Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Fushata/ Kush janë njerëzit e Trump që po ndihmojnë PD-në

    Pse mediat e Ramës ia janë vërsulur amerikanëve të opozitës

    Emri:  InCollage_20250417_191624434-1140x570.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  25.2 KB

    Edi Rama e ka ndryshuar fabulën e Non Grata-s me atë të bufit të kënetës. Në fjalorin e kryeministrit dhe të njerëzve të tij është zhdukur prej kohësh shprehja nuk pranojmë asnjë propozim që vjen prej politikanëve të sanksionuar nga SHBA, se nuk i njohim, apo se nuk bashkojmë votat me ta.

    Për rilindasit, fabula aq e preferuar e dekretit të Anthony Blinkenit ka rënë, së paku që në janar, kur Donald Trump u betua si president dhe aq më tepër pasi, Chris La Civita, strategu kryesor i fushatës së tij, vendosi të bëjë të njëtin rol pro PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Tani në tehun e goditjes së propagandës së pushtetit është vënë ai që Rama e ka shqiptarizuar me përbuzje si “Latifi”.

    Kryeministri herë e tall si turist që nuk dihet se sa nga paratë që ka marrë prej këtu do të shpenzojë, herë e nënçmon si magjistar që nuk bën dot magji.

    Por ndërsa Rama mbetet në kufijtë e parodizimit bateritë e tij mediatike janë hedhur në sulm frontal.

    Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me La Civitën, por me faktin se tre katër nga njerëzit e rëndësishëm që kanë qenë më parë të angazhuar në fitoret e Donald Trumpit kanë zbarkuar në Tiranë. Pre e sulmeve të ashpra ka rënë së fundit edhe Pol Manafort që gjithashtu u pa gjatë takimit të Berishës me emigrantët në Breshia. Sipas shtypit qeveritar ai është një ish i burgosur, një nga njerëzit më të errët të politikës amerikane. Por ndërsa burgu i tij është i vërtetë, në biografinë e Manafort ka edhe fakte të tjera. Së pari, ai është falur me dekret presidencial tw firmosur nga ish presidenti Trump në 2020. Së dyti se ai ka qenë një nga drejtuesit e fushatës së parë të Trump, që e solli atë në pushtet. Pra tek PD-ja nuk është atashuar vetëm strategu i fushatës së dytë por edhe artizani i së parës.

    Por, ekzistenca e shumë njerëzve të afërt të presidentit amerikan e ka shqetësuar propagandën e Ramës. Në disa media bashkë mund të gjesh këtë tekst: “Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale”.

    Pasi relatojnë të gjitha këto ato harrojnë të kujtojnë se Manafort është burgosur pikërisht nga Charls McGonigal, agjenti i FBI-së të cilin qeveria shqiptare e korruptoi për ta përdorur kundër opozitës vendase.

    Po a mabaron këtu? Natyrisht që jo. Pasi Lapsi.al ka vëzhguar se në ekipin pranë opozitës shqiptare janë bashkuar Phil Griphin, një partner i afërt i Manafortit dhe njohës i shkëlqyer i mediave po ashtu dhe sondazhisti i njohur Tony Fabrizio. “Këto emra kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me Manafortin, deri te lobimi i fuqishëm për të mbajtur në pushtet në Ukrainë njeriun e Vladimir Putin në vitet 2012-13, Viktor Janukoviç, i cili më pas u rrëzua me revolucion nga qytetarët pro perëndimorë”, thuhej në një tekst të shpërndarë gjërësisht ne mediat pro qeveritare.

    Po pse po ndodh kjo valë sulmi ndaj këtyre amerikanëve, që as nuk janë të njohur për publikun shqiptar, as nuk kanë dalë në radhë të parë në takimet publike?

    Arsyeja është e thjeshtë. Ekipi i maerikanëve në PD, ka zgjedhur strategjinë për ti paraqitur zgjedhjet shqiptare jo si një konfikt lokal, por si një betejë të trampistëve kundër sorosistëve. Atë e pasqyroi më së miri edhe një shkrim i medias së njohur konservatore FoX News.

    Edhe vetë La Civita në një intervistë që i dha të përditshmes New York Times e përshkroi Edi Ramën si një kukull të Sorosit, duke shtuar se një vend aleat i Amerikës nuk mund të drejtohet nga një politikan i tillë. Pra duket se qasja është për ti dhënë një sheri province një rezonim ideologjik global. Pikërisht për këtë grupi i amerikanëve që po ndihmon PD ka lobuar që përpara zgjedhjeve të zhvillohet në Tiranë një takim i rëndësishëm i konservatorëve amerikanë. Media Huff Post në anglisht njoftonte se “përfaqësues nga organizata “American Conservative Union” – e cila organizon konferencën vjetore CPAC ( Konferenca Vjetore Kryesore e Konservatorëve Amerikanë) – janë takuar së fundmi me Berishën. Takimi rezultoi me planifikimin e një edicioni të CPAC Balkans në fund të prillit, që do të bashkë-organizohet nga partia e Berishës”.

    Sipas pohimeve që bënë për Lapsi.al burime opozitare, në këtë konferencë pritet që të përshëndesin edhe personazhe republikane të rangut të lartë duke i dhënë një ndihmë indirekte PD-së.

    Po a janë këto përçapje të mjaftueshme për të ndryshuar një rezultat të paracaktuar elektoral?

    Shumëkush vijon të mendojë që edhe Donald Trump po të vijë të garojë një Shqipëri, ai do të mundet nga sistemi mediatik, oligarkik dhe babditesk që ka ngritur në këmbë Edi Rama.

    Po atëherë pse shqetësohet propaganda rilindase nga grupi i amerikanëve trumpistë që po ndihmojnë opozitën? Ndoshta jo për rezultatin e 11 majit, por sepse për herë të parë PD ka arritur të gjejë njërëz më influetntë në koridoret e pushtetit në Uashington, sesa Rama që e ka pasur gjithmonë privilegj.

    Ata vërtet që mund të mos kenë fuqi të ndryshojnë rezultatin por kanë aq mundësi sa ti ngrijnë buzëqeshjen një fitimtari që ngadhënjen me metoda të dyshimta. PIkërisht ky ankth duket se është shtysa e sulmeve ndaj Chris La Civitës, Pol Manafortit dhe Phil Griphinit.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,766

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Mendoj se Trampi duhet te jete njeri i Kelliçit.

    Akoma me keto budalliqe vazhdon PD. Nuk e kuptojne se sa me shume flitet per Leket qe i paguhen amerikaneve aq me shume shtohet perceptimi i popullit mbi korrupsionin e PD si nje parti kot.

    Pastaj dalin e thone Rama prish 30 mije dollare per nje shishe vere kur PD e Berisha po hedhin miliona dollare kot per te blere dy klloun amerikan ! (Ore si nuk doli nje i zgjuar nga PD, po nje te pakten sa per fare, por te gjithe hajdut budallenj !)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,766

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Mendoja se do ishte diçka me teper se 6 milion euro...por prap leket e popullit jane dhe per kete mundet ti bihet me top,lek lobimi jane !

    Pastaj thone qe Rama eshte i zgjuar,kur ne fakt duhet bere test inteligjence per PD qe sa here futet ne zgjedhje ne fillim bejne sikur i falin zgjedhjet por ne te vertete i sheshin.

    Dhe mos harroni se keta njerezit e Trampit pa m luftojne te gjithe per Lirin e Popullit dhe Vdekjen e Globalizmit ashtu siç lufton edhe PD qe leket e popullit i çon ne Amerike per te luftuar Globalizmin. Lufte globale gjithandej !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,766

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Njerezit e Donald Trampit me m se pa m jane gjithe tufa demokrate qe paguajn lek per te humbur zgjedhjet !

    Paguan kushedi sa milion dollar vetem qe te thone qe Rama bleu zgjedhjet.... Duket sikur Rama i blen zgjedhjet dhe leket i paguan PD e shokut Sali !

    (Megjithate keta njerezit e Trampit dhe 6 milionshi e ulen PD te pakten si minimum nje 5 % )

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Ju gjirokastritët mendja gjithmonë tek paraja ju rri o Serafimo. Dhe u qani hallin milionave të Berishës dhe milionave të njerëzve të Trumpit. Një gjë nuk kuptoj unë o Serafimo, a ma shpjegon dot? Ato qindra milionat e vjedhura nga Rama dhe shokët e tij, që janë paratë e qytetarëve shqiptarë, për ato nuk të vjen keq? Si cingunë që jeni me paranë, habitem që nga zgjedhja në zgjedhje, për ata që vjedhin më shumë votoni.

    Nuk ia falni ju Berishës atë mëkatin e madh, që ua tërhoqi djalin e Anesë e Bimbashit zvarrë në mes të Tiranës...

    Ai koktopi i Trumpit që ka paguar Berisha, doli e tha: "Unë kontratën me Berishën nuk e kam bërë për zgjedhjet, e kam bërë për të rrëzuar Ramën nga pushteti." Allah bismillah, nuk na lënë të qetë këta amerikanët që të festojmë mandatin e katërt.

    Historia e atij vendi ka dalë më atë thënien me famë botërore: "Fitore si ajo e Pirros së Epirit!" Por më duket se Edi Rama do t'ia kalojë edhe Pirros së Epirit. Do thonë: "Fitore si ajo e Edi Ramës!", aq jetëgjatë do të jetë kjo fitorja e mandatit të katërt.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-05-2025 më 13:12

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,766

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Tre gjera Albo 1) Njerezit dhe nje parti qe kalojn 10 vjet duke mburrur Lulzim Bashen kete fund do kene. 2) Ishte dhe eshte skandal i madh per 800 mij eurot e gruas te Erion Veliajt,ndersa shoku Sali na prish 8-10 a me teper milion dollare per letra,imagjino se sa paska vjedhur...

    Dhe e treta e fundit : Rrezimi i Rames nga PD eshte kthyer ne barsalet,sa here humb PD ateher fillon lufta per rezimin e Rames ! Eshte nje perralle qe i pershtatet kesaj barsalete te rrezimit te Rames nga PD... "Dhelpra kishte uri dhe i shkonte mbas k0qeve te dashit,i shikonte qe tundeshin dhe mendonte se do te binin ne toke . Vazhdonte dhelpra te shkonte mbas k0qeve te dashit qe tundeshin dhe thoshte:"he se do bien tani,he se do bien me vone.."

    Prandaj Albo nuk kalohet jeta duke shkuar mbas k...te dashit sepse tunden.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kush janë njerëzit e Donald Trump që po ndihmojnë PD dhe Sali Berishën në fushatë?

    1. Pagesën për kontratën LIGJORE nuk e bëri Sali Berisha dhe PD, e bënë shqiptarë në Amerikë. Brekët e sisëve të së shoqes së Veliut u blenë me atë rrogën e vogël të kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe me të ardhurat e gruas së tij që profesion ka artin. Në gjithë botën artistët nuk bëjnë shumë lekë, vetëm në Shqipëri artistët jetojnë si mbret e mbretëresha. Kemi edhe atë artistin tjetër në Shqipëri që u transformua nga një dështak në asistencë sociale në Paris, Francë, në Pashain e Surelit. E ka emrin Edvin Kristaq Rama.

    2. Për barsaletën ke të drejtë. E qeshura mirë u bën njerëzve për shëndetin. Ato barsaletat e Shqipërisë unë nuk i njoh aq mirë sa duhet, po njoh këto barsaletat e Amerikës. Që thua ti Serafimo, para 4 vjetësh, u bënë zgjedhje në Amerikë, dhe një çudi e madh e përmasave botërore e historike ndodhi. Një plak i rrjedhur nga trutë me emrin Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Dhe çfarë fitore bëri! Edhe pse gjatë fushatës nuk doli fare nga bodrumi i shtëpisë së tij, nuk bëri fushatë fare, ai fitoi 81 milion vota në Amerikë! Nuk kish bërë vaki që thua ti o Serafimo në historinë e Amerikës që një kandidat të merrte kaq shumë vota. Ia kaloi edhe George Washingtonit, edhe Nixon, edhe Reagan, edhe Obamës. Fitore historike e quajtën! E di sa bukur qeshnin demokratët e Amerikës për 4 vjet? Zgërdhiheshin ore fare! Dhe e ndjenë veten kaq të fuqishëm, sa deshën që ta fusnin kundërshtarin e tyre në burg, e ta hiqnin qafe fare me një plumb në kokë. E që t'i biem shkurt muhabetit o Serafimo, pas 4 vitesh, ata që zgërdhiheshin dje sot qajnë me lot e nuk i zë gjumi natën. Shikojnë ëndërra të tmerrshme natën sikur u vijnë marinsat amerikanë me helikopterë skifterë të zinj, e i marrin nga krevati në mes të natës, dhe i shpien në Gitmo, në ishullin e Kubës në Karaibe për pushime të përheshme. Si thonë shqiptarët: "Qesh më mirë ai që qesh i fundit!"

    3. Ai koktopi Lacivita nuk është i specializuar për prerjen e ko.qeve të dashit. Eshtë i specializuar në kastrimin e ko.qeve të demit kur ishte marins në ushtrinë amerikane. Si thonë shqiptarët: "Ai është dem pa k.oqe"?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-05-2025 më 11:15

  8. #8

    Seriozisht e ke, qe milionat e dollareve i paskan paguar shqiptaret e Amerikes ! Albo jane 8-10 a me shume milione dollare,nuk jane letra karamele edhe se per karamele kan shkuar. Kur shoku Berisha prish miliona dollare per lobime leshi imagjino se sa prish per brek e sutjena,qe natyrisht breket dhe sutjenat shokut Sali ja sjellin dhurate shqiptaret e Amerikes.

    (Albo,kjo qe milionat dollare,qe i çon per lesh shoku Sali, i paskan paguar shqiptaret e Amerikes e kalon edhe ate te Lulzim Bashes si lider europian perendimor)

Tema të Ngjashme

  1. Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-05-2025, 16:44
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2024, 18:38
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2023, 18:22
  4. Ja kush janë 10 njerëzit më me ndikim në Shqipëri
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2013, 13:27
  5. Kush janë njerëzit më të pasur në vend që premtojnë socializmin
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2011, 09:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •