Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 125
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Ore Ilia. Po që na e arrestuan djalin e Partisë në mes të Tiranës, e morëm vesh. Po çfarë thonë në Tiranë, si është e mundur që arrestimi përkoi me ditën e ardhjes së këshilltarit të Trump të takojë Sali Berishën në Tiranë?

    Unë kam frikë se mos na venë e na arrestojnë edhe Kryeçobanin në zyrën e tij në një nga këto ditë, e pastaj na mori lumi ne socialistat. Kush do ta mundi Sali Berishën në zgjedhjet e majit?

    Albo

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Me pak fjale, nese eshte djale e kemi bashke, nese eshte vajze te te rroje.
    Nje ndryshim thelbesor per provat dhe fajsine. Eshte me lehte qe SPAKU te hetoje dhe te provoje korrupsion nga pushteti espse eshte aktiv dhe i fresket, sesa te germoje 12-14 vite te shkuara e ta cilesoje pasive.
    Nejse ne bejme muhabet pasdarke, por mua me duket qe me kete duan ti hedhin hi syve se spaku nuk ka perndjekur vetem Saliun dhe Meten, ja the trim Erion prej betoni, me yll ne balle e koken lart e perballon permbytjen nga kanalizimi i kenetes opozitare dhe llumi qe i ngjitete dhe e ben me balte, nuk eshte asgje per partine. Partia ka shume trima, Nikua qe isshte peleshi do tja ndryshojme mbiemrin, do tja bejme peari, e shume, shume te tjere, qe jane pak zbathur se i kane hyre lumit ne kembe per ti dhene doren Erionit.

    Te jeni mire te gjithe, kudo qe te jeni.
    Nese nuk gabohem, Erion Veliaj erdhi ne skenen politike me Nano Ik, do kisha qejf te pija nje kafe me Nanon dhe te degjoja cmendon per kete tragjedi te Erionit dhe shume gjera te tjera, besoj se do mesoja shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 12-02-2025 më 12:55
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #33
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore Ilia. Po që na e arrestuan djalin e Partisë në mes të Tiranës, e morëm vesh. Po çfarë thonë në Tiranë, si është e mundur që arrestimi përkoi me ditën e ardhjes së këshilltarit të Trump të takojë Sali Berishën në Tiranë?

    Unë kam frikë se mos na venë e na arrestojnë edhe Kryeçobanin në zyrën e tij në një nga këto ditë, e pastaj na mori lumi ne socialistat. Kush do ta mundi Sali Berishën në zgjedhjet e majit?

    Albo
    Duke filluar nga fundi, nuk mendoj ashtu. Edhe sikur te ndodhe ajo qe thua ti, te siguroj Albo qe perqindja e votave, jo qe nuk bie po do rritet edhe me shume, socialistet jane te zgjuar si gjithe shqiptaret. Socialistet votojne PARTINE SOCIALISTE, pavaresisht nge lideri.
    Ate koncidence qe thua ti ne fillim, mund te kete ndikuar tek prokuroret se jane trembur nga saliu dhe ky keshilltari privat. Perseri te siguroj, se jo ky po dhe vete trumpi te vije PS do fitoje me 11 maj...., le qe ky eshte thjesht nje i paguar, bile flitet se ka shperdoruar fondet dhe Trumpi nuk e ka dashur
    Optimizmi yt eshte i kote perderisa saliu vazhdon te jete non grata
    por edhe sikur ti hiqet denimi, kjo nuk ka lidhje me fitoren e PS
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan qindra mijëra euro ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore - përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Xoxa.

    Nga Besar Likmeta

    Emri:  veliaj-shoqerohet--1536x1024.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  58.5 KB
    Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

    Kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e shoqëruan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për në paraburgim ditën e hënë në mesditë, në bazë të një vendimi për masë arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, televizionet po transmetonin një nga kronikat e zakonshme, ku ai shfaqej buzëqeshur me fëmijë në një kopsht në lagjen Yzberisht të Tiranës.

    Gjatë një dekade në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj, 45 vjeç, kishte fabrikuar imazhin e një zyrtari punëtor, i cili me mëngë të përveshura çdo ditë mbillte pemë, përuronte kopshte dhe shkolla apo luante me fëmijët, ndërkohë që mbështetësit e tij e thërrisnin shpesh ‘Lali Eri’ – një pseudonim popullor që synonte të theksonte afërsinë e tij me qytetarët.

    Por nën këtë fasadë të kuruar me kujdes, nëpërmjet propagandës dhe ndikimit mbi mediat audivizive, fshihej sipas SPAK edhe një skemë e mirëmenduar dhe komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar ryshfete, udhëtime ose pasuri të paluajtshme nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe kompani që merrnin leje ndërtimi.

    Këto ryshfete i transferoheshin familjes së kryebashkiakut kryesisht nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe familjarët e saj, duke mjegulluar origjinën nëpërmjet faturave fitktive.

    Xoxa sipas SPAK i shpenzoi një pjesë të të adhurve të paligjshme për shpenzime luksi në internet. Ajo gjithashtu akzohet se ndihmën e kryetares së Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Busha, tentuan që të ‘helmojnë’ provat dhe të ndikojnë tek dëshmitarët, në përpjekje për të fshehur të vërtetën. GJKKO vendosi masën e arrest shtëpiak për Ajola Xoxën.

    “Provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ekspozojnë ekzistencën e një mekanizmi të mirëmenduar, krijuar dhe vënë në funksion nga shtetasit nën hetim me qëllim përfitimin nga fondet publike dhe pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të paligjshme,” shkruan Gjykata Speciale (GJKKO) në vendimin e masës së sigurisë për Veliajn.

    “Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, siç do të prezantohet në vijim, nisur nga provat e administruara në fashikull, të paktën në 10 raste krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe për pastrim të produkteve të veprës penale në nivelin më të lartë të qeverisjes vendore,” shton vendimi.

    Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë – mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të mëdha të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.

    Nëpërmjet një deklarate nga burgu, të postuar në rrjetin sociale ‘Facebook’, Erion Veliaj i mohoi akuzat e SPAK, të cilat i cilësoi si tragjikomike.

    “Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” shkroi Veliaj, ndërsa sulmoi prokurorin e çështjes si një ‘individ pervers’.

    Edhe kryeministri Edi Rama e mbrojti Erion Veliajn, duke e cilësuar arrestimin e tij si antikushtetues dhe akuzat si ‘roman policesk’.

    “Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” tha Rama.

    Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u ankua se po përgojohej dhe baltosej nga SPAK.

    “Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte, sipas SPAK-ut, balta që i shoqëron këto goditje të tij,” shkruan ajo ne Facebook. “Jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën,” shtoi ajo.

    Si funksiononte skema e korrupsionit?

    Veliaj e nisi karrierën në vitet 2000 si drejtues i Lëvizjes Mjaft – një grup aktivistësh të mbështetur nga fonde të ofruara nga donatorët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni i perceptuar si i gjithëpërhapur në kohën kur Fatos Nano udhëhiqte qeverinë dhe socialistët.

    Nga aktivist kundër korrupsionit, ai bëri kapërcimin në politikë, duke u zgjedhur fillimisht deputet, ministër dhe në vitin 2015, kryebashkiak i Tiranës. Ajola Xoxa është një juriste e specializuar në sektorin e energjisë. Veliaj dhe Xoxa u martuan në vitin 2014 në një dasmë me qindra të ftuar në kështjellën e Gjirokastrës dhe janë prindër të një djali.

    Sipas vendimit për masë sigurie, Prokuroria e Posaçme argumenton se ka zbuluar një mekanizëm të organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Skema e dyshuar korruptive e ngritur nga shtetasit nën hetim, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është realizuar përmes një sërë përfitimesh të parregullta që lidhen me funksionin publik dhe favorizimin e subjekteve të ndryshme në kontrata dhe leje ndërtimi. Kjo skemë është konkretizuar në të paktën nëntë episode kryesore.

    SPAK thekson se skema përfshin përveç AGI KONS, edhe kompanitë të tjera si Fusha, Rametal, One, Palushi, Kontakt, Vienna Insurance Group dhe Gerard-A”, të cilat kanë përfituara tenderë dhe leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës, të cilat më pas kanë transferuar fonde ose pasuri tek Ajola Xoxa, familjarët e saj dhe një rrjet individësh e entitetesh të kontrolluara prej saj.

    Këto fonde janë transferuar në kompani dhe organizata jofitimprurëse si “Partners Law,” “Arts Lab,” “Ava Studio,” “Nan Gallery,” “Byl-A,” “Harabel,” “Eventus” dhe “Muza.” Të ardhurat e gjeneruara nga këto subjekte kapin shifrën e rreth 110 milionë lekëve.

    Një nga rastet kryesore lidhet me dhënien e përfitimeve nga kompania “Agi Kons” Shpk, përmes përfaqësuesit të saj Gentian Sula, në favor të Veliajt dhe Xoxës. Kjo kompani, gjatë kohës që dhuronte këto fonde, siguroi një kontratë të majme me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës “Qazim Turdiu” me vlerë mbi 362 milionë lekë, si dhe një leje ndërtimi për një kompleks banimi, e nënshkruar nga vetë kryebashkiaku Veliaj. Një tjetër rast përfshin sponsorizime dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit për Veliajn dhe Xoxën nga kompania “Kontakt” Shpk e Fatmir Bektashit, pikërisht në periudhën kur kjo kompani kërkonte leje ndërtimi për një projekt në Tiranë.

    Sipas SPAK, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë ka përfitur në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet OFJ-ve të kontrolluara prej saj, edhe nga fondet e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Amerikane.

    Prokuroria argumenton se kemi të bëjmë me një sistem të organizuar korrupsioni, ku roli kyç i Veliajt ka qenë vendimtar në miratimin e kontratave publike, fondeve apo lejeve të ndërtimit.

    Hetimi i SPAK ka zbuluar se shuma e përfituar përmes këtyre praktikave arrin në qindra milionë lekë, ndërsa një pjesë e këtyre fondeve janë përdorur për blerje luksi të realizuara online për një periudhë prej të paktën gjashtë vitesh. Sipas SPAK, Ajola Xoxa ka kryer blerje online në vlerën e 86.7 milionë lekëve për veshje luksoze, produkte kozmetike dhe aksesorë, duke përfshirë fustane, çanta, pallto dhe bizhuteri nga platformat e modës luksoze si Net-a-Porter, Moda Operandi, Smythson.

    Vila ‘e fshehur’ në Qerret

    Hetimet dhe verifikimet e pasurive të deklaruara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, duke përfshirë Ajola Xoxën, Arbër Veliajn, Valbona Xoxën dhe Shqiponjë Veliaj, kanë identifikuar disa pasuri të patundshme në emër të këtyre individëve, duke përfshirë apartamente dhe vila në Tiranë, Kavajë dhe Fier.

    Erion Veliaj zotëron një apartament në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, i blerë në vitin 2013 me një vlerë të deklaruar prej 5,1 milionë lekë, por pa dokumente që provojnë pagesën. Arbër Veliaj rezulton të ketë blerë një truall dhe vilë në Qerret për 164,000 euro, me një pjesë të pagesës të financuar përmes një kredie. Ai gjithashtu disponon dy apartamente në Selitë, të blera në vitin 2022 për një vlerë totale prej 97,407 euro.

    Ajola Xoxa ka në pronësi një apartament në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, të cilin e ka blerë në vitin 2016 për 88,641 euro, si dhe një apartament tjetër në rrugën “Brigada VIII” për 105,000 euro, të blerë në vitin 2018. Në dokumentet e pronësisë, figuron se Valbona Xoxa ka blerë një apartament në vitin 2016 për 85,232 euro, ndërsa gjithashtu ka përfituar disa pasuri me trashëgimi nga familja.

    Hetimet gjithashtu kanë zbuluar një vilë vilë në Marea Resort, Qerret, e cila rezulton të jetë në pronësi të kompanisë ndërtuese Agi Kons, por që dyshohet se është pasuri e fshehur e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Këto dyshime bazohen në pagesat e kryera nga Veliaj për mirëmbajtjen e kësaj prone dhe nga analizat e tabulateve telefonike që tregojnë praninë e tyre të shpeshtë në këtë zonë, si dhe deklaratat e personave të ndryshëm, përfshirë administratorin e resortit, punonjës të familjes Veliaj-Xoxa dhe të ish-shoferit të Ajola Xoxës.

    Përveç pasurive të paluajtshme, Xoxa ka një balancë bankare totale prej 618,394 euro, e cila sipas deklarimeve është krijuar nga të ardhurat nga bizneset e saj, qiradhëniet dhe trashëgimia.

    SPAK ka zbuluar dhe një apartament në Sky Tower që përdorej nga Ajola Xoxa me dy dhoma të mbushura me piktura, që sipas dëshmive të një bashkëpunëtorjeje, një pjesë i përkasin bashkëshortes së kryebashkiakut dhe kapin vlera nga 600 euro në 5000 euro secila.

    Hetimi i SPAK

    Hetimi kundër Veliajt nisi më 19 korrik 2023, pas një denoncimi që aludonte për lidhjet e kryebashkiakut me biznesmenin Gentjan Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’, e cila ka fituar disa tenderë publikë të rëndësishëm nga Bashkia Tiranë, përfshirë rehabilitimin e Parkut Rinia, ndërtimin e Teatrit të Kombëtar dhe një PPP për ndërtimin e shkollave në kryeqytet.

    Nga veprimet paraprake, SPAK ka konstatuar se lidhejt e Veliajt me biznesmenin janë të vjetra dhe se ata kishin udhëtuar së bashku me avion ‘charter’ nga aeroporti i Rinasit që në vitin 2004. Hetimet paraprake gjithashtu kanë tregur se vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, posedon një vilë në Qerret të ndërtuar nga “AGI KONS”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka deklaruar një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, gjithashtu e ndërtuar nga e njëjta kompani.

    Pas hetimeve paraprake dhe grumbullimit të provave, më 8 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për veprën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa më 27 dhjetor 2024 hetimi u zgjerua duke përfshirë edhe akuzat për “Korrupsion aktiv”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë”.

    Në vijim, më 16 janar 2025, në regjistrin e veprave penale u shtua edhe akuza për “Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, ndërsa më 24 janar 2025 u shtua vepra penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Si pjesë e hetimit, SPAK ka dokumentuar një seri të gjatë transaksionesh që tregojnë rrjedhjen e parasë nga bashkia e Tiranës, përmes kompanive kontraktore dhe sponsorizimeve, tek OJF-të dhe kompanitë e kontrolluara nga Ajola Xoxa. Gjithashtu, SPAK ka mbledhur dëshmitë e shumë individëve të cilët punonin dhe figuronin drejtues në këto OFJ dhe kompani, të cilat kanë treguar se ato kontrolloheshin nga Xoxa dhe se çdo veprim bëhej me miratimin e saj.

    Për të dëshmur posedimin e vilës në resortin Marea, përveç pagesave dhe dëshmive të personave të lidhura, Prokuroria Speciale ka përdorur dhe qelizat e telefonit celular të kryebashkiakut. Mes provave kyçe të SPAK, është dhe dëshmia e shtetases Adela Kondakçiu – e cila ka menaxhuar financat e disa entiteteve jofitimprurëse, si dhe komunikimet e saj në aplikacionin ËhatsApp.

    Gjithashtu të rëndësishme për SPAK kanë qenë dhe deklaramet e shtetases Ina Goxhaj, të cilat dëshmojnë për përpjekjen e koordinuar të Ajola Xoxës dhe Klotilda Bushkës, për të ndikuar në dëshminë e saj dhe për të fshehur faktet gjatë hetimit.

    Sipas SPAK, deklarimet e Ajola Xoxës në Prokurori kanë qenë të pavërteta dhe bien në kundërshtim me provat e siguruara nga hetuesit, ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka dhënë përgjigje të përgjithshme dhe shpesh është shprehur me “nuk e di” ose “nuk kam dijeni”, duke shmangur detajet rreth çështjeve që lidhen me organizatat dhe financimet publike të lidhura me bashkëshorten dhe familjarët e saj.

    Pse u arrestua Veliaj

    Prokuroria e Posaçme vlerëson se ekziston një rrezik real dhe i vazhdueshëm për manipulimin ose fshehjen e provave, nëse Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk i nënshtrohen kufizimeve të lirisë.

    Ky rrezik buron nga funksioni i Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndikimi i tij i fortë në administratë, si dhe sjellja e tij gjatë hetimeve, duke përfshirë mesazhet kërcënuese drejtuar hetuesve të BKH-së.

    Sipas SPAK, ai ka ndërhyrë në proces, duke u përpjekur të ndalojë thirrjen e bashkëshortes së tij për dëshmi, duke përdorur vartësit e tij për të ndikuar te dëshmitarët.

    “Sjellja e shtetasit nën hetim Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur nga ky shtetas për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë për personalitetin e këtij të fundit,” shprehet SPAK.

    Masat e dënimit për veprat penale në ngarkim të shtetasit Erion Veliaj, kanë luajtu gjithashtu një rol në vendimin e Gjykatës.

    Neni 260 i Kodit Penal parashikon dënimin me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet, ndëra Neni 287, pagrafi 2 i Kodit Penal parashikon dënimin me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

    BIRN

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Rënia politike e Erion Veliajt, i riu mes një brezi politikanësh të vjetër

    Në një lëvizje dramatike, Gjykata e Posaçme miratoi arrestimin e njërit prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në dekadën e fundit, Erion Veliajt, njeriut që ndërtoi karrierë falë një fushate antikorrupsion dhe që duket se po e mbyll karrierën i akuzuar për korrupsion në së paku nëntë raste. Bashkë me të u akuzuan edhe pesë biznesmenë, ndër më të njohurit në vend.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Erion-Veliaj-2.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  32.7 KB
    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur gjatë një ceremonie ku ndezën Kullën e Sahatit me drita, në shenjë të nismës kundër dhunës ndaj grave | Foto nga : LSA

    Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej dhjetë vjetësh dhe njeriu që për shumë vite u konsiderua si pasardhësi potencial i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, e kaloi natën mes të hënës dhe të martës në qelitë e njësisë së paraburgimit të Tiranës, njohur në gjuhën popullore si Burgu 313 apo Burgu i Vjetër, ndërkohë që disa qytetarë organizuan në festë simbolike për të shprehur gëzimin për arrestimin e tij.

    Veliaj, i cili njihet për kontrollin ekstrem që ushtronte mbi shumicën e mediave në vend dhe për prodhimin e materialeve propagandistike përmes një ushtrie me punonjës të bashkisë, u shfaq i sinkronizuar në rrjetet sociale dhe në disa televizione duke luajtur me fëmijët në një kopsht në Yzberisht paraditen e së hënës, në pamje të etiketuara si transmetim “live”. Por ndërsa mediat konvencionale dhe sociale ishin duke transmetuar këto pamje, fakti është që në zyrën e kryetarit të bashkisë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit po i prezantonin atij vendimin e gjykatës për masë sigurie arrest me burg.

    Përgjatë një dekade në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj shpëtoi pa u prekur nga disa hetime dhe skandale të mëdha, duke filluar nga vdekja e një punëtori minoren në landfillin e Sharrës në vitin 2016, te skandali i incineratorit të Tiranës vitin e kaluar.

    Por ai nuk i mbijetoi dot një hetimi pasuror të hapur pas një emaili të dërguar nga një njeri i panjohur, i fshehur pas një pseudonimi, i cili duket se dispononte informacion shumë të saktë mbi përfitime potencialisht korruptive të Veliajt përmes bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila gjatë viteve të fundit është prezantuar në publik si patrone arti; edhe pse shumë ngritën pikëpyetje gjatë viteve të fundit se nga vinin paratë për disa bamirësi artistike të krijuara pasi Veliaj ishte zgjedhur si kryetar i Bashkisë Tiranë, duke siguruar një trampolinë nga ku supozohej se do të mund të kërcente lehtësisht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste për t’u projektuar si kryeministri i ardhshëm i vendit.

    Veliaj e nisi karrierën si drejtues i një grupi aktivistësh antikorrupsion, mbështetur nga fonde të ofruara nga donatorët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni i perceptuar si i gjithëpërhapur në kohën e qeverisjes socialiste të dytë, mes viteve 2001 dhe 2005. Veliaj kërceu me shpejtësi nga shoqëria civile në politikë, duke përdorur kapitalin e akumuluar nga fushata antikorrupsion e Lëvizjes Mjaft për të krijuar një parti të quajtur G-99, suksesi i së cilës në zgjedhjet e vitit 2009 ishte aq i paktë sa efektivisht partia u zhduk pak më vonë, ndërsa Veliaj kaloi te Partia Socialiste, për të cilën u zgjodh deputet në vitin 2013 dhe kryetat i Bashkisë Tiranë në vitin 2015.

    Kërcimi i shpejtë nga shoqëria civile te politika si dhe kompromiset që angazhimi politik kërkon dukshëm e ktheu Veliajn në një zhgënjim për brezin e tij. Njeriu që nisi karrierën si aktivist kundër korrupsionit, u pa në mënyrë të përsëritur duke treguar besnikëri ndaj Ilir Metës, politikanit që u bë për shumë dhe shumë vite simbol i korrupsionit. Gjatë qeverisjes së parë socialiste, 2013-2017, ndërsa marrëdhëniet mes socialistëve dhe aleatëve të tyre ish-armiq LSI filluan të prishen, Veliaj u pa shpesh si një figurë lojaliste e koalicionit, deri në ditët e fundit, kur u përfol si personi ndërmjetës mes Ramës dhe Metës për një kompromis të orën e fundit për ta ruajtur koalicionin para zgjedhjeve të vitit 2017.

    Pozicioni i Veliajt në radhët e socialistëve duket se u forcua shumë pas vitit 2018 kur, pas një hetimi italian, rivali i tij potencial Saimir Tahiri, hasi telashe me drejtësinë. Pozicioni i Tahirit u dobësua gradualisht deri sa ai përfundoi në burg i dënuar për abuzim me detyrën, pasi doli i pafajshëm ndaj akuzës më të rëndë për trafik ndërkombëtar droge.

    Rivaliteti mes Veliajt dhe Tahirit ishte një sekret i njohur nga të gjithë dhe që shpesh u shfaq në formën e konfliktit të hapur. Karakteri i Veliajt për të nxitur rivalitete, me raste jo fort politikisht të arsyeshme, duket se ishte edhe një faktor që solli në instancë finale, pas disa tentativave të pasuksesshme, rrëzimin e tij.

    Gjatë dhjetorit 2024, kur u bë e qartë që problemet ligjore të Veliajt ishin serioze, pasi SPAK kërkoi dhe mori miratim për bastisje për një numër zyrash dhe banesash në Tiranë dhe Durrës, aleatët e Veliajt në media sugjeruan se informacioni që iu dërgua SPAK përmes një emaili anonim mbante erë konflikti të brendshëm mes socialistëve, një luftë e pakompromis për pushtet, e cila, siç duket, mundet ta rrëzojë një politikan.

    Problemi i parë serioz i Veliajt me drejtësinë daton në vitin 2016, kur në landfillin e Sharrës, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, u gjend i vdekur. Para se Gjoklaj të gjendej i vdekur, bashkia ishte angazhuar në një fushatë që ndalonte romët që të grumbullonin plastikë të riciklueshme, duke shpallur se mbeturinat ishin “pronë e bashkisë”. BIRN raportoi në atë kohë se në fakt, fushata fshihte interesat private të një kompanie që ishte lejuar nga bashkia që të grumbullonte materialet me vlerë në landfillin e Sharrës, duke krijuar de facto një monopol në industrinë e riciklimit, e cila në atë kohë ishte goxha e zhvilluar në Shqipëri. Ishte në fakt kjo kompani ajo që rezultoi se punësoi 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj për një turn nate, i cili u gjend i vdekur.

    Ngjarja kaloi gjithsesi pa shumë telashe për Veliaj, i cili, pasi u akuzua se kishte ndërhyrë në disa media për të pushuar nga puna gazetarë që kishin hetuar apo kishin tentuar të hetonin ngjarjen, hetimet e prokurorisë u mbyllën pa ndonjë pasojë për të apo për zyrtarë të tjerë të bashkisë.

    Veliaj shpëtoi pa pasoja edhe në vitin 2020, kur rezultoi se hotelin për disa zyrtarë të bashkisë për një aktivitet propagandistik të Veliajt në Barcelonë, e pati paguar biznesmeni Shkëlqim Fusha, një nga kontraktorët më të mëdhenj të punimeve publike, përfshirë shumë kontrata me Bashkinë Tiranë. Veliaj shpëtoi edhe në dy raste të tjera, rasti i hetimit të incineratorit të Tiranës dhe rasti i hetimit të dosjes 5D, në të cilën, disa drejtues të bashkisë kishin krijuar një kompani nën pronësi të rreme për të përfituar dhjetëramiliona euro nga paratë e taksapaguesve.

    Pikërisht pasi këto çështje kaluan pa pasoja për Veliajn, një email dërguar nga qytetari Nesti Angoni (i cili rezulton se nuk ekziston dhe është pseudonim) në shkurt të vitit 2024, furnizoi te SPAK të dhëna të cilat bindën prokurorët për të hapur një hetim pasuror kundër kryebashkiakut.

    Një vit më vonë, Veliaj përfundoi prapa hekurave, por vlen të theksohet se në rastin e tij, prokurorët bëjnë me dije se kanë zbuluar jo thjesht një apo shumë episode korruptive, por një skemë të madhe pëfitimesh të vazhdueshme nga së paku pesë biznesmenë, të cilët janë kryesisht sipërmarrës në sektorin e ndërtimit. Sipas prokurorëve, skemat e përfitimit të Veliajt përfshijnë pagesa për një numër entesh të regjistruara si organizata jofitimprurëse apo kompani në pronësinë apo kontrollin de-facto të familjarëve të Veliajt. Prokurorët vërejnë se kanë identifikuar 10 raste transaksionesh të tilla të dyshuara korruptive dhe se përfitimet e identifikuara si të parregullta arrijnë në së paku 110 milionë lekë. Në veçanti, prokurorët përmendin faktin se përgjatë katër viteve, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka shpenzuar rreth 87 milionë lekë për blerje bizhuterish e veshjesh në internet, blerje që nuk i ka deklaruar në deklaratën e pasurisë.

    Masa e sigurisë për pesë biznesmenë, përfshirë Shkëlqim Fushën, kontraktori i projekteve të panumërta të akorduara nga Bashkia Tiranë, të tilla si Sheshi Skënderbej, apo i Gentian Sulës, kontraktor i teatrit të ri, përbën një risi për nga numri i personave të vendosur në hetim si dhe për nga profili i tyre.

    Hetimi ndaj Veliajt ka gjasa do të shënojë një shkallë të re në historikun e punës së prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kërkuar për të dhëna dhe prova në skema të komplikuara të dyshuara korruptive, në të cilat, përfitimet fshihen përmes veprimeve të maskuara si donacione artistike. Kjo gjithsesi nuk e la të kënaqur opozitën, e cila përballet me telashet që kryetarët e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë me drejtësinë dhe që kanë akuzuar SPAK se vepron si marionetë e kryeministrit Edi Rama.

    Duke komentuar arrestimin, Belind Këlliçi, një nga politikanët e opozitës, sugjeroi se arrestimin duhet ta ketë organizuar Edi Rama për të sfumuar një lëvizje politike të Partisë Demokratike, rekrutimin e një menaxheri amerikan për fushatë elektorale, i cili ka punuar më herët për Donald Trump.

    Duke shkruar nga qelia, Veliaj sulmoi njërin prej prokurorëve dhe i përshkroi pagesat e identifikuara nga SPAK si “sponsorizime aktivitetesh kulturore”.

    “…më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën,” shkroi Veliaj në Facebook. Ironikisht, ai dhe armiku politik i socialistëve, Sali Berisha duket se kanë së paku një gjë të përbashkët. Biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili është nën hetim nën akuzën e korrupsionit aktiv të ish-kryeministrit Sali Berisha, u vu kësaj here nën një akuzë të dytë, për korruptimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Problemet e Veliajt me drejtësinë pritet të rikthejnë në fushëbetejën politike edhe postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, një nga çmimet më të rëndësishme politike në vend. Në raste të tilla zakonisht i takon kryeministrit të shpallë shkarkimin e Veliajt dhe presidentit të shpallë zgjedhje të parakohshme.

    BIRN

  6. #36

    Ti merresh me BIRN, nje media e diskredituar...., akuza ndaj Veliajt eshte nje roman, pa fakte per akuzat e bera. Keshtu qe nuk ka lidhje shkakesore, mesa di une, qe ojf-te e kontrolluara nga e shoqja, merrnin sponsore nga shoqerite qe kishin leje ndertimi,...se pari kush e verteton se keto ojf i kontrollon ajola xoxa, dhe se dyti sponsorizimi eshte i ligjshem, keto jane paret e firmave qe ja kalojne ketyre,..., a e ka vertetuar se keto kane lidhje me lejet e dhena, ky dado???? nuk e di, po mendoj se e drejta vonon por nuk harron
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ti merresh me BIRN, nje media e diskredituar...., akuza ndaj Veliajt eshte nje roman, pa fakte per akuzat e bera. Keshtu qe nuk ka lidhje shkakesore, mesa di une, qe ojf-te e kontrolluara nga e shoqja, merrnin sponsore nga shoqerite qe kishin leje ndertimi,...se pari kush e verteton se keto ojf i kontrollon ajola xoxa, dhe se dyti sponsorizimi eshte i ligjshem, keto jane paret e firmave qe ja kalojne ketyre,..., a e ka vertetuar se keto kane lidhje me lejet e dhena, ky dado???? nuk e di, po mendoj se e drejta vonon por nuk harron
    Ore Ilia. Po si e shpjegon ti që këtyre shokëve tanë të Partisë në Tiranë, e keqja u ka ardhur gjithmonë nga gratë? Edhe shokun Nano kur e futën në burg, sa doli nga burgu, divorcin bëri të parin. Gruaja ia kish fajin. Edhe ky i biri i Kiços që kemi tani në krye, edhe pse nuk i ndriti me dy gratë e para, vajti e mori një grua të tretë. E nuk vuri mend fare, po na e mbushi edhe qeverinë me gra! Edhe Veliut të Bashkisë, djalë flori, djali i sjellshëm, ushqente të varfërit e mbillte pemë në Tiranë, gjithë korrupsionin edhe këtij gruaja ia bën! Pa harruar edhe atë kokëshkretin e Skraparit, edhe atë që na e futën në burg, prapë nga gruaja na e kapën. Po të paktën skaparlliu vuri mend, e ndau gruan fare!

    Po mirë o Ilia, pse kaq budallenj këta shokët tanë të Partisë? Nuk e kuptojnë që e keqja u vjen gjithmonë nga gratë?

    Tani po na e futën edhe të birin e Kiços në burg, na ngeli Partia pa burra fare. U pa puna jonë, do votojmë për një burrë me fustan në zgjedhjet e majit!

    Vaj me det thuaj...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2025 më 13:49

  8. #38
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore Ilia. Po si e shpjegon ti që këtyre shokëve tanë të Partisë në Tiranë, e keqja u ka ardhur gjithmonë nga gratë? Edhe shokun Nano kur e futën në burg, sa doli nga burgu, divorcin bëri të parin. Gruaja ia kish fajin. Edhe ky i biri i Kiços që kemi tani në krye, edhe pse nuk i ndriti me dy gratë e para, vajti e mori një grua të tretë. E nuk vuri mend fare, po na e mbushi edhe qeverinë me gra! Edhe Veliut të Bashkisë, djalë flori, djali i sjellshëm, ushqente të varfërit e mbillte pemë në Tiranë, gjithë korrupsionin edhe këtij gruaja ia bën! Pa harruar edhe atë kokëshkretin e Skraparit, edhe atë që na e futën në burg, prapë nga gruaja na e kapën. Po të paktën skaparlliu vuri mend, e ndau gruan fare!

    Po mirë o Ilia, pse kaq budallenj këta shokët tanë të Partisë? Nuk e kuptojnë që e keqja u vjen gjithmonë nga gratë?

    Tani po na e futën edhe të birin e Kiços në burg, na ngeli Partia pa burra fare. U pa puna jonë, do votojmë për një burrë me fustan në zgjedhjet e majit!

    Vaj me det thuaj...

    Albo
    jo mo Albo, kjo tregon vetem se ka barazi gjinore brenda rradheve te PS, divorcet qe rendit ti kane aresye te ndryshme, po me mire Edi qe beri c`beri dhe e gjeti me ne fund te duhuren, per Veliaj ti ke qejf, po korrupsioni nuk i eshte vertetuar as i veti as i gruas, po ne fund te fundit te dy mbajne njesoj pergjegjesi si per te mirat edhe per mekatet,...., se "...nuk jane me dy, por nje mish i vetem"..., prandaj duhet te mendohesh mire para ciftezimit
    dhe c`te keqe do kishte nje femer ne krye te PS??? asgje..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 12-02-2025 më 13:59
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Berisha akuza të forta: Dosja për Veliajn u “kopsit” nga Belinda Balluku dhe Oltion Bistri. Rama shkëmbeu Olsin me kryebashkiakun

    Emri:  Berisha-oltjon-bistri.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  26.6 KB

    Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u shpreh se ka qenë Belinda Balluku dhe ish-shefin e Operacionales Olsion Bistri i arrestuar për dosjen e Pëllumb Gjokës, ata të cilët kanë “kopsitur” dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Sipas tij, arrestimi i i Veliajt ka ardhur si “çmim” i paguar për Olsi Ramën. Berisha shtoi se kryeministri shkëmbeu vëllanë e tij me kryebashkiakun e Tiranës.

    “Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart. Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.

    VIDEO

    Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike. Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit. Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

    VIDEO

    Ai ka shtuar se ka qenë ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri ai që përgjoi përgjoi Veliajn për llogari të Belinda Ballukut.

    “Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri. Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku. Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën. 1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura? Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë. Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot. Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.

    E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë? Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po. Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato. Pra, ajo është zhdukur tani. Zhdukur nga radari. Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj. Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.

    Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë. Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri. Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria. Ne nuk kemi gisht. Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë”, tha ai.

    VIDEO

    Ballkanweb

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Ramës

    Emri:  Capture-84.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  23.2 KB

    Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e njoftoi përpara dy javësh Arben Ahmetaj.

    Berisha shprehet se Ahmetaj, informacionet për këtë arrestim i kishte nga zyra e Edi Ramës.

    “Kam qenë në parlament në vitin 1991, nuk e harroj kurrë.

    Një deputet i rëndësishëm i Partisë së Punës, u ngrit aty dhe tha; po ta dija unë se, Enver Hoxha kishte tre dynym qilima, unë tha kurrë nuk do të kisha duartrokitur për të.

    Unë u them shqiptarëve se gardëroba e Velicës mjafton për të shtruar tre hektarë qilima, jo 3 dynym.

    Mbron Erion Veliajn të cilit i gjinden prerjet 500 euro, të mykura. Të gjitha para trafiqesh. Se këta trafikantët që ta dini ju, nuk prekkan format tjetër përveç 500 euroshe, sepse e ka nxjerrë prokurori italian, sepse 1 milionë euro me 500 peshoka 1.2 kilogram. Ata kanë hallin e peshës.

    Kur i merr Taulanti, kur del e i pret Olsi apo të tjerët, nuk duan të kenë peshë shumë të madhe. Dhe janë gjetur aty 100 mijë euro prerje 500. E megjithatë ai bërtet dhe vë në shënjestër gjykatësit se qenkan me origjinë të djathtë, i cili rezulton se paska dhënë vendime kundër opozitës dhe në favor të Veliajt.

    Jo një, por 3 vendime. E thashë dhe sot dhe e them prap këtu. Nëse ka një njeri në botë që nuk të drejtë ti përmendë babanë kujt, është Edi Rama.

    Babai i tij është xhelat, ka firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ndërsa babai i tij, i majtë apo i djathtë është kriminel se paska qenë në një zyrë me Gazment Bardhin. Paska punuar në një zyrë në ministri, sepse paskan studiuar bashkë, por nuk qenka e vërtetë.

    Pra, jemi në këto rrethana ku partia e krimit po shkërmoqet.

    Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët.

    I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve.

    Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për ti vjedhë, plaçkitë, për ti mashtruar”, u shpreh Berisha.

    Balkanweb

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2025, 12:50
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  4. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •