Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Specialistet e Bashkisë: Si e ktheu Veliaj institucionin në "folenë" e mikeshave VIP

    Daniela Kapo, Deborah Keçi apo Eneda Tarifa janë disa emra që gjetën strehë në bashkinë e Tiranës, ku në këmbim të PR publik për kryetarin tashmë në burg, morën paga të majme apo përfitime të tjera…

    Emri:  -640-0-1742229482xe4edf928-ea71-4f3f-b7e7-ecf79b5705b1-361.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  57.6 KB

    TIRANË- Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, u shndërrua në një vend punësimi për personazhe të njohura të ekranit dhe botës së spektaklit, të cilat përveç pagave të majme, siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit publik të ish-kryebashkiakut.

    Me gjasë, Danja, banorja e Big Brother, ende nuk e di që shefi i saj ka hyrë në burg. Ajo ka mbi 2 muaj e izoluar dhe prandaj ashtu me naivitet tregoi disa ditë më parë se punon në bashki. As më shumë e as më pak, sesa “specialiste”.

    “Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”-tha Danja duke i habitur banorët që deri në atë moment e dinin se ishte vetëm një modele.

    Por Danja nuk është e vetmja.

    Deborah Keçi, Eneda Tarifa dhe emra të tjerë janë disa nga figurat që kanë përfituar pozicione të rëndësishme në bashki, megjithëse aftësitë dhe përvoja e tyre profesionale nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me administratën publike apo menaxhimin e qytetit.

    Deborah Keçi, sportistja e njohur, ishte emëruar nga Veliaj si drejtoresha e Klubit shumësportësh Tirana. Ajo u pezullua nga detyra pasi u vendos në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.

    Keçi ishte pjesë e grupit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.

    Eneda Tarifa përtej këngës ka patur edhe një tjetër talent. Atë të këshillimit të kryetarit të saj, Erion Veliaj, për të cilin ajo qe shprehur që “vetëm 1 Erion bën nëna”. Ajo u zbulua se merrte rrogë nga bashkia në vitin 2021, kur shpërthyen në publik listat me të dhënat personale dhe paga.

    Por Tarifa nuk ishte e vetme. Asokohe rezultonte se këshilltarët e Veliajt ishin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një këshilltar që ka studiuar për filma, një mjek, një analist filmash dhe një arkitekt dhe një shkrimtare.

    Po ashtu bëhet fjalë dhe për një ish-miss të njohur, por dhe një avokate. Kjo e fundit e njohur dikur si zyrtare e partisë së Spartak Ngjelës por eshe për fotot provokuese të dala në rrjetet sociale.

    Bashkia si "strehë e ngrohtë" për miqësitë e pushtetit

    Gjatë viteve të drejtimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në një rrjet klientelist ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej tek profesionalizmi, por tek lidhjet personale dhe ndikimi publik i individëve të caktuar.

    Në vend që të fokusohej tek ekspertiza dhe aftësia për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, Veliaj përdori institucionin për të forcuar imazhin e tij, duke angazhuar në bashki figura publike që i siguronin promovim të vazhdueshëm mediatik.

    Paga të majme për "promovueset" e Veliajt


    Të dhënat e publikuara nga investigimet mediatike tregojnë se këto figura, ndonëse nuk kishin përvojë të drejtpërdrejtë në administratë, merrnin paga të majme dhe përfitime të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik e personal.
    Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, pasi vendet e punës u mbushën nga individë që kishin më shumë vlerë për Veliajn në aspektin e marketingut politik sesa në aftësitë profesionale.

    Tani që Veliaj ndodhet pas hekurave, lind pyetja: Sa prej këtyre ‘specialisteve’ VIP do të mbeten në administratë, dhe sa prej tyre do të largohen? A do të arrijnë të përshtaten me kryetarin e ri , Edi Ramën?

    Deri atëherë, qytetarët e Tiranës mbeten dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa ndonjë përfitim konkret për shërbimet publike të kryeqytetit.

    Dosja.al

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    FOTO+VIDEO/ “Lajmi më parë nga Luri” - BISEDAT se si klani “Veliaj- Bushka-Llagami” kërkonte pushtet mbi SPAK-un! Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon “infiltrimin” e të vëllait

    Skedarët e Bashkëngjitur 189089

    Thellohet skandali i lidhjeve mes Erjon Veliajt, Klotilda Bushkës dhe ish-krytares së Këllishit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

    Në disa mesazhe të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News”, shfaqet Llagami, e cila në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.

    Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.

    Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.

    Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së.

    Dhe pikërisht për të realizuar këtë "projekt" të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami.

    Në mos në nivelin “makro”, në nivelin “mikro” rezulton se Llagami, Bushka dhe Veliaj duan të kenë pushtet, apo autoritet të tyrin në SPAK!

    Dhe për këtë Llagami kërkon që i vëllai Lurand Llagami, të futet si OPGJ në SPAK.

    Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:

    BISEDA 16 DHJETOR 2023

    Skedarët e Bashkëngjitur 189090

    Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.

    -Okk! Amon lexo!

    BISEDA 6 JANAR 2024

    Skedarët e Bashkëngjitur 189091

    Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.

    -Uuu, poooo!

    Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!

    -Yessss!

    Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato...

    -Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!

    Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)

    -Burri i kësaj!

    Eda (Naureda Llagami): Është i omël!


    BISEDA 7 JANAR 2024

    Skedarët e Bashkëngjitur 189092

    Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit...



    ORA NEWS

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    VIDEO/ Berisha, gazetarëve: Po ju pse e fshehët? Ja kush është “redaktori” i Erion Veliajt! Uluziu e futi në kurth duke i vendosur çimka

    Pasi doli nga SPAK-u ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku bëri dhe batutata me gazetarët sa i përket bisedave të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj dhe "redaktorit" të cili ai referon në bisedat e përgjuara sipas tij, nga SPAK-u në dhomën e burgut.

    Pas komunikimit me gazetarët Berisha do të niset për një vizitë pune në Podgoricë të Malit të Zi, aty ku do të mbahet dhe një takim i Partive Popullore Evropiane.

    DEKLARATA E BERISHES

    Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin. Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

    Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.

    Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama.

    Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

    Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

    Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë...

    Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

    Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin? Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama... Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij.

    Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka. I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi.

    Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri.

    Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë. Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet.

    Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci.

    Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij. Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.

    Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.

    Për Mero Bazen, më thoni se e kam pasur dikur me vete dhe... Shko e pyete po nuk më falënderoi mua që e përmenda. Të jesh e bindur se ai më falënderon. Ai po të mos e përmendja, do reagonte. Ai është i lumturuar që ia përmenda emrin.

    Se tani, të themi atë që është. Ata ishin si puna e Redaktorit. A e di ti, a kanë dëshmuar ata në prokurori apo jo? Prandaj, ata ishin të gjithë në skenar njëlloj si Redaktori. Prandaj, po të mos e përmendja, do i mbetej hatri shumë. Po unë nuk kam pse të mos ia bëj qejfin atij.

    VIDEO

    ORA NEWS

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Erion Veliaj paguan 300 mijë dollarë kapar për të shpëtuar lëkurën në SHBA

    Emri:  640-0-640-0-veliaj-454-683.jpeg

Shikime: 12

Madhësia:  33.6 KB

    Nga qelia e burgut në Durrës, ku ndodhet prej 10 shkurtit, kryebashkiaku i Tiranës ka nisur një operacion të shtrenjtë shpëtimi. Me një kontratë të firmosur më 1 mars me studion ligjore Kasowitz Benson Torres, dhe të publikuar më së pari nga Kapitali.al, Veliaj ka vendosur të luftojë ndalimin e tij nga SPAK jo vetëm në gjykatat shqiptare, por edhe në korridoret e pushtetit në SHBA. Kostoja? Një kapar prej 300 mijë dollarësh, të cilin nuk e ka paguar vetë, por vëllai i tij, Arbër Veliaj, siç rezulton në dokumentet e publikuara në regjistrin FARA të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

    Kontrata parashikon një “këshillë ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare”. E përkthyer në gjuhën e thjeshtë: një përpjekje për të ndërhyrë, me mjete të ligjshme e të tjera, për ta nxjerrë nga burgu.

    Por misioni i studios nuk mbaron me ligjin. Dokumenti hap qartësisht derën e lobimit në SHBA:

    “Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligjit dhe qeverinë shqiptare.” thuhet në kontratë.

    Emri:  Dok-1-Veliaj.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  39.9 KB

    Pra, nëse dikush pyet çfarë e lidh SPAK-un me Departamentin e Shtetit, përgjigjja është e thjeshtë: një faturë deri në 1950 dollarë për orë.

    Sepse aq paguhet Daniel J. Fetterman, avokati kryesor i çështjes sipas kontratës. Dy të tjerët në ekipin e tij janë Brian S. Choi me një tarifë 1275 $ në orë, dhe Richard Pinal, më modest – vetëm 500 $ në orë.

    Ndërkohë, më 10 mars, në qelinë e Durrësit shfaqet një tjetër figurë: Joshua Robert, avokat i studios amerikane, i cili, pavarësisht përpjekjes për të marrë pjesë në seancën për masën e sigurisë një ditë më pas, u ndalua me vendim të GJKKO-së.

    Në dalje, ai doli publikisht për të denoncuar arrestimin e klientit të tij si një atentat ndaj demokracisë në stilin amerikan:

    “Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA,” deklaroi avokati Roberts.

    Por çështja është se Roberts nuk është i përfshirë zyrtarisht në kontratë si avokat kryesor i Veliajt. Ai është më shumë si “ambasador i çështjes”, ndërsa loja e vërtetë bëhet në zyrat me tarifë të kripur të Kasowitz-it.
    Kontrata është gjithsesi elastike: nëse shërbimet e kryera kushtojnë më pak se kapari, diferenca do t’i kthehet sërish Veliajt. Por kush beson se tre avokatë me tarifa mesatare 1300 $ në orë do të mbyllin punë për më pak se 300 mijë dollarë, duhet të ketë studiuar buxhetin e bashkisë, jo të një firme të elitës ligjore në SHBA.

    Interesante është se para tij, lobimin në SHBA e ka tentuar si rrugë shpëtimi edhe Saimir Tahiri me 20 mijë dollarë, Adriatik Llalla me 10 mijë dollarë dhe Arben Ahmetaj me 150 mijë dollarë. Kjo e Veliajt është shuma më e madhe e paguar deri tani përtej oqeanit. Mbetet për t’u parë nëse telashet me drejtësinë shqiptare do të zgjidhen me një kurë amerikane.

    Lapsi.al

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups


Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  4. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •