Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    SPAK heton korrupsionin në zgjedhje: Sekuestrohet celulari i mikut të Ramës, Elvis Rroshit

    Policia sekuestron celularët e Elvis Rroshit dhe të katër personave të tjerë, dyshohen për korrupsion në zgjedhje

    Sipas policisë, Elvis Rroshi dhe katër persona të tjerë dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, u janë sekuestruar celularët dhe sende të tjera me vlerë për hetimin.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  rama-rroshi-1.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  45.3 KB
    Ish- kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit, 2015

    Policia e Shtetit njoftoi të dielën, më 18 maj, se në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore ka ushtruar kontroll fizik në banesat e pesë shtetasve të dyshuar, mes tyre edhe ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas policisë, kontrollet janë ushtruar në bashkëpunim me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në njoftim sqarohet se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 50-vjeçarit Elvis Rroshi, banues në Kavajë, i është bllokuar telefoni celular. Po ashtu, në një ambient në pronësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

    Gjithashtu, janë sekuestruar telefonat celularë të shtetasve Orges Sinella dhe Tak Rroshi nga Kavaja, si dhe të 35-vjeçarit Tauland Hasa nga Qerreti i Durrësit. Ndërkohë, 37-vjeçarit Mirel Sinella nga Kavaja i është sekuestruar një pajisje DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

    “Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë,” thuhet në njoftimin e policisë.

    Elvis Rroshi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kavajës si kandidat i Partisë Socialiste në vitin 2011, duke thyer bastionin e Partisë Demokratike në këtë qytet. Në vitin 2016 ai u shkarkua dhe u procedua penalisht për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar një dënim për përdhunim në Itali dhe dy dëbime nga autoritetet zvicerane. Po ashtu, ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkelje ligjore në tenderat publikë dhe ndaj tij u regjistrua një procedim penal në vitin 2017 për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Durrësit, e cila në fund kërkoi pushimin e çështjes. Megjithatë, çështja u rihap bazuar në një vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila konstatoi pavlefshmërinë absolute të vendimit të organit të akuzës. Gjykata e kaloi çështjen vitin e kaluar për vijimin e hetimeve në SPAK.

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një kushëri i Elvis Rroshit, Elton Rroshi, kandidoi për Partinë Demokratike, çka solli akuza të ndërsjella mes dy kampeve politike.

    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK heton korrupsionin në zgjedhje: Sekuestrohet celulari i mikut të Ramës, Elvis Rroshit

    Krimet elektorale/ SPAK kontrollon banesën e deputetit të PS-së në Elbasan, i sekuestrohet celulari

    Emri:  -640-0-66aa0e7fae676-640-0-626940806df41-1748344117.png

Shikime: 71

Madhësia:  355.2 KB

    SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

    Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

    Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit.

    Ende nuk dihet me saktësi se çfarë kanë gjetur në banesë, por verifikimet ndaj këtij rasti janë në veprim e sipër.

    Janë sekuestruar 200 mijë euro cash në një banesë, por nuk dihet me saktësi nëse janë gjetur në shtëpinë e Luan Dushës apo në një banesë tjetër.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK heton korrupsionin në zgjedhje: Sekuestrohet celulari i mikut të Ramës, Elvis Rroshit

    BKH dhe SPAK “zbarkojnë” në Elbasan/ Bleu vota për kandidatin e PS, sekuestrohet telefoni i një punonjësi të bashkisë. Kontrolle edhe…! Zbardhen detaje nga dy operacionet

    VIDEO

    Blerje votash kërcënim ndaj votuesve

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur atë që ka ndodhur në Elbasan me SPAK që ka zbarkuar duke kryer kontrolle.

    Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor.

    Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari.

    Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

    Ndërkohë pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro

    Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinë time
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-06-2024, 12:36
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:16
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 15:08
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2024, 16:55
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 13:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •