Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ergys Agasi, eminenca gri e Edi Ramës: Nga lidhjet me bandat e krimit te fitimet në biznes

    Ergys Agasi, eminenca gri e Ramës: Nga lidhjet me bandat te fitimet në biznes

    Djaloshi me njohjet e duhura në Durrës, dyshimet se po bën para nga AKSHI

    Emri:  640-0-1709377512xagasiiiiiiii-215-640x375.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  40.4 KB

    Në Shqipëri, pushteti nuk matet me tituj, por me njohjet që ke. Dhe në rrethin e ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasi është një nga ata njerëz që nuk ka nevojë për funksione publike për të komanduar segmente kyçe të administratës dhe biznesit. Ai është eminenca gri e kryeministrit, një figurë misterioze që vepron larg kamerave, por me dorën mbi butonat e pushtetit dhe miliardat që rrjedhin nga fondet publike.

    Nga Inspektorati i Mjedisit te kontrolli mbi AKSHI-n

    Emri:  ergys-agasi.jpeg

Shikime: 83

Madhësia:  44.5 KB

    njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit në pushtet përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas u afrua me Partinë Socialiste, duke mbajtur poste në administratë si drejtues i Inspektoratit të Mjedisit. Por ndërkohë që profili i tij publik mbetej i ulët, ndikimi i tij rritej në prapaskenë.

    Sipas Arben Ahmetajt, Agasi ka marrë kontrollin mbi Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes lidhjeve të tij politike dhe familjare. Dhe faktet e mbështesin këtë akuzë: motra e tij është drejtoreshë në AKSHI, ndërsa kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

    2.2 milionë euro fitime për një vit – nga vijnë këto para?

    Emri:  640-0-1709556719xergys-agasi2-629.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  30.5 KB

    Dokumentet tregojnë se EA Solutions, kompania e Ergys Agasit, është themeluar në mars të vitit 2023 dhe ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.

    Për ta thënë thjesht: kompania shpenzon rreth 8 mijë euro në muaj, por fitimet i ka 23 herë më të larta se shpenzimet. Në një treg të ndershëm, një rritje kaq e shpejtë dhe e pashpjeguar do të ishte objekt hetimi për evazion fiskal apo pastrim parash. Por në Shqipëri, kur ke lidhje me Edi Ramën, shteti nuk të sheh.

    Lidhjet mes AKSHI-t dhe ‘Soft Solutions’ – skema e tenderave të dyshimtë

    Sipas Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirajt faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t. Kjo është kompania që thuajse çdo vit merr llokmën më të madhe nga të gjitha kompanitë e tjera që tenderon ky institucion. Madje sipas Ahmetajt, nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit.

    “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua” shprehej Ahmetaj në një nga intervistat e tij për Çim Pekën.

    A është EA Solutions një nga kompanitë që ka faturuar shërbimet për Ergys Agasin?

    Nëse abuzimet janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një skemë klasike të kapjes së shtetit:

    • Një institucion kyç i teknologjisë, AKSHI, kontrollohet nga Ergys Agasi

    • Një kompani e lidhur me Agasin, EA Solutions, rrit fitimet me shifra astronomike brenda vitit të parë

    • Një tjetër kompani, Soft Solutions, merr pjesën dërrmuese të tenderave të AKSHI

    Dhe ndërkohë që Agasi lëviz në hije, duke koordinuar tenderat dhe duke shpërndarë fondet publike aty ku duhet, qytetarët vazhdojnë të paguajnë për shërbime teknologjike të dështuara dhe për projekte që përfundojnë në duart e miqve të pushtetit.

    Lidhjet me bandat dhe krimin e organizuar

    Emri:  640-0-1709461596xergys-agasi-672.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  29.5 KB

    Por Ergys Agasi nuk është vetëm një biznesmen me fat. Ai është akuzuar edhe për lidhje të drejtpërdrejta me bandat kriminale në Durrës. Sipas raportimeve të ndryshme, ai ka pasur kontakte me elementë të botës së krimit, të cilët janë të lidhur me rrjetet e trafikut dhe të influencës politike në qytetin bregdetar.

    Ish.zv-kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur një koordinator të mirëfilltë të krimit të organizuar, në shërbim të Edi Ramës.

    “Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” deklaroi Ahmetaj gjatë një bisede, me një gazetar italian.

    Këto akuza nuk janë të pabaza. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për një takim të organizuar nga Agasi në një resort luksoz në periferi të Tiranës, ku morën pjesë përfaqësues të politikës, krimit dhe biznesit.

    Në postimin e saj, Lala shkruajti: “Ergys Agasi është një emër i lakuar për lidhje të ngushta me njerëz të krimit. Ai ka marrë në dorë drejtimin e PS-së në Durrës, duke u kthyer në njeriun më të besuar të Ramës, pas ‘rënies’ së Vangjush Dakos. Sot, ai kontrollon çdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar. Çdo emërim në poste kyçe në administratë kalon përmes tij.

    Për të treguar fuqinë e tij, po ndaj një detaj: disa kohë më parë, Agasi organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku mblodhi krimin, politikën dhe biznesin. Policia ka faktet në dorë. Detajet e kësaj feste janë të dokumentuara, dhe SPAK ka mundësinë t’i hetojë.”

    Në një vend ku politika dhe krimi shpesh ecin krah për krah, Agasi duket se është një ndërmjetës i fuqishëm mes të dyja botëve. Akoma më i fortë ishte denoncimi i Gazment Bardhit, pas daljes në skenë të emrit të Ergys Agasit. Sipas Bardhit, lidhjet e tij shkonin deri në kupolën e SHISH.

    “Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione” thotë Bardhi.

    Edi Rama dhe heshtja për “eminencën gri”


    Në mes të gjithë këtyre skandaleve, Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka asnjë hetim mbi rritjen e papritur të pasurisë së Ergys Agasit, as për lidhjet e tij me tenderat e AKSHI, as për kontaktet e tij me botën e krimit.

    Por si mund të ketë hetim kur Agasi është një nga njerëzit më të afërt të tij?

    Një nga ata që nuk ka nevojë të shfaqet në skenë, sepse e di që e vërteta më e madhe e pushtetit në Shqipëri është ajo që nuk duket, siç mund të ndodhë me krime të bujshme që mbeten pa zbuluar.

    Me këtë histori, ku politika, biznesi dhe krimi janë të ndërthurur si fijet e një rrjete merimange, pyetja e vetme që mbetet është: a do të guxojë drejtësia të prekë edhe njerëzit e vërtetë të pushtetit, apo SPAK-u do të vazhdojë të godasë vetëm peshqit e vegjël?

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ergys Agasi, eminenca gri e Edi Ramës: Nga lidhjet me bandat e krimit te fitimet në biznes

    Skandali/ Milionat e AKSHI-t të çojnë te familja e Edi Ramës

    Denoncimi i Ahmetajt: Janë grisur dy urdhër arreste për një tender 15 milionë euro

    Emri:  akshi-rama-750x375.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  30.3 KB

    Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i është rikthyer të hënën në mbrëmje super aferës së AKSHI-t, Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informimit, e cila ka qenë vazhdimisht nën akuzë për avullimin e dhjetra milionë euorove dhe në mbrojtje të së cilës nuk ka ngurruar të dalë me zë dhe me figurë vetë kryeministri Rama. Sipas dëshmisë së Ahemtajt, Edi Rama e ka bërë këtë sepse nëse do të ndiqej paraja, rruga do të çonte në Surrel.

    Ish numri i dy i qeverisë Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro është bërë pa tender të hapur, madje nuk është botuar fare si thirrje për aplikim. “Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First dhe ‘follow the money’”, tha Ahmetaj duke sjellë më pas të dhëna se kjo kompani është e lidhur me kryeministrin Edi Rama. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë: Si është fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompania e baxhanakut”, deklaoi Ahmetaj, i cili bëri dhe një skanim të fitimeve dhjetra fish të kompanisë në fjalë.

    “Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS, ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollarë dhe shpenzime totale i ka 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, tha Ahmetaj në mbështetje të tezës së tij se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. “Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘follow the money’ që t’u çojë tek familja”, ishte sfida e Ahmetajt.

    Ish zv/kryeministri ka treguar tek “Çim Peka live” fakte dhe të dhëna për të paktën një projekt plot 15 milion euro, atë për laboratorët e AKSHI-t, të cilin e ka fituar një kompani që rezulton e baxhanakut të kryeministrit Rama.

    Në intervistën e tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj ka theksuar se kompania e cila ka përfituar projektin 15 milionë euro të laboratorëve të AKSHI-t, është e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Për këtë aferë skandaloze, Ahemtaj tha se SPAK nuk pati këllqe të hetojë deri në fund dhe se para një muaji u grisën dy fletë- arreste, si pasojë e ndikimit të kryeministrit mbi organet e drejtësisë.

    Për rastin në fjalë Ahmetaj evidentoi dy aspekte. Së pari që projekti 15 milion euro rezulton një vjedhje e frikshme dhe së dyti, se paratë e grabitura të çojnë te familja e Edi Ramës. Për faktin se projekti është një grabitje, Ahmetaj tha se mjafton të shihen regjistrat doganorë për të konstatuar se me çfarë çmimi janë futur në Shqipëri pajisjet e laboratorëve dhe se më pas janë faturuar dhjetë fish më shumë. “Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë”, deklaroi Ahmetaj.

    AKSHI ka qenë në qendër të denoncimit të ish numrit dy të qeverisë edhe në intervistën e tij të dytë për Çim Pekën, ku deklaroi se një video përgjim që implikonte edhe bashkëshorten e kryeministrit gjendej në SPAK,ku dëshmohej qartë ndikimi i saj mbi drejtuesit kukulla të Agjensisë. Bashkë me zonjën Rama, akuza ka patur edhe për eminencën gri të kryeministrit, Ergys Agasi, i cili thonë se komandon praktikisht gjithë aktivitetin e AKSHI-t. Arben Ahmetaj deklaroi të hënën mbrëma se Agasi, të cilin më parë e kishte cilësuar si koordinator të krimit pranë kryeministrit, ka udhëtuar me këtë të fundit pak kohë më parë në Emiratet e Bashkuara dhe në Davos të Zvicrës.

    Sipas raportimeve të herë pas hershme në media, AKSHI ka rezultuar jo thjesht një kopësht privat por edhe një lopë rrace për t’u mjelë nëpërmjet tenderave të dyshimtë dhe të përqëndruar në pak duar.

    Emri:  akshi-tabela.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  32.5 KB

    Gjatë vitit të kaluar, AKSHI ka prokuruar në total rreth 35 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution, ose vetëm ose në joint venture. Saktësisht 80 për qind e shumës së prokuruar ka shkuar vetëm në një dorë. Ky është përqëndrimi më i madh i tenderave në historinë e shttetit shqiptar. Dhe për çudi, “heronjve të fëmijëve tanë” nuk u bën asnjë përshtypje.

    lapsi.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ergys Agasi, eminenca gri e Edi Ramës: Nga lidhjet me bandat e krimit te fitimet në biznes

    Berisha nxjerr përgjimet: Një dosje për AKSHI-n implikon baxhanakun, kunatën dhe vetë Ramën

    Emri:  berisha.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  70.6 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në një dosje tenderash me familjarë të tij në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    “Pak ditë më parë, unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës. Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se “nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj”. Të gjitha të pavërteta. Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve.

    Miqtë e mi, në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër. Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën. Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër.

    Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda. Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave.

    Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda. Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes. Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani” – tha Berisha.

    “Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën. Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke? Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI? Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?

    Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo? Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun? Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.

    Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën. Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull. Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet” – tha Berisha.

    ©LAPSI.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ergys Agasi, eminenca gri e Edi Ramës: Nga lidhjet me bandat e krimit te fitimet në biznes

    Gaz Bardhi: Ergys Agasi, njeriu i Ramës tek kriminelët. Edhe SHISH në duart e krimit

    Emri:  Gazment-Bardhi.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  28.6 KB

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gaz Bardhi u shpreh se Ergys Agasi dyshohet se ka shndërruar SHISH-in në një organizëm në duart e krimit të organizuar.

    Bardhi reagoi në lidhje me investigimin e televizionit italian RAI3.

    Mes të tjerash, Bardhi shkruan në Facebook se PD do të kërkojë debat parlamentar me kryeministrin, duke shtuar se pas këtij investigimi, Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet në rolin e tij për fuqizimin e krimit të organizuar.

    Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

    Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione.

    Investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi, sa kohë njëriu përgjegjës, Kryeministri Edi Rama, vijon në papërgjegjshmërinë e tij, të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Edhe gazeta serioze BILD konfirmon se hetuesit gjerman dyshojnë për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës në Hanovër, veprimtari kriminale kjo e lidhur me ngritjen e laboratorit të Xibrakës.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.

    Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi!

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-02-2025, 18:02
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2024, 14:05
  3. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-07-2024, 12:43
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:31
  5. Fitimet e menjehershme nga lufta
    Nga ALBA në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-03-2003, 12:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •