Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shëndetin

    Çfarë dimë deri tani 800 ton mbetje, që po kthehen në Shqipëri

    Emri:  65f2b986-a29c-432b-a68c-8a0b76146428-2-removebg-preview.png

Shikime: 2817

Madhësia:  500.0 KB

    Qeveria shqiptare gjendet në mes të një skandali me përmasa të jashtëzakonshme, kur qindra ton mbetje industriale janë nisur drejt Shqipërisë, pasi përpjekja për t’i futur fshehurazi në Tajlandë ka dështuar.

    Dy anijet në pronësi të kompanisë Maersk u nisën në fillim të korrikut nga Porti i Durrësi, me kontenierët që mbanin rreth 816 ton mbetje brenda tyre.

    Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, ndërsa Tajlanda vitet e fundit është parë si një venddepozitimi të ngarkesave të ngjashme nga shumë vende më të zhvilluara.

    Kompania e transportit Maersk ka thënë se nuk ishte në dijeni se çfarë ngarkëse kishin brenda kontenierëve në Durrës.

    As qeveria tajlandeze nuk ishte informuar për llojin ngarkesën që mbartnin dy anijet. Sapo u njoftuan, autoritetet tajlandeze ndaluan futjen e anijeve.

    Çfarë po ndodh tani me dy anijet?

    Emri:  fNziMQx.jpg

Shikime: 2928

Madhësia:  20.1 KB
    Anije e kompanisë Maersk, e ngarkuar me kontenieret me mbetje

    Dy anijet e ngarkuara me mbetje të dëmshme, janë ngarkuar njëra me 60 kontenierë, tjetra me 40 kontenierë. Anija që udhëheq quhet Maersk Campton dhe ishte e ngarkuar me 40 kontenierë. Ajo mbërriti e para në Singapor dhe i shkarkoi kontenierët në datën 18 gusht. 40 kontenierët do të ngarkohen në anijen me emrin MARIA SAVERA që do t’i transportojë drejt Italisë. Më pas një anije tjetër do t’i kthejë në Durrës.

    Anija e dytë me 60 kontenierë, e quajtur Maersk CANDOR ka rezultuar jashtë radarëve që nga data 9 Gusht, një kohë relativisht e gjatë dhe pritet të mbërrijë në Singapor në datën 24 Gusht.

    Llogaritet që të dyja anijet të jenë në fund të shtatorit në vendin e origjinës, pra në Shqipëri.

    Kush e zbuloi skandalin?

    Emri:  Screenshot-2024-08-20-at-5.59.08 PM-2.jpg

Shikime: 2953

Madhësia:  56.8 KB

    Sinjali i parë për transportin e mbetjeve të dëmshme drejt Tajlandës e dha Basel Action Netëork (Rrjeti i ndërveprimit të Baselit) një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Qëllimi i organizatës është pikërisht zbulimi i operacioneve të tilla, si ai që ka nisur nga Shqipëria, ku kompanitë e mëdha depozitojnë mbetjet e dëmshme në vende të pazhvilluara. Rrjeti i ndërveprimit të Baselit thotë se synon t’i japë fund tregtisë toksike, pasi Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike.

    A ishte në dijeni qeveria shqiptare?

    Emri:  65f2b986-a29c-432b-a68c-8a0b76146428-2.jpg

Shikime: 2894

Madhësia:  31.0 KB

    Në një prononcim për median amerikane Bloomberg, qeveria shqiptare ka drejtuar gishtin drejt kompanive turke që operojnë në ish-metalurgjikun e Elbasanit, por nuk ka pranuar asnjë bashkëpunim me to.

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë nuk kishte dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, sipas zëdhënësit Erjon Uka. Forcat ligjzbatuese shqiptare po kryejnë hetime me Zyrën Kundër Mashtrimit të Bashkimit Evropian për “rrethanat dhe të gjitha lidhjet logjistike që kanë kryer këtë transport të dyshuar nga Evropa në Azinë Juglindore”, tha ai.

    Mbetjet dyshohet se vijnë nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë një kompleksi metalurgjik në Elbasan, pranë Durrësit, citohet të ketë thënë Erion Uka.

    Gjasat janë që qeveria shqiptare ka mbyllur një sy për eksportin e mbetjeve nga Porti i Durrësit. është e pamundur të ngarkohet një sasi prej 816 ton materialesh të çfarëdo lloji qofshin, pa dhënë informacionet përkatëse për inspektorët e doganës.

    Për më tepër, pak ditë para se skandali të bëhej publik, Rama largoi nga detyra drejtorin e atëhershëm të portit, Pirro Vengu duke e promovuar si ministër të mbrojtjes. Me emërimin si pjesë e kabinetit të Ramës, Vengu mbetet jashtë hetimit të prokurorisë së Durrësit për këtë çështje.

    Skandali nuk mbaron me kaq

    Emri:  25111686627_5b5f9529b2_b.jpg

Shikime: 2934

Madhësia:  33.9 KB

    Kjo nuk është ngarkesa e parë me mbetje të dëmshme që del nga Shqipëria dhe refuzohet nga një vend tjetër. Janë 115 kontenierë të tjerë që kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe janë braktisur në Kinë. Ishte Kapitali.al që raportoi sot se kjo ngarkesë e dytë është nisur në prill të këtij viti nga Shqipëria drejt Kinës dhe përmban 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa mbahet e bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.

    Në një letër që Rrjeti i Ndërveprimit të Baselit i ka dërguar autoriteteve portuale të Singaporit kërkohet analizimi i menjëhershëm i materialeve që kanë anijet e nisura nga Shqipëria, në mënyrë që të ketë prova të pakontestueshme për aktivitetin e paligjshëm.

    Po ashtu, Rrjeti i Baselit kërkon që edhe 115 kontenierët e bllokuar në Kinë të kthehen menjëherë në Shqipëri, ashtu siç po veprohet me 100 kontenierët e parë.

    Duke u njohur me përmasat e skandalit, mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare. A do të ndëshkohen kompanitë private për mostrajtimin e mbetjeve, apo eleminimi i tyre do të bëhet në dëm të ambjentit dhe qytetarëve shqiptarë?

    LAPSI

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Përplasja me Kurum/ Shqipëria, prodhuese apo trafikuese e mbetjeve toksike?

    Emri:  fNziMQx.jpg

Shikime: 2835

Madhësia:  20.1 KB

    Në fund të shtatorit pritet që në Durrës të ankorohen dy anije të ngarkuara me 816 ton mbetje të rrezikshme, por deri tani është ende e paqartë se kujt i përkasin kontenierët që u nisën nga Durrësi drej Tajlandës në fillim të korrikut.

    Në një reagim për Shqiptarja.com nga Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit thuhet se ngarkesa e ka origjinën tek kompanitë që operojnë pranë metalurgjikut në Elbasan, duke lënë të kuptohet se fatura është e kompanisë Kurum.

    “Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS” thuhet në këtë reagim.

    Një shpjegim i ngjashëm ishte dhënë edhe më herët për Bloomberg. Por kësaj radhe, qeveria ka sqaruar se “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës”.

    Emri:  Kurum-dEMIR.jpg

Shikime: 2904

Madhësia:  47.9 KB

    Por kompania Kurum ka mohuar të ketë nisur ndonjë ngarkesë me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës. Në një reagim të kompanisë mohohej kategorikisht versioni që jep qeveria për këtë çështje.

    “Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkese për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare” thuhet në deklaratë.

    Kompania i kujton ministrisë së kur i duhet të eksportojë materiale aplikon për leje, të cilat janë të verifikueshme në institucionet shqiptare.

    Përplasja mes Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë shqiptare shton pikëpyetjet se në ç’mënyrë lëvizin mbetjet toksike në Shqipëri.

    Nëse kompania Kurum gënjen, kjo zgjidhet lehtësisht nga Prokuroria e Durrësit. Mjafton verifikimi i dokumentacionit, marrja në pyetje e dëshmitarëve, dhe autorët vihen para drejtësisë bashkë me zyrtarët që janë në shpërdorim të detyrës.

    Emri:  Screenshot-2024-08-16-131123.jpg

Shikime: 2866

Madhësia:  42.7 KB

    Por nëse Kurum ka të drejtë, historia komplikohet. Në këtë rast, Shqipëria rezulton të jetë shndërruar në vendin e jashtëqitjes së qindra tonelatave mbetje të rrezikshme, që futen në Shqipëri nga vende të tjera dhe dalin jashtë pa u kontrolluar nga askush.

    Në këtë linjë ishte edhe reagimi i Doganave për ngarkesën e dytë të bllokuar në Kinë atë me 100 kontenierë të tjerë me mbetje të rrezikshme, edhe ato të nisur nga Durrësi. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kjo ngarkesë e dytë e ka origjinën në Kosovë dhe është nisur nga një kompani private.

    “Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk” thuhet në reagimin e doganave.

    Versioni që japin doganat për ngarkesën e bllokuar në Kinë është i njëjtë me atë që lë të kuptohet kompania Kurum, se ngarkesat trafikohen nga porti i Durrësit pa u kontrolluar.

    Emri:  IISD_ENB_BRSCOPs2023_1May23_KiaraWorth-80.jpg

Shikime: 2805

Madhësia:  28.0 KB

    Të njëjtin version duket se mbështet edhe Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Netëork, i cili ka folur tek Syri Tv për skandalin e mbetjeve toksike.

    Dyshimet e Puckett janë se Shqipëria është një pikë tranziti që përdoret nga vendet e tjera të Europës për të nisur sasitë e mëdha të ngarkesave me mbetje të rrezikshme.

    “Këta eksportues nisen nga Porti i Durrësit, dyshoj se ka shumë mbetje të tjera të përfshira. Shqipëria përdoret si pikë traznisti që përdoret për mbetjet nga Evropë” ka thënë Puckett.

    Rrjeti i Bazelit kërkon urgjentisht që mbetjeve që kanë ndaluar në Singapor t’u bëheshin analizat. Në këtë mënyrë do të kishte prova konkrete për ekzistencën e lëndëve të rrezikshme.

    Për çështjen është njoftuar se prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në bashkëpunim me OLAF, Zyrën kundër Mashtrimit në Bashkimin Europian. Deri tani SPAK nuk është përfshirë në hetime, që do të thotë se zyrtarët që hetohen janë të një niveli të ulët.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Maersk: Pas alarmit, mbetjet toksike të nisura nga Durrësi për në Tajlandë do të kthehen në Shqipëri!

    Kontejnerët që mbajnë pluhur toksik tani duket se do të drejtohen për në Itali. Grupet mjedisore dhanë alarmin për dërgesat e paligjshme të mbetjeve njofton sot Bloomberg

    Kontejnerët e transportit për në Tajlandë, të mbushura me tonelata mbetjesh të rrezikshme industriale nga Shqipëria, tani planifikohen të kthehen në Evropë, pasi grupet mjedisore dhanë alarmin se po eksportoheshin ilegalisht në Azinë Juglindore.

    Një anije A.P. Moller-Maersk A/S që mban 40 kontejnerë me mbeturina do të mbërrijë nesër në Singapor dhe ngarkesa e dyshuar më pas do të dërgohet përsëri në Itali, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ngarkesave detare të MSC Mediterranean Shipping Company SA, e cila do të transportojë ngarkesën përsëri në Evropë.

    Maersk po punon me autoritetet e Singaporit dhe linjën e transportit detar për të cilin po transporton kontejnerët "për të siguruar që kontejnerët do të riatdhesohen në Shqipëri në mënyrën më të mirë të mundshme", tha zëdhënësja Summer Shi.

    60 kontejnerë të tjerë me mbetje të dyshuara aktualisht në bordin e Maersk Candor, i cili pritet në Singapor më vonë këtë muaj, do të kthehen gjithashtu në Evropë, tha Shi.

    Zyrtarët kanë punuar për të ndaluar dërgesën që kur Basel Action Network, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike, javën e kaluar informoi Tajlandën se kontejnerët që ajo beson se janë të mbushura me pluhur potencialisht të dëmshëm të riciklimit të çelikut në furrë me hark elektrik kishte marrë rrugë.

    MSC dhe autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, ndërsa autoritetet e Singaporit thanë se nuk ishin në gjendje të komentonin ende. Maersk tha se asnjë nga kontejnerët nuk ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, përndryshe do të kishte refuzuar t'i transportonte ato. Bloomberg Neës nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur se çfarë po transportonin anijet. Kompanitë që eksportojnë dhe marrin kontejnerët nuk janë identifikuar.

    Maersk Campton - i cili kishte fikur transmetimin e vendndodhjes së tij - tani po tregon vendndodhjen e tij dhe po lundron nëpër ngushticën e Malacca. Maersk tha se anija kishte ndaluar transmetimin e vendndodhjes së saj ndërsa ishte afër Cape Town në Afrikën e Jugut për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon.

    Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina. Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në drejtimin e tyre.

    Autoritetet tajlandeze janë ende duke komunikuar me zyrtarë të tjerë të huaj përgjegjës për monitorimin e dërgesës, sipas një zyrtari në Departamentin e Punëve Industriale. Tajlanda do të bllokojë dhe nuk do të lejojë që mbetjet e rrezikshme të transportohen në vend, tha ajo.

    Rrjeti i Veprimit Basel, i cili më parë ka alarmuar Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbetjeve elektronike, bëri thirrje që dërgesat të kthehen në Shqipëri dhe të ndëshkohen tregtarët e përfshirë.

    “Është thelbësore që qeveritë të përmbushin detyrat e tyre përkatëse sipas rregullave të Konventës së Bazelit”, tha drejtori ekzekutiv Jim Puckett. “Është e qartë se është shumë e lehtë për tregtarët dhe industrinë që thjesht të ngarkojnë kontejnerë me materiale që përndryshe do të kushtonin shumë, do të trajtoheshin siç duhet – qofshin mbetjet plastike, mbetjet elektronike, apo pluhurat toksikë nga mullinjtë e çelikut.”

    Rrjeti i Veprimit të Baselit, së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert dhe Recovery-Thailand, paralajmëruan shumë vende kur mësuan se më shumë se 800 ton pluhur furre me hark elektrik po transportoheshin nga anijet me kontejnerë Maersk dhe MSC. Ngarkesa ishte ngarkuar nga porti shqiptar i Durrësit në korrik dhe do të mbërrinte në Tajlandë si destinacioni përfundimtar më vonë këtë muaj.

    Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

    SYRI

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Ekskluzive/ Puckett ngre dyshime për trafik të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, ja pse...

    VIDEO

    Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett ka ngritur alarmin se Shëqipëria po tranziton mbetje të rerzikshme, për të cilën autoritetet kanë dijeni, pasi ngarkesat dhe shkarkimet në Portin e Durrësit survejohen nga kapiteneria.

    Gjatë intervistës ekskluzive për Syri Tv, Puckett thotë se vendet pritëse Tajlanda dhe Kina nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për pritjen e këtyre mbetjeve të rrezikshme, ndaj për këtë qeveria shqiptare thotë ai, duhet të hetojë se kush janë personat që fshihen pas qindrave ton mbetje.

    Shqipëria mund të përdoret për trafik të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, thotë Puckett, duke shtuar se nuk dihet vend ii origjinës së këtyr embetjeve.

    ‘Kemi 3 pika të dhënash, fotot e google për aktivitetin, të njëjtta kontejnerë që ngarkohen nga imazhet satelitotre, dokumentat kineze që bëjnë analizat e mbetjeve, janë bllokuar e kanë mbetur atje që janë kanë ardhur nga Shqipëris. Këta eksportues nisen nga Porti i Durrësit, dyshoj se ka shumë mbetje të tjera të përfshira. Shqipëria përdoret si pikë traznisti që përdoret për mbetjet nga Evropë. Çështja serioze është se s’ka impiant mbetjesh që t’i trajtojë këto mbetje në Tajlandë dhe Kinë. Këtë do ta zbulojmë, kush i pret. E kemi hulumtuar situatën në Tajlandë dhe aty s’ka riciklim të tillë mbetjesh. Po i heton stafi jonë, Kina i ka refuzuar këto mbetje dhe s’është njoftuar për mbërritjen e tyre. Duhet të marrin parapëlqimin, Kina është vend trasnit. As Kina e Tajlanda s’kanë dhënë pëlqimin për marrjen e pritjen e këtyre mbetejeve. Ajo që ka ndodhur është e paligjshme. Porti mban të dhëna të rregullta për çdo gjë që hyn e del. Kapiteneria duhet ta dijë nga ka ardhur, bëhet fjalë për mbi 800 ton në këto dy anije, pa llogaritur Kinën. Qeveria shqiptare duhet ta zgjidhë çështjen, duhet mësuar nga erdhën këto mbetje, si ishte ngarkuar. Qeveria ka përgjengjësi dhe të shikojë sa mbetje gjeneron Kurum, se ku e dërgon ajo. Nëse e çon në impiant apo mjedis tjetër. Duhet menaxhuar shumë mirë ku e presin vendet, s’mund ta hedhësh në landfill. Nuk duhet të kalojnë në vende pa dhënë pëlqimin paraprak këto vende. Dërgesat shkuan në Trieste nga Shqipëria, Maltë, Marok me pas, në Afrikën e Jugut, ndërkohë që qeveria ishte gati ta priste. Ishte port specifik por anija e çaktivizoi gps, dhe Afrika se ndaloi dot. Vazhdoi ta mbante të fikur gps, dhe ka shkuar në Singapor, as kjo s’ishte njoftuar. Linja Maersk s’ka marrë një njoftim të tillë, supozohet të jetë transport i paligjshëm. Kanë përgjegjësi qeveria shqiptare. Nuk ndodhej në kontejner ky material, s’di si ka arritur në Shqipëri, mund të ketë ardhur pjesë-pjesë, s’dihet vendi i origjinës, nëse BE ka eksportuar material të rrezikshme ajo e ka të ndaluar të eksportojë materiale të tilla jashtë vendet të BE, referuar gjvithahstu marrëveshjes së Bazel. Është ngarkesë e paligjshme. S’ishte e vendosur në kontejner, fotot tregojnë materiale të ngarkuara me traktorë në një hapësirë të hapur në Portin e Durrësit. Ky material nëse s’ka qenë nga Shqipëria, ajo është përdorur në rrugë të paligjshme për transit’.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Skandali i mbetjeve toksike/ Shteti shqiptar në kaos, ministria e Mjedisit ia faturoi KURUM-it, Dogana ia 'ngec' Kosovës

    Skandali i mbetjeve të rrezikshme që janë ngarkuar, ose kaluar tranzit në Portin e Durrësit ka marrë përmasa të mëdha dhe ka nxjerrë edhe njëherë në pah kaosin që ekziston mes institucioneve shtetërore të shtetit shqiptar.

    Skandali fillimisht u zbulua nga media amerikane Boomberg, e cila zbuloi se një ngarkesë me rreth 800-ton mbetjesh të rrezikshme ishte kapur nga autoritetet Tajlandeze dhe nuk është lejuar të pranohet si ngarkesë, por që do duhet të kthehej në vendin e origjinës, që është Shqipëria.

    Për dy-tre ditë me radhe autoritetet shqiptare heshtën për skandalin. Insistimi i medias amerikane Bloomberg bëri që ministria e Mjedisit e Shqipërisë të jepte një përgjigje ku dukej se ia faturonte ngarkesën kompanisë KURUM, e cila ka në përdorim ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

    Pyetjes së Syrit drejtuar KURUM për një koment rreth shpjegimit që kishte dhënë ministria e Mjedisit për Bloomberg, KURUM iu përgjigj duke e pëgënjeshtruar dhe duke mos marrë përsipër ngarkesat si mbetje të kësaj kompanie.

    Fill pas reagimit të KURUM, Dogana Shqiptarë kë bërë një reagim të çuditshëm ku thekson se ngarkesat janë nga Kosova. Pra, transferon problemin nga Elbasani, ku e çoi ministria e Mjedisit në Kosovë.

    Reagimi i Doganave është tërësisht jo professional, pasi në vend të një shpjegimi shterues që do duhej të kishte brenda edhe shpegimin e ministrisë së Mjedisit, Dogana përgjigjët si zyra e shtypit e Partisë Socialiste duke pretenduar se çështja po trajtohet politikisht. Pra, sipas Doganës Shqiptare një skandal kaq i madh, që ka shqetësuar median ndërkombëtare dhe vende të tjera, qenka një problem politik.

    Më poshtë reagimi politik i Doganës Shqiptare për një skandal me përmasa që e tejkalon Shqipërinë:

    NJOFTIM PËR SHTYP

    Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:
    Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Switzerland.
    Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOW GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.
    Sa më sipër ritheksojmë se:
    • Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
    • Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.
    ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Porti i Durrësit, port i mafias dhe i mbetjeve të paligjshme toksike

    Emri:  auto_62850514d18751724259719.jpg

Shikime: 2769

Madhësia:  25.7 KB

    Nga Bujar Leskaj

    Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organizatë botërore jo qeveritare e drejtësisë dhe shëndetit mjedisor, që lufton trafikun ndërkombëtar të paligjshëm të mbetjeve toksike, më 2 prill të këtij viti, Shqipëria dërgoi nga porti i Durrësit për në Kinë 115 kontenierë me mbetje toksike.

    Kjo ngarkesë, e deklaruar si koncentrat i ulët dhe mineral zinku, u bllokua nga autoritetet kineze dhe mbahet ende e bllokuar në Portin e Nanshas, në qytetin Guangzhu në Kinë. Analizat e bëra nga autoritetet kineze provuan se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.
    Këto ditë, në Tajlandë janë drejtuar 100 kontenierë ( mbi 800 tonë)me mbetje toksike, të ardhura po nga Porti i Durrësit, të denoncuara po nga Rrjeti i Veprimit i Bazelit.
    Këto fakte hedhin dyshime të forta se, tek ne, përmes Portit të Durrësit, është zhvilluar dhe po zhvillohet një aktivitet i mirëorganizuar dhe i mirëfilltë mafioz, me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme, të paligjshme për t’u eksportuar.
    Sekti Rama në pushtet, ia ka dalë të ngadalësojë dhe zvogëlojë aktivitetin përpunues dhe tregtar të mirëfilltë të Portit 2700 vjeçar të Durrësit, si dhe po zeron gradualisht rëndësinë e tij ekonomike. Dhe nuk mjaftohet me kaq, por po e shndërron Portin kombëtar të e Durrësit në një njollë të zezë në transportin evropian detar, si port burimor, për të transportuar drogë dhe për trafiqet e paligjshme të mallrave, duke përfshirë mbetjet toksike.
    Me të drejtë, shumë qytetarë sot ngrejnë pyetjen: çfarë duhet të vazhdojë të bëjë ende Porti i Durrësit, që të quhet port i mafias dhe i mbetjeve të paligjshme toksike?
    I. Porti i Durrësit, port pa kontrollet e duhura
    Sipas vrojtimeve të shumë ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare, kontrolli i mallrave në portin e Durrësit lë shumë për të dëshiruar. Sidomos ndaj mallrave për eksport, ai aplikohet formal dhe është shumë i pakët.Rastet e sipërcituara janë prova flagrante e moskontrollit portual të mallrave.
    II. Porti i Durrësit, siguria shumë e dobët
    Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” ka publikuar një raport për rrugët ballkanike të trafikimit të lëndëve narkotike(https://globalinitiative.net/.../bal...ime-routes.../ .
    Në raport flitet për trafikun ndërkombëtar të kokainës, i cili bëhet përmes rrugëve detare në Ballkan. Në kapitullin për Shqipërinë, përmendet Porti i Durrësit si port me risk të lartë në përdorimin e mundësive dhe rrugëve të trafikimit të kokainës. “Global Initiative” evidenton disa hallka të dobëta të sigurisë në Portin e Durrësit, që u japin mundësi trafikantëve për të transportuar kokainë, duke shfrytëzuar konteinerët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, e specifikisht konteinerët me banane.
    Sipas organizatës së njohur ndërkombëtare, siguria në port është larg së qënit garantuese. “Niveli i sigurisë është dukshëm më i ulët në rrugën prej 1 kilometër që ndan terminalin e konteinerëve me skanerin, ne krahasim me zonat e tjera portuale, megjithëse brenda perimetrit të portit. Kjo u jep mafiozeve kohë për të ndërhyrë në konteiner, përpara se ai të jetë kontrolluar”, cilësohet në raportin e “Global Initiative”.
    Porti i Durrësit është kthyer në një pikë strategjike për grupet kriminale, për të trafikuar sasi të mëdha të lëndës narkotike kokainë, nga Amerika Latine drejt vendit tonë, me destinacion kryesor tranzitimin e saj në vendet e Bashkimit Evropian.
    Raporti i “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”vijon me konstatimin se “Që nga viti 2018 ka pasur sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruar në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e kapjes së kokainës në këtë port tregon qartë se ky port është një pikë e rëndësishme për trafikun ndërkombëtar të drogës”.
    III.Porti i Durresit ka rënë në volum dhe po humb përparësinë e tij strategjike
    Me vendimin e zhvendosjes së Portit strategjik tregtar të Durrësit drejt Porto Romanos, për shkak të zbatimit të Projektit mafioz “Durrës Yachts & Marina” të një miliarderi arab, në dobi të oligarkëve të Ramës, aktiviteti i ngarkim-shkarkimit dhe në tërësi aktiviteti tregtar në port ka ardhur në rënie.
    Me këtë zhvendosje, u zeruan jo vetëm dhjetra e qindra miliona eurot e procesit të deritanishëm të modernizimit të Portit të Durrësit, por po zhvleftësohen ndjeshëm edhe financime të mëdha, të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë pasur Portin e Durrësit si shtyllë mbështetëse leverdisshmërie, të tilla si Rruga e Kombit në Shqipëri dhe autostrada Prishtinë-Morinë në Kosovë.
    Lajmi i spostimit gradual të portit tregtar të Durrësit ka bërë që kompani të njohura detare të transportit të mallrave me konteinerë, të nisin përpjekjet të largojnë aktivitetin e tyre nga Porti i Durrësit, në drejtim të porteve të Selanikut në Greqi dhe të Kotorrit në Malin e Zi.
    IV.BE anulloi grantet dhe kreditë për Portin e Durrësit
    Menjëherë pasi doli vendimi për zhvendosjen e Portin të Durrësit, Bashkimi Evropian anulloi një grant prej 28 milionë euro, i cili ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 dhe 2, në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit.
    Institucionet e BE-së kanë shprehur hapur shqetësimin dhe rezervat për modifikimin e projektit të zhvillimit të Portit të Durrësit, duke e zhvendosur atë në Porto Romano, si dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.
    V. Shkatërrimi i portit tregtar dhe ndërtimi i një marine dhe 12 mijë apartamenteve
    Është e vështirë të kuptohet se si porti kryesor dhe strategjik i vendit do të zerohet brenda shtatë vitesh, duke e zhvendosur, në këmbim të ndërtimit të një marine, një hoteli dhe 12 mijë e 600 apartamenteve!
    Është vërtet e paimagjinueshme të mendosh se si Shteti shqiptar vë në dispozicion mbi 800 mijë metër katrorë të Portit aktual të Durrësit, ndërkohë që investitori miliarder arab po investon vetëm 86 milionë euro të tijat dhe pjesën tjetër do ta nxjerrë nga shitja e apartamenteve që do të ndërtojë mbi këta 800 mijë metra katrorë!
    Një projekt mafioz ky, që i ngjan gropave të pallateve të ndërtimit në Tiranë, Durrës e kudo në qytetet kryesore të vendit, ku investuesi hap gropën dhe nis ndërtimin, në fakt duhet shkruar pastrimin.Projekti, në fakt, është pikërisht një gropë e stërmadhe, një lavatriçe e stërmadhe pastrimi parash!
    Një projekt i ndarë në dy faza, ku në fazën e parë nuk përmendet në asnjë rresht Marina, vetëm 4 mijë apartamente banimi dhe një hotel. Pastaj vijnë 280 vende ankorimi në Marinë, kundrejt mbi 8 mijë e 600 apartamenteve të tjera, të planifikuara në fazën e dytë.
    Për këtë ka nevojë Durrësi? Për këtë ka nevojë Shqipëria? A duhet shkatërruar nga themelet porti 2700 vjeçar, kjo nyje strategjike e ekonomisë së vendit, duke u zëvendësuar me 12,600 apartamente banimi?
    Po qindra milionë eurot e kontratave koncesionare të prishura në Porto Romano dhe që, me siguri, do të përfundojnë në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi, kush do t’i paguajë? Sekti Rama në qeverisje?
    VI. Mashtrimi i pacipë me financimin e portit të ri
    Deklaratat publike të Ramës dhe sektit të tij dy-tre vite më parë, për gjoja financimin e ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano nga fondet e investuesve të huaj strategjikë dhe asnjë lek nga Buxheti i shqiptarëve, që nga momenti kur nga “hiçi” doli në skenë projekti i shkatërrimit të portit më të madh në vend, tashmë i përkasin së kaluarës.
    Rama pastaj kaloi në premtimin se porti i ri do të ndërtohej si PPP (44% shteti dhe 56 % privati). Edhe ky variant-aventurë u la rrugës.
    Qeveria tani ka degraduar në variantin e ndërtimit të të gjithë portit të ri në Porto Romano, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo ka frikë ta përmendë koston e tij të plotë, që mund të shkojë edhe në 1-1.5 miliardë euro.
    Kjo është trashëgimia nga aventura-projekt mafioz me një marinë, një hotel e 12 mijë e 600 apartamente në zemrën e Durrësit, që Rama ua ka lënë peshqesh shqiptarëve. Për këtë aventurë, shqiptarëve ju grabit një pronë publike, siç është porti aktual, bashkë me asetet tokë truall, me vlerë tregu rreth 3 miliardë euro.
    Në të njëjtën kohë, janë 231 milionë euro të falura, taksa të qytetit të Durrësit, që do të duhej të ishin kthyer në investime për banorët e qytetit, nëse projekti i miliarderit arab “Durrës Jahte dhe Marinë” do të taksohej sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi( denoncimi i parë i kësaj shume është bërë nga z.Igli Cara).
    Në këmbim, Rama u ka lënë shqiptarëve “trashëgim” 1-1.5 miliardë euro port të ri, që do të ndërtohet nga taksat e tyre. Dhe nuk ka turp ta shesë si zhvillim të jashtëzakonshëm të vendit!
    VII.Përgjegjësi kryesor i abuzimeve në Portin e Durrësit gradohet...ministër!
    Sikur të mos mjaftonte evidentimi i portit në të gjitha strukturat ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Evropian si port droge, shkeljet e shumta korruptive në prokurimet publike të denoncuara nga opozita dhe media kurajoze, shkelja e kontratave etj, drejtori i Portit të Durrësit deri pak javë si sot, përmes një emërimi të dyshimtë nga “Lideri Rajonal”, kryetari i sektit në qeverisje ,gradohet …Ministër i Mbrojtjes!
    Me sa duket, i duhet për të bërë me pronat e ushtrisë atë që bëri me administrimin e aseteve të portit më të rëndësishëm dhe strategjik të vendit, duke e rrënuar e degraduar atë.
    xxx
    Tregtia e mbetjeve toksike të paligjshme është e pamundur të realizohet, pa dijenine dhe korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen funksionalisht për sigurinë e kufijve, duke filluar nga autoriteti portual, doganat dhe policia kufitare.
    Tani që faktet po zbulohen nga OJF-të dhe mediat ndërkombëtare e ato të vendit,fakte që opozita i ka denoncuar dhe po i denoncon fort, organet e drejtësisë duhet të fillojnë menjëherë hetimet, për të parë se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti i sektit Rama në këtë aktivitet kriminal.
    Ndëshkimi ligjor është domosdoshmëri ulëritëse në shumë plane.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Prokuroria heton ngarkesën e mbetjeve të nisur drejt Tajlandës

    Ngarkesa e nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën është duke u hetuar nga prokuroria për kontrabandim të mallrave të ndaluara ose të kufizuara.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Kontejner-në-Portin-e-Durrësit.-Foto-Geri-Emiri-768x512.jpg

Shikime: 2789

Madhësia:  67.4 KB
    Kontejner në Portin e Durrësit. Foto ilustruese Geri Emiri

    Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën më 21 gusht se ka filluar hetim lidhur me raportimet në medie për një ngarkesë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

    Sipas prokurorisë, procedimi është regjistruar më 16 gusht mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për veprën penale “Kontrabandë me mallrat të ndaluara ose të kufizuara”.

    Në njoftim bëhet me dije se për këtë rrethanë ka referuar material hetimor Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transporti i mbetjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ku referohen informacione të marra nga media në lidhje me këtë ngarkesë për të cilën dyshohet se ka mbetje toksike.

    Hetimet janë duke u kryer në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik(OLAF), me institucionet ligjzbatuese shqiptare dhe partner të tjerë ndërkombëtarë.

    Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, dyshohet se qindra tonë me mbetje të rrezikshme u ngarkuan në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Alarmi u ngrit nga organizata “Basel Action Netëork”, një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara që punon për zbatimin e Konventës së Bazelit. Po ashtu, u raportua se ngarkesa nuk do të mbërrijë në Tajlandë, por do të rikthehet në Shqipëri, ku do t'i nënshtrohet edhe hetimit.

    BIRN

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Agron Shehaj nxjerr dokumentin/ Qeveria e dinte për transportin e “mbetjeve toksike”

    Emri:  IMG_1173.jpg

Shikime: 2814

Madhësia:  32.2 KB

    Qeveria ka mohuar përgjegjesinë për dy anijet e ngarkuara me 816 ton mbetje të rrezikshme që u refuzuan nga Tajlanda dhe që janë duke u kthyer në Durrës. Në fillim u tha se Ministria e Mjedisit nuk kishte dijeni për ngarkesën, më pas përgjegjësia për trafikun e mbetjeve iu la kompanisë së përpunimit të hekurave Kurum.

    Por kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj publikoi sot një dokument që tregon të kundërtën. Në licensën e kompanisë Sokolaj sh.p.k specifikohet tekstualisht se kjo kompani transporton mbetje të rrezikshme. Dokumenti mban firmën e Ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro.

    “Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

    Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

    Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

    Liçenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria.

    Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt.

    Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur instutucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik” ka shkruar Shehaj, duke i bashkëngjitur denoncimit edhe dokumentin e firmosur nga Kumbaro.

    Emri:  e1169b1c-2666-4469-89e4-4b87e1a48ded.jpg

Shikime: 2817

Madhësia:  51.3 KB

    LAPSI

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Hetimet për mbetjet, prokuroria sekuestron dokumentacionin e kompanisë “Kurum”

    Prokuroria e Durrësit sekuestroi pranë kompanisë Kurum dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

    Nga Bardha Nergjoni

    Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

    E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”.

    Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk' u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

    Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Network”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton' dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor', kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

    Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

    Ministria e Mjedisit në një reagim për mediat pranoi që mbetjet e ngarkuara në Durrës vinin nga metalurgjiku. “Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan”, tha ministria në një sqarim për mediat.

    Kompania Kurum ka mohuar të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

    Hetimet në lidhje me mbetjet toksike kanë ngritur alarmin mes qytetarëve në Elbasan. Arben Ramkaj, drejtues i Qendrës Ndërfetare në Elbasan ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se qyteti po hesht për një çështje të rëndësishme si mbetjet toksike. “Duhet sensibilizim dhe transparencë nga kompania në fjalë dhe politikbërja në qytet duhet të sqarojë qytetarët se ç'po ndodh realisht”, shkroi Ramkaj.

    Ndërkohë po të hënën në media u shpërnda një lajm në lidhje me mbylljen e punës pranë Kurum dhe shkarkim masiv të punonjësve. Megjithatë Inspektorati i Punës pas komunikimit me kompaninë gjeti që mbyllja e proceseve kishte të bënte me çështje teknike të kompanisë dhe se punëtorët nuk ishin shkarkuar, por kishin marr lejen vjetore të paguar.

    BIRN

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Alarmi Ndërkombëtar: Porti i Durrësit, origjina e qindra tonë lëndë toksike të dëmshme për shën

    Hetimet ndërkombëtare/ BAN: Transporti i "hirit helmues" nga porti i Durrësit, maja e një skandali më të madh

    Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura.

    Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

    Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike.

    Kolegu Artan Haraqija sjell kronikën në vijim:

    Nga Porti i Durrësit, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Ky është pretendimi i Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në Seattle. Përfaqësuesi i tij, Jim Puckett i tha Zërit të Amerikës se të dhënat që BAN-i disponon janë marrë nga një sinjalizues nga Porti i Durrësit, i cili ka ofruar dëshmi për këtë.

    “Para një muaji, ne krijuam një portal, ku individë nga e gjithë bota mund të raportojnë për mbetjet helmuese. Personi i parë që na sinjalizoi ishte një individ që vëzhgoi transportin e mbetjeve helmuese në portin e Durrësit. Ai kishte njohuri se ku shkonte pluhuri helmues dhe dokumentet që tregonin rrugëtimin e ngarkesave”.

    Pas marrjes së të dhënave BAN-i thotë se ka kryer hulumtimin e veta dhe arrin në përfundimin se dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga porti i Durrësit.

    “Ne ishim në gjendje të konfirmojmë se kontejnerët që raportoi sinjalizuesi, numrat e tyre identifikues, i vërtetuam përmes aplikacionit ‘Google Earth’ , po ashtu përmes imazheve satelitore të Google Earth, lokalizuam vendndodhjen e tyre të saktë duke e krahasuar me dritat dhe rrugët e portit. Kemi tre burime të dhënash të marra në tre kohë të ndryshme. Ne dyshojmë se kjo ndodh çdo tre apo katër muaj.”

    Hiri i eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës ‘Sokolaj’ e cila e ka blerë atë nga fabrika e kompanisë Kurum në Elbasan që prodhon çelik dhe hekur. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, firma Sokolaj deri në përgatitje e këtij materiali nuk ka kthyer përgjigje.

    Firma turke Kurum, në një deklaratë të bërë më 21 gusht, ndonëse nuk jep sqarim të saktë nëse është ajo shitësja e kësaj lënde, thotë se

    “Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

    Zoti Puckett thotë se eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi, ngre dyshime që ai n uk vjen vetëm nga fabrika e Kurimit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF.

    “Ky material mund ta ketë origjinën nga vende të tjera të Evropës. Kudo ku ka fabrika për shkrirjen e çelikut, krijohet ky lloj hiri. Kompanitë duan ta heqin atë qafe, sepse kostoja është më e lartë për ta menaxhuar siç duhet. Po ashtu edhe zinku që nxirret prej tij nuk është aq i vlefshëm”, thotë zoti Puckett.

    Sipas të dhënave që sinjalizuesi i dha Rrjetit të Aksionit të Bazelit, rasti i fundit ishte në muajin korrik, kur material i dyshimtë fillimisht u ngarkua në kontejnerë në Portin e Durrësit.

    Pasi largohet nga porti i Durrësit, kontejnerët udhëtojnë drejt portit të Triestes, në Itali. Aty kontejnerët ngarkohen në dy anije të tjera transportuese, që i përkasin firmës daneze ‘Maersk’.

    Prej portit italian, përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës malli u nis fillimisht për në Singapor, prej nga do të vazhdonte rrugën për në destinacionin e tij përfundimtar, Tajlandën. Ndërsa malli lundronte në mes të ujërave të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, një nga dy anijet që e transportonin atë u zhduk nga radarët.

    BAN-i thotë se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur ata ngritën shqetësimin se një ngarkesë me pluhur helmues po transportohej nga Shqipëria për në Azi.

    Firma daneze Maersk e konfirmoi për Zërin e Amerikës se sinjali nga një prej anijeve të saj me të vërtetë u ndal, por thotë se kjo nuk u bë për arsyen që ngre si dyshim BAN-i.

    “Një organizatë jo qeveritare ka spekuluar se pse gjurmuesi i anijes tonë Campton ishte fikur. Ndërsa situata e sigurisë në ujërat rreth rajonit të Lindjes së Mesme është e ndjeshme, nuk është e pazakontë që disa pronarë anijesh të çaktivizojnë gjurmuesin e tyre”.

    Kjo lë të kuptojë se mund të jetë bërë për të shmangur një sulm nga grupi militant jemenas, Houthi që prej nisjes së luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit ka kryer një mori sulmesh mbi anijet transportuese që kanë lundruar afër Jemenit.

    Maersk gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se ata vendosën ta transportonin mallin pasi dokumentacioni shoqërues thoshte se ishte i pa rrezikshëm.

    “Nëse do të ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, Maersk do të kishte refuzuar ta transportonte. Për shkak të spekulimeve në lidhje me përmbajtjen e tij, Maersk ka bashkëpunuar me autoritetet e Singaporit… Anija jonë Campton ka shkarkuar kontejnerët në Singapor dhe tani ato po riatdhesohen për në Shqipëri nga një kompani tjetër”.

    Një tjetër argument që përmend “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” për dyshimet e transportimit të këtij materiali nga porti i Durrësit është dërgesa e parafundit që shkoi nga Durrësi për në Kinë. Nga muaji prill, sipas drejtorit ekzekutiv Jim Puckett, kjo dërgesë është bllokuar në një port kinez, afër Hong Kongut.

    “Kjo dërgesë u nis nga i njëjtë port. Sipas sinjalizuesit tonë, kinezët e kanë refuzuar atë. Janë 115 kontejnerë nga Shqipëria që ende janë të bllokuar në Kinë. Kinezët e kanë analizuar materialin dhe kanë gjetur nivele të larta të metaleve, përfshirë mbi 8% plumb”, thotë zoti Puckett.

    Dy ministri të qeverisë shqiptare në fundjavë thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”

    Nëse konfirmohet se fjala është për hirin që del nga oxhaku i fabrikave metalurgjike, atëherë pasojat, sipas BAN-it janë të rënda, për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por mund të ketë edhe pasoja politike.

    Pluhuri EAF përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

    Në fotografitë e sinjalizuesit të BAN-it për rastin e muajit korrik, sipas zotit Puckett, shihen grumbuj të hirit që ishin lënë në mjedis të hapur në portin e Durrësit. Fotografi të ngjashme shihen edhe në aplikacionin ‘Google Earth’. Një e tillë, e bërë më 11 tetor të vitit të kaluar, tregon grumbuj të hirit brenda hapësirës së portit të Durrësit.

    “Fjala është për një mbetje të rrezikshme nëse nuk trajtohet si duhet. Ju nuk do të donit ta mbani këtë afër fëmijëve apo personave me sëmundje kronike”, tha zoti Puckett.

    Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

    Kjo zyrë nuk pranoi të komentojë.

    “Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje në lidhje me rastet që OLAF mund të trajtojë pasi duhen mbrojtur të dhënat e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që do të pasojnë…”, tha për Zërin e Amerikës zyra për informim e OLAF-it.

    Dogana shqiptare megjithatë e konfirmoi për Zërin e Amerikës se ishte OLAF-i ai i cili e njoftoi Strukturën Antitrafik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për rastin. Kjo zyrë gjithashtu nuk pranoi të komentojë, pasi rasti tani është nën hetim. As kompania gjermane ‘EMS Shipping’ që menaxhon një pjesë të portit të Durrësit, pikërisht pjesën ku bëhet ngarkimi i këtij materiali në kontejnerë, nuk pranoi të bëjë komente.

    “Duke qenë se rasti është nën hetim nga autoritetet me të cilat po bashkëpunojmë plotësisht, nuk mund të komentojmë detajet e rastit derisa të përmbyllet”.

    Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se ishin ata që e njoftuan OLAF-in për rastin.

    “Ne i jemi shumë mirënjohës OLAF-it dhe prokurorisë në Shqipëri që po merren me këtë rast, pasi unë kam përshtypjen që kjo është maja e një skandali shumë më të madh”, thotë Drejtori Ekzekutiv i BAN-it, Jim Puckett.

    Pasojat politike, nëse konfirmohet pretendimi i organizatës amerikane, mund të jetë shkelja e Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara, që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese të konventës, një prej të cilave është edhe Shqipëria, nuk lejohen të dërgojnë mbetje helmuese tek një vend tjetër, nëse nuk marrin paraprakisht miratimin nga vendi mikpritës.

    Qeveria shqiptare i hodhi poshtë gjatë fundjavës akuzat se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara.

    Në deklaratën e përbashkët të dy ministrive të qeverisë shqiptare thuhet se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit.

    “Unë do të këshilloja që Shqipëria të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh në portin e Durrësit. Dikush duhet të analizojë ato grumbuj që gjenden në port dhe mallin që po kthehet nga Singapori. Por unë e them me 95% siguri se fjala është për hirin EAF, të cilin të gjithë në industrinë metalurgjike e njohin si mbetje helmuese”, thotë për Zërin e Amerikës, Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Baselit.

    Zoti Puckett thotë se e kupton që Doganat mund të jenë mashtruar nga eksportuesit, të cilët mund ta kenë deklaruar atë si material të parrezikshëm, por:

    “Është shumë e dyshimtë se si mund ndodhë kjo gjë para syve të tyre. Unë jam i sigurt se kjo është një histori më e madhe që përfshin shumë eksporte që nuk janë vërejtur më parë dhe që ndoshta e kanë burimin diku në Evropë, apo edhe në vende të tjera. Unë nuk besoj që kjo histori ka marrë fund”.

    Odiseja e këtyre mbetjeve është vetëm në hapat e parë, ndërsa pritet përfundimi i analizave laboratorike se çfarë përmban në të vërtetë malli në kontenierët që po udhëtojnë për t’u rikthyer në Shqipëri.

    VOA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A përmbajnë enët e gatimit helme toksike për shëndetin e njeriut?
    Nga Albo në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2022, 18:13
  2. Eksportet e Kosovës, 80% të mallrave nga porti i Durrësit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-07-2011, 20:08
  3. Kapet, hodhi lëndë toksike në shkollë
    Nga AlbaneZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2008, 06:28
  4. Bakteret e dëmshme për shëndetin!
    Nga DI_ANA në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2008, 11:37
  5. Tangat të dëmshme për shëndetin
    Nga miki_al2001 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 14:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •