Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Një klloun nga Shqipëria në dasmën e të birit të George Soros në New York

    Edi Rama mes miliarderëve të majtë të Antifa-s, ironia e një 'mbreti' në dasmën politike të Sorosit

    Emri:  Screenshot 2025-06-17 at 1.11.18 PM.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  30.7 KB

    Në të njëjtën ditë kur protestues të së majtës ekstreme në SHBA, të frymëzuar dhe të financuar nga rrjeti Soros, marshonin kundër Donald Trump me moton simbolike ‘No Kings’, një tjetër ‘mbret’ i Ballkanit festonte mes elitës globale të majtë: Edi Rama. Kryeministri shqiptar ishte ndër të ftuarit e veçantë në dasmën luksoze të Alex Soros, trashëgimtarit të perandorisë Soros, një figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në politikën progresiste ndërkombëtare.

    Ironia ishte se protestuesit e majtë, të sponsorizuar pjesërisht nga Sorosit, do marshonin shumë afër Hamptons, ku martohej Soros, me moton kundër miliarderëve. Kulmi i ironisë!

    Ndërsa në Tiranë opozita proteston për farsën elektorale të 11 Majit, shtetin e kapur, për drejtësinë e komanduar dhe për lirinë e kufizuar të medias, Rama shfaqet në mesin e miliarderëve, politikanëve progresistë dhe strategëve globalistë që promovojnë një axhendë të centralizuar dhe të kontrolluar të majtë. Ironikisht, një kryeministër që po akuzohet për kthimin e Shqipërisë në një sistem autokratik, feston me ata që pretendojnë se luftojnë kundër autoritarizmit në botë.

    Edi Rama mori pjesë në dasmën e Alex Soros mes miliarderëve dhe politikanëve majtistë ose ultramajtistë, në të njëjtën ditë që protestuesit e majtë, të paguar nga fondacione të lidhura me Soros, protestonin kundër Donald Trump me moton ‘No Kings’. Kjo moto është krahasuar nga mediat konservatore si Fox News me veprimtarinë e lëvizjes Antifa, e cila, sipas tyre, synon të përhapë kaos në qytetet amerikane dhe të minojë themelet e rendit demokratik përmes dhunës së organizuar.

    Ndërkohë, Edi Rama ishte i ftuar nderi në këtë dasmë luksoze, duke forcuar lidhjen e tij me rrjete të fuqishme të së majtës globale, ndërsa në Shqipëri, ai konsolidon gjithnjë e më shumë pushtetin e tij, në një mënyrë që kritikët e kanë krahasuar me modelin e një ‘mbreti modern’.

    Ironia tjetër e madhe dhe e pamohueshme është fakti që George Soros, një prej figurave manipulatore, që pretendon se është i zëshëm për kauzat ‘pro-demokraci’ dhe ‘kundër autoritarizmit’, ka për mik të ngushtë një lider si Edi Rama, kryeministri i një prej vendeve më të vogla dhe më të varfra të Europës, Shqipërisë. Rama është akuzuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit për manipulim zgjedhjesh, për kapje të plotë të institucioneve shtetërore, për mbyllje të hapësirës mediatike dhe për ngritjen e një sistemi të bazuar në klientelizëm dhe korrupsion.

    Ndërkohë që Soros mashtron duke deklaruar se promovon vlera si transparenca, drejtësia dhe ndarja e pushteteve, ai ka zgjedhur të mbështesë një lider që në praktikë vepron në kundërshtim me këto parime, një lider që është akuzuar se po ndërton një regjim personal, ku drejtësia është vënë në shërbim të qeverisë dhe ku opozita përballet me pengesa sistematike për të garuar në mënyrë të barabartë. Kjo kontradiktë nuk është thjesht paradoksale, por vë në pikëpyetje edhe sinqeritetin e atyre që predikojnë demokracinë vetëm si një mjet për të avancuar interesa politike, jo si një qëllim në vetvete.

    Syri

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Plarentian (18-06-2025)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Një klloun nga Shqipëria në dasmën e të birit të George Soros në New York

    Media amerikane: Pse kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën e Sorosit

    Kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën Soros-Abedin, shkruan media amerikane ‘Front Page’.

    Gazetari Daniel Greenfield shkruan se, Edi Rama ka ngritur një dolli në këtë dasëm të çuditshme të organizuar në Nju Jork.

    Artikulli i Front Page:

    Ja si e përshkroi New York Times skenën e martesës së një ‘fëmije të pasur miliarder’ me një grua që, sipas përshkrimit satirik, ka më shumë ‘bagazh’ sesa ka vjedhur babai i tij nga viktimat e Holokaustit:

    ‘Establishmenti Demokrat zbriti në Hamptons këtë fundjavë për diçka që ngjante me një dasmë mbretërore politike, që bashkoi botën e politikës me para të mëdha dhe figurat e epokës Clinton.’

    Emri:  auto_dasma_soros_31749988415.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  45.3 KB

    Përveç familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte zonjën Hillary Clinton dhe burrin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, lider i pakicës; ish-Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi; të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura të botës kulturore si redaktorja e Vogue Anna Wintour; miq të vjetër të Clintonëve si lobistja e fuqishme e San Franciskos, Susie Tompkins Buell; dhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Festimet e fundjavës përfshinë edhe një ceremoni më të vogël për të nderuar njëkohësisht besimin islam të znj. Abedin dhe trashëgiminë hebraike të z. Soros.

    Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin në rrugën pranë vendit të dasmës, disa shoferë kuriozë ngadalësonin, por oficerët e sigurisë i largonin menjëherë.

    Emri:  auto_dasma_soros_11749988416.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  57.8 KB

    Grupi muzikor Boyz II Men performoi në dasmë, sipas dy të pranishmëve, dhe ata që mbajtën fjalime përshëndetëse përfshinin vëllain e dhëndrit, Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Ëintour dhe Edi Ramën.

    Pse ishte aty Kryeministri i Shqipërisë dhe madje mbajti edhe fjalim? Familja Soros thuhet se ka hedhur rreth 130 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur regjimin e Ramës. Rama, udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste në vend, është përshkruar si një ‘narkosocialist’ dhe Shqipëria konsiderohet e zhytur në korrupsion.

    Pra, ai përputhet në mënyrë perfekte me një ‘dasmë mbretërore’ që simbolizon aleancën mes klaneve Clinton-Vëllazëria Myslimane dhe Soros.

    Emri:  auto_dasma_soros_21749988415.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  46.2 KB

    Emri:  auto_dasma_e_sororis1749988412.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  52.6 KB

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. New York: Pinoku Edi Rama takon Baba Kalon George Soros
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 11:18
  2. Departamenti i shtetit amerikan nën kontrollin e George Soros
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-09-2022, 16:50
  3. George Soros: Greqia dhe Portugalia larg Euros e BE
    Nga G.D në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2011, 09:58
  4. George Soros
    Nga Conquistador në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 07:37
  5. Europë, mos e ço dëm ëndrrën tënde! (nga George Soros)
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-12-2007, 17:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •