Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 125
  1. #71
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Prokurori ka "vertetuar" qe shtepia i takon Veliajt, mbi faktin se nga kontrolli jane gjetur lodra dhe veshje te femijes se Veliajt. Nje monstruozitet i tille nuk eshte pare deri me sot ne historine boterore te drejtesise. Duhet te pergjigjet spaku, sa me shpejt te reflektoje aq me mire. Por procedura i ka mbetur Gjykates se Apelit tani.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit

    Sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet se financoi një udhëtim në “bizness class” si dhe akomodimin në një hotel me 5 yje për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, me qëllim miratimin e projektit të kompleksit “Mangalem”, dy vjet përpara aplikimit për leje ndërtimi.

    Nga Aleksandra Bogdani

    Kompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është një ndër projektet më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet me gati 1200 apartamente në total. Me emrin e huazuar nga lagja historike e Beratit, kompleksi dallon nga kontrasti i fortë i ngjyrave, që sipas studios holandeze të arkitekurës, OMA, është frymëzuar nga nisma e viteve 2000 të Edi Ramës për ngjyrosjen e pallateve të vjetra të kohës së komunizmit në Tiranë.

    Kompleksi “Mangalem” u ndërtua nga kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, pasi mori një leje ndërtimi në vitin 2018 nga Bashkia e Tiranës.

    Por të dhënat e siguruara nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sugjerojnë se ky projekt ishte paracaktuar të paktën dy vjet përpara miratimit të lejes së ndërtimit, falë lidhjeve të dyshuara korruptive mes kryetarit të Bashkisë dhe biznesmenit të ndërtimit.

    Në funksion të miratimit të projektit, biznesmeni Fatmir Bektashi ka deklaruar në Prokurori se financoi bileta udhëtimi dhe hoteli për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës për në Roterdam të Holandës në dhjetor të vitit 2016.

    “Deklaruesi [Fatmir Bektashi] ka shpjeguar se udhëtimi është bërë përpara se të bëhej projekti Mangalem 21 dhe të dilte leja e ndërtimit të tij,” argumenton SPAK.

    “Arsyeja e udhëtimit lidhet me një takim me kompaninë arkitekturore, OMA në Roterdam dhe kompania Kontakt i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë,” shtohet aty.

    Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

    Veliaj i ka mohuar akuzat dhe përmes disa statuseve nga qelia në Facebook, ka akuzuar prokurorin e çështjes si “pervers” dhe ka pretenduar se ai gjendet në “konflikt interesi”.

    Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur. Pesë biznesmenë të tjerë u lanë gjithashtu nën masën e “detyrim paraqitjes” për akuzat e korrupsionit aktiv, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë “Kontakt”, Bektashi.

    Fatmir Bektashi është një ndërtues i madh në Tiranë, i marrë i pandehur më herët nga SPAK për akuza korrupsioni edhe në çështjen e ish-sportklub “Partizanit”, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

    Vetëm gjatë periudhës 2018-2022, kompania e tij “Kontakt” përfitoi gjashtë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Veliaj.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie, Bektashi pagoi bileta avioni në “bizness class” për çiftin Veliaj- Xoxa me vlerë 2688 Euro dhe një dhomë Suite – Executive në hotel “Marriot” në Roterdam me vlerë 677 euro. Megjithatë, Xoxa nuk mori pjesë në këtë udhëtim.

    I pyetur nga hetuesit për këto pagesa, Bektashi fillimisht u përgjigj: ”Çuditem si paskam lënë gjurmë në lidhje me pagesat e biletave të avionit dhe të hoteleve që kam bërë për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën”.

    Përveç këtyre pagesave, kompania “Kontakt” e Bektashit ka sponsorizuar me 6.5 milionë lekë [65 mijë euro] organizatën Balkans Youth Link Albania – BYL-A, që sipas SPAK kontrollohej gjithashtu nga Xoxa, për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Në dëshminë e tij për hetuesit, Bektashi ka thënë se: “nuk i mban mend ato”.

    Praktika të tilla korruptive, ku biznesmenë ndërtimi paguajnë bileta avioni dhe hoteli për të ndikuar vendimarrjen e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës nuk identifikohen për herë të parë.

    Në qershor të vitit 2018, ndërtuesi i sheshit “Skëndebej”, Shkëlqim Fusha, gjithashtu i akuzuar në këtë dosje, udhëtoi me kryebashkiakun Erion Veliaj, ish- nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi në Barcelonë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Europen Prize for Public Urban Space” dhe pagoi akomodimin në një hotel me 5 yje për Maznikun dhe Baboçin.

    Një hetim i nisur më pas për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Tiranës, u pushua në vitin 2019 për mungesë provash.

    BIRN

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    “Kemi një derrkuc të vogël”, Si aktronte çifti Veliaj-Xoxa për kursimet (VIDEO)

    Emri:  640-0-1715541237xajola-xoxa-erion-veliaj-1-912-640x375.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  50.8 KB

    Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhu dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një mashtrim patetik.

    Në një emision, një dekadë më parë, i njëjti çift që vetëm për fustane shpenzonte nga 220 mijë euro në vit, pretendonte se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia. Shikojeni vetë show-in që jepte Veliaj në videon më poshtë:



    Çfarë thuhej në dosjen e SPAK:

    “Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro.”

    ©LAPSI.AL

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    DOSJA E GJKKO-së/ “Janë vampirë, kur do ngopen?!” - Dalin mesazhet mes dy punonjëseve të Ajola Xoxës

    Emri:  -640-0-8db2b842ac78a71e68e2d169540e563c.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  52.3 KB

    Zbardhen të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF-ve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYL-A-s Ina Goxhaj.

    Dy punonjëset shprehen se pronarët faktikë të OJF-së janë të pangopur dhe vampirë.

    Financierja dhe ish-drejtoresha shprehin shqetësimin se si do të justifikohen faturat fiktive, ndërsa theksohet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, se përfitimet e fondeve nga Bashkia e Tiranës do të shkojnë te përfituesit fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi.

    Ina Goxhaj dhe Adela Kondakçiu zbulojnë se si funksionon me fondet pas kalimit të tyre në llogarinë e OJF-ve, të paktën në rastin konkret të "BYL- A".

    -Ina Goxhaj: “Ka ndonjë të re nga ndërmarrja”.

    -Adela Kondakçiu: “Ne duhet të bëjmë kalimet sot. Pra, fondet që janë marrë duhet të kalohen te personat që do paguhen dhe do të të kaloj edhe ty një pagesë”.

    -Ina Goxhaj: “Uaaa me këtë lajm d.m.th. U këputa fare”.

    Këtu komunikimi bëhet interesant dhe përkon me konkluzionet që organi procedues ka arritur në lidhje me një pjesë të mekanizmit që dyshohet se është përdorur nga shtetasit nën hetim, për të përfituar në fund shuma të hollash, të cilat burojnë nga financimet e sponsorëve për rastin e OJF-ve në menaxhim të shtetases Ajola Xoxa.

    -Adela Kondakçiu: “Akoma s’e di a do t’i kthejmë këto fonde d.m.th., gjithsesi ti je rast i veçantë dhe do ta diskutoj me Ajolën”.

    -Ina Goxhaj: “Mos më thuaj që do t’jua jap? Pse rast i veçantë unë?”

    -Adela Kondakçiu: “Mundësia është që do na quhen si paga.”

    -Ina Goxhaj: “Sepse s’ka kuptim Adela, është jologjike. Edhe pse nuk po investoj mjafton që bindem, që po firmos dhe ti e di që nesër pasnesër unë në fund përgjigjem për firmë.”

    -Adela: “Ne qe jemi staf sikur kanë thënë që do na quhet pagë. Por Ajola nuk e dinte që BYL-A s’ka projekte. Dhe nuk paguan stafin.”

    -Ina Goxhaj: “Të lutem sa i bie të kem unë?”

    -Adela Kondakçiu: “D.m.th. rast i veçantë nuk je vetëm ti. Nga sa më lart, kuptohet qartë se pagesat vendosen nga Ajola Xoxa dhe ato bëhen në bazë të konsideratës nëse personi është apo jo ‘rast i veçantë’”.

    -Ina Goxhaj: “Pagë minimale.”

    -Adela: “Jam dhe unë. Se ne të dyja duhet të paguhemi nga BYL-A. Pagesa është rreth 26.000 lekë se do mbahen komisionet.”

    -Ina Goxhaj: “Por të dyja do hidhen apo vetëm një?”

    -Adela: “Do hidhen veç e veç.”

    -Ina: “Të na hidhen dhe ato të ambasadës dhe ta flemë mendjen. Të mbyllim vrimat.”

    Nga komunikimet duket se shtetasja Ajola Xoxa aktivizohet përsëri për festivalin e dance-it bashkëkohor, për arsye se Adela Kondakçiu njofton Inën se po bëjnë një kontratë me Ministrinë e Kulturës për festivalin përsëri. Pra, nuk është Ina Goxhaj ajo që njofton financieren, por anasjelltas. Kontrata do të jetë për sponsorizim. Ina Goxhaj i përgjigjet se bëhet fjalë për atë të djeshmen që kishte të bënte me buxhetin që KISHTE çuar dje. Adela ia konfirmon dhe shton se që është aprovuar, ia kishte thënë Keti (Ketrina Braho). D.m.th., Ina Goxhaj si drejtoreshë ekzekutive e "BYL-A"-s njoftohet se është miratuar një projekt me Ministrinë e Kulturës nga punonjëse të Ajola Xoxës. Adela shton se kontrata po bëhet gati dhe se është shumë urgjente.

    -Ina Goxhaj: “Unë nuk shkëputem dot. Mbas pune vij dhe e firmos. Por gjatë orarit vështirë sepse nëse lëviz i bie ta zëvendësoj sa orë mungoj. O sot o s'ka duhet?”

    Këtu Adela i sugjeron të njëjtën metodë siç e kanë përdorur më parë me OJF-në tjetër që menaxhohet në fakt nga shtetasja Ajola Xoxa.

    -Adela: “Atëherë mbase mund ta bëjmë me një prokurë për një person që ta firmosë në emrin tënd si bëjnë këto te ‘Harabeli’”.

    -Ina Goxhaj: “Prokurë mund të bëhet e posaçme vetëm në lidhje me këtë projekt. Që ta shoh pls. Që të di çfarë firmos.”

    -Adela: “Dëgjo, s’ka nevojë për prokurë. Të hënën do jetë gati kontrata dhe do ta marrim dorazi që ta firmosësh ti dhe t’ia kthejmë përsëri. A është ok kështu?”

    -Ina Goxhaj: “Dakord.”

    Pra, kontrata dorëzohet tek Ina Goxhaj në fund dhe vetëm për t'u firmosur nga kjo e fundit.

    Në faqen 762, "BYL-A" duket se sponsorizohet edhe nga Albtelekom dhe Ina Goxhaj nuk di asgjë. Në fakt për këtë e njofton Adela, e cila i thotë që do t’i sjellë dhe një kontratë të kësaj kompanie për sponsorizim.

    Kur Ina Goxhaj i thotë se ka firmosur një të tillë, Adela i përgjigjet negativisht.

    Ina Goxhaj thotë se do takonte Ildën, se kjo (Ejona Isufaj) kot bën si shefe.

    -Adela i jep porosi: “Mundohu të mbrosh punën tënde. Dhe thuaji që kemi bërë shumë pagesa etj., etj. Sepse do mundohen të ulin dhe të kërkojnë lekët. EDHE NDËRKOHË DO SHOHIM EDHE RAPORTIN TA BËJMË PËR PAGESAT REALE.”

    -Ina: “Plehrat. S’të lënë rehat.”

    -Adela: “AMAN PO MBETEN EDHE PËR 3-4 MIJË DOLLARË QË MBETEN ATY O INA. S’di ça të them. Jam pa fjalë.”

    -Ina thotë që këtë ia kishte thënë Eraldi: “O shoqe do kujtohen. Prite ndonjë ditë. Sa të ulët. Plehra.”

    -Adela: “Ku u shpëton gjë këtyre.”

    -Ina: “Se acarohem shumë. Kur do ngopen.”

    Në këtë pikë, pasi e porosit që të shkojë e qeshur në takimin me Ildën, Adela i thotë se kanë indormacione për ata (shefat).

    Konkretisht, Adela i thotë Inës: “Dhe shpjegoji që disa info i ke ti dhe disa unë. Si të mbrohesh ti më mbron edhe mua.”

    Ina i përgjigjet që do t’ia thotë.

    Adela: “Se do na lënë pa lekë.”

    Ina parashikon çfarë do t’i thonë për lekët e projektit me Ambasadën Amerikane dhe thotë saktësisht: “Ato do thonë ato lekët i duan ato të USA.”

    -Adela i përgjigjet: “A jo moj. Po sikur s’kishte kosto ky projekti. Si s’kaluan këto lekët t’i kishim marrë dhe të bënin si të donin.”

    -Ina Goxhaj i përgjigjet: “AJO MË THA MENAXHOJI VETË TANI THOTË Ç’U BË.”

    Akoma më interesant bëhet komunikimi, kur Adela thotë: “SE LEKËT QË NA KALUAN EDHE NE NGA KRK ME SHUMË MUNDËSI DO NA I KËRKOJNË.”

    Pra, Adela Kondakçiu shprehet hapur se lekët që i kanë kaluar nga projekti i financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, i cili nga ana e tij financohet me shuma mjaft të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë, rrezikojnë t'u kalojnë përfituesve të vërtetë fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi.

    -Ina Goxhaj: “Unë nuk duhet të ha presionin kupton. MOS MË THOTË MI JEP MUA ATO TË KRK.”

    -Adela i kujton më pas që duhet të paguajë tatim për dypunësimin dhe për këtë thotë se: “Ia kam thënë Ketit dhe me ka thënë ta diskutoj me Ajolën.”

    -Pas takimit që mendohet të ketë ndodhur me shtetasen Klotilda Bushka, Ina Goxhaj shprehet: “Dje takimi ishte shumë formal. Ajo donte vetëm info si shkoi dhe si u organizua.”

    -Adela është pyetur nga një punonjës i ambasadës nëse kanë pasur sponsorë të tjerë. Adela i kishte thënë jo. Ina Goxhaj i përgjigjet: “Jo, jo s’jemi Ajola te kjo pjesë.”

    Nga komunikimet rezulton se organizata "SHIZI" është e lidhur me shtetasen Klotilda Bushka.

    -Ina Goxhaj: “Unë të kuptoj shumë mirë. Por herën e fundit kur fola i thashë Gretës ç’do bësh me ‘Shizi’-n pse nuk vë në dijeni Ilden sepse është Adela për të paguar. Ia kam thënë këtë. Dha ka thënë unë dua ta lë fare. Dhe pastaj pyeta për këtë te BYLA.”

    -Adela: “Se nëse unë i them Ildës ti e di si bëhen gjërat pastaj. Dhe s’dua të shkojmë në ekstreme për asnjë.”

    Të gjitha komunikimet që ndodhen në faqet në vijim lidhen me dyshimet që ka Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj në lidhje me dy shtetas, Greta Kokalari dhe Erald Ismaili, të cilët mendohet të ketë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash nga projekti me Ambasadën Amerikane dhe nuk i justifikojnë dot me shpenzime. Për këtë shkak, të dyja bashkëbisedueset janë të shqetësuara si do raportojnë tek shtetasja Klotidla Bushka për këtë.

    Përsëri Ina Goxhaj shprehet se është e shqetësuar për raportimin tek Ilda.

    Ina: “Dhe te kjo pjesa kam hall se mos thotë Ilda projekti ka mbaruar dhe pse ke marrë pagesa.”

    -Adela Kondakçiu: “LEQE BUXHETET KANE QENË GJITHË KOHËS TË FRYRA.”

    -Ina shprehet: “Epo këto lekët që mund t’i marrim ne gjate vitit i merrnin në xhep Ejona dhe tjerët.”

    -Adela: “D.m.th. ato me 3-4 paga dhe ju me zero.”

    Nga komunikimi kuptohet që të paktën për sa i përket zhvillimit të projektit me Ambasadën Amerikane në Tiranë, personat që realisht kontrollojnë "BYL-A"-n kanë qenë shtetaset Klotilda Bushka dhe Ejona Isufaj, tek të cilat Ina Goxhaj thotë se duhet raportuar. Roli i shtetases Ajola Xoxa del në pah pas përfundimit të këtij projekti, pra në gjysmën e dytë të vitit 2022, kohë kur "BYL-A" angazhohet në projektin e Festivalit ndërkombëtar të Dance-it bashkëkohor.

    Por megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, Adela Kondakçiu shprehet se i ka thënë Ajolës që ta hiqte nga BYL-A dhe SHIZI, se nuk do të merret me to. Ajola i ka thënë se do fliste me Ildën dhe do t’i kthente një përgjigje.

    Qëllimi për të prodhuar fatura fiktive në mënyrë që të justifikoheshin shpenzimet në lidhje me projektin e financuar nga Ambasada e SHBA-së provohet edhe nga komunikimi ku Adela shprehet: “Të provojmë t’i kërkojmë një ofertë tjetër (hotelit). Për një aktivitet gjasme në disa data që s’ka fluks njerëzish”.

    Në faqen 107 të komunikimeve Adela shprehet e keqardhur që dy organizatat "BYL-A" dhe "SHIZI" janë lënë pas dore: “Po gjynah se këto janë shoqata me CV dhe kanë mundësi me njohjet e këtyre shefeve.”

    Ina Goxhaj: “PO KUSH TË LË TË PUNOSH DUAN DHE NË FUND T’I MARRIN ATO QË KE PËR RISK T’I MARRËSH VETË. JA KUR TË KUJTOHET ILDA PËR LEKËT E KËSAJ TË BASHKISË. TË THOTË MI JEP MUA”.

    Adela nga ana tjetër shprehet e shqetësuar: “KËTO EDHE NEVE QË NA KALUAN RREZIK DO NA I KËRKOJNË, POR UNË PO PRES QË TË FLAS VEÇMAS ME AJOLËN KUR T’I JAP LISTËN E LEKËVE QË KA MARRË STAFI.”

    Ina Goxhaj i përgjigjet: “Po, po, ka shumë mundësi. VAMPIRË janë përfundimisht.”

    Këto komunikime tregojnë qartazi abuzimet që janë bërë me fondet dhe babëzinë e rrjetit të korrupsionit që nis nga Bashkia e Tiranës me Erion Veliajn që jep fondet nga deputetja socialiste Klotilda Bushka e cila sipas SPAK-ut është e përfshirë dhe në fund përfundon tek Ajola Xoxa dhe familjarët e saj.

    Pra është shumë e qartë që paratë kanë shkuar sërish brenda familjes Veliaj-Xoxa përmes OJF-ve të cilat fondet që kanë marrë nga institucionet i kanë kaluar në llogaritë e tyre.

    Këto janë fakte e zeza mbi të bardhë që bërtasin skemën korruptive dhe nuk kanë të bëjnë me brekët e Ajola Xoxës siç pretendon kryebashkiaku ynë i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

    CNA.al

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    ZBARDHJA E KOMUNIKIMEVE NGA GJKKO: Ja si përfundonin paratë e institucioneve në xhepat e Ajola Xoxës

    Detaje mjaft interesante dhe domethënëse nga vendimi i zbardhur i GJKKO-së dhe gjyqtari Erion Bani janë publikuar së fundmi që tregojnë dhe mënyrën se si funksiononte skema e pastrimit të parave të Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt.

    Të dhënat tregonin qartë se si Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj me firmën e tij ka dhënë fonde për OJF-të e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe familjarëve të tyre, duke bërë që fondet e bashkisë të kalonin në xhepat e tyre.

    Sot do të sjellim një tjetër fakt që tregon se si përfundonin paratë e institucioneve në xhepat e Ajola Xoxës.

    KOMUNIKIMET, ADELA KONDAKÇIU DHE INA GOXHAJ

    Në dosjen hetimore ka disa komunikime mes shtetases Adela Kondakçiu, e cila ishte financierja dhe Ina Goxhaj ish-drejtoresha e BYL-A-s, njërës prej OJF-ve të Ajola Xoxës, e financuar gjithashtu nga Bashkia e Tiranës.

    Nga komunikimet e zhvilluara mes shtetases Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj jepet një panoramë mjaft e qartë se si në të vërtetë kanë funksionuar organizatat e krijuara dhe të kontrolluara faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, por edhe persona të tjerë të identifikuar gjatë procesit hetimor.

    Ina Goxhaj figuron të jetë drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse BYL-A. Për herë të parë në komunikimet e këtyre dy shtetaseve përmendet një tjetër OJF, SHIZI, e cila i referohet në emërtim Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale. Duket se zyra e shtetases Ajola Xoxa ka lidhje me këtë organizatë.

    Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj nisin të flasin për një shtetase që ato vetë e thërrasin "Ilda", e cila nuk ka qenë e mundur të takohej pasi është larguar në SHBA. Në vijim, konstatohet se Ina Goxhaj nuk merr dot asnjë vendim, megjithëse drejtore ekzekutive e kompanisë. Ina Goxhaj në fakt shprehet se për deklarimet e 3-mujorit të pagave duhet të flasin me Ildën.

    Ina Goxhaj: Ti po t’i shkosh në zyrë, shko dhe sqarohu.

    Adela Kondakçiu: Ti figuron e punësuar te BYL-A akoma, s’e di vitin tjetër pasi të kalojë pasive mbase edhe mundesh, por s’besoj që bëhet gjë për këtë vit.

    Emri:  -640-0-a1-1739616341.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  107.1 KB

    Një tjetër moment me interes për hetimin për sa i përket funksionimit të organizatës, është edhe fakti që Ina Goxhaj megjithëse ishte drejtoresha nuk kishte fuqinë për të marrë vendime.

    Në këtë rast, Ina Goxhaj i drejtohet Adela Kondakçiut me një pyetje konfidenciale (tekstualisht) në lidhje me lekët që kishin mbetur te BYL-A dhe çfarë do të ndodhte nëse do t’i tërhiqte, a e justifikonin dot si veprim?

    Adela Kondakçiu: E mira do të ishte të mos bëje tërheqje sepse nuk kemi fatura për ta justifikuar, por mund ta kalosh si pagë e prapambetur te llogaria jote direkt.

    Mesa kuptohet, bashkëbisedueset shfaqin pakënaqësi ndaj shtetases Ajola Xoxa.

    Ina Goxhaj: “Hiqja vizën. Boll ke duruar. Sikur jemi zare të tyre”.

    Emri:  -640-0-a2-1739616340.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  76.5 KB

    Më tej në komunikime zbardhet fakti që si Adela Kondakçiu, si Ina Goxhaj, nuk paguheshin për punën e tyre te BYL-A. Meqenëse duhet të ishte Ina Goxhaj personi që merrte vendime në lidhje me organizatën është e natyrshme që nga komunikimet të arrihet në konkluzionin se vendimet i marrin personat e tjerë.

    “Super, do bëjmë luftë. S’ka më. Do t’ia themi, me shpatë në dorë”, shprehet Ina Goxhaj.

    MESAZHET, SI FUNKSIONON OJF, PARATË NË XHEPAT E AJOLA XOXËS

    Në faqen 257 nis një bisedë me interes që zgjat për shumë kohë përmes së cilës organi procedues ka kuptuar si funksionon në të vërtetë një OJF si BYL-A, e cila përfiton fonde publike nga institucione të ndryshme përfshirë këtu edhe Bashkinë e Tiranës.

    Ina Goxhaj merr porosi nga Anxhela Qunaj: “Ina dërgoni dhe një përmbledhje raporti narrative të ndërmjetme bashkë me atë financiar”.

    Ina Goxhaj sqaron Adela Kondakçiun për “sms”, kjo e fundit i përgjigjet: “Atë financiar? Atë që dërguam financiar i bie po duhet ta bëjmë përmbledhëse se ça kemi për të paguar me 15.000 USD?”

    Ina Goxhaj: “Në lidhje me ato aktivitetet dhe se çfarë kemi paguar, por që janë vënë në buxhet”.

    Është e qartë se bëhet fjalë për një aktivitet, i cili do të financohet në dollarë amerikanë, dhe si do të shihet në vijim, është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

    Gjithashtu sipas organit procedues është e qartë, se nisur edhe nga thonjëzat e përdorura te fjala "paguar", ka pasur pagesa fiktive. Kjo ka rezultuar si nga komunikimet që pasojnë ashtu edhe nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, por edhe provat e siguruara nga burime të hapura.

    Emri:  -640-0-a3-1739616461.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  33.6 KB

    Në faqen 264 kuptohet që dollarët e përmendur më sipër, financohen nga Ambasada Amerikanë në Tiranë. Më datë 29.04.2022, Adela Kondakçiu njofton se kanë kaluar 14.940 USD.

    Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga Ambasada Amerikane.

    Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

    Emri:  -640-0-a4-1739616460.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  78.9 KB

    Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do të dojë disa foto apo jo?”

    Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga Ambasada në fjalë. Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

    Emri:  -640-0-a5-1739616533.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  93.4 KB

    Nga këto bisedime konstatohen përpjekjet për të gjetur fatura fiktive në lidhje me projektin në fjalë, në rastin konkret për Web Posterat.

    Adela Kondakçiu: “Tani besoj ju edhe do bëni ndonjë gjë nga këto apo jo. D.m.th. realisht”.

    Ina Goxhaj: “Ne baner duhet të bëjmë dhe besoj se do bëhet mbyllja me aktivitetin”.

    Pra, provohet se për këtë projekt Kondakçiu dhe Goxhaj planifikojnë të lëshojnë fatura fiktive për punë të pakryera duke menduar që edhe të bëjnë ndonjë punë “realisht”.

    Emri:  -640-0-a6-1739616532.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  89.8 KB

    Ashtu siç vërtetohet edhe nga komunikimet të paktën deri në datën 02.06.2022 nuk është përgatitur raporti për ambasadën në mënyrë që të justifikohen fondet e përfituara.

    Adela Kondakçiu: “Edhe pjesën e faturave e rregullojmë bashkë besoj. Do paguajmë edhe kostot e komisioneve për të kthyer lekët. Edhe do lëmë nam me ambasadën”.

    Ina Goxhaj: “Tani se duhen të bëhen aktivitete”.

    Emri:  -640-0-a7-1739616626.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  89.0 KB

    Të tjera komunikime në lidhje me paratë.

    Ina Goxhaj shprehet në lidhje me një person që ka takuar në Bashkinë Tiranë: Dje e di si me tha ai çuni te bashkia. THA KËTO S’I MERRNI JU. THA EUU KUSH I MERR KETO LEKËT. JU VINI DHE FIRMOSNI KAQ”.

    Adela e pyet: “Ju të organizatës apo ju punonjësit e kishte ai?”

    Ina Goxhaj i përgjigjet: “OJF”.

    Ina Goxhaj vijon: “JANË TË MËDHENJ ATA QË I MARRIN”.

    Adela Kondakçiu i përgjigjet: “AMAN SE JANË NGATËRRUAR ME SHUMË GJËRA.”

    Ina Goxhaj: “D.M.TH. I MERR AJO PËR JU”.

    Ina vijon duke i thënë Adelës: “Ti je në pozitë. E kuptoj”.

    Emri:  -640-0-a8-1739616746.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  46.8 KB

    Nga sa më lart, rezulton e qartë se lekët e financimeve, përfshirë këtu ato të bashkisë, nuk administrohen dhe për më tepër të shkojnë në formën e ndonjë përfitimi te personat që de jure menaxhojnë OJF-të, por te persona të tjerë që ato i quajnë shefat.

    Adela Kondakçiu vijon: “Këto do shpenzojnë shumë-shumë lekë. Dhe ishalla po i mbulojnë të paktën nja 60-70% me këto sponsorët”.

    Ina Goxhaj i përgjigjet: TMERR KËTU ËSHTË TEATËR. MË VJEN PËR TË VJELLË PLEHRAT. TURP.

    Emri:  -640-0-a9-1739616785.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  70.6 KB

    Në faqen 663 flitet për pjesën tjetër të fondit që pritet nga ambasada, por kjo e fundit pret raportet narrative dhe financiare.

    Adela Kondakçiu i komunikon Inës, e cila duket në padijeni të plotë, se ata të zyrës kanë bërë disa kontrata për zërat e buxhetit dhe i kërkon të jetë edhe ajo, por nuk është vendosur fiks se si do procedohet me pagesat sepse do diskutohet në një moment të dytë.

    Pra, rezulton që kontratat të cilat duhej të paraprinin zhvillimin e aktivitetit bëhen më pas dhe se akoma nuk është vendosur si procedohet me pagesat, duke lënë qartazi të kuptohet se vendimi për këtë u takon personave të tjerë dhe ai merret post factum.

    Ky është një rast ku nga komunikimet mes financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës Ina Goxhaj tregohet se si lëshoheshin fatura fiktive për aktivitete që nuk kryheshin për të cilat institucionet jepnin fonde, por ato u kaloheshin OJF-ve, përfshirë këtu edhe fondet e bashkisë firmosur vetë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

    Në këtë mënyrë fondet Veliaj i çonte sërish në xhepat, pasi thuhet qartazi se përfitimet shkojnë tek OJF të cilat nuk paguajnë as punonjësit.

    CNA.al

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    DOKUMENTET/ Erion Veliaj i dha qindra miliona lekë Ardit Gjebreas, prezantuesi e mbrojti publikisht

    Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

    Shumë prej tyre dolën pafytyrësisht para SPAK-ut duke protestuar për Veliajn, i cili duket se i ka shpërblyer mjaft mirë me para.

    Njëri prej personazheve televizivë që ka reaguar dhe ka dalë në mbështetje të Erion Veliaj ka qenë dhe moderatori Ardit Gjebrea.

    "Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë? Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruan prezantuesi, duke e shoqëruar mesazhin me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe #kambesimtekti”, shkruante Gjebrea në rrjetet sociale.

    Emri:  -640-0-64e1aa76-ab73-455e-983c-669a3222573b-1739615810.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  34.0 KB

    Pse Ardit Gjebrea i doli në mbrojtje “Lali Erit”?

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.

    Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

    Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

    Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

    Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

    Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.

    Të gjitha këto transaksione janë bërë për festivalin Kënga Magjike.

    Të dhënat mund t’i shikoni në këtë tabelë:

    Emri:  -640-0-tab-1739615872.png

Shikime: 49

Madhësia:  226.9 KB

    Pra, janë bërë 6 transaksione nga Bashkia e Tiranës për Jon Music. Kjo tregon dhe arsyen pse Ardit Gjebrea doli dhe “bërtiti” fort se është me “Lali Erin”.

    CNA.al

  7. #77
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    I kam lexuar te gjitha ato qe pershkruan me siper, te cilat vetem me nje shkolle te mesme ose edhe 8 vjecare, kuptohet qe nuk kane te bejne me K/Bashkise.
    Sponsorizimet jane ne tagrin e Bashkise (duhet te studjoni ligjin per pushtetin vendor)
    Telefonatat brenda OJF-ve kane te bejne me bashkeshorten jo me Veliajn dhe po ti lexosh, le qe nuk merret vesh asgje, por jane ceshtje brenda OJF=ve dhe nuk kane te bejne me Bashkine
    OJF kane buxhetin e tyre dhe nuk mund te hysh si keta kamikazet, por drejtesia do te vihet ne vend, mos u merzisni
    Veliaj ka mbushur "zorren" e shume personave ne veshtiresi financiare dhe te margjinalizuar, por mesa duket sa me shume te punosh aq me shume denohesh ne Shqiperi, ku nuk respektohet njeriu i punes, por gansteri qe vrau 4 veta ne mes te bulevardit
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-02-2025 më 14:04
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #78
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    SHKRUAN MERO BAZE/ Ju prezantoj prokurorin hipokrit që fshihet pas Nesti Angonit
    ***
    Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq çdo dyshim se nuk kemi të bejmë me një denoncim professional, siç na e kanë shitur.
    Të gjitha legjendat e thurura rreth këtij denoncimi, që ishte aq e kaq faqe, që kishte informacione sekrete dhe të pamundura për t’u siguruar nga një njeri anonim, janë thjesht gënjeshtra. Mjerisht, janë gënjeshtra të dala nga SPAK.
    “Denoncuesi” i famshëm anonim ka shkruar vetëm një faqe letër, të gjitha gënjeshtra, të cilën po e përshkruaj pak a shumë se çfarë thotë. Nuk po e botoj faksimilen meqë ështe ne proces hetimor dhe ende Veliaj nuk ka një akuzë zyrtare, pasi ështe futur ne burg pse eshte grindur me prokurorin.
    “Denoncuesi” jo vetëm që nuk jep ndonjë informacion të rëndësishëm, por transmeton në SPAK thashetheme banale që qarkullojnë në qytet për Erion Veliajn.
    Konkretisht, ai thotë se kur Erion Veliaj u bë ministër në 2013, mori një banesë te “Kodra e Diellit” dhe ka lidhje të ngushtë me pronarin e “Kodrës së Diellit”, Gentian Sula. Pas kësaj, ai i bëri gruan zëvendësministre të Punës dhe Përkrahjes Sociale.
    Më pas, thotë se Gentian Sula ka marrë disa tendera nga Bashkia. "Agikons" është kompania e ndërtimit, ndoshta e parë, ose e dytë për nga madhësia ne vend dhe natyrisht që do hyjë në gara për punë publike. Ka hyrë në garë dhe tek tenderat e SPAK. Krim është nëse gara ka qenë e pandershme, jo fakti që ka marrë pjesë dhe ka fituar. Ndonjë akuzë të tillë ende s’ka.
    Denoncuesi vazhdon me gënjeshtrën se Erion Veliaj ka tre vila në Qerret, tek fshati turistik i Gentian Sulës, dhe kërkon që të verifikohet se ku i gjen këto para Erion Veliaj.
    Letra, sipas protokollit, ka mbërritur në korrik të vitit 2023 dhe i është dhënë për vlerësim zotit Dado, i cili ka verifikuar “faktin” që është e vërtetë se Erion Veliaj ka njohje me Gentian Sulën dhe që ka një banesë te “Kodra e Diellit”. Pas kësaj ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.
    Kaq është e gjitha!
    Ky fakt rrëzon të gjithë misterin me të cilin u përpoq të vishej personazhi Nesti Angoni. Ai nuk është as një shërbim i huaj, as Belinda Balluku, as SHISH, por vetë SPAK.
    Thjesht SPAK ka vendosur të targetojë një personazh politik për t’i bërë vetting pasurie, meqë nuk arritën ta marrin të pandehur në dosjen e inceneratorëve apo atë të ish-drejtorëve të Bashkisë, dhe kanë sajuar një letër anonime, që në fakt është një përmbledhje thashethemesh, për të nisur një hetim.
    Kur them që është përmbledhje thashethemesh, kam parasysh se jam njohës i të dy personazheve, jam ndër banorët e parë të “Kodrës së Diellit”, që nga viti 2009, dhe mund të deklaroj edhe para gjykatës, nëse dëshiron, se Erion Veliaj ka ardhur te “Kodra e Diellit” shumë përpara vitit 2013 dhe ende ka të njëjtin apartament që ka pasur.
    Gentiana Sula, gruaja e Gentian Sulës, është bërë zëvendësministre e Punës dhe Përkrahjes Sociale si pjesë e marrëveshjes PS-LSI dhe është në listën e zyrtarëve të LSI-së. Mund të verifikohet në marrëveshjen politike mes dy palëve. Ajo është bërë gjithashtu drejtoreshë e Autoritetit të Dosjeve me mbështetjen e LSI-së.
    Gentiana Sulaj, përpara se të bëhej zëvendësministre, ka qenë eksperte e sektorit të Arsimit dhe Edukimit pranë Bankës Botërore në Tiranë, me një CV që i bënte nder Ministrisë që e ka pranuar atë detyrë.
    Erion Veliaj nuk ka asnjë vilë në Qerret, e jo më tre vila, siç shkruan “denoncuesi”, por prindërit e gruas së tij kanë një vilë modeste, të cilën e kanë shkëmbyer me një apartament që kanë pasur më parë aty, duke shtuar edhe një vlerë prej 30 mijë euro më shumë.
    Për këto 30 mijë euro, Gentian Sula akuzohet se nuk ia ka marrë akoma dhe quhet korrupsion!
    Familja e Ajola Xoxës është, përveç një familje e njohur shqiptare për shkak të shkrimtarit Jakov Xoxa, edhe një familje me biznese të konsoliduara që nga viti 1995.
    Akuza se meqë tek vila e nënës së Ajolës gjenden lodrat e djalit të saj, atëherë ajo është vila e Erion Veliajt, është qesharake dhe absurde.
    SPAK nuk e ka thënë këtë gjë për Sali Berishën.
    Ai ka qëndruar 10 vite rresht tek vila e tij në Lalëz, të cilën e rrafshoi në 2013 dhe e rindërtoi në 2014, (mund ta verifikoni nga Ortofotot) pa asnjë leje dhe pa deklaruar asnjë shpenzim.
    SPAK edhe sot e kësaj dite i referohet asaj si vila e Argitës dhe jo e Berishës.
    Pse Berisha ka të drejtë të rrijë tek vila e vajzës së tij, ta rrëzojë dhe ta rindërtojë pa deklaruar shpenzime, dhe SPAK ta quajë “vilë të Argitës”, ndërsa vilën e vjehrrës së Erion Veliajt e quajnë “vilë e Erionit”?!
    Madje, te vila e Argitës Berisha nuk kishte vetëm “lodrat” e mbesave, por të gjitha kasafortat me para dhe dokumentet e marra nga zyrat e shtetit shqiptar, dhe zyrën e tij të “Qytetarit Dixhital”.
    Ky është një standard i dyfishtë, provokues dhe tërësisht jo profesional.
    Unë besoj se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa mund të kenë pasur mundësi financiare të blejnë një vilë, por nuk e kanë blerë, ndoshta për arsye etike, ndoshta sepse nuk e kanë parë të nevojshme.
    Por kjo nuk do të thotë se vila e vjehrrës së tij është vila e tij.
    Të gjitha këto tregojnë qartë se e gjithë faqja e letrës që ka emrin “Nesti Angoni” është e mbushur me gënjeshtra të verifikueshme, edhe pa filluar hetimi.
    Në mënyrë banale, prokurori i çështjes ka konsideruar si “të verifikuar” vetëm faktin që Gentian Sula e njeh Erion Veliajn dhe që ky i fundit banon te “Kodra e Diellit”, dhe kjo ka mjaftuar për të nisur hetimin. Kaq s’ka nevojë të “mësohet” prej Nesti Angonit se e di gjithë Tirana dhe nuk është krim dhe as arsye të nisin hetime.
    Krim nuk është të njohësh dikë.
    Krim është të targetosh një person për ta ndëshkuar me çdo kusht, duke sajuar letra anonime dhe duke nisur një proces vettingu për pasurinë e rrethit të tij familjar motivuar ose politikisht, ose personalisht.
    Ky është një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Dhe fatkqësisht nuk ështe rasti i izoluar.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Ka disa fakte intersant tek ky arrestimi i Veliajt se ka çoroditur si PS dhe PD. Natyrisht qe PS se priste ti shkaktonte nje traum te tille sepse ishin te bindur qe reforma ne drejtesi do arrestonte njerezit por nuk do "arrestonte" menyren e financimit. Te gjitha keto protesta Vipash-zorraxhinjsh ne kete aspekt duhen pare,te meresh me Inceneratoret apo milionat e vjedhur ne Shqiperi eshte bere normalitet asnje nuk revoltohert,por kur meresh me shpenzimet e lluksit personal te dikujt ve ne rrezik jetesen dhe perfitimet e shume personave sepse i nxjerr zbuluar perballe realitetit, dhe ne kete aspekt duket qe Veliaj paska qene nje makine korruptive e papare ne shperndarjen e parase .Çoroditja ka shkuar deri aty qe asnjerit socialist nuk i intereson me qe me sulmin ndaj Spak-ut po e barazojne veten me PD.

    Pastaj kjo tragjedi socialiste ka edhe anen komike qe eshte PD qe ne vend qe te ishin te galvanizuar,te benin protesta apo te pakten te ishin te gezuar per arrestimin e Veliajt dalin e flasin perçart sa qe te krijohet pershtypja qe arrestimi i Veliajt rrezikon me shume PD se sa PS.

  10. #80
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit

    Sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet se financoi një udhëtim në “bizness class” si dhe akomodimin në një hotel me 5 yje për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, me qëllim miratimin e projektit të kompleksit “Mangalem”, dy vjet përpara aplikimit për leje ndërtimi.

    Nga Aleksandra Bogdani

    Kompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është një ndër projektet më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet me gati 1200 apartamente në total. Me emrin e huazuar nga lagja historike e Beratit, kompleksi dallon nga kontrasti i fortë i ngjyrave, që sipas studios holandeze të arkitekurës, OMA, është frymëzuar nga nisma e viteve 2000 të Edi Ramës për ngjyrosjen e pallateve të vjetra të kohës së komunizmit në Tiranë.

    Kompleksi “Mangalem” u ndërtua nga kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, pasi mori një leje ndërtimi në vitin 2018 nga Bashkia e Tiranës.

    Por të dhënat e siguruara nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sugjerojnë se ky projekt ishte paracaktuar të paktën dy vjet përpara miratimit të lejes së ndërtimit, falë lidhjeve të dyshuara korruptive mes kryetarit të Bashkisë dhe biznesmenit të ndërtimit.

    Në funksion të miratimit të projektit, biznesmeni Fatmir Bektashi ka deklaruar në Prokurori se financoi bileta udhëtimi dhe hoteli për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës për në Roterdam të Holandës në dhjetor të vitit 2016.

    “Deklaruesi [Fatmir Bektashi] ka shpjeguar se udhëtimi është bërë përpara se të bëhej projekti Mangalem 21 dhe të dilte leja e ndërtimit të tij,” argumenton SPAK.

    “Arsyeja e udhëtimit lidhet me një takim me kompaninë arkitekturore, OMA në Roterdam dhe kompania Kontakt i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë,” shtohet aty.

    Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

    Veliaj i ka mohuar akuzat dhe përmes disa statuseve nga qelia në Facebook, ka akuzuar prokurorin e çështjes si “pervers” dhe ka pretenduar se ai gjendet në “konflikt interesi”.

    Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur. Pesë biznesmenë të tjerë u lanë gjithashtu nën masën e “detyrim paraqitjes” për akuzat e korrupsionit aktiv, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë “Kontakt”, Bektashi.

    Fatmir Bektashi është një ndërtues i madh në Tiranë, i marrë i pandehur më herët nga SPAK për akuza korrupsioni edhe në çështjen e ish-sportklub “Partizanit”, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

    Vetëm gjatë periudhës 2018-2022, kompania e tij “Kontakt” përfitoi gjashtë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Veliaj.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie, Bektashi pagoi bileta avioni në “bizness class” për çiftin Veliaj- Xoxa me vlerë 2688 Euro dhe një dhomë Suite – Executive në hotel “Marriot” në Roterdam me vlerë 677 euro. Megjithatë, Xoxa nuk mori pjesë në këtë udhëtim.

    I pyetur nga hetuesit për këto pagesa, Bektashi fillimisht u përgjigj: ”Çuditem si paskam lënë gjurmë në lidhje me pagesat e biletave të avionit dhe të hoteleve që kam bërë për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën”.

    Përveç këtyre pagesave, kompania “Kontakt” e Bektashit ka sponsorizuar me 6.5 milionë lekë [65 mijë euro] organizatën Balkans Youth Link Albania – BYL-A, që sipas SPAK kontrollohej gjithashtu nga Xoxa, për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Në dëshminë e tij për hetuesit, Bektashi ka thënë se: “nuk i mban mend ato”.

    Praktika të tilla korruptive, ku biznesmenë ndërtimi paguajnë bileta avioni dhe hoteli për të ndikuar vendimarrjen e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës nuk identifikohen për herë të parë.

    Në qershor të vitit 2018, ndërtuesi i sheshit “Skëndebej”, Shkëlqim Fusha, gjithashtu i akuzuar në këtë dosje, udhëtoi me kryebashkiakun Erion Veliaj, ish- nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi në Barcelonë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Europen Prize for Public Urban Space” dhe pagoi akomodimin në një hotel me 5 yje për Maznikun dhe Baboçin.

    Një hetim i nisur më pas për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Tiranës, u pushua në vitin 2019 për mungesë provash.

    BIRN
    Ku eshte lidhja shkakesore ketu??? Po pse me 3300 euro do u komprometoka Veliaj (ku e shoqja nuk ka qene) per shpenzime udhetimi qe ti jepte lejen shoqerise per "Mangalemin" ?? Aq me teper qe keto shpenzime beheshin per bisedime per studion e projektimit. Keto pare do i paguante Bashkia Tirane. Ketu veliaj duhet lavderuar se ka kursyer keto shpenzime fondeve te Bashkise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-02-2025 më 18:03
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  4. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •