Bej te kthehem,
po rruget me humbasin
nder pirgje dashurish te vrara.
kembet me kaperthuren
neper kulpra thashethemesh.
Vec me fjalen time,
mundohem te perballoj
lukunin e ujqerve.
Eh,fjala ime!...
Te braktisa
se te veshtira kohet qene.
Te flijova;
kurban per veten te bera.
Te ndrydha,
te shtrydha,
te gjuajta
thelle ne humneren e shpirtit.
Kujtova se te ndryva
kurre me
te mos ndihesh.
Po ne kalamendjen time
kur Londonin bridhja
symbylluarzi,
ti fhehtaz nxore koken;
dikush te pa
u trimerove:
Jam ketu!-bertite,
ende gjalle
e braktisur ende ste kam,
po merrme me vete
tok te ecim.
Ani, hajde,
veq i mpire jam
e mpire dhe ti
le ta mbajme njeri tjetrin
edhe pak.
%
Krijoni Kontakt