08:11 | 03/04/2025-gazeta SOT.
Arësyet dhe faktorët që kanë shkaktuar këtë rotacion politik nga e majta liberale demokrate për tek autokracia dhe tek e djathta konservatore janë të shumta, por më të spikaturat mund të them se Liberalizmi demokratik perëndimor në emër të mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut ka ndërhyrë në mënyrë jo demokratike:
Së pari- duke ndërhyrë në punët e brëndëshme të shumë shteteve për të ndryshuar rregjimin dhe në disa raspte duke u përpjekur të përshpejtojë proceset demokratike aty nëpërmjet `grushtit të shtetit`, nëpërmjet të ashtuquajtura `revolucione` portokallinj, apo të kadifejtë, apo nëpërmjet `pranverës arabe`, apo duke nxitur Ukrainën të mos nënëshkruante Marëveshjet Minsk 1 dhe Minsk 2 e për pasojë duke shkaktuar një luftë të panevojshme me preteksitn e frikës nga Rusia.
Këto ndërhyrje në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut apo të vendosjes së demokracive në vëndet jo demokratike, nëpërmjet mjeteve jo-demokratike, na kujtojnë parrullat e Fidel Kastros i cili thoshte se… `nëse SHBA eksporton kapitalin ne do të eksportojmë Revolucioni`, apo parrullën famëkeqe tashmë të harruar `Socializm apo Vdekje`.
Së dyti- duke përhapur dhe influencuar madje duke promovuar dhe lavdëruar në të gjitha vëndet e tjera perëndimore dhe më shumë në ato lindore dhe të lindjes së afermë dhe të largët, gjithashtu në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut të grupeve sociale të orientuara seksualisht në mënyrë të gabuar apo siç quhen grupet e degjeneruara të LGBTQ, duke ndotur shoqërite dhe lëvizjet sociale dhe kulturore me pisllëqet e degradimit moral.
Dihet që shoqëritë e shumë shteteve nuk mund të pranojnë (e jo madje të promovojnë), një stil jetese të degjeneruar dhe aspak të moralshme. Aq më keq duke porositur apo madje duke detyruar shtete për të stimuluar vlera që binin në kundërshtim me moralin dhe traditat socilae. Kjo ndodhi pjesërisht edhe tek ne ku për pak u bënë ndryshime ligjore për të zëvëndësuar gjinite mashkull-femër apo burrë grua në Prindër 1 dhe Prindër 2 apo me gjini të papërcaktuar.
Si pasojë e këtyre devijacioneve sociale, morale, etike, duke shtuar edhe emigracionin shumë herë politiko-fetar që vinte dhe vjen nga vendet e pazhvilluara dhe ato me fe islame, demokracia liberale ndoshta e nxitur dhe nga grupe politike që kërkojnë anarki dhe pakësim të popullatës, arriti në skaje aspak të pëlqyera nga masat sociale të vëndeve perëndimore të cilat po e gjejnë shpëtimin duke votuar parti të djathta dhe konservatore.
Politikanët e majtë që shkaktuan këtë problem të madh ndërkombëtar e botëror po përpiqen ta shuajnë, duke përdorur paradoksalisht metoda të censurimit të kundërshtarëve politikë, të mbylljes së disa tv-ve apo të frikësimit me `gogolin rus`. Kjo po ndodh edhe në SHBA ku administrata Trump nëpërmjet institucionit të Elon Musk- DOGE (Department of Government Efficiency (DOGE) ka konstatuar se si qeveritë e demokratëve kanë shpërdoruar miliarda dollar në kurriz të popullit amerikan duke e çuar deficitin shtetëror deri në 30 trilion dollarë. Nga këto sipas Elon Musk 3.7 trilion dollarë janë zhdukur dhe nuk mund të gjurmohen se ku kanë shkuar. Pra SHBA ka probleme konomiko-financiare brënda vëndit por edhe ligjore.
Një shpresë e mirë për Ballkanin Perëndimor është se Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një grupi pune ekspertësh të sigurisë për të “stabilizuar përfundimisht marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor”. Të gjitha opsionet janë të hapura, kështu që grupi duhet të shqyrtojë edhe mundësinë/perspektivën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Në këtë kuptim edhe vëndi ynë i vogël i drejtuar nga parti të majta që pas vitit 1944 e deri më sot, por që ndonjërës i pret Timoni djathtas, mendoj se duhet të mbështeten tek SHBA përsa i përket çështjes strategjike të një Federate shqiptaro-kosovare të cilën mund ta mbështesë Trump sepse përputhet me Strategjinë amerikane në Ballkan.
Përsa i përket integrimit Europian, idea e integrimit brënda vitit 2027-20230 është e pëlqyeshme sepse për Shqipërinë integrimi do të thotë rritje rrogash, punësim, lëvizje e lire, por edhe lufta më e ashpër kundër korrupsionit duke zbatuar ligjet.
Së fundmi, e parë nga pikpamja se cila është më e mirë Demokracia liberale më LGBTQ apo një demokraci pa ato, mendoj se kjo e fundit është më e pëlqyeshmja për popullin shqiptar edhe në se mund të mbizotërojë përkohësisht një autokraci që zbaton ligjet e Demokracisë.
Krijoni Kontakt