Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

    Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa ishte rezultati brenda vendit. Çështja ngjan gjithsesi më komplekse dhe, hapja e opsionit për votim me postë ka gjasa do të ketë pasoja atafgjata për demokracinë shqiptare, ku paratë do të vlejnë akoma më shumë për mobilizimin e votuesve.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Parku-olimpik-111-2048x1365.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  69.1 KB
    Zarfet me votat e emigrantëve në Parkun Olimpik në Tiranë. Foto: LSA.

    Vite më parë, forca të ndryshme opozitare kërkuan me ngulm krijimin e sistemit të votimit me postë, gjë që do të sillte në skenën politike shqiptare votat e emigrantëve, të cilët, supozohej, do të votonin të çliruar nga skemat abuzive të partisë së radhës në pushtet. Ndërsa votat e emigrantëve vijojnë të numërohen, fakti është që rezultati i deritanishëm flet për një fitore edhe më të madhe të Partisë Socialiste në pushtet mes votuesve nga emigracioni se sa kjo parti realizoi, përmes metodave “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare” brenda vendit. PS ka siguruar deri tani 52% të votave brenda dhe 57% jashtë. Tendenca pritet të jetë akoma më shumë vota për PS-në në kutitë që presin të numërohen.

    Numra të përzgjedhur

    Situata është shumë më komplekse nga sa duket në plan të parë. Gjëja kryesore për t’u pasur parasysh është aritmetika e thjeshtë. Regjistri Civil, vendi ku gjenden emrat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, përmban 4.6 milionë emra ndërsa Censi i fundit i popullsisë dhe banesave gjeti në vend 2.4 milionë banorë. Kjo sugjeron se 2.2 milionë qytetarë jetojnë jashtë vendit dhe nga këta, hamendësimi është që rreth 1.7 duhet të jenë maxhorenë me të drejtë vote. Përballë kësaj shifre që përbën trupën potenciale votuese, rreth 250 mijë ose 15% u regjistruan dhe rreth 200 mijë ose 12% votuan.

    Merret me mend lehtë se qeveria, për shkak se ka shumë më shumë burime ekonomike dhe, siç thonë vëzhguesit ndërkombëtarë, abuzimet e saj me burimet shtetërore ishin “të gjithëpërhapura”, e pati më të lehtë që të cysë më shumë nga mbështetësit e vet mes shqiptarëve të emigrim që të merrnin pjesë në votime. Opozita, me më pak burime, rrjedhimisht mori rezultat më të dobët.

    E drejtë aktive dhe e drejtë pasive

    Ndryshimi i padukshëm, por jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka ndodhur me dhënies së të drejtës së votimimit për emigrantët është transformimi i të drejtës së votës nga një e drejtë pasive, siç ka qenë deri më sot, në një e drejtë aktive. Fjalia e parë e raporteve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve në kapitullin Regjistrimi i votuesve është që, në Shqipëri “e drejta e votës është pasive”. Kjo do të thotë që nuk kërkohet nga qytetarët asnjë veprim për të pasur të drejtën e votës. Mjafton të jesh qytetar shqiptar dhe automatikisht ke të drejtë të votosh. Në vende të ndryshme, fjala vjen, në Shtetet e Bashkuara, nuk është kështu. Qytetari nuk e fiton automatikisht të drejtën e votës, ai duhet të regjistrohet. Prej këtu lindin makineritë elektorale të cilat synojnë të cysin, lehtësojnë, ndërmjetësojnë, apo drejtpërsëdrejti, paguajnë, që mbështetësit e tyre potencialë të regjistrohen për të votuar.

    Vendet ku e drejta e votës është aktive, siç po bëhet në rastin e emigrantëve, të cilët duhet të kryejnë një procedurë regjistrimi për të marrë votën me postë dhe për ta postuar mbrapsht, janë vendet ku politika kushton. Në Shtetet e Bashkuara, organizata të shumta, teorikisht jopartizane, por faktikisht mbështetëse të Demokratëve, punojnë në kuadër të sloganit Get out the vote për të regjistruar sa më shumë qytetarë në zgjedhje. Vlerësimi i përafërt është se vetëm pak më shumë se gjysma e qytetarëve amerikanë janë të regjistruar në zgjedhje dhe votojnë. Sondazhet e panumërta sugjerojnë se ata të paregjistruarit kanë prirje të jenë mbështetës të Demokratëve dhe politikave të tyre sociale kështu që është interes i Demokratëve që të kenë sa më shumë të regjistruar. Në anën tjetër, Republikanët kanë grupet e tyre nominalisht jopartiake të tilla si True the vote dhe që pretendojnë se regjistri i votuesve po abuzohet duke vendosur në të joshtetas. Këta nxisin procedura shtesë dhe kontrolle shtesë për të regjistruarit e rinj në zgjedhje.

    Mungojnë 85% e zgjedhësve

    Nuk është e vështirë që të marrësh me mend se pse 85% e votuesve potencialë që supozohet se jetojnë në emigrim dhe kanë të drejtë vote në Shqipëri nuk u regjistruan dhe gjithashtu, nuk është e vështirë që të gjykosh se si ndodhi që këta 250 mijë, u regjistruan.

    Disa nga emigrantët kanë ikur dekada më parë dhe ndoshta nuk kanë më interes për ngjarjet në Shqipëri ndërsa të tjerë munden të mos kenë dokumente shqiptare të vlefshme dhe mundet ta shohin si të paarsysshme të bezdisen me procedurat. Një pjesë padyshim që nuk e ka pasur të mundur për shkak të kohës së shkurtër.

    Sido që të jetë, partia që pati më shumë burime në zgjedhje nuk e pati të vështirë që të rekrutojë më shumë mbështetës nga emigrimi. Situata mund të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk dihet se si do të funksionojë në rastin e zgjedhjeve vendore por ajo që është e qartë është që, me sistemin e të drejtës së votës si e drejtë aktive, politika e mbështetur te paratë e bollshme, në rastin e Shqipërisë, të grabitura nga buxheti i shtetit, ka gjasa do të jetë faktor i rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve dhe votat e emigrantëve do t’i marrë ajo parti që do të ketë më shumë para.

    Politika identitare pati sukses

    Ana tjetër e votës së emigrimit është një Shqipëri e ekstremeve. Një kuti nga emigrantët e Beratit tronditi kur rezultati ishte 95% për socialistët, por edhe në anën tjetër, në Shqipërinë e veriut rezultati ishte gjithashtu ekstrem. PD fitoi Kukësin me 62% të votave të emigrimit, ku kutia e parë e numëruar ishte mbi 80%.

    Ajo që bie në sy është që, partitë e vogla të marra sëbashku patën performancë shumë më të mirë mes emigrantëve se sa patën brenda vendit. Nisma Shqipëria Bëhet mori 7.9% të votave të emigrantëve dhe 3.5% të shqiptarëve brenda vendit. Dhe Lëvizja Bashkë pati thuajse dyfish normë më të lartë fitoreje jashtë se sa brenda.

    Është gjithsesi një parti e vogël, e cila në numra të përgjithshëm nuk ka rëndësi, ajo që jep një informacion shqetësues për politikën e votës së emigrantëve. Aleanca Kombëtare Shqiptare, një parti nacionaliste e drejtuar nga Elena Kocaqi, mori 0.19% të votave të shqiptarëve brenda vendit dhe 0.54% të votave mes emigrantëve. Edhe fakti që Nisma Shqipëria Bëhet, e cila gjithashtu mbështeti një pjesë të fushatës së saj te politika e nacionalizmit folklorik pati rezultat shumë më të mirë jashtë vendit sugjeron se në fakt, ajo që merret me mend lehtë shfaqet edhe në kutinë e votimit. Emigrantët, të gjendur kulturalisht mes dy botëve, bien pre e politikave identitare më lehtë se sa popullsia brenda vendit.

    Votues “televizivë”

    Elementi i fundit që duhet të kihet parasysh kur gjykohet rezultati i votës së emigrantëve është fakti që njeriu është produkt i mjedisit informativ në të cilin ekziston. Mjedisi informativ është një koncept që përfshin çdo gjë, nga informacioni që njeriu merr në shkollë apo në universitet te informacioni që shkëmben në kafene, në rrjetet sociale, apo informacioni që merr nga televizionet, gazetat apo librat.

    Hamendësimi i përgjithshëm është që, për shqiptarët brenda vendit dhe shqiptarët jashtë, ky mjedis informativ aktualisht është i kufizuar te televizionet dhe te prania e televizioneve në rrjetet sociale, ndërsa mjetet e tjera të komunikimit masiv si media e shkruar apo librat fizikë janë pothuajse zhdukur.

    Është gjithashtu e qartë që, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur konkluzioni i zakonshëm ishte që media ishte e ndikuar politikisht por secila palë kishte median e vet për të bërë propagandë, në zgjedhjet e fundit, përfshirë zgjedhjet vendore 2023 dhe zgjedhjet 2025, konkluzioni i vëzhguesve ndërkombëtarë është ai që vëzhguesit vendës e dinë prej kohësh: media është jo thjeshtë e njëanshme, dhe jo thjeshtë që mbështet qeverinë. Ajo ka pushuar së qenit media dhe është transformuar në përcjellëse të materialeve të prodhuara nga zyra e propagandës së qeverisë. Në këto kushte, votuesi jashtë vendit, ashtu si edhe votuesi brenda vendit, jeton në një regjim informativ të saturuar nga propaganda qeveritare, e cila nuk e fsheh se përdor burimet administrative, siç është rasti i Agjencisë për Media e Informim, për të prodhuar “lajmet” që supozohet se duhet të informojnë një qytetar në mënyrë të saktë mbi ofertat e larmishme politike para se të votojë.

    Në këto kushte, për sa kohë mjedisi informativ nuk ndryshon, vota e emigrantëve, ashtu si edhe vota e qytetarëve brenda vendit, do të jetë vota e një qytetari të painformuar, një votues televiziv.

    Emri:  Screenshot 2025-05-19 at 12.24.42 AM.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  32.9 KB

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Votat e diasporës, ironia e Dervishit: PS ka qeverisur më mirë në Angli, Greqi, Itali, Gjermani se në Shqipëri!

    Gazetari Lutfi Dervishi i njohur për shënimet e tij me satirë dhe thumbuese ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, nga vota e diasporës.

    Në një shënim të shkurtër ai ka ironizuar reuzltëtin kur thotë se Nga rezultati votave të diasporës është e qartë se PS ka qeverisur më mirë në Angli, Greqi, Itali, Gjermani se në Shqipëri!

    Postimi:

    Nga rezultati votave të diasporës është e qartë se PS ka qeverisur më mirë në Angli, Greqi, Itali, Gjermani se në Shqipëri!


    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Milaim Nela: Kërkesat e diasporës u refuzuan nga një grup patronazhistësh, ishte një manipulim i jashtëzakonshëm

    I ftuar në emisonin ‘A SHOW’ në Syri TV, me moderator Adi Krasta, analisti Milaim Nela, foli në lidhje me votimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

    VIDEO

    Nela u shpreh se kërkesat që u refuzuan nga diaspora, ishin nga një komison patronazhistësh dhe refuzimi ishte një njollë e madhe. Gjithashu theksoi se u pa qartë që ishte manipulim i jashtëzakonshëm.

    “Unë kam qenë një ndër njerëzit më të zëshëm për votën e diasporës që nga viti 2004. Organizata ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ ka një emër. Ishte jashtë juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është shumë e rëndë, sepse unë nuk jam jurist, por mjek dhe këtu në Britaninë e Madhe veprohet me ligj. Fakti që u miratua në parlamentin e Shqipërisë votimi më postë, që për mua është mënyra më e manipulueshme e votimit të diasporës.

    Kjo ngriti flamujt e kuq dhe unë jam shqetësuar tej mase kur ndodhi kjo gjë. Ky aprovim ishte pa mandat dhe këtu u duk qarazi që diçka është shumë gabim. Ska si të jetë e mundur që një postë nga jashtë ku nuk dihet se kush e firmos dhe kush e fut në zarf. DHL-ja është një kompani private dhe nuk i intereson se çfarë interesi ka Shqipëria. Kërkesat që u refuzuan, ishin nga një komision patronazhistësh. Refuzimi është një njollë e madhe dhe nuk dihet përse janë refuzuar. Kjo u pa shumë qartë, ishte një manipulim i jashtëzakonshëm.” – tha Nela.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

    VIDEO

    Europarlamentari Fredi Beleri, i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV ka deklaruar se, zgjedhjet në Shqipëri janë blerë. Sipas tij, tre janë arsyet kryesore që ka ndodhur kjo gjë.

    Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Beleri ka veçuar mediat, që sipas tij, janë kthyer në opozitë të opozitës.

    Ndërkaq, ai theksoi se votat e diasporës, sidomos ato në Greqi janë mbushur nga e njëjta dorë.

    ‘Të gjithë shqiptarët që votuan të dielën, po ti ndiqni të hënën kërkonin vizë për të ikur nga Shqipëria.

    Kaq të lumtur janë, pra është një gjë që nuk funksion.

    Nuk ka vend në botë që pas 12 vitesh qeverisje, konsumimin të mos e ketë qeveria, por ta ketë opozita.

    Kjo ndodh për arsye se, shumica e medieve në Shqipëri, i bëjnë opozitë, opozitës në Shqipëri.

    Mediat kanë si synim, si mision që të gjykojnë qeverinë që të bëhet më e mirë.

    E dyta, nuk e them unë, e thonë vëzhguesit e OSBE-ODIH dhe misioneve vëzhguese që ishin në Shqipëri.

    Tre janë arsyet.

    E para; administrata dhe shteti ishte në shërbim të qeverisë,

    E dyta; mediat ishin të njëanshme,

    E treta; kishte blerje masive votash. Votat e emigrantëve po ti shikosh, sidomos ato që vijnë nga Greqia, janë të mbushura nga e njëjta dorë, me të njëjtin stilolaps dhe e palosur në të njëjtën mënyrë.

    Është bërë një vjedhje që i ka kaluar vjedhjet e mëparshme.

    Kjo është një gjë që pritej.

    Opozita shqiptare para 1 viti thoshte se, me këtë kryeministër nuk shkohet në zgjedhje, se nuk do të ketë zgjedhje. Nuk kuptuam kurrë arsyen se pse u tërhoq opozita nga kjo kërkesë legjitime.

    Edi Rama është ai kryeministër që u plotëson teka ndërkombëtarëve. Pyetja për shqiptarët, është sa i shërbejnë Shqipërisë këto.

    Macron dhe Meloni kanë një interes dhe këtë interes ua mbron Rama. Nuk besoj se nëse do vinte PD në pushtet do të ishte kundër Europës.

    Në Shqipëri kemi një gjë shumë të mirë, ka parti pro europiane dhe 90% e popullisë janë pro BE-së dhe pro perëndimit.

    Unë nuk njoh asnjë politikan shqiptar që nuk e do integrimin.

    Shqiptarët duhet të kuptojnë, nëse kjo qeveri i mbron interesat e shqiptarëve’, tha ndër të tjera Fredi Beleri gjatë bisedës në SYRI TV.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    FOTO/ PD-ASHM, kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës

    Video

    Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë vendit.

    Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së.

    Me anë të shkresës PD-ASHM kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik.

    Gjithashtu në shkresë theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia.

    Emri:  -640-0-0-450-1747758712xscreenshot-1315-289-1747759175.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  28.4 KB

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Manipulimi i votës së diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në

    VIDEO

    Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se: "Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës.

    Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur. Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.

    Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër.

    Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në. Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej.

    DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.

    Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli".

    Po ashtu, Berisha denoncoi "me fakte konkrete", sipas tij, te ashtuquajturen masakër me votat e diasporës.

    "Aq vulgar dhe aq banal, saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani, ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës.

    Imagjinoni ju magazinat e Postës Shqiptare, se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet.

    Për të ilustruar këto që them, kemi sjellë vetëm disa shembuj. Kemi sjellë këtu disa shembuj, ku në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872.

    Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë. Këtu në Dibër, nga 7733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë.

    Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë. Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë. Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total. Në Shkodër, janë numëruar 13.959 zarfe, kanë qenë gjithsej 13.533 zarfe në total. Në Tiranë, janë numëruar 43.773 zarfe nga 42.400 në total, pra 1300 më shumë. E shihni pra që nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur, në postë, në magazinë apo kudo.

    Tani kemi sjellë disa shembuj të votimit si në Korenë e Veriut ose si në vitet ’80 në Shqipëri, ku 97 përqind i ka PS, 3 përqind i ka ASHM. Rikthehen rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri. 93.8 përqind, rezultat rus e quan këtë një demokrate e vendosur. Tjetër.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Ekskluzive e Plug/ Shkeljet e kontratës nga DHL dhe heshtja e KQZ që kushtoi para dhe mandate deputetësh

    VIDEO

    Në të gjithë këtë farsë, aktor i rëndësishëm është operatori postar, DHL. Kompania që u pagua plot 11 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, kishte për detyrë të dorëzonte dorë më dorë zarfin me fletët e votimit te çdo shqiptar i regjistruar në diasporë. Por ashtu siç u pa më herët, kjo nuk ndodhi. Kontrata mes DHL dhe KQZ është mbajtur e fshehtë për qytetarët, megjithatë PLUG ka arritur të sigurojë një kopje të saj. Në vijim do t'ju tregojmë sesi kjo marrëveshje u shkel nga kompania postare, ndërsa KQZ nuk mori asnjë masë për të parandaluar jo vetëm dëmin financiar prej 11 milionë eurosh, por edhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

    Taksapaguesit shqiptarë paguan jo pak, por plot 9.2 milionë euro, në mënyrë që të afërmit e tyre në Diasporë të kishin mundësi jo vetëm të votonin, por fleta e tyre e votimit të shkonte dhe më pas të mbërrinte në Shqipëri, pa asnjë kosto për votuesin. Për këtë arsye, KQZ lidhi një marrëveshje me Postën Ndërkombëtare DHL. Marrëveshja dhe detajet e saj nuk u bën kurrë publike për qytetarët shqiptarë të cilët paguan plot 9.2 milionë euro.

    Megjithatë, në nisje të procesit të dërgimit të zarfeve me votën për qytetarët në Diasporë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një video, e cila u transmetua edhe në të gjitha mediat në vend, ku instruktonte dhe informonte qytetarët sesi do të kryhej transporti, marrja, votimi dhe më pas kthimi i votës së diasporës në Shqipëri.

    Pra, sipas kësaj videoje, DHL kishte detyrën që të merrte zarfin me votën nga KQZ, më pas ta dërgonte atë në të 85 vende të botës ku u regjistruan qytetarë shqiptarë për të votuar. Zarfi do të duhej të dorëzohej personalisht nga një korrier i DHL te votuesi, pra zgjedhësi shqiptar në diasporë. Emigranti, në momentin e marrjes së zarfit, duhet t'i tregonte korrierit të DHL-s një kartë identiteti për të vërtetuar që ishte personi për të cilin ishte dërguar fleta e votimit. Gjithashtu, pasi të merrte fletën e votimit, emigranti do të firmoste edhe elektronikisht që kishte tërhequr votën. Pasi të kryente votimin, zgjedhësi në diasporë do t'ia dorëzonte përsëri individualisht korrierit të DHL-s.

    Por ndonëse në shumë vende të botës ky proces u krye në mënyrë korrekte, në Greqi nuk ndodhi kështu. Partia Demokratike dhe vetë emigrantët shqiptarë në Greqi, denoncuan në rrjetet sociale se DHL nuk po kryente dorëzimin e zarfave të diasporës siç ishte parashikuar në kontratë, ndërsa votat po liheshin në pika bastesh, hyrje pallatesh apo dhe më keq po hidheshin në kosha.

    Teksa vinin këto denoncime, kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi mohonte një gjë të tillë, duke u shprehur se besonte vetëm denoncimet individuale.

    Por pak ditë më vonë, Ilirjan Celibashi jo vetëm që pranoi se vota e diasporës nuk po shpërndahej drejtpërdrejt nga DHL te bashkëatdhetarët tanë në Greqi, por bëri thirrje që emigrantët të shkonin personalisht në zyrat e DHL-s për të tërhequr fletët e votimit. Madje, Celibashi pranoi se kishte edhe raste që votat e diasporës nuk po silleshin nëpërmjet postës në KQZ, ndërsa ky institucion kishte vendosur t'i pranonte këto zarfe.

    Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike, tre ditë para zgjedhjeve, kërkoi që këto fletë votimi të cilësoheshin të pavlefshme, por Ilirjan Celibashi e rrëzoi këtë kërkesë.

    Në dritën e të gjitha këtyre shkeljeve, emisioni Plug iu drejtua zyrtarisht kompanisë postare DHL, ku nëpërmjet një kërkese për informacion, i shtroi disa pyetje si: kërkesa për vënien në dispozicion të kontratës; nëse kjo kontratë është shkelur për shpërndarjen e votave në Greqi apo dhe nëse DHL mund të lejonte nënkontraktorët për të kryer shpërndarje e votave të diasporës në Greqi. Kompania gjermane ktheu përgjigje, duke u shprehur se ka respektuar marrëveshjen me KQZ, ndërsa kontratën nuk na i vuri në dispozicion.

    DHL

    Dorëzimi i fletëvotimeve për emigrantët shqiptarë u organizua dhe u komunikua nga DHL Express Albania në bashkëpunim me Qendrën e Kontrollit të Cilësisë DHL BE dhe u krye në përputhje me angazhimet tona kontraktuale ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Nuk ka dispozita që nuk janë respektuar plotësisht nga DHL Express Albania. Kërkesat e ndryshme të bëra nga KQZ-ja drejtuar DHL Express Albania u trajtuan dhe u komunikuan shpejt dhe me efikasitet. DHL përdor nënkontraktorë si pjesë standarde të ofertës së shërbimit të saj në tregje të shumta anembanë botës, për shembull, për shpërndarje në vende të largëta. Në të gjitha rastet e tilla, shpërndarja kryhet në përputhje të rreptë me standardet e cilësisë dhe kushtet e DHL-së. Për informacione specifike, ne do të dëshironim t'ju referonim te KQZ-ja. Ju lutemi kuptoni që kontrata është konfidenciale dhe nuk është menduar për përdorim publik.

    Nga kjo përgjigje, DHL na deklaroi se përdor nënkontraktorët si pjesë standarde të ofertës së shërbimit, ndërsa për detaje na sugjeroi të pyesnim KQZ. Ne iu drejtuam edhe KQZ për të njëjtat çështje, por deri në transmetimin e këtij emisioni, KQZ nuk ka kthyer përgjigje. Por Plug nuk e la me kaq. Në burime konfidenciale, arriti të sigurojë kontratën 9.2 milionë euroshe që KQZ ka nënshkruar me DHL-n për votat e diasporës. Edhe pse konfidenciale, për shkak të interesit publik, Plug publikon sot disa nga direktivat e kontratës mes KQZ dhe kompanisë DHL për votën e diasporës. Në kategorinë “Shërbimi i Dërgesave Postare-Kërkesat”, është përcaktuar qartë se kompania DHL ka pasur për detyrë të kryente transportim të sigurt të të gjithë dokumentacionit zgjedhor te zgjedhësi sipas adresës që votuesi kishte deklaruar në PER.

    Kontrata DHL-KQZ

    SHËRBIMI I DËRGESAVE POSTARE - KËRKESAT

    SHËRBIMI I DËRGESAVE POSTARE - KËRKESAT

    Shërbimi i dërgesave postare bëhet nga OE, i cili ka përgjegjësinë e transportimit të sigurt të të gjithë dokumentacionit zgjedhor:

    a) Dokumentacioni zgjedhor i përgatitur dërgohet te zgjedhësi nga jashtë në mënyrë individuale.
    b) Dokumentacioni zgjedhor për votimin nga jashtë i dërgohet zgjedhësit në adresën e deklaruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) nga vetë zgjedhësi.
    c) Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.
    d) Operatori i përzgjedhur i shërbimit postar ka detyrimin për raportimin në mënyrë periodike ditore mbi dërgesat e dokumentacionit zgjedhor. Nëse operatori i shërbimit postar nuk ka mundur të dorëzojë te zgjedhësi dokumentacionin zgjedhor, pasi të ketë tentuar ta bëjë dorëzimin të paktën 3 (tre) herë, atëherë ka detyrimin të njoftojë menjëherë KQZ-në dhe t'i kthejë asaj (KQZ-së) dokumentacionin zgjedhor përkatës.

    Në faqen 26 të kontratës, bëhet edhe më e qartë detyra e DHL-së në raport me shpërndarjen dhe kthimin e votës së diasporës, ku specifikohet se operatori postar duhet të dorëzonte derë më derë votën te çdo emigrant i regjistruar në PER për të votuar në 11 maj.

    Kontrata DHL-KQZ

    p) Operatori ekonomik duhet të mundësojë:

    dorëzim me korrier derë më derë;
    dorëzim i dokumentacionit personit përkatës sipas të dhënave të adresës së zarfit të deklaruara në PER;
    nënshkrim i drejtëpërdrejtë nga marrësi i dokumentacionit sipas të dhënave në adresën e zarfit, duke vërtetuar marrësin me dokument identifikimi;
    vënie në dispozicion të zgjedhësit, të dhënat e kontaktit të operatorit ekonomik, në mënyrë që zgjedhësi, pas plotësimit të fletës së votimit, të ketë mundësinë të telefonojë operatorin ekonomik për të marrë zarfin në adresën e tij;
    gjurmimin e dërgesës në kohë reale vajtje-ardhje, të mundësuar si për zgjedhësit ashtu dhe për KQZ/AK.

    Pra, është e qartë tashmë se kontrata është shkelur. Kjo shpjegon edhe arsyet pse kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, refuzoi disa herë radhazi t'iu vinte në dispozicion Partisë Demokratike, firmat e emigrantëve në Greqi, që do të vërtetonin nëse e kishin marrë votën individualisht apo jo.

    Deri këtu është e qartë se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ishte jo vetëm në dijeni të farsës me votat e diasporës në Greqi dhe shkeljeve flagrante të kontratës nga DHL, por bënte batuta dhe refuzonte të jepte shpjegime. Arsyet për këto, në mos aludimi se Ilirjan Celibashi po bëhej pjesë e farsës me Partinë Socialiste, janë faktet që nëse kreu i KQZ-së do të vepronte në kohë ndaj këtyre shkeljeve, do të kishte pasur nevojë të zgjidhte kontratën me DHL. Pika 23.4 e kontratës, parashikon se marrëveshja mes KQZ-së dhe DHL mund të ndërpritej për shkak të interesit publik, që në këtë rast ishte vullneti i dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë dhe miliona euro taksa të tyre për votën e diasporës.

    Neni 23/4 i Kontratës mes KQZ dhe DHL

    Ndërprerja për Shkak të Interesit Publik:
    A) Blerësi mund të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për t’i shërbyer sa më mirë interesit publik.
    B) Blerësi duhet të njoftojë me shkrim furnizuesin për ndërprerjen.
    C) Blerësi duhet të paguajë furnizuesin për të gjitha shërbimet e kryera përpara ndërprerjes dhe duhet t’i paguajë furnizuesit dëmet e shkaktuara për kryerjen e pjesshme të shërbimeve. Në llogaritjen e shumës së dëmeve, furnizuesi do t’i kërkohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të minimizuar dëmet.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Edi Rama, fiton më shumë vota në diasporë se në Albanistan!

    Votat e Diasporës te Parku Olimpik, dëshmi e vjedhjes për ‘Medalje Olimpike’ të Partisë Socialiste

    VIDEO

    I gjithë abuzimi që kemi treguar deri më tani, u vërtetua pas nisjes së numërimit të votave te Parku Olimpik. Përmasat e manipulimit ishin të jashtëzakonshme. Pothuajse në çdo kuti, dilnin dhjetëra, qindra, apo edhe mijëra zarfa më tepër nga sa ishin raportuar zyrtarisht se kishin mbërritur në KQZ. Kishte aq shumë vota tepër, sa numëruesit u kujdesën t’i hidhnin ku të mundnin.

    I çuditshëm ishte edhe fakti që votat nga Greqia, në shumicën dërrmuese të tyre, kishin të njëjtën kaligrafi plotësimi. Pra, shenja "X" ishte e njëjtë, ndërsa vota për PS ishte në seri. Dhe në fund, fitorja e PS me votat e Greqisë ishte plebishitare, shumë procesverbalë shkonin deri në 99% në favor të pushtetit…

    Nisja e numërimit të votave të diasporës shqiptare në Greqi nxori hapur manipulimin total të votave të emigrantëve nga ana e Partisë Socialiste. Që në kutitë e para, u konfirmuan dyshimet e opozitës se procesi në Greqi kishte dalë jashtë kontrolli dhe kutitë ishin mbushur nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

    Procesverbali që po shihni i përket qarkut të Korçës. Manipulimi i vullnetit të qytetarëve është i përmasave të frikshme. Nëse në Shqipëri, Partia Demokratike në Qarkun e Korçës, pavarësisht manipulimeve, ka marrë 34.57% të votave, ky raport në Greqi është totalisht i deformuar. Në këtë kuti, Partia Demokratike ka marrë 32 vota, kurse Partia Socialiste 266 vota. Pra, kemi një raport votash pothuajse 9 me 1 në favor të socialistëve.

    Ky procesverbal i përket qarkut të Fierit. Në votimin brenda vendit, Partia Demokratike mori në këtë qark 25.45% të votave, por ndryshon puna tek vota e diasporës greke. Siç shihet, PD rezulton vetëm me 21 vota, kundrejt 324 votave të Partisë Socialiste, një raport i pabesueshëm votash 1 me 12.

    Edhe në këtë procesverbal tjetër të qarkut Fier, përmasat e manipulimit janë të frikshme. Partia Demokratike rezulton me 33 vota, kundrejt 269 votave të Partisë Socialiste. Situata me manipulimin e votave të diasporës greke nga Partia Socialiste vijon e njëjtë edhe në qarqet e tjera. Ky procesverbal i përket qarkut të Tiranës, ku në votimin brenda vendit, PD mori 34.89% të votave.

    Siç e shihni, situata përmbyset tërësisht. PD rezulton me 42 vota, kundrejt 233 votave për socialistët. Situatë pothuajse e njëjtë edhe me këtë procesverbal tjetër të Tiranës, ku PD rezulton me 43 vota, ndërsa Partia Socialiste me 250 vota, pra një raport votash pothuajse 1 me 8 në favor të socialistëve. Provë e qartë e manipulimit që po ndodh është shumatorja e votave të diasporës për Qarkun e Tiranës. Referuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, janë numëruar 43,435 zarfe, kundrejt 42,402 zarfeve në total, pra janë numëruar më shumë vota se sa kishte në kuti.

    Situatë e njëjtë edhe në qarkun e Beratit. Siç shihet nga procesverbalet, PD rezulton me 28 vota, kundrejt 371 votave për Partinë Socialiste, pra një raport rreth 1 me 14 në favor të socialistëve, ndërkohë që në votimin brenda vendit PD mori mbi 30% të votave në këtë qark.

    Një situatë e njëjtë paraqitet në të gjitha qarqet e vendit, çka dëshmon një manipulim në shifra dramatike të votës së shqiptarëve në Greqi. Gjatë numërimit, dolën prova të reja që dëshmojnë se votat nuk janë plotësuar nga zgjedhësit, por në shumë raste nga një dorë e vetme që ka vendosur kryqin te numri 5 i Partisë Socialiste.

    Shkatërrimit të procesit dhe vjedhjes masive të votave i hapi rrugën vetë kryeministri Edi Rama, i cili një javë para zgjedhjeve gjatë një fjalimi në Gjirokastër.

    Fakti i radhës vjen nëpërmjet një videoje e cila është e gjatë 10 minuta. Siç shihet edhe nga pamjet, në 10 minuta të numërimit të votave nga Greqia, dalin vetëm 6 vota për Partinë Demokratike, duke treguar edhe një herë shkatërrimin e procesit dhe vjedhjen masive të votave nga Partia Socialiste.

    Tashmë, përveç procesverbaleve ku tregohet qartë trendi i votave të manipuluara, të cilat janë bërë nga një dorë e cila ka vendosur kryqin mbi njëra tjetrën, kjo më pas shihet edhe në videon që tregon se si është kryer masakra zgjedhore me votat e Greqisë.

    Faktet dhe më të rënda të manipulimit të votave të diasporës në Greqi i përkasin qarqeve në jug të vendit. Në Gjirokastër, për shembull, në dy kuti me vota të diasporës, Partia Socialiste fitoi me gati 95% të numrit të votuesve. Ky procesverbal që shihni në ekran tregon se ka gjithsej 422 fletë votimi. Nga këto, vetëm 23 fletë votimi kanë shkuar për Partinë Demokratike dhe Koalicionin për Shqipërinë Madhështore, ndërsa 377 fletë votimi kanë shkuar për Partinë Socialiste.

    Edhe ky është një tjetër procesverbal që i përket votave të diasporës nga Greqia për qarkun e Gjirokastrës. Rezultati është i njëjtë: në 346 fletë votimi që ndodhen gjithësej në kuti, vetëm 20 kanë shkuar për Partinë Demokratike, ndërsa 95% e tyre, apo 309 fletë votimi kanë shkuar për Partinë Socialiste.

    Ky procesverbal i përket një kutie me vota të diasporës nga Greqia për Qarkun e Fierit. Në total, në kuti janë hedhur 349 vota, nga të cilat vetëm 10 kanë shkuar për Partinë Demokratike, ndërsa 315 të tjera kanë shkuar për Partinë Socialiste.

    Edhe kutia Nr. 121, gjithashtu me vota të diasporës nga Greqia për qarkun Fier, tregon gjithashtu përmasat skandaloze të manipulimit. Në këtë kuti janë regjistruar 393 fletë votimi në total, nga të cilat Partia Demokratike ka marrë vetëm 20 vota, ndërsa shumica dërrmuese, apo 95% e fletëve të tjera të votimit, kanë shkuar për Partinë Socialiste, në total 349 vota.

    Rasti më flagrant ishte në qarkun e Beratit, ku vetëm në dy kuti rezultoi rezultat skandaloz, pasi Partia Socialiste mori 99% të votave të Greqisë.

    Ndërsa kjo video tregon një tjetër fakt të manipulimit dhe administrimit skandaloz të procesit me votat e diasporës. Video tregon fletë votimi të hedhura në tokë dhe shpërndarë rreth tavolinës së numërimit, aq sa lë të dyshohet se ishin më shumë vota në kuti nga numri zyrtar i deklaruar.

    Dhe këtë argument e përforcon dhe më shumë fakti, pasi në çdo qark të vendit, gjatë numërimit të votave të Greqisë, në faqen zyrtare të KQZ pasqyroheshin më shumë vota të numëruara sesa numri zyrtar i fletëve të votimit që KQZ kishte raportuar.

    Kur përfundoi mbërritja e zarfeve me votat e diasporës, KQZ njoftoi zyrtarisht se ishin 194 mijë zarfe që kishin mbërritur nga 85 vende të botës ku u regjistruan shqiptarë për të votuar me postë. Por, pas numërimit shifrat ndryshuan, ishin plot 201 mijë e 795 zgjedhës vota nga diaspora, apo rreth 7 mijë vota më shumë se sa numri zyrtar që KQZ raportoi se kishin mbërritur. I zënë ngushtë me këto shifra, përsëri Ilirjan Celibashi dha një shpjegim të çuditshëm, sipas tij mbi 3 mijë zarfe ishin skanuar nga KQZ, një pjesë u sollën me posta të tjera dhe një pjesë erdhën dorazi…. Pra, një shkelje flagrante e ligjit, që ngre hije të forta dyshimi për manipulim të rezultatit zgjedhor, që ka kushtuar mandate deputetësh për opozitën duke favorizuar Partinë Socialiste.

    E për të gjitha këto parregullësi, Partia Demokratike ka kërkuar mos certifikim të rezultatit zgjedhor deri në administrimin e të gjithë dokumentacionit që vërteton vota e diasporës në Greqi nuk është cënuar. Për këtë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi kishte garantuar me sovranitet të plotë se DHL do t’i vinte në dispozicion të gjithë provat brenda datës 22 maj, por edhe këtë herë premtimi i Celibashit në raport me DHL rezultoi një gënjeshtër. Provat nuk mbërritën as në 22 e as në 23 maj, duke përforcuar edhe më shumë dyshimet se farsa e diasporës në Greqi nuk mund të mbulohet më…

    Tashmë është e qartë për këdo. Ai që duhet të ishte një proces model, me kosto 11 milionë euro, u kthye në një farsë elektorale në favor të partisë në pushtet. Iu treguam me prova se vota e diasporës, kryesisht ajo në Greqi u tjetërsua, zarfat u mbushën nga patronazhistët duke i dhënë Partisë Socialiste një fitore që do ta kishte zili edhe komunisti më i thekur. Por përtej ironisë, zot ka një akuzë, jo vetëm publike, por edhe penale, institucioni që duhet të administronte zgjedhjet KQZ, më së paku shpërdoroi detyrën duke mos parandaluar masakrën zgjedhore.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-05-2025, 11:17
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2025, 22:38
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-12-2024, 12:44
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2024, 21:55
  5. Albanistan: 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-05-2021, 14:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •