Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Institucionet shtetërore nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

    Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

    Të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e kryera ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nga institucionet sinjalizuese dhe ato ligjzbatuese pranë SPAK, tregojnë se veç Policisë së Shtetit, shumica e enteve të tjera publike nuk kanë gjetur paligjshmëri për të referuar.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  spak-16-9.jpg

Shikime: 201

Madhësia:  65.5 KB
    Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

    Apatia e institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe paligjshmërive të funksionarëve të lartë bëri që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani të evidentojë në mënyrë të përsëritur gjatë raportimeve të analizave vjetore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Kuvend, mungesën e kallëzimeve penale për korrupsion dhe krim të organizuar nga ana e enteve publike që kanë funksion të hetojnë paraprakisht këto krime dhe ti adresojnë ato pranë organeve të drejtësisë.

    Sipas të dhënave që BIRN siguroi përmes kërkesave për informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i vetmi institucion që ka depozituar çdo vit kallëzime është Policia e Shtetit. Për periudhën 2020-2024, Policia e Shtetit ka depozituar gjithsej 293 kallëzime penale, nga të cilat 205 për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 88 denoncime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Konkretisht, për vitin 2020 janë depozituar në total 67 kallëzime; 68 kallëzime penale për vitin 2021; 44 kallëzime në vitin 2022; 65 kallëzime penale në 2023-in dhe 49 në vitin 2024.

    Institucioni që renditet i dyti përsa u përket kallëzimeve penale të regjistruara në SPAK, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, që në vitin 2020 ka depozituar 1 kallëzim; në 2021-in 4 kallëzime; 2 në vitin 2022 dhe 11 në 2024-ën – të gjitha kallëzime që kanë të bëjnë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka depozituar një kallëzim në vitin 2023; Administrata Doganore Shqiptare dhe ILDKPKI, nga një kallëzim në vitin 2024, edhe këto për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

    Institucione të tjera që kanë për detyrë funksionale apo janë krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk kanë kryer asnjë kallëzim. Një prej strukturave që nuk ka bërë asnjë referim prej krijmit të saj, është dhe Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit. Kjo strukturë u krijua bazuar në urdhërat nr.106, të datës 25 korrik 2019 dhe 25 qershor të vitit 2020, me objektiv luftën kundër çdo lloj korrupsioni dhe forcimin e besimit për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit.

    Të tjera institucione veprimtaria e të cilëve ka të bëjë dhe me veprimtarinë e krimit të organizuar apo korrupsionin, por që nuk kanë depozituar asnjë kallëzim gjatë këtyre katër viteve në SPAK, janë Agjencia e Inteligjencës Financiare; Administrata Tatimore Shqiptare; Komisioneri i Prokurimit Publik, Autoriteti Mbikqyrjes Financiare; Shërbimi Informativ Shtetëror; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Banka e Shqipërisë, etj..

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Institucionet shtetërore nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

    Institucione të tjera që kanë për detyrë funksionale apo janë krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk kanë kryer asnjë kallëzim. Një prej strukturave që nuk ka bërë asnjë referim prej krijmit të saj, është dhe Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit. Kjo strukturë u krijua bazuar në urdhërat nr.106, të datës 25 korrik 2019 dhe 25 qershor të vitit 2020, me objektiv luftën kundër çdo lloj korrupsioni dhe forcimin e besimit për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit.
    Ore ka të drejtë ilia spiro që na thotë ne në forum, që nuk ka korrupsion në Shqipëri prandaj nuk e raportojnë këta. Nuk kanë çfarë të raportojnë se as nuk shohin, as nuk dëgjojnë, e as nuk bëjnë korrupsion. Nuk e njohin ore fare korrupsionin! Nuk e kanë parë ndonjëherë!

    5 vjet ministri i drejtësisë drejton organizatën antikorrupsion, dhe asnjë kallëzim të vetëm për të korruptuar!

    Mësoni ju amerikanët nga Shqipëria e Kryeçobanit Rilindas Rama! Se ju në Amerikë ju mbyti korrupsioni.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-02-2025 më 22:39

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-10-2024, 01:27
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:16
  3. AAK dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.
    Nga angmokio në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2014, 08:17
  4. Ligji i ri: Ndjekje penale për ata që nuk denoncojnë krimin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:01
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •