Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 129
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Dosja 'Veliaj'/ Fatorinoja që u bë 'boss' autobusësh, çfarë fshihet pas emrit të Sokol Kryeziut

    Emri:  auto_qwagsvbd1740770243.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  57.8 KB

    Nga Bold News

    Dosja hetimore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, hedh dritë mbi një skemë të dyshuar pastrimi parash nëpërmjet transferimit të licensës së transportit publik të autobusëve që operojnë aktualisht në disa linja të kryeqytetit.

    Në qendër të këtyre manovrave qëndron Sokol Kryeziu. Në vitin 2015, ai ishte fatorino në shoqërinë “Gerard-A” dhe më pas kontrollor në shoqërinë që në atë kohë zotërohej nga Altin Kumara.

    Emri:  auto_auto_fe981ac2-1839-4faa-8ad8-0f82a919cbbb1740753685-1-640x4271740769829.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  43.9 KB

    Më vonë, Sokol Kryeziu rritet në gradën e kontrollit të shoqërisë së autobusëve, ndërkohë që rezultonte edhe fshesar në drejtoritë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

    Në vitin 2021, Kryeziu blen kompaninë ku punonte për 33.4 milionë lekë. Vetëm pas një muaji, nëpërmjet disa transaksioneve, Kryeziu e shet licensën e autobusëve tek “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit.

    Sipas kontratës, Çausholli e bleu licencës për 100 mijë euro, por ndërkohë merrte përsipër edhe shlyerjen e borxheve që kishte shoqëria “Gerard-A” e Kryeziut për një vlerë prej rreth 1.9 milionë euro. Ndërkohë, kompania “Gerard-A” mbeti në pronësi të Kryeziut

    Në një përmbledhje shumë të shkurtër, Sokol Kryeziu ishte fshesari që u bë fatorino, fatorino që u bë pronar autobusësh brenda 5 vitesh dhe, më pas, e shiti licencën tek Çuasholli.

    Kompania “Gerard-A”, aktualisht në pronësi të Sokol Kryeziut, ka fituar rregullisht tendera në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, vlera e këtyre tenderave përllogaritet në rreth 6 milionë euro (mbi 600 milionë lekë të reja).

    Fshesari dhe fatorinoja Sokol Kryeziu, pasi u bë pronar i madh nga hiçi, zbuloi se kishte edhe shije të holla artistike. Sipas SPAK-u, Kryeziu rezulton se ka blerë vetëm dy piktura, me një vlerë totale prej 50 mijë eurosh, në galerinë “Nan”, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt.

    Emri:  auto_f8e3a3f3-10ea-4001-8763-e64f4d75a179-640x6001740769848.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  61.3 KB

    Për këto “blerje”, Sokol Kryeziu u vendos nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, i dyshuar për “Korrupsion aktiv të të zgjedhurve vendorë”, në dosjen e arrestimit të Veliajt, ndërkohë që hetimi po vijon ende.

    Historia e habitshme, nga fshesar, në pronar

    Sokol Kryeziu është një ndër pesë biznesmenët, të cilët janë vënë nën hetim së bashku me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, rezulton se Kryeziu, nga viti 2014 deri në vitin 2021, ai ka qenë i punësuar si fshesar në Drejtorinë e Pastrimit të qytetit Tiranë, si edhe fatorino, kontrollor autobusësh dhe drejtor në kompaninë “Gerard –A”, e cila në atë kohë zotërohej nga Sokol Kryeziu.

    “Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat e ecurisë së biznesit të Sokol Kryeziut në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

    ShoqëriA “Gerard-A” është regjistruar në vitin 2011 me pronar Altin Kumarakun. Prej disa vitesh, ajo zotëroi licencës e transportit publik për linjën urbane të Yzberishtit dhe Kasharit.

    Në vitin 2019, Kumaraku transferoi të drejtat e licensës nga “Gerard-A” tek kompania bijë e saj, “City Trans”.

    Në Prill të vitit 2021, Kumaraku ia shet kompaninë Sokol Kryeziut. Kontrata nuk është e publikuar në QKB, por Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ajo ka vlerën 33.4 milionë lekë të reja. Sipas kontratës, pronari i ri, Sokol Kryeziu, i cili më herët kishte qenë fatorino dhe kontrollor autobusësh në këtë kompani, do të shlyente këtë çmim brenda 6 vitesh.

    Emri:  auto_857a58de-6496-479f-a8f3-20ad1737cb4e-640x4561740769881.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  39.6 KB

    Në bazë të kontratës mes palëve, e cila mori fuqi në nëntor të vitit 2021, pronari i ri, Sokol Kryeziu, fitonte të gjitha të drejtat mbi shoqërinë “Gerard-A” dhe kompaninë bijë të saj, “City Trans”, e cila zotëronte licensën e transportit urban në Tiranë.

    Vetëm një muaj më pas, e konkretisht në 22 Dhjetor 2021, Sokol Kryeziu, tashmë pronar i ri, vendos të shesë të gjitha aksionet e kompanisë bijë, “City Trans” tek shoqëria “CFO Pharma” në pronësi të biznesmenit të ilaçeve, Nadir Çausholli.

    Sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”, Çausholli merr përsipër që të paguajë 100 mijë euro për aksionet e shoqërisë “City Trans”, si edhe merr përsipër shlyerjen e detyrimeve në vlerën 1.9 milionë euro që kompania kishte akumuluar ndaj Bashkisë së Tiranës.

    Emri:  auto_8c33ebde-4447-4d51-869c-2e5b4b78abdc-640x8461740769900.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  59.1 KB

    Në vijim, kompania “City Trans” ndryshon emrin në “Green Line” dhe, që në momentin e parë, mori në zotërim transportin urban në Tiranë, në linjat e Yzberishtit dhe Kasharit.

    Në një kohë të shkurtër, “Green Line” e Çaushollit mori në zotërim edhe licensën për aktivitetin e transportit urban në linjën e Unazës, nëpërmjet procedurave që nuk janë bërë publike.

    Deri në Shtator 2021, linja e Unazës zotërohej nga shoqëria “Ferlut” e Ferdinand Ibrahimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosi t’ia revokonte licensën.

    Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

    Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër. Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

    Emri:  auto_b4265a07-f5b7-4100-a0cf-cc258836444b-640x3111740769934.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  42.7 KB

    Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë.

    Tenderat për Sokol Kryeziun

    Prokuroria e Posaçme dyshon se Sokol Kryeziu është përfshirë në korrupsion aktiv, pasi kompania në pronësi të tij, “Gerard –A” ka fituar tendera në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka dorëzuar rreth 50 mijë euro në llogaritë e bizneseve të Ajola Xoxas.

    Sipas dosjes gjyqësore që ka lexuar “Boldnews.al”, kompania e Sokol Kryeziut, në periudhën 2018-2023 ka fituar rreth 20 procedura tenderuese me autoritet kontraktor strukturat në varësi të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Ujësjellës-Kanalizimet dhe Drejtorinë e Pastrimit të qytetit (në këtë të fundit, më parë rezultonte i punësuar si fshesar).

    “Nga totali i deklaruar, shitjet me burim nga realizimi i kontratave publike me ente publike janë në vlerën 600.076.636 lekë (rreth 6 milionë euro, shën.red), të cilat janë si rezultat i procedurave të prokurimit që janë fituar nga shoqëria me entet në varësi të Bashkisë së Tiranës”, thuhet në vendimin e gjykatës për arrestimin e Erion Veliaj.

    Më tej, në dosjen gjyqësore thuhet se “në periudhën dhjetor 2023-janar 2024, pronari dhe administratori i shoqërisë ‘Gerard-A’, Sokol Kryeziu, provohet të ketë blerë piktura pranë “Nan Gallery”, shoqëri kjo e kontrolluar faktikisht nga Ajola Xoxa dhe e zotëruar ligjërisht nga organizata jo-qeveritare “Harabel”.

    Emri:  auto_c2a9f2f4-5f40-4586-8dba-cd030316d3ee-640x6701740769960.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  68.9 KB

    Sipas faturave të administruara gjatë hetimit, rezulton se “në datë 28 dhjetor 2023 dhe 8 janar 2024, Sokol Kryeziu ka blerë dy piktura pranë ‘Nan Gallery’, me vlerat përkatëse 2.176.230 lekë dhe 2.860.834 lekë. Në të dy rastet, adresa e blerësit Sokol Kryeziu është shënuar ‘Spanjë”.

    Bold News

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    ‘Biznesmeni’ në GJKKO/ Gazetarja: Merrte tendera nga Veliaj dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola

    Emri:  auto_qwgs5abzdx1740763295.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  44.8 KB

    Biznesmeni Sokol Kryeziu u paraqit në GJKKO për zbatimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, pasi është nën hetim nga SPAK se ka ngritur dyshime se kompania Gerard A në pronësi të tij, në të vërtetë kontrollohet nga dikush tjetër.

    Në lidhje me këtë ka reaguar dhe gazetarja Beti Njuma, e cila shkruan se Kryeziu nga faturino në kompaninë Gerard-A, e bleu këtë kompani për 33.4 milionë lekë.

    Në postimin e saj në Facebook, Njuma ironizon duke thënë se ‘ky është biznesmeni që merrte tendera nga burri kryebashkiak dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola’.

    Kujtojmë se deri tani është faktuar se kompania e cila figuron në emër të Kryeziut ka marrë nga Bashkia e Tiranës 23 tendera me vlerë totale 6 milionë euro.

    Postimi i plotë:

    Ky është Sokol Kryeziu, që falë Erion Veliajt u bë “Biznesmen”, që nga fshesar në Drejtorinë e Pastrim-Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST, kontrollor dhe faturino në kompaninë Gerard-A, një ditë të bukur e blen këtë të fundit për 33.4 mln lekë dhe merr nga Bashkia 23 tendera me vlerë 6 milionë euro.

    Ky është “Biznesmeni” (pjesë e dosjes së Erion Veliajt që leh çdo ditë nga qelia për pafajësi) që merrte tendera nga burri kryebashkiak dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola. Ky postim është për ata që kanë ende dyshime dhe mëshirë për hajdutin Veliaj.

    Emri:  auto_482394373_18488741833052982_7964991014670011520_n1740763304.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  33.6 KB

    Syri

  3. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Dokumentet- SKEMA e Ajola Xoxës, si i përdorte punonjësit për ‘injektimin’ e parave

    Emri:  auto_ajola1739615588.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  29.5 KB

    Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur në vendimin e gjykatës nga gjyqtari Erjon Bani.

    Këtë herë bëhet fjalë se si bashkëshortja Ajola Xoxa përdorte punonjësit e saj në skemën e “injektimit” të parave.

    Rasti që do të sjellim sot ka të bëjë me shtetasen Ines Dani, avokate, e cila ishte një person fizik që zyrat i kishte në kompaninë e Ajola Xoxës.

    Si person fizik, Ines Dani nuk duhet të priste që faturimet t’i bëheshin nga dikush tjetër, por të gjeneronte të ardhurat falë aktivitetit të saj.

    Por sipas komunikimeve të zbardhura në këtë vendim Ines Dani është thjesht “masha” e Ajola Xoxës për të injektuar para.

    Ines Dani i kërkon Adelës më datë 20.05.2019: Unë kam nevojë patjetër për një faturim. Sepse jam sh keq me deklarimin e të ardhurave. Me dalin shumë shpenzime dhe asnjë e ardhur. Kam kredinë, kartat e kreditit dhe sigurisht ushqehem ndërkohë. Nuk po i justifikoj dot. TË LUTEM THUAJI AJOLËS. Do t'i them edhe unë por ti mbase ke kontakt më shpejt për gjëra të tilla.

    Adela Kondakçiu: Ok, të flas kur të takohem me të. Sepse, nuk është se keni fatura për të bërë sipas dijenisë time.

    Ines Dani: Nuk di c'të them. Unë jam në një situatë të vështirë. SE MUA PO MË DEL ASHIQARE FSHEHJE TË ARDHURASH...kur unë i kam këto të ardhura. Kam shumë merak. Se mbi të gjithë, vë në rrezik bashkëshortin tim që është në punë shteti.

    Adela Kondakçiu: Të them të drejtën se kam idenë. Ju duhet t'i kishit diskutuar para hapjes së NIPT it këto, Gjithsesi nëse duhet mbase mund të gjejmë një zgjidhje. Të flas me Ajolen.

    Ines Dani: Po pra, por u mendua që do faturohej më shumë nga unë. Pra, unë do kisha të ardhura. Jo kshu. Hapje NIPT i dhe asnjë faturim. Kjo është lemeri. Ne e kemi folur bashkë sa do ishte mesatarisht xhiroja dhe të ardhurat. Kanë kaluar 5 muaj dhe asgjë. Sa herë kemi nevojë të flasim??? KUPTOHET QË KJO S'TË TAKON TY. PO FLAS PËR ZYRËN.

    Adela Kondakçiu: Ne kemi folur bashkë për xhiro minimale maksimale. Jo për vlera faturimesh me sa mbaj mend. GJITHSESI TË FLAS ME AJOLËN SE FATURIMET I CAKTON AJO.

    Ines Dani: Kemi folur sa mund të shkojë NIPT i im. Unë për këtë të kam pyetur se kjo më ka interesuar që të dija ca do ndodhte me shpenzimet e mia.

    Adela Kondakçiu: Po pra. Sa mund të shkojë limiti. SIPAS INTERESIT TË ZYRËS. Ines Dani i përgjigjet: Ok, por të lutem sa më shpejt. Se po filluan të më kërkojnë shpenzime, vari lesht pastaj. POR SE SA FATUROHET realisht e PËRCAKTON DIKUSHI TJETËR.

    Ines Dani: Po pra. Por jo Zero. E kam ZERO fare. Kupton? NUK MË THA NJERI QË DO RRINTE ZERO FARE. Adela Kondakçiu: DO TA DISKUTOJME ME AJOLEN SE NUK VENDOS UNË.

    Ines Dani: Edhe unë do e flas. Por të lutem fole edhe ti. Më mirëkupto. UNË E DI KUSH E VENDOS. Por si financierja e zyrës po ta parashtroj edhe ty që të flasësh për këtë situatë.

    Adela Kondakçiu: Sapo të kem mundësi do flas me të.

    Në faqen 112 evidentohet sërish prodhimi i faturave në emër të shtetases Ines Dani, për shërbime që nuk rezultojnë të jenë kryer nga kjo e fundit, dhe për të cilat duket qartë se nuk asnjë dijeni. Jo vetëm kaq, subjektet tregtarë që kërkojnë shërbimin, pra ata që paguajnë të hollat, në këtë rast rezultojnë të lidhur ngushtë me interesa financiarë më bashkinë Tiranë.

    Emri:  auto_BASHKIA1740743868.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  76.4 KB

    Emri:  auto_BASHKIA_11740743880.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  69.0 KB

    Konkretisht, në faqen 112 shtetësja Adela Kondakçiu njofton shtetësen Ines Dani: Kam bërë edhe një faturë tjetër nga ty sot.

    Pra, Ines Dani nuk ka asnjë ide për shërbimin që ka ofruar, subjektit të cilit ja ka ofruar dhe sigurisht për faturën që është lëshuar. Kjo, sepse personi i parë që pëmend këtë faturë dhe e njofton për lëshimin e saj është Adela Kondakçiu, pa ju kërkuar në asnjë moment kjo gjë nga shtetësja Ines Dani.

    Në vijim, në faqen 113 Adela i dërgon Ines Dani me foto një faturë tatimore shitje.

    Konkretisht bëhet fjalë për faturën nr. 15 datë 26.11.2020, lëshuar nga personi fizik Ines Dani, në cilësinë e shitësit të shërbimit, për subjektin tregtar "FUSHA" shpk, në cilësinë e blerësit të shërbimit.

    Nga fatura rezulton se Ines Dani ka faturuar "FUSHA" shpk për shërbime konsulencë ligjore në vlerën 9.000 euro +TVSH, gjithsej 10.800 euro, që me kursin e kohës 1 curo-123 lekë, llogaritet në vlerën rreth 1.328.400 lekë (me TVSH).

    Ines Dani pasi njihet me faturën i thotë Adelës vetëm: ok.

    Por në këtë pikë, gjithnjë në faqen 113, Ines Dani kujtohet të kërkojë diçka që paraqet shumë interes për hetimin, përsa kohë provon xhirimin e parave për faturime fiktive nga subjekte tregtarë të lidhur me bashkinë Tiranë në llogarinë e saj si person fizik, dhe përsa kohë nga ana tjetër, shfaq mekanizmin e kalimit të këtyre përfitimeve të paligjshme nëpër llogaritë bankare deri në mbylljen e plotë të ciklit të destinacionit të të hollave, duke nxjerrë në pah mjaft qartë se në favor të kujt përfundojnë ato.

    Konkretisht, Ines Dani pasi njihet me faturën i thotë Adelës: Na bëj një tabelë për hyrjet dhe daljet nga llogaria ime, që të di sa janë të miat dhe sa jo.

    Adela Kondakçiu i përgjigjet : Po do ta bëj. Ines kjo ka qenë gjëndja deri në fund të tetorit me tërheqjet, nëse ke tërhequr në nëntor duhet zbritur nga vlera e mbetur dmth kjo vlera 357.219 lekë.

    Nga tabela e derguar tek shtetësja Ines Dani rezulton se totali në llogarinë e shtetases Ines Dani është 965,149 lekë, të cilat përbëhen nga gjendja ekzistuese e llogarisë, pagat e Inesit (maj-nëntor) (ndërkohë që është përson fizik).

    Tërheqjet e bëra nga Inesi, në muajt Qershor-Tetor, sipas tabelës janë 607.930 lekë dhe pjesa e mbetur për t'u terhequr është 357.219 lekë.

    Për të sqaruar paqartësitë e organit procedues në lidhje me këtë tabelë, dhe në thelb me përgjigjen e pyetjes se sa realisht përfiton shtetësja Ines Dani nga puna e saj si avokate e licensuar si person fizik, ka menduar vetë kjo shtetase në komunikimet e faqes 117.

    Ines Dani pasi njihet me tabelën pyet Adela Kondakçiun: 357 janë të miat?

    Adela Kondakçiu i përgjigjet: Po.

    Por, shtetësja Ines Dani pas saktësimit se sa para ishin të saj dhe sa jo, i drejtohet Adelës duke i thënë: ADELA, DO E FLAS EDHE ME AJOLEN, POR PARAPRAKISHT, NËSE DO JU DUHET TË TËRHIONI LEKË NGA LLOGARIA PF (PERSON FIZIK) IME, MË THUAJ MUA MË PËRPARA QË TË TI JAP UNË DHE MOS TI TËRHEQESH TI NGA LLOGARIA. (KONFIDENCIALE KJO ).

    Emri:  auto_KONFIDENCIALE1740743768.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  77.5 KB

    Emri:  auto_KONFID_11740743791.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  70.5 KB

    Pra, më se pari është e qartë se në llogarinë e personit fizik Ines Dani nuk është vetëm titullari i saj që disponon, por edhe Ajola Xoxa. Jo vetëm kaq, por ky komunikim provon faktin që të ardhurat e gjeneruara de jure nga personi fizik Ines Dani, në një mënyrë ose një tjetër, në rastin konkret nëpërmjet tërheqjeve në llogari, merren nga shtetësja Ajola Xoxa.

    Në lidhje me këtë kërkesë, Adela Kondakçiu i thotë Ines Dani se këtë radhë pagesa, siç i kishte thënë Ajola, do të kalohej ndryshe.

    Konkretisht: Në faqen 134, në përgjigje të kërkesës së Ines Dani për të mos bërë tërheqje nga llogaria e saj si person fizik, Adela Kondakçiu i thotë: PAGESA ME KA THËNË AJOLA QË DO KALOJË ME TRANSFERTË TË HARABEL NË FAKT. Sa është thënë në këtë komunikim provohet me xhirimet bankare të evidentuar në statement e llogarisë së OJF "Harabel".

    Pra, në rastin konkret, sipas udhëzimeve të Ajola Xoxes lekët nuk do të merren direkt nga llogaria e personit fizik Ines Dani, në formë CASH, por do të kalohen me transfertë bankare në një OJF të kontrolluar plotësisht nga shtetësja Ajola Xoxa. Një gjë e tillë në fakt edhe ka ndodhur dhe është e njëjtë me mekanizmin e përdorur edhe nga personi tjetër fizik që ushtron aktivitetin e avokatisë në zyrat e "Partners Lae", shtetësja Greta Domi.

    Ines Dani ka vetëm një përgjigje: Ok

    Adela Kondakçiu vijon diskutim në lidhje me këtë ide të Ajolës, duke i thënë Ines Danit: INES MUND TË KALOJMË 4.000 EURO PLUS TVSH TE HARABEL KËTË DHE PJESËN TJETËR VITIN TJETËR.

    Thënë ndryshe, shuma e të hollave që në rastin konkret kalohet nga "FUSHA" shpk tek personi fizik Ines Dani, për shërbime konsulence ligjore, me urdhër të Ajola Xoxes kalohet më pas pjesërisht tek organizata "Harabel".

    Emri:  auto_KONFID_11740743791.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  70.5 KB

    Emri:  auto_FUSHA_11740743974.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  74.6 KB

    Emri:  auto_FUSHA_21740743987.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  73.4 KB

    Në përfundim organi procedues ka arritur në përfundimin se mekanizmi që përmendet në komunikimet e bëra mes financieres Adela Kondakçiu dhe avokates Ines Dani e regjistruar si person fizik për tërheqjen e parave cash dhe me transfertat në OJF-të e Ajola Xoxës të kontrolluara vetë nga Ajola, të bëra nga subjekte që kanë përfituar nga Bashkia e Tiranës, dëshmon rrugën e ndjekur për pastrimin dhe injektimin në sistemin bankar të përfitimeve të paligjshme të siguruara nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

    CNA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2025 më 17:30

  4. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    ‘Isha me leje lindje, firmosa poshtë shtëpisë’/ Mesazhet, Bashkia e Fierit fonde Ajola Xoxës

    Emri:  auto_-640-0-1739795090xajola-xoxa-9211740666354.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  36.3 KB

    CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në vendimin e zbardhur nga gjykata del se edhe Bashkia e Fierit ka dhënë fonde për Ajola Xoxën për konsulencë ligjore.

    Ines Dani, e regjistruar si person fizik që duhet të ushtronte aktivitetin e saj në mënyrë të pavarur, por sipas komunikimeve rezulton totalisht e varur financiarisht nga shtetasja Ajola Xoxa është “përdorur” edhe në firmosjen e një kontrate mes Bashkisë së Fierit dhe kompanisë së Ajola Xoxës.

    Bashkia e Fierit ka nënshkruar një kontratë me Ines Danin, por sipas kësaj të fundit në komunikimet e pasqyruara në vendimin e gjykatës rezulton se nuk ia ka haberin se çfarë kontrate është, por shprehet se ka dalë poshtë shtëpisë, ndërkohë që ishte me leje lindje dhe ka hedhur vetëm firmën. Aty shprehet qartë se nuk di asnjë detaj.

    Shërbimi i shtetases Ines Dani ndaj Bashkisë Fier konsistonte në konsulencë ligjore për një ekspertizë të jashtme në propozim legjislacioni. Pra Ines Dani merr përsipër të ofrojë ekspertizë ligjore për ndryshime apo draftime ligjesh. Pagesa e rënë dakord mes palëve është 24.650 euro. Kjo kontratë është në 19.12.2019.

    Komunikimet e tregojnë qartë se Ines Dani nuk ka asnjë dijeni për kontratën sigurisht që nuk është ajo përfituesja e këtyre parave, por përfituesja fundore e këtyre shumave është vetë Ajola Xoxa dhe kjo provohet në komunikimet në vijim.

    Në këtë pikë, shtetësja Adela Kondakçiu thërret në skenë atë që duket se është iniciatorja dhe personi që ka siguruar në të vërtetë kontratën me Bashkinë Fier.

    Adela Kondakçiu thotë: TË SQAROHEM EDHE NJË HERË ME AJOLEN?

    Ines Dani natyrshëm i përgjigjet: PO. UNE NUK KAM CA TË BEJ.

    Pra, personi fizik që duhet të përfitojë të hollat e konsiderueshme nga Bashkia Fier, nuk shfaq interes në lidhje me këtë, duke thënë qartë që ajo veç firmën ka vënë dhe se duhet folur me Ajolën pasi ajo nuk ka ca të bëjë.

    Edhe kur Adela Kondakçiu e pyet në lidhje me vlerën finale, nëse ajo është 24.650 euro (faqja 171), Ines Dani i përgjigjet: PO, BESOJ.

    Adela, në të njëjtën faqe vijon duke e pyetur. Ti nuk ke firmosur kontratë?

    Ndërsa Ines Dani i përgjigjet: Unë di që e kam firmosur para ca muajsh, ose më saktë 1 vit fare. ISHA ME LEJE LINDJE KUR FIRMOSA SHPEJT E SHPEJT POSHË SHPISË.

    Kur Adela e pyet nëse kanë kopje, Ines Dani i përgjigjet në faqen 173: JO, UNE JO.

    Nga i gjithë komunikimi por edhe ai që do pasojë provohet qartë se fondet publike të cilat do të jepen (siç rezultojnë më pas të jenë dhënë) nga Bashkia Fier, në formë shërbimi për konsulencë ligjore, janë siguruar nëpërmjet ndikimit të ushtruar nga shtetësja Ajola Xoxa tek autoritetet e bashkisë Fier, dhe kjo e fundit është përfituese fundore e tyre, siç do të provohet në vijim.

    Duke iu rikthyer lëvizjeve në llogarinë e personit fizik Ines Dani, kjo e fundit, i thotë Adela Kondakçiut, praktikisht duke i dhënë llogari: Unë tërhoqa 40.000 të reja nga llogaria. Kisha aq në gjëndje.

    Më datë 04.05.2021, Adela i thotë Ines Danit: Po duhet marrë edhe një statement për pagesën e Fierit nëse ka kaluar. Agroni tha që në prill do të mbyllej.

    Më datë 06.05.2021 duket se Ines Dani ka bërë aplikim për pezullim të aktivitetit të saj si person fizik, por nuk di nëse i është aprovuar. Në fakt nuk i është aprovuar se, sipas njoftimit të Adelës, ka detyrime tatimore të papaguara.

    Më datë 15.06.2021 Adela njofton Ines Danin se pagesa nga Bashkia Fier kishte kaluar një ditë më parë. Në këtë pikë, biseda bëhet interesante.

    Adela pyet Ines Danin: Keni rënë dakord si do tërhiqen fondet apo ta diskutoj unë?

    Kuptohet qartë se tërheqja e këtyre fondeve, të cilat supozohet të jenë të personit fizik Ines Dani, pra në thelb të shtetases Ines Dani, duhet të diskutohet paraprakisht me persona të tjerë. Adela thotë që mund të diskutonte dhe ajo.

    Në këtë rast, si edhe në rastet e tjera, është e qartë se personi i vetëm me të cilin mund të diskutonte dicka të tillë, për shuma të tilla, është shtetësja Ajola Xoxa.

    Ines Dani, për fondet që supozohet të ishin të saj për shkak të shërbimit të ofruar në kontratë, i thotë: DISKUTOJE. Adela i përgjigjet: OK.

    Emri:  auto_OK21740743092.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  68.1 KB

    Emri:  auto_OK11740743076.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  74.0 KB

    Pikërisht në këtë periudhë, Adela i dërgon Ines Danit-një faturë të thjeshtë tatimore e cila duket se është leshuar fiktivisht rreth dy jave para kalimit të fondeve nga Bashkia Fier.

    Një përfundim i tillë arrihet duke parë formën e faturës, e cila mund te leshohet në çdo moment në vitin 2021 por të deklarohet brenda vitit, për shkak të mungesës së sistemit online në kohë reale.

    Gjithashtu, në rend kronologjik tek komunikimet e administruara, fatura i është dërguar shtetases Ines Dani pas kalimit të fondeve nga Bashkia Fier dhe jo më parë.

    E thënë më thjesht, fatura është lëshuar më parë për të shmangur dyshimin se menjëherë me kalimin e fondeve nga Bashkia Fier në favor të Ines Danit, kjo e fundit ka kërkuar shërbime të cilat do të paguheshin në favor të personit fizik Greta Domi.

    Nga ana tjetër, përshkrimi i faturës është një element tjeter me interes për hetimin.

    Në këtë rast, një person fizik si Greta Domi, në fushën e avokatisë, i ofron shërbime konsulence ligjore një personi tjetër fizik në të njëjtën fushë, shtetases Ines Dani, e cila "ka qëlluar" që në të njëjtën periudhë kohore të ketë përfituar një shumë të konsiderueshme nga Bashkia Fier.

    Fatura në fjalë mban numrin 6 dhe është lëshuar për konsulencë ligjore për vlerën 1.234.000 lekë.

    Pasi Adela i dërgon faturën, i thote: Fatura e Gretes (fage 204).

    Ines Dani i përgjigjet: Ok. Paqartësia e Ines Danit në ndarjen e të hollave tregohet edhe në faqen 221 të komunikimeve, ndërsa Adela i thotë që ka një gjëndje kreditore të tatimet në vlerën 46.703 lekë, dmth që shteti duhet t'i japë lekë Inesit.

    Në lidhje me këtë, Ines Dani pyet: Janë të miat apo tuajat?

    Kjo tregon qartë përfshirjen e Bashkisë së Fierit që ka dhënë fonde për kompnaitë e Ajola Xoxës për konsulencë ligjore. Ajola Xoxa përdor Ines Danin për injektimin e parave.

    CNA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2025 më 17:23

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    ‘Xhirot’ e Valmir Xoxës me 140 mijë euro në dy jastëkë

    Emri:  auto_-640-0-1714992825xajola-xoxajpg-5321732189863.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  47.0 KB

    Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tjetër personazh që përfshihet në skemat e korrupsionit të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Në këtë skemë Valmir Xoxa del personazhi i pastrehë që blen makinë 23 mijë euro dhe merr kredi të butë në bashki 40 milionë lekë në bashki dhe shëtit me 140 mijë euro në dy jastëkë.

    Valmir Xoxa, njeriu i cili i blen makinën Ajola Xoxës 23 mijë euro, rezulton që të jetë i pastrehë. Kjo sipas një aplikimi që ka bërë në Bashkinë e Tiranës për një kredi të butë ku ka kërkuar të përfitojë si i pastrehë.

    Sipas të dhënave të siguruara në dosjen e SPAK-ut, Valmir Xoxa përfiton një kredi të butë rreth 40 milionë lekë dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si i pastrehë kur kishte blerë makinën e babait të Ajolës.

    Këtu nuk po i hyjmë konfliktit të interesit. Valmiri ka qenë i pastrehë meqenëse blinte makina nga 23 mijë euro dhe më pas i shiste nga 11 mijë euro.

    Aplikimi për kredi është diçka normale, ai e ka përfituar atë, por prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke. Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.

    Emri:  auto_EUROT1740649201.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  35.5 KB

    Pra, njeriu që merr kredi të butë për strehim në Bashkinë e Tiranës i jep një thes me para për blerje toke Ajola Xoxës.

    SPAK ka mundur të zbulojë dhe komunikime të ndryshme se si ka filluar që ajo tokë e ndodhur afër Shkollës së Kuqe të zhvillohej, të kishte kontakte edhe me shtetas të tjerë ndërtues.

    Në fakt sot objekti është në përfundim, por sërish Ajola ka bërë një lëvizje me kushëririn e saj. Është tërhequr duke hequr dorë dhe duke e kaluar truallin, pronësinë e blerë me lekët e paguara cash nga Valmiri dhe i kalon pronësia këtij të fundit.

    Pra, megjithëse do të merrte apartamente do të merrte përqindjen takuese në objektin që ishte ndërtuar ndoshta për shkak të hetimeve të SPAK-ut tërhiqet dhe gjithçka i kalon Valmirit.

    “Deklaruesi jep një informacion shumë të rëndësishëm për organin procedues, ndërsa shprehet se ka blerë kundrejt rreth 140.000 euro pjesën takuese të pronësisë të shtetaseve Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa (trashëgimlënës Arben Xoxa) në dy vila dhe truallin mbi to, në një zonë të ndodhur tek “Shkolla e Kuqe Tiranë”.

    Sipas deklaruesit, ai do të futej në katin e tretë të njërës prej vilave. Pas blerjes së këtyre pjesëve takuese, deklaruesi shprehet se këto dy ndërtesa janë prishur dhe sipërfaqja e truallit është dhënë për ndërtim një firme ndërtimi, e cila supozohet se ka marrë lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Tiranë. Në këtë mënyrë, me shitjen e këtyre pjesëve takuese, shtetaset Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa dalin nga bashkëpronësia e tyre mbi truallin dhe humbasin çdo të drejtë për të përfituar më pas nga ndërtimi i pallatit”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

    “Sipas organit procedues në përmbledhje të deklarime më lart, të dhënat e dobishme të cilat lidhen me hetimin konsistojnë në informacion për ndërtimin e një godine, mbi truallin ku dikur ka qenë bashkëpronare shtetësja Ajola Xoxa. Kjo e fundit, së bashku me nënën e saj Valbona Xoxa, aktualisht duket se nuk kanë më pjesë në pallatin që pritet të përfundojë, pasi bashkëpronësinë e tyre mbi truallin ja kanë shitur shtetasit Valmir Xoxa”, theksohet më tej në dosje.

    Pra, personit të pastrehë që merr kredi të butë që paguan 140 mijë euro cash për blerje toke në favor që i jepen Ajola Xoxës dhe nënës së saj.

    Gjithçka duket të jetë totalisht fiktive.

    Para prokurorëve të SPAK-ut, Valmir Xoxa ka deklaruar se këto 140 mijë euro i ka siguruar nga puna e tij në bandën frymore në Bashkinë e Tiranës dhe nga punët e bëra gjatë viteve të fundit.

    “Gjithashtu, ky shtetas është i punësuar në bandën frymore të Bashkisë Tiranë, ku paguhet me 20,000 lekë në muaj”, citohet në dosjen hetimore.

    Por mjafton një deklarim i tij ku thekson se kur është pyetur se ku i ka mbajtur, ku i ka vendosur këto para gjithë këto vite, ku i ka siguruar, ku i ka fshehur, si kujdesej për to Valmir Xoxa ka thënë se paratë i mbante në dy jastëkë dhe së bashku me bashkëshorten shëtiste me këto dy jastëkë gjatë kohës së tërmetit të vitit 2019.

    “I pyetur sa kursime ka pasur në euro dhe sa në lekë, deklaruesi përgjigjet se nuk e mbante mend. Deklaruesi gjithashtu nuk mban mend se kur ka qenë momenti kohor që ka pasur vlerën më të madhe të parave cash në banesë. Megjithatë, sipas deklaruesit, në kohën kur ra tërmeti, në vitin 2019, bashkëshortja e tij ka marrë dy jastëkë të vegjël brenda të cilëve ndodheshin paratë, por edhe materialet përbërëse të jastëkëve dhe kanë dalë me urgjencë nga banesa. I pyetur nëse e dinte sa lekë ndodheshin brenda jastëkëve, deklaruesi shprehet se nuk e dinte pasi nuk e kishte pyetur bashkëshorten”, thotë ai para prokurorëve.

    Emri:  auto_JASTIKET1740649342.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  73.4 KB

    Pra, Valmir Xoxa, anëtar i një bande frymore, kushëri i parë i Ajola Xoxës, blinte makinën e vajzës së xhaxhait me trefishin e çmimit në treg, e shiste pastaj me gjysmë çmimi, nga dheu më pas i mbinin 140 mijë euro për t’ia dhënë Ajolës për të blerë truall, më pas Ajola ia kthente këtij në pronësi dhe tërhiqej ndërkohë që Ajola do të përfitonte apartamente.

    Pra, ato 140 mijë euro në përqindje që do të merrte pas zhvillimit të pronës ishin qindra mijëra më shumë, ndoshta miliona në vlerë, pasi nga 140 mijë euro do të merrte disa apartamente si pjesë takuese, por në fund kur gjithçka ishte bërë gati Ajola tërhiqet dhe ia kalon Valmirit.

    Pallati ka përfunduar ose është në përfundim dhe prokurorët kanë në dorë gjithçka të zbardhur.

    Këto janë një pjesë e vogël e provave të siguruara nga SPAK me paratë që pretendohet se janë mbajtur në jastëkë dhe janë shëtitur gjatë kohës së tërmetit me prona që blihen dhe hiqet dorë duke i vënë në emër të personave të tjerë me mjete që paguhen me para cash dhe nuk dihet burimi i tyre në asnjë rast.

    CNA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2025 më 17:19

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Nga fyerjet te teoritë e komplotit: Si po mbrohet Erion Veliaj ndaj SPAK

    Ekspertë të komunikimit i shohin fyerjet dhe sulmet personale ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani si një përpjekje e mazhorancës për të devijuar vëmendjen nga akuzat e rënda penale që rëndojnë ndaj kryebashkiakut.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Erion-Veliaj-gjate-arrestimit-nga-BKH.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  63.1 KB
    Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

    Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që shpërndajnë mesazhet e tij pa filtra, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vënë në shënjestër Ols Dadon, prokurorin e çështjes ndaj tij dhe bashkëshortes.

    Duke përdorur fyerje e epitete denigruese, Veliaj është përpjekur ta pikturojë Dadon si person që ka armiqësi personale, apo si të lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe si të paaftë. Ai e përshkruan hetimin si proces të pakuptimtë e kafkian dhe veten e tij si viktimë të gjithë këtij procesi.

    Veliaj, gjithashtu, publikoi një transkript të përballjes gjyqësore, në të cilin, sipas Gjykatës së Posaçme, i vuri në gojë prokurorit Dado fjalë që ky nuk i kishte thënë. Veç Veliajt, media dhe publikime pranë tij kanë rrëmuar biografinë e prokurorit, duke publikuar dëftesa të supozuara notash e të ngjashme.

    Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, në daljet publike të fundit, e përshkruan SPAK si një organ represioni, i cili intimidon dëshmitarë dhe shkel të drejtat e njeriut.

    Ndërkohë, edhe kur i referohet akuzave, kryebashkiaku, që ndodhet në qeli që prej datës 10 shkurt, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, i mohon ato a priori, duke e shoqëruar mohimin me një lumë fyerjesh e talljesh për prokurorin.

    Për ekspertët e komunikimit, këto sulme ad hominem ndaj prokurorit Dado, gjyqtarit Erion Bani dhe SPAK-ut e Gjykatës, janë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga akuzat dhe provat në dosje, për të krijuar justifikime para mbështetësve socialistë, si dhe një shfaqje e shokut dhe e tronditjes, sepse kontrolli i tyre është sfiduar.

    “Sulmi ad hominem ndaj prokurorit dhe gjykatësit është mënyra më e thjeshtë e mbrojtjes,” i tha BIRN-it analisti dhe shkrimtari Ermal Hasimja.

    :Pavarësisht se nuk ka asnjë efekt juridik, ky sulm synon justifikimin përpara mbështetësve dhe votuesve të z. Veliaj”, shtoi ai.

    Në të njëjtën linjë, Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit, shton se Rama dhe Veliaj u gjendën përballë faktit që dikush u ka sfiduar pushtetin dhe dominancën.

    “Ky është një reagim tipik i personave që shohin pushtetin t’u rrëshqasë nga duart,” tha ajo.

    “Kur një lider nuk ka më kontroll mbi narrativën, ai ose shpërndan kaos, ose radikalizohet verbalisht për të ruajtur mbështetjen e vet”, shtoi Gjoni.

    Narrativë për mbështetësit

    Deklaratat e gjata të Ramës me akuza ndaj SPAK dhe mesazhet e Veliajt në rrjetet sociale, që kanë targetuar specifikisht prokurorin Dado, shoqërohen vazhdimisht me lumë komentesh prej mbështetësve që u mëshojnë më fort këtyre qëndrimeve.

    Me shikim të parë duket sikur kemi të bëjmë me shpërthime zemërimi, por për pedagogun e komunikimit Erlis Çela kjo është një strategji e menduar mirë dhe që lidhet me fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.

    “Kryeministri e kupton që sulmi që po i bën ai SPAK-ut ka një kosto politike, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se kjo kosto duhet marrë për të minimizuar ndikimin që ka arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës para zgjedhjeve,” tha ai.

    “Pra, në këndvështrimin tim, kjo është më tepër një strategji e koordinuar me Partinë Socialiste dhe qeverinë sesa një qasje individuale e z. Veliaj”, shtoi Çela.

    Sipas tij, përpjekja për ta zhvendosur vëmendjen nga provat dhe argumentet drejt një narrative emocionale me armiq dhe komplote bëhet me qëllim për ta kthyer procesin penal në një proces politik.

    “Mendoj se kjo përdoret kryesisht me qëllim për të devijuar vëmendjen nga thelbi i akuzave dhe për ta zhvendosur debatin drejt betejës politike dhe morale,” tha Çela. “Qëllimi final është që ta paraqitë veten si viktimë e një komploti”, theksoi ai, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të mobilizuar mbështetësit.

    Të njëjtin qëndrim ka edhe analisti dhe shkrimtari Hasimja, i cili thotë se retorika e përdorur nga Veliaj dhe Rama nuk ka për qëllim të jetë mbrojtje juridike, por të furnizojë me argumente mbështetësit e tyre, të cilët do të përballen me pyetje mbi këtë çështje.

    “Këtyre të fundit u duhen argumente të forta për një çështje me të cilën do të përballen eventualisht nëpër debate publike e private”, thotë ai.

    Edhe Edlira Gjoni i sheh mesazhet e Veliajt si një përpjekje për mobilizim të mbështetësve dhe me mungesë të argumenteve logjike mbi çështjen.

    “Veliaj, me sulmet e tij të personalizuara, është në modalitetin e ‘luftëtarit të rrënuar’, që kërkon të mobilizojë ndjekësit e tij jo me argumente logjike, por emocionale, me ndjenja paranoje dhe përndjekjeje – prandaj edhe bën krahasime absurde me Joseph K. të Kafkës”, thotë ajo.

    Ajo thotë se Veliaj po përpiqet me çdo kusht, duke përdorur përqeshjen dhe thjeshtëzimin, të lërë jashtë diskutimit publik faktet e çështjes dhe 9 akuzat e rënda ndaj tij.

    Pedagogu i komunikimit Roland Lami, po ashtu, shkruan në faqen e tij në Facebook se ka një përpjekje të organizuar për të hequr vëmendjen nga akuzat reale.

    “I gjithë arsenali qeveritar, mediatik, pseudointelektual është i përqendruar në logjikën ad hominem kohët e fundit, në funksion të mbrojtjes së Veliajt, pra kush është prokurori Olsi Dado dhe jo çfarë akuzash ka ngritur ai ndaj Veliajt”, shkruan ai.

    Lami thotë se gërmimi në të shkuarën e prokurorit, duke rrëmuar deri në detaje e tipare fizike të tij, është i qëllimshëm.

    “Sa më shumë elementë kompromentues të natyrës etike, profesionale dhe morale që evidentohen, me të drejtë ose jo, aq më shumë viktimizohet Veliaj dhe delegjitimohet procesi gjyqësor”, shkruan ai.

    Betejë për pushtet

    Për Edlira Gjonin, përpos përpjekjes për të hequr vëmendjen nga akuzat reale, Veliaj dhe Rama janë në përpjekje për të treguar se ata janë të pushtetshmit. Ajo thotë se arrestimi i Veliajt i ka shokuar ata, sepse pikërisht u ka cënuar kontrollin që mendonin se kishin.

    “As Veliaj, as Rama nuk po kërkojnë drejtësi, por pushtet. Ose më saktë, mos-prekje të pushtetit. Janë të shokuar e nuk e besojnë dot se pozitën e tyre dikush guxoi të mos e marrë në konsideratë”, thotë ajo.

    Sipas Gjonit, kjo është arsyeja pas sulmeve dhe gjuhës së përdorur ndaj SPAK, që paraqitet sikur ka bërë një gabim, është çorientuar apo i paaftë.

    “Rama, në anën tjetër, po përdor një strategji më të sofistikuar të delegjitimimit diskursiv. Duke i quajtur veprimet e SPAK-ut ‘lajthitje e çastit’ dhe duke luajtur me idenë e ‘shkrirjes’ së tij, Rama po përdor gjuhë që e paraqet drejtësinë si problem që duhet korrigjuar, jo si pushtet të pavarur”, thotë Gjoni.

    Sipas saj, kjo nuk është thjesht një betejë juridike, “por një betejë për dominim pushteti, hierarkie e kontrolli në ligjërimin publik”.

    Edhe Hasimja e shikon sulmin si një përpjekje që shkon përtej targetimit të një prokurori dhe që ka për qëllim të ulë besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

    “Ndërkohë që është e drejta e z. Veliaj apo z. Rama të shprehin mendimin e tyre, sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë natyrisht që godet funksionimin e këtyre të fundit duke u ulur besueshmërinë. Është diçka që një politikan nuk do të duhej ta bënte”, thotë ai.

    Por Hasimja thotë se sulmet dhe retorika ndaj SPAK nuk kanë funksionuar.

    “Megjithatë, deri më sot duket se këto sulme janë të pasuksesshme”, thotë shkrimtari. Ai shton se sondazhet tregojnë besim të qytetarëve te Prokuroria e Posaçme dhe se e vetmja gjë që u mbetet Ramës dhe Veliajt në këtë pikë është mobilizimi i militantëve.

    “Sulmi synon mbi të gjitha që të ruajë kohezionin dhe motivimin e militantëve socialistë dhe ofrimin e një alibie për votuesit e Rilindjes”, përfundoi ai.

    BIRN

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Gjyqi/ Veliaj kundërshton përgjimet e reja të SPAK me familjarët

    Emri:  Screenshot_20250310_194111_InCollage-Collage-Maker-750x375.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  25.4 KB

    Detaje të reja mësohen në lidhje me seancën gjyqësore që po mbahet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Apelin e GJKKO-së.

    Në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka kundërshtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK, duke theksuar se ato nuk përbëjnë elemente të reja të ligjshme. Ai kërkoi seancë me dyer të hapura.

    Sipas burimeve, Veliaj është shprehur se përgjimet e bisedave të tij familjare, të cilat janë përdorur si prova, lidhen me intervistat e tij në media dhe interesimin për intervista në kanale televizive të rëndësishme.

    Ai gjithashtu ka kritikuar faktin që SPAK nuk ka marrë parasysh sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen.

    “Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

    Po ashtu, Veliaj ka deklaruar në gjyq se është akoma kryetar bashkie i Tiranës, i votuar nga çerek milion njerëz. “Unë i qëndroj çdo postimi të bërë në rrjetet sociale”, ka thënë ai.

    LAPSI

  8. #118
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Ja dhe dicka tjeter:
    Me c`te drejte mund te hysh ne marredhenie familjare, kur gruaja ka punen e vet qe e lidh me Veliajn, ata mund te jene me llogari te ndara.
    Duke hyre pastaj tek tradita shqiptare, te besh analiza brenda ciftit, eshte fyerje dhe denigrim per nje familje, dhe kulmi pastaj per blerje fustanesh, te brendshme, etj., gjithkush duhet ta mendoje si per veten e vet, e t`i pergojosin gruan cfare do te bente??? Shqiptari nuk te fal kur i cenojne nderin. Degjenerim komplet. Kane si shembull bbv ose perputhen e gjithe show bizit, e nuk i vret ndergjegja. dhe mendojne se femrat jane te gjitha si neper keto degjenerime. Por jane disa prokurore qe i kane bere keto, kur marrin ne telefon gruan e botes ne mes te nates, si dikur koci xoxe u fuste grave macen ne brekushe dhe kane hapur nje diskurs te neveritshem ne media dhe forume, , nje nga qellimet ka qene goditja ne familje dhe pergojimi kombetar i bashkeshortes. Nuk ka ndodhur kjo jo me tek ne por as edhe ne bote
    te kujtojne keto kohet e flete rrufeve kur njerezit diskreditoheshin familjarisht me urdher te partise
    dhe keto paraqitje qe jane bere ne postimet e mesiperme, me fotografi si miss, duke i nxjerre gruan tjetrit, jane ne traditen shqiptare???
    Tjesht po tregoni hipokrizine tuaj
    nuk dua reagim per kete postim timin
    gjithsesi gjithcka rrotullohet
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 13-03-2025 më 03:49
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

    Emri:  auto_auto_-640-0-1738334006xveliaj-burgu-32117410008161742158410.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  22.5 KB

    Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Burime bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe regjistrat ku mbahen shënime mbi takimet me të paraburgosurin.

    SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, mësohet se do të identifikohen dhe merren në pyetje të gjithë personat që kanë takuar kryebashkiakun e Tiranës.

    Mes hetimeve të nisura nga SPAK, do të jenë edhe verifikimet nëse kryebashkiaku ka përfituar favore gjatë qëndrimit të tij në qeli, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar më 10 shkurt, ndodhet nën hetim nga drejtësia për korrupsion dhe pastrim parash.

    CNA

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Lamtumirë Lal, ky ishte fundi

    Nga ANDI BUSHATI

    Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë njëra tjetrës në kalendar, e konfirmuan këtë.

    E para ndodhi në sallën e apelit të Gjykatës së Posaçme. Tek dyert e saj, nuk u mblodhën më as militantë rilindas, as nënpunës bashkie, për të shprehur mbështetjen për idhullin apo punëdhënësin e tyre. Shefi i madh u’a pengoi me ferman duke shpallur se ajo që kishte ndodhur një muaj më parë ishte e gabuar. Pranvera e vetmisë së madhe të Lalit vijoji me braktisjen e mbështetjes nga deputetët socialistë. Pasi Edi Rama bëri shembull një status të Etjen Xhafajt, askush nuk guxoi të shprehe më solidaritet politik me të burgosurin e Durrësit.

    Në këtë atmosferë braktisjeje u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së arrestit. në apel, ku SPAK pretendoi se kishte sjellë disa përgjime, si prova të reja. Po a është e mundur që Veliaj u la padashur të binte në kurth dhe askush nuk e njoftoi për to, nga drejtoria e burgjeve apo Ministria e drejtësisë? Nëse këto institucione kontrollohen nga partia-shtet, si ka mundësi që nuk u gjend një njeri i vetëm që ta paralajmëronte kryebashkiakun në detyrë se sa rrezikonte me porositë që jepte nga qelia? Mos vallë e kanë lënë në rënie të lirë?

    Sa do hipotetik apo real të jetë ky dyshim një gjë është e qartë, gjyqtari Pëllumbi, që ruajti vijimësinë e kolegut të tij të shkallës së parë, Bani, konfirmoi se akti i prangosjes nuk ishte një rastësi dhe se marëdhënia e Veliajt me qelinë do të jetë më e gjatë sesa mendohej.

    Paradoksalisht, në harkun e të njëjtave ditë kur Erioni goditej nga drejtësia, u bënë publike edhe listat me të cilat PS do të konkurojë në Tiranë. Një nga konkluzionet e para që mund të nxirret pasi ke parë emrat e reshtuar aty, është se në parlamentin e ardhshëm, ndryshe nga ky që po mbyllet, nuk do të ketë asnjë mbështetës të atij që deri pak kohë më parë ishte drejtues politik i këtij qarku.

    Po të shohësh listën e mbyllur, pra ata që e kanë të sigurtë rizgjedhjen, aty nuk gjen asnjë përkrahës të Lalit. Ndërsa në pjesën e hapur të saj kanë mbetur 5-6 kandidatë, më shumë për tu shtrydhur, për ato që kanë fituar në të shkuarën, sesa si premtime të së ardhmes. Zor se ndonjëri prej tyre do ti’a dalë të hyjë në kuvend. Më përjashtim të Fatmir Xhafës, që më tepër i përket partisë sesa aleancave të përkohëshme që ndërton për të mbijetuar aty, asnjë nga mbështetësit e dikurshëm të kryebashkikut nuk do të jetë pjesë e grupit të PS-së në kuvendin e ri.

    Pra në harkun e dy tre ditëve Veliaj ka dalë i humbur edhe në raport me drejtësinë edhe në raport me partinë. Kariera e tij është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, për çudinë e të gjithë atyre që u iluzionuan për një kohë të gjatë se ai ishte pasardhësi i paracaktuar i Ramës. Në atë parti, të ngritur vetëm për lavdinë, përfitimet dhe pushtetin e pamatë të një njeriu, nuk ka pasur as dje dhe nuk mund të kishte kurësesi numër 2. Mënyra se si e flakën Lalin është dhe shembulli më i pakundërshtueshëm për të gjithë ata që duan ti rezistojnë kësaj të vërtete.

    LAPSI

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2025, 11:33
  2. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-05-2025, 17:18
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  4. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  5. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •