Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 125
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Të gjitha akuzat, sharjet, fyerjet/ Si u shpërfytyrua Rama në 48 orë

    Rama kopjon Berishen. Therret ne ndihme "qytetarin dixhital" per te masakruar prokuroret dhe gjykatesit qe arrestuan Veliajn

    Emri:  rama-arrestimi-veliajt.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  23.3 KB

    Arrestimi i papritur i Erion Veliajt e ka detyruar Edi Ramën të lëpijë të gjitha ato që ka përshtyrë në pesë vite. Ai, jo vetëm ka ndryshuar qasje ndaj SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, duke thënë se tani do i kthehet kritikës konstruktive, por është hedhur në një sulm të paparë ndaj tyre.

    Që nga e marta në mëngjes, Edi Rama ka dalë për monolog live në Facebook dhe Instagram, ka folur në ceremoninë e ditlindjes së kryeqytetit, ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së për të mbajtur ligjëratë për këtë temë dhe ka lëshuar në mënyrë frentetike mesazhe në rrjetin “X”, të Elon Musk-ut.

    Lapsi.al e ka qëmtuar fjalë për fjëlë, ndryshimin drastik të termave, rëndimin e frazologjisë dhe epitetet denigruese ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Edi Rama ka përdorur ndaj tyre të njëjtën metodë të Berishës dhe PD-së, duke shkuar deri tel citimi i “qytetarit dixhital” për të njollosur prangosësit e Veliajt. Le ta shohim të ndarë sipas temave artilerinë e rëndë të përdorur nga kryeministri.

    Për atë që ka ndodhur

    Ai e ka përshkruar me tone apokaliptike atë që ka ndodhur: “Ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit” duke e quajtur si një akt “jashtë shinave të Kushtetutës së Shqipërisë”, ku, sipas këndvështrimit të tij “janë shkelur standardet demokratike të vendit”.

    Pra ndonëse burgosja e politikanëve apo të zgjedhurve pa përfunduar gjykimi për ta, nuk është një fenomen që po ndodh për herë të parë (por edhe me Berishën, Metën, Belerin, Kokën, Bllakon, Dakon etj), Rama e ka vërejtur këtë rast si skandal, i cili nuk ndodh në vendet perendimore, kur u bë fjalë për Veliajn. “Nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim, nuk ka….” është rekur të argumentojë ai.

    Për brendësinë e hetimit

    Ndonëse që të martën paradite dosja e vendimit të gjykatës nuk kishte rrjedhur ende në publik, kryeministri i ka lejuar vetes të hyjë në brendësi të saj dhe ta komentojë atë. Duke thënë se : “PS nuk do të heshtë më përballë shkeljeve flagrante”, ai e ka quajtur atë “një roman 400 faqe ku nuk ka prova” ose si “një novelë me dhjetëra dhjetëra faqe anonime”.

    Për rolin e Veliajt

    Nga deviza e dikurshme se “PS-ja nuk do të bëhet streha për mbrojtjen e askujt” arrestimi i Lalit ka ndryshuar gjithçka. Për Ramën ndaj tij nuk ka prova dhe ai është i pastër. Duke parë faktet të cilat SPAK i kishte treguar faturë për faturë, se bashkëshortja e tij ka harxhuar në katër vite mbi 800 mijë, Rama e ka kuptuar se kjo është diskredituese. Ndaj ai është përpjekur të shfajësohet me një batutë. “kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu”, tha ai, duke mos u ngritur as në nivelin e Lalit i cili u mundua të justifikohej se këto plaçka ishin blerë për artistët e qëndrës Harabel.

    Edhe për vilën e pushimeve që Veliaj kishte në dispozicion pranë Golemit, në të cilat ai qëndronte shpesh, sipas dokumentimit të faturave të paguara, egzaminimit të qelizave telefonike dhe punimeve të vertetuara për arredim, Rama mbështeti gënjeshtrën se ajo ishte shtëpia e vjehhërit. “Kur shkohet deri aty sa të kërkojnë llogari për vjehrrin e vdekur që është posedues i një shtëpie, që në kohën kur dhëndri nuk ka pasur pushtet është ‘mbresëlënëse”. Ai u shfajësua duke bërë të paditurin, se vjehërri kishte thjeshtë një apartament aty pranë dhe se për këtë vilë nuk kishte asnjë faturë për të cilën të vërtetonte pagesën. Pra thjeshtë: kur faktet s’na pëlqejnë iu shpallim luftë fakteve.

    Për njollosjen e prokurorëve

    Edi Rama iu rikthye një shprehjeje të vjetër, të përdorur kohë më parë, të cilën ai e kishte braktisur që pasi i skërmiti dhëmbët ish ambasadorja amerikane. Ai ka rifolur për “republikë prokurorësh”.

    Madje, ai ka shkuar më tej, i ka krahasuar ata me ish sigurimin famëkeq të shtetit dhe me aparatin e dhunshëm të dikatarurës. Për ta përforcuar këtë ai ka sjellë edhe një shembull personal kur e kishin thirrur vetë në prokurori në kohë të Enverit. “Më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia përpara rënies së regjimit”. Pastaj ka shtuar: “diktaturë e republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën”.

    Ai ka folur me përçmim për prokurorin e çështjes, Olsi Dado, duke theksuar se “nuk e njoh as për fytyrë”, i ka përmendur Altin Dumanit se më parë nuk arrinte të bënte detyrën se në periudhën e Berishës nuk qe në gjendje të hetonte 21 janarin, dhe në mënyrën më të ulët, gjë që se la bëtë kurë më parë, u ka përmendur SPAKistëve edhe rrogat, duke i quajtur njerëzit më të paguar të këtij shteti: “Ata paguhen sa askush në këtë republikë”. Sipas Ramës krimet e Dados dhe Dumanit janë se kanë “indimiduar dëshmitërët”, i kantë trembur atë ma burgosje dhe kanë shkelur të drejtat e tyre.

    Në target u vu edhe gjyqtari që firmosi vendimin për arrestimin e Veliajt, Elton Bano. Kundër tij u lexua një letër nga qytetari dixhital që e përshkruante si opozitar, ish punonjës të Eduart Halimit. I etiketuar nga shefi i qeverisë si “kamikaz i PD-së”, “ekstremist i djathtë”, u aludua se u prit dita sa ti vinte radha një gjykatësi që është i prirur “të dënojë njerëzit tuaj”. Ai e shpuri gjithçka në grotesk kur përmedi se ka gjyqatrë specialë që thonë “do ti shkrijmë atë të PS-së”.

    ©Lapsi.al

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Rënia e Erion Veliajt është rënia e kreut të organizatës së Rilindjes, Edi Rama

    Nga Armand Shkullaku

    Në 12 vite si kryeministër, Edi Rama nuk është dukur më keq se dy ditët e fundit, pas dërgimit në qeli të atij që ishte projektuar si pasardhës i tij në Partinë Socialiste. Me pamjen e një korbi të rrëgjuar, të cilit po i bien pendët duke i zbuluar lëkurën e sëmurë, kreu i organizatës së Rilindjes, është dorëzuar më në fund duke pranuar se parimet apo standartet e propaganduara prej tij deri më tani, kanë qenë thjesht pallavra.

    I kushtëzuar prej peshës politiko- mediatike të Veliajt që ai vetë ia ka dhënë, i panikuar se një “tigër nr.2” mund të klithë nga qelia dhe nën paranojën se “heronjtë” e SPAK po i paraprijnë një erë tjetër që fryn përtej oqeanit e mund t’i dalin nga kontrolli, kryeministri “reformator” ka dalë me tezën e rrezikut të një Republike Prokurorësh. I përbetuari se nuk do të komentonte kurrë veprimet e drejtësisë së re, akuzoi në cilësinë e kryeministrit prokurorë e gjyqtarë si kamikazë të opozitës e sigurimsa, u përmendi rrogat e larta dhe i shantazhoi se nëse merr mandatin e katërt do të vendosë të tjera standarte për drejtësinë. Me këtë qëndrim, ai ua ka mbushur gojën me diçka që do t’i pengojë të flasin, të gjithë atyre që alarmoheshin nga gjuha e Berishës, i cili nuk e ka fuqinë e kryeministrit për të ndikuar e shantazhuar drejtësinë.

    Më keq se kaq, Edi Rama u detyrua të shfaqet si langaraq përpara organizatës dhe “dëshmorëve” të saj, të cilëve deri dje u kishte trumpetuar se përgjegjësia është individuale dhe se partia nuk është zyrë avokatie për ata që hanë dardha pas shpinës së tij, porse në rastin e Veliajt përgjegjësia qenka e standarteve të drejtësisë së re.

    Deputetët e organizatës, që rrinë si pula të shushatura kur bossi i tyre ndërron qëndrim 180 gradë, dëgjuan se ai ishte i ndjeshëm për faktin se kush do ta çonte në shkollë djalin e Erjonit, por nuk i kujtuan fjala vjen se përse nuk u prek për foshnjen e Arben Ahmetajt apo vajzat e rritura që duhet të lexonin lajmet për vibratorë në shtëpinë e babait të tyre. Edi Rama me të drejtë mund të kërkojë prova për burgosjen e Velisë, por si kryeministër pse nuk i kërkoi edhe për Fredi Belerin e Sali Berishën? Atij i ardhkërka keq që një artisti iu mor telefoni nga SPAK, por fërkoi duart kur ish presidenti dhe njeriu që i dha pushtetin si në Bashki ashtu dhe në qeveri, u tërhoq zvarrë nga policë me maska.

    Këto standarte të dyfishta nuk vlejnë aq për të treguar moralin e Edi Ramës, se sa për t’u dëshmuar vetë socialistëve se lideri i organizatës ka mbërritur në pikën ku nuk mund të mbrojë e të tregojë asgjë bindëse përballë tyre, veç piruetave boshe dhe trashjes së zërit ndaj vartësve kur i ikën interneti. Me burgosjen e Velisë, teza e fajit individual ka rënë. Normalisht, në një vend ku demokracia funksionon, një kryeministër me kreun e bashkisë dhe numrin dy të partisë në qeli, me ministrat kryesorë në burg e një varg të tërë zyrtarësh e deputetësh të dënuar apo nën akuzë, të gjithë për korrupsion, do kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Për të shmangur këtë përgjegjësi mëse normale, Ramës nuk i mbetej gjë tjetër veçse sulmi absurd ndaj një drejtësie që kurrë s’ka guxuar të shkojë deri tek ai apo tek krimi elektoral që e mban atë në pushtet.

    Rama sot nuk është i poshtëruar në sytë e atyre që e kanë zgjedhur, vetëm për faktin se ka ngritur një sistem të korruptuar. Ai është i menderosur përballë socialistëve të thjeshtë që po shohin çdo ditë se në çfarë luksi e kanë shndërruar votën e tyre Edi Rama me shokë. Erjoni nuk vesh fustan, u mundua të shfajësohet kryeministri, por nuk tha se 900 mijë euro blerje online Ajolës nuk ia ka dhënë “tata për bajrom”, por abuzimi dhe arroganca me një pushtet që konsiderohet i përjetshëm. Kryeminstri, qejfli i verave të shtrenjta, fluturimeve charter, ulëseve VIP në NBA, nuk mund të jepte shpjegim tjetër. Ai mund të shpenzojë për detokse fiziologjike, por është i dorëzuar përballë helmatisjes që u ka shkaktuar shqiptarëve.

    Prandaj këtë herë, kur trashjen e abuzimit 10 vjeçar në bashkinë e Tiranës nuk kishte rrjetë që ta lëshonte dot, Edi Rama nuk mund ta justifikonte me dardha e mollë. Bahçja e tij e korrupsionit ka dalë sheshit, bashkë me rrënimin e imazhit të një njeriu që erdhi si shpresë për vendin dhe përfundoi si kapo e një bande keqbërësish. Me daljet e fundit në publik, ai do të mbahet mend edhe si rekordi i një politikani që iu harxhuan alibitë për të mbuluar abuzimet dhe skandalet që prodhoi. Prandaj nuk po arrin të bëjë më bla bla bla, por vetëm kra kra kra.

    Lapsi

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Foto-galeri: Veprat e artit të “Harabel” në Tiranë

    Nga Elira Kadriu

    Emri:  476584808_1582422975747698_5701018797298224004_n-1536x864.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  56.5 KB

    Në janar 2018 bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa, së bashku me Iris Feratin dhe Lira Kryeziun, themeluan Qendrën e Artit Kontempran “Harabel”.

    Deri në vitin 2023, “Harabel” zhvilloi 29 ekspozita, botoi 25 katalogje arti, 11 instalacione apo performanca artistike dhe 1 atelie kreative.

    Vetëm në Tiranë në periudhën 2019-2023 Qendra Harabel e Xoxës zhvilloi të paktën 11 evente apo instalacione arti, disa prej të cilave Citizens.al i sjell të përmbledhura në këtë seri fotografish.

    Hetimet paraprake të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, kanë ngritur dyshimin se një pjesë e aktivitetit të Harabel u sponsorizua në mënyrë korruptive nga biznesmenë që përfituan tenderë apo leje ndërtimi nga Kryetari i Bashksië Erion Veliaj.

    Emri:  3-1536x864.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  36.3 KB

    “Qyteti që ëndërron”, i inauguruar më 5 maj 2023, është një instilacion arti publik i vendosur mbi çatinë e një fasade shumëngjyrëshe në qendër të Tiranës. Instilacioni përfaqëson izolimin e vendit në të shkuarën, por edhe një shpresë për të ardhmen.

    Emri:  10-1536x864.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  58.9 KB

    Më 25 korrik 2022, Harabel inauguroi instilacionin “Tre Herë e Zezë” . Instilacioni është inspiruar nga arkitektura e qyteteve dhe ka si qëllim që kalimtarët të ndërveprojnë me veprën. Aktualisht vepra është e dëmtuar në fasadë dhe dukshëm nuk ka pasur një kujdes për të në vijimësi.

    Emri:  2-1536x864.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  43.9 KB

    E inauguruar më 19 nëntor 2020, “Kaligrafia”, është e vendosur midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. Një bankë shkolle, dy pllaka bronzi të mbështetura mbi të, instilacioni lidhet me një përvojë të fëmijërisë së artistit që e ka krijuar.

    Emri:  4-1536x864.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  38.2 KB

    “Zâni” (në shqip “Zëri”), e inauguruar më 31 maj 2021, është një instilacion i përbërë nga një kombinim tubash hekuri me përmasa të ndryshme, të cilët duket sikur qëndrojnë pezull në ajër dhe mbështesin njëri-tjetrin përmes lojës së dritës.

    Seria e fotove të mëposhtme është marrë nga faqja zyrtare e “Harabel”, për shkak se një pjesë e instilacioneve nuk është më ekzistuese dhe një pjesë tjetër e paaksesueshme.

    Emri:  1-1536x864.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  38.1 KB

    Performanca artistike “Le Souffle de l’Artiste”, të realizuar nga The Two Gullivers (Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari). Kjo vepër arti publike u zhvillua te Reja më 25 maj 2019, duke filluar në mesnatë (00:00) dhe duke përfunduar në mesditë (12:00), me një bisedë të hapur mes artistëve dhe pjesëmarrësve.

    Harabel Contemporary Art Platform inauguroi veprën e artit publik “Kafka” nga artistja Lumturi Blloshmi më 26 maj 2022.Kjo vepër u instalua në sallën qendrore të Universitetit të Arteve, Tiranë.

    Emri:  9-1-1536x864.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  38.6 KB

    “Harabel”, e ftuar nga REJA, prezantoi dy vepra të artistit Anri Sala:“Take Over” (2017),“Mixed Behavior Reloaded” (2018). Ky event u mbajt më 30 maj 2018, në orën 20:30.

    Emri:  8-1-1536x864.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  41.4 KB

    Më 19 mars 2021, “Harabel” inauguroi instalacionin e artit publik “Enough Is Enough” nga artisti Alban Muja.

    Emri:  7-1-1536x864.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  42.6 KB

    “Këpucët e Kuqe” është një projekt që u realizua për herë të parë në Meksikë në vitin 2009, i konceptuar dhe krijuar nga arkitektja dhe artistja pamore Elina Chauvet.

    “Harabel” e rikrijoi këtë instalacion në Tiranë, duke vendosur 600 palë këpucë të kuqe në Sheshin “Nënë Tereza”, ku qëndroi për 6 muaj. Ky instalacion simbolizon të gjitha gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës me bazë gjinore.

    Emri:  5-2-1536x864.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  67.0 KB

    “Harabel Contemporary” inauguroi instalacionin e artit publik “Bleta” më 1 korrik 2021, në Landfillin e Tiranës.

    Emri:  6-1-1536x864.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  67.2 KB

    Citizens.al

  4. #64
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Veliaj e ka bere Tiranen New York, te gjitha jane shpifje ne interes te panjohur
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Hë Serafimo,

    E shikon se si vuajnë zorraxhinjtë në Tiranë? SPAK u arrestoi baxhoxhiun më të madh në Shqipëri, që merr paratë e trafikantëve të drogës nga lejet e kullave që jep, merr edhe milionat e djegësve të plehrave, edhe ato milionat e fondeve të BE dhe USAID, dhe prodhon gjizë që të hajë e të kënaqet jo vetëm Ilia Spiro, por edhe gjithë këngëtarët e artistët e Shqipërisë. E pe apo nuk e pe si u mblodhën në miting para gjykatës e thanë:

    Nxirrni nga burgu baxhoxhiun tonë. Ku të gjëjmë ne gjizë si ajo e Veliut të Bashkisë?

    Do të hajë populli gjizë Serafimo! Zorra nuk mbahet bosh!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-02-2025 më 17:55

  6. #66
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hë Serafimo,

    E shikon se si vuajnë zorraxhinjtë në Tiranë? SPAK u arrestoi baxhoxhiun më të madh në Shqipëri, që merr paratë e trafikantëve të drogës nga lejet e kullave që jep, merr edhe milionat e djegësve të plehrave, edhe ato milionat e fondeve të BE dhe USAID, dhe prodhon gjizë që të hajë e të kënaqet jo vetëm Ilia Spiro, por edhe gjithë këngëtarët e artistët e Shqipërisë. E pe apo nuk e pe si u mblodhën në miting para gjykatës e thanë:

    Nxirrni nga burgu baxhoxhiun tonë. Ku të gjëjmë ne gjizë si ajo e Veliut të Bashkisë?

    Do të hajë populli gjizë Serafimo! Zorra nuk mbahet bosh!

    Albo
    Po, por ti mund te shash sa te duash, por nuk i jep zgjidhje problemit, nese ke deshire ti japesh. Problemi , baze ne demokraci eshte vota e lire. Vota e 160000 tiranasve qe votuan Veliajn u shperfill, sepse Veliaj eshte zgjedhur per 4 vjet deri ne maj 2027, nderkohe jemi me shume se 2 vjet te humbura. Kush e drejton Tiranen i nderuar??? E di ti sa probleme ka Tirana,jo nuk e di, se nuk rron ketu, si mund atehere te jepesh mend nga nje kontinent tjeter???
    Kur vota shperfillet kthehet permbys vendi, e di ti apo jo, ti thua pse u mblodhen qytetaret para gjykates??? Nese je politikisht kunder PS, dakord, por t`ja mbytesh kot me shifra inceneratoresh, mbi baze mediash gjiriz nuk ka gje me te keqe.
    Nese mblidheshin per saliun kur ishte ne arrest shtepie, pse nuk mbajte te njejtin qendrim??? Ke nje qendrim foshnjarak Albo, puna jote vazhdo,por ka nje element baze te padiskutueshem qe eshte vota e lire, ajo nuk mund te preket.
    Qendrime te tilla si ky yti, e ka nxjerre opoziten jashte funksionit ne Shqiperi,..ne 11 maj pritet nje humbje e papare e pd, pse??? sepse populli nuk pranon me diskutime si ky yti.
    Gjithsesi besoj se je regjistruar per te votuar, kam respekt per voten tende, pasi vota mund te konsiderohet e shenjte ne demokraci, ku shumica vendos, qofte edhe me 1 vote diference, Ky eshte sistemi, nese fiton partia jote, respekt absolut per 4 vjet, Shqiperia eshte juaja..., por sondazhet tregojne nje diferenca marramendese te PS ne krye te tyre..., kam pare nje 10 a me shume, te organizuara nga disa shoqeri dhe te gjitha e nxjerrin PS mbi 50 % ose diku aty rrotull, nese e permbysni, ok vazhdoni...
    Populli shqiptar eshte inteligjent dhe i ndershem
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-02-2025 më 00:42
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Ne vitin 2021 nje reviste taliane qe botohet nga nje gazete ( Milenium. Fatto Quotidiano) boton nje artikull me titull "Il sacco edilizio di Tirana.Tra gli investitori che riciclano c'e anche la' Ndrangheta",qe mundet te perkthehet : Grabitja ndertimore ne Tirane.Midis investitoreve qe riciklojne parate eshte dhe Ndrageta. Artikulli eshte bere nga nje gazete pothuajse e majte dhe paraqet realitetin e gjendjes ne Tirane qe po ta permbledhim me dy fjale eshte shkaterrimi i Tiranes ne bashkpunim me krimin. Mostroziteti i pongopesise dhe i injorances.

    Po nejse, me interesantja ne kete artikull eshte pergjigja e Veliajt. Eshte nje pergjigje "kryeveper" qe mundet te lidhet pikerisht me arrestimin e tashem te Veliajt. Ne kete shkrim ka nje nentitull "Rethi i Kryebashkiakut" ku prokura e antimafias e Kalabris arreston 49 persona te akuzuar si te lidhur me Ndrangeten (midis tyre edhe shtate shqiptar) dhe midis pergjimeve telefonike del qarte lidhja e lejeve te ndertimit dhe ryshfeteve te paguara per keto leje me rethin e Veliajt apo personat afer tij. Si perfundim per tu shfaqsuar nga keto akuza Veliaj del ne televizionet shqiptare dhe thote qe nuk i njeh keto persona te pergjuar dhe asnje nga keta nuk ka ardhur ne Bashki. Por mashtuesi nuk mjaftohet me kaq se perndryshe nuk do ishte mashtues dhe shton edhe argumentin kryesor te mbrojtjes : " Po te ishte e vertete ky pergjim do kishte nderhyre edhe prokuroria shqiptare ! "




    Emri:  10.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  51.9 KB
    Emri:  11.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  58.4 KB
    Emri:  12.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  60.9 KB
    Emri:  13.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  68.9 KB
    Emri:  14.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  60.8 KB
    Emri:  15.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  58.8 KB
    Emri:  16.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  57.5 KB
    Emri:  17.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  67.0 KB

    Ketu ndodhet ajo pjesa interesante...

    Emri:  19.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  64.9 KB
    Emri:  20.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  69.0 KB

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hë Serafimo,

    E shikon se si vuajnë zorraxhinjtë në Tiranë? SPAK u arrestoi baxhoxhiun më të madh në Shqipëri, që merr paratë e trafikantëve të drogës nga lejet e kullave që jep, merr edhe milionat e djegësve të plehrave, edhe ato milionat e fondeve të BE dhe USAID, dhe prodhon gjizë që të hajë e të kënaqet jo vetëm Ilia Spiro, por edhe gjithë këngëtarët e artistët e Shqipërisë. E pe apo nuk e pe si u mblodhën në miting para gjykatës e thanë:

    Nxirrni nga burgu baxhoxhiun tonë. Ku të gjëjmë ne gjizë si ajo e Veliut të Bashkisë?

    Do të hajë populli gjizë Serafimo! Zorra nuk mbahet bosh!

    Albo
    E dija qe kemi shume zorraxhinj po nuk ma priste mendja qe te kishim kaq shume tifoze hajdutesh. Mbrojta ndaj Velise do te thote qe degjenerimi e ka tejkaluar shume here normalitetin.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    ATMAN (21-02-2025)

  10. #69
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Fatmir Xhafaj, Kryetari i Komisionit antikorrupsion, e konsideron akuzen ndaj Veliajt te pabaze
    denoncimi anonim,
    https://shqiptarja.com/lajm/fatmir-x...jedhjeve?r=kh1
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-02-2025 më 09:40
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #70
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Erion VELIAJ

    Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate!
    Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo!
    A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim?
    Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.
    Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!
    Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.
    Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?
    Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.
    Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart! ❤️
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  4. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •