Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha nga Athina: Shqipëria Madhështore! Emigrantët që kthehen në Atdhe, 5 vjet nuk paguajnë taksa

    Berisha: ‘Shqipëria Madhështore’ është zotimi ynë para jush. 5 vite me taksa zero për këdo që kthehet dhe investon në Shqipëri

    Emri:  Screenshot 2025-02-23 at 9.00.14 PM.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  21.2 KB

    Gjatë takimit madhështor me shqiptarët në Athinë, lideri i opozitës, Sali Berisha, duke prezantuar programin ambicioz të Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, u shpreh se ‘Shqipëria Madhështore’ është zotimi ynë para jush’.

    ‘5 vite me taksa zero për këdo që kthehet dhe investon në Shqipëri’, ishte një tjetër premtim ambicioz i premtuar nga kryedemokrati Sali Berisha, për shqiptarët që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.



    Berisha: Shqipëria Madhështore është zotimi ynë solemn para jush.

    Ju e dëgjuat, njërin nga kryestrategët e rikthimit më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimin e Donald Trump me votën e lirë, në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai tha; Erdha këtu për të vazhduar punën e Trump dhe sipas tij, puna e Donald Trump ishte Shqipëria madhështore.

    ‘Make Albania Great Again’ ne po i themi ‘Shqipëria Madhështore’.

    Po si do bëjmë Shqipërinë Madhështore’. Absolutisht do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore.

    Shqipëria do të jetë e teknologjive më të larta, do të jetë Shqipëria e internetit tre, do të jetë Shqipëria e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve më të aftë më të zot në fushën e hitech, e datacenterave.

    Pra projekti ynë do të jetë projekti i asaj Shqipërie që doni të shihni, i asaj Shqipërie që do ju bëjë ju krenar, i asaj Shqipërie që do bëjë çdo kënd krenar.

    Projekti ynë matet me më të vështirën dhe më e vështira të dashur miq, është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Shqipëri. Por ne do ta realizojmë atë me çdo kusht dhe çdo çmim.

    Njëherë ju garantoj ju, se cilido nga ju që do të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5 vjeçare pa asnjë taksë. Secilido prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Shqipëria do të vendosë të njëjtin regjim, po ato subvencione që ka Greqia për bujqësinë, që kanë vende të Bashkimit Europian.

    Nuk ka Misir që ja kalon tokës shqiptare. Ajo pret vetëm frymëzimin, punën, djersën tuaj për tu bërë më pjellorja tokë e rajonit.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha nga Athina: Shqipëria Madhështore! Emigrantët që kthehen në Atdhe, 5 vjet nuk paguajnë

    Berisha flet në mediat greke: Rama është narkodiktator

    Emri:  WhatsApp-Image-2025-02-23-at-20.12.02-1140x570.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  31.9 KB

    Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i PD-së Sali Berisha dha një intervistë për gazetarin grek Christos Mazanitis, e cila u transmetua në edicionin qendror të lajmeve të ANT1 mbrëmjen e së dielës. Berisha tha se në Shqipëri, zgjedhjet janë një farsë ndërsa nuk i kurseua akuzat për kryeministrin Edi Rama.

    “Shqipëria është një narkoshtet, ku narkodiktatori (Edi Rama) mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor. Ai përdor para për të blerë vota. Përdor mafian, kartelet më të rrezikshëm mafiozë për të kërcënuar njerëzit” – tha Berisha.

    “Shqipëria ka tre liderë të opozitës në burg. Fredi Beleri është rasti më tipik ku Edi Rama përdori policinë dhe gjyqtarët e kontrolluar për të arritur qëllimet e tij. Rama kontrollon të gjitha televizionet dhe tani po mbyll TikTok-un sepse të rinjtë e kritikojnë atë. Bashkëpunëtorët e tij janë regjistruar duke pasur lidhje me kartelet e Meksikës, me kartelin Sinaloa” – u shpreh kreu i opozitës.

    “Unë gjithmonë kam punuar dhe kam promovuar dialogun për të zgjidhur problemet tona dhe për të ecur përpara. Në vitin 1996, së bashku me Presidentin Stefanopulos, kishim nënshkruar një marrëveshje duke punuar mbi çështjen e zonave detare dhe kishim arritur një marrëveshje shumë të mirë sipas mendimit tim, nga e cila dolëm të dy të fituar,” – tha ai duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    “Edi Rama nuk iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare. Grekët u përpoqën, por Rama e torpedoi atë. Unë do ta rikthej marrëveshjen dhe do të bashkëpunoja me Greqinë” – tha Berisha.

    Sa i përket çështjes Beleri, Berisha tha: “Ajo që bëri në Himarë ishte një provokacion i madh. E bëri për interesat e tij personale. Sepse Beleri nuk donte t’i jepte Ramës kanionin e zonës, të cilin nëna e Ramës dhe kushërinjtë e tij e kanë marrë. Ajo që keni parë është përpjekja e Ramës për të grabitur një nga kanionet më të njohura. Pra, Rama ka vetëm interesa mafioze,” – përfundoi ai.

    Lapsi

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha nga Athina: Shqipëria Madhështore! Emigrantët që kthehen në Atdhe, 5 vjet nuk paguajnë

    Berisha kryqëzohet në rrjet, në mitingun në Athinë edhe i dënuari për fyerje të simboleve shqiptare! Në kërkim prej 4 vjetësh (FOTO+VIDEO)

    https://youtu.be/TXLzLg7qm60?t=5
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-02-2025 më 03:12
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-04-2025, 23:43
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2025, 14:13
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-08-2023, 11:35
  4. “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-06-2013, 15:16
  5. Toka bujqësore, taksa që duhet të paguajnë fermerët
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2009, 01:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •