Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo e konsideroj thjesht nje te semure te korruptuar,qe me sa duket ne ate vend eshte shumica.
    E qarte ironia jote dhe se nuk jeton ne Shqiperi, cdo gje e merr kallep me mendimin "se cdo politikan eshte i korruptuar" dhe bashke me ta pjesa e elektoratit.
    Eshte qartesisht klisheja e krijuar, por shteti demokratik funksionon ndryshe.
    Gjithcka e kane nxjerre ne media, dhe kjo gabim eshte, dhe mbi c`na kane nxjerre ne gjykojme
    nuk mund te pranojme ose te fajesojme verberisht
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 10-03-2025 më 10:49
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    E qarte ironia jote dhe se nuk jeton ne Shqiperi, cdo gje e merr kallep me mendimin "se cdo politikan eshte i korruptuar" dhe bashke me ta pjesa e elektoratit.
    Eshte qartesisht klisheja e krijuar, por shteti demokratik funksionon ndryshe.
    Gjithcka e kane nxjerre ne media, dhe kjo gabim eshte, dhe mbi c`na kane nxjerre ne gjykojme
    nuk mund te pranojme ose te fajesojme verberisht
    Ne nje shtet demokratik nuk duhet te ket vend as per hajdutet dhe as per ata qe mbrojne hajdutet.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për besueshmërinë e SPAK

    Një sondazh i publikuar në Euronews tregon se pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme u rrit me 10 pikë – vlerësim që sipas analistëve reflekton perceptimin mbi pavarësinë po aq sa sjelljen e liderëve politikë ndaj SPAK-ut.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Altin-Dumani-SPAK.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  41.5 KB
    Kreu i SPAK, Altin Dumani. Foto: LSA.

    Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë, sugjeron Barometri i realizuar nga Datacentrum për Euronews Albania, rritje që autorët e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Sipas Barometrit të publikuar të mërkurën me një kampionim të rastësishëm në të gjithë vendin dhe me 1600 intervista ballë për ballë, 52.1 për qind e të pyeturve treguan besim tek SPAK, nga 42.2 përqind sipas barometrit të kryer në janar të këtij viti.

    Ndërsa pyetjes si e vlerësonin punën e kësaj strukture iu përgjigjen pozitivisht 70.7 përqind e të anketuarve, duke e vendosur SPAK-un në krye të institucioneve ku shqiptarët kanë më shumë besim.

    Sondazhi u krye me tematikën “Besimi tek institucionet – SPAK vlerësimi punës” dhe sipas Blendi Çekës nga Datacentrum, synimi ishte për të matur si kishte ndikuar tek besueshmëria në këtë strukturë të drejtësisë arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

    “Ky është fakt i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në diskursin politik,” tha Çeka, duke shtuar se barometri bën të njëjtat pyetje në 2 vite e gjysmë për të kuptuar evolimin dhe humorin e shoqërisë në raport me SPAK.

    “Këtë radhë ka qenë rritja më e shpejtë dhe më e madhe, sepse ka qenë 10 pikë rritje në çdo tregues,” shtoi ai, duke krahasuar me një rritje të lehtë në sondazhet e mëparshme.

    Çeka beson se arrestimi i Veliajt ka qenë pikë thyerje dhe tregues i fortë për këtë ndryshim. Gjithashtu ai beson se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt kanë ndikuar tek perceptimi i votuesve të Partisë Socialiste, duke ulur besueshmërinë e tyre tek kjo strukture me 7 pikë, nga 83% në 74.9%.

    Nga ana tjetër, gjetjet sugjerojnë se votuesit e PD-së kanë rritur vlerësimin pozitiv me 28% nga janari në shkurt.

    Qëndrimi i Ramës dhe mazhorancës pësoi luhatje të forta brenda dy javësh që nga arrestimi i Veliajt. Rama nisi me sulme direkte ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes së Veliajt, për t’u zbutur më pas me ato që ai i quan “kritika konstruktive” dhe deklarime për respekt për punën e kreut të SPAK të enjten.

    Edhe për analistët e politikës, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ka ndikuar në rritjen e besueshmërisë ndaj Prokurorisë së Posaçme.

    “Kjo konsiderohej si provë e pavarësisë së SPAK,” thotë Fatos Lubonja për BIRN, duke sugjeruar se ka një tentativë për rritjen e pavarësisë të SPAK.

    “…Dhe jemi në një pikë ku, ose do të rritet e fuqizohet kjo pavarësi, ose do të eliminohet dhe do të merret nën kontroll nga mazhoranca, sepse ajo ka pushtetin,” shtoi ai.

    Lubonja beson se në rritjen e besueshmërisë ka ndikuar dhe sjellja e liderëve politikë.

    “Ka ndikuar reagimi i parë i egër i Ramës dhe një deklaratë e Berishës që SPAK ‘ka dalë jashtë çdo kontrolli’, e cila u duk sikur i shkeli syrin Ramës që do e fshijmë SPAK,”tha ai.

    Për Lubonjën ka një kontradiktë në qëndrimet e opozitës ndaj SPAK, sepse sipas tij, “nga njëra anë bazon luftën e saj politike në disa arrestime që ka bërë SPAK, por nga ana tjetër mbetet problemi që kjo strukturë është përdorur për të eliminuar liderët e opozitës”.

    Sipas Lubonjës, të dyja këto qëndrojnë dhe në këndvështrimin e tij, “SPAK ka një pavarësi relative që ndoshta lidhet me përgjegjshmërinë më të madhe të disa individëve aty”.

    Votuesit e Partisë Socialiste vijojnë të kenë besim tek SPAK pas arrestimit të atij që konsiderohej si numri dy i kësaj partie dhe pasardhës i Ramës, por gjithsesi, sondazhi tregon se besueshmëria ka rënë nga janari në shkurt.

    Sipas Arbër Hitaj, gazetar i Report.tv, kjo rënie lidhet në përgjithësi me mosgoditjen e SPAK në radhët e opozitës.

    “Mosgoditja ligjore e asnjë eksponenti të ish- qeverisjes para 2013 në përmasën që po goditet e majta ka ndikuar uljen e besueshmërinë në kahun e majtë,”tha Hitaj, ndërsa ngre pikëpyetje për mënyrën se si ndikon kjo besueshmëri e madhe e publikut tek vetë puna e SPAK.-ut.

    “Sondazhet tregojnë se ka një qasje për drejtësi kolektive që kënaqet me arrestime dhe kjo është deri diku e justifikueshme, drejtësia ka munguar prej vitesh. Por a është kthyer ky besim në trysni e zell më të madh nga ana e hetuesve të SPAK për të tejkaluar procedurat dhe për të ushqyer këtë dëshirë” pyet Hitaj, ndërsa përgjigjet: “po, shenjat janë të qarta”.

    Pavarësisht arrestimit për korrupsion të ish-presidentit Ilir Meta dhe hetimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Hitaj pretendon se “është problematike” që puna e SPAK nuk shtrihet përtej vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Ai thekson gjithashtu se përtej partive politike, SPAK-u nuk duhet të ndikohet edhe nga opinioni publik.

    “Mendoj se SPAK duhet të jetë i ftohtë nga trysnia e opinionit publik dhe ndaj politikës,” përfundoi ai.

    BIRN

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. A keni besim tek reforma ne drejtësi?
    Nga Albo në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 27-11-2020, 05:38
  2. A keni besim se Prokuroria do te zbardhi ngjarjen e 21 janarit?
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 13-02-2011, 11:29
  3. A keni besim tek vaksina kunder virusit H1N1
    Nga Rev12 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 12:23
  4. Përgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 27-09-2008, 05:53
  5. A keni besim dhe sa besim keni tek i dashuri/e dashura juaj?
    Nga ersjada në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •