‘Me shkop dhe karrotė’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik nė Shqipėri

Tė dhėnat e siguruara pėrmes njė pyetėsori me gazetarė tė kronikės nė Shqipėri tregojnė ndikimin nė rritje tė krimit tė organizuar nė raportimin mediatik, herė pėrmes kėrcėnimeve dhe herė pėrmes marrėdhėnieve transaksionale.

Nga Etleva Delia

Emri:  Si-po-e-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik-ne-Shqiperi.jpg

Shikime: 93

Madhėsia:  42.0 KB
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Paraditen e 10 prillit nė Gjykatėn e Posaēme, Erion Alibej, njė anėtar i krimit tė organizuar nė Elbasan, i kthyer nė bashkėpunėtor tė drejtėsisė, akuzoi gazetarėt e pranishėm nė sallė pėr cėnimin e moralit tė familjes sė tij.

“U sugjeroj gazetarėve tė kthejnė gishtin nga vetja pėrpara se tė flasin pėr tė tjerėt,” tha me ton tė lartė Alibej. “Nuk ėshtė se nuk duam prezencė tė mediave nė gjyq, por duhet tė jenė tė kujdesshėm me raportimet qė bėjnė,” paralajmėroi ai.

Kėrcėnimet nė sallėn e gjyqit tė ngjashme me ato tė Alibejt, edhe pse shqetėsuese, konsiderohen njė formė arkaike e presionit nga gazetarėt qė mbulojnė ēėshtjet e krimit dhe gjyqėsorit nė Shqipėri. Me sofistikimin e krimit tė organizuar gjatė viteve tė fundit, gazetarėt thonė se po pėrballen me forma tė reja presioni, qė synojnė njėherazi frikėsimin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik.

“Ndryshe nga mė parė kur tė kėrcėnonin me jetė, sot krimi i organizuar pėrdor dezinformimin dhe faqet anonime nė rrjete sociale apo platformat online pėr targetuar gazetarėt dhe dėmtuar reputacionin e tyre,” thotė Klodiana Lala, gazetare veterane e kronikės nė Neės24.

“Nė kėtė mėnyrė po synojnė qė t’i heshtin gazetarėt,” shtoi Lala pėr BIRN.

Tė dhėnat e siguruara nga BIRN pėrmes njė anketimi me gazetarė tė kronikės nė Tiranė dhe nė rrethe sugjerojnė se krimi i organizuar ėshtė tashmė njė faktor i rėndėsishėm nė ndikimin e raportimit tė pavarur mediatik, i renditur pas interesave ekonomike dhe politike tė pronarėve tė mediave dhe ndikimit politik.

Gazetarėt e anketuar sugjerojnė se grupet e krimit tė organizuar ndjekin parimin e “shkopit dhe karrotės” pėr tė ndikuar nė media; nė disa raste ata ushtrojnė presion direkt mbi gazetarėt, ndėrsa nė raste tė tjera pėrdorin fuqinė e tyre ekonomike pėr tė blerė heshtjen e mediave.

Ndikimi i krimit tė organizuar nė raportim ėshtė njė kėmbanė alarmi pėr drejtuesit e organizatave tė medias, tė cilėt e shohin kėtė fenomen si pjesė tė njė dinamike tė re shqetėsuese pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare.

“Unė nuk besoj se ka njė pikė mė tė ulėt se kaq tė medias; pasi ėshtė vėnė nė shėrbim tė propagandės, pasi ėshtė vėnė nė shėrbim tė biznesit, pasi ėshtė kthyer kundėr interesit publik, vėnia nė shėrbim tė krimit unė mendoj se ėshtė pika mė e ulėt qė mund tė arrijė njė media,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Kėshillit Shqiptar tė Medias.

Presion dhe vetėcensurė

Emri:  Screenshot 2025-04-25 at 1.36.22 PM.jpg

Shikime: 63

Madhėsia:  16.2 KB

Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirinė e shprehjes dhe tė medias nė Shqipėri, ndėrthurja e interesave ekonomike dhe politike tė pronarėve tė medias, pėrqendrimi i lartė i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e kėqija tė punės i shtyjnė shumė gazetarė drejt vetėcensurės. Nė kėtė panoramė, presionet nga krimi i organizuar shkaktojnė gjithashtu frikė dhe pasiguri mes gazetarėve, duke iu shtuar faktorėve qė ndikojnė nė rritjen e vetėcensurės.

Mes 29 gazetarėve tė kronikės qė iu pėrgjigjėn njė pyetėsori tė detajuar pėr BIRN, 52% pohuan se ishin kontaktuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė nga anėtarė tė grupeve kriminale pas raportimeve tė tyre, me pretendimin se u ishte prishur imazhi apo se informacioni i pėrcjellė nuk ishte i plotė. Edhe pse kontakte tė tilla nuk raportohen me njė frekuencė tė shpeshtė, ato perceptohen si kėrcėnime nga gazetarėt.

Presionet e drejtpėrdrejta konsiderohen gjithashtu nė njė nivel tė lartė, pasi 48% e tė anketuarve thanė se ishin pėrballur me kėrcėnime fizike apo presion psikologjik nė 3 vitet e fundit. Por kėrcėnimet nuk denoncohen nė institucionet ligjzbatuese; vetėm 3 gazetarė thanė se i kishin kallėzuar rastet nė polici.

Gazetarėt identifikojnė si autorė tė kėrcėnimeve anėtarėt e krimit tė organizuar, subjekte tė hetimit, zyrtarėt publikė dhe nė njė rast, pronarin e medias.

Klajdi Bodlli, gazetar i kronikės nė “Syri Televizion”, thotė se pėr tė shmangur telashet, ai vetėpėrmbahet kur raporton pėr krimin e organizuar.

“Pėr tė shmangur problemet, duke qenė se nė disa raste mbrojtja ėshtė e vėshtirė, kam zgjedhur vetėcensurimin,” tha Bodlli, ndėrsa kujton se shpeshherė kėto grupe pretendojnė se lajmet u shėrbejnė grupeve rivale.

Nė qytetin bregdetar tė Vlorės, gazetari Elton Nika kujton njė rast tė disa viteve mė parė, kur ėshtė kėrcėnuar pėrmes telefonit, rast tė cilin e ka denoncuar mė pas nė organet ligjzbatuese.

“…ka ndodhur qė jam kėrcėnuar pėrmes telefonit pėr njė lajm qė kisha raportuar. Njė telefonatė tė cilėn e denoncova nė Polici, por rasti mbetet aty. Nuk pati mė probleme,” kujton Nika.

Njė tjetėr gazetar nga Shkodra, i cili foli nė kushtet e anonimatit, i tha BIRN se ishte pėrballur me disa raste kėrcėnimesh gjatė viteve tė fundit, por edhe me “urdhra” nga redaksia pėr tė mos u marrė me grupe apo individė tė caktuar. Ai shpjegoi megjithatė se kėrcėnimet nga krimi i organizuar mbėrrijnė zakonisht me njė gjuhė tė kamufluar.

“Ka pasur raste konkrete para disa vitesh, kur jam vėnė nė dijeni nga persona konkretė tė botės sė krimit, por jo me tone tė ashpra, kėrcėnuese nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, shantazhi apo urdhėruese. Pėrderisa vijnė nga bota e krimit, patjetėr qė janė serioze, edhe pse ka qenė njė formė komunikimi e qetė, thjesht duke mė vėnė nė dijeni,” thotė ai.

Megjithatė, kėrcėnimet nuk janė e vetmja formė.

Gazetari nga Shkodra i tha BIRN se kishte hasur pėrpjekje nga grupe tė caktuara pėr ta futur “nė rrethin e tyre”, por ai kishte refuzuar. Rreth 28% e gazetarėve tė anketuar kanė pasur pėrvoja tė ngjashme, pasi i thanė BIRN se u ishte ofruar ryshfet nė kėmbim tė publikimit apo mospublikimit tė njė lajmi, oferta tė cilėt ata i kishin refuzuar,

“Nuk kam pranuar kurrė. Tė gjithė kemi nevojė pėr lekė dhe punojmė pėr paratė pėrveē tė tjerave, por nuk mund tė marr ‘para gjaku’ dhe tė asnjė lloji tjetėr tė ryshfetit apo korrupsionit,” shkroi njėri prej gazetarėve, duke shtuar se “preferoj ta kem fytin e ēliruar’.

‘Marrėdhėnie transaksionale’

Emri:  Media-shqiptare-tv-televizion.jpg

Shikime: 59

Madhėsia:  41.7 KB
Mikrofonė tė televizioneve shqiptare tė vendosura pranė njė boksi zėri nė Tiranė, gjatė njė konference pėr shtyp. Foto: BIRN

Nė luftėn pėr territor dhe pasuri, anėtarėt e krimit tė organizuar e shohin manipulimin e opinionit publik si njė avantazh. Tė paktėn kėtė tregoi dosja hetimore ndaj organizatės sė dyshuar kriminale tė Suel Ēelės nė Elbasan, ku paralelisht me aktivitetet kriminale, anėtarėt kujdeseshin qė tė ndikonin pėrmbajtjen mediatike nė favor tė tyre dhe nė dėm tė armiqve.

“Kjo strategji, e cila pėrfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin nė opinionin publik, jo vetėm qė do tė rriste pozitat e tij, por nė tė njėjtėn kohė do tė dėmtonte interesat e rivalėve,” argumentoi Prokuroria e Posaēme.

Strategjia e ndikimit mbi median duket se ka njė efekt mbi mėnyrėn se si mbulohen ēėshtjet e krimit dhe ato tė sistemit tė drejtėsisė nga mozaiku mediatik nė Shqipėri.

Rreth 79% e gazetarėve tė kronikės nė Shqipėri mendojnė se krimi i organizuar ndikon nė mėnyrėn se si raportohen nė media ngjarje tė caktuara. Ky ndikim mundėsohet sipas gazetarėve nėpėrmjet njė sėrė faktorėsh tė kombinuar, tė tillė si ryshfeti apo investimet nė media; lidhjet me gazetarė tė caktuar; lidhjet me pronarė mediash apo pėrmes kėrcėnimeve.

Gazetarja Klodiana Lala thotė se grupet kriminale arrijnė ta sigurojnė ndikimin nė mediat e mėdha pėrmes fuqisė sė tyre ekonomike.

“Ndikojnė pėrmes bizneseve tė tyre tė ligjshme, tė cilat paguajnė reklamė nė mediat kryesore. Si rrjedhojė, njė temė thelbėsore ose nuk trajtohet fare, ose preket nė mėnyrė tė sipėrfaqshme,” tha Lala.

Geri Emiri, themelues i medias jofitimprurėse “Amfora” nė qytetin e Durrėsit thotė se gjatė punės sė tyre janė pėrballur me kėrcėnime nga elementė tė lidhur me politikėn, krimin e organizuar apo biznesin e madh.

Ai shpjegon se ndryshe nga faktorėt e tjerė, krimi i organizuar pėrdor fillimisht kėrcėnimin pėr tė mbjellė frikė dhe kur kjo nuk funksionon, kėrkojnė “takime miqėsore pėrmes toneve tė zbutura”.

“Strukturat kriminale kanė njohje tė gjerė tė territorit dhe ata mund tė gjejnė persona tė njohur pėr tė dėrguar mesazhet e tyre, por qė nė ēdo rast qėndrimi mbetet sipas parimeve tona editoriale…,” shpjegon Emiri, duke theksuar se media “Amfora” funksionon mbi bazėn e parimeve mė tė mira editoriale dhe protokolleve tė sigurisė nė rastet e mėsipėrme.

Megjithatė, Emiri e konsideron sfidė mbulimin e krimit tė organizuar pėrmes njė zhanri tė vėshtirė siē ėshtė investigimi.

“Krimi i organizuar nė disa raste miksohet me biznesin e madh, politikėn, punėn e institucioneve dhe orteku i presionit bėhet aq i madh, sa mund tė pengojė, por jo tė ndalojė publikimin e investigimeve edhe pėr disa muaj..,” tha ai, duke pėrmendur si faktor pengues edhe institucionet qė nuk japin dokumente.

Cukali nga Kėshilli Shqiptar i Medias mendon se marrėdhėniet e hershme transaksionale tė mediave me biznesin apo politikėn e kanė shtruar tashmė rrugėn edhe pėr krimin e organizuar.

“Marrėdhėniet e medias me polet e interesit qė pėrjashtojnė interesin publik, janė kryesisht transaksionale. Edhe me krimin ėshtė gjithashtu njė transaksion ekonomik, pavarėsisht se pjesė e kėtij ekuacioni mund tė jetė edhe frika,” tha Koloreto Cukali, ndėrsa shtoi: “krimi ėshtė kthyer nė njė aktor tė fortė ekonomik dhe politik”.

BIRN