Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    10

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Për sharlatanin Nikolla Xhufka, mund të lexosh më shumë këtu. Ai nuk është prift apo peshkop orthodhoks. Ai është vetëveshur e vetëshpallur si i tillë, kundër të gjitha kanoneve të shenjta të Kishës Orthodhokse. Nuk është hera e parë që ky sharlatan provokon dhe shpif. Dhe fakti që i rezervohet kohë e vëmendje në mediat e vendit, tregon se pas tij fshihen forca të errëta.

    Lajme të tilla janë të frikshme, pasi ata që i prodhojnë Nikolla Xhufkat dhe i shtyjnë të bëjnë provokime të tilla, kanë për qëllim nxitjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, serbëve dhe shqiptarëve. Në vitet 1990, ishte SHIK-u shqiptar që prodhonte njerëz të tillë mes komunitetit arumun shqiptar në Shqipëri në Elbasan. Qëllimi ishte sulmi ndaj Kishës Orthodhokse Shqiptare të Shqipërisë dhe Fortlumturisë së Tij Anatas. Sot, të njëjtat mënyra përdoren por jo më në Shqipëri, por në Kosovë. Nuk janë duke luajtur vetëm me jetët e njerëzve në Kosovë, janë duke sulmuar Kishën Orthodhokse që është e Jisu Krishtit, nuk është as e shqiptarëve e as e serbëve, është e hapur për gjithë popujt e botës që hyjnë në Kishë me frikë e besim Perëndie. Xhufkat nuk e njohin frikën e Perëndisë, por mjerë shpirtrat e tyre kur ta gjejnë veten para Fronit të Perëndisë pas ndarjes nga kjo botë!

    Nësë qytetarët e Kosovës duan të kenë një Kishë Orthodhokse Autoqefale në Kosovë, mund ta realizojnë këtë objektiv vetëm nëpërmjet rrugës kanonike të Kishës Orthodhokse. Dhe opsionet janë:

    1. Të kërkohet njohja si Kishë Autoqefale nga Patriarkana e Serbisë në Beograd, duke qenë se Kosova ka qenë pjesë e jurisdiksionit të saj deri më sot. Ky opsion do të kërkonte që dyert e Kishave Orthodhokse në Kosovë të hapen edhe për besimitarët shqiptarë, liturgjia të bëhej edhe në gjuhën shqipe, të investohet edhe në edukimin e klerit orthodhoks shqiptar që të shërbejë në Kisha e manastire.

    2. Të kërkohet njohja si Kishë Autoqefale nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, siç bëri edhe Shqipëria një shekull më parë. Kjo kërkesë duhet të vinte nga vetë besimtarët orthodhoksë të Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe në konsultim të ngushtë edhe me Kishën Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri - Sinodin e Shenjtë të saj.

    Rruga kanonike është rruga e bekuar nga Perëndia! Ajo sjell bekim e lumërim!
    Rruga e provokimeve është rruga e mallkuar nga Perëndia! Ajo sjell vetëshkatërrim të garantuar!

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Eshte nje papergjeshmeri dhe nje shkelje kanonike kjo "mitropoli", sepse nuk ka asnje aprovim nga KOASH-i dhe Sinodi i saj, jane veprime te shkeputura te ketij djalit, i cili nuk eshte as prift, sepse duhet shenjteruar nga KOASH-i dhe asnje Kishe tjeter. Kjo kryhet ne emer te patriotizmit, por nuk ka asgje te perbashket me kete. Sipas ligjit asnje entitet nuk mund te marre te drejtat e KOASH-it, si emrin dhe funksionet e tij, te percaktuara keto detyrime nga kontrata e shtetit me komunitetet fetare ne janar 2009. Gjithcka eshte e paligjshme dhe percarese ne veprimet e kryera nga ky Xhufka dhe ndoshta prandaj e ka shtrire veprimtarine e tij ne Kosove, duke mashtruar atje popullin, eshte nje entitet ky pa asnje fuqi ligjore dhe hyjnore ashtu si "kisha" e kalase se elbasanit e pushtuar nga nikolla tjeter.
    Per mendimin tim qeveria e Kosoves nuk duhet ta njohe kete "mitropoli" mashtruese, bile duhet ta mbylle menjehere, ne respekt te marredhenieve tona vellazerore dhe te harmonise dhe tolerances fetare ne te dy shtetet tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2025 më 15:58
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    287

    Krijohet Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare e Kosoves

    KISHA ORTHODOKSE AUTOQEFALE E KOSOVES NE NE KRYE HIRESI PESHKOPI AT NIKOLLA XHUFKA- KA NEVOJE TE PERKRAHET DHE TE NDIHMOHET NE RRADHE TE PARE NGA KOASH DHE HIRESI JOAHNI, NGA KOMUNITETI YNE ORTHODOKS SHQIPTAR NE TIRANE DHE NE TE GJITHE SHQIPERINE.
    PERKRAHJA NE RRADHE TE PARE DO TE JETE:
    - LIGJORE PRA DUHET TE NJIHET NGA KOASH-i YNE NEPERMJET NJE MBLEDHJE URGJENTE TE SINODIT
    -MORALE NGA I GJITHE KOMUNITETI YNE I MADH ORTHODOKS SHQIPTAR,
    - NGA VETE SHTETI SHQIPTAR NEPERMJET NJE DEKLARATE FORMALE PAVARESISHT SE JEMI SHTEET LAIK
    -NGA VETE SHTETI KOSOVAR GJITHASHTU NEPERMJET NJE DEKLARATE PAVARESISHT SE ESHTE NJE SHTET LAIK
    NE KOSOVE KA SHQIPTARE ORTHODOKSE QE ME NE FUND DO TE KENE KISHEN E TYRE SHQIPTARE, POR KA DHE KRIPTO ORTHODOKSE SHQIPTARE QE KANE NDENJUR DERI TANI LARG PER SHKAK TE REPRESIONIT TE KALUAR POR EDHE TE SOTEM.
    KISHA ORTHODOKSE AUTOQEFALE E KOSOVES E DREJTUAR ME GUXIM E PJEKURI NGA HIRESI NIKOLLA XHUFKA DO TE JETE DHE ESHTE AKTUALISHT NJE GUR I CMUAR NE BASHKEJETESEN FETARE DHE TOLERANCEN FETARE TE POPULLIT TE KOSOVES DHE DO TE JETE NJE FAKTOR I FORTE BASHKIMI ME ORTHODOKSINE SHQIPTARE DHE ME POPULLIN SHQIPTAR.
    ME NDIHMEN E ZOTIT, ME LUTJET E KOMUNITETIT SHQIPTAR ORTHODOKS, DHE ME PERKAHJEN E FORTE TE INTELEKTUALEVE ORTHODOKSE TE TIRANES DHE TE GJITHE SHQIPERISE I UROJME HIRESISE SE TIJ PESHKOPIT AT NIKOLLA XHUFKA - PUNE TE MBARE NE RINGJALLJEN E E KOMUNITETIT TE MUNDUAR ORTHODOKS SHQIPTAR TE KOSOVES DHE NE PROSPERITETIN E SHTETIT TE KOSOVES.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Se c`do beje ky xhufka ne Kosove eshte puna e tij dhe e perkrahesve te tij. Nje gje dihet mire se ne Shqiperi nuk njihet si prift, pale me si mitropolit.
    Ka luajtur nje rol percares se bashku me markun e elbasanit dhe eshte personi me i papershtacem per kete pune.
    Nuk ka pse KOASH-i te mbroje dhe perkrahe kete mashtrues dhe "mitropolit" qe nuk ka lene gje pa thene kunder saj, duke e quajtur kishe greke dhe duke e paditur per agjenture e helenizmit
    Eshte thjesht nje shaka pa kripe kjo "mitropoli", por per njohje le t`i drejtohet Patriarkanes Ekumenike per t`u njohur.
    Mesa di une shanset pe njohje jane zero.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-05-2025 më 09:09
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    287

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    O Albo po ti qenke, radikalist mor njeri i mire.
    Nikolla Xhufka ka bere nje akt pozitiv klerikal dhe
    Patriotik .
    Ju ndoshta keni inate personale por nuk duhet te largoni shkrimin. Kjo quhet censure klerikale e nfjashme censurat greke. Eshte e turpshme. Le te informohet komuniteti orthodoks. Ndryshe ju dyshohenu se mund te jeni ne sgherbim te grekeve.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Citim Postuar më parë nga pirro2020 Lexo Postimin
    O Albo po ti qenke, radikalist mor njeri i mire.
    Nikolla Xhufka ka bere nje akt pozitiv klerikal dhe
    Patriotik .
    Ju ndoshta keni inate personale por nuk duhet te largoni shkrimin. Kjo quhet censure klerikale e nfjashme censurat greke. Eshte e turpshme. Le te informohet komuniteti orthodoks. Ndryshe ju dyshohenu se mund te jeni ne sgherbim te grekeve.
    Shkrimi yt nuk eshte censuruar apo fshire. E ke te renditur me lart ne temen e hapur per kete lajm. Nuk mund te hapesh tema te reja sa here qe jep nje mendim per nje ceshtje per diskutim kur një temë e tillë është hapur më parë nga dikush tjetër para teje. Të gjithë shprehim mendimin tonë për temën e hapur.

    Gjithë të mirat,
    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    287

    Përse Veton Surroi mban qëndrim kundër një Kishe Orthodokse shqiptare në Kosovë?

    Është interesant fakti se si Veton Surroi në një shkrim titulluar `Analiza/ Profesor Pëllumb Pilinci dhe Nikollë Xhufka, dy profetëdhe një film`` (https://top-channel.tv/.../analiza-profesor-pellumb.../), vjell vrer kundër Peshkopit Nikolla Xhufka I cili është aktualisht drejtues I Kishës Orthodokse Autoqefale shqiptare në Kosovë. Sigurisht duke mos kuptuar dhe ditur jo vetëm problemet teknike religjioxe por madje edhe historinë e Shqiptarëve të Kosovës që para vitit 1703 quheshin Arbër dhe Epirotë (në pjesën e Maedonisë) , po godet pa të drejtë edhe formimin e një Kishe shqiptare Orthodokse në Kosovë e cila aktualisht është e mirëpritur.
    Ashtu sic shkruan z. Nikolla Xhufka në përgjigjen e tij se ``I them Veton Surroit te lexoje thjesht Tomosin qe e shpall KOASh-in Autoqefal, per te kuptuar qe KOASh-i e ka te ndaluar te emeroje peshkope jashte territorit te shtetit shqiptar.
    Shqiptaret ortodokse jashte shtetit shqiptar jane nen juridiksionin e Patriarkanes Ekumenike, pasi KOASH-ii e ka te ndaluar ti baritoje ata, shih psh peshkopaten shqiptare te Amerikes.
    Habitem se si Veton Surroi ben kompetentin dhe tregon thjesht injorancen e tij te thelle ne ceshtjet kanonike ortodokse. Shkrimi i tij ka gafa shume me te renda teologjike, po nuk jemi te detyruar t’i bejme leksione falas Surroit, pervecse nese konvertohet ne ortodoks.
    Nderkaq e keshillojme vellazerisht ate dhe gjithe joortodokset e tjere qe kane filluar nje fushate denigruese kunder nesh, te rrine me afer Zotit dhe fese se tyre dhe ta kursejne veten nga gafat e renda kur futen ne ujera te panjohura`` (https://www.facebook.com/pirrop).
    Mesa duket problem që ka ngritur Veton Surroi për të ashtuqujaturit dy Profetët, për njërin nuk e ka keq, kur bëhet fjalë për z Pilinci sepse ai me paraqitjen e vet që vetëm një jo normal mund ta evidentojë sepse sot na paska dale nje hero tjeter i budallallekut politik shqiptar-cmimin e madh te cmendurise politike e merr trimi i cartun – vete z. Pilinci.
    Përsa i përket veprimit shumë patriotic dhe shume professional klerikal të Peshkopit Nikolla Xhufka, z. Veton KA gabuar porse gabimi I tij sjell disa pasoja që ai nuk I ka parashikuar. Perse?
    Sepse akuzat dhe qëndrimi negative I tij ndaj krijimit të një Kishee Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kosove ose e kane zanafillnë nga padija dhe këtu nuk mund të them se z. Veton sipolitikan shqiptar, si analist e si gazetar nuk e njhe problemin e religjioneve në Kosovë. Ai duhet ta dijë shumë mirë se si Komuniteti mysliman merr donacione dhe financohet nga arabët dhe Turqia por nuk bën zë, apo se si kisha katolike në Kosovë në punën e saj në kthimin në identitet të një pjese të shqiptarëve nga myslimanë në katolikë, merr donacione nga Vatikani, por ngre zërin për inisiativen e Një Kleriku trim dhe patriot I cili pa asnjë donacion nga të huajt madje me asnjë përkrahje nga KOASH I Shqipërisë ka ngritur një Kishë auroqefalë prthodokse shqiptare në Kosovë pikërisht për të afruar shqiptarët e Kosovës me një nga fetë më të vjetra në Arbëri dhe Epir dhe në Kosovë, duke harruar se lufta e vitit 1389 u bë nga koalicioni orthodox shqiptaro-serb ku muarën pjesë edhe fisniket orthodoksë shqiptarë si Dhimitër Jonima, Pal Kastrioti, Gjergj 2 Balsha, Teodor Muzaka, Millosh Kopili (iç). Pra arbërit dhe Epirottët e atëhershëm luftuan kundër hordhi ve osmane pra, edhe popullata e asaj kohe arbër &epirote e kishte fenë e ritit lindor, po ashtu si disa qytete bregdetare të asaj kohe të Arbërisë dhe Epirit kishin fenë aktolike dhe orthodokse me të dyja kishat. Është e vëretë se një pjesë e arbërve të asja kohë të Kosovës sidomos në qytetet bregdetare kishin edhe fenë katolike por edhe orthodokse së bashku, kryeisht lëkundje sipas interesave politke herë më Bizantin e herë me Romën.
    Pas pushtimit Osman pjesa arbër që mbeti dhe nuk u largua ose u islamizuar ose I u afrua kishës serbe dhe u quajtën shkie. Ata kishin kisha t e tyre në Kosovë të cilat sot I kanë serbët. Ata patën edhe Shënjtoren e parë shqiptare kunatën e Skënderbeut Shën Angjelina Arianiti e cila përkujtohet sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri me dt. 30 korrik.
    Pushtimi serb i Kosovës pas 1878 e deri më sot me çlirimin e Kosovës në 2008 , la një urrejtje të fortë anti serbe dhe anti orthodokse serbe. Kjo urrejtje në Kosovë me të drejtë reflekton mizoritë e kaluara dhe rolin e kishës serbe kundër shqiptrëve myslimanë. Sigurisht Orthodoksia shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me oerthodoksinë serbe e cila është e politizuar kurse orthodoksia shqiptare nuk merret molitike.
    Për pasojë edhe shqiptarët orthodoksë që kanë ngelur në Kosovë madje edhe kripto-orthodoksët shqiptarë kanë të drejtë të falën në një kishë të tyre ashtu si serbët. Për këtë qëllim z. Veton Surroi nuk duhet dhe nuk mund të pengojë të drejtën e Peshkopit patriot Nikolla Xhufka për të afruar në kishën shqiptare orthodokse në Kosovë komunitetin e ndrojtur dhe të frikësuar shqiptar. Çdo bashkesi e krishtere orthodokse qe flet te njejten gjuhe ka te drejtë të shpallë autoqefalinë. E ka dhe neni 34 i Kostandinopojes. Edhe Kosova ka te drejten te kete nje kishe orthodokse autoqefale.
    Veton Surroi nuk është i pari që shan dhe mallkon Peshkopin e respektuar Nikolla Xhufka, ka plot shqiptarë orthodoksë kryesisht ggrekagfonë që janë plot urrejtje njëlloj si z. Veton. Ky është edhe Gjergji Kosta apo disa të tjerë por jane vetem urrejtje personale ndaj z. Nikolla Xhufka , sepse Peshkopi Nikolla Xhufka eshte i shuguruar si klerik. Kush te doje le te shohe dokumentacionin. Jane vetem disa grekafonë dhe disa inatcinj të komunitetit orthodoks shqiptar që nuk shohin dot përtej injorancës së tyre. Peshkop Nikolla Xhufka ka bërë një akt të dobishem klerikal dhe patriotik per shqiptaret orthodokse te Kosovës sepse kishat orthodokse në Kosovë kanë qënë dikur të arber&epirotëve të Kosovës përfshi dhe Manastirin e Deçanit. Urrejtja nuk ka vend në besimtaret e krishterë.
    Së fundmi mund ta përmbledhe me sentencën:
    Përse Veton Surroi kunder nje kishe shqiptare orthodokse ne Kosovë? Mesa duket Veton Suroi ose nuk njeh doktrinen orthodokse ose po ben rolin e armiqve te orthodoksise shqiptare ( që I quan sikur të jenë serbë?!!!).
    Perse Veton Suroi nuk thotë asnjë fjale per klerin mysliman qe merr para nga Turqia apo perse nuk flet per katoliket qe marrin donacione nga Vatikani - por ngrihet kunder orthodoksise shqiptare te Kosoves? Mesa duket Veton Surroi po përsërit ndoshta pa dashje urrejtjen e klerit grek kunder Fan Nolit kur ai shpalli Autoqefaline shqiptare qe ne 1914 ne kishen e Shen Spiridonit Durres ku predikoi per here te pare shqip.
    Shpresoj që z. Veton të kuptojë se afrimi i shqiptarëve të Kosovës pranë Kishës prthodks shqiptare ka domethënie positive njëlloj si afrimi I shqiptarëve afër kishave katolike në Kosovë. Nuk ka përse të bëjë dallim. Madje kështu mund të rikujtohet se dikur shqiptttërt e Kosovës nuk ishin vetëm myslimanë apo katolikë sepse sipas Censusit të Kosovës të vitit 2023 kishte dhe orthodokse shqiptarë ~ 0.25%.

    Prof. Pirro Prifti
    Priftipirro2017@gmail.com

Tema të Ngjashme

  1. Kishe ortodokse shqiptare ne Argjentine
    Nga Archon në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 20-07-2014, 21:35
  2. Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 31-10-2012, 14:53
  3. Pse Kisha Ortodokse shqiptare nuk i kërkon Kishat Ortodokse në Kosovë?!
    Nga KILI MERTURI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 17:08
  4. Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 06:05
  5. Nesër përurohet fluturimi i parë i Aviokompanisë së Kosovës
    Nga Stresi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2003, 05:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •