Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 129
  1. #101
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ndërsa kësaj radhe ka zbardhur me një foto debatet në seancën për masën e sigurisë më 12 shkurt në GJKKO. Veliaj u shkruan lexuesve që të lexojnë se me çfarë gjuhe fliste prokurori Ols Dado.

    “Ky është një nga dialogët në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.

    Në procesverbalin e zbardhur nga vetë Veliaj në një postim në Facebook, dallohet se prokurori Dado i është drejtuar kryebashkiakut me fjalët si “ndyrësirë”, “s’ke turp tregon banesën e prokurorit”. Kjo. Pasi Veliaj e denoncoi Dadon në sallën e gjyqit si prokuror në konflikt interesi, pasi ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku për një objekt banimi 9-katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, mu në zemër të kryeqytetit.Prokurori i çështjes Dado e ka cilësuar si kërcënim, ndërsa Veliaj sipas procesverbalit që ka publikuar vetë, thotë se nuk është një kërcënim, por konflikt interesi dhe ka theksuar se kjo sjellje e prokurorit nuk është normale.

    Pjesë nga debati brenda seancës

    OLS DADO: Ndyrësirë! S'ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç'a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

    ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

    BRION BANI: Prokuror, ulu!

    OLS DADO: A? Ç'a është ky? Kërcënim është ky?

    ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s'është normale.

    OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

    ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s'është normale.

    ERION BANI: Prokuror!
    Veliaj shkruan se kjo sjellje nuk duhet toleruar më, ndërsa thotë se Dado përdori aq gjuhë të ulët sa edhe ‘Erion Kasapi’, referuar gjyqtarit Erion Bani, duket xhentëlmen para prokurorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-02-2025 më 07:52
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #102
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Nje prokuror qe shan "ndyresire" te dyshuarin, edhe hetuesit e komunizmit nuk e benin kete ne nje seance gjyqesore
    asnje hap perpara ne drejtesi nga 1990 deri me sot, bile me keq
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-02-2025 më 07:56
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #103
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    perditesim..
    GJKKO ka mohuar faktin se dado i ka thene "ndyresire" Veliajt
    i ka thene "S`ke turp"
    ja ta zeme se eshte keshtu, po keshtu dado mund t`i drejtohet te birit/bijes se mitur jo K/Bashkise prej 1 milion banore
    perseri jemi me keq se ne kohen e sigurimit te shtetit
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #104
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    perditesim..
    GJKKO ka mohuar faktin se dado i ka thene "ndyresire" Veliajt
    i ka thene "S`ke turp"
    ja ta zeme se eshte keshtu, po keshtu dado nuk mund t`i drejtohet K/Bashkise prej 1 milion banore
    nuk eshte gjuhe punonjesi drejtesie kjo, jemi perseri si ne kohen e sigurimit para 90
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Arrestimi i Veliajt dhe pavarësia e SPAK-ut

    Fatos Lubonja

    Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi, fronti i mbështetësive të SPAK-ut ka qenë mjaft i gjerë dhe i bashkuar në deklarimin e pavarësisë së tij. Aty kanë bërë pjesë: ata që e mburrnin SPAK-un në funksion të interesave të projektit makiavelik të Ramës për ta përdorur drejtësinë kundër opozitës dhe propaganduar si një hap përpara i Shqipërisë drejt shtetit të së drejtës; ata që kanë besim apo shpresë se SPAK-u mbështetet nga amerikanë që synojnë ta pastrojnë Shqipërinë nga e keqja, (ndoshta duhet të përdorja edhe për këta kohën e shkuar e “të kesh besim”), udhëheqësit e partive të reja që u leverdis mbështetja e SPAK-ut pasi u duket se ky po u hap rrugën karrierës së tyre dhe sigurisht shumë shqiptarë, që mbajnë gjallë besimin e ngulitur thellë tek njeriu se shpëtimi vjen një ditë dhe që shpëtimtarin e radhës e projektojnë tek SPAK-u.

    Sipas disa sondazheve, ky front përbëhej deri në arrestimin e Valiajt nga mbi 60% e shqiptarëve. Pas fjalimit të Ramës ku sulmoi prokurorin dhe gjykatësin e çështjes, foli për “republikë prokurorësh” dhe lëshoi tezën se drejtësia ka nevojë të reformohet për të arritur standardet demokratike, ky front u nda (nuk di ta them se me sa për qind). Ata qe e mbështesnin SPAK-un për hesap të Ramës u lëshuan kundër “republikës së prokurorëve”, kurse pjesa tjetër i doli në mbrojtje duke iu kundërvënë Ramës. Ngjarja hapi edhe një herë debatin mbi pavarësinë ose jo të SPAK-ut. Me këtë rast jo pak më kanë drejtuar pyetjen nëse vazhdoj të mendoj, edhe pas arrestimit të Veliajt, se SPAK-u po ecën në përputhje me projektin makiavelik të Ramës apo jo. Po përpiqem t’i formuloj të shkruara përgjigjet që kam shprehur këto ditë me gojë në opinione dhe debate në “News 24”.

    Argumenti më i përdorur nga shumica e mbrojtësve të SPAK-ut është ky: nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri të hetohen e arrestohen figura kaq të larta si Berisha dhe Meta në njërën anë dhe Ahmetaj e Veliaj në anën tjetër. Kur u përmend dështime, pafuqi apo bashkëpunime të SPAK-ut me rilindësit, si për shembull: moshetimin e rilindësve që punon me parimin “vidh për pushtet dhe rrëmbe pushtet për të vjedhur” që e ka shndërruar në një organizate kriminale, moshetimin e krimit elektoral, përkundrazi bashkëpunimin në të, siç e tregoi rasti Beleri apo prokurori i Elbasanit që punon sot në SPAK; mosveprimin për të ndaluar pastrimin e parave të pista me grataçiela në mes të Tiranës; moshetimin e kryeministrit për firmat që ka hedhur për të realizuar vjedhjen skandaloze nëpërmjet inçeneratorëve etj., etj., ata më racionalët e mbështetësve të SPAK-ut (kundërshtarë të Ramës) të thonë se SPAK-u nuk është perfekt apo se ndërtesa e SPAK-ut nuk ka mbaruar së ndërtuari, por me kohën do t’u vijë radha edhe këtyre gjërave. Këtë argument e përforcojnë edhe me mbështetjen që ka pasur SPAK-u nga amerikanët dhe ka ende nga BE. Pra, sipas tyre SPAK-u është në rrugën e forcimit të pavarësisë, çka e vulosi së fundmi edhe arrestimi i Veliajt dhe sulmet që i bëri Rama SPAK-ut.

    Mirëpo, po të analizosh me kujdes këto argumente nuk mund të mos vesh re se edhe këta optimistë e pranojnë se për momentin kemi një pavarësi relative që nënkupton, si anë tjetër të medaljes, një kontroll relativ të SPAK-ut nga Rama. Kur flas për kontroll dhe pavarësi kam parasysh se në raportin me prokurorët e SPAKut apo edhe me amerikanët prapa tyre nuk është se Rama ka nënshkruar një marrëveshje se ata do të jenë në shërbim të vjedhjes për pushtet dhe pushtetit për vjedhje. Forma e kontrollit është indirekte. Ai që do t’i shërbejë këtij projekti e manifeston këtë me servilizmin e tij, duke shkelur ligjet ose duke e aplikuar atë në mënyrë selektive dhe kështu afrohet nga lideri e ngjitet lart. Ai që do të ruajë një lloj profesionalizmi, dinjiteti dhe respekti për veten mbetet në vend ose zbret poshtë apo dhe largohet. Për fat të keq në këtë Shqipërinë tonë këta të dytët janë pakica.

    Por gjithsesi duhet pranuar se pavarësi absolute nuk mund të ketë asnjëherë, (ashtu si dhe kontroll absolut siç thonë edhe ata të Ramës kur sulmojnë prokurorin dhe gjykatësin e çështjes Veliaj). Në këto kushte më duket më e drejtë që në debatin që rindezi arrestimi i Veliajt, pyetja mbi pavarësinë të shtrohet kështu: a është ky arrestim shenjë se drejtësia jonë, me SPAK-un në krye, po ecën drejt rritjes së pavarësisë së saj çka duhet të na bëjë optimistë e me besim në të ardhmen, apo kjo ngjarje po na tregon se kontrolli mbi SPAK-un jo vetëm ekziston, por rrezikon të rritet, prandaj nuk ka vend për optimizëm, por për alarm dhe reagim?

    Personalisht jam për këtë qasjen e dytë dhe po jap disa argumente se pse.

    Së pari, kujtoj se ngjarja nuk ka pasur vetëm episodin e parë, arrestimin e Veliajt, por edhe një të dytë, fjalimin e Ramës shoqëruar me rrethimin nga protestuesit rilindas të Gjykatës së Posaçme, por edhe mosdërgimin e policisë nga shefat lart për të mbikëqyrur këtë protestë, por edhe reagimet e mosreagimet e institucioneve të ndryshme duke përfshirë edhe reagimet e partive opozitare, por edhe fjalimet e mëtejshme të ditëpërditshme të Ramës. Çfarë përfundimi mund të nxjerrim nga analizimi i kësaj ngjarjeje në kompleksitetin e saj?

    Sipas meje ka pak vend për optimizëm. Le të marrim episodin e fjalimit të Ramës në grupin parlamentar. Aty pamë deputetët socialistë ta dëgjojnë atë teksa denigronte, kërcënonte e intimidonte prokurorin e gjykatësit e çështjes, teksa iu përmendte rrogat, teksa përqeshte Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke e urdhëruar/poshtëruar të zgjohej nga gjumi e të vepronte kundër elementëve armiq në SPAK, pra duke i hequr maskën retorikës së përsëritur si papagallër nga ata vetë se socialistët nuk ndërhyjnë tek drejtësia siç bëjnë Berisha&Co, dhe nuk pamë kërkënd të guxojë të ngrejë vërejtjen më të vogël. Rrinin gojëkyçur sikur të ishin në ndonjë mbledhje ku Enver Hoxha godiste ndonjë grup armiqësor.

    Po si reaguan të sulmuarit vetë ndaj këtij fjalimi? Artur Metani, i zgjedhur nga Parlamenti si kryetar i institucionit të pavarur që duhet të kontrollojë mirëvajtjen e drejtësisë, nuk nxori fjalë nga goja për t’i thënë kryeministrit se po ndërhynte me çizme në një pushtet tjetër. Po institucionet e drejtësisë si reaguan ndaj gjithë sa thashë, ku po shtoj edhe paralajmërimin: “mos ejani të kërkoni telefonin tim!”? Pati një reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) që mbështeti SPAK-un duke u bërë thirrje të gjithë “aktorëve” të respektojnë pavarësinë e prokurorëve. Reagoi po ashtu Gjykata e Posaçme e shkallës së Parë lidhur me mosreagimin e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me Gardën për sigurimin e jetës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që iu dërgua Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe për dijeni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit Evropian, ku e cilëson mosveprimin e policisë cenim të pavarësisë së gjyqësorit. Por në asnjë nga reagimet nuk u përmend emri i “aktorit” Edi Rama, ndërkohë që të gjithë e dinë se është ai nxitësi i këtij mosveprimi, që me fjalën e tij ishte në limitet e krimit të pengimit të drejtësisë.

    Vlen të përmendet si reagim inkurajues edhe fakti që gjyqtari Bino konfirmoi vendimin e tij për arrestin me burg të Veliajt, por nuk mund të mos vihet re krahas kësaj se përgjigja “nuk patëm kërkesë” që erdhi nga ministri i Brendshëm ishte më shumë se një gënjeshtër. Tek e fundit perceptimi i përgjithshëm ishte më shumë dekurajues sesa inkurajues, sepse asistuam në mbizotërimin e mujsharëve të politikës mbi pushtetin e drejtësisë. E përforcoi këtë edhe qëndrimi ambig i kryetarit të partisë më të madhe opozitare Sali Berisha, që në një nga daljet e tij e cilësoi SPAK-un si “të dalë jashtë çdo kontrolli” (pra jo nën kontrollin e Ramës siç thotë herë të tjera) çka tingëlloi si një shkelje syri Ramës, siç bëri edhe ky në fjalimin e tij kur i doli në mbrojtje Belind Këlliçit, duke denoncuar politikat ekuilibriste të SPAK-ut. Por këtë mujshari po e vërteton mbi të gjitha vërshimi gjatë gjithë javës i përroit psiqik të Ramës që kulmoi me mitingun e organizuar me punonjësit e Bashkisë në Sheshin “Skënderbej”. Aty, në shkelje të Kushtetutës që garanton autonominë e pushteti lokal, lëshoi sharje, fyerje, kërcënime, gënjeshtra, mburrje, vetëmburrje, sipas parimit sulmi është mbrojtja më e mirë, duke konfirmuar dy gjëra tejet shqetësuese lidhur me temën e pavarësisë së SPAK-ut. Së pari, konfirmoi se ligji dhe parimi i ndarjes së pushteteve nuk bëjnë pjesë fare në vizionin dhe sjelljen e tij morale politike. Së dytë, se anormalitetin e sjelljes së tij me institucionet e pavarura, me ligjin, me parimet e komunikimit politik e moral, me të vërtetën dhe njerëzit në përgjithësi ua ka imponuar si gjë normale jo vetëm njerëzve të partisë së tij, që s’japin më asnjë shpresë se mund të reflektojnë për përgjegjësitë që kanë për çka po nxjerrin dosjet e SPAK-ut, por edhe të gjithë shoqërisë.

    Duke iu referuar tablosë së mësipërme, gjykoj se është më e arsyeshme të flitet për rrezikun e humbjes edhe më të asaj pavarësie relative të SPAK-u që deri tani, për aq sa ç’e ka pasur, e ka pasur falë kombinimit të një sërë faktorëve pozitivë dhe negativë ku do të rreshtoja: fuqinë që u jep pasja në dorë e përgjimeve të sjella nga Belgjika dhe Franca të mbushura me prova inkriminuese të rilindësve, nevojën e njerëzve për ta parë SPAK-un si shpresë kundër krimit në pushtet, profesionalizmin apo përgjegjshmërinë më të madhe të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve, nevojën e Ramës për t’i përdorur disa arrestime të SPAK-ut si fasadë propagandistike, mbështetjen nga ndonjë klan tjetër brenda PS-së, mbështetjen e liderëve të partive të reja, amerikanët (që tani nuk janë më) të cilëve u është dashur të justifikojnë sadokudo paratë që kanë marrë nga taksapaguesit amerikanë. Mirëpo këto janë shumë pak dhe aq më tepër gjysma e tyre janë faktorë që nuk synojnë pavarësinë e strukturuar të SPAK-ut, por përdorimin e tij për interesa të radhës.

    E pra, problemi është se që të rritet pavarësia e SPAK-ut do të duhej që të kishin ardhur duke u forcuar faktorët strukturorë të sistemit demokratik. Pra, do të duhej të kishim krijuar pluralizëm politik gjithnjë e më të shëndoshë, ndarje pushtetesh gjithnjë e më të konsoliduar, shoqëri civile gjithnjë e më autonome, ekonomi të një tregu gjithnjë e më të lirë, president gjithnjë e më përfaqësues të interesave të të gjithëve, polici dhe SHIK të depolitizuar, media gjithnjë e më të pavarura, qytetarë gjithnjë e më të edukuar e mirinformuar. Kurse unë të gjitha këto, që metaforikisht i kam quajtur anije të një flote i shoh në shkatërrim të përditshëm për shkak të politikave “krimi sjell krimin” të narkoautokratit. Do të duhej gjithashtu që edhe mbështetja ndërkombëtare e procesit të ndërtimit të shtetit të së drejtës të kishte ardhur duke u rritur, ndërkohë ndërkombëtarët i kemi parë gjithnjë e më shumë të bëhen palë me narkoautokratin për interesa të tjera nga ato të mbështetjes së demokracisë.

    Nisur nga të gjitha këto mendoj se është iluzion të shpresosh se një grup i vogël “heronjsh të fëmijëve tanë” në majë të një barke do të mund ta frenonin rrëshqitjen e flotës së institucioneve tona në ujërat e theqafjes. Në fakt vetëm forcimi i flotës do të mund ta shpëtonte barkën nga theqafja.

    Ky është arsyetimi im deri ditën që po hedh këto rreshta. Duket katastrofist, por është një katastrofizëm që bën thirrje për zgjim nga iluzioni se avancimin drejt theqafjes do ta evitojë shpëtimtari SPAK. Atyre që megjithatë nuk dëgjojnë të lëvizin, por presin që të paevitueshmen ta evitojë e paparashikueshmja, sipas asaj thënies së Kejnesit “kur duket se e paevitueshmja po triumfon fryn era e të paparashikueshmes që përmbys gjithçka” u them: kujdes, kjo e paparashikueshme mund të jetë edhe më fatale sesa e paevitueshjma që po na shohin sytë.

    Gazeta Panorama

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me drejtësinë nga qelia

    Publikimin e një transkriptit me përmbajtje të pavërtetë nga kryebashkiaku shihet si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskredituar figurën e prokurorit, nëpërmjet fakteve të trilluara që amplifikohen nga media proqeveritare.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Veliaj-shoqerimi--2048x1366.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  55.6 KB
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë arrestimit nga oficerët e BKH. Foto: LSA.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), publikoi të hënën një foto, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të debatit midis tij dhe prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, në sallën e gjyqit.

    Sipas kryebashkiakut, në debat, përfaqësuesi i akuzës e kishte cilësuar atë si ‘ndyrësirë’, duke pretenduar se prokurori Dado po sillej ndaj tij në stilin e ish-Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete gjatë regjimit komunist.

    “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit,” shkroi Veliaj, duke iu referuar gjykatësit Erion Bani, ndërsa shtoi: “Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij!”

    “Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më,” theksoi kryebashkiaku.

    Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.

    Kishte vetëm një problem në këtë stuhi në filxhan çaji. Sipas GJKKO-së dhe SPAK-ut, transkripti i botuar nga Veliaj është i rremë.

    “Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN. Gjykata tha se verifikoi audion dhe nuk gjeti përdorim të fjalës “ndyrësirë”.

    SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

    Postimi i të hënës nga Erion Veliaj nuk është deklarata e tij e parë nga qelia. Ai është vetëm akti i fundit i një fushate të madhe propagande dhe dezinformimi nga kryebashkiaku kundër prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani, që ka për qëllim të diskreditojë dhe të vërë nën presion SPAK-un.

    “Është një manifestim force i pushtetit politik kundrejt drejtësisë që nuk është hera e parë që e shikojmë,” tha shkrimtari Fatos Lubonja, ndërsa shtoi me keqardhje se në të shkuarën, në përballjen mes këtyre dy pushteteve ka fituar politika.

    “Uroj që kësaj here të fitojë drejtësia, por që të ndodhë kjo duhet një reagim i fortë i gjithë shoqërisë”, shtoi Lubonja.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës. Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK-ut, Ols Dado.

    Lubonja analizoi se sulmet e përditshme të Veliajt nga qelia dhe përpjekja për të imponuar gënjeshtrat si të vërteta inkurajohen prej sulmeve të ngjashme të kryeministrit Edi Rama.

    “Veliaj, në sulmet e tij nga brenda burgut, me një arrogancë ku gënjeshtra kërkon të imponohet si e vërtetë, inkurajohet nga sulmet me të njëjtin stil të Edi Ramës nga jashtë”, tha ai.

    Ndërkohë, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare thotë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të diskredituar figurën e prokurorit të çështjes, por që sipas tij ka dështuar dhe që i bën të pabesueshme edhe argumentet e tjera të Veliajt.

    “Transformimi i deklaratave dëmton jo vetëm procesin, por edhe besimin e publikut tek çdo argument që ndërtohet nga ky moment e tutje nga z. Veliaj”, tha Xhemollari, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që Veliaj kapej duke thënë të pavërteta.

    Sipas Xhemollarit kjo nuk ishte një sjellje e re nga kryebashkiaku socialist.

    “Jo sjellje, por model i ndërtuar prej tij në politikën shqiptare, mbi shpifjen dhe tjetërsimin,” tha ai. “Nga prishja e teatrit, premtimet për mos ndërtimin dhe betonin, apo edhe fushata me pemë e çmime ndërkombëtare”, shtoi Xhemollari.

    Edhe juristi Gentian Serjani tha se Veliaj nuk ishte i besueshëm në deklarimet e tij.

    “Besueshmëria e Veliajt ka kohë që ka rënë,” tha Serjani. “I referohem dhe momentit të arrestimit, ndërkohë që media jepte kronikë takimi të tij me fëmijë”, shtoi ai.

    Serjani argumentoi se sulmi ndaj drejtësisë duhet të merret seriozisht dhe se duhet të merren masa.

    “Linçimi dhe kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit është rast i paprecedent,” tha Serjani, ndërsa shtoi se duhet të merren masa ndaj tij për këtë gjë. “Veliaj, me këtë model që krijoi, i dha mundësi kriminelëve të shantazhojnë dhe të kërcënojnë çdo prokuror të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi ai.

    BIRN

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    GJKKO dhe SPAK thonë se procesverbali i publikuar nga Veliaj nuk është i vërtetë

    Përmes një statusi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes e kishte sharë me fjalën “ndyrësirë” në sallën e gjyqit, por Gjykata e Posaçme dhe SPAK e hedhin poshtë kategorikisht këtë pretendim, ndërkohë që edhe avokati i Veliajt thotë se e ka të vështirë të jetë i saktë për termat e përdorur në seancë.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Erion-Veliaj-gjate-arrestimit-nga-BKH.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  63.1 KB
    Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

    I burgosur prej 14 ditësh me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën traditë publikimin e postimeve të gjata në faqen e tij në “Facebook”, të mbushura me fyerje dhe kërcënime në adresë të prokurorit Olsi Dado, por edhe të gjyqtarit të masës së sigurisë, Erjon Bani.

    Të hënën, Veliaj publikoi një imazh, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të dialogut të ndodhur në sallë e gjyqit. “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!”, shkroi Veliaj.

    Në faksimilen e transkriptit të publikuar nga Veliaj, prokurori Olsi Dado pretendohet t’i ketë thënë atij: “Ndyrësirë”.

    Por e pyetur nga BIRN, Gjykata e Posaçme e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke deklaruar se transkripti i seancës i publikuar nga Veliaj nuk ishte i vërtetë.

    “Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj në rrjetin e tij social “Facebook” është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN.

    Gjykata shtoi se ndryshe nga sa pretendon kryebashkiaku në Facebook, fjala “ndyrësirë” nuk është përdorur në asnjë rast.

    “Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim, Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment,” thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Posaçme.

    Në një reagim të ngjashëm, edhe SPAK mohoi vërtetësinë e procesverbalit të publikuar nga Veliaj. “Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, thuhet në njoftimin e SPAK, të cilit i bashkëlidhet pjesë nga procesverbali i saktë i seancës.

    I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

    “Unë i kam vënë në dispozocion klientit audion e seancës. Transkriptimi i saj është bërë nga persona të tjerë. Seanca e datës 12 shkurt ka qenë plot debate, përtej sferës juridike, ndaj e kam të vështirë të jem i saktë për çdo term që ka përdorur prokurori ndaj klientit në seancë,” tha Beta për BIRN.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

    Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK, Olsi Dado.

    BIRN

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    VOA: Deputetja Klotilda Bushka qëndroi 4 orë në SPAK dhe u largua pa bërë komente

    Emri:  900-0-1740410121xbushka-789-750x375.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  31.4 KB

    Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është vënë nën hetim si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Sipas Prokurorisë, deputetja ka kontaktuar një prej personave të marrë në pyetje, Ina Goxhajn, duke e orientuar atë se si duhej të sillej kur të thirrej sërish nga hetuesit. Zonja Bushka, ka hedhur poshtë deklarimet e Goxhajt përpara prokurorëve, duke u shprehur se ajo e ka kontaktuar atë, duke qenë se kanë marrëdhënie farefisnore.

    “Po e kam takuar vajzën në fjalë, si një person me të cilën kam punuar dikur dhe me të cilën kam lidhje gjaku, është kushërirë e imja. Ina Goxhajn e kam kushërirë”, shpjegoi ajo gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pak ditë pas arrestimit të zotit Veliaj.

    Varianti i ofruar nga zonja Bushka ishte se “e kam qetësuar, duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të marrë avokat. Si juriste, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fshehë ndonjë të vërtetë, sepse unë jam e para që jam e interesuar që e vërtetë të zbardhet sa më parë e të jetë e tillë në sytë e publikut”, deklaroi zonja Bushka.

    Por rrëfimi i zonjës Goxhaj përpara prokurorëve rezulton të jetë tërësisht i ndryshëm. Takimi mes të dyjave rezulton të jetë bërë me nismën e zonjës Bushka, e cila ka vajtur në mjediset ku ajo punonte. “Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë ‘mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon’. Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë”, lexohet në aktet e Prokurorisë.

    Në shpjegimin e saj para grupit parlamentar, zonja Bushka tha se “unë nuk di ta shpjegoj, çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori apo çfarë trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime, që deklaratat tona private ajo i ka përcjellë në një kontekst tjetër”.

    Por elementi më i rëndë, sipas asaj që është shkruar në dosje, është fakti se zonja Bushka rezulton t’i ketë dhënë Goxhajt, një telefon tjetër të ofruar nga bashkëshortja e zotit Veliaj, ndërsa i ka marrë telefonin që ajo ka patur në përdorim. Për këtë moment, ajo evitoi të jepte shpjegime në deklaratat e bëra në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa prokurorët dyshojnë se ka qenë deputetja, ajo që e ka asgjësuar telefonin që i mori Goxhajt, në shtëpinë e prindërve të vet.

    Deputetja socialiste e cila qëndroi gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme, u largua pa dhënë asnjë deklaratë apo koment.

    VOA

  9. #109
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Shqetesimi qytetar duhet te jete edhe ky: Veliaj prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim te formes se prere te gjykates. Dhe kushedi se kur do t`i behet gjyqi. Nese del i pafajshem a e dini se do marre demshperblim per cdo dite paraburgimi me 1,5 here sa do merrte per burgim te paligjshem????? Kush do i paguaje paret??? populli si gjithmone, taksapaguesit, SHBA vend i pasur dhe Trump po kufizon shpenzimet, po Shqiperia??? Dhe a e dini se sa i kushton shtetit nje i burgosur,...ky ha me mire se mesatarja e shoqerise...
    Me mire 100 te fajshem jashte se 1 i pafajshem brenda burgut
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-02-2025 më 11:42
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #110
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    TIRANË- Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut kundër shtetit shqiptar, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2021. Në një vendim të marrë këtë të martë, trupa me tre gjyqtarë e gjykatës më të rëndësishme evropiane, i ka dhënë të drejtë Gëllçit dhe e ka konsideruar mbajtjen e tij në paraburgim me kërkesë të SPAK si të jashtëligjshme.

    Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale. Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej 7 muaj e 26 ditë.

    "Arsyet që justifikonin mbajtjen në paraburgim nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk përmbushin standardet e nevojshme ligjore," tha Gjykata në vendimin e saj.

    Report Tv siguroi edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa avokati i Gëllçit shkruan se tashmë do të vijojë beteja nëgjykatat shqiptare tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane. Avokati Dorian Matlia thekson se arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK dhe se u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv sesa respektimi i standardeve evropiane.

    “Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

    Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

    Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Duke e konsideruar si një fitore te rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shume simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Tani do vijojë beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane qe e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorances qeverisëse”, njoftoi avokati.

    Gjyqtarët e Strasburgut theksuan se gjatë periudhës së paraburgimit, autoritetet nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të mbështesin dyshimet se Gëllçi mund të ndikonte në prishjen e provave.

    "Rastet e tilla kërkojnë që të ketë një vlerësim të hollësishëm dhe të arsyeshëm të rrethanave para se të merret një vendim për paraburgim," theksoi Gjykata.

    "Ata nuk iu përgjigjën parashtrimit të kërkuesit se dyshimi kundër tij bazohej ekskluzivisht në dokumente që ishin sekuestruar tashmë nga prokuroria, dhe se, për rrjedhojë, nuk ekzistonte rreziku që ai të ndërhynte me ndonjë dëshmitar ose provë tjetër. Gjykatat vendase iu referuan vetëm, në terma të përgjithshëm, një rreziku që, nëse lirohet, kërkuesi mund të ndërhynte me dëshmitarët.", thuhet në vendim.

    Gjithashtu për gjyqtarët e Strasburgut edhe argumentimi se ai mund të arratisej nuk pranohet.

    “Për sa i përket rrezikut të arratisjes, Gjykata vëren se argumentet e kërkuesit nuk janë peshuar siç duhet, gjithashtu në dritën e faktorëve që lidhen me karakterin, familjen, e tij. Gjykata vëren më tej se arsyetimi i gjykatave vendase nuk u zhvillua për të pasqyruar situatën në zhvillim dhe për të verifikuar nëse ato arsye mbetën të mjaftueshme në fazën e avancuar të procesit”, thuhet në vendim.

    Gjykata gjithashtu vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk e morën parasysh mundësinë e masave më të lehta sigurie. Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të të drejtës së tij për liri, dhe urdhëroi shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 eurosh për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet ligjore.

    Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 gusht 2022.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2025, 11:33
  2. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-05-2025, 17:18
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  4. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  5. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •