Bien këmbanat e vajtimit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
Këtë të hënë, në orën 18:00, kanë nisur Meshat e Dritës në të gjitha kishat dhe famullitë katolike të Shqipërisë.
Këmbanat e zisë ranë në të njëjtën kohë me fillimin e meshave të përshpirtjes dhe lutjeve për Papën e ndjerë.
Edhe në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, u mbajt një akt lutjeje dhe mirënjohjeje për jetën dhe shërbimin e Papës, i cili për vite me radhë udhëhoqi Kishën Katolike me përvujtëri, dashuri dhe frymë ungjillore.
Në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë u vendos fotografia e Papës dhe u organizuan homazhe në nder të tij.
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, ftoi meshtarët, rregulltarët dhe të gjithë besimtarët të përqendrojnë lutjet dhe kremtimet eukaristike për shpirtin e Atit të Shenjtë, duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit për mbarë botën.
Euronews
Krijoni Kontakt