Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    'Kosto ZERO lek'/ Këlliçi takon kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, zbulohet përmbajtja e bisedës

    Emri:  Screenshot 2024-10-08 at 10.46.58 AM.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  24.8 KB

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.

    Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

    Burime për Syri bëjnë me dije se fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha. Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.

    Emri:  Screenshot 2024-10-08 at 10.45.16 AM.jpg

Shikime: 306

Madhësia:  37.8 KB

    Syri

    Emri:  ok.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  43.4 KB

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    'Kosto ZERO lek'/ Këlliçi takon kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, zbulohet përmbajtja e bisedës

    Emri:  Screenshot 2024-10-08 at 10.46.58 AM.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  24.8 KB

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.

    Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

    Burime për Syri bëjnë me dije se fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha. Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.

    Emri:  Screenshot 2024-10-08 at 10.45.16 AM.jpg

Shikime: 306

Madhësia:  37.8 KB

    Syri

    Emri:  ok.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  43.4 KB
    I nderuar, Sorosi u vendos te mbuloje me ndikimin e tij ballkanin perendimor pikerisht nga Trampi ne kohen e tij, pas akuzave qe i beri fillimisht. Edhe nese fiton Tramp, asgje nuk ndryshon, jo me ne Shqiperi, por ne gjithe rajonin.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    Eshte interesant fotografia e Liderit te ri europian (perendimor si Lulzimi) qe jo vetem e ka takuar falas Trampin por ka biseduar me te edhe problemet dhe hallet e Shqiperise ! Qe Kelliçi nuk ka paguar asnje lek kete asnjeri nuk e ve ne dyshim ! Jo vetem kaq por per te ulur koston e udhetimit Kelliçi mbasi shkoi me kembe ka vendosur te kthehet me not,natyrisht duke argjeruar.

    Simbas "Syrit Mavi" Takimi i Trampit me Liderin Kelliçi u zhvillua keshtu :

    - Zoti Tramp keni nje takim urgjent me nje person shume te rendesishem europian.

    -Kush eshte ky lider kaq i rendesishem europian ?

    - Eshte nje lider i ri,quhet Belind Kelliçi vjen nga Shqiperia.

    - Oh kam degjuar e lexuar per Belind Kelliçin dhe veprimtarine e tij politike si Lider,gjithashtu njoh edhe Shqiperine qe ndodhet ne Lindjen e Mesme.

    -Kur do ta takoni ?

    - Urgjentisht tani,anulloni te gjitha tubimet dhe takimet . Vetem nje pyetje kam : Sa lek do na kushtoje fotografia dhe Takimi qe do bejme me Belind Kelliçin ?

    -Zakonisht takimet,fotot dhe bisedimet paguhen shume kur behet fjale per Kelliçin,por do bisedojme qe çmimi qe kerkon Kelliçi te jete i arsyeshem.

    -Dakort,jemi ne fushate dhe nuk ka problem çmimi. Vetem lutjuni Kelliçit qe takim-bisedimi te zgjasi sa me shume qe te bisedojme pak edhe per problemet nderkombetare...

    Ketu mbyllet dhe rrefimi dhe vazhoj takim-bisedimi Kelliçi- Tramp ku ne ditet ne vijim do dalin edhe marrveshjet e firmosuara . Simbas "Syrit Mavi" (a Mavri) gjate takimit Kelliçi -Tramp,Kelliçi refuzoj te merte lek nga Trampi dhe i dha shprehimisht : Donald,nga ty nuk dua lek dua vetem nje buzeqeshje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-10-2024 më 18:15

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    Serafim, biseda besoj se ka qenë shumë e shkurtër:

    - Zoti president, je betuar se do ta fusësh George Soros dhe sorrollopin e tij ne burg në Gitmo. Ne mezi po presim se njerëzit e Soros po bëjnë namin në Shqipëri.

    - Nuk ju duhet të prisni edhe shumë gjatë.

    - Suksese në zgjedhje! Zoti ju bekoftë!


    P.S Ia kanë bërë gati qelinë Edi Ramës në Gitmo thua?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-10-2024 më 09:35

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafim, biseda besoj se ka qenë shumë e shkurtër:

    - Zoti president, je betuar se do ta fusësh George Soros dhe sorrollopin e tij ne burg në Gitmo. Ne mezi po presim se njerëzit e Soros po bëjnë namin në Shqipëri.

    - Nuk ju duhet të prisni edhe shumë gjatë.

    - Suksese në zgjedhje! Zoti ju bekoftë!


    P.S Ia kanë bërë gati qelinë Edi Ramës në Gitmo thua?
    E besoj qe biseda ka qene e tille, se vetem nje budalla mund ti drejtohet nje politikani amerikan me pyetjen ; "e fut apo se fut ne burg ?!"

    Po nejse,kryesorja eshte i dha apo nuk i dha Trampi lek Kelliçit per fotografine ? Pse Kelliçi ka pranuar te dale me Trampin ne fotografi falas me "koston zero lek" ! Eshte hera e pare qe Kelliçi pranon fotografi me koston zero lek.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    ‘Lufta për liri’, Berisha poston fotomontazhin dhe bën pyetjen: Në cilën anë të historisë do të jesh?

    Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka postuar një foto në faqen e tij në facebook ku shtron një pyetje për ndjekësit e shumtë të dritares së tij në rrjetet sociale.

    “Në cilën anë të historisë do të jesh?”, shkruan kreu demokrat sipër një fotomontazhi ku është ai me Presidentin e SHBA Donald Trump në njërën anë dhe në anën tjetër është Miliarderi Soros, i biri i tij dhe kukulla e tyre në Tiranë.

    Ndërkohë që mesazhi i fotos është “Lufta për liri”.

    Mesazhi:

    Në cilën anë të historisë do të jesh?

    Emri:  492007142_1407534387394326_511041024829373573_n.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  53.3 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2025 më 12:07

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në kampin e Soros. Sali Berisha në kampin e Donald Trump.

    Pasqyra e FOX NEWS për zgjedhjet në Shqipëri; Në betejë sorosistë dhe trumpistë!

    Si po shihet loja politike në Tiranë nga e djathta amerikane

    Emri:  Screenshot 2025-04-17 at 12.21.55 PM.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  29.3 KB

    Artikulli i Fox News për Shqipërinë nuk është nga ato që jemi mësuar të shohim për vendin tonë në mediat e huaja. Një nga zërat më të fuqishëm të së djathtës amerikane sjell një panoramë krejt ndryshe të përballjes në zgjedhjet e 11 Majit, ku Shqipëria e Edi Ramës përshkruhet si një shtet i kapur nga aleanca politike e majtë globale, me George dhe Alex Soros në qendër të lojës dhe me një drejtësi të përdorur si armë kundër opozitës.

    Në anën tjetër, opozita shqiptare nuk prezantohet si një grup i përçarë, por si një target sistematik i një komploti të mirëorganizuar: i ekzekutuar nga SPAK, i mbështetur nga ambasada amerikane dhe e ndëshkuar me sanksione politike nga administrata e kaluar amerikane, që, sipas këtij artikulli, nuk është bërë në bazë të provave, por me përkrahjen e lobit të Soros.

    Në këtë pasqyrë, Sali Berisha paraqitet si një “Trump ballkanik”, i ndëshkuar me sanksione dhe i përjashtuar nga procesi politik jo për korrupsion të provuar, por për sfidën që i bën një rendi të ndërtuar nga të majtët brenda dhe jashtë vendit.

    Më shumë se për të ndryshuar narrativën publike brenda në Shqipëri, shkrimi duket se ka për synim të shënojë një kthesë në mënyrën si shihet loja politike në Tiranë nga e djathta amerikane. Jo më kot është publikuar në Fox News Digital si më poshtë:

    Soros kundër Trump: Socialistët shënjestrojnë konservatorët në zgjedhjet e ardhshme të një vendi europian

    Ish-ambasadori shqiptar në SHBA thotë se zgjedhjet e ardhshme në vend do të jenë më shumë si një përballje mes politikave të Presidentit Trump dhe atyre të George dhe Alex Soros-it, ndërkohë që partitë opozitare akuzojnë socialistët në pushtet për korrupsion.

    “Shqipëria tani është një sistem një-partiak që pretendon se mban zgjedhje,” tha për Fox News Digital Agim Nesho, ish-ambasador shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në Kombet e Bashkuara. Nesho thotë se zgjedhjet e majit “janë një përplasje mes ‘Trump-istëve’ dhe ‘Soros-istëve’, ku këta të fundit luftojnë për të mbajtur kontrollin mbi korrupsionin dhe shtetin në Shqipëri.”

    Në mes të akuzave për korrupsion dhe arrestimeve të fundit të kandidatëve të rëndësishëm të politikës shqiptare, disa kritikë kanë shprehur shqetësim për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin me 140 anëtarë të vendit, të planifikuara tani për më 11 maj.

    Nesho pretendoi se socialistët në pushtet “të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, janë me prirje autokratike të rrënjosura thellë… për më shumë se 12 vjet, janë mbështetur nga donatorë të pasur të së majtës si Alex Soros, mik i ngushtë i Ramës, dhe nga projekte si USAID dhe reforma në drejtësi e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, të cilën Rama e ka kapur dhe e ka përdorur për të sulmuar opozitën konservatore dhe të qendrës së djathtë.” Ai thotë gjithashtu se kryeministri “drejton një narko-shtet të fuqishëm që përhap frikë dhe ushtron kontroll mbi zgjedhjet.”

    Sipas Politico, ish-menaxheri i fushatës së Presidentit Trump, Chris LaCivita, iu bashkua në shkurt fushatës së Sali Berishës, liderit të djathtë të Partisë Demokratike në Shqipëri. LaCivita tha se Berisha ështe “një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe… do të punoje me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara.” Ai e quajti Ramën “kukull e George Soros-it.”

    Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, i tha Fox News Digital se qeveria e Ramës “ndaloi emrin tim dhe emrin e partisë time nga lista e votimit” gjatë zgjedhjeve të majit 2023. “Kur dështuan me këto masa,” tha ai, “ata shkuan edhe më tej.”

    Parlamenti i hoqi Berishës imunitetin ligjor në dhjetor 2023 dhe e vendosi në arrest shtëpie, nën akuzën se kishte përdorur pozicionin e tij për të ndihmuar dhëndrin të përvetësonte tokë private. Berisha thotë se “dokumente zyrtare provuan” se toka i përkiste gjyshit të dhëndrit të tij dhe ishte konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Berisha u lirua nga arresti shtëpiak. Ai u akuzua zyrtarisht për korrupsion në shtator, raportoi Associated Press.

    Zëdhënësi i Berishës, Alfred Lela, i tha Fox News Digital se Berisha është aktualisht në pritje të gjyqit.

    Përveç Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta u arrestua për akuza korrupsioni në tetor 2024, në një çështje që një burim e përshkroi për Fox News Digital si një “pwrdorim politik i gjyqësorit dhe e agjencive të zbatimit të ligjit.” Dikur aleat i Ramës, Meta ka theksuar shpesh rritjen e korrupsionit dhe autoritarizmit të qeverisë së Ramës.

    Emri:  Screenshot 2025-04-17 at 12.22.33 PM.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  36.1 KB

    Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros ka investuar mbi 131 milionë dollarë në Shqipëri midis viteve 1992 dhe 2020, duke “mbështetur në mënyrë direkte ngjitjen e z. Rama në pushtet”, sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Ligj & Drejtësi (European Center for Law & Justice) në vitin 2023.

    Qendra pretendon se Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka ndihmuar në shpërndarjen e një pjese të 60 milionë dollarëve që USAID shpenzoi për reformën në drejtësi në Shqipëri midis viteve 2000 dhe 2015, duke shpjeguar se opozita e ka “denoncuar këtë reformë si një përpjekje për të vendosur kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor.”

    Zyrat e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri dhe në SHBA nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta nga Fox News Digital në lidhje me akuzat që kundërshtarët i kanë adresuar kësaj organizate.

    Sipas një faqeje zyrtare të Fondacionit, grupi ka “caktuar 600,000 dollarë për të mbështetur procesin e reformimit të sistemit gjyqësor shqiptar” në vitin 2015 si pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Fondacioni për Shoqëri të Hapur pretendon se “fondet janë përdorur për të financuar një grup ekspertësh prej 20 vetash, për të zhvilluar aktivitete sensibilizuese, sondazhe publike, një faqe të dedikuar në internet dhe për të organizuar konferenca.”

    Emri:  Screenshot 2025-04-17 at 12.23.03 PM.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  34.5 KB

    NewsNation raportoi se Alex Soros udhëton shpesh në Tiranë dhe e quan atë “shtëpinë e tij të dytë”. Në korrik 2021, Soros postoi një selfie me Ramën në Instagram, duke e cilësuar kryeministrin si “mikun e tij të mirë.”

    Berisha thotë se tetë vite më parë i ka kërkuar Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian “të ndalojnë aktivitetin politik të [George] Sorosit në Evropë, pasi ai është armik i demokracisë.”

    Në një fjalim të dhjetorit, Berisha deklaroi se do të ndalojë veprimtarinë e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri, duke e cilësuar këtë grup si një “kërcënim të vërtetë kombëtar”, sipas Euronews Albania. Berisha akuzoi qeverinë Rama për keqmenaxhim të burimeve dhe dështim në luftën kundër varfërisë, gjë që, sipas tij, ka detyruar 45% të shqiptarëve të emigrojnë.

    Një tjetër pengesë për kandidimin e Berishës janë sanksionet që ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken shpalli kundër tij, gruas dhe fëmijëve të tij në maj 2021. Blinken deklaroi se Berisha kishte qenë “i përfshirë në akte korrupsioni, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përdorur pushtetin për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet dhe zyrtarët e tyre.”

    Berisha ka deklaruar se sanksionet ndaj tij janë “tërësisht rezultat i lobimit të korruptuar” nga George Soros dhe Edi Rama. Ai ka thënë gjithashtu se anëtarë të administratës Biden “e kanë kthyer Ambasadën Amerikane në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie,” duke i nxitur mbështetësit, gazetarët dhe biznesmenët të mos e mbështesin atë dhe partinë e tij. Ai pohoi se Departamenti i Shtetit “u ka kërkuar edhe vendeve të tjera të më sanksionojnë dhe të më izolojnë.”

    Berisha tha se sanksionet kanë penguar fushatën e tij. “Sigurisht që më dëmtojnë, sepse nuk mund të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë shumë të shumtë, dhe këtë herë, për herë të parë, ata kanë të drejtë të votojnë për partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e tyre të origjinës.”

    Emri:  Screenshot 2025-04-17 at 12.23.30 PM.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  29.6 KB

    Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se nuk kishte asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se institucionet amerikane kanë kthyer mbështetësit kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve nga Fox News Digital nëse sanksionet ndaj Berishës duhet të mbeten në fuqi, apo nëse ato pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

    Një zëdhënës i ish-presidentit Joe Biden nuk iu përgjigj pyetjeve nëse administrata e tij ka pasur ndonjë rol në kthimin e mbështetësve kundër Berishës.

    Nesho vuri në dukje se sanksionet “kanë mungesë… të provave dhe janë refuzuar nga opinioni publik shqiptar. Kjo duket si një lëvizje politike, e nxitur nga aleatët me fuqi të mëdha financiare të Ramës, si Alex Soros, të cilët përfitojnë si financiarisht ashtu edhe në ndikim nga qëndrimi i Ramës në pushtet.” Nesho i bëri thirrje administratës Trump që “ta heqë menjëherë këtë ndalim. Ai po nxit ndjenja anti-Amerikane dhe bie ndesh me vlerat e demokracisë dhe drejtësisë,” shtoi ai.

    Nesho pretendoi se “tre zgjedhjet e fundit kanë qenë të padrejta, të mbushura me frikësim dhe vjedhje. Zgjedhjet e ardhshme më 11 maj 2025 nuk duhet të jenë një shfaqje e rreme – ato duhet të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. SHBA dhe BE duhet të kërkojnë këtë standard ose të kërkojnë që votimi të shtyhet derisa të përmbushë standardet e duhura.”

    Fox News Digital ka kontaktuar disa herë për koment kryeministrin shqiptar Edi Rama, Fondacionin për Shoqëri të Hapur (OSF), një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, si dhe Ambasadën Shqiptare në Washington, D.C., në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndërhyrje të OSF në zgjedhje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    FoxNews përshtati Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 15:18
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2023, 18:22
  3. Një muze virtual për kampin e internimit komunist në Maliq
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2021, 00:41
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2017, 17:56
  5. Ministri Manjani: Juda i Drejtësisë në kampin e Mazhorancës
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2016, 02:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •