Duaje te afermin tend si veten
Erion Veliaj reagon pas arrestimit: S’kam lidhje me fjalën korrupsion!
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me arrestimin e bërë ndaj tij me kërkesë të SPAK dhe vendim të marrë nga GJKKO. Ai ka shkruar në rrjetit social facebook teksa shpreh keqardhje ndaj akuzave të ngritura ndaj tij duke i hedhur poshtë. Veliaj shpreh bindjen se e vërteta e tij do zbardhet.
Reagimi i plotë:
“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.
Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.
Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.
Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.
Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë”.
Euronews
Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas
Ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit, Ajola Xoxa, aty ku është pritur nga oficerët e BKH, të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesë, ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.
Pas marrjes së njoftimit për masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj vendosi të kthehej në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.
Kujtojmë se këtë të hënë, më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave”, ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Euronews
Luksi i shfrenuar ku jetonte kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa
Të zhytur në luks. Kjo ishte ajo çfarë prezantohet në dosjen e SPAK, ku fillimisht shkruhen akuzat ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, respektivisht kryebashkiak i Tiranës dhe gruaja e kryetarit të bashkisë.
Por, teksa lundron në radhët që SPAK i ka dedikuar qytetarit të parë të Tiranës, menjëherë të tërheq vëmendjen luksi i shfrenuar në të cilën çifti jetonte. Veshje, bizhuteri, vila, kasaforta të mbushura me para, si dhe llogaritë në banka të nivelit të dytë ‘të mbytura në lekë’. E kush ishte burimi? SPAK thotë që Veliaj-Xoxa, të paktën nëntë herë kanë kryer veprime korruptive për të shkuar më pas e të kryejnë blerje mijëra euroshe.
Janë shpenzimet marramendëse që ka kryer bashkëshortja e Erion Veliaj, Ajola Xoxa, si dëshmi e një standardi jetese ekstravagant ku jetojnë pushtetarët tanë. Ndër shumat e parave që tërheq vëmendjen janë gati 900 mijë euro blerje të veshjeve dhe të bizhuterive të Ajola Xoxës në katër vitet e fundit. Me një llogari të thjeshtë, rezulton se bashkëshortja e Veliajt shpenzonte rreth 220 mijë euro në vit vetëm bizhuteri dhe veshje, të paktën nga ato që ka zbuluar SPAK deri tani.
“Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro.
Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”, thuhet në njoftim zyrtartë SPAK.
Prokuroria e Posaçme shpjegon edhe prejardhjen e këtyre parave. Hetuesit thonë se paratë vinin nga biznesmenë, kryesisht ndërtues që duke derdhur shuma të konsiderueshme parash tek kompanitë dhe OJF-të e Ajola Xoxës, duke përfituar leje ndërtimi nga Erjon Veliaj. Kjo skemë ryshfeti ka çuar në ndjekje penale edhe disa prej ndërtuesve të njohur në Tiranë, si Gent Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bejtashi.
Janë paratë e tyre që siguronin një nivel jetese prej sheikësh në familjen Veliaj, të cilëve u është sekuestruar edhe një vilë në Qerret të Kavajës.
Shuma të konsiderueshme, çiftit Veliaj-Xoxa i janë zbuluar edhe në llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë në Tiranë, si dhe në kasafortën e zyrtës “Partners Laë” të bashkëshortes së kryebashkiakut.
“Gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë” thuhet në njoftimin e SPAK.
Hetimet për pasurinë e Erjon Veliajt nisën nga një denoncim që bëri një person anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili zbuloi lidhjet mes kryebashkiakut dhe skemës së pastrimit të parave të mikut të tij, Elman Abule.
Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë ankimuar në gjykatë sekuestrimet e telefonave dhe të parave.
Syri
Ah tani po Kryeçobani i Shqipërisë mund ta bëjë gjumin rehat!
Baba Sorosi nuk e zëvendëson dot më kopilin e madh me kopilin e vogël.
Kopilin e vogël tani e futëm në burg dhe ia dogjëm karrierën politike.
Albo
P.S Do vejë Alex Soros ta takojë në burg kopilin e vogël?
Berisha: Kukullën e Sorosit nuk ka forcë në botë që mund ta mbajë më në pushtet në Shqipëri, gjarprit i është shtypur koka në Uashington
Nga foltorja në Kuvend, kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi ‘një ditë të madhe’ arrestimin e Erion Veliaj, që sipas tij i kanë vjedhur e rrjepur qytetarët shqiptarë.
Ai e ftoi kryeministrin Rama në një debat të gjerë si dhe të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve dhe ata që kanë abuzuar me detyrën në shtet, të marrin atë që meritojnë.
Pjesë nga fjala në Kuvend:
Kështu që, kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët, i keni vjedhur, i keni rrjepur, keni përdorur një propagandë të tmerrshme për ti nënshtruar ata. I keni vënë nën kontroll njëlloj si atje mediat.
Arrestuar kundërshtarët politik njëlloj si Llukashenko, siç donit të arrestonit dhe në Uashington, Presidentin Trump.
Por kjo ishte një luftë me mullinjtë e erës, si Don Kishoti.
Mendoni ju se do të mbani narkodiktaturën gjallë në Shqipëri. Jo kurrë.
Niko, thuaju, pse i’a thyen këmbën e rojes tënde në Selanik, për çfarë mëkatesh ja bënë atë. Se të sjell dhe fotografitë.
Ai që betohej se, unë jam i tillë e atillë, mbushte xhepat me para, duke qenë deputete dhe nuk e çoni në Gjykatë Kushtetuese.
Harroni se ka një Zot në këtë vend.
Harroni se opozita do të bëjë detyrën e saj deri ne fund.
Harroni që do mbrojmë interesat e qytetarë.
Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.
Prandaj Edi Rama të vijë këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve dhe ju të merrni atë që meritoni.
Arrestoni Erion Veliajn se, i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi. Po Edi Rama çfarë favoresh ka bërë.
A e dini ju që ai që ka ndërtuar vilat e Ramës dhe pallatin në pajë të Ramës, ka marrë 100 mln euro tendera nga Rama dhe zyrat e tij.
A e dini ju, që baxhanaku i Ramës, me mandat arresti, ka marrë me dhjetëra milionë euro tendera pa garë.
A e dini ju, që Linda Rama është e regjistruar duke u marrë me tenderat e Akshi dhe kunatit. Si mund të vazhdoni ju kështu.
Vjen një moment që njeriu i thotë vetes, jam njeri dhe nuk shkon më tutje.
A janë të vërteta të gjitha këto.
Si e dëgjoni atë, ai ka probleme, ai është i rrjedhur. Ai thotë se po funksionon drejtësia se e amniston Erion Veliajn për 130 mln euro për arsye se e ka imponuar Rama firmosjen.
Problemi është këtu.
Ka vetëm një zgjidhje para shqiptarëve, largimin e Edi Ramës, dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Kukulla e Xhorxh Sorosit, nuk ka forcë në botë që mund ta mbajë më në pushtet, sepse gjarprit i është shtypur koka në Uashington.
Dhe mbajeni mend.
Se ky është vetëm fillimi i një beteje botërore. Këtu do të jemi.
Prandaj, bëni më të mirën, kthehuni tek PS-ja, dënoni rilindjen, dënoni këtë sekt antishqiptar, sekt ç’njerëzor, kthehuni tek socialistët e thjeshtë.
Se ata janë sot me pensione 100-160 euro. Ata janë pa ilaçe, ata janë edhe pa kafshatë si të tjerët.
Kthehuni tek socialistët e thjeshtë o milionerët e rilindjes që nuk ua vret se ekziston kush në Shqipëri.
Syri
Me e forta eshte se lidhur me blerjet online, prej 800 mije euro, keto janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të bashkeshortes se Veliajt. Paraqitja e kesaj shume si perfitim personal luksoz, rezulton nje skifo. Pra jane shpenzime te OJQ-ve, jo personale.
Pak a shume keshtu ka deklaruar Kryetari i Bashkise sot. Nuk ka interes te genjeje, sepse keto blerje duhet te jene ne inventarin e fondacionit, jo ne shtepine e tij.
Bie keshtu nje nga akuzat me te renda qe na beri te cuditeshim te gjitheve.
Por fatkeqesisht ardhja e Trumpit ne pushtet duhet te kete trembur ndonje prokuror dhe po sulmon personat e ndihmuar nga fondacioni SOROS.
Jane aq driteshkurter sa nuk i bind fakti se financieri i Sorosit eshte ne qeverine e Trump....haha
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-02-2025 më 13:08
Duaje te afermin tend si veten
Ky Kryetar eshte ai qe ne me pak se 10 vjet ja ka ndryshuar fytyren Tiranes, me kot nuk dynden milionat e turisteve ketu. Vetem shkollat e ndertuara dhe te rikostruktuara jane te shumta dhe qyteti i ngjan tashme evropes.
Fatkeqesisht njerezit e punes nuk vleresohen ne Shqiperi, por burgosen.
Hajdutet, vrasesit e 21 janarit, gerdecit, 97 dhe 98 enden te lire dhe cdo dite ne parlament dhe media//
Me kot e ka marre emrin ajo partia "Shqiperia behet"....,
e ka percaktuar Konica me kohe...
Duaje te afermin tend si veten
Rama reagon për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq
Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën Sy m’sy”. Rama tha se opozita u ekzaltua, ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK.
“Marrja nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare s’kam koment. Nuk do i mbaj më për vete komentet e mia. Kur do ta shoh do e ndaj me publikun.
Bëhet fjalë për një proces të çuditshëm për ta thënë minimalisht siç është thënë. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime dorëzuar shkurtin e kaluar që ka pjellë një roman 400 faqe, afërsisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që edhe në një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim.
Pyetja që lind është është se kush e çon dhe e mer këtë fëmijë nga shkolla, kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Teoria se ka njerëz është e gjitha për t’u diskutuar. Por vetëm ky fakt se kemi pasur raste të tjera ku me të drejtë një nëne me fëmijë i është privuar liria ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë. Kemi pasur edhe raste të tjera për 1001 arsye që janë trajtuar ndryshe.
Mungesa e këtij uniformiteti e fakti që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve, Kryetari i bashkisë, e shoqja dhe fëmija 6 vjeç në mes është peshë e atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar se cilat janë krimet për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie. Pa gjyq. Këtu flas për krimet e provuara dhe jo krimet e promovuara nëpër media e rrugë nga gojët më të ndyra nga qua qua qua-të dhe nga bufi stërplak i kënetës. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm për këtë çështje dhe patjetër që kemi kohë që gjërat t’i diskutojmë.
Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallet e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos. Nuk kanë lidhje me punën time, me punën tonë. Drejtësia, mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur, por nuk ka pse të mos i shprehim opinionet kritike, për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së pavarur. Heshtja jonë, i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri këtu. Deri tani, u mungon kritika konstruktive, nxjerrja në pah e të metave. Pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë, heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë, që kërkojnë privilegje speciale që janë dhënë nga reforma”, theksoi Rama.
Lapsi
Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn
Nga Andi Bushati
Edi Rama mund ta shesë një pesonazh fluturak si Erioni, për veset e tij të vogla, por ai do ta ketë të vështirë të pranojë se është tradhëtuar nga "fenomeni Veliaj"
Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e SPAK-ut, në dëm të qytetarëve të Tiranës, aq më e fortë po bëhet një dilemë që ka kapluar qarqet politike: ç’do të bëjë me të Edi Rama? Që pasi shpërtheu skandali i kompanisë 5D, kryeministri nuk e ka përgënjeshtruar kurrë deklaratën e bërë në fillim të prillit të këtij viti, kur tha se “Bashkohej fjalë dhe presje me qëndrimin e Erionit”.
Atëhere, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë, që u kapën duke vjedhur fondet e buxhetit për ti shpënë në kompaninë e tyre private, Veliaj pati hedhur tezën: nëse kryeministri nuk di gjë që vërtësit e tij, madje as që zëvendësi i vet akuzohet si hajdut, as unë nuk kam pse mbahem përgjegjës, po qe se ata poshtë meje, hanë kumblla dhe dardha pas shpinës sime.
Në këtë pikë, Rama e barabiti delfinin e dikurshëm me veten duke mbështetur alibinë se Tusha, Molla dhe Qato mund të kenë përvetësuar para publike, pa djeninë e atij që kishin mbi krye.
Po përse Rama i qëndron prej një viti këtij versioni dhe pse ai është i dënuar ta mbrojë me çdo çmim “Tiranën e Lalit”?
Kur ka qenë puna për skandale të tjera, mes të cilave shkëlqen ai i inceneratorëve, kryeministri është rekur të argumentojë se qëllimi i tij ka qenë i mirë, por ka pasur disa shokë të skuadrës që e kanë tradhëtuar atë rrugës. Ai është përpjekur të manipulojë se ia kanë futur, Arbën Ahmetaj që kishte një miqësi të vjetër me Mirel Mërtirin, Leftër Koka që ka dashur të kalojë para në llogarinë e tij personale, apo Alqi Bllako që ka siguruar paga të majme për të atin pensionist. Por ama, një logjikë e tillë nuk mund të funksionojë për Erionin. Pikë së pari se ai është sjellë gjatë gjithë kohës si lakeu par exellence i shefit. Të gjithë e dinin se ai qe zbatuesi më i pështirë i çdo urdhëri. Le të marrim për shembull rastin e inceneratorit të Tiranës. Në atë kohë grupi i strukturuar e kishte shmangur Arben Ahmetajn. Ky i fundit, siç del dhe nga dokumentet e SPAK, e kishte refuzuar këtë aventurë të re, madje i kishte kthyer mbrapsht propozimet e Veliajt. Pra nëse ai paskësh qenë “truri” dhe “nismëtari” qëllimkeq, pse projekti vazhdoi edhe kur atë e nxorën jashtë? Fare e thjeshtë, sepse urdhërat jepeshin nga Rama. Vetëm kjo fuqi madhore mund ta detyronte Veliajn të vinte firmë miratuese duke shkelur ligjin dhe marrë kompetencat e këshillit bashkiak. Vetëm ajo mund ta shndërronte atë nënshkrim me fuqi edhe për bashkitë e Kavajës, Vorës e Kamzës.
Pra, është e dukshme se Veliaj ka vepruar si ushtar. Kjo është e qartë edhe për ata që nuk duan ti hyjnë gjërave thellë. Mjaftojn të kujtojnë se si një kryebashkiak, që “de jure” ka autonomi nga shefi i ekzekutivit, merrte urdhra para kamerave, për të lyer që në pesë të mëngjesit shkallët e pista të një pallati, apo për të kapur me vrap lopën e një katundari. Që Rama e kishte nën kontroll të plotë Veliajn këtë e tregon edhe lista e përbashkët e bashkëpuntorëve të afërt. Shokët më të ngushtë të Lalit ishin ata që kryeministri mbante në paradhomë, çka tregon se mes tyre, më shumë sesa aleanca politike, funksiononte përkatësia e të qenit pjesë e të njëjtit klan. Servil deri në dhimbje dhe manipulator gjer në madhështi, për llogari të shefit, Lali, rekrutonte aktorë protestues të teatrit, që Rama vendosi të shembte, ai turrej të përçante ata që kundërshtonin prishjet abuzive të shtëpive dhe bizneseve, ai i sulej si qen i tërbuar FSHF-së, kur merrte urdhrin se partia duhet të politizonte dhe futbollin. Të gjithë e kuptonin se këto kosto, një pjesë të çmimit të të cilave po e paguan tani, Veliaj nuk i merrte me qef, por sepse pati vendosur ti shërbente me të gjitha mënyrat atij që njihte si padrino.
Edhe për skandalin e 5D, që në sipërfaqe mund të duket si i kurdisur pas shpinës së shefit, të gjithë socialistët e dinë se drejtorët e bashkisë ishin edhe krerët e shtabit elektoral të kryeqytetit. Rama që përditësphet rregullisht me matjet e opinionit, ka qenë gjatë gjithë kohës i ndërgjegjshëm se rezultatet zgjedhore të Tiranës, nuk mund të mbërriheshin kurrësiesi pa u vënë në punë makineria okulte e Veliajt, Qatos, Mollës, Tushes etj, të cilët mendonin vërtet së pari për vete, ama nuk e harronin kurrë nënën parti.
Gjithë sa u rendit më sipër i’a bën të pamundur Edi Ramës që të përsërisë edhe për Veliajn të njëjtën fabul: “Edhe ky ma futi pas shpine”. Me hir apo me pahir, mardhënia që ka ngritur me ish drejtuesin e Mjaftit dhe G 99 e ka dënuar atë që të jetë i detyruar ti’a mbrojë figurën dhe bilancin.
Thënë këtë, duhet pranuar se kjo zgjedhje politike e Ramës nuk e bën automatikisht të paprekshëm Veliajn. Nga mënyra se si po rrjedhin ngjarjet, duket sikur mëkatet vanitoze të bashkëshortes, fallciteti i një aureole artistike, ca dhjetra mijëra euro të harruar nëpër sirtarë, shkujdesa për grimcat që pikonin në llogari bankare, perversiteti për të mbajtur miq me të shkuar të errët, nuk është çudi ta bëjnë atë komshi provizor të ish drejtorëve të vet.
Por e gjitha kjo mund të mbetet në kuadrin veseve të vogla që bashkëjetonin me një personazh të lehtë dhe fluturak si Erioni. Për to mund ta paguajë personalisht njeriu. Ndërsa për Ramën, “fenomeni Veliaj”, atij të cilit i trashëgoi dashurinë e parë, Bashkinë e Tiranës, ai që shumëkush e shikonte si pasardhës, mbetet i paprekshëm. Jo se e do apo e çmon, por thjeshtë se i është bërë e papërdorshme alibia e tradhëtisë. Tashmë kjo gjë duket sheshit. E vetmja dilemë është nëse dhe SPAK do të ndjekë të njëjtën rrugë, duke hetuar veset e Erionit dhe jo Veliajn si ingranazh i një makinerie kriminale.
Lapsi
Krijoni Kontakt