Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Numërohen 90.09% e votave në Kosovë, KQZ: Udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

    Emri:  Vetevendosje1.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  24.9 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me statistika të reja deri në orën 11:04, ku janë numëruar 90.09 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë është AAK-Nisma me 7.56 për qind të votave.

    Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit, shkruajnë mediat e Kosovës.

    Ndryshe, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280 për qind, PDK 148.285 vota 17,009 për qind, LDK me 110.985 vota ose 12,731 për qind dhe AAK me 62.111 vota ose 7,124 për qind.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

    Emri:  Capture-61.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  19.7 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

    Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

    Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.

    Në Gjakovë nga numërimi i 93.10% të votave, LVV ka marrë 47.15%, AAK-Nisma ka 19.70%, LDK me 16.68% dhe PDK 10.23%

    Duhet theksuar se kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.

    Emri:  Gjakove.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  26.4 KB

    Në Mitrovicë nga numërimi i 89.52% të votave, LVV ka marrë 56.23%, e dyta renditet PDK me 30.81%, LDK renditet e treta me 6.31% e katërta Koalicioni për Familjen me 3.37% kurse AAK-Nisma janë të pestët në këtë komunë me 1.37%.

    Kjo komunë drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër.

    Emri:  Mitrovice.jpg

Shikime: 379

Madhësia:  26.9 KB

    Në qytetin e Pejës nga numërimi i 80.30% të votave, LVV është e para me 41.37%, e dyta renditet LDK me 28.01%, e treta është AAK-Nisma me 12.74% dhe PDK e pesta me 10.11%.

    Kjo komunë udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

    Emri:  Peje.jpg

Shikime: 378

Madhësia:  26.9 KB

    Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LVV ka marrë 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.

    Edhe Prishtina aktualisht është nën udhëheqjen e Përparim Ramës nga LDK.

    Emri:  Prishtine.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  26.0 KB

    Në Gjilan janë numëruar 78.29% e votave, ku LVV ka marrë 51.54%, LDK ka 21.73%, PDK ka marrë 17.06% dhe AAK-Nisma ka 2.73%.

    Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.

    Emri:  Gjilan-2.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  25.0 KB

    KQZ në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LVV ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

    Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK.

    Emri:  Prizren-1.jpg

Shikime: 375

Madhësia:  25.9 KB

    Në Ferizaj janë numëruar 88.16% e votave, ku edhe në këtë komunë LVV është e para më 50.99%, e dyta PDK më 27.61%, e treta LDK me 12.72% dhe e katërta renditet AAK-Nisma me 3.19%.

    Edhe kjo komunë është nën udhëheqjen e Agim Aliut nga PDK.

    Telegrafi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Zgjedhjet në Kosovë, analiza e REL për krijimin e qeverisë së re: Rezultati imponon kompromise

    Emri:  kurti-2.jpg

Shikime: 382

Madhësia:  28.3 KB

    Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

    Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

    Kjo parti ka fituar rreth 41.29 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.

    Me 21.83 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 për qind të votave.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.68 për qind të votave.

    Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.

    Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

    Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.

    “Kalkulimet” pas votave nga diaspora dhe me kusht
    Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se sa do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të Qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.

    Drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

    “[Lëvizja Vetëvendosje] ka [rreth] 42 për qind, që do t’i bie 47 deputetë. Me votat e diasporës [votat nga jashtë] mund të kemi edhe dy ose tre deputetë. Nëse Vetëvendosje arrin në 49- 50 [ulëse të Kuvendit] do të kemi kalkulime të tjera. Nëse subjektet tjera e ulin dallimin me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë sërish do të kemi kalkulimet tjera”, konsideron Rashiti.

    KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

    Përderisa numri i votuesve me postë mbetet të verifikohet, në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë kanë votuar 15.552 persona.

    Numri i personave që kanë votuar me kusht ende nuk është bërë i ditur nga KQZ-ja.

    Rezultati “imponon kompromise”
    Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit.

    Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.

    “Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht jostabile, pasi që mezi do t’i arrijë 61 vota. Plus, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë dhe shton:

    “Nëse partitë opozitare mblidhen të gjitha, bashkohen dhe tentojnë të bëjnë Qeverinë, edhe kjo qeveri do të jetë jostabile dhe me pak gjasa për jetëgjatësi politike”.

    Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare.

    Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve preliminare është e dyta, nuk e ka vënë “vija të kuqe” për asnjë subjekt politik për koalicionet eventuale pas zgjedhjeve.

    Muhaxhiri konsideron se rezultatet preliminare të zgjedhjeve i bëjnë të paqëndrueshme deklaratat e mëhershme të partive politike lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

    “Ky rezultat imponon kompromise. Nuk ka asnjë gjasë teorike që të ketë një qeveri të qëndrueshme pa bërë kompromise”, shprehet Muhaxhiri dhe shton se në ditët në vijim, kur rezultatet përfundimtare do të shpallen nga KQZ-ja, “do të kemi pasqyrë më të qartë se cilat janë ato parti më të gatshme për të bërë kompromise”.

    Çfarë thanë partitë politike?
    Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën vonë ka deklaruar se “edhe sikur të bëhen bashkë PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk bëhen sa Vetëvendosja”.

    Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë të qeverisë me partitë Guxo dhe Alternativa, të cilat garuan brenda listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3… Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme”, tha Kurti.

    Partia Demokratike e Kosovës pozicionimin si forca e dytë politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat të mirë për këtë parti.

    Zëdhënësi i saj, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky rezultat është “një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën”.

    Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse PDK-ja është e hapur për koalicione.

    REL

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Zgjedhjet në Kosovë/ Po numërohen kutitë e fundit, Vetëvendosje forcë e parë me 41% të votave

    Emri:  Kurti-dhe-te-tjeret.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  23.6 KB

    Në Kosovë janë numëruar 96.8% e kutive të votimit deri në këto momente. Kryeministri Albin Kurti shpalli fitoren në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne duke njoftuar nisjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

    Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.10%, të votave, PDK-ja 22.25%, LDK-ja, 17.77%, AAK-ja 7.46, Lista Serbe 4.01% e Koalicioni për Familje 2.28%.

    Emri:  kosove-zgjedhjet.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  24.3 KB

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme u vlerësua sipas KQZ, 40.59 për qind e mbi 1.9 milionë votuesve me të drejtë vote.

    Sot pritet të numërohen edhe votat e diasporës.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    AAK mori vetëm 7% të votave/ Haradinaj pranon humbjen: Do rri në opozitë. Nuk jam i kënaqur me rezultatin!

    Emri:  haradinaj.jpg

Shikime: 373

Madhësia:  22.4 KB

    Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencë për mediat, kur janë numëruar më shumës e 90 përqind e kutive të votimit në Kosovë.

    Haradinaj tha se përkundër këtij rezultati do të vazhdojë punën për një qeveri të opozitës.

    “Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90% të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10%, votat e diasporës, votat me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezultat që nuk është i mirë”, ka thënë ai.

    Emri:  AAK.jpg

Shikime: 375

Madhësia:  27.2 KB

    Ai tha se “ky rezultat nuk i është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën në procese”, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me Vetëvendosjen e kryeministrit Albin Kurti.

    (BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Zëri i Amerikës: Kosova votoi, çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës

    Emri:  zeri.jpg

Shikime: 378

Madhësia:  28.4 KB

    Kur janë numëruar 90 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.37 për qind, Lidhja Demokratike me 17.57 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind.

    Kryeministri Albin Kurti tha të dielën në mbrëmje se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por pa dhënë ndonjë hollësi se me kë mund të provojë ta bëjë këtë.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 40.6 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, afërisht 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2021.

    Njëzet nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb.

    Lista Serbe, partia kryesore e pakicës etnike serbe, mori 3.98 për qind të votave dhe sipas udhëheqësit të saj Zlatan Elek, “është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve”.

    Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura përfshirë ato nga diaspora, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave. Të delen në mbrëmje zoti Kurti përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare ndaj të cilave përdori edhe një fjalor më të ashpër dhe një shprehje ofenduese. Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.

    Cilado që të jetë qeveria e re ajo duhet të përballet me sfida për të përmirësuar gjendjen ekonomike, arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

    VOA

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Kryeministri Kurti shpall fitoren e VV: Do të krijoj qeverinë e re, i vetëm!

    Emri:  Screenshot-2025-02-09-232242.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  26.8 KB

    Albin Kurti ka dalë në orën 23.11 duke shpallur fitoren e VV. Ai tha se jemi parti e parë dhe se do të formojmë qeverinë Kurti 3. Por nënvizoi se “Dimë se një oligark i fuqishëm ka shpenzuar miliona euro kundër nesh”.

    Albin Kurti theksoi se edhe sikur të mblidhen dy partitë, pas nesh, nuk e bëjnë dot shumën e votave që ka marrë VV, ndaj do të krijojë qeverinë e re.

    Kryeministri Albin Kurti tha prerë se nuk kemi nevojë për koalicion me partitë e opozitës. Ndërkohë ai shpreson te numërimi i votave të diasporës.

    E megjithatë KQZ për shkak të bllokimit të serverit nuk jep rezultatet finale, por kryetari i KQZ sqaroi se ndofta nesër në mëngjes do të shpallet rezultati final.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, kryeson Vetëvendosja

    Emri:  IMG_7590-1140x570.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  19.7 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.57 për qind të votave, apo me mbi 31.000 vota.

    Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

    Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se menjëherë pas numërimit të votave me postë, ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara, dhe që procesi pritet të përfundojë të mërkurën.

    Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

    Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48. Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur. Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. Procesi i numërimit të votave është aktualisht në javën e katërt. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji. Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re.

    REL

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kosova voton! Vetëvendosja e Albin Kurtit në krye por nuk qeveris dot më e vetme

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, kryeson Vetëvendosja

    Emri:  IMG_7590-1140x570.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  19.7 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.57 për qind të votave, apo me mbi 31.000 vota.

    Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

    Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se menjëherë pas numërimit të votave me postë, ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara, dhe që procesi pritet të përfundojë të mërkurën.

    Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

    Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48. Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur. Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. Procesi i numërimit të votave është aktualisht në javën e katërt. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji. Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re.

    REL
    Fiton VV, por kosova nuk pranohet as si vezhguese ne ke
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohet shtatorja e Albin Kurtit
    Nga Akuamarini në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2024, 15:29
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 17:46
  3. Heronjtë personalë të Albin Kurtit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 18:34
  4. Kosova në sytë e Ritës së Albin Kurtit
    Nga Genti.. në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-03-2012, 05:38
  5. Intervista e Albin Kurtit ne burgun e Pozharevcit
    Nga MafiaWarz në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-11-2010, 11:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •