Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: SPAK arreston policët e Ramës, merreshin me kultivim hashashi

    EMRAT/ Operacioni e SPAK, në pranga shefa policie që kultivojnë droge, grup kriminal...

    Emri:  auto_auto_spak17162011781740861557.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  23.0 KB

    Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një operacion i drejtuar nga SPAK dhe ku në pranga janë vënë drejtues të lartë të policisë së shtetit por edhe ish drejtues të kësaj strukture.

    Burime jo zyrtare bëjnë me dije për gazetarin e Syri tv Fatjon Gjinaj se GJKKO ka firmosur 10 masa sigurie me kërkesë të SPAK.

    Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë e Gjirokastër. Të njëjtat burime thonë se në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

    Për të njëjtat akuza, është arrestuar edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

    Erdit Hazizaj është një tjetër i prangosur i cili është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

    Ndërkohë është shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

    Operacioni vjen pas hetimeve të gjata ku u përdorën edhe materiale të përftuara nga SKY ECC.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston policët e Ramës, merreshin me kultivim hashashi

    DALIN EMRAT/ Goditen grupe kriminale në disa qytete. Arrestohen 3 policë, 1 shpallet në kërkim

    Emri:  -640-0-det-1740860939.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  55.1 KB

    Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

    Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

    Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

    Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

    Erdit Hazizaj është i katërti person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

    Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-12-2024, 17:35
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-04-2024, 14:31
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2024, 00:28
  5. Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 11:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •