Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    8

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,962
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Për sharlatanin Nikolla Xhufka, mund të lexosh më shumë këtu. Ai nuk është prift apo peshkop orthodhoks. Ai është vetëveshur e vetëshpallur si i tillë, kundër të gjitha kanoneve të shenjta të Kishës Orthodhokse. Nuk është hera e parë që ky sharlatan provokon dhe shpif. Dhe fakti që i rezervohet kohë e vëmendje në mediat e vendit, tregon se pas tij fshihen forca të errëta.

    Lajme të tilla janë të frikshme, pasi ata që i prodhojnë Nikolla Xhufkat dhe i shtyjnë të bëjnë provokime të tilla, kanë për qëllim nxitjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, serbëve dhe shqiptarëve. Në vitet 1990, ishte SHIK-u shqiptar që prodhonte njerëz të tillë mes komunitetit arumun shqiptar në Shqipëri në Elbasan. Qëllimi ishte sulmi ndaj Kishës Orthodhokse Shqiptare të Shqipërisë dhe Fortlumturisë së Tij Anatas. Sot, të njëjtat mënyra përdoren por jo më në Shqipëri, por në Kosovë. Nuk janë duke luajtur vetëm me jetët e njerëzve në Kosovë, janë duke sulmuar Kishën Orthodhokse që është e Jisu Krishtit, nuk është as e shqiptarëve e as e serbëve, është e hapur për gjithë popujt e botës që hyjnë në Kishë me frikë e besim Perëndie. Xhufkat nuk e njohin frikën e Perëndisë, por mjerë shpirtrat e tyre kur ta gjejnë veten para Fronit të Perëndisë pas ndarjes nga kjo botë!

    Nësë qytetarët e Kosovës duan të kenë një Kishë Orthodhokse Autoqefale në Kosovë, mund ta realizojnë këtë objektiv vetëm nëpërmjet rrugës kanonike të Kishës Orthodhokse. Dhe opsionet janë:

    1. Të kërkohet njohja si Kishë Autoqefale nga Patriarkana e Serbisë në Beograd, duke qenë se Kosova ka qenë pjesë e jurisdiksionit të saj deri më sot. Ky opsion do të kërkonte që dyert e Kishave Orthodhokse në Kosovë të hapen edhe për besimitarët shqiptarë, liturgjia të bëhej edhe në gjuhën shqipe, të investohet edhe në edukimin e klerit orthodhoks shqiptar që të shërbejë në Kisha e manastire.

    2. Të kërkohet njohja si Kishë Autoqefale nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, siç bëri edhe Shqipëria një shekull më parë. Kjo kërkesë duhet të vinte nga vetë besimtarët orthodhoksë të Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe në konsultim të ngushtë edhe me Kishën Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri - Sinodin e Shenjtë të saj.

    Rruga kanonike është rruga e bekuar nga Perëndia! Ajo sjell bekim e lumërim!
    Rruga e provokimeve është rruga e mallkuar nga Perëndia! Ajo sjell vetëshkatërrim të garantuar!

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përurohet Mitropolia Ortodokse Shqiptare e Kosovës

    Eshte nje papergjeshmeri dhe nje shkelje kanonike kjo "mitropoli", sepse nuk ka asnje aprovim nga KOASH-i dhe Sinodi i saj, jane veprime te shkeputura te ketij djalit, i cili nuk eshte as prift, sepse duhet shenjteruar nga KOASH-i dhe asnje Kishe tjeter. Kjo kryhet ne emer te patriotizmit, por nuk ka asgje te perbashket me kete. Sipas ligjit asnje entitet nuk mund te marre te drejtat e KOASH-it, si emrin dhe funksionet e tij, te percaktuara keto detyrime nga kontrata e shtetit me komunitetet fetare ne janar 2009. Gjithcka eshte e paligjshme dhe percarese ne veprimet e kryera nga ky Xhufka dhe ndoshta prandaj e ka shtrire veprimtarine e tij ne Kosove, duke mashtruar atje popullin, eshte nje entitet ky pa asnje fuqi ligjore dhe hyjnore ashtu si "kisha" e kalase se elbasanit e pushtuar nga nikolla tjeter.
    Per mendimin tim qeveria e Kosoves nuk duhet ta njohe kete "mitropoli" mashtruese, bile duhet ta mbylle menjehere, ne respekt te marredhenieve tona vellazerore dhe te harmonise dhe tolerances fetare ne te dy shtetet tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2025 më 15:58
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Kishe ortodokse shqiptare ne Argjentine
    Nga Archon në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 20-07-2014, 21:35
  2. Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 31-10-2012, 14:53
  3. Pse Kisha Ortodokse shqiptare nuk i kërkon Kishat Ortodokse në Kosovë?!
    Nga KILI MERTURI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 17:08
  4. Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 06:05
  5. Nesër përurohet fluturimi i parë i Aviokompanisë së Kosovës
    Nga Stresi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2003, 05:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •