Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Kisha Orthodhokse Autoqefale E Shqipërisë –

    Njoftim Për Shtyp

    Përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit

    Tiranë, 1 mars 2025

    Emri:  40t-e-Kryepiskopit-Anastas-08.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  67.0 KB

    Në një atmosferë thellësisht prekëse, u krye sot, të shtunën, më 1 mars 2025, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.

    Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e përshpirtshme u kryesuan nga Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani, me të cilin bashkëmeshuan Mitropoliti i Gjermanisë nga Patriarkana e Antiokisë, hirësi Isaku, nga Kisha e Greqisë, Mitropoliti i Korfuzit, hirësi Nektari, dhe Mitropoliti i Kefalonisë, hirësi Dhimitri, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit, hirësi Asti, Mitropoliti i Amantias, hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi.

    Në lutjen e përbashkët morën pjesë, gjithashtu, përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike: Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, dhe Mitropoliti i Filadelfias, hirësi Melitoni.

    Për të nderuar kujtimin e Kryepiskopit të ndjerë të Kishës sonë u mblodh një numër i madh klerikësh dhe besimtarësh të Kishës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe filantropike të Kryepiskopatës, si dhe vizitorë nga jashtë vendit.

    Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, lexoi publikisht testamentin e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit. Më pas, mbajtën fjalën e rastit përfaqësuesi i Patrikanës Ekumenike, Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani, të cilët vlerësuan veprën madhore misionare, shpirtërore dhe shoqërore të Kryepiskopit të ndjerë, përmes së cilës ai kontribuoi në ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Pas shërbesës përkujtimore në Katedrale, u krye shërbesa e përshpirtshme pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë, në kriptën nën Altarin e Shenjtë të Katedrales, dhe më pas u organizua një pritje për besimtarët.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vijon rrugën e saj e udhëhequr nga vizioni dhe trashëgimia e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit, duke vazhduar veprën e tij shpirtërore, baritore, arsimore, bamirëse dhe paqësore, të cilën ai e themeloi dhe e zhvilloi me dashuri sakrifikuese për 33 vjet.

    KOASH

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2025 më 02:15

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Hapet testamenti i Anastas Janullatos, kush i trashëgon depozitat e tij financiare

    Emri:  40t-e-Kryepiskopit-Anastas-08.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  67.0 KB

    Në një atmosferë thellësisht prekëse, u krye sot, të shtunën, më 1 mars 2025, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

    Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, lexoi publikisht testamentin e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit.

    Testament

    “Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

    Depozitat e mia financiare, si Kryepeshkop, i përkasin Kishës së Shqipërisë.

    I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

    Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren për mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.”

    Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e përshpirtshme u kryesuan nga Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani, me të cilin bashkëmeshuan Mitropoliti i Gjermanisë nga Patriarkana e Antiokisë, hirësi Isaku, nga Kisha e Greqisë, Mitropoliti i Korfuzit, hirësi Nektari, dhe Mitropoliti i Kefalonisë, hirësi Dhimitri, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit, hirësi Asti, Mitropoliti i Amantias, hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi.

    Në lutjen e përbashkët morën pjesë, gjithashtu, përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike: Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, dhe Mitropoliti i Filadelfias, hirësi Melitoni së bashku me Mitropolitin e Korçës dhe Mbikëqyrësin e Fronit Kryepiskopal, hirësi Joanin, të cilët vlerësuan veprën madhore misionare, shpirtërore dhe shoqërore të Kryepiskopit të ndjerë, përmes së cilës ai kontribuoi në ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Për të nderuar kujtimin e Kryepiskopit të ndjerë të Kishës sonë u mblodh një numër i madh klerikësh dhe besimtarësh të Kishës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe filantropike të Kryepiskopatës, si dhe vizitorë nga jashtë vendit.

    Pas shërbesës përkujtimore në Katedrale, u krye shërbesa e përshpirtshme pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë, në kriptën nën Altarin e Shenjtë të Katedrales, dhe më pas u organizua një pritje për besimtarët.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vijon rrugën e saj e udhëhequr nga vizioni dhe trashëgimia e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit, duke vazhduar veprën e tij shpirtërore, baritore, arsimore, bamirëse dhe paqësore, të cilën ai e themeloi dhe e zhvilloi me dashuri sakrifikuese për 33 vjet.

    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2025 më 20:40

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjala e përfaqësuesit të Patrikanës Ekumenike, Mitropolitit të Prikonezit, Hirësi Josifit


  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    “Unë jam Shqiptar i vogël” - 33 vjet Shërbim dhe Dashuri


  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2021, 22:04
  2. Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Nikon
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2019, 11:53
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2014, 15:22
  4. Fjeti më Zotin atë Spiridhon Simandiri
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:34
  5. Plazhi i Durresit pasqyra e Shqiperise
    Nga juanito02 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 18:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •