Grenell shkrim kundër Kurtit, djali i Donald Trump e riposton
I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell thotë se SHBA-të u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin.
”Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X. Këtë postim e ka ripostuar edhe djali i Donald Trump, Donald Trump.jr.
Koha Jone
Krijoni Kontakt