Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 129
  1. #91
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Arestohet Ervin Veliaj: Arrestimi i Veliajt, SPAK: Ja akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe

    Ajola XOXA

    Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.
    ***
    E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.
    Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.
    E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.
    Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).
    Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).
    E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.
    Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.
    Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.
    Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.
    Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).
    Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.
    Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.
    Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…
    Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.
    Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.
    Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #92
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).
    pra spak e ka shumezuar me 10 shumen e shpenzimeve te bashkeshortes se Veliajt, po doli kjo e vertete kush do te pergjigjet per akuzen prej 730,000 euro fustane e bizhu???
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #93
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Erion VEKIAJ

    Përshëndetje të dashur miq,
    Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.
    Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.
    Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.
    Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.
    Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.
    Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.
    Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.
    Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.
    Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët - pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.
    Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.
    Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #94
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Erion VELIAJ

    Mirëdita të gjithëve nga burgu i Durrësit, ku tamam si te libri monumental i Franz Kafkës, “Procesi”, gjendem prej një jave pa e ditur jo vetëm pse, po as kush janë ata që më akuzojnë.
    Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”.
    Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj”.
    Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e “budallenj” përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po.
    Për shembull, shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë):
    1. Koordino me llumin në politikë dhe media, që ‘shënjestra’ të bëhet baltë para se të menderoset dhe unë u sulmova në 10 muajt e fundit, si të ishte akti final i një teatri sulmesh që zgjatën 10 vite rresht, që nga këndi i lodrave tek Astiri, Teatri, Pazari e Bulevardi. A e imagjinoni që kam ndërtuar 45 shkolla mes sherrit dhe 109 çerdhe mes dhunës? Ky nuk është ekzagjerim.
    2. Rrëmo në dollapin e gruas, në shtëpinë e nënës dhe vjehrrës, në biznesin e vëllait, në telefonët e në punët e shokëve, në aktivitetet e kompanive që punojnë në Tiranë, në galeritë e artit e në depot e shfaqjeve teatrore, krijo ‘biografinë e keqe’ të një njeriu që pastaj, edhe ty vetë, si palaço me titullin prokuror, të duket sikur ka qenë i dënuar më parë.
    3. Ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, që hynë e dalin në SPAK si në redaksi dhe marrin gjetjet hetimore të biografisë, që pastaj i hedhin në shesh si mish të gjallë, ku turren llapaqenërit veteranë.
    4. Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, që të mos ketë mundësi të mbrohet me fjalë, teksa e mbyt llapaqenëria me lehje, jargë e pështymë dhe sigurisht arrestoje pa gjyq, madje pa statusin e të pandehurit, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova.
    5. Këtu mos u ndal, hap vagonin e trenit dhe hidh kocka nga ato që ke mbledhur në dosje për të ushqyer qentë, që të mbushet dheu me qenëri që kërkon varjen në litar të këtij ‘qenit që punon’ dhe meqë s’iu gjet as korrupsion e as para e fshehur gjëkundi, iu mor gruaja e iu bë leckë fustanësh 800 mijë euro - një sajesë që edhe e vetme mjafton për të kuptuar se pse e kanë marrë Ols Violinën në Spak në shkelje të ligjit.
    Ja një shembull, se si violinisti dështak përdor teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione:
    Në dosjen e tij skandaloze fjala “çarter” përdoret për 3 raste, nga të cilat dy janë udhëtime në Turqi, në datat 13.08.2004 (në Antalia) dhe 04.08.2006 (në Bodrum).
    Pra, kur unë kam qenë 24 dhe 26 vjeç, 10 vjet përpara se të merresha me politikë! Edhe pse iu sqarua se janë dy udhëtime me Sava Tours, me 300 vetë në avion, nga ato pushimet ekonomike që bën gjithë mileti, ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve.
    Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko.
    Pra, logjika e pervit thotë: Po e pranove se bëri dy javë pushime normale ekonomike, kur ishte 24 dhe 26 vjeç, dhe takoi kryetarin e Bashkisë së Kievit të iku zogu nga dora, ndërsa po ia qëndise qenit “se ka udhëtuar me çarter që i vogël” natyrisht që gjyqi popullor do të kërkojë litarin për të!
    Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerek milionë votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në Spak me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!
    Ju përshëndes me mall dhe kokën lart, se shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë! Gjallë jo njëherë.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Pershendetje,
    Me sa shoh une, Spaku dhe drejtesia Shqiptare le shume per te deshiruar. Kur te gjithe si, te majte, dhe te djathte, dhe te mezit, ankohen dicka nuk shkon. Apo eshte Spaku dhe drejtesia ne te drejte dhe e pavarur? Nuk e besoj.
    Realiteti Shqiptar qe eshte me i hidhur se kurbeti, ka disa paradokse: Arben Ahmetaj, i akuzuari i pare, eshte i lire, diku ne Zvicer thone, zv Kryeminister i shpetoi Spakut, dhe drejtesis. Berisha 80 vjec, 12 larg pushtetit, ish president, ish kryeminister ne burg shtepie. Ervin Salianji ne burg, per nje te vertete. Ilir Meta ne burg. Erion Veliaj ne burg. Mos ndoshta Spaku kontrollohet nga nje grup tjeter? Mos ndoshta Ervini u be kurban per Olten? Per Ramen? Apo ndonje tjeter "Rock Star" te PS? Mos kishte ambicje per kryeminister?
    Nejse, une uroj per te miren e Shqiperise, qe e verteta te dale ne pah, dhe drejtesia te funksionoje per te gjithe.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  6. #96
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Nje KB i burgosur, i cili pervec qe mbron veten,merret dhe me punen e Bashkise duke paraqitur pamje dhe me siguri duke drejtuar nga burgu drejtimin e Tiranes, duket nje hero.
    Se ne kushtet qe eshte nuk ka me asnje detyrim te punoje per komunitetin, se eshte ne kushtet e heqjes se lirise
    Eshte e habitshme kjo qe ndodh dhe gjithnje e me teper do t`i shtohen votat PS nga ky qendrim i Veliajt
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    “S’më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor”, Rama: Këtë dilemë ta ndajë drejtësia. Mbështesim pavarësinë e institucioneve

    20 Shkurt, 2025 20:01

    Emri:  Rama-Veliaj2.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  35.0 KB

    Kryeministri Edi Rama tha se organet e drejtësisë duhet t’i japin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz. Kreu i qeverisë kritikoi sërish arrestimin e Veliajt, duke thënë se mbahet në burg pa gjyq.

    Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se dilemën nëse Erion Veliaj është i pafajshëm apo fajtor, duhet ta ndajnë organet e drejtësisë – duke theksuar se mazhoranca do të mbështesë pavarësinë e SPAK dhe GJKKO.

    Edi Rama: Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur plotësisht pavarësinë e organeve të drejtësisë.

    VIDEO

    Ndërsa barra juaj e përbashkëta është që makineria e Bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë por të vazhdojë të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Jam këtu për t’ju thënë se deri kur çështja e kryetarit të bashkisë të marrë drejtim në një mënyrë apo tjetër vëmendja ime për Bashkinë e Tiranës do të jetë e pandërprerë. Organet e drejtësisë t’i japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës së prangave pa gjyq për kryebashkiakë dhe punonjës shteti në detyrë, ku as janë kapur në flagrancë, as përbëjnë rrezik për arratisje e as nuk kanë çfarë provash të prishin. Askush dhe asgjë, asnjë buf e asnjë specie tjetër e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e bluzës dhe të llumit “diellin” e transformimit kolosal, historik, me plot kuptimin e fjalës, Tiranën tonë…

    Balkanweb

  8. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Xama zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret/ ‘Faturat e tatimeve tregojnë se Veliaj ka bërë pagesat’

    Emri:  auto_-640-0-ola-xama-erion-veliaj-ajola-xoxa-2421740083583.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  33.3 KB

    Gazetarja Ola Xama zbuloi në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ një mesazh i dërguar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, që rrëzon alibinë e kryebashkiakut të Tiranës për vilën në Qerret. Që prej arrestimit, Veliaj ka mohuar se kishte vilë në Golem, duke sulmuar SPAK-un për fabrikim të dhënash.

    Ajo shtoi se faturat e tatimeve tregojnë se Veliaj ka bërë pagesat.

    “Veliaj është duke përdorur një gjuhë fyese për SPAK-un dhe mediat. Veliaj po i bën gjyqin publik vetes sepse shkruan në Facebook çdo ditë. Zotit Veliaj gjyqin nuk po ia bën kush, por po ia bën vetes.

    Për vilën në Qerret tha nuk është e imja, duke e lidhur se ka qenë në fushatë në Kavajë dhe Rrogozhinë. SPAK ka marrë të dhënat nga antenat celulare, ka gjetur sende personale të Veliajt, ka pyetur dëshmitarë, dhe ka rezultuar se Xoxa pranon pronësinë e vilës, siç thotë edhe në një bisedë me Driant Zenelin.

    Punonjësit e Xoxës kanë treguar edhe bisedat me të ku ajo thoshte se ajo kalonte fundjavat.

    Ka një mesazh që Xoxa ia ka dërguar shoferit që ‘Eri ka harruar çelësin te vila dhe duhet t’ia japë dikush’. Ka të dhëna dhe fatura nga Tatimet se pagesat janë bërë nga Erion Veliaj”, tha Xama.

    Syri

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    DOKUMENTI/ Ja me çfarë vendimi është arrestuar Erion Veliaj

    Ka një debat publik, një këndvështrim të hedhur ekzaktësisht nga ekspertët e PS-së, në mënyrë të veçantë nga kryeministri, se Erion Veliaj mbahet në burg pa gjyq, pa një vendim gjykate.

    Në fakt kjo është një gënjeshtër. Dokumenti më poshtë tregon vendimin e parë të gjykatës për arrestimin e Erion Veliajt dhe më pas, pas 48 orësh është bërë një gjyq, pra, një proces gjyqësor, i cili ka zgjatur rreth 15 orë, ku avokatët kanë mbrojtur palët.
    Erion Veliaj është mbrojtur vetë në seancë me avokatët e tij, pra, ka folur dhe vetë. Janë ndodhur përballë të akuzuarit, prokurori Altin Dumani dhe Ols Dado, dhe më pas gjykata ka vendosur që duhet të qëndrojë në arrest me burg, për shkak të fakteve dhe provave që mbante dosja, por edhe për shkak se Erion Veliaj dhe njerëzit e tij të afërt kanë tentuar të prishin provat siç është rasti i Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Ligjeve që gënjeu publikisht duke thënë se nuk kishte bërë veprime, por kishte dhënë këshilla.

    Emri:  auto_-640-0-vvjpg-17401482451740148987.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  54.4 KB

    Në fakt është kapur me zë dhe me figurë. Pra Erion Veliaj është në burg me vendim gjykate dhe me masë sigurie.

    Teza e Ramës

    Sipas kryeministrit Rama, Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar, por mund ta bënte dënimin pasi të përfundonte gjykimi, pra të dërgohej në gjykatë, të gjykohej dhe në fund në rast se do të dënohej atëherë mund të vuante dënimin.

    Kryeministri jep një mënyrë alternative, por duhet të mësojë se ka një Kod Penal, i cili parashikon masat e sigurisë, në burg, në gjendje të lirë, me detyrim me paraqitje siç është Ajola, me arrest shtëpie siç ishte Sali Berisha, me masë sigurie arrest me burg siç është Ilir Meta, se me logjikën e Ramës as Saliu nuk duhet të ishte në ballkon, as Meta nuk duhet të ishte në burg, as Pëllumb Gjoka nuk duhet të ishte në burg, as Oltion Bistri nuk duhet të ishte në burg, se ishin me masa sigurie. As Safet Gjici nuk duhet të ishte në burg nëse nuk do të ishte me masë sigurie. Do të pritej të gjykohej dhe pastaj të veprohej.

    Por Kodi Penal i ka të mirëcaktuara masat e sigurisë dhe këto i vendos gjykata. Erion Veliaj duhet të ndiqej i lirë. Saliu dhe Meta duhet të kishin masë sigurie, Erioni jo sipas Ramës. Pasi të gjykohej të vuante dënimin. Në fakt, ligjin e ka vendosur Kuvendi.

    Rama atje e ka në dorë, mund t’i heqë fare masat e sigurisë dhe gënjen çdo mendje e sëmurë e propagandës së 99-çave dhe socialistëve kur thonë se nuk ka një gjyq për arrestimin e Erion Veliajt. Ka dy gjyqe dhe Erion Veliaj është me masë sigurie si shumë raste të tjera të Kodit Penal.

    Dhe shumë grupe kriminale ndodhen brenda pikërisht për shkak të masave të sigurisë se kështu i binte që të gjithë të jenë të lirë meqenëse janë kryetarë bashkie, ministra dhe deputetë, të rrinë rehat kur t’u vijë radha, të mbarojë gjyqi, pastaj të shkojnë të vuajnë dënimin.

    Po kur shkojnë dhe prishin provat, çfarë duhet të ndodhë me ta?

    Ndaj dokumenti tregon që ka një vendim gjykate nga gjyqtari Erion Bani, ka një gjyq të dytë që ka zgjatur 15 orë, ka një përballje në gjykatë dhe më pas ka një vendim dhe ajo që bën kryeministri ynë duke thënë që nuk ka një vendim gjykate, kjo është një gënjeshtër, pasi askush nuk mund të rrijë në burg pa një vendim gjykate.

    Ka masë sigurie për Ilir Metën, siç kishte edhe për Sali Berishën, në fakt ky i fundit ende e ka një masë sigurie, detyrim me paraqitje, ende nuk është gjykuar dhe ai.
    Gënjeshtrat se nuk ka vendime gjykate dhe se problemi është vetëm prokurori, thjesht dhe vetëm i japin një oksigjen të përkohshëm për militantët dhe asgjë më shumë se kaq.

    Në përfundim të gjithë e kuptojnë se e vërteta vonon, por nuk harron.

    CNA.al

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij me akuza korrups

    Skema ‘Abule-Xoxa’/ Si përfunduan 300 milionë lekë tek Ajola, detaje

    Emri:  auto_-640-0-1740308980xxoxa-abule-1271740314856.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  27.4 KB

    Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito kanë në pronë dhe administrojnë shoqëritë ‘Rametal’, ‘Sapientia’, ‘Ventus’, të cilët janë klientët kryesorë të shoqërive të lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarëve të saj.

    Sipas vendimit të zbardhur nga GJKKO, rezulton se vetëm nga ‘Rametal’ sh.p.k. dhe ‘Sapientia’ sh.p.k., sipas faturave të lëshuara, rakordimeve, si dhe dokumenteve bankare, ‘Partners Law’, si edhe shoqëritë e kontrolluara faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, ‘Ava Studio’ sh.p.k. dhe ‘Arts Lab’ sh.p.k., përfshirë këtu edhe personin fizik, Greta Domi, kanë arkëtuar një shumë totale prej 30,766,626 lekësh.

    Pra, Elman Abule dhe Marisa Nito i japin më shumë se 300 milionë lekë Ajola Xoxës për konsulencë ligjore.

    Detaji më qesharak në këtë histori është fakti që ‘Sapientia’ e Marisa Nitos është një kompani që ofron shërbime konsulence ligjore dhe paguan kompanitë e Ajola Xoxës 300 milionë lekë për konsulencë ligjore.

    Fatura më dhjetëra mijëra euro janë dhënë nga çifti Abule dhe Nito për Ajola Xoxën dhe këtë e tregojnë komunikimet mes financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu, dhe vetë Marisa Nitos.

    Por ‘Rametal’ nuk faturohet vetëm nga Ajola Xoxa nëpërmjet ‘Partners Law’, por edhe nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, si dhe daja i Ajolës, Erald Simixhiu që figurojnë ligjërisht pronarë të dy sh.p.k.-ve që në fakt kontrollohen nga shtetasja Ajola Xoxa.

    Emri:  auto_-640-0-1-17403117531740314858.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  70.9 KB

    Kjo vërtetohet dhe nga komunikimet e bëra mes financiereve të Ajolës dhe kompanive të Abules dhe Nitos.

    Por pagesat nga ‘Rametal’ sh.p.k. vijojnë: Në faqen 9 Adela i kërkon ekonomistes të konfirmojë pagesat që kanë mbetur për t'u bërë nga ‘Rametal’. Përgjigjja e dërguar në faqen 11 është: ‘Ndjesë për vonesën por kam qenë e zënë dje, Detyrimi i Rametalit: Partners-25.200 euro. Ava Studio 18000 euro. Është edhe dicka e hapur me kompaninë Jedas por nuk jam shumë e qartë.’

    Pra, ‘Rametal’ sh.p.k. i detyrohet ende ‘Partners Law’ sh.p.k. të shtetases Ajola Xoxa 25.200 euro dhe ‘Ava Studio’ sh.p.k. të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, kontrolluar ‘de facto’ nga kjo e fundit, një shumë prej 18.000 eurosh.

    Emri:  auto_-640-0-2-17403117481740314860.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  60.0 KB

    Por, ekonomistja njofton financieren e shtetases Ajola Xoxa që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë ‘Jedas’, e cila shfaqet për herë të parë në komunikime.

    Madje ajo shton: ‘Nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndërmjet shefave.’

    Këto komunikime që dëshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa te të dyja shoqëritë e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i të cilit rezulton i lidhur ngushtë me Bashkinë Tiranë, si për shkak të njohjes personale me kryetarin e saj, Erion Veliaj, ashtu edhe me përfitime të lidhura me bashkinë që ky shtetas drejton, hedhin edhe pikëpyetje në lidhje me një shoqëri tjetër, të emërtuar ‘Jedas’, për të cilën ekonomistja e ‘Rametal’ sh.p.k. jep llogari që ka disa pagesa të palikuiduara te financierja e shtetases Ajola Xoxa, Adela Kondakçiu.

    Emri:  auto_-640-0-3-17403117401740314863.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  80.2 KB

    Adela nga ana e saj, në faqen 12 i kthen përgjigjen: ‘Jemi në rregull për Rametal. PËR JEDAS KAM FOLUR ME SHEFEN S’KA PROBLEM.’

    Duke pasur në konsideratë se ‘shefja’ e Adelës, referuar të gjitha komunikimeve nga organi procedues, është shtetasja Ajola Xoxa, duket se ekziston dyshimi që edhe shoqëria ‘Jedas’, ka lidhje me këtë të fundit.

    Më tej, ekonomistja e ‘Rametal’ sh.p.k. i thotë Adelës në faqen 13: ‘Sapo mora një konfirmim nga shefi. Javën e ardhshme do procedojmë me një pagesë prej 30.000’ (supozohet në monedhën euro).

    Në faqen 15 Adela i kërkon të konfirmojë nëse është bërë ndonjë pagesë. Ekonomistja i përgjigjet në faqen 16: ‘Brenda ditës së premte do mbyllim të gjitha faturat sipas konfirmimit me shefat.’

    Në fakt, në faqen 18 të komunikimeve ekonomistja e ‘Rametal’ sh.p.k. i dërgon Adelës dy pagesa të kryera më datë 20.09.2023. Konkretisht bëhet fjalë për pagesën e bërë për ‘Partners Law’ sh.p.k. në shumën prej 37.200 eurosh, për likuidim të faturave nr. 3/2023, 4/2023, 17/2023.

    Pagesa tjetër bëhet për ‘Ava Studio’ në shumën 18.000 euro, për likuidim të faturës 2/2023. Por, pasi e falënderon, Adela Kondakçiu i kujton se janë dhe disa fatura që janë lëshuar për shoqërinë ‘Sapienta’ dhe që duhej të fliste një herë për pagesat e tyre. Faqe 19.

    Paraprakisht sipas organit procedues duhet sqaruar se shoqëria ‘Sapientia’ e formës tregtare me përgjegjësi të kufizuar, është themeluar dhe përfaqësohet nga shtetasja Marisa Nito, bashkëshorte e shtetasit Elman Abule, i cili zotëron shoqërinë ‘Rametal’ sh.p.k., që ka kryer pagesat e përmendura më sipër.

    Por pagesat mesa kuptohet nga komunikimet dhe siç rezulton dhe nga dokumentet bankare, nuk bëhen veç nga shoqëria ‘Rametal’ sh.p.k. në favor të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, por edhe vjehrrës së këtij të fundit, por edhe nga shoqëria tjetër e bashkëshortes së pronarit të ‘Rametal’, ‘Sapienta’, shtetasja Marisa Nito.

    Kjo është vetëm një pjesë e dosjes hetimore që vërteton pagesat që merrte Ajola Xoxa dhe familjarët e saj nga Elman Abule dhe Marisa Nito për konsulencë ligjore.

    Në vetë deklarimet e tij, Elman Abule pranon se ka paguar Ajola Xoxën për konsulencë mbi një pronë që kushtonte 1 milion euro.

    ‘Deklaruesi shprehet se me shtetasen Ajola Xoxa njihet sepse kjo e fundit me bashkëshorten e tij janë shoqe të ngushta. Tregon se 4-5 vitet e fundit ka pasur marrëdhënie tregtare me Ajolën, pasi ajo u ka ofruar shërbime ligjore kompanive të tij. Për këto shërbime, tregon se ka biseduar me Ajolën në prezencë të Marisës. Shërbimet ligjore i merrte për rastet kur Marisa nuk merrte përgjegjësi për çështje të mëdha. I pyetur në lidhje me një shërbim konkret ku evidentohet shërbimi i Ajola Xoxës, sqaron se është rasti kur ajo ka dhënë konsulencë për blerjen e një prone që ka kushtuar 1 milion euro. Për këtë shërbim nuk e mban mend pagesën, por tregon se ka ofruar konsulencë në hartimin e kontratës së shitblerjes së pronës dhe janë draftuar disa kontrata duke qenë se historia e pronës ka qenë e gjatë. I pyetur nëse konsultimet janë dokumentuar, pra, nëse ka pasur dokumente të shkruara, deklaruesi shprehet se për këtë gjë duhet të pyetet Marisa’, thuhet në dosje.

    Emri:  auto_-640-0-4-17403117341740314880.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  47.6 KB

    Kjo është skema ‘Abule-Xoxa’ që tregon se si bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka përfituar qindra miliona lekë, ndërsa Abule shpërblehej nga Veliaj me leje ndërtimi.

    CNA

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2025, 11:33
  2. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-05-2025, 17:18
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2024, 23:18
  4. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  5. SPAK thërret Erion Veliaj dhe e merr në pyetje për 7 orë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2024, 10:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •