Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Dokumentari: Persekutimi i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës

    Persekutimi i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës

    Shumë shqiptarë në Jugosllavi e shihnin Shqipërinë si një tokë të premtuar, por trajtimi i Shqipërisë ndaj shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë etnikë jashtë kufijve të saj ishte shpesh brutal.

    Nga Xhorxhina Bami

    Emri:  dokumentari-scaled-e1739973414478.jpg

Shikime: 405

Madhësia:  22.3 KB
    Reportazh Dokumentari tregon persekutimin e shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës Premiera e dokumentarit në Prishtinë, 14 shkurt 2025. Foto: BIRN.

    Anton Pashku e kaloi jetën në Jugosllavi, por ishte në Shqipëri ku ai shkaktoi zemërim.

    Një shqiptar i Kosovës, Pashku ishte një pionier i antinovelës në letërsinë shqipe, duke hedhur poshtë konventat e njohura të romanit.

    Duke vepruar kështu, ai sfidoi realizmin socialist të sanksionuar nga shteti të Shqipërisë nën diktatorin stalinist Enver Hoxha, i cili pasqyronte dhe promovonte idealet e socializmit.

    Një dokumentar i ri i fondacionit shqiptar Kujto.al tregon se si Shqipëria e ndëshkoi atë për këtë dhe për rolin e tij në një platformë publike që kundërshtonte realizmin socialist nën siglën “Vox Clamantis in Deserto”, përkrah shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të Kosovës, përfshirë Ali Podrimjen dhe Eqrem Bashën.

    Më 20 prill 1973, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë kritikoi botimin e poezive të Pashkut, Podrimjes dhe Bashës në gazetat shqiptare, duke dënuar “vargjet e tyre të paqarta dhe heretike”.

    Por ndërsa e veçoi Pashkun si “një nga nismëtarët dhe autorët e përkushtuar të manifestit kundër realizmit socialist”, Komiteti tha se Podrimja dukej se ishte “tërhequr” dhe po përpiqej “të afrohej më shumë me ne”. Pashku vdiq në vitin 1995, pak pasi pjesë të veprës së tij u botuan përfundimisht në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

    Episodi rrëfehet në dokumentarin e Kujto.al si tregues i reagimit me të cilin u përballën shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Hoxhës, madje, pasi shumë shqiptarë në Kosovë e shikonin Shqipërinë si një tokë të premtuar, një vend ku ata mund t’i shpëtonin kufizimeve të Jugosllavisë së Josip Broz Titos pas Luftës së Dytë Botërore. Disa nga ata që guxuan të kalonin kufirin e mbyllur u përballën me burgim, shpresat e tyre u shkatërruan.

    Filmi, tha skenaristja Admirina Peci, “është një përpjekje për të skanuar një pjesë të patrajtuar të historisë së fatit të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata u ndanë nga një kufi i rreptë që garantonte izolimin total të shqiptarëve brenda territorit të Shqipërisë dhe mbetjen jashtë tij të të gjithë shqiptarëve që mbetën në Federatën Jugosllave”.

    “Në të dyja anët e kufirit, pati zhvillime të ndryshme në kulturë, art dhe letërsi, duke krijuar divergjenca të thella”, tha Peci për BIRN. “Duke qenë nën represionin serb, ëndrra e vetme e shqiptarëve në ish-Jugosllavi ishte ‘nana Shqipni’, duke mos ditur se kushdo që do të guxonte ta kalonte atë kufi do ta gjente veten në një diktaturë dhe nën një represion tjetër.”

    Realiteti i të jetuarit në Shqipërinë diktatoriale ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai i ëndrrave të tyre.

    Arrestim dhe punë e detyruar

    Emri:  dokumentari-1-e1739972935951-1536x864-1-1320x743.jpg

Shikime: 404

Madhësia:  24.1 KB
    Premiera e dokumentarit “Kufiri i Kuq-Te huaj mes t’veteve” në Kino Armata në Prishtinë, 14 shkurt 2025. Foto: BIRN

    Kujto.al është një fondacion i përkushtuar për ruajtjen e kujtesës kolektive të Shqipërisë komuniste midis viteve 1945 dhe 1991.

    Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët shpresonin se Kosova do të bëhej pjesë e Shqipërisë; në vend të kësaj, territori me shumicë shqiptare u bë një krahinë e Serbisë, vetë një nga gjashtë republikat e federatës socialiste jugosllave të Titos.

    Titoja u prish me Stalinin dhe, megjithëse udhëheqësi i tyre e toleronte pak mospajtim, shumica e jugosllavëve arritën të gëzonin një nivel lirie që iu mohua atyre në vendet e Traktatit të Varshavës. Shqiptarët e Kosovës, megjithatë, vazhduan të luftonin kundër sundimit jugosllav. Shqipëria, ndërkohë, mbylli kufijtë e saj dhe hyri në një diktaturë paranojake dhe të ashpër nën sundimin e Hoxhës.

    Shumë shqiptarë, në Kosovë, si dhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, e shikonin Shqipërinë si një vend ku mund të ishin të lirë.

    Megjithatë, siç tregon filmi “Kufiri i Kuq-Të huaj mes t’veteve”, ata që kalonin kufirin përballeshin pa ndryshim me burgim, torturë dhe punë të detyruar.

    Ata përfshinin Sadri Ahmetin, një piktor dhe poet nga Mali i Zi jugosllav i cili kaloi ilegalisht kufirin me Shqipërinë në vitin 1957 së bashku me tre vëllezërit e tij.

    Ahmeti u arrestua, u torturua dhe u akuzua si spiun i Jugosllavisë. Ai u dërgua në një kamp burgimi në rajonin bregdetar jugor të Vlorës së bashku me 700 shqiptarë të tjerë etnikë, kryesisht nga Kosova.

    Ahmeti u caktua të punonte në ferma, por përfundoi në Krujë, në veri të kryeqytetit Tiranë, si piktor në Ndërmarrjen e Artizanatit në vitin 1966. Katër vjet më vonë, tij iu dha leja për të studiuar në Institutin e Lartë të Arteve, por u arrestua sërish menjëherë pasi nuk pranoi të dëshmonte kundër një sërë personash të tjerë në institut.

    “U dhashë 70 faqe bosh”, shkroi Ahmeti në kujtimet e tij – të cituar në dokumentar – duke iu referuar agjentëve të Sigurimit të Shtetit që kishin kërkuar që ai të tradhtonte kolegët e tij. “Ata u tërbuan dhe si kundërpërgjigje më arrestuan në konviktin e studentëve.”

    Refuzim i realizmit socialist

    Emri:  dosja-e-hetuesise-Sadri-Ahmeti.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  20.2 KB
    Dosja hetimore për Sadri Ahmetin e paraqitur në dokumentar si sfond i rrëfimit të kujtimeve të tij. Foto: Screenshot/Kujto.al Channel YouTube.

    Autoritetet shqiptare e bllokuan botimin e librave të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës për dy dekadat e para pas Luftës së Dytë Botërore.

    Në Kosovë, ndërkohë, botuesit u përpoqën të botonin në mënyrë të fshehtë vepra të Rilindjes Shqiptare, një lëvizje letrare e mesit të shekullit të 19-të që promovonte çlirimin e shqiptarëve dhe bashkimin e tyre brenda kufijve të një vendi.

    Prirjet letrare në Kosovë dhe Shqipëri ndryshonin, pasi shkrimtarëve në këtë të fundit u kërkohej të ndiqnin parimet e realizmit socialist, duke idealizuar klasën punëtore, partinë në pushtet dhe Luftën e Dytë Botërore.

    Në Kosovë, megjithatë, shkrimtarët shqiptarë rezistuan.

    “Ishte gjithmonë ai synimi për të krijuar njeriun e ri, njeriun e komunizmit, një njeri servil, që do të lavdëronte gjithmonë partinë, diktatorët”, thotë në film vajza e Pashkut, Lulja.

    “Babai im ishte kategorikisht kundër kësaj, sepse ai me të vërtetë mendonte se realizmi socialist e dërrmonte shpirtin artistik të shkrimtarëve, ndaj ishte revolta e disa shkrimtarëve të rinj të kohës.”

    Suzana Varvarica Kuka, një kritike letrare dhe skulptore, kujton në dokumentar se si daja i saj, i bllokuar në anën jugosllave të kufirit dhe i ndarë nga pjesa tjetër e familjes së tij në Shqipëri, kaloi kufirin për t’u ribashkuar me ta.

    Ai nuk ishte as artist dhe as shkrimtar, por “ai donte edhe të vinte në atdheun tonë të shtrenjtë, ndaj kaloi kufirin dhe erdhi në Shqipëri”, thotë Varvarica Kuka. “Që nga ai moment e tutje, ai vuajti nga një lloj persekutimi i vazhdueshëm.”

    Ajo e përshkroi dëshirën për të arritur në Shqipëri si “dëshirën e madhe” dhe “ëndrrën e madhe” të çdo shqiptari të mbetur jashtë kufijve të saj.

    “Ata u tronditën kur arritën. Kur lexonin parimet e realizmit socialist, të kësaj metode në letërsi, art dhe muzikë, e kishin tepër të vështirë ta përthithnin këtë ide dhe të konvertoheshin.”

    “Ata nuk e kuptuan dot kurrë. E kuptonin se çfarë ishte, por nuk e përdorën kurrë këtë metodë për ta përdorur më pas në vepra artistike apo letrare. Ata nuk mund ta bënin këtë sepse arsimimi i tyre ishte rrënjësisht i ndryshëm.”

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dokumentari: Persekutimi i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës

    Shikoni dokumentarin e plotë më poshtë:


Tema të Ngjashme

  1. Gjurmë Shqiptare - Ushtria e Enver Hoxhës
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 11-11-2024, 15:03
  2. Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 12:25
  3. OSS, SHBA ishte pas Enver Hoxhës
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 04:37
  4. Veprat e Enver Hoxhës edhe në anglisht
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 11:11
  5. Si e rrëzuam monumentin e Enver Hoxhës
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •