrimin e pamjeve filmike nga procesi i numërimit.

    Kërkesa e tyre vjen pas humbjes së një mandati me diferencë shumë të vogël votash nga kandidati fitues. Tërheqja e ankimimit vjen pas mesazhit “kërcënues” të dërguar nga kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë këshillonte që të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.”

    Rama thotë në mesazhin e tij se ka marrë me trishtim njoftim për disa veprime të izoluara që synojnë kontestimin e rezultateve përmes kërkesave për rinumërim apo hetim të votave preferenciale.

    Kush ishte mesazhi i Ramës 1 ditë më parë?

    “Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

    Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

    Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

    Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

    E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!”, u tha Rama kandidatëve socialistë.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hajduti i votave nxjerr kokën: Rama nuk lejon kandidatët socialistë të kërkojnë rinumërimin e v

    15 vjet pas grevës së urisë, socialistët humbin të drejtën për të hapur kutitë

    Emri:  auto_edi-rama-hap-kutite-ose-largohu-750x3751747771271.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  31.2 KB

    Disa ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, kur numërimi i votave preferenciale në Tiranë nxori humbësit dhe fituesit e parë me diferenca minimale, disa kandidatë socialistë nuk i rezistuan dot tundimit për të parë me sytë e tyre se si u janë numëruar votat që kanë marrë. Kërkesat që u dërguan në KQZ nuk ishin për rinumërim të votave, as për hapje kutish, por thjesht për të parë edhe një herë materialet filmike të numërimit, që sigurohen lehtësisht nga KQZ.

    Të parët që u paraqitën në KQZ ishin Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia. Ky i fundit, i kaluar për pak vota nga Ornaldo Rakipi, kishte të gjithë të drejtën të kërkonte transparencë nëpërmjet materialeve filmike. Të njëjtën kërkesë minimale e bëri edhe Blerina Gjylameti, që humbi mandatin pas një gare të fortë me Olta Xhaçkën për disa dhjetëra vota më pak.

    Kjo nuk ishte një lëvizje për të vënë në diskutim rezultatin, as një proces që do të detyronte KQZ të hapte kutitë. Si Gjylameti, si Gjonaj, ashtu edhe Qefalia kur panë si i iku mandati për një grusht votash nuk po kërkonin asgjë më shumë se një akt civil të thjeshtë: të merrnin materialet filmike për përdorim të brendshëm, si një mundësi për të parë numërimin e votave me sytë e tyre.

    Kërcënimi i Edi Ramës për t’u mbyllur gojën deputetëve


    Emri:  auto_640-0-1704814638xedi-ramapng-241-e1740499282202-640x375-11747771148.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  18.1 KB

    Por ky pretendim minimal që u shfaq nga kandidatët e humbur, në vend se të trajtohej si një e drejtë elementare, u përball me një reagim brutal nga kryeministri Edi Rama. Lapsi.al raportoi që prej së enjtes se pasi Gjonaj dhe Qefalia i dërguan kërkesat në KQZ, vetë kryeministri Rama dërgoi një mesazh kërcënues në grupin e ËhatsApp-it të deputetëve të PS-së.

    Ai e nisi me një ton të qetë dhe mirëkuptues mesazhin e zbardhur të plotë nga Lapsi.al, për ta mbyllur me një kërcënim të ftohtë ndaj atyre që nuk do t’i binden.

    “Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!” shkruan Rama për të vazhduar me këshillën për të “mos i hyrë asaj rruge”.

    “Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim” – thuhet në SMS-në e Ramës të siguruar nga lapsi.al.

    “Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.
    E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!” – thuhet në mesazhin e Ramës.

    PS, si garnizon ushtarak

    Emri:  auto_ps-mbledh-asamblene-kombetare-ne-durres-takimi-nis-me-fjalimin-e-rames-cfare-pritet-te-ndod.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  24.2 KB

    Nuk shkoi shumë dhe Etilda Gjonaj u tërhoq nga kurioziteti për t’i parë me sytë e saj votat preferenciale.Në një mesazh në rrjetet sociale deklaroi se kishte marrë 5569 vota dhe, me përulësi të detyruar, falënderoi edhe numëruesit – ndonëse nuk e dinte nëse ndonjëri prej tyre mund të kishte “gabuar” me votat duke ia kaluar kolegëve të saj. Më poshtë është kërkesa zyrtare që Etilda Gjonaj dërgoi në KQZ, e cila arsyeton se materialet filmike do të përdoren për “qëllime verifikimi”.

    Emri:  auto_etilda-kerkesa-750x7501747771199.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  50.5 KB

    Edhe Xhemal Qefalia ndoqi të njëjtën rrugë, duke u detyruar të kafshojë gjuhën për atë që i kishte thënë mendja doli në media dhe bëri një autokritikë të kohëve të shkuara. “E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama” tha Qefalia, i ndërgjegjshëm se bën pjesë në një parti që ngjan më shumë me një garnizon ushtarak se sa me një organizatë politike.

    Më poshtë është kërkesa zyrtare që deputeti Xhemal Qefalia dërgoi në KQZ me qëllim “identifikimin e parregullsive të mundshme gjatë procesit të numërimit të votave, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin zgjedhor”.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2025-05-20-at-20.55.51-scaled-e1747767767871-750x10921747771214.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  38.1 KB

    Ndërkohë e vetmja që i ka qëndruar deri tani bindjes për të parë kamerat është Blerina Gjylameti, ndaj së cilës nisën menjëherë sulmet në media për mosbindje ndaj kryetarit, për një refuzim që në radhët e PS po trajtohet si shkelje e rëndë të disiplinës partiake.

    Në një mesazh që ka shpërndarë në rrjetet sociale , Gjylameti shkruan se “Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona” pa bërë të qartë tërheqjen apo jo nga kërkesa zyrtare në KQZ.

    Emri:  auto_blerina-gjylameti-kerkesa-e1747768191735-750x10341747771230.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  32.5 KB

    Gjithsesi në kërkesën e Blerina Gjylametit (shiko lart) specifikohet se pamjet filmike të procesit të numërimit kërkohen për “qëllime verifikimi” çka nënkupton një bilanc të brendshëm të punës që është bërë në çdo njësi, përfshirë edhe diasporën.

    Ky episod, në dukje i parëndësishëm brenda ngjarjes së madhe të 11 Majit shërben si një shije e parë e qeverisjes së Edi Ramës në mandatin e katërt, kur kërkesa minimale për transparencë është e pakonceptueshme dhe e patolerueshme, as për vetë deputetët socialistë që e kanë humbur të drejtën të shohin rezultatin e vet, jo më ta kontestojnë atë. Sepse siç thotë Rama “Kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi… dhe ata nuk e meritojnë një hije të tillë dyshimi.”

    Ironikisht, janë po socialistët që e dinë mirë se sa e nevojshme është kjo hije dyshimi mbi tryezat e numërimit.

    Në zgjedhjet e vitit 2021, kur u vendos të hapen disa kuti, u zbuluan devijime të shumta të votave preferenciale. Nga rinumërimi doli se Eduard Shalsi kishte 80 vota më tepër; Ylli Shehu, 46; Saimir Hasalla 25 etj.

    Vetë Edi Rama mësoi se i kishin “vjedhur” 11 vota në Durrës ku kandidoi për mandatin e deputetit. Por atëherë, hapja e kutive nuk e njollosi procesin. Përkundrazi, e bëri më të ndershëm.

    15 vjet larg thirrjes “Hap kutitë ose largohu”

    Emri:  auto_5d3cd87d1fe03732e10b5b0f0cc60a42-750x4741747771251.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  47.6 KB

    Interesant është fakti se ditën kur Rama po u fliste socialistëve, si një lider që nuk e koncepton dot kërkesën minimale për transparencë, paradoksalisht e njëjta ditë shënoi përvjetorin e një tjetër fjalimi, atë kur Rama mbylli grevën e urisë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Rama në opozitë ka qenë simbol i betejës për transparencë, për të hapur kutitë dhe për të rinumëruar votat.
    Greva e urisë e socialistëve nisi më 1 maj dhe u mbyll në 19 Maj 2010, si një protestë e zëshme kur dhjetëra vetë kërkuan një të drejtë bazike, sic ishte ajo e verifikimit të votave në kutitë e votimit në procesin e 2009.

    Nën moton “Hap kutitë ose largohu”, Rama i udhëhoqi socialistët drejt sakrificës për kauzën e transparencës në zgjedhje.

    Në 19 maj të atij viti, ajo u mbyll mes premtimesh se një ditë, kur PS të vinte në pushtet, asnjë qytetar nuk do t’I mohohej e drejta për të parë votën e tij.

    Sot, në 15-vjetorin e asaj greve, të vetmit që s’mund ta shohin dot votën e tyre janë socialistët, dhe jo se po i ndalon Sali Berisha. Por sepse është Edi Rama që i këshillon “të mos i hynë asaj rruge”, si një kërcënim nga qendra e pushtetit, që ka treguar se për të qëndruar në këmbë, i duhet përulja e bijve të tij.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hajduti i votave nxjerr kokën: Rama nuk lejon kandidatët socialistë të kërkojnë rinumërimin e v

    Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit PS! Kërcënoi të mos kërkojnë rinumërim se dalin lakrat në shesh

    Emri:  auto_33baa23d-20ac-4d5f-baa0-dedc307759f21747828068.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  30.5 KB

    Lideri i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve, duke theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin "lakrat në shesh".

    Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke theksuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.

    Sipas Berishës, këto veprime janë një dëshmi e një sistemi të manipuluar dhe të kontrolluar, ku askush nuk mund të kërkojë rinumërim të votave pa u ndëshkuar.

    Pjesë nga deklarata

    Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet.
    Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.
    Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit.
    Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra.
    Kështu që ky është urdhër.
    Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë.
    Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë.
    Kjo është e drejtë.
    Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë.
    Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar.
    Nëse është i drejtë, del se është i drejtë.
    Por ai kishte hallin e Oltës.
    Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar.
    Cherchez la femme!

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-04-2021, 09:31
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2017, 21:30
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-11-2011, 13:22
  4. Gjykata kushtetuese urdheron rinumerimin e votave ne Rumani
    Nga ASrock4u2 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 18:38
  5. Edvin Rama zgjidhet kryetar i PS me 99% të votave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 145
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 09:31

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •