Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    17 shkurt 2025 - Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

    17 vjet shtet, Kosova feston sot pavarësinë

    Emri:  Kosova-600x360.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  31.3 KB

    Republika e Kosovës feston sot 17-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.

    Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende.

    Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

    Kështu më 17 shkurt të vitit 2008 u kurorëzua ëndrra për pavarësi e një populli që kaloi nëpër vuajtje dhe diskriminim, nëpër një luftë të përgjakshme, e cila ishte vetëm kapitulli i fundit tragjik i një drame me shumë akte, dramë e cila u shtri përgjatë një shekulli.

    Kjo është Deklarata solemne e Pavarësisë që u lexua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës:

    “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

    Express

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 17 shkurt 2025 - Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

    Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

    Emri:  f-7-600x360.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  39.8 KB

    Sot kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është veshur me ngjyrat simbolike të shtetit më të ri në Evropë.

    Në shenjë solidariteti dhe vëllazërie mes dy vendeve, në qendër të kryeqytetit shqiptar është shpalosur një flamur gjigant i Kosovës, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese për këtë ditë të rëndësishme.

    Flamuri me ngjyrën e kaltër dhe hartën e artë të Kosovës, i zbukuruar me gjashtë yjet që përfaqësojnë komunitetet e saj, është vendosur në një nga hapësirat më të frekuentuara të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

    Përveç flamurit të Kosovës, në qendër të kryeqytetit shqiptar valon edhe flamuri kuqezi, si një simbol i përbashkët i historisë, kulturës dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

    Tirana, e cila gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në momentet kyçe të historisë së saj, ka organizuar edhe këtë vit aktivitete të ndryshme për të shënuar përvjetorin e pavarësisë.

    Emri:  flag.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  33.9 KB

    Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

    Sopt kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është veshur me ngjyrat simbolike të shtetit më të ri në Evropë.

    Në shenjë solidariteti dhe vëllazërie mes dy vendeve, në qendër të kryeqytetit shqiptar është shpalosur një flamur gjigant i Kosovës, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese për këtë ditë të rëndësishme.

    Lexo Edhe:
    Flamuri me ngjyrën e kaltër dhe hartën e artë të Kosovës, i zbukuruar me gjashtë yjet që përfaqësojnë komunitetet e saj, është vendosur në një nga hapësirat më të frekuentuara të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

    Përveç flamurit të Kosovës, në qendër të kryeqytetit shqiptar valon edhe flamuri kuqezi, si një simbol i përbashkët i historisë, kulturës dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

    Tirana, e cila gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në momentet kyçe të historisë së saj, ka organizuar edhe këtë vit aktivitete të ndryshme për të shënuar përvjetorin e pavarësisë.


    Qytetarë të shumtë kanë ndarë imazhe dhe video nga ky moment domethënës, duke e përjetuar këtë ngjarje me emocione të veçanta.

    Për shumë prej tyre, ky akt simbolik përforcon ndjenjën e unitetit mes shqiptarëve dhe nënvizon rëndësinë e 17 Shkurtit si një datë historike për kombin.

    Pritet që festimet të kulmojnë më 17 shkurt, kur në të dyja kryeqytetet shqiptare, Prishtinë dhe Tiranë, të mbahen aktivitete madhështore për të nderuar këtë ditë të shënuar.

    Express

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 17 shkurt 2025 - Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

    Ky është momenti historik kur u shpall Pavarësia e Kosovës

    Emri:  M-1-600x360.jpeg

Shikime: 121

Madhësia:  58.4 KB

    17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli pavarësinë.

    Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

    Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

    “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

    VIDEO

    Express

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 17 shkurt 2025 - Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

    KOSOVA FESTON SOT/ Prej 17 vitesh e pavarur, por me halle shumë

    Emri:  -640-0--1739775317.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  48.0 KB

    17 shkurtin e këtij viti shënohen 17 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar, ndërkohë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë valojnë në sheshet kryesore të Prishtinës.

    Siç është bërë traditë gjithçka nis me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës, ngritjen e Flamurit të Kosovës, nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë dhe Monumenti Heroinat, homazhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz.

    Në sheshin “George Bush” do të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Koncerti i Pavarësisë do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”.

    Sot do të mbahet edhe konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Pritja shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari e kryeministri i Kosovës, dhe koncerti solemn i Filarmonisë së Kosovës.

    Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga më shumë se 110 shtete të botës.

    Emri:  -640-0-1b996eecbd4000104ab0801d14d828ac.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  64.2 KB

    Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja.

    Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

    Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi për përvjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    Aty thuhet se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

    “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe me padurim presim që t’i zgjerojmë ato - veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime - me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

    Qeveria e Kurtit, viteve të fundit, është kritikuar nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa hapave të cilësuar si të pakoordinuar kundrejt komunitetit serb.

    Autoritetet e Kosovës, përveç tjerash, kanë hequr nga përdorimi dinarin serb dhe kanë mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, prej të cilave serbët kanë marrë shërbime të ndryshme.

    Qeveria i ka justifikuar këto veprime si shtrirje të autoritetit të saj dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

    Por, për shkak të tyre, edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke i pezulluar disa fonde dhe takime të nivelit të lartë.

    Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

    Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

    Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj.

    REL

Tema të Ngjashme

  1. 17 shkurt 2008 - Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-02-2024, 11:59
  2. 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-02-2023, 17:33
  3. 17 shkurt 2008 - Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2021, 10:45
  4. 17 shkurt 2013: Kosova feston 5 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 16-03-2013, 16:48
  5. 12 qershor - Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes së NATO-s
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 08:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •