Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, z. Joan, në Tiranë 29.03.2025

    Emri:  486536223_980964804124872_3246483509855637537_n.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  47.1 KB

    Emri:  Screenshot-2025-03-29-114200.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  42.6 KB

    Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, z. Joan, në Tiranë


    Në një atmosferë të mbushur me gëzim të madh shpirtëror, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, të mbushur plot me besimtarë dhe përfaqësues të shumtë, u zhvillua sot, më 29 mars 2025, ceremonia e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan (Pelushi), si Primat i ri i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky moment historik shënon fillimin e një epoke të re për Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të ndjerë Anastas, i cili, për më shumë se tridhjetë vjet, e ringjalli Kishën nga rrënojat e persekutimit të egër ateist.

    Emri:  Kryepiskopi-Joan-29.03.2025-1-400x710.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  36.2 KB

    Ceremonia nisi me hyrjen e Kryepiskopit të ri në kishën katedrale, në prani të përfaqësuesve të të gjitha Kishave Orthodhokse, përfaqësive diplomatike, krerëve fetarë, zyrtarëve të qeverisë dhe një numri të madh besimtarësh. Pas hyrjes, nga Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, u lexua qarkorja e Sinodit të Shenjtë për shpalljen e Kryepiskopit të ri. Më pas, u zhvillua shërbesa e shenjtë sipas rregullit kishtar dhe vijuan fjalët përshëndetëse. I pari që mori fjalën ishte Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla, i cili, në emër të Sinodit të Shenjtë, i dorëzoi Kryepiskopit të ri shkopin kryebaritor. Më tej, fjalime mbajtën një klerik nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropoliti i Kalqedonës, z. Emanuel, përfaqësues i Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Vartholome dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Bajram Begaj.

    Emri:  Kryepiskopi-Joan-29.03.2025-02-1-600x338.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  43.9 KB

    Në fjalën e Fronëzimit, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Perëndisë dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në ringritjen dhe rrugëtimin e Kishës së Shqipërisë. I prekur, ai u shpreh: “Falënderojmë dhe nderojmë martirët e Ilirisë, të cilët përhapën dritën e besimit në trojet ku jetojmë, me gjakun dhe jetën e tyre; etërit dhe shenjtorët që ruajtën dritën e besimit ndër shekuj; si dhe dëshmorët e rinj, të cilët, në kohët më të vështira për Kishën dhe vendin tonë, dhanë jetën për të mbrojtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre.”

    Kryepiskopi i ri përmendi në mënyrë të veçantë paraardhësit e tij, duke theksuar kontributin e veçantë të Theofan Nolit dhe të Kryepiskopit Anastas, për të cilin u shpreh: “Ai nuk u mjaftua vetëm në rindërtimin e mureve dhe të infrastrukturës fizike të Kishës, por përpjekja e tij thelbësore ishte të ndërtonte një Kishë ku Zoti të adhurohej ‘në shpirt dhe në të vërtetë’.”

    Emri:  Kryepiskopi-Joan-29.03.2025-03-1-600x338.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  43.7 KB

    Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, shpalosi shtatë shtylla themelore të misionit të tij të ri: ruajtjen e Traditës së Shenjtë, forcimin e unitetit brenda Kishës, ruajtjen e ekuilibrit midis “Ungjillit të Mbretërisë” dhe “Ungjillit Social”, mbrojtjen e vlerave të martesës dhe të familjes, ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, inkurajimin e të rinjve për të dashur atdheun e tyre dhe për të mos e braktisur atë, si dhe kultivimin e marrëdhënieve me të gjitha Kishat dhe bashkësitë e tjera fetare. “Personalisht do të përpiqem me gjithë fuqinë time t’i shërbej grigjës që më është besuar nga Perëndia, duke pasur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se ‘Biri i njeriut nuk erdhi për t’u shërbyer, por për të shërbyer’,” përfundoi Fortlumturia e Tij.

    Emri:  Kryepiskopi-Joan-29.03.2025-04-1-600x800.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  54.0 KB

    Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me emrin civil Fatmir Pelushi, ka lindur në Tiranë në vitin 1956. Ai u pagëzua fshehurazi në vitin 1979, gjatë periudhës së persekutimeve, nga atë Kozma Qirjo, i cili më vonë u bë Episkopi i Apolonisë. Ka ndjekur studimet në degën e Psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin Teologjik të Kryqit të Shenjtë në Boston, ku u dallua për rezultatet e tij të shkëlqyera. U dorëzua dhjak dhe prift në vitin 1994, ndërsa në vitin 1998 u zgjodh Mitropolit i Korçës, detyrë të cilën e mbajti për njëzet e shtatë vjet, duke zhvilluar një veprimtari të pasur baritore, shpirtërore dhe shoqërore. Ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë konferenca dhe dialogë ndërorthodhoksë dhe ndër të krishterë dhe ka shkruar e përkthyer një sërë veprash teologjike në gjuhën shqipe.

    Në ceremoninë e Fronëzimit të Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë morën pjesë: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, znj. Belinda Balluku si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Të pranishëm ishin, gjithashtu, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, z. Nikos Dendias dhe Ministrja e Arsimit, znj. Sofia Zacharaki. Selia e Shenjtë u përfaqësua nga Kryepiskopi z. Flavio Pace, i shoqëruar nga përfaqësues të nivelit të lartë të Vatikanit. Nga Kishat Orthodhokse morën pjesë Mitropolitët: Emanuel i Kalqedonës dhe Serapioni i Paramithisë, Filiatëve dhe Gjiromerit (nga Patriarkana Ekumenike), Serafimi i Zimbabvesë dhe Angolës (nga Patriarkana e Aleksandrisë), Ignati Al-Houshi i Francës, Evropës Perëndimore dhe Jugore (nga Patriarkana e Antiokisë), Nektari i Anfidonit (nga Patriarkana e Jerusalemit), Nestori i Korsunit dhe Evropës Perëndimore (nga Patriarkana e Rusisë), Theodhosi i Rashkës-Prizrenit dhe Arsenio i Nishit (nga Patriarkana e Serbisë), Nifoni i Tërgovishtit (nga Patriarkana e Rumanisë), Serafimi i Nevrokopit dhe Grigori i Vracës (nga Patriarkana e Bullgarisë), Gerasimos Sarasenicze i Zugdidit dhe Çaisit (nga Patriarkana e Gjeorgjisë), Peshkopi Kristofor i Karpasias (nga Kisha e Qipros), Justini i Krenës së Re, Athanasi i Sisanit dhe Siatistës, Nektari i Korfuzit, Kaliniku i Kosturit (nga Kisha e Greqisë), Peshkopi Pavllo (Tokajuk) (nga Kisha e Polonisë), Kryepeshkopi Gjergji i Mihalovcës dhe Kosicës (nga Kisha e Çekisë dhe Sllovakisë), Josifi i Tetovës dhe Gostivarit dhe Jakovi i Shtipit (nga Kisha e Maqedonisë së Veriut), Nikodhimi i Bostonit (n ga Kisha Orthodhokse e Amerikës – OCA). Patriarkana e Jerusalemit u përfaqësua, gjithashtu, nga priftmurgu Irine, ndërsa Patriarkanat e Moskës dhe të Serbisë u përfaqësuan përkatësisht nga arkimandritët Irine dhe Andrea.

    Pas përfundimit të ceremonisë u shtrua një drekë zyrtare në nder të Kryepiskopit të ri dhe të të ftuarve të pranishëm.



    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-03-2025 më 22:40

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, në ditën e Fronëzimit

    Emri:  Fronezimi-01.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  37.7 KB

    Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, në ditën e Fronëzimit


    Tiranë, 29 Mars, 2025



    Atij që na deshi, edhe që na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij, edhe që na bëri mbretër dhe priftërinj të Perëndisë dhe Atit të tij, atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve (Zb. 1:6). Do të falenderoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemrën time, edhe do ta lavdëroj emrin tënd përjetë. Se e madhe është mëshira jote ndaj meje. (Ps. 85. 12-13)

    I
    Me këto fjalë të Shkrimit të Shenjtë dua të shpreh falënderimin tim të thellë ndaj Perëndisë për të gjitha të mirat që ka bërë për mua dhe për Kishën tonë. Falënderimi ndaj Perëndisë përfshin, gjithashtu, edhe të gjithë ata njerëz me anë të cilave Perëndia i bëri të mundura këto.

    Falënderojmë dhe nderojmë martirët e Ilirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, duke dëshmuar me gjakun dhe jetën e tyre; oshënarët dhe shenjtorët që e mbajtën dritën e besimit ndër shekuj; martirët e rinj, të cilët, në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për kishën dhe vendin tonë, dhanë jetën tyre për të ruajtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre. Një listë e gjatë të cilën do e kujtojmë gjithmonë me nderim dhe mirënjohje.

    Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20-të, Kisha u përball me persekutimin e egër komunist. E gjithë infrastruktura materiale dhe njerëzore u shkatërrua plotësisht. Kishat dhe manastiret u prishën nga themelet, ose u shndrruan në stalla, depo etj. Ata shkatërruan muret e jashtme, por nuk mundnin dot të shkatërronin besimin në zemrat njerëzve. Mijra burra e gra të devotshmëm, u përndoqën dhe u persekutuan për shkak të besimit të tyre, shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën për atë besim. Ishte pikërisht dëshmia e këtyre njerëzve, ajo që frymëzoi mijra vetë tjerë të mbanin dhe ta bënin besimin e krishterë qendrën e jetës së tyre, duke u bërë një shembull real i premtimit të Zotit se dyert e ferrit nuk do ta mposhtin Kishën e tij, të ngritur mbi shkëmbin e besimit (Mt. 16:17-18).

    Gjatë gjithë historisë Kisha jonë ka kaluar permes zjarrit dhe ujit, por ti na nxore në vend ngushëllimi (Ps.65:12). Në kohëra kritike dhe të vështira Perëndia e vizitoi kishën tonë, duke dërguar njerëz të ndritur e të devotshëm. Në këtë ditë dua të nderoj, gjithashtu, kujtimin e të gjithë paraardhësve të mi dhe përpjekjet e tyre të mëdha për tu kujdesur për grigjën që u ishte besuar. Në listën e gjatë do të doja të përmendja dy personalitete të shquara.

    Në gjysmën e parë të shekullit 20-të, në një kohë të vështirë për kishën dhe vendin tonë, Imzot Theofan Noli ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme; me një karakter kurajoz për të pasur guximin për të shkelur në udhë të panjohura dhe për të hapur shtigje të reja; një njohës i mirë i jetës kishtare dhe i doktrinës së saj; zotërues i shumë gjuhëve dhe ekspert i mirë i muzikës kishtare dhe i apasionuar me të. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare. Në një kohë rekord, i vetëm dhe në mungesë të një tradite të gjuhës kishtare, ai e pajisi kishën me librat kryesorë të adhurimit orthodhoks. Shpirti i tij poetik dhe kultura e gjërë do ti jepnin përkthimeve të tij një fuqi dhe bukuri të papërsëritëshme.

    Në fund të shekullit 20-të, kur kisha orthodokse, si të gjitha komunitetet e tjera fetare të vendit, u gjet krejtësisht e rrënuar dhe ringritja e saj dukej një mission i pamundur. Por, përsëri, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur të pajisur gjithashtu me talente shumta – Kryepiskopin Anastas – i cili e bëri të mundur rindërtimin e saj. Ai, jo vetëm që arriti të realizonte ndërtimin e mureve të Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, por përpjekja e tij kryesore ishte për të pasur një kishë ku Perëndia të adhurohet “me frymë dhe të vërtetë”. Në vizionin e tij ndërtesat nuk ishin një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpëtimtare të kishës. Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe falje brenda Kishës dhe më gjërë, frymë, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta vazhdojmë.

    Për të gjitha këto mendoj se më e pakta që ne mund të bëjmë është t’u themi faleminderit dhe t’u jemi gjithmonë mirënjohës, sepse besimi i vërtetë nuk ndahet nga falenderimi dhe mirënjohja. Asgjë nuk është më e pëlqyeshme te Perëndia se sa një shpirt mirënjohës dhe falenderues… Mirënjohja nuk shton asgjë te Perëndia, por na sjell më afër tek Ai – shkruan Shën Joan Gojarti. Sa më shumë mirënjohje të kemi, aq më afër do jetë Perëndia tek ne. Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij – na mëson shën Pavli (Kol. 3:17).

    II
    Por falënderimi, ashtu si çdo ndjenjë e thellë, nuk mund të jetë vetëm ndjenjë, por është edhe veprim. Ç’do t’i japë Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? – pyet veten Psalmisti (Ps.115:12). Kjo pyetje na drejtohet edhe neve sot. Jam i vetëdishëm për peshën e madhe mbi supet e mia të dobëta. Vetëm shpresa se Perëndia është Ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit (Is. 40:49), na jep kurajë dhe fuqi për të vazhduar, pa u lodhur, përpjekjet për të përmbushur këtë mission të shenjtë ndaj Kishës së Tij.

    Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli në të cilin jetojmë me teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida të reja dhe të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor në përgjithësi dhe nga këto sfida, pa dyshim, nuk mund të përjashtohet as edhe Kisha jonë Orthodhokse. Ne na duhet që të përballemi me këto sfida, jo vetëm thjesht për t’u mbrojtur, por edhe të gjejmë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë sonë në këtë kohë.

    Ndonëse kohërat dhe përgjigjet nuk mund të jenë gjithmonë të njëjta dhe metodat mund të jenë të ndryshme, por fryma që i përshkron ato duhet të mbetet gjithmonë e njëjtë – dashuria ndaj Perëndisë dhe ndaj të gjithë njerëzve, kushdo qofshin ata. Përpjekjet dhe përqëndrimi ynë duhet të jenë:

    1- Ruajtja dhe mbrojtja e Traditës së shenjtë dhe besnikëria ndaj mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostujt deri në ditët tona, sepse vetëm duke u mbështetur në vlerat, që rrjedhin nga mësimi i Zotit, ne mund ta ripërtërijmë jetën tonë shpirtërore. Bota e sotme vuan nga mungesa e kësaj jete dhe mungesa e saj sjell edhe mungesën e jetës kulturore dhe intelektuale, duke e varfëruar jetën dhe shoqërinë tonë.

    2 – Forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të realizuar qëllimin e saj. Vetëm nëse jemi të bashkuar, Kisha mund të forcohet dhe dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Çdo mbretëri që ndahet kundër vetes së saj, shkretohet – na mëson Zoti – edhe një shtëpi kundër shtëpisë, bie (Llk. 11:17). Uniteti ruhet vetëm atje ku është gëzimi, paqja dhe dashuria ndërmjet njëri-tjetrit. Pra, vëllezër – shkruan shën Pavli – gëzohuni, ngushëllohuni, jini në një mendje, kini paqe, edhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë bashkë me ju (2 Kor. 13:11).

    3 – Prioriteti i Kishës ka qenë gjithmonë Ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë. Por, ajo e kupton këtë Ungjill të Mbretërisë, të rëndësishëm edhe në këtë jetë. Prandaj ajo është përpjekur për të ruajtur balancën, pa kundërvënie dhe pa zgjedhur njërin dhe neglizhuar tjetrin, ndërmjet Ungjillit të Mbretërisë, ku përfshihet vepra pastorale për shpëtimin e njeriut dhe “Ungjillit Social”, ku përfshihet përkujdesja ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar, sepse të dy aspektet janë të rëndësishëm dhe të ndërlidhur. Nëse nuk e gjen Krishtin tek lypësi në dyert e Kishës – thotë Shën Joan Gojarti – nuk do e gjesh në kupën e kungimit.

    4 – Siç dihet dhe pranohet nga të gjithë familja është qeliza fillestare e jetës shoqërore. Kisha Orthodhokse mëson se një familje e shëndetshme ndërtohet mbi shenjtërinë e martesës, si një doktrinë themelore e pa diskutueshme dhe e patjetërsueshme. Është më se e nevojshme të themi, se shoqëria e sotme ka nevojë për t’i rizbuluar vlerat e patjetërsueshme të martesës dhe familjes. Sepse ndodh shpesh here, që në emër të progresit dhe zhvillimit, janë shkatërruar vlerat dhe lidhjet tradicionale, duke e dëmtuar rëndë familjen, martesën dhe vetë personin njerëzor. Besimi në Perëndinë është një garanci për ruajtjen e këtyre vlerave jetike për njerëzimin dhe për të patur një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

    5 – Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.

    6 – Duhet të inkurajojmë, me dashuri dhe me urtësi, sidomos të rinjtë, ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ato do të sjellim gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

    7 – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18). Ajo do të përpiqet, brenda mundësive të saj modeste, të nxisë dhe të ketë një pjesëmarrje aktive, si në dialogun pan-orthodhoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët.

    IIΙ
    Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time t’i shërbej grigjës që më ka besuar Perëndia, duke patur parasysh gjithmonë fjalët e Zotit se Biri i njeriut nuk erdhi që të shërbehet, po që të shërbejë (Mt. 20:28). Do të përpiqem të jem i gatshëm për të dëgjuar dhe për t’u këshilluar me klerikët dhe laikët dhe për vizita pastorale në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë Jisu Krisht, Themeluesit të Kishës, të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë, por njëkohësisht të shenjtë.

    Së fundi do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj anëtarëve të Sinodit të shenjtë, të cilët më besuan dhe më zgjodhën. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e Kishave të tjera orthodhokse, autoritetet shtetërore, përfaqësuesit diplomatikë, gjithë klerikët dhe besimtarët e kishës sonë, si edhe miqtë e dashamirësit, për praninë e tyre dhe lutem që Perëndia ta mbrojë Kishën tonë, ta ndriçojë popullin tonë dhe ta bekojë vendin tonë. Amin!

    KOASH

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Foto nga dita e sotme

    Emri:  487399309_1153109920160274_7562238887013450774_n (1).jpg

Shikime: 94

Madhësia:  53.6 KB

    Emri:  487947083_1153112320160034_2513450330593130118_n (1).jpg

Shikime: 93

Madhësia:  46.9 KB

    Emri:  487502620_1153113723493227_911762067241295205_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  38.7 KB

    Emri:  487454096_1153114333493166_4727681950370165821_n.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  49.1 KB

    Emri:  487506026_1153114056826527_7780391467315167325_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  68.5 KB

    Emri:  487387893_1153114513493148_7521801592650433056_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  50.8 KB

    Emri:  486701724_1153114363493163_4142064630126155210_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  50.8 KB

    Emri:  487811491_1153112973493302_1108075625470382672_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  46.5 KB

    Emri:  487552477_1153113030159963_925385179156417428_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  19.1 KB

    Emri:  487323388_1153113133493286_3327185133043376664_n.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  40.8 KB

    Emri:  487340249_1153113170159949_2584972483724737226_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  43.5 KB

    Emri:  487807575_1153113263493273_3050824674338689167_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  41.4 KB

    Emri:  487688907_1153113310159935_1533608858558537719_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  33.2 KB

    Emri:  487475525_1153125133492086_1968232696536799249_n.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  23.0 KB

    Emri:  487557310_1153113400159926_6918562216521603374_n.jpg

Shikime: 91

Madhësia:  74.4 KB

    Emri:  487770515_1153114153493184_6052995259676377894_n.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  44.7 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-03-2025 më 16:31

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Presidenti Begaj në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Emri:  IMG_5466-scaled.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  27.6 KB

    Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

    Emri:  IMG_5440.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  28.2 KB

    Para klerikëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe besimtarëve ortodoksë, Presidenti i Republikës uroi Fortlumurinë e tij Joan për ngjitjen në fronin më të lartë të Kishës, duke e quajtur këtë ditë si historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

    “Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqe, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve! Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik!” – uroi Presidenti i Republikës.

    Emri:  IMG_5442.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  31.5 KB

    Fronëzimin e Kryepeshkopit Joan Presidenti Begaj e cilësoi si një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit që nis me shpresë, me besim dhe përgjegjësi, teksa njëkohësisht shprehu mirënjohje ndaj Kryepeshkopit të mëparshëm, Anastas, për shërbimin me urtësi dhe përkushtim.

    Gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e etërve të Kishës për ruajtjen e Autoqefalisë dhe kontributin patriotik e atdhetar të tyre përgjatë procesit të shtetformimit dhe në vitet e errëta të regjimit diktatorial.

    Emri:  IMG_5441.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  59.2 KB

    Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, rëndësinë që ka kisha, jo vetëm si institucion fetar, por edhe si një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore e kombëtare.

    Presidenti Begaj ftoi të gjithë qytetarët në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar ndërsa garantoi mbështetjen e shtetit në gjithçka që shërben për të mirën e qytetarëve, që forcon harmoninë dhe bashkëjetesën mes besimeve, që forcon mirëkuptimin dhe vlerat që na bashkojnë.

    Emri:  IMG_5444.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  33.8 KB

    Presidenca

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ ME RASTIN E FRONËSIMIT TË FORTLUMTURISË, KRYEPESHKOPIT JOAN

    Emri:  IMG_5442.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  31.5 KB

    I nderuar Sinod i Shenjtë,

    Fortlumturi Kryepeshkop Joan, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,

    Të nderuar besimtarë ortodoksë dhe të pranishëm,

    Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në këtë ditë të shënuar dhe historike për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Dita e sotme është një ditë historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

    Me fronëzimin tuaj sot si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Ju, Fortlumturi, radhiteni krahas Prelatëve, paraardhësve tuaj: Visarion Xhuvani, Kristofor Krisi, Pais Vodica, Damian Kokoneshi dhe Anastas Janullatosi.

    Secili prej tyre, me veçantinë dhe dhuntinë e tij ka luajtur një rol të çmuar në shpalljen dhe njohjen e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse.

    Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkop Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, një kapitull që nis me shpresë, me besim dhe me përgjegjësi.

    Ky është një moment solemn, i cili përmbledh në vetvete vazhdimësinë dhe përkushtimin.

    Në këtë udhëtim të ri nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen time të thellë për Kryepeshkopin e mëparshëm Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë, dritë dhe një trashëgimi shumë të vlefshme.

    Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar. Ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.

    Në kohë paqeje apo trazirash ka qenë pranë besimtarëve si një zë që i mbron dhe i jep shpresë dhe i ngushëllon dhe si shembull që frymëzon. Ajo ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formësimin e një shoqërie të drejtë, të dashur e të ndershme.

    Shtetet e reja që kishin në përbërje edhe besimtarë ortodoksë, pasi shpallnin pavarësinë politike, gjeja e parë që bënin ishte shpallja e autoqefalisë kishtare, sipas parimit: “një kishë e lirë në një shtet të lirë”, e cila pasohej me njohjen zyrtare nga Patriarkana Ekumenike.

    Të njëjtën rrugë ndoqi dhe bëri të mundur nga besimtarët ortodoksë shqiptarë me mbajtjen e kongresit historik të Beratit gati 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, (10-12 shtator 1922).

    Nga ky kongres mori udhën themelimi i autoqefalisë shqiptare, me kontribut të çmuar të Theofan Noli, Visarjon Xhuvani, Jerotheo Jaho, Kristofor Kisi e shumë të tjerë.

    Pas shumë përpjekjeve, negociatave e kongreseve të tjera, vetëm në vitin 1937 u dha Tomosi Patriarkal dhe Sinodial, që njohu zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

    Faktkeqësisht, në vijim, atë që nuk mund ta bënin dot as pushtuesit e huaj, e bëri regjimi diktatorial me anë të persekutimit të brendshëm komunist. Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, duke rrafshuar çdo objekt fetar në vend e zhveshur çdo klerik.

    Regjimi zhbëri edhe Autoqefalinë.

    Pas 23 vitesh ateizëm shtetëror dhe pas 33 vitesh veprimtari misionare historike të Kryepeshkopit Anastas, më në fund ne po përjetojmë me gëzim fronëzimin e Fortlumturisë suaj, Kryepeshkop Joan, të zgjedhur me vota unanime, nga një Sinod, me shumicë peshkopësh shqiptarë.



    I dashur Fortlumturi,

    Fronëzimi juaj përkon me një vit të veçantë, ku i gjithë krishterimi kujton 1700-vjetorin e Koncilit të Parë Ekumenik të Nikeas.

    Aty, ndër të tjera, u formuluan nenet e para të kredos kristiane, u vendos parimi i sinodalitetit të Kishës Universale si një parim demokratik dhe mënyra e saktë e përllogaritjes së datës paskale, si dhe u sanksionua festimi i Pashkëve nga të gjithë krishterët e të gjithë botës në të njëjtën ditë.

    Zoti e bëri të mundur që në këtë vit përkujtimor të gjithë të krishterët e botës do ta festojnë bashkërisht Pashkën, duke na rikujtuar rëndësinë e përafrimit, të bashkimit dhe kungimit të plotë, ashtu siç ishte për një mijë vitet e para të historisë së krishterimit.

    Nga kjo katedrale e shenjtë le të përcjellim sot një mesazh që tejkalon kufijtë e besimit dhe fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar.

    I dashur Fortlumturi,

    Në këtë ditë të bekuar ju uroj që shërbesa juaj të jetë e qetë, e gjatë, e ndritur dhe frymëzuese!

    Lutem që Zoti t’ju japë forcë, mençuri dhe përulësi në këtë rrugëtim fisnik! Qofshi gjithmonë shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë tonë.

    Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqje, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve.

    Në këtë mision të madh ju nuk do të jeni vetëm. Kisha besimtarët dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë me ju dhe shteti do të mbështesë gjithçka që shërben për të mirën e njerëzve, që forcon harmoninë dhe bashkëjetesën mes besimeve, që forcon mirëkuptimin dhe vlerat që na bashkojnë.

    Në fund, më lejoni të bashkohem edhe unë me lutjet dhe urimet e besimtarëve të Shqipërisë e më gjerë, që vitet tuaja në drejtimin e grigjës ortodokse shqiptare të jenë të shumta, të bekuara e të frytshme, në mbrojtje të të drejtave dhe interesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe të kombit shqiptar.

    Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik!

    Urime Fortlumturi Kryepeshkop Joan!


    Presidenca
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2025 më 16:23

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Lavdi Zotit që asnjëherë nuk na ka braktisur por është kujdesur dhe na ka bekuar gjithmonë ne orthodhoksët. Dhe përzgjedhja e Mitropolitit Joan për të drejtuar Kishën Orthodhokse në Shqipëri është një bekim i madh i Perëndisë për atë popull. Ai është një njeri i denjë dhe i besës karshi Zotit tonë Jisu Krisht, karshi Kishës së Tij, dhe karshi grigjës së besimtarëve orthodhoksë shqiptarë që Perëndia i ka besuar të kujdeset. Këtë gjë nuk e ka dëshmuar me fjalë. Fjalët i merr era. Ai i ka dëshmuar me vepra në këto 30 vjet në shërbim të Kishës në Shqipëri. Fakti që Sinodi i Shenjtë e votoi unanimisht, është një bekim i madh Perëndie! Ai gëzon bekimin e Perëndisë, ai gëzon mbështetjen e vëllezërve episkopë në Sinodin e Shenjtë, ai gëzon edhe besimin e besimtarëve orthodhoksë të cilëve u ka shërbyer për 30 vjet. Siç e kemi traditën kishtare ne orthodhoksët, të gjithë me një zë e përshëndesim Kryepiskopin me fjalën greke: Aksios! I denjë! I denjë në sytë e Perëndisë, i denjë edhe në sytë e besimtarëve të thjeshtë orthodhoksë shqiptarë.

    Në një ditë të tillë historike, gjithë besimtarët orthodhoksë me flakën e besimit të gjallë në zemrat e tyre, derdhin lotë gëzimi. Kush do ta kish menduar në 1991 me rënien e komunizmit në Shqipëri e me hapjen e Kishave të rënuara, që brenda një 30 vjeçari Perëndia do të na bekonte kaq shumë! Thirrja e Kryepiskopit Anastas nga Perëndia për të shërbyer në Shqipëri ishte një bekim i madh për atë popull. Fortlumturia e Tij Anastas bëri të mundur jo vetëm ringritjen fizike të Kishës së rënuar, por ndezi edhe flakën e besimit orthodhoks në brezin e ri të shqiptarëve. Në këtë ditë të shënuar, Fortlumturia e Tij Anastas gëzon në qiell, tek shikon birin e tij shpirtëror, të ulet në Fronin e Krishtit në katedralen e Tiranës.

    Ajo që më gëzon mua është që një përmetar është sot në krye të Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Përmeti i rilindasve është edhe qyteti me traditën më të bukur të besimit orthodhoks në gjithë Shqipërinë. Siç thotë edhe Hirësia më lart në fjalën e tij, nuk mund të duash Perëndinë e të mos duash vendin e popullin tënd. Kjo ditë historike është edhe një ditë ndërgjegjësimi për të gjithë ne të krishterët orthodhoksë, kudo që jemi në Shqipëri apo në botë, të mbështesim sa të mundim Kishën tonë dhë shërbëtorët që Perëndia ka thirrur të shërbejnë në të, me lutjet tona, duke vënë në shërbim të Kishës talentet që Zoti na ka dhënë, dhe duke ndihmuar edhe financiarisht Kishën me aq sa të mundim.

    Për shumë vjet o Kryezot në misionin e besuar nga Perëndia!

    Të falenderojmë o Zot që asnjëherë nuk e braktis këtë popull të lashtë, por na mbron e bekon!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-03-2025 më 21:54

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi


  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 29 mars 2025 - Fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi

    Kryepeshkopi Joan: Nga përçarjet humbasim të gjithë

    Emri:  1743448481_joanpelushi.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  39.1 KB

    Pasardhësi i Kryepeshkopit Anastas, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median greke To Vima ku ka folur për ecurinë dhe të ardhmen e Kishës së Shqipërisë, ndërsa rendit ngjarjet që shënuan jetën e tij.

    Intervista e plotë:

    -Vdekja e të bekuarit Kryepeshkop të Shqipërisë Anastas ju la një trashëgimi të rëndë. A mund të përshkruani ndjenjat tuaja si pasardhës i tij dhe cilat janë mendimet tuaja për të ardhmen e Kishës së Shqipërisë?

    Kryepeshkopi: Largimi nga jeta i kryepeshkopit të ndjerë Anastas la një zbrazëti të madhe në kishën tonë. Ne ishim të sigurt kur e kishim atë, sepse çdo problem që u ngrit u zgjidh nga ai, si dhe fryma që ai u përhapi brenda kishës, duke u përqëndruar në drejtime të caktuara.

    -Ju keni lindur në një mjedis bektashi. Anëtarët e familjes suaj u burgosën nga regjimi ateist. Kur morët thirrjen për krishterim dhe çfarë vështirësish ju është dashur të kapërceni që atëherë?

    Kryepeshkopi: Mjedisi ku u rrita ishte shumë i ndryshëm nga ai që perceptohej nga jashtë. Nuk mund të kuptohet pa njohjen e të gjitha kushteve historike, kulturore dhe politike të vendit tonë. Paraardhësit e mi ishin të krishterë, por gjatë sundimit osman u konvertuan në bektashi. Një përhapje e madhe e bektashizmit ndodhi në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili ishte edhe vetë bektashi, veçanërisht në jug të Shqipërisë, ku ndodhet krahina e prindërve të mi. Por, konvertimi nuk ndodhi menjëherë dhe nuk kishte arsye fetare.

    Arsyet kryesore ishin: diskriminimi, sistemi i rënduar i taksave, si dhe dëshira për përfitime të ndryshme. Megjithatë, nuk përjashtohen arsye të tjera, personale apo kolektive. Të krishterët ndoshta ndiheshin më rehat duke pranuar bektashizmin, sepse ai nuk binte ndesh me islamin zyrtar dhe në të njëjtën kohë ata mund të ruanin shumë nga praktikat e tyre. Por, në epokën dhe mjedisin ku u rrita, ata nuk praktikonin asnjë besim. Nuk ishte se unë praktikova një besim dhe më pas u konvertova. Kontakti im i parë me besimin ka ndodhur në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të shkollës së mesme.

    Rastësisht më ra në dorë Dhiata e Re, diçka e rrallë në atë kohë. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellë në shpirtin tim. Mënyra se si ishte shkruar, fjalët e thjeshta por shumë të thella të Zotit më bindën për të vërtetën e saj. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush ju thotë diçka, shumë herë, mënyra se si e thotë të bind se është e vërtetë. Pra, Ungjilli ishte besimi im i parë. Më pas vendosa të pagëzohesha, gjë që u bë pak më vonë.

    -Kandidimi juaj për fronin kryepeshkopal u shoqërua me reagime, me arsyetimin se elementi grek i vendit tuaj do të margjinalizohej. Cili është reagimi juaj ndaj këtyre shqetësimeve?

    -Kryepeshkopi: Nuk e di që ka pasur reagime, është hera e parë që e dëgjoj këtë. Prandaj kjo pyetje më duket e çuditshme, sepse brenda kishës nuk ka pasur reagime, në fakt është pritur me shumë entuziazëm. Kur them brenda Kishës, përfshihen të gjithë anëtarët e saj: Anëtarë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë ata që janë pagëzuar në Kishën Ortodokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim prejardhjeje. Unë besoj se askush në Kishën tonë nuk ndihet i margjinalizuar dhe nuk ka arsye për shqetësim, sepse asgjë nuk ka ndryshuar brenda Kishës. Nëse keni informacion për shqetësimet, çfarëdo qofshin ato, me gjithë respektin që kemi për çdo person apo grup njerëzish, mendoj se nuk është një çështje brenda Kishës. Ne do të vazhdojmë atë që Kryepeshkopi Anastas na thoshte gjithmonë: Ne do të bëjmë vetëm atë që është e mirë për kishën dhe kur ai tha për kishën, ai nënkuptonte atë që është e mirë për të gjithë anëtarët e saj.

    -Marrëdhëniet midis Patriarkanës Ekumenike dhe Patriarkanës së Moskës janë aktualisht në një pikë thyerjeje, duke bërë që shumë njerëz të flasin edhe për një përçarje. Sipas jush, si mund të zgjidhet kjo situatë dhe çfarë qëndrimi keni ndërmend të mbani lidhur me gjithë këtë?

    Kryepeshkopi: Unë besoj se nëse ka vullnet të mirë, gjithçka mund të arrihet. Nga përçarjet dhe mosmarrëveshjet, të gjithë humbasim, askush nuk fiton. Për qëndrimin tonë, ne kemi një vendim të njohur të Sinodit dhe nuk kemi çfarë të shtojmë tjetër. Megjithatë, Kisha jonë do të jetë gjithmonë e gatshme të japë mbështetjen dhe kontributin e saj të vogël për zgjidhjen e kësaj çështjeje komplekse, për lavdi të Zotit dhe për të mirën e gjithë Kishës Ortodokse.

    -Shoqëria jonë vazhdon të përjetojë forma të ndryshme trazirash që kërcënojnë paqen dhe prosperitetin e shoqërive përkatëse. Cili është qëndrimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë ndaj këtij rreziku dhe çfarë nismash dhe përpjekjesh të përbashkëta, nëse ka, po planifikoni në bashkëpunim me komunitetet e tjera fetare në vendin tuaj?

    -Kryepeshkopi: Kisha Ortodokse e Shqipërisë është përpjekur të ruajë paqen dhe bashkëjetesën paqësore midis popujve të ndryshëm, veçanërisht me fqinjët e saj. Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me fjalë, por kemi bërë përpjekje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme për të shmangur konfliktet, në masën që kemi mundur Ajo do të kërkojë të zhvillojë më tej bashkëpunimin me komunitetet fetare, brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Palit: “Nëse është e mundur, për aq sa varet nga ju, jini paqësore me të gjithë”.

    -Kur në moshë të re vendosët të ktheheshit në vendin tuaj nga Bostoni, ku keni studiuar Teologji, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se një ditë do të jeni në pozicionin tuaj aktual?

    -Kryepeshkopi: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Një nga profesorët e mi, Mitropoliti Demetrios i Vresthene-s dhe më vonë Kryepeshkopi i Amerikës, pasi ishte mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas, që në rininë e tyre të hershme, më tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe misionin e tij në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë se kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri.

    Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë situata në Shqipëri ishte e vështirë, por mendoja se në Amerikë një prift do të ishte pak a shumë i njëjtë, ndërsa në Shqipëri kishte shumë nevojë për klerikë. Për më tepër, ishte vendi im, vendi ku u linda dhe u rrita dhe e ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet pse u ktheva. Sa i përket pyetjes së dytë, është e vështirë të përgjigjem, sepse tani shumë përgjigje, edhe nëse janë të sinqerta, janë bërë të standardizuara dhe të pabesueshme.

    Për dy dekadat e para pas kthimit tim, nuk më shkoi mendja, sepse nuk doja një barrë të tillë.. Por Kryepeshkopi Anastas këmbënguli, duke më thënë shpesh, që unë ta merrja këtë përgjegjësi, por unë hezitova për shumë arsye. Pas një këmbënguljeje të gjatë nga ana e tij, rreth dy vjet më parë, i thashë se, nëse është vullneti i Zotit dhe nëse kisha më zgjedh mua, nuk do ta refuzoj.

    -Cilat ishin ngjarjet përcaktuese që shënuan jetën tuaj?

    -Kryepeshkopi: Ngjarja e parë përcaktuese ishte takimi me Ungjillin, i cili ndryshoi gjithë rrjedhën e jetës sime dhe vazhdimisht falënderoj Zotin në zemër për këtë dhuratë të paçmuar. Më vonë, takimi dhe miqësia ime me një besimtar dhe studiues të madh, zotin Petros Zey, i cili u bë sponsori im. Ne udhëtuam me të në vitet e vështira të persekutimit komunist, si anëtarë të një jete të vogël të nëndheshme Më dhanë të largohesha nga Shqipëria dhe të studioja në Boston dhe takimi me Kryepeshkopin Anastas, i cili u bë shembull për mua dhe për klerin në Shqipëri se si duhet të jetë një klerik ortodoks, falënderoj vazhdimisht Zotin që kam takuar dhe jetuar me këta njerëz të rrallë.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2025, 17:07
  2. Mitropoliti i Korçës, At Joan Pelushi
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-07-2023, 02:15
  3. Ditëlindja e Fortlumturisë së tij Kryepeshkopit Anastas.
    Nga Irenna në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-11-2014, 18:02
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2014, 02:40
  5. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 04:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •