Nuk mund te mos shprehen problemet e rėnda qė po kalon opozita sot dhe Partia kryesore Opozitare e cila humbi per here te katert zgjedhjet Parlamentare.
Shkaqet dhe Faktorėt e humbjes janė tė shumta por kryesorja ėshtė sepse Partia Demokratike dhe Opozita nuk u pėrpoqėn pėr tė marrė pushtetin nėpėrmjet votės me qėllim qė tė pėrirėsohet gjėndja dhe tė bėhet njė rotacion I domosdoshėm, me qėllim qė Shqipėria tė integrohet nė BE dhe tė luftohet korrupsioni duke mbėshtetur Drejtėsinė e re qoftė edhe me plot tė meta. PD dhe Berisha luftuan vetėm qė tė zėnė vėndet e tyre nė parlament duke nėnvlerėsuar nevojėn e domosdoshme qė ka Opozita pėr tė sjellė njerėz tė rinj meritokratė dhe profesionistė nė drejtim, me qėllimin e madh ta bėjnė Shqipėrinė Madhėshtore.
Por Shqipėria Madhėshtore nuk bėhet me njerėz dhe politikanė tė ezauruar , grindavecė, qė nuk dinė tė artikulojnė njė frazė tė vetme pa pėrdorur fjalė banale dhe pa shpifur e pa bėrė rrėmuja duke dėmtuar imazhin e tyre personal por edhe tė Shqipėrisė.
Atėhere e si mund tė fitojė njė Parti e tillė Opozitare me kėta njerėz tė marrė fund sigurisht dhe me njė kryetar qė nuk do tė japė dorėheqjen kur humbet? Dorėheqja ėshtė njė veprim i kulturuar jo vetėm pėr njė drejtues por edhe pėr ēdo politikan qė ka marrė njė mandat nga populli.
Justifikimet per vjedhje massive votash, ankesat qe do te behen ne Bruksel, dėshtimi qė u shkaktua nga La Civita, mungesa e nje platforme te vėrtetė opozitare, vendosja ne listėn e mbyllur tė individėve qė janė prej vitesh nė Parlament por qė nuk kanė patur asnjė cilėsi profesionale apo meritokracie pėrveēse zėnkave, gridnjeve, shpifjeve, dhe arrogancės, qoftė nė parlament ashtu dhe nė media, mbajtja larg e elementėve tė rinj dhe me pėrspektivė apo edhe e individėve qė kanė patur elektorat tė fortė nė zonat e tyre,- ishin shkaqet kryesore tė humbjes sė PD nė kėto zgjedhje.
Problemi tjetėr ka tė bėjė me vetė kryetarin e Partisė i cili nuk repsekton statutine vetė PD nė tė cilėn shkruhet qė nėse Partia humbet zgjedhjet Kryetari automatikisht largohet nga Posti dhe realizohen zgjedhje tė reja brėnda Partisė. Pra njė faktor tjetėr interesant dhe zhgėnjyes ėshtė mos respaktimi I Statutit tė Partise. Kjo mungesė respektimi u vu re edhe nė realizimin e primareve nė tė cilėn personat fitues nuk pėrfituan pėr tu futur nė listėn e mbyllur.
Elementi tjtetėri i rėndėsishėm jashtė problemve partiake ėshtė sigurisht Kodi Zgjedhor I cili ėshtė proporcional rajonal, njė kod i cili:
-pengon pjesmarrjen e lirė tė kandidatėve pa lista tė mbylluara dhe sė dyti
-pengon numurimin e votive nė total pėr cdo Parti duke pamundėsuar partitė e vogla qė tė marrin mė shumė deputetė
-duke qėnė njė Kod i tillė Zgjedhor lejon vetėm njė Demokraci Militante dhe jo njė Demokraci ku pjesmarrėsit tė jenė jo vetėm tė klaneve partiake por tė mundėsojnė edhe njerėz dhe individė tė tjerė me integritet dhe tė panjollosur, dhe tė lirė pėr tė vendosur pjesmarrjen nė zgjedhje.
-Mungesa e krijimit tė njė lobi tė tretė opozitar, pengoi nė zgjedhjet e fundit qė Opozita e re e fraksionuar me 5 parti tė vogla pėr shkak tė interesave egoiste tė kryetarėve tė kėtyre partive tė vogla tė mos bashkohen nė njė Opozitė tė re e cila mund tė merrte deri nė 19020 vėnde nė Parlament nė vėnd tė 7 vėndeve qė mori pikėrisht pėr shkak tė egoizmit politik provincial.
Qė Shqipėria ka nevojė pėr rotacione pushtetesh kuptohet se ėshtė e domosdoshme, por prania e njė opozitė tė tillė e cila sakrifikon Projektet dhe Programet e Partisė pėr mbijetesėn e Individi qoftė ai dhe kryetar pėr njė kohė tė gjatė me tė mira dhe tė kėqijat e tij- e pengon Partinė mė tė madhe opozitare tė fitojė nė zgjedhje sepse populli nuk ėshtė injorant dhe shikon dhe vlerėson qėndrimet e kėsaj opozite e cila jo vetėm qė nuk ėshtė e fortė dhe e konsoliduar , por edhe e pėrēarė nė shumė parti tė tjera tė vogla votat e fituara tė sė cilės janė marrė nga elektorati I Opozitės kryesore.
Gjithmonė kam qėnė kundėr votimit tė emigrantėve. Pse? Sepse Zgjedhjet, qofshin ato Parlamentare, qofshin loklae kanė nevojė tė votojnė taksapaguesit shqiptarė dhe jo ata qė janė shqiptarė por qė nuk paguajnė taksa dhe nuk banojnė mė shumė se 1 vit nė Shqipėri. Kėtyre individėve emigrant, megjithė respektin nuk janė tė azhornuar mė problemet shqiptare dhe nuk kontribuojnė nė Shqipėri por nė vėndet e tyre- pra u ka ngeluar ora nė momentin kur janė larguar. Tė vetmit kandidatė pėr tė votuar janė punonjėsit shqiptarė qė I ka dėrguar shteti shqiptar, dhe ata shqiptarė qė mund tė kėnė tė ardhura pėr familjet e tyre nė Shqipėri mė shumė se 10 mijė euro nė vit.
Nė pėrfundim mund tė shpreh se Opozita e sotma pavarėsisht se ka marrė 500 vota dhe ka fituar 50 vėnde nė Parlament e ka tė nevojshme tė reformohet duke larguar nė rradhė tė parė Kryetarin humbės tė saj prej vitesh sepse ai e ka kthyer Partinė njė instrument personal pėr tė mbrojtur veten nga ligji. Nėse nuk e bėn hapin e parė kjo Opozitė atė here do ta humbasė rolin e saj si Opozitė kryesore. Vėndin e saj mund t`ja zėnė partitė e reja opozitare. Mė kryesorja jo vetėm pėr PD por edhe pėr paartitė e reja opozitare ėshtė ndryshimi rrėnjėsor I mentalitetit konkurues nė zgjedhje, pra sė pari duhet tė respektojnė ligjet dhe pushtetet duke sugjeruar edhe ndryshime ligjore pėrkatėse si ato qė shkruajta mė lart, sė dyti duhet tė largojnė individėt rrugaēė dhe agresive qė e kanė mė tė lehtė tė shiten dhe tė blihen sesa tė mendojnė pėr atdheun e tyre, sepse njė Individ politikan qė thotė se po erdha unė nė pushete do tu a japp grekve detin, do tė shkatėrroj SPAK-un, do tė prish e-albania, etj, etj, gomarllėqe shpellare- kėshtupopulli nuk ta jep votėn por mendon: mė mirė njė tė keqe mė tė vogėl se sa ti japim votėn njė pėrbindėshi ish komunist.
Krijoni Kontakt