Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj: Ja faktet që provojnë se Edi Rama është ideatori dhe koka e narko-shtetit shqipt

    Inceneratori i Tiranës-Elbasanit-Fierit/ Ahmetaj nxjerr kontratën: Ku është firma ime? Pronarët faktikë, Veliaj-Rama

    Arben Ahmetaj ka publikuar kontratën e koncesionit të Tiranës gjatë intervistës së tij të tretë në Çim Peka Live.

    Ish-zëvendëskryeministri Ahemtaj, ka theksuar se në asnjë prej koncesioneve të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, nuk është vendosur firma e tij, edhe pse SPAK e akuzon për këtë çështje.

    Gjithashtu, Ahmetaj u shpreh se pronarët faktik të inceneratorit të Tiranës, janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama dhe se SPAK nuk guxon ta hetojë.

    ‘Dhe e kam theksuar edhe herën e kaluar, e kam kundërshtuar dhe po e theksoj prap sot se pronarët faktik të inceneratortit të Tiranës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. Pse nuk i akuzon SPAK. Unë nuk kam asnjë firmë. Tani, pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama në 2017 ka thërritur 2 njerëz, midis tyre Erion Veliaj dhe i ka detyruar që të vazhdojë procesi përpara’, u shpreh Ahmetaj.

    Intervista:

    Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës. Kjo është kontrata e koncensionit të inceneratorit të Tiranës. Kur unë, sipas kreut të organizatës, sy-zgurdulluari dërdëllitës, ej, ku është firma ime këtu???

    S’ka firmë timen këtu, për Tiranën, e para. E dyta, Fieri dhe Elbasani, ku është firma ime këtu? Tek Elbasani ka vendim qeverie me firmën e shokut Niko. Me Nikon na ka nxjerrë në fotografi dhe këta nuk pranojnë, se ke një fotografi, ke njohej. Gjëra qesharake, është bërë SPAK si agjenci udhëtimesh. Unë nuk kam qenë në atë mbledhje rastësisht. Unë nuk kam firmë të asnjë incinerator. Për çfarë korrupsioni flet SPAK.

    Peka: Gazetarët pranë qeverisë ju akuzojnë ju se keni qenë në shkollë me ta, ju i keni çuar ata për koncensionet…

    Ahmetaj: Do na vijë kujtesa dhe do ta tregojmë kush ka qenë në shkollë me ta. Kush i ka patur edhe në punë ata në ministri. Por e para unë nuk kam asnjë firmë dhe kam kundërshtuar këtë projekt. Dhe e kam theksuar edhe herën e kaluar, e kam kundërshtuar dhe po e theksoj prap sot se pronarët faktik të inceneratortit të Tiranës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. Pse nuk i akuzon SPAK. Unë nuk kam asnjë firmë. Tani, pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama në 2017 ka thërritur 2 njerëz, midis tyre Erion Veliaj dhe i ka detyruar që të vazhdojë procesi përpara. Do ecim por garancia është që asnjë nga ata të LSI-së mos ketë punë, dhe është caktuar mbikqyrës pronari faktik.

    Peka: Berisha ka denoncuar që ju e keni marrë në tel Ter Kokën dhe i ke thënë…

    Ahmetaj: Janë nuk janë të vërteta, mos hyjmë aty, por ja të kthehemi edhe të ajo e dherave. Dherat janë mbetje urbane, janë taksë ilegale e paligjshme, është shpikur për të vjedhur qytetarët e Tiranës. Bela mafia e ka investiguar, ka aneks kontrate? Ia kam thënë edhe Klosit këtë. Se edhe ai del reciton kreun e organizatës që ai ka probleme mendore, financiare, shpirtërore…edhe Elisa Spiropalit, që kam repsekt, del edhe ajo reciton.

    Unë kam problem shpirtërore. Po mo ka, në sulm, fëmijët të shpërndarë nëpër botë. Motra e hequr nga punë, gruaja, motra tjetër, të terrorizuar nga ky heroi i fëmijëve tanë.

    Me vjen shumë keq në gjithë këtë histori nga dy persona. Ulsi Manjës të cilit ia kam dërguar dosjen. Ore që ti je zgjatim i Edi Ramës këtë e dimë, po si jurist më kthe një përgjigje. Se unë jam i kërkuar nga drejtësia e këtyrë. Ç’është kjo histori që nuk kthen përgjigje? Dmth drejtësia e këtyre mua më kërkon, Benet Becin nuk e kërkon, i gris edhe urdhër-arrestit sa kthehet nga Brazili dhe shiko se ka sms atje, shiko ça bëjnë, te Benet Beci ndryshojnë edhe akuzën, e bëjnë shkelje e barazisë në tendera. Ajo është korrupsion i hapur. Nuk kam gjë me Benetin.

    Peka: Në respekt të shikuesit unë nuk dua që ata të mendojnë, se e di pse ngul këmbë unë, se ti thua, i nderuar Klosi, e nderuar Elisa…ku janë të ndëruar ata?

    Ahmetaj: Ok, dakord. Klosi tha ka probleme mendore. Dherat, është tarifë kriminale. Ajo tarifë i shkon Erion Veliajt dhe Edi Ramës, pronarëve faktik të inceneratorit. U bëj thirrje gjithë ndërtuesve që të mos ta paguajnë se është e paligjshme, cojeni në Gjykatë Kushtetuese.

    Dhe, mua më vjen shumë keq që Erioni është në atë situatë, nuk e dëshiroj unë që Erionit të jetë në atë situatë. Le te vazhdojë Bela mafia të kapë historinë ta përplasi aty ku e përplas. Por një gjë dua t’ia them, ti nuk mund të hetohesh duke qenë kryetar bashkie. Ti s’duhet të arrestohesh, duhet të gjykohesh në liri, po familja jote meriton të ketë dinjitetin që meriton, nuk ka rëndësi se çfarë është gjetur e çfare jo deri ditën që gjykata e painfluencuar të flasi, por ti duhet ta lesh detyrën. Nuk i konvenjon Edi Ramës, unë nuk e di çfare i konvenjon Edi Ramaës, ta arrestohesh tani, apo pas zgjedhjeve. Do që ta arrestojë tani para zgjedhjeve që t’u tregojë se amerikanët sollën Noc Rrokun, unë e kam drejtësinë. Sot e ka cuar në buzë greminës Erionin, e ka eleminuar politikisht. Tani i thotë Erionit se pas zgjedhjeve do ta shkatërrojmë SPAK-un se tashi ca kishim ia rrasëm, iku Saliu, iku Meta, do iki ai Beqjes, Beqja na vlejti se e rrasëm aty që të rrijë urtë gjithë PS-ja që t’u thotë se ej ej rri, ai tjetri është syrgjynosur, deshëm t’i rrasnim inceneratorët po dreqi s’ka firmosur. Prit, do shohim teatrin mes SPAK, Erionit dhe kreut të organizatës, pale si i intereson. I intereson tani që të thotë e po unë e bërë refomën në drejtësi, ja Erioni, ai që do merrte Partinë Socialiste dhe këtej kuptohet që s’ka pas ndonjëherë ndërmend as të lejë gjë, do të lerë të djegur PS, ajo do ngrihet nga hiri pas këtij. Nga ana tjetër nuk do se do i thonë hej, po këta lejet e ndërtimit i kanë dhënë bashkë, korrupsionin e kanë bërë bashkë, dhe thotë ta le njëherë pas zgjedhjeve se do ngrihet opozita do thotë ky, për Erionin, je ti. Se ku bën këtë zakonin, dardhët, pjeshkët, lulështrydhet… ky të gjitha i bën vetë. Pse paskam ngrënë unë dardha, unë s’kam firmos, ti e ke dhënë edhe bonusin, ti ke firmos, unë s’ka dhënë asgjë.

    I kërkoj ndërtuesve të Tiransë të mos paguajë taksën e dherave.

    Pjesa tjetër kam qenë prezent te takimi me gjermanët në port. Janë kërcënuar gjermanët.

    Peka: Janë kërkuar nga kush?

    Ahmetaj: I ka kërcënuar plaçkitësja(Balluku), kam qenë aty, ikën gjermanët. Le ta investigojnë, gjermanët janë dëbuar. A më kanë akuzuar mua me hotelet? Me ca kam bërë unë pastrim parash, që janë para banke dhe jo dore. E dini ju sa është shitur apartamenti Eriolës në Lalz, e shitën 130 është shitur 200 pas dy duarsh, deshën të quajnë fiktive. Këta marrin telefonat e IPAD-et e kalamajve edhe të shkollës, edhe të pleqve, shkatërruar gjithandej. Jeni marrë ndonjëherë se ky është batuataxhi lagje, se ky shkon shiko NBA.

    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj: Ja faktet që provojnë se Edi Rama është ideatori dhe koka e narko-shtetit shqipt

    Denoncimi i fortë i Ahmetajt: Biznesmeni që pagoi çarterin e Ramës nga Shtutgarti mori leje ndërtimi. Një biletë në NBA i kushtoi 28 mijë dollarë

    Arben Ahmetaj u shpreh në intervistën e tij për Çim Peka LIVE se biznesmenët që kanë marrë leje ndërtimi, kanë paguar edhe për çarterat e Edi Ramës.

    Intervista:

    Peka: Ishim tek pjesa e ndeshjes së NBA.

    Ahmetaj: A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…

    Peka: Mos i fut të gjithë në një thes se Beqaj ka firmosur.

    Ahmetaj: Dakord ore dakord, po kë do ky që të ndëshkohet, ndëshkohet, kë s’do ky, nuk zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk lejon hetime. Del thotë për Erionin, për Erionin thotë i cenuan jetën private, familjen, ndërsa tek unë, 40 ditë Top Channel përmes Fugës dhe të këtij, 40 ditë thoshin deri gjëra të 1997. E di Ben Malaj që unë kam lënë leshtë për të ngritur tatimet. Ndërsa për Erionin thotë i hynë te familja, ore ti kreu i organizatës, në shtëpinë time gjetën gjoja vibrator, dolën informacione 5 minuta pasi kishin hyrë në shtëpi, ça the ti? Ti the po të isha unë gjyqtar… ti je gjyqtar, prokuror, autokrat, të gjitha je ti. Po bravo të qoftë, edhe një gjë tjetër, ti je sot në pushtet sot 28 vite, je më afatgjati. Dhe në fund të 28 viteve legasia jote do jetë krimi i organizuar. Mos përziej socialistët me këta. Ti për herë të parë është bërë në Shqipëri sindikatë krimi. Për Erion Veliajn thotë iu prek familja. Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 20.10.2022, kur kreu i organizatës kërcënoi indirekt përmes SPAK.

    Dhe që atëherë unë nuk isha pjesë e Fierit dhe Elbasanit duhej të më gjenin… pra nëna imë nuk është nëna, është lopa, nëna e Erionit është tjetër.

    Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi?

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj: Ja faktet që provojnë se Edi Rama është ideatori dhe koka e narko-shtetit shqipt

    ‘Bomba’ e Ahmetajt: Edi Rama dhe Linda në qendrën e detoksifikimit, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro për seancë

    Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës në intervistën e tij për Çim Peka LIVE.

    Ai tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.

    Intervista:

    Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

    Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

    Peka: Çfarë viti?

    Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi.

    Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

    Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi.

    Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë.

    Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

    Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj: Ja faktet që provojnë se Edi Rama është ideatori dhe koka e narko-shtetit shqipt

    Skandali/ Ahmetaj: Rama do jepte edhe tokën e ambasadës tonë në Nju Jork. Shpresoj që SHBA të rikalibrojë reformën

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi në intervistën për Çim Peka LIVE se kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.

    Ahmetaj u shpreh se beson se SHBA do të rikalibrojë të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

    Intervista:

    Ahmetaj: Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.

    Peka: Dhe ti ia refuzove?

    Ahmetaj: S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso.

    Peka: E ka ditur?

    Ahmetaj: Jam i bindur. Për çfarë merr prapë projekt publik një njëri i lidhur me atë falsifikim. Budalla është populli shqiptar? Unë kuptoj se shqiptarët flenë një moment se i ka pickuar miza dhe i ka mpirë. Po zgjohen. Po pse ia jep mo një projekt 1.3 miliardë një njeriu të lidhur me mashtrimin? Pse ia jep? Pra, qëllimi i këtij është, ky do përdori çdo gjë për të qëndruar në pushtet, unë dua socialistët në pushtet, socialistët mo, ky nuk ka lidhje me socialistët. Dhe, nesër do t’i ketë të gjitha arteriet ekonomike, portet po, rrugët po, turizmin po, kazinotë po, e dëgjove ca tha Trumpi, kartelet e drogës do shpallen terroriste?, Po mirë mo, një pyetje kam, a ka marrë ndonjë i lidhur me kartelet e drogës, a i ka dhënë ky licencë kazinoje? Ç’punë ka ky mo me licencat e kazinove? Pse gënjen publikun. Siç i gënjen që tha së vajta në NBA se do bëj akademinë e NBA në Durrës. Po pse mo kush jemi në, serbët, finlandezët që po zhvillojnë basketbollin, ne kemi basketboll modest. Ky tallet me shqiptarët, po ne qofshim. Altin Dumani me këto të merret. Siç bën për inceneratorin e Tiranës që duan t’ia ngecin Taulant Tushës, ça ka bërë Tusha mo, ai ka qenë punonjës. Po kujt mo dua këta t’ia ngecin?

    E di çfarë ka ndodh me respiratorët. Ka pasur një tender të shëndetësia për respiratorët, respiratorët në bazë të SPAK-ut kanë kushtuar 2 mijë euro, këto u blenë 6400 euro. Hitet nga 2 dollarë u blenë me nga 6 dhe 9 dollarë. Tashi ca thotë SPAK? Nuk ka vepër penale thotë, thjeshtë komisioni gaboi pak se nuk konsultoi çmimet ndërkombëtare. Ej, nuk është sajim, është në dosjen e SPAK.

    Të më dalin edhe ndërkombëtarët tani dhe të më tregojnë çfarë reforme në drejtësi është kjo.

    Gjykata speciale dhe prokurori speciale ka patur vetëm 3 herë në Shqipëri.

    Më 1924 pas revolucionit të ’24, armiqtë e Zogut u futën në burg, po jo kaq rëndë, në 1945 filloi me Gjergj Kokoshin dhe përfundoi ‘I don’t now’ dhe kjo sot.

    Dhe trajtohen politikanët, se është interesante, se nga njëra anë themi Shqipëria ka ndryshuar, dhe nga ana tjetër trajtohen politikanët sikur të kenë qenë me egërsi e urrejtje sikur të kenë qenë oficerë në Mat’hauzen, që guxon ti heroi i fëmijëve të mi që miqtë e mi të kenë frikë të thonë, si je vëlla, apo familja ime të ketë frikë të më marrë në telefon. Kjo tregon mungesë aftësie shtet-formuese, këtu ka rënë Shqipëria sot. Pse mo, Erion Veliaj është 50% pronar faktik i inceneratorit, nuk meriton të trajtohet ashtu, kurse Benet Beci ndryshe, pastaj prapë, për Erionin, mbaje këtë se me duhet ta vras. Ne kemi bërë gabime, por kemi punuar, nuk kemi qenë armiq. Ç’është more ky trajtim? Pra mos e lidh me Ben Ahmetajn, asnjë njëri nuk duhet të trajtohet pa dinjitet. E kanë nëpërkëmbur Veliajn nëpër media, ai ka qenë një strategët e sulmit ndaj meje, por nuk duhet të trajtohet ashtu. Merru me Belindën mo, pse nuk merresh me atë, pse nuk merresh me inceneratorin e Tiranës. Kemi faktin te porti, 60 milionë euro do jepen reklama.

    Peka: Do blihen mediat.

    Ahmetaj: Po, do blihen mediat. McGonigal e thamë, biletat e NBA e thamë, ambasada jonë ne Nju Jork e thamë, nuk do merrem më në respekt të asaj zonjës…

    Peka: Ore, ndale pak, për çfarë respekti flet ndaj asaj zonjës, e di që ke punuar me të, por në qoftë se gruaja e kryeministrit pranon të marrë para për të matur punën e qeverisë së burrit… dhe ti ma thua kam respekt?

    Ahmetaj: Më thoni një vend tjetër në botë që gruaja e kryeministrit merr para për të matur punën e burrit, është konflikt interesi i pastër, respekti nuk është për këtë, se s’dua t’i hyj të tjerave. Po këto BB, FMN ku janë, e dinë që është konflikt i pastër interesi.

    Pasuria ime ka ardhur në rënie nga koha që kam hyrë në qeveri.

    Edhe një ngacmim tjetër mes Onkologjikut dhe kopshtit të Edenit, ku Rama pi verë me kreun e organizatave kriminale.

    Peka: Po thoni që Rama pi këtë lloj verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë me elementë të krimi të organizuar?

    Ahmetaj: Po. Rasti im është fenomen i pastër ku drejtësia është e kapur nga politika dhe është edhe falsifikim. Dhe nuk kanë asnjë provë, kanë një shkresë që është opinion për vendim qeverie. Nuk kam firmosur kurrë, por meqë nuk kanë ku kapen, thotë dyshohet që është një nga… aty firmos Rama, përmes Niko Peleshit, këtej matanë firmos Erioni, firmosin të gjithë, unë jo, dhe ata janë të lirë, unë… dhe duan që punën e Erjolës ta quajnë fiktive. Pronat e mia që ka shitur unë, kam shitur pronat e mia, këta thonë ke shitur… pastrim para, jo po shiko se…

    Peka: Dhe ku është çështja juaj në këtë moment?

    Ahmetaj: T’ju them një gjë flagrante. Kushtetuta ka një nen që thotë se shtëpia apo banesa ku banon deputeti do aprovim nga parlamenti. Tani unë në Lalëz jetojnë Keilis me Erjolën, në bazë të vendimit të gjykatës Europiane ne konsiderohemi familje, aq më tepër që fëmija e përforcon familjen, këta kanë hyrë në shtëpinë time pa leje të parlamentit. Këta i kanë hyre në shtëpinë time në emër të Erjolës pa leje, po pse e ka rrujtë Gjykata Kushtetues apo GJKKO, ore fare nuk i rruhet. Gjykata Kushtetuese thotë ou, pse me Ben Ahmetajn do merrem unë tani. Dy gjyqtarë nuk kontrollon ky në Gjykatën Kushtetuse, ore këta i kanë mohuar bukën fëmijëve. Brenda standardit të SPAK, këta kanë shkuar të shtëpia e Erjolës, të cilën nuk e konsideron gruan e Benit, derisa hyri pa leje të parlamentit, dhe pastaj e akuzon për mosdeklarim se është gruaja e Benit? Ore çfarë standardi ke? Si në njërën anë qenka gruaja ime, në tjetrën jo. Si shpenzon 20 milionë dollarë në gjithë botën për mua, apo që ke kapur se unë kam fluturuar në një avion me Mirel Mërtirin me 200 veta, ndërsa Olsi ka udhëtuar 7 herë, nuk kam gjë me Olsin, por standardet…

    Peka: Edhe një pyetje se po shkojmë gati 3 orë. Çfarë prisni pas kësaj interviste?

    Ahmetaj: Ti i ke fëmijët e rritur, dhe shyqyr Zotit t’i kesh me jetë dhe nuk e ke parë këtë filmin me boba. Dhe sygurdulluari te filmi për kalamaj isha unë, ti ishte qimja, kanë shkuar deri te NETFLIX për fëmijë… unë pres që unë Erjola dhe Albina të jemi grup i strukturuar kriminal… dhe të zihemi se kush është kryetari. Unë i pres të gjitha, unë pres të ndërhyhet në Gjykatën Kushtetuese, unë pres çdo gjë, se kështu është bërë këtu, se në gjithë botën prokurorëve u dridhen këmbët nga gjyqtarët, këtu u dridhen nga SPAK. Të thashë që jam kërcënuar. Unë pres që Altin Dumani dhe Millonai të kërcënojnë siç kërcënuar se do e çonin te vendi i shurrës atë kushërirën, pres shumë nga Dumani se e ka personale më mua. Nga kreu i organizatës pres shumë. Unë nuk përjashtoj dhe nuk habitem më nga asgjë, po ta shohësh edhe në ato diskutimet e EncroChat ky paska futur në sherr dhe ata të krimit me njëri-tjetrin.

    Një gjë dua ta them, reforma në drejtësi është një investim i rëndësishëm, fatkeqësisht i deformuar. Nuk është bazuar, është nisur të bazohej, por nuk u zbatua në praktikë për shkak të vetingut që u bë nga qeveria, nga motra e zëvendëskryeministres, nga këshilltarja e Engjëll Agaçit, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, nga motra dhe miqtë më të afërt të kryeministrit dhe kanë bërë dosje për prokurore e gjykatës dhe i komandojnë përmes tyre. Shikoni Gjykatën e Lartë, keni njerëz familjarë të drejtuesve socialiste. Unë kam një shpresë shumë të madhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta rikalibruar reformën në drejtësi që të bazohet vërtetë te drejtësia, te të drejtat e njeriut, të prezumimi i pafajësisë… nuk mundet më që një vend të mburret me kamxhikun. Nuk ka vend që mburret me kamxhikun, vendet mburren me ligjin. E mban mend kur ra Lehmann Brother, kjo u nis si nisëm e sinqertë, por që rrugës u manipulua. Por çfarë ndodhi, u korrigjua. Kështu që unë kam shumë besim që SHBA do ta rikalibrojë këtë reformë në drejtësi.

    Peka: Zoti Ahmetaj unë të falenderoj. Jam i sigurt që do jemi shpejt sërish. Po ta shikosh jemi në intervistën e e tretë, njëlloj siç ka ndodhur me intervistën e parë dhe të dytë, reagimet nga SPAK janë zero, edhe pse indicie ka plot, por SPAK nuk lëviz, lëviz vetëm kur i shkon ndonjë gazetar, apo Idajet Beqiri. Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri sonte ka përmendur shumë emra dhe shumë ngjarje, që shumë personazhe do duhet t’i pranojnë ose t’i përgënjeshtrojnë.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-07-2024, 12:13
  2. Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 25-06-2024, 13:52
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  5. Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 24-11-2013, 23:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •